TIRANĂ, 28 janar/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi vendimin pĂ«r krijimin e Regjistrit Qendror tĂ« BazĂ«s sĂ« tĂ« DhĂ«nave tĂ« Pasurive tĂ« Paluajtshme, i njohur si Kadastra Fiskale, njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r administrimin e taksĂ«s mbi ndĂ«rtesĂ«n dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e menaxhimit tĂ« tĂ« dhĂ«nave mbi pronĂ«sinĂ« e pasurive tĂ« paluajtshme nĂ« vend.
Ky regjistër shtetëror do të krijohet dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe standardet e menaxhimit të të dhënave shtetërore.
Regjistri përmban informacion të detajuar për ndërtesat dhe njësitë e tyre, pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit, zonat e vlerave me kufijtë gjeografikë dhe çmimet referuese, si dhe të dhëna mbi bazën e taksës, shkallët e taksës për përdorim banimi ose aktivitet ekonomik, ndërtesat e papërfunduara, kamatëvonesat dhe gjobat, detyrimet tatimore dhe rimbursimet.
Për secilën njësi ndërtese, regjistri përmban gjithashtu informacion mbi sipërfaqen, kategorinë e vlerës, statusin e privatizimit dhe ndërtimit, përdorimin e njësisë dhe taksat e lidhura me të.
Të dhënat për taksapaguesit përfshijnë identifikues unik teknik, të dhëna personale për individët, ose identifikues të personave juridikë, adresën, statusin juridik dhe pjesën takuese të taksapaguesit në njësinë e ndërtesës.
Regjistri dallon mes të dhënave parësore, të mbledhura direkt për qëllime tatimore, dhe të dhënave dytësore, që merren nga baza të tjera të dhënash shtetërore për të siguruar përputhshmëri dhe saktësi.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ka përgjegjësi të plotë për regjistrimin, përditësimin dhe monitorimin e të dhënave, duke asistuar bashkitë dhe duke u siguruar që përdoruesit e sistemit të pajisen me kredencialet përkatëse.
Bashkitë kanë të drejtën të regjistrojnë dhe korrigjojnë të dhënat për pasuritë e paluajtshme brenda territorit të tyre dhe detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në regjistër, duke filluar nga data 10 shkurt 2026.
Regjistri do të ndërveprojë me bazat e tjera të dhënash shtetërore, përfshirë Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, Regjistrin Kombëtar të Adresave, Regjistrin Tregtar, Gjeoportalin Kombëtar, regjistra të sigurimeve dhe sistemet elektronike tatimore dhe të lejeve, duke siguruar integritetin dhe konsistencën e informacionit në nivel kombëtar.
Përdorimi i regjistrit është i kontrolluar dhe monitoruar, me gjurmë auditi për çdo veprim të përdoruesve, për të garantuar që informacioni përdoret vetëm për qëllime funksionale dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet publike kanë të drejtë leximi dhe përdorimi të të dhënave, duke mundësuar konsultime dhe printim ekstrakti sipas nevojës.
Ky vendim zëvendëson vendimin e mëparshëm të 16 majit 2018, dhe ngarkon një varg institucionesh shtetërore për zbatimin e tij, duke përfshirë Ministrinë e Financave, bashkitë, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Agjencinë e Kadastrës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
/r.e/a.f/
The post Krijohet Regjistri Qendror i Kadastrës Fiskale për taksën mbi ndërtesat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.