❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Rama s’do pranojĂ« verdiktin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r Ballukun”, Berisha: Do vijojmĂ« protestat

Sali Berisha, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r mediat ditĂ«n e sotme, tha se kryeministri Edi Rama nuk do tĂ« pranojĂ« asnjĂ« verdikt, qĂ« do tĂ« japĂ« drejtĂ«sia pĂ«r zĂ«vendĂ«skryeministren Belinda Balluku. Berisha u shpreh se Rama po bĂ«n luftĂ« tĂ« hapur kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«. Sipas tij, Rama Ă«shtĂ« njĂ« “kufomĂ« politike”, qĂ« duhet rrĂ«zuar. “Ne jemi gati [
]

The post “Rama s’do pranojĂ« verdiktin e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r Ballukun”, Berisha: Do vijojmĂ« protestat appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rrëzimi i Maduros, lajm i mirë për shqiptarët! Koha të largojmë Ramaduron

Kryedemokrati Sali Berisha reagoi sot ndaj rrĂ«zimit tĂ« narko-diktatorit Nicolas Maduro nga qeveria amerikane. Berisha shprehet se “largimi i Maduros nga pushteti, kĂ«tij diktatori tĂ« lidhur me drogĂ«n dhe manipulimin e zgjedhjeve, Ă«shtĂ« njĂ« lajm i mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zit e lirĂ« kudo nĂ« botĂ«, veçanti pĂ«r popullin e VenezuelĂ«s qĂ« vuajti kaq vite [
]

The post Berisha: Rrëzimi i Maduros, lajm i mirë për shqiptarët! Koha të largojmë Ramaduron appeared first on BoldNews.al.

Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh

Muzeu KombĂ«tar Arkeologjik i DurrĂ«sit do t’i mbajĂ« dyert e mbyllura edhe pĂ«r disa muaj. SpecialistĂ«t kanĂ« nisur punĂ«n pĂ«r sistemimin e objekteve nĂ« katin e parĂ« tĂ« godinĂ«s, ekspozita e tĂ« cilit i kushtohet periudhĂ«s sĂ« antikitetit, ndĂ«rsa ende nuk kanĂ« filluar tĂ« trajtohen objektet e periudhĂ«s sĂ« mesjetĂ«s, qĂ« do tĂ« instalohen nĂ« [
]

The post Bukuroshja e Durrësit rikthehet në qytetin bregdetar pas 45 vitesh appeared first on BoldNews.al.

Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015. Reforma e ndërmarrë 11 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës [
]

The post Ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat appeared first on BoldNews.al.

Sulmet në Venezuelë/ Trump e konfirmon: Kemi kapur Maduron dhe gruan e tij

Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, thotĂ« se SHBA-tĂ« kanĂ« kryer “sulm nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s” dhe “kapĂ«n udhĂ«heqĂ«sin e saj, Presidentin Nicolas Maduro” dhe gruan e tij. Deklarata e plotĂ« nga Truth Social: Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« kryer me sukses njĂ« sulm nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s dhe udhĂ«heqĂ«sit tĂ« [
]

The post Sulmet në Venezuelë/ Trump e konfirmon: Kemi kapur Maduron dhe gruan e tij appeared first on BoldNews.al.

Sulmi i SHBA nĂ« VenezuelĂ«/ CBS: Presidenti Maduro u arrestua nga njĂ«sia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’

ZyrtarĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, kanĂ« deklaruar se Presidenti i VenezuelĂ«s, NicolĂĄs Maduro, Ă«shtĂ« arrestuar tĂ« shtunĂ«n nga anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ«sisĂ« elitare Delta Force, njĂ«sia mĂ« e specializuar e ushtrisĂ« amerikane. NjĂ«sia e njohur Delta Force ishte gjithashtu pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r misionin e vitit 2019 qĂ« çoi nĂ« vdekjen e ish-udhĂ«heqĂ«sit tĂ« Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, shkruan [
]

The post Sulmi i SHBA nĂ« VenezuelĂ«/ CBS: Presidenti Maduro u arrestua nga njĂ«sia speciale elitare amerikane ‘Delta Force’ appeared first on BoldNews.al.

Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë

Porti i VlorĂ«s vijon tĂ« mbetet i ekspozuar ndaj motit tĂ« keq pasi kalata ku ankorohen tragetet sa here ka det me dallge rrezikon pĂ«rplasjen e tragetit. Sot trageti “European Star” ka arritur tĂ« hyjĂ« nĂ« kalatĂ« e portit me ndihmĂ«n e rimorkiatorĂ«ve. Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet tĂ« niset drejt ItalisĂ«, ndĂ«rsa procesi i [
]

The post Dallgët rrezikojnë përplasjen e tragetit, rreth 1000 pasagjerë priten të udhëtojnë me këtë linjë drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

LĂ«vizjet pas festave tĂ« fundvitit, fluks i lartĂ« nĂ« pikĂ«n kufitare Morinë–VĂ«rmicĂ«

Vijon fluksi i shtuar i qarkullimit në Pikën Kufitare të Kontrollit Morinë, si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetarëve gjatë ditëve të pushimeve. Gjatë 24 orëve të fundit, në hyrje të territorit janë regjistruar 14 mijë e 917 shtetas, të cilët kanë udhëtuar me 4 mijë e 487 automjete. Ndërkohë, në dalje janë evidentuar [
]

The post LĂ«vizjet pas festave tĂ« fundvitit, fluks i lartĂ« nĂ« pikĂ«n kufitare Morinë–VĂ«rmicĂ« appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq nĂ« ShkodĂ«r/ Bllokohet njĂ« pjesĂ« e rrugĂ«s nĂ« aksin Ura e Shtrejtë–Prekal

Reshjet e shiut dhe moti i paqĂ«ndrueshĂ«m kanĂ« sjellĂ« problematika tĂ« izoluara nĂ« disa bashki tĂ« veriut. Situata mĂ« problematike raportohet nĂ« BashkinĂ« ShkodĂ«r, ku si pasojĂ« e reshjeve Ă«shtĂ« shembur njĂ« pjesĂ« e rrugĂ«s nĂ« aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, nĂ« vendin e quajtur “ShkallĂ« Logje”. Autoritetet kanĂ« vendosur sinjalistikĂ« dhe kanĂ« bllokuar qarkullimin nĂ« [
]

The post Moti i keq nĂ« ShkodĂ«r/ Bllokohet njĂ« pjesĂ« e rrugĂ«s nĂ« aksin Ura e Shtrejtë–Prekal appeared first on BoldNews.al.

Kultivoi qindra bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 35-vjeçari

NjĂ« 35-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar pasi dyshohet se nĂ« bashkĂ«punim ka kultivuar 719 bimĂ« narkotike nĂ« fshatin Jeran tĂ« MalĂ«sisĂ« sĂ« Madhe. NĂ« pranga u vu A. H., 35 vjeç, banues nĂ« fshatin Aliaj, i cili ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim, pasi Gjykata e Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m i kishte caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r [
]

The post Kultivoi qindra bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 35-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Kush Ă«shtĂ« Nicolas Maduro (gjeli) dhe gruaja e tij Cilia Flores (luftĂ«tarja) qĂ« u kapĂ«n nga SHBA – A kishte negociata?

NicolĂĄs Maduro, 63 vjeç, akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se udhĂ«heq njĂ« “shtet narkotikĂ«sh”. Ai ka qeverisur VenezuelĂ«n pĂ«r vite me radhĂ« duke shtypur opozitĂ«n dhe duke organizuar zgjedhje qĂ« komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar i konsideron tĂ« manipuluara. FalĂ« Hugo ChĂĄvez, i cili e kishte emĂ«ruar trashĂ«gimtar, Maduro u takua me bashkĂ«shorten e tij, Cilia Flores, e cila u kap sĂ« bashku me tĂ« gjatĂ« operacionit tĂ« fundit.

NjĂ« burim i opozitĂ«s nĂ« mĂ«rgim komentoi: “Ishte vetĂ«m çështje kohe, po prisnim momentin.” Operacioni i kapjes sĂ« tij, sipas burimeve tĂ« opozitĂ«s, konsiderohet njĂ« “kapje e negociuar” mes Maduro dhe SHBA-sĂ«.

Ata qĂ« e kritikojnĂ« e quajnĂ« “shofer kamioni”, edhe pse nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« ka qenĂ« shofer autobusi dhe organizator sindikal, ndĂ«rsa mbĂ«shtetĂ«sit e quajnĂ« “el gallo pinto”, gjeli luftarak. PĂ«r Shtetet e Bashkuara, ai Ă«shtĂ« njĂ« nga trafikantĂ«t kryesorĂ« tĂ« drogĂ«s nĂ« botĂ«. NĂ« gusht, shpĂ«rblimi pĂ«r kapjen e tij u rrit nga 25 milionĂ« nĂ« 50 milionĂ« dollarĂ«, duke ofruar shpĂ«rblim pĂ«r kĂ«do qĂ« jep informacion qĂ« çon nĂ« arrestimin dhe gjykimin e tij nĂ« SHBA pĂ«r “trafik droge dhe korrupsion.”

