❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« ka nxjerrĂ« sot pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r komunikimet elektronike”, i cili synon pĂ«rafrimin e legjislacionit shqiptar me atĂ« evropian pĂ«r zbatimin e regjimit “Roaming Like At Home” (RLAH).

Kjo nismë ligjore vjen në kuadër të procesit të integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në tregun unik digjital të BE-së.

Sipas relacionit shoqĂ«rues tĂ« projektligjit, objektivi politik Ă«shtĂ« qĂ« “zbatimi efektiv i tarifave zero pĂ«r roaming me BE-nĂ« tĂ« realizohet nĂ« vitin 2026”.

Projektligji është një hap i nevojshëm për realizimin e RLAH, e cila do të sillte përfitime për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe përmirësonte klimën e biznesit midis Republikës së Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian dhe do të ishte një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së.

Për herë të parë, shtohen dispozita ndëshkuese administrative (gjoba) për operatorët që nuk do të respektojnë rregullat e reja të shërbimit roaming.

Ligji harmonizon tarifat e terminimit të thirrjeve zanore me shumicë (wholesale), një hap teknik i domosdoshëm për të mundësuar uljen e kostove për përdoruesin fundor.

Realizimi i RLAH do të thotë se qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në vendet e BE-së do të mund të përdorin minutat, SMS-të dhe internetin e paketës së tyre kombëtare pa kosto shtesë, njëlloj siç ndodh aktualisht me vendet e Ballkanit Perëndimor.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët evropianë që vizitojnë Shqipërinë, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe në klimën e biznesit.

Palët e interesuara kanë afat 20 ditë nga shpallja e njoftimit për të dërguar komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë projektligj, para se ai të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Kuvend.

Për zbatimin e këtij ligji ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

/k.s/r.e/a.f/

The post Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ AgjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ« shqiptarĂ« do tĂ« mund tĂ« ofrojnĂ« shĂ«rbimet e tyre mĂ« lehtĂ« nĂ« vendet e rajonit, pa u pĂ«rballur me procedura tĂ« pĂ«rsĂ«ritura licencimi.

KĂ«shilli i Ministrave i propozon Kuvendit ratifikimin e vendimit tĂ« Komitetit tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« CEFTA-s, “PĂ«r lehtĂ«simin e tregtisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« ofruara nga agjencitĂ« e udhĂ«timit dhe operatorĂ«t turistikĂ«â€.

Sipas relacionit shoqërues, vendimi synon që rregullat për ushtrimin e aktivitetit turistik të mos kthehen në barriera për tregtinë e shërbimeve, duke garantuar trajtim të barabartë dhe mosdiskriminim për operatorët nga vendet e CEFTA-s.

Një element i rëndësishëm i vendimit është mundësia që shërbimet turistike të ofrohen edhe përkohësisht në vendet e tjera të rajonit, pa qenë e nevojshme hapja e një zyre apo marrja e një licence të re, çka pritet të rrisë konkurrencën dhe bashkëpunimin rajonal në turizëm.

Projektligji është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Marrëveshjes së CEFTA-s dhe zhvillimit të Tregut të Përbashkët Rajonal, të modeluar sipas parimeve të Bashkimit Evropian. /j.p/

The post Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Ministria e Financave, “roje” fiskale e tĂ« gjitha koncesioneve

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot nĂ« Kuvend se projektligji “PĂ«r koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat” merr nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjitha sugjerimet, gjetjet dhe kritikat qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« ndĂ«r vite.

Duke iu drejtuar deputetĂ«ve tĂ« opozitĂ«s, Balla tha se “nuk jemi nĂ« sistemin komunist ku tĂ« gjitha shĂ«rbimet publike duhen ofruar vetĂ«m nga paratĂ« publike”.

“OpozitĂ« si ju ne na bĂ«ni nder. UnĂ« tĂ« isha deputet i opozitĂ«s dhe tĂ« mbaja mend se çfarĂ« kam thĂ«nĂ« nĂ« gjithĂ« kĂ«to vite do vija ta votoja ligjin qĂ« keni para. Ligji merr nĂ« konsideratĂ« tĂ« gjitha sugjerimet, gjetjet, kritikat qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« ndĂ«r vite pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu rekomandimet nga Komisioni Europian”, tha Balla.

Sipas tij, po i jepet njĂ« autoritet i “rojes” fiskale MinistrisĂ« sĂ« Financave dhe kjo Ă«shtĂ« normale.

Balla u shpreh se vetë opozita duhet të jetë dakord që mos të kalojë asnjë koncesion pa marrë miratimin e Ministrisë së Financave.

“NĂ« kĂ«tĂ« sistem qĂ« kemi zgjedhur njĂ« pjesĂ« e shĂ«rbimeve publike kryhen nga privati, por ne duam t’i kontrollojmĂ«â€, theksoi Balla.

Në përfundim, Balla uroi në emër të grupit parlamentar të PS-së drejtuesin e ri të SPAK, Klodian Braho.

