Prokuroria e Posaçme ka vijuar këtë të premte kontrollet në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Raportohet se SPAK ka “trokitur” te Viola Haxhiademit, drejtores së re të KESH-it. Haxhiademi në krye të KESH-it e cila vjen si zëvendësuese e Erald Elezit, ish-drejtor i institucionit, tashmë nën hetim për shkelje të barazisë në tenderë […]
Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH). Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar […]
Gentian Gjyli, i cili është marrë i pendehur nga SPAK “për shkelje të barazisë në tendera” dhe aktualisht në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, është larguar nga drejtimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Në vend të tij është emëruar Ami Kozeli. Ami Kozeli është liruar nga detyra si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe është emëruar në krye të ARRSH-së,
Ndërkohë Viola Haxhiademi, është emëruar në krye të KESH, institucion që drejtohej nga Erald Elezi, i cili gjithashtu ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së i akuzuar për veprat penale “shkelje të barazisë në tendera”. Haxhiademi prej vitesh ka shërbyer në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si drejtoreshë e Kabinetit të Ministres dhe që prej vitit 2019 si Sekretare e Përgjithshme.
Pavarësisht lëvizjeve nga një institucion në tjetrin, Haxhiademi dhe Kozeli do të vijojnë të jenë në varësi të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Akuzat ndaj Gentian Gjylit
Sipas materialeve hetimore, Gentian Gjyli, i cili ka mbajtur funksione drejtuese në struktura të lidhura me menaxhimin e projekteve energjetike dhe infrastrukturore, akuzohet për: shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera, bashkëpunim në kryerjen e veprave penale.
SPAK dyshon se Gjyli ka qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të ofertave, ku kriteret e tenderimit janë ndërtuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të paracaktuara. Hetimet tregojnë se oferta të tjera janë skualifikuar për arsye formale, ndërsa projektet janë miratuar me kosto të fryra dhe konkurrencë të kufizuar.
Prokuroria e Posaçme dyshon gjithashtu se veprimet e tij nuk kanë qenë të izoluara, por të koordinuara në kuadër të një zinxhiri vendimmarrës, ku roli i zyrtarëve teknikë ka qenë zbatimi i vendimeve të marra në nivele më të larta.
Akuzat ndaj Erald Elezit
Në dosjen për Belinda Ballukun, Erald Elezi përmendet si zyrtar me rol teknik dhe operacional në fazën e zbatimit të kontratave publike. Ai akuzohet për: shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh, bashkëpunim në shkeljen e procedurave të prokurimit publik.
Sipas SPAK, Elezi dyshohet se ka hartuar dhe certifikuar dokumentacion teknik që nuk përputhej me realitetin e punimeve në terren. Ky dokumentacion është përdorur për të justifikuar pagesa shtesë, shtyrje afatesh dhe ndryshime kontraktuale pa bazë ligjore.
Hetimet tregojnë se roli i tij ka qenë kyç në mbulimin e shkeljeve të konstatuara gjatë zbatimit të projekteve, duke i dhënë atyre një formë të ligjshme përmes akteve administrative dhe raporteve teknike.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten më 18 dhjetor të pezullojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes së lidhur me ankimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj vendimarrjeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e saj nga detyra dhe vijimin e kësaj mase sigurimi personal. Pezullimi […]
Kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe ai i KESH, Erald Elezi do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie pas vendimit të sotëm të Apelit të GJKKO. Apeli vendosi që të mos ndryshojë masat e sigurisë për dy vartësit e zv/kryeministres Belinda Balluku. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) […]
Sot zhvillohet në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila ka kërkuar heqjen e masave të sigurisë të vendosura ndaj saj nga GJKKO. Balluku ka ankimuar masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit. Ndërkohë, në Gjykatë janë paraqitur edhe dy bashkëpunëtorët e saj, drejtori i […]
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]
Ditën e sotme, Erald Elezi, drejtori i KESH është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga policia. Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO, si i përfshirë në skandalin “Balluku”.
Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Erald Elezi, akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Akuzat e SPAK
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në njoftimin e saj për shpalljen e masave të sigurisë për të pandehurën Belinda Balluku dhe vartësit e saj, në lidhje me hetimet për prokurimet e tenderit të Unazës së Madhe dhe tunelit të Llogarasë, sqaron se Balluku në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe “në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. Mendohet të kenë qenë sërish bisedat e Ballukut me vartësit e saj që kanë hedhur dritë mbi aferën e radhës, njësoj si në rastin e tunelit të Llogarasë.
Kriteret për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, dyshohet sipas SPAK të jenë vendosur specifikisht për të favorizuar kompanitë e ndërtimit Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.
Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Belinda Ballukut është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Elezi u mor i pandehur nga SPAK në muajin tetor. Ai ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie me vendim të GJKKO si i përfshirë në skandalin “Balluku”. Erald Elezi, është marrë i pandehur nga […]
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj, pas marrjes së pandehur nga ana e SPAK për shkelje […]
Të tjera detaje janë zbardhur nga seanca me dyer të mbylluara e mbajtur këtë të shtunë në Gjykatën e Posacme për Belinda Ballukun dhe dy drejtorët e saj Gentjan Gjyli dhe Erald Elezi. Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar që masat për Ballukun të qëndrojnë në fuqi, sepse ekziston mundësia që të arratiset, të intimidojë dëshmitarët, […]
Dy bashkëpunëtorët e zv.kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në GJKKO, të shoqëruar nga efektivët e policisë. Në orën 09:00 pritet të nisë seanca në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që zhvillohet për ta dhe për vetë Ballukun. Ajo u pezullua dy […]
Sot në orën 09:00, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca gjyqësore për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Balluku u pezullua nga detyra dhe iu ndalua dalja jashtë vendit, pas vendimit të GJKKO-së dy ditë më parë. Seanca e sotme ka për […]
Këtë të shtunë 22 nëntor 2025, dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Belinda Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, janë thirrur në GJKKO, ku do të mbahet seanca për komunikimin e masës së sigurisë.
Siç shihet nga pamjet, dy zyrtarët që janë në ‘arrest shtëpie’, janë shoqëruar në Gjykatën e Posaçme nga forca policie.
Gjykata e Posaçme, vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun, si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.
Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për pezullimin nga detyra dhe ndalimin për të udhëtuar jashtë shtetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe të masave të sigurimit “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezei, analizon gjithë arsyet përse ato ishin të domosdoshme, që nga mundësia […]
Në një konferencë për shtyp me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca do ta apelonte vendimin për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese. Rama sulmoi SPAK-un dhe GJKKO-n, duke i cilësuar si institucione ‘fëmijënore’ të cilat, sipas tij, kanë shfaqur reflekse të vjetra anti-demokratike. […]
Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli janë dy ish-vartësit e Belinda Ballukut, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërkohë për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, GJKKO ka vendosur pezullim nga detyra, si edhe i është ndaluar largimi jashtë vendit. Balluku, njeriu më i fortë i qeverisë shqiptare […]
Nga Vladimir Karaj Më 28 maj 2021, tre ditë përpara se të merrte një nga postet më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, Evis Berberi merr një mesazh të gjatë nga ministrja Belinda Balluku. Mesazhi, i zbardhur në dosjen hetimore të SPAK, nuk është thjesht një urim për emërimin, por një ftesë për një pakt […]
Më 28 maj 2021, tre ditë përpara se të merrte një nga postet më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, Evis Berberi merr një mesazh të gjatë nga ministrja Belinda Balluku. Mesazhi, i zbardhur në dosjen hetimore të SPAK, nuk është thjesht një urim për emërimin, por një ftesë për një pakt besnikërie, në themel […]
Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të hënën se kishte marrë të pandehur pesë vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku lidhur me aferën e tenderit të tunelit të LLogarasë, një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë më shumë 18.9 miliardë lekë. Sipas SPAK, pesë të pandehurit e tjerë janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, […]