I kritikuar ndërkombëtarisht, nën hetime nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Kundër Njerëzimit, dhe pas një krize ekonomike të rëndë (PBB-ja ra 80% në një dekadë), Maduro ka mbijetuar sanksione amerikane, pandeminë dhe skandale të shumta. Megjithatë, ai nuk ka arritur të përfundojë mandatet e tij dhe pritet të përfundojë në një qeli burgu në SHBA ose, në rast më të mirë, në një ekzsil të gjatë.

Rritja e tij në pushtet ishte e shpejtë dhe gjithmonë në hije të Hugo Chåvez, i cili e kishte mbështetur që nga momenti i lirimit të tij pas grushtit të dështuar të shtetit në 1992. Maduro u bë Ministër i Jashtëm dhe pastaj Zv/President dhe trashëgimtar i emëruar. Pas vdekjes së Chåvez, Maduro mori drejtimin e vendit dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të prillit 2013 me një diferencë të vogël. Që atëherë, ai nuk ka treguar asnjë shenjë dorëheqjeje.

Në vitin 2014 qeveria e tij shtypi me dhunë protestat studentore, ndërmori reforma për të konsoliduar pushtetin dhe fitoi zgjedhjet presidenciale të 2018-s, duke përjashtuar opozitën, të cilat shumë vende i konsideruan të paligjshme. Ai ka mbijetuar edhe një atentat me dronë të armatosur gjatë një parade ushtarake. Forca më e madhe e tij mbetet ushtria, e cila kontrollon 12 nga 34 ministritë, përfshirë Ministrinë e Naftës. SHBA dhe CIA deri më tani nuk kishin arritur të thyente marrëveshjen mes regjimit dhe forcave të armatosura.

Sipas disa analistĂ«ve, fuqia e vĂ«rtetĂ« prapa tij ishte bashkĂ«shortja Cilia Flores, avokate dhe deputete, e cila u kap bashkĂ« me tĂ«. Ajo ka ndĂ«rtuar njĂ« rrjet tĂ« fuqishĂ«m rreth burrit tĂ« saj dhe shpesh e quajnĂ« “luftĂ«taren e parĂ«â€. Djali i tyre, NicolĂĄs Maduro Guerra, i njohur si Nicolasito, Ă«shtĂ« pĂ«rmendur si trashĂ«gimtar politik i mundshĂ«m, por fati i tij ka ndryshuar gjithashtu nĂ« orĂ«t e fundit.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe SHBA-së kanë qenë gjithmonë të tensionuara, por konfliktet arritën kulmin pas fillimit të mandatit të tretë presidencial të Maduro dhe inaugurimit të Donald Trump për mandat të dytë. SHBA e ka konsideruar Maduro si lider jo legjitim dhe ka shpallur grupin Tren de Aragua si organizatë terroriste transnacionale.

Në mars, tensionet u rritën pasi SHBA deportoi 238 emigrantë venezuelianë në El Salvador, duke i etiketuar si kriminelë. Në korrik, pas negociatave, u arrit një marrëveshje për rikthimin e tyre në Venezuelë dhe lirimin e 10 amerikanëve të mbajtur atje. Në shtator, SHBA vendosi anije, avionë dhe një grup të madh avionësh për të luftuar trafikimin e drogës, duke kryer dhjetëra sulme dhe duke vrarë mbi 110 persona. Më pas ndodhi edhe sulmi i parë me dron të CIA-s mbi një dok në Venezuelë, përpara fazës përfundimtare në Caracas dhe kapjes së Maduro dhe bashkëshortes së tij./corrieredellasera

The post Kush Ă«shtĂ« Nicolas Maduro (gjeli) dhe gruaja e tij Cilia Flores (luftĂ«tarja) qĂ« u kapĂ«n nga SHBA – A kishte negociata? appeared first on Gazeta Si.

Fundi i cash-it? Hyjnë në fuqi masat kundër parasë së thatë në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Me hyrjen e vitit tĂ« ri, ShqipĂ«ria ka vendosur masa tĂ« reja me qĂ«llim luftimin e informalitetit ekonomik dhe rritjen e pĂ«rdorimit tĂ« pagesave digjitale. QĂ« nga 1 janari 2026, asnjĂ« individ nuk mund tĂ« kryejĂ« blerje me vlerĂ« mbi 500 mijĂ« lekĂ« cash, ndĂ«rsa bizneset nuk mund tĂ« kryejnĂ« transaksione me para nĂ« dorĂ« mbi 100 mijĂ« lekĂ« me kompanitĂ« e tjera.