“Sot u krye njĂ« proces siç i ka hije njĂ« vendi qĂ« konsolidon ditĂ« pas dite institucionet e drejtĂ«sisĂ«. Mes 4 kandidatĂ«ve njĂ«ri prej tyre u zgjodh kryetar i SPAK. Uroj qĂ« tĂ« çojĂ« mĂ« tej punĂ«t e mira tĂ« nisura nga drejtuesi qĂ« sapo pĂ«rfundoi mandatin, Altin Dumani”, tha Balla. /j.p/

The post Balla: Ministria e Financave, “roje” fiskale e tĂ« gjitha koncesioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hartohet për herë të parë projektligj për familjet kujdestare

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Mbrojtja e fĂ«mijĂ«ve nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« njĂ« prej prioriteteve tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies.

Në një njoftim zyrtar, MSHMS bën me dije se për herë të parë po hartohet një projektligj për familjet kujdestare, një hap që garanton se asnjë fëmijë nuk mbetet pa kujdes.

Sipas MSHMS, ky projektligj, i propozuar nga kjo ministri mbron të drejtat e fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, duke i vendosur ata në një mjedis familjar të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës, gjithmonë në përputhje me parimin e interesit më të lartë të fëmijës.

Ligji i ri për Kujdesin Alternativ, i cili po finalizohet, është një prej shtyllave kryesore të reformës së deinstitucionalizimit dhe një angazhim kyç në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ligji pritet të modernizojë të gjithë sistemin e kujdesit për fëmijët që nuk mund të rriten me prindërit e tyre, duke vendosur standarde të reja në garantimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe ndërtimin e një modeli funksional të kujdestarisë profesionale.

/e.i/j.p/

The post Hartohet për herë të parë projektligj për familjet kujdestare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale, Evis Sala prezantoi sot nĂ« Kuvend, projektligjin “”PĂ«r shĂ«rbimet dhe produktet biocide nĂ« shĂ«ndetin publik”, tĂ« ndryshuar”.

Sala tha se sot prezantohet një projektligj me rëndësi të veçantë për shëndetin publik.

“Edhe pse nĂ« pamje tĂ« parĂ« duket njĂ« paketĂ« e specializuar teknike, realiteti Ă«shtĂ« se ky ligj prek jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« tĂ« gjithĂ«ve. Ky Ă«shtĂ« njĂ« ligj qĂ« vendos nĂ« qendĂ«r tĂ« tij sigurinĂ« e qytetarit. Produktet biocide pĂ«rdoren nĂ« spitale, nĂ« shtĂ«pitĂ« tona, nĂ« industrinĂ« ushqimore ose nĂ« ambiente kolektive. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, standardet pĂ«r to duhet tĂ« jenĂ« tĂ« qarta, tĂ« unifikuara dhe tĂ« garantuara, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« mbrojtja e shĂ«ndetit publik tĂ« mos vijĂ« nĂ« kurriz tĂ« sigurisĂ« sĂ« qytetarĂ«ve”, tha Sala.

”PĂ«r mĂ« shumĂ« se dhjetĂ« vjet, ShqipĂ«ria ka funksionuar me njĂ« kuadĂ«r ligjor tĂ« pjesshĂ«m, jo plotĂ«sisht tĂ« harmonizuar me legjislacionin europian. BoshllĂ«qet ligjore, kanĂ« sjellĂ« njĂ« proces jo tĂ« strukturuar e transparent pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar sigurinĂ« dhe cilĂ«sinĂ« e kĂ«tyre produkteve.

Sot ne e mbyllim kĂ«tĂ« boshllĂ«k. Ky projektligj e vendos ShqipĂ«rinĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin standard me Bashkimin Europian, duke adoptuar parimet e rregulloret e BE-sĂ« dhe duke sjellĂ« njĂ« model modern dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m. Projektligji qĂ« po shqyrtohet sot, Ă«shtĂ« njĂ« shembull i mirĂ« qĂ« integrimi i standardeve europiane shtrihet nĂ« çdo qelizĂ«. Ai sjell mbrojtjen e shĂ«ndetit publik dhe lehtĂ«simin e tregtisĂ« sipas standardeve europiane”, vijoi ajo.

Ministrja Sala nĂ«nvizoi se ky projektligj Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m para sĂ« gjithash, pĂ«r tĂ« mbrojtur shĂ«ndetin e qytetarĂ«ve. Sipas SalĂ«s, “produktet biocide nuk janĂ« produkte tĂ« zakonshme pasi pĂ«rmbajnĂ« substanca aktive qĂ« mund tĂ« jenĂ« tĂ« dĂ«mshme kur nuk pĂ«rdoren apo nuk kontrollohen siç duhet”.

“Mungesa e kritereve tĂ« detyrueshme krijonte mundĂ«sinĂ« qĂ« nĂ« treg tĂ« depĂ«rtonin produkte tĂ« pasigurta. Me kĂ«tĂ« ligj, çdo produkt i tillĂ« do tĂ« kalojĂ« njĂ« proces tĂ« qartĂ« vlerĂ«simi, duke u testuar efikasiteti, pĂ«rbĂ«rja dhe rreziqet e mundshme”, tha Sala.

“Ky projektligj i jep fund edhe fragmentimit tĂ« deritanishĂ«m. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« krijohet njĂ« regjistĂ«r kombĂ«tar i produkteve biocide, njĂ« databazĂ« transparente ku çdo qytetar, çdo biznes, çdo institucion publik mund tĂ« verifikojĂ« se cilat produkte janĂ« tĂ« autorizuara dhe cilat jo.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, sigurojmĂ« qĂ« produktet biocide, qĂ« do tĂ« tregtohen nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, janĂ« tĂ« njĂ«jta e me tĂ« njĂ«jtat standarde me ato qĂ« tregtohen nĂ« secilin nga vendet e Bashkimit Europian, qofshin kĂ«to produkte vendase apo tĂ« importuara”, pohoi Sala.

