TIRANĂ, 20 janar /ATSH/ Banka e ShqipĂ«risĂ« çeli sot ekspozitĂ«n âParaja rrĂ«fen: 100 vjet jetĂ« dhe ngjarje, Banka e ShqipĂ«risĂ«â, me pjesĂ«marrjen e ambasadorit tĂ« ItalisĂ« nĂ« TiranĂ«, Marco Alberti, pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« lartĂ« tĂ« institucioneve shtetĂ«rore, tĂ« institucioneve financiare, trupit diplomatik, studiuesve dhe akademikĂ«ve.
Ekspozita vjen në një moment me simbolikë të veçantë historike, në intervalin mes 100-vjetorit të themelimit të Bankës së Shqipërisë (1925-2025) dhe 100-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës së parë kombëtare shqiptare (1926). Ajo është realizuar në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe është vendosur në Selinë Qendrore nr. 2 të Bankës së Shqipërisë, një godinë kjo me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike për qytetin e Tiranës.
Në fjalën e hapjes, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se ekspozita synon të shkojë përtej historisë institucionale të bankës qendrore, duke pasqyruar edhe historinë e përditshme të shoqërisë shqiptare: mënyrën se si qytetarët kanë paguar, kursyer, përballuar kriza ekonomike dhe ndërtuar aspirata për stabilitet e mirëqenie. Përmes dokumenteve arkivore, objekteve, imazheve dhe rrëfimeve, ekspozita ofron një pasqyrë të plotë të zhvillimeve monetare dhe ekonomike të vendit.
Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e monedhës kombëtare shpaloset si një udhëtim në tri faza të mëdha historike, të ndikuara nga ndryshimet politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Në këtë rrugëtim, Banka ka vepruar nën regjime të ndryshme monetare, duke synuar vazhdimisht ruajtjen e stabilitetit dhe besimit publik, edhe në rrethana të vështira apo të jashtëzakonshme.
Guvernatori Sejko vuri në dukje se ekspozita nuk i trajton këto periudha si kapituj të mbyllur, por si burim mësimi për të tashmen dhe të ardhmen, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit monetar, menaxhimit të krizave dhe edukimit financiar të publikut. Në këtë kontekst, ekspozita përfaqëson edhe një përpjekje për ta afruar bankën qendrore me qytetarët, përmes komunikimit të hapur, transparent dhe gjithëpërfshirës.
Ambasadori i ItalisĂ« nĂ« TiranĂ«, Marco Alberti pĂ«rshĂ«ndeti projektin, duke u shprehur i emocionuar qĂ« ndodhej nĂ« njĂ« godinĂ« tĂ« projektuar dhe tĂ« restauruar nga arkitektĂ« italianĂ«. âBanka e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« njĂ« institucion nĂ« rritje, nĂ« njĂ« vend nĂ« rritje. Projektet e menaxhuara nga Banka po rriten, ashtu si edhe aftĂ«sia e saj pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur ekonominĂ« kombĂ«tare; gjithashtu po rritet edhe integrimi i saj, me hyrjen e fundit nĂ« sistemin SEPA, njĂ« tjetĂ«r objektiv thelbĂ«sor i arritur falĂ« angazhimit tĂ« BankĂ«s Qendroreâ, theksoi ambasadori Alberti.
Gjatë ceremonisë u prezantua gjithashtu edhe një vepër studimore e përgatitur nga profesori i ndjerë Aristotel Pano, kushtuar 100 viteve të sistemit monetar dhe Bankës Qendrore në Shqipëri, si një kontribut i rëndësishëm akademik në dokumentimin e historisë monetare të vendit.
Një element i veçantë i kësaj nisme është shtrirja e saj përtej Tiranës, me aktivitete shoqëruese dhe një koncept udhëtues, që synon të sjellë historinë monetare dhe edukimin financiar më pranë komuniteteve të ndryshme. Ekspozita është fryt i bashkëpunimit mes Bankës së Shqipërisë, botës akademike, institucioneve të kulturës dhe partnerëve vendas e ndërkombëtarë, duke përfshirë historianë, ekonomistë, arkitektë dhe ekspertë të komunikimit. Në këtë kuadër, u vlerësua veçanërisht bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, e cila do të mirëpresë ekspozitën në Prishtinë.
Në mbyllje të fjalës së tij, Guvernatori ftoi publikun ta vizitojë ekspozitën që do të qëndrojë e hapur për 6 muaj, deri në 20 korrik, dhe të angazhohet në mënyrë proaktive në dialogun mbi historinë monetare të Shqipërisë, si pjesë e ndërtimit të një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të informuar.
/e.xh/r.e/a.f/
The post âParaja rrĂ«fenâ, udhĂ«tim nĂ« 100 vite histori monetare dhe bankare nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.