Një tjetër detyrim i rëndësishëm i ligjit është pajisja me terminal POS për të gjitha bizneset, veçanërisht ato të sektorëve të shërbimit, akomodimit, transportit dhe tregtisë, për të lehtësuar pagesat me kartë nga klientët. Bizneset në këto sektorë kanë kohë deri më 31 maj 2026, ndërsa për të gjithë të tjerët afati përfundon më 31 dhjetor 2026.

Ky nismĂ«, e quajtur “Cashless Albania” dhe e mbĂ«shtetur nga qeveria dhe Banka e ShqipĂ«risĂ«, synon tĂ« rrisĂ« pĂ«rdorimin e pagesave elektronike dhe tĂ« formalizojĂ« ekonominĂ«, duke ulur qarkullimin e parasĂ« jashtĂ« sistemit bankar.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se efektiviteti i projektit mund të jetë i kufizuar përballë një popullsie që ka besueshmëri të ulët në sistemet bankare dhe është mësuar të përdorë kryesisht para cash. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për muajin nëntor tregojnë se në vend qarkullonin 467 miliardë lekë jashtë sistemit bankar, një shifër rekord.

Sipas statistikave ndërkombëtare, Shqipëria renditet e treta në botë për përhapjen më të lartë të parasë cash, me 97% të totalit të parasë në qarkullim që ekziston jashtë bankave.

The post Fundi i cash-it? Hyjnë në fuqi masat kundër parasë së thatë në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

A do shërohet Europa në 2026-n?

Historia e zymtë e vështirësive ekonomike të Europës tregohet lehtë. Një model i bazuar në mbrojtjen amerikane, kërkesën kineze, energjinë ruse dhe globalizimin e bazuar në rregulla nuk mund të lulëzojë në një botë ku Amerika kthehet nga brenda, Kina shndërrohet në konkurrent, Rusia në agresor ushtarak dhe globalizimi mbetet vetëm në librat e historisë. Kontinenti po plaket me shpejtësi dhe partitë e ekstremit të djathtë në rritje në Europë kërkojnë kufizimin e emigracionit.

Europa ka padyshim shumĂ« arsye pĂ«r t’u shqetĂ«suar. MegjithatĂ«, tĂ« paktĂ«n rritja ekonomike pritet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet disi nĂ« vitin 2026. NjĂ« faktor mbĂ«shtetĂ«s Ă«shtĂ« fakti qĂ« pasojat e pandemisĂ« sĂ« Covid-it tani po shfaqen nĂ« favor tĂ« EuropĂ«s. Rritja e pagave ka tejkaluar inflacionin qĂ« nga tremujori i fundit i vitit 2023, por familjet kanĂ« hezituar tĂ« shpenzojnĂ«, duke kursyer rreth 3% mĂ« shumĂ« tĂ« tĂ« ardhurave tĂ« tyre krahasuar me vitet para pandemisĂ«. KonsumatorĂ«t do tĂ« fillojnĂ« gradualisht tĂ« shpenzojnĂ« mĂ« shumĂ«, teksa pasiguria ekonomike zbutet.

Normalizimi i rritjes sĂ« pagave dhe i inflacionit do t’i mundĂ«sojĂ« gjithashtu BankĂ«s Qendrore Europiane tĂ« mbajĂ« normat e interesit tĂ« ulĂ«ta, ose madje t’i ulĂ« mĂ« tej, nĂ«se rritja e çmimeve bie nĂ«n 2%. Kjo jo vetĂ«m qĂ« do t’i ndihmojĂ« bizneset tĂ« investojnĂ«, veçanĂ«risht nĂ« projekte me kosto tĂ« lartĂ« kapitale, si energjia e rinovueshme dhe rrjetet energjetike, por do tĂ« mbĂ«shtesĂ« edhe sektorin e ndĂ«rtimit, i cili po pĂ«rballet me vĂ«shtirĂ«si.

NjĂ« tjetĂ«r faktor mbĂ«shtetĂ«s Ă«shtĂ«, fatkeqĂ«sisht, mbrojtja. Lufta nĂ« UkrainĂ« dhe frika nga njĂ« tĂ«rheqje amerikane kanĂ« pĂ«rforcuar bindjen se kontinenti duhet tĂ« riarmatoset. Pas rregullimeve nĂ« rregullat fiskale, Gjermania do tĂ« lejojĂ« shpenzime tĂ« pakufizuara me deficit pĂ«r mbrojtjen, ndĂ«rsa Bashkimi Europian do tĂ« pĂ«rdorĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« agresive asetet shtetĂ«rore ruse tĂ« ngrira nĂ« llogaritĂ« bankare europiane pĂ«r tĂ« armatosur UkrainĂ«n. Rregullat fiskale tĂ« BE-sĂ«, tĂ« krijuara pĂ«r tĂ« frenuar shpenzimet me deficit, janĂ« zbutur pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« vendeve qĂ« e pĂ«rballojnĂ« kĂ«tĂ«, mĂ« shumĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« shpenzuar pĂ«r armatime.