Ministrja tha se me miratimin e projektligjit, autorizimi për vendosjen në treg të produkteve biocide do të lëshohet vetëm për produkte biocide të prodhuara në vend, por të autorizuara paraprakisht në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe produkte biocide të importuara dhe të autorizuara paraprakisht në njërin nga vendet e Bashkimit Europian, pavarësisht vendit të origjinës.

“Projektligji siguron vendosjen e njĂ« ekuilibri tĂ« drejtĂ« ku nga njĂ«ra anĂ«, rritet kontrolli dhe siguria; nga ana tjetĂ«r, bizneset nuk rĂ«ndohen. Kemi propozuar adresimin e mangĂ«sive tĂ« ndeshura ndĂ«r vite ku procedurat ligjore nuk ishin tĂ« qarta dhe proceset ishin tĂ« paparashikueshme. PĂ«r çdo subjekt qĂ« importon apo prodhon biocide vendoset detyrimi pĂ«r tĂ« pasur njĂ« person teknik tĂ« kualifikuar, çka rrit profesionalizmin dhe shmang abuzimet qĂ« vijnĂ« nga mungesa e ekspertizĂ«s”, tha Sala.

“Kemi dĂ«gjuar me vĂ«mendje tĂ« gjitha shqetĂ«simet e ngritura gjatĂ« komisioneve parlamentare. Disa prej tyre lidhen me ngarkesĂ«n qĂ« mund tĂ« krijojnĂ« vlerĂ«simet laboratorike. Dua tĂ« theksoj se ligji e parashikon qartĂ« qĂ« analizat kryhen vetĂ«m kur ka dyshim tĂ« arsyeshĂ«m pĂ«r rrezik ose pĂ«r cilĂ«si tĂ« pamjaftueshme. Pra, nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me shpenzime tĂ« panevojshme pĂ«r biznesin, por me njĂ« mekanizĂ«m mbrojtĂ«s qĂ« aktivizohet vetĂ«m kur kĂ«rkohet. E kjo Ă«shtĂ« njĂ« garanci pĂ«r sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, shtoi ajo.

Sipas Salës, afatet e zbatimit janë menduar në mënyrë realiste, duke krijuar një periudhë tranzitore që i jep kohë tregut të përshtatet natyrshëm me kërkesat e reja.

Sala tha se “sa i pĂ«rket administratĂ«s publike, ministria jonĂ« ka nisur tashmĂ« njĂ« proces trajnimi pĂ«r inspektorĂ«t dhe pĂ«r specialistĂ«t qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« zbatimin e ligjit”.

“Ne sigurojmĂ« se struktura jonĂ« Ă«shtĂ« gati pĂ«r ta zbatuar kĂ«tĂ« ligj me profesionalizĂ«m dhe pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« çdo produkt i hedhur nĂ« treg tĂ« jetĂ« i sigurt dhe i kontrolluar. Ky projektligj sjell mbrojtje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« shĂ«ndetit publik dhe njĂ«kohĂ«sisht rrit cilĂ«sinĂ« e produkteve qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« treg, duke krijuar konkurrencĂ« tĂ« ndershme dhe duke shmangur hyrjen e produkteve tĂ« dyshimta qĂ« dĂ«mtojnĂ« konsumatorin dhe çekulibrojnĂ« tregun”, tha Sala.

Ministrja Sala shtoi, në përfundim të fjalës në Kuvend, se me këtë projektligj sillet një model europian i kontrollit të sigurt.

“Ajo Ă«shtĂ« garanci pĂ«r qytetarĂ«t, Ă«shtĂ« njĂ« investim nĂ« sigurinĂ« e familjeve tona, Ă«shtĂ« njĂ« mburojĂ« pĂ«r shĂ«ndetin publik dhe njĂ« hap i qartĂ« drejt modernizimit tĂ« tregut shqiptar. Sot vendosim tĂ« garantojmĂ« standarde europiane nĂ« njĂ« fushĂ« qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r cilĂ«sinĂ« e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve”, tha Sala.

/e.i/r.e/

The post Sala: Për herë të parë regjistër kombëtar për produktet biocide appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisĂ«â€ nĂ« ShqipĂ«ri

A ka njĂ« organizatĂ« apo grup nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« po “rrĂ«mben fĂ«mijĂ«t” pĂ«r ti ndryshuar gjininĂ« me anĂ« tĂ« hormoneve?

Këto kanë qenë disa tituj dhe akuza që kanë qarkulluar në media ditët e fundit. Por le ta çmontojmë dezinformimin dhe të informojmë me fakte, sipas kuadrit ligjor shqiptar!

Në Shqipëri nuk ekziston asnjë ligj, protokoll, program shtetëror ose privat që lejon ndryshimin e gjinisë përmes terapisë hormonale apo ndërhyrjeve mjekësore.

Terapia hormonale për ndryshimin e gjinisë nuk është e rregulluar në sistemin shëndetësor. Kjo do të thotë se zyrtarisht nuk ofrohet si shërbim, as për të rritur, e aq më pak për fëmijë.