KĂ«to shpenzime pritet tĂ« rriten. PĂ«rçarja politike gjithnjĂ« e mĂ« e thellĂ« me Shtetet e Bashkuara po i shtyn vendet europiane tĂ« blejnĂ« mĂ« shumĂ« nga furnitorĂ«t europianĂ«. Kjo do tĂ« rrisĂ« kĂ«rkesĂ«n vendase pĂ«r pajisje mbrojtĂ«se dhe do t’i nxisĂ« kompanitĂ« tĂ« investojnĂ«. Fabrika qĂ« prodhonin pjesĂ« makinash dhe trena po pĂ«rshtaten pĂ«r tĂ« prodhuar komponentĂ« ushtarakĂ«, dhe ky trend pritet tĂ« zgjerohet. Popullariteti nĂ« rritje i startupe-ve tĂ« mbrojtjes tek financuesit publikĂ«, investitorĂ«t dhe tĂ« diplomuarit do ta pĂ«rshpejtojĂ« mĂ« tej kĂ«tĂ« proces. Rritja e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen mund tĂ« krijojĂ« rreth gjysmĂ« milioni vende pune nĂ« kĂ«tĂ« sektor.

Sjellja ekonomike e dy superfuqive globale, Amerikës dhe Kinës, do të vazhdojë të rëndojë mbi ekonominë europiane.

Megjithatë, bujaria fiskale nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë. Ndërsa vendet e Europës veriore shpenzojnë lirshëm, Franca mbetet shqetësimi kryesor fiskal. Vendi ka një deficit të lartë, rreth 5% të PBB-së, të cilin po e ka të vështirë ta ulë. Megjithëse deficitet e mëdha mbartin rrezikun e një krize fiskale, ato të paktën mbështesin rritjen ekonomike. Në vendet e tjera të mëdha të Europës jugore, Itali dhe Spanjë, fondet ende të pashpenzuara nga fondi europian i rimëkëmbjes pas pandemisë do të mbështesin shpenzimet në vitin 2026 dhe do të parandalojnë një ngadalësim më të shpejtë në Itali, ndërsa emigracioni i lartë vazhdon të mbajë gjallë ekonominë spanjolle.

Qëndrimi ekonomik i dy superfuqive globale, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, do të vazhdojë të jetë një burim shqetësimi për ekonominë europiane. Por në vitin 2026, kjo nuk do të përbëjë më një tronditje. Kriza e prodhimit industrial në Gjermani do të jetë në vitin e saj të tetë, ndërsa kërcënimi gjithnjë e më i madh nga konkurrenca kineze tashmë është një realitet i përhershëm, ndaj të cilit ekonomia europiane po përshtatet gradualisht./TheEconomist

The post A do shërohet Europa në 2026-n? appeared first on Gazeta Si.

Platforma AI e Elon Musk po krijon po*nografi me fëmijë. BE e çon në Gjykatë

Chatboti i inteligjencës artificiale i Elon Musk ka gjeneruar imazhe seksuale të fëmijëve, të cilat janë shpërndarë në rrjetin social X, duke ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë e një modeli që përdoret nga miliona njerëz.

Gjatë ditëve të fundit, përdoruesit kanë arritur ta bëjnë Grok, chatbotin e zhvilluar nga kompania xAI e Musk, të krijojë imazhe seksuale të fëmijëve, gjë që bie në kundërshtim me rregullat e përdorimit të kompanisë.

Kompania nuk iu pĂ«rgjigj menjĂ«herĂ« kĂ«rkesĂ«s pĂ«r koment. NĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X, vetĂ« chatboti Grok deklaroi se materialet qĂ« lidhen me abuzimin seksual tĂ« fĂ«mijĂ«ve (CSAM) janĂ« “tĂ« paligjshme dhe tĂ« ndaluara”.

Ngjarja ka shtyrĂ« disa ministra francezĂ« qĂ« tĂ« raportojnĂ« tĂ« premten imazhet seksuale tĂ« gjeneruara nga Grok pranĂ« prokurorisĂ«. Gjithashtu, çështja iu referua edhe Arcom, autoritetit rregullator tĂ« medias nĂ« FrancĂ«, pĂ«r “shkelje tĂ« mundshme nga X” tĂ« detyrimeve sipas Aktit tĂ« ShĂ«rbimeve Digjitale tĂ« Bashkimit Europian.

Ministria franceze e Financave deklaroi se: “Ministrat i dĂ«nojnĂ« kĂ«to veprime nĂ« termat mĂ« tĂ« ashpĂ«r tĂ« mundshĂ«m dhe rikonfirmojnĂ« angazhimin e palĂ«kundur tĂ« qeverisĂ« pĂ«r tĂ« luftuar tĂ« gjitha format e dhunĂ«s seksuale dhe me bazĂ« gjinore.”

Chatboti Grok është përballur me disa probleme teknike gjatë vitit të kaluar. Në korrik, ai ka lavdëruar në mënyrë të përsëritur Adolf Hitlerin dhe ka shpërndarë retorikë antisemitike.

Incidenti i fundit ka shtuar shqetësimet mbi sa lehtë mund të anashkalohen mekanizmat e sigurisë në modelet e inteligjencës artificiale. Industria e teknologjisë dhe autoritetet rregullatore po përballen gjithnjë e më shumë me ndikimin e gjerë shoqëror të inteligjencës artificiale gjeneruese.

Zhvillimi i kĂ«saj teknologjie ka çuar nĂ« njĂ« rritje tĂ« ndjeshme tĂ« imazheve seksuale tĂ« gjeneruara nga AI qĂ« pĂ«rfshijnĂ« fĂ«mijĂ«, si dhe imazheve tĂ« rreme intime pa pĂ«lqim, ndĂ«rsa modelet e lira pa masa mbrojtĂ«se dhe aplikacionet e ashtuquajtura “nudify” e kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« krijimin e materialeve tĂ« paligjshme.

Fondacioni Internet Watch Foundation, një organizatë britanike jofitimprurëse, tha se imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve të krijuara nga inteligjenca artificiale janë dyfishuar gjatë vitit të fundit, ndërsa përmbajtja është bërë gjithnjë e më ekstreme.

Grok Ă«shtĂ« projektuar qĂ«llimisht me mĂ« pak kufizime tĂ« pĂ«rmbajtjes krahasuar me modelet konkurrente, me Elon Musk qĂ« e ka pĂ«rshkruar atĂ« si “maksimalisht tĂ« orientuar drejt sĂ« vĂ«rtetĂ«s”.

Grok 4, modeli mĂ« i ri dhe mĂ« i fuqishĂ«m i xAI, u publikua nĂ« korrik dhe pĂ«rfshin njĂ« funksion tĂ« quajtur “Spicy Mode”, i cili u lejon pĂ«rdoruesve tĂ« gjenerojnĂ« pĂ«rmbajtje provokuese dhe sugjestive pĂ«r tĂ« rritur.

Startup-i i inteligjencës artificiale i Musk, dy vjeç, bleu platformën X në mars përmes një marrëveshjeje aksionesh me vlerë 45 miliardë dollarë, duke e vlerësuar kompaninë e kombinuar në 113 miliardë dollarë. X ka integruar disa funksione të xAI, përfshirë Grok, drejtpërdrejt në platformë.

Ligjet qĂ« rregullojnĂ« pĂ«rmbajtjen e dĂ«mshme tĂ« gjeneruar nga inteligjenca artificiale mbeten tĂ« fragmentuara. NĂ« maj 2025, SHBA miratoi ligjin “Take It Down Act”, i cili synon tĂ« luftojĂ« pĂ«rmbajtjen e rreme intime dhe tĂ« ashtuquajturĂ«n “pornografi hakmarrjeje” tĂ« krijuar nga AI.

Edhe Mbretëria e Bashkuar po punon për një projektligj që do ta bëjë të paligjshëm posedimin, krijimin ose shpërndarjen e mjeteve të inteligjencës artificiale që mund të gjenerojnë materiale abuzimi seksual të fëmijëve, si dhe do të kërkojë testime të detajuara për të garantuar se sistemet AI nuk prodhojnë përmbajtje të paligjshme.

Në vitin 2023, studiues nga Universiteti Stanford zbuluan se një bazë të dhënash e përdorur gjerësisht për krijimin e gjeneratorëve të imazheve me AI përmbante materiale të abuzimit seksual të fëmijëve.

The post Platforma AI e Elon Musk po krijon po*nografi me fëmijë. BE e çon në Gjykatë appeared first on Gazeta Si.