Citizens ka trajtuar me anë të artikujve mungesën  e terapisë hormonale, si sfidë emocionale dhe financiare për shumë anëtarë të komunitetit LGBT. Këta të fundit për shkak të mungesës së protokollit mjekësor, janë detyruar të largohen jashtë vendit për të kryer terapinë pa rrezikuar shëndetin mendor dhe fizik.

Ky debat nuk Ă«shtĂ« i ri. Çështjet e orientimit seksual, identitetit gjinor dhe mosdiskriminimit janĂ« trajtuar nĂ« ligjin shqiptar qĂ« prej vitit 2010, me Ligjin Nr. 10221 “PĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Ky ligj ndalon diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe u kërkon institucioneve që të mbrojnë barazinë.

Pra kĂ«to koncepte nuk janĂ« “risi tĂ« frikshme”,  por kanĂ« qenĂ« pjesĂ« e ligjit pĂ«r mĂ« shumĂ« se 14 vite.

ShumĂ« njerĂ«z janĂ« shqetĂ«suar, sepse me anĂ« tĂ« projektligjit tĂ« ri pĂ«r “BarazinĂ« Gjinore” çështjet LGBT do tĂ« mĂ«sohen nĂ« shkolla.

Por ky nuk është ligj për arsimin dhe nuk ndryshon kurrikulat mësimore. Në tekst nuk ka asnjë nen që kërkon futjen e temave LGBT në shkolla. I vetmi detyrim për institucionet publike është përdorimi i gjuhës gjithëpërfshirëse dhe respektimi i parimit të mosdiskriminimit, një standard që ekziston tashmë edhe në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Çdo ndryshim nĂ« kurrikulat e shkollave rregullohet vetĂ«m nga Ligji nr. 69/2012 “PĂ«r Arsimin Parauniversitar”, i cili ia delegon kĂ«tĂ« kompetencĂ« MinistrisĂ« sĂ« Arsimit dhe AgjencisĂ« sĂ« Sigurimit tĂ« CilĂ«sisĂ« nĂ« Arsimin Parauniversitar.
Ndaj, edhe nëse një ditë do të kishte nevojë për të trajtuar konceptet e barazisë gjinore në programe mësimore, kjo nuk mund të ndodhë me një ligj që udhëzon për barazinë gjinore, por vetëm me:

1. Udhezime të posaçme të Ministrisë së Arsimit,
2. Tekste dhe module të miratuara nga ASCAP,

Edukimi gjinor, në kuptimin që përdoret në projektligj, ka të bëjë me parandalimin e stereotipeve dhe garantimin e trajtimit të barabartë mes vajzave dhe djemve, jo me ndryshime gjinie, jo me trajtime hormonale dhe jo me ndërhyrje mjekësore.

Këto pretendime janë pjesë e një narrative të sajuar, që shpesh shfaqet sa herë diskutohet një ligj që prek të drejtat e njeriut.

The post Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisĂ«â€ nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Citizens.al.

Siguria ushqimore, propozohet pr.ligji “PĂ«r nĂ«nproduktet me origjinĂ« shtazore”

TIRANË, 12 nĂ«ntor/ATSH/ KĂ«shilli i Ministrave vendosi sot propozimin e projektligjit “PĂ«r nĂ«nproduktet me origjinĂ« shtazore” qĂ« vjen si propozim i ministrit tĂ« BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural.

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe minimizimi i risqeve për shëndetin publik e të shëndetit të kafshëve, që rrjedhin nga këto produkte, dhe në veçanti për të mbrojtur sigurinë e zinxhirit ushqimor dhe të ushqimeve për kafshë.

Projektligji do i kalojë Kuvendit pvr shqyrtim në komisionet e përhershme para se të kalojë për votijm.

The post Siguria ushqimore, propozohet pr.ligji “PĂ«r nĂ«nproduktet me origjinĂ« shtazore” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

Projektligji i RamĂ«s pĂ«r BarazinĂ« Gjinore, i cili tjetĂ«rson konceptin tradicional tĂ« familjes, ka revoltuar aktivistĂ«t dhe qytetarĂ«t tĂ« cilĂ«t janĂ« mbledhur nĂ« protestĂ« kĂ«tĂ« pasdite te Parlamenti, aty ku pritet qĂ« ligjvĂ«nĂ«sit tĂ« votojnĂ« kĂ«tĂ« ligj. AktivistĂ«t kanĂ« shprehur revoltĂ«n e tyre nĂ« thirrjet “turp, turp”, “ligj antikombĂ«tar”, teksa mes pankartave Ă«shtĂ« pikasur njĂ«ra [
]

The post Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë appeared first on BoldNews.al.

Projektligj për sigurinë e gjakut dhe qelizave njerëzore në riprodhimin e asistuar

TIRANË, 31 tetor /ATSH/ Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale ka hedhur pĂ«r konsultim publik njĂ« projektligj pĂ«r vendosjen e standardeve tĂ« cilĂ«sisĂ« dhe sigurisĂ« pĂ«r substancat me origjinĂ« njerĂ«zore, si gjak, qeliza dhe inde, tĂ« pĂ«rdorura nĂ« riprodhimin mjekĂ«sor tĂ« asistuar dhe inseminim artificial.

Në draftin e MSHMS, thuhet se ky ligj ka për qëllim të përcaktojë masa që vendosin standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë për të gjitha substancat me origjinë njerëzore të synuara për aplikim te njeriu dhe për aktivitete të lidhura me ato substanca.

Gjithashtu, synohet që me këtë ligj të sigurohet një nivel i lartë i mbrojtjes së shëndetit të njeriut, veçanërisht për dhuruesit e gjakut, marrësit e gjakut dhe pasardhësit nga riprodhimi mjekësor i asistuar, duke përfshirë forcimin e vazhdimësisë së furnizimit me gjak.

Në draftin e hedhur për Konsultim Publik nga MSHMS thuhet që ky ligj nuk zbatohet për transplantin e organeve, qumështin e gjirit, kur përdoret ekskluzivisht për ushqyerjen e fëmijës, pa ndonjë përpunim të kryer nga një strukturë gjaku dhe për përdorim brenda çiftit, të cilat as nuk janë përpunuar dhe as nuk janë ruajtur para aplikimit ne njerëzit.

Sipas draftit, substancat e përfshira janë të gjitha substancat me origjinë njerëzore që aplikohen tek njerëzit kur këto substanca ndërveprojnë biologjikisht me trupin e marrësit të substancave njerëzore (SoHo). Këto janë gjaku dhe përbërësit e gjakut, indet dhe qelizat e tyre, qumështi i gjirit, të tjerë përbërës gjaku që nuk përdoren për transfuzion.

NĂ« draft thuhet se “ky ligj promovon solidaritetin, dhurimin vullnetar dhe vetĂ«mjaftueshmĂ«rinĂ«, duke rritur besimin publik nĂ« sistem”.

/e.i/r.e/

The post Projektligj për sigurinë e gjakut dhe qelizave njerëzore në riprodhimin e asistuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria propozon pr/ligjin “PĂ«r Lobimin”: Instrument i ri pĂ«r transparencĂ« dhe besim nĂ« vendimmarrjen publike

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Qeveria shqiptare harton pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« njĂ« kuadĂ«r ligjor pĂ«r rregullimin e veprimtarisĂ« sĂ« lobimit, ku synon tĂ« vendosĂ« rregulla tĂ« qarta pĂ«r ndĂ«rveprimin ndĂ«rmjet zyrtarĂ«ve publikĂ« dhe subjekteve private.

Iniciativa pĂ«r miratimin e kĂ«tij projektligji Ă«shtĂ« pjesĂ« e detyrimeve qĂ« ShqipĂ«ria ka ndĂ«rmarrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« avancimit tĂ« negociatave me Bashkimin Evropian dhe pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« Pozicionin e PĂ«rbashkĂ«t Negociues tĂ« BE-sĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r Grupkapitullin “Themeloret”.

Projektligji “PĂ«r lobimin” ka nĂ« fokus ndĂ«rveprimin midis palĂ«ve tĂ« interesuara si bizneset, organizatat e shoqĂ«risĂ« civile apo grupet e ekspertĂ«ve nga njĂ«ra anĂ« dhe vendimmarrĂ«sve publikĂ« nga ana tjetĂ«r, duke garantuar qĂ« proceset e politikĂ«bĂ«rjes tĂ« jenĂ« transparente dhe tĂ« gjurmueshme.

Përcaktohet qartë një kuadër i qartë rregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes, duke parashikuar detyrimin për regjistrim të çdo individi apo subjekti juridik që angazhohet në lobim, si dhe deklarimin periodik të burimeve financiare dhe shpenzimeve çdo gjashtë muaj.

Nëpërmjet këtij projektligji do të vendoset detyrimi për raportim të saktë dhe të rregullt mbi aktivitetet e lobimit, respektimi i Kodit të Sjelljes dhe të parimeve etike profesionale, si dhe deklarimi i konfliktit të interesit duke e kthyer lobimin në një proces të ligjshëm, të hapur dhe në shërbim të interesit publik.

Lobimi si instrument ligjor kundër korrupsionit

Në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit.

Përmes regjistrit publik të lobimit, çdo kontakt, kontratë apo shpenzim lobimi do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm, duke e bërë të mundur gjurmimin e burimeve të ndikimit dhe të interesave të përfaqësuara.

Projektligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë që zhvillojnë takime apo komunikime me lobistë, si dhe kufizime për ish-zyrtarët e lartë publikë në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së lobimit pas përfundimit të funksionit të tyre.

Ky proces reformues do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një mjedisi më transparent për funksionet publike, por edhe në forcimin e standardeve të besueshmërisë institucionale, që përbëjnë një shtyllë thelbësore të procesit të integrimit evropian, duke mundësuar kështu një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt forcimit të integritetit publik dhe konsolidimit të mirëqeverisjes.

Miratimi i këtij projektligji do ta pozicionojë vendin tonë në një linjë të qartë përafrimi me standardet e GRECO-s dhe OECD-së për qeverisjen e hapur, transparencën dhe integritetin publik.

/m.m/a.f/

The post Qeveria propozon pr/ligjin “PĂ«r Lobimin”: Instrument i ri pĂ«r transparencĂ« dhe besim nĂ« vendimmarrjen publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qeveria propozon pr/ligjin pĂ«r lobimin: Çdo kontakt, kontratĂ« apo shpenzim do tĂ« jetĂ« i deklaruar dhe i verifikueshĂ«m

Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e


Source

Ligji pĂ«r barazinĂ« gjinore: ShoqĂ«ria civile kundĂ«rshton “hapin pas” tĂ« mazhorancĂ«s

Si kundërpërgjigje ndaj hapit pas të grupit parlamentar socialist mbi ndryshimet e propozuara në projektligjin mbi barazinë gjinore, mbi 20 organizata të shoqërisë civile mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp. Në mbështetje të këtij qendrimi ishte edhe institucioni i Avokatit të Popullit.

Mirela Arqimandriti, drejtuese ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim theksoi se ky projektligj forcon mekanizmat e llogaridhënies, bën të detyrueshëm buxhetimin gjinor dhe krijon instrumente konkrete për barazi reale në vendin e punës, vendimmarrje dhe në jetën publike.

“Projektiligji vlerĂ«son punĂ«n e papaguar tĂ« kujdesit, promovon paga tĂ« barabarta pĂ«r punĂ« tĂ« barabartĂ«, pjesĂ«marrje tĂ« barabartĂ« nĂ« drejtim dhe politikĂ«â€ – thekson Arqimandriti.

Në kuadër të fushatave të dizinformimit ajo sqaron se ky projektligj nuk prezanton gjini të reja dhe nuk zëvendëson biologjinë; nuk ndërhyn në jetën familjare dhe nuk ndryshon konceptet nënë, baba apo prind.

NdĂ«r 22 ndryshimet e propozuara nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, renditen njĂ« sĂ«rĂ« termash qĂ« ishin pjesĂ« e projektligjit, si: “pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ« sĂ« shumĂ«fishtĂ«â€, “nĂ« tĂ« gjithĂ« diversitetin e tyre”; “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”, apo pĂ«rkufizimi “orientim seksual”.

“TĂ« dezinformuar kanĂ« mbetur dhe vetĂ« deputetĂ«t nĂ« lidhje me projektligjin, prandaj do tĂ« ishte e nevojshme qĂ« tĂ« kishte informim sa mĂ« shumĂ« mbi gjĂ«rat reale qĂ« ky projektligj sjell dhe me jo ç’trafikohet nĂ« media”, komentoi Komisioneri pĂ«r Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda pĂ«r Citizens.al.

Ai shpjegon se koncepte si identiteti gjinor, janë shumë të vjetër në legjislacionin shqiptar, duke theksuar se identiteti gjinor njihet në ligjin Për Mbrojtjen nga Diskriminimi, (i miratuar në vitin 2010).

“Ligji synon tĂ« rregullojĂ« situata faktike pĂ«r tĂ« cilat vetĂ« legjislacioni do tĂ« duhet tĂ« tregojĂ« njĂ« ndjeshmĂ«ri, por dhe vetĂ« shteti duhet tĂ« jetĂ« i interesuar pĂ«r t’i rregulluar kĂ«to situata nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« t’i garantohen tĂ« drejtat e njeriut kujtdo”, pĂ«rmbledh Gajda.

Mirela Arqimandriti shton se nëse eliminohet fjala stereotip nga projektligji për barazinë gjinore do të thotë se po zgjedhim mos të shohim më rrënjën e pabarazisë.

“Pabarazia nuk fillon nĂ« ligj, ajo fillon nĂ« mendje, nĂ« mĂ«nyrĂ«n si rrisim vajzat dhe djemtĂ«, si flasim pĂ«r gratĂ« nĂ« media, politikĂ« e biznes dhe si gjykojmĂ« burrat qĂ« kujdesen pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre” – thekson ajo.

Deklarat u përmbyll duke theksuar se ky ligj nuk është për ndarje por për bashkim, për familjen, për barazinë dhe për dinjitetin njerëzor, nuk është ideologji, por thirrje për respektin e të drejtave të njeriut.

Ky projektligj është i parashikuar për votim të kalojë për votim në 30 tetor, sipas kalendarit të seancave plenare.

Konsultimi për projektligjin u hap më 10 mars dhe u mbyll më 7 prill të këtij viti. Në regjistrin elektronik janë numëruar rreth 1,400 vizitorë dhe një koment nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit. Ndërkohë, nga sugjerimet e bëra gjatë procesit nga shoqëria civile u morën parasysh dhe u pasqyruan në draftin e projektligjit rreth 12 komente.

NdĂ«r organizatat qĂ« reflektuan sugjerimet e tyre pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e draft-propozimit ishin: Qendra AËEN, SCiDEV, Aleanca LGBTI, etj.

Lexo edhe:

The post Ligji pĂ«r barazinĂ« gjinore: ShoqĂ«ria civile kundĂ«rshton “hapin pas” tĂ« mazhorancĂ«s appeared first on Citizens.al.

PS bën një hap pas, propozon ndryshime të projektligjit për barazinë gjinore

GjashtĂ« muaj pas pĂ«rfundimit tĂ« konsultimeve me 18 organizata joqeveritare, 9 institucione tĂ« nivelit qendror, 7 pĂ«rfaqĂ«si ambasadash dhe agjencish ndĂ«rkombĂ«tare, Partia Socialiste ka bĂ«rĂ« njĂ« hap pas nĂ« lidhje me projektligjin “PĂ«r BarazinĂ« Gjinore”, tĂ« cilin ajo e shtyu vetĂ« pĂ«rmes ish-ministres sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Deputeti Taulant Balla, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të socialistëve, i është drejtuar të mërkurën Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, duke propozuar 22 ndryshime të draftit, i cili në prill 2025 mbylli konsultimet për publikun.

Ndryshimi kryesor lidhet me pikĂ«n 2 tĂ« Nenit 1, ku Balla kĂ«rkon qĂ« tĂ« zĂ«vendĂ«sohen fjalĂ«t “si dhe trajtim tĂ« barabartĂ« pavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sisĂ« gjinore” me fjalĂ«t “si dhe trajtim tĂ« barabartĂ« mes grave dhe burrave”.

Pika 2 e Nenit 1 në draftin e fundit kishte këtë formulim:

Ky ligj rregullon çështjet themelore të barazisë gjinore në të gjitha fushat e jetës publike dhe private për arritjen e barazisë gjinore plotësisht dhe në mënyrë efektive, ligjërisht dhe në praktikë, si dhe trajtimit të barabartë, pavarësisht përkatësisë gjinore, përmes mbrojtjes, mundësive të barabarta për ushtrimin e të drejtave dhe gëzimin e të mirave dhe shërbimeve, pjesëmarrjes, përfaqësimit dhe ndihmesës në zhvillimin e të gjitha fushave të jetës shoqërore.

NĂ« ndryshimet e tjera, Balla, ka propozuar heqje tĂ« fjalĂ«ve si: “pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ« sĂ« shumĂ«fishtĂ«â€, “nĂ« tĂ« gjithĂ« diversitetin e tyre”; “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”, apo pĂ«rkufizimi “orientim seksual”.

Ky zhvillim vjen ndërkohë që më 29 shtator projektligji u depozitua në parlament nga qeveria duke u futur në kalendarin e seancave plenare për miratim më 30 tetor.

KĂ«shtu, edhe pse vetĂ«, para tre vitesh, Balla shprehej me krenari nĂ« parlament se “PS-ja e ka nĂ« ADN promovimin e barazisĂ« gjinore”, me ndryshimet e propozuara sĂ« fundmi prej tij nuk duket se ajo Ă«shtĂ« aq gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se.

Konsultimi për projektligjin u hap më 10 mars dhe u mbyll më 7 prill të këtij viti. Në regjistrin elektronik janë numëruar rreth 1,400 vizitorë dhe një koment nga Komiteti Shqiptar i Helsinikit. Ndërkohë, nga sugjerimet e bëra gjatë procesit nga shoqëria civile u morën parasysh dhe u pasqyruan në draftin e projketligjit rreth 12 komente.

Ndër organizatat që reflektuan sugjerimet e tyre për përmirësimin e draft-propozimit ishin: Qendra AWEN, SCiDEV, Aleanca LGBTI, etj.

Keqinterpretimi publik dhe perceptimi i gabuar nĂ« mediat sociale, kinse ky projektligj synonte tĂ« ndryshonte gjininĂ«, kur qartĂ«sisht kjo gjĂ« rregullohet me ligje dhe kode tĂ« tjera, duket se ka prekur dhe deputetin Balla, i cili nĂ« relacionin shoqĂ«rues pĂ«r ndryshimet e kĂ«rkuara Ă«shtĂ« shprehur se Gjykata e DrejtĂ«sisĂ« e BE-sĂ« qĂ« mbron personat transgjender nga diskriminimi, “mbĂ«shtetet nĂ« interpretimin e diskriminimit bazuar nĂ« gjini, jo nĂ« njohjen e njĂ« gjinie tĂ« tretĂ«â€.

“Legjislacioni aktual i BE-sĂ« pĂ«r barazinĂ« gjinore, siç Ă«shtĂ« Direktiva 2006/54/KE dhe direktiva tĂ« tjera, tĂ« cilat pretendohet tĂ« pĂ«rafrohen pĂ«rmes kĂ«tij projektligji) nuk parashikojnĂ« njĂ« “gjini tĂ« tretĂ«â€ apo kategori tĂ« tjera pĂ«rtej binaritetit burrĂ«-grua,” citohet nĂ« relacion.

EkspertĂ«t e kontaktuar nga Citizens u shprehĂ«n se pavarĂ«sisht ndryshimeve tĂ« propozuara nga deputeti Balla, projektligjit nuk mund t’i zhbĂ«het dot thelbi i tij: pra barazia gjinore, si pĂ«r shembull arritja e kuotave gjinore tĂ« barabarta nĂ« pĂ«rfaqĂ«sitĂ« politike, njohja e punĂ«s sĂ« papaguar, rĂ«nia e barrĂ«s sĂ« provĂ«s tek abuzuesi dhe jo viktima etj; elementĂ« qĂ« Citizens.al i ka shpjeguar gjerĂ«sisht nĂ« njĂ« artikull tĂ« mĂ«parshĂ«m.

Në ditët në vijim pritet një reagim zyrtar nga disa prej palëve të përfshira si grupe interesi, të cilat patën sugjeruar dhe mbështetur draftin e parë të projektligjit, të kundërshtuara së fundmi nga kreu i grupit parlamentar të PS-së.

Citizens,al ka shpjeguar prej kohësh se ky projektligj nuk shton gjinitë, nuk përmban asnjë nen që lidhet me martesat e të njëjtës gjini, si edhe nuk prek ligjin për gjendjen civile apo Kodin e Familjes, i cili njeh  qartësisht dy gjini zyrtare në Shqipëri, burrë dhe grua.

The post PS bën një hap pas, propozon ndryshime të projektligjit për barazinë gjinore appeared first on Citizens.al.

Projektligji në konsultim publik, gjobë deri në 500 000 lekë për bullizmin online ndaj grave dhe vajzave

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale ka hedhur pĂ«r konsultim publik njĂ« projektligj qĂ« ka nĂ« bazĂ« tĂ« tij trajtimin e çdo lloj forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Ky projektligj synon që të vendos afate për administruesit e faqeve dhe platformave online, që nuk zbatojnë urdhrat e gjykatave.

Sipas projektligjit, për mosveprim brenda afatit 12 deri në 24 orë pas njoftimit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të vendosë gjobë administrative për çdo 24 orë vonesë në heqjen ose bllokimin e përmbajtjes.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në rast keqpërdorimi të imazheve intime pa pëlqim, dhunës e përndjekjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, dhe gjuhën e urrejtjes digjitale të lehtësuar nga teknologjia, vendos gjobë administrative nga 50 000 deri në 500 000 lekë për çdo 24 orësh vonesë, nëse kjo masë është vendosur nga gjykata.

Ky ligj ka për qëllim parandalimin, reduktimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në veprimtarinë publike,  private, përfshirë dhunën në mjedisin digjital.

Në projektligj, theksohet se fokusi është në sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, përmes mjeteve ligjore, civile dhe administrative, masave të tjera të nevojshme dhe politikave të integruara dhe gjithëpërfshirëse, me në qendër viktimën, duke i kushtuar vëmendje të veçantë grupeve të cenueshme.

Projektligji synon parandalimin, mbrojtjen, mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave, nëpërmjet krijimit të një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor si dhe organizatave të shoqërisë civile, me qasje të integruar duke pasur në qendër viktimën.

Gjithashtu, forcimi i sistemit gjyqësor për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje është një tjetër pikë e projektligjit.

Një tjetër element është garantimi për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të aksesit të shpejtë, falas dhe të thjeshtuar në mjetet juridike pranë gjykatave ose organeve të tjera përgjegjëse sipas këtij ligji.

Ky projektligj do të zbatohet në të gjitha mjediset e veprimtarisë publike dhe private përfshirë ato të ndërmjetësuara nga teknologjia, me kujdesin e duhur në mjedisin e familjes dhe pa kufizim në të gjitha mjediset e cenueshme nga dhuna.

Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të gjitha viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në proceset administrative dhe civile, duke përfshirë edhe viktimat e dhunës të veprave penale të parashikuara në Kodin Penal, si edhe viktimat e dhunës në kohë paqeje, në situata konflikti të armatosur dhe në situata emergjente.

Sipas projektligjit, dhunë është çdo veprim ose mosveprim i një personi ndaj një personi tjetër, përfshirë dhunën digjitale, që sjell si pasojë cenim të integritetit fizik, moral, psikologjik, seksual, social, ekonomik.

Projektligji cilësosn se dhunë ndaj grave është çdo akt dhune i drejtuar kundër një gruaje ose vajze për shkak se është grua ose vajzë, që ndikon në mënyrë disproporcionale te gratë ose vajzat, dhe është një formë diskriminimi kundër grave, që sjell ose ka gjasa të sjellë dëme ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike, përfshirë kërcënimet për veprime të tilla, shtrëngimin ose privimin arbitrar të lirisë, pavarësisht nëse ndodhin në jetën publike, private përfshirë dhunën e lehtësuara nga teknologjia.

Projektligji përfshin edhe dhunën në familje, si akt që ndodh brenda ose jashtë njësisë së banimit, mes pjesëtarëve që janë ose kanë qenë në marrëdhënie familjare për shkaqe natyrore ose juridike sipas përcaktimeve të këtij ligji, dhe pavarësisht nga fakti nëse dhunuesi ndan ose ka ndarë të njëjtën banesë me viktimën.

/e.i/j.p/

The post Projektligji në konsultim publik, gjobë deri në 500 000 lekë për bullizmin online ndaj grave dhe vajzave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Produktet me ndikim në energji, standarde ekologjike dhe pasaportë digjitale për konsumatorët

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« nxori pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r pĂ«rcaktimin e kĂ«rkesave pĂ«r projektimin ekologjik tĂ« produkteve me ndikim nĂ« energji”, i cili ka pĂ«r qĂ«llim vendosjen e standardeve mjedisore pĂ«r produktet qĂ« konsumojnĂ« energji, duke siguruar qĂ«ndrueshmĂ«ri, reduktim tĂ« gjurmĂ«s sĂ« karbonit dhe lĂ«vizje tĂ« lirĂ« nĂ« tregun e brendshĂ«m.

Ky projektligj përafron në mënyrë të plotë Direktivën 2009/125/EC të BE-së dhe përfshin edhe dispozitat më të fundit të Rregullores (BE) 2024/1781, duke krijuar bazën për pasaportën digjitale të produktit, etiketim të