Sulmi ndaj Venezuelës, pezullohet transporti i naftës

Të paktën shtatë anije me naftë kanë ndryshuar rrugën ose kanë ndaluar në det, ndërsa SHBA ka nisur sulmet ushtarake ndaj Venezuelës. Në total janë 11 anije me naftë që mbeten të bllokuara, për shkak të sulmeve dhe tensioneve.

Anijet që po shmangin ujërat e Karaibeve mund të transportojnë së bashku 12.4 milion fuçi naftë të papërpunuar. Katër prej tyre kanë ndryshuar kursin, ndërsa tre të tjera kanë mbetur të ndaluara në det. Ndërsa anijet shmangin Venezuelën, rezervuarët e saj të magazinimit po mbushen plot me naftë, duke detyruar kompaninë shtetërore Petróleos de Venezuela SA të mbyllë disa puse nafte. Prodhimi në bassenin kryesor të Orinokos, ku prodhohet pjesa më e madhe e naftës së vendit, ka rënë 25% më 29 dhjetor krahasuar me nivelet e mesit të dhjetorit.

Çdo ndĂ«rprerje nĂ« eksportin e naftĂ«s rĂ«ndon mĂ« tej ekonominĂ« e vendit, e cila tashmĂ« Ă«shtĂ« e dobĂ«suar nga shtatĂ« vjet sanksionesh amerikane mbi naftĂ«n. Ky produkt Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r ekonominĂ« venezueliane, duke financuar gjithçka, nga ushqimi te medikamentet.

Ndërkohë, kompania amerikane Chevron Corp vazhdon të nxjerrë naftë venezueliane si pjesë e një licence të dhënë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Venezuelën se përdor të ardhurat nga nafta për të financuar një sërë aktivitetesh kriminale, përfshirë trafikimin e drogës dhe terrorizmin. Si pjesë e fushatës së presionit të Trump, forcat amerikane kanë kryer sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 personave, dhe kanë konfiskuar dy tanke nafte. Anijet e konfiskuara, Skipper dhe Centuries, aktualisht ndodhen pranë bregut të Teksasit. Po ashtu, SHBA ka vendosur sanksione ndaj katër kompanive kineze dhe katër anijeve të lidhura me tregtinë e naftës venezueliane.

Venezuela ka mohuar akuzat dhe ka cilësuar veprimet e SHBA-së si të paligjshme./Bloomberg

The post Sulmi ndaj Venezuelës, pezullohet transporti i naftës appeared first on Gazeta Si.

Sherr mes të rinjve në Vlorë, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër dhe largohet me vrap

Nga Gazeta ‘SI’ – NjĂ« sherr mes tĂ« rinjve ka pĂ«rfunduar nĂ« tĂ« shtĂ«na mĂ« armĂ« zjarri nĂ« VlorĂ« mbrĂ«mjen e djeshme.

Policia bĂ«n me dije se ngjarja ka ndodhur nĂ« njĂ« lokal nĂ« lagjen “Uji i FtohtĂ«â€, ku gjatĂ« njĂ« konflikti fizik midis personave tĂ« tjerĂ« dhe shtetasve Arbri Hysaj, 19 vjeç dhe Mauricio Alusha, 25 vjeç, ky i fundit ka marrĂ« armĂ«n e zjarrit pistoletĂ« nga shoku i tij, dhe ka qĂ«lluar njĂ« herĂ« nĂ« ajĂ«r.

Dy të rinjtë janë vënë në pranga, ndërsa policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit pistoletë.

“Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, pĂ«r veprat penale “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit””, njofton policia.

The post Sherr mes të rinjve në Vlorë, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri në ajër dhe largohet me vrap appeared first on Gazeta Si.

Pamjet/ SHBA kishte muaj që dërgonte trupa ushtarakë në kufi të Venezuelës

Para se të raportohej për sulmet në Venezuelë në orët e para të së shtunës, ushtria amerikane kishte nisur një nga dislokimet më të mëdha të forcave të saj në rajonin e Karaibeve në dekada.

Komanda Jugore e Shteteve tĂ« Bashkuara tha se deri nĂ« dhjetor rreth 15.000 trupa ndodheshin nĂ« rajon. Presidenti Trump i pĂ«rshkroi ata si njĂ« “armadĂ« masive.” NĂ« gusht, ai kishte nĂ«nshkruar fshehurazi njĂ« udhĂ«zim pĂ«r Pentagonin pĂ«r tĂ« filluar pĂ«rdorimin e forcĂ«s ushtarake kundĂ«r kartelĂ«ve tĂ« drogĂ«s nĂ« AmerikĂ«n Latine, tĂ« cilat administrata e tij i kishte cilĂ«suar si organizata terroriste.

Që nga nënshkrimi, Shtetet e Bashkuara kishin kryer 35 sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve që administrata pretendonte se transportonin narkotikë. Sulmet kanë shkaktuar vdekjen e mbi 100 personave. Ekspertët ligjorë dhe ushtarakë kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e këtyre sulmeve. Kongresi nuk i ka autorizuar ato, as nuk ka shpallur luftë ndaj Venezuelës.


M.V. Ocean Trader, një anije e Operacioneve Speciale, në Ishujt Virxhinia të SHBA më 27 shtator.










M.V. Ocean Trader u pa 85 milje në verilindje të Venezuelës të enjten.

Disa zyrtarë të administratës Trump kanë thënë se qëllimi kryesor i rritjes së trupave ishte largimi i liderit autoritar të Venezuelës, Nicolås Maduro, nga pushteti. Qeveria e zotit Maduro të shtunën akuzoi ushtrinë amerikane për kryerjen e sulmeve në kryeqytetin Caracas dhe në pjesë të tjera të vendit.

NĂ« muajt e fundit, forcat amerikane janĂ« forcuar me avionĂ« transporti dhe ngarkese. TĂ« dhĂ«nat e fluturimeve, tĂ« shqyrtuara nga The New York Times, treguan se avionĂ«t e ngarkesave tĂ« rĂ«nda C-17 — kryesisht tĂ« pĂ«rdorur pĂ«r transportimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake — kanĂ« kryer tĂ« paktĂ«n 16 fluturime drejt Puerto Ricos nga bazat ushtarake amerikane gjatĂ« njĂ« jave tĂ« fundit. C-17-tĂ« fluturuan nga bazat nĂ« New Mexico, Illinois, Vermont, Florida, Arizona, Utah, Washington dhe Japonia.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur së fundmi avionë të operacioneve speciale në Karaibe.

Që nga tetori, forcat amerikane kanë përfshirë një grup sulmesh detare të marinës, që përbëhet nga anije amfibie që transportojnë mijëra marinezë, së bashku me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe aeroplanë të tjerë.

Ky shtim i forcave solli gjithashtu mbërritjen në nëntor të një grupi të plotë sulmesh me anije aviacioni, me U.S.S. Gerald R. Ford dhe disa shkatërrues që patrullonin rreth 100 milje detare larg bregut të Venezuelës.

Megjithatë, Ford dhe flota e tij ajrore nuk janë përdorur për të sulmuar anije të dyshuara për kontrabandë droge. Këto sulme janë kryer nga dronë dhe avionë AC-130 të komanduar nga Komanda e Operacioneve Speciale e Bashkuar e SHBA.

Roja Bregdetare e SHBA ka nisur gjithashtu ndjekjen, hipjen dhe madje konfiskimin e fuçive të naftës që Shtëpia e Bardhë thotë se shkelin sanksionet ndaj Caracas.

The post Pamjet/ SHBA kishte muaj që dërgonte trupa ushtarakë në kufi të Venezuelës appeared first on Gazeta Si.

Reshjet e shiut/ Rrëshqitje gurësh në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Reshjet e shiut dhe era kanë sjellë rrëshqitje gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore nacionale në Qarkun Kukës. Sipas raportimeve zyrtare, subjektet kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës duke kryer pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, pa penguar qarkullimin. Aktualisht, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe [
]

The post Reshjet e shiut/ Rrëshqitje gurësh në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Kthimi dhe kompensimi i pronave/ Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim!

Deputetja demokrate Jorida Tabaku. me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, rikujton se kanë kaluar 10 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për trajtimin e pronave, një ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste, i cili sipas saj ka përfunduar afatin ligjor të zbatimit pa arritur objektivat themelore. Sipas ligjit, brenda një [
]

The post Kthimi dhe kompensimi i pronave/ Tabaku: Ligji socialist ka mbaruar afatin! Dështoi në zbatim! appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari. Do ekstradohet

Policia e Elbasanit ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga njĂ« 34-vjeçar tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga autoritetet e KosovĂ«s, pĂ«r veprimtari kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve. NĂ« pranga u vu A. S., 34 vjeç, banues nĂ« CĂ«rrik, me qĂ«llim ekstradimin drejt KosovĂ«s. Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar pasi Gjykata Themelore e PejĂ«s i kishte caktuar [
]

The post Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari. Do ekstradohet appeared first on BoldNews.al.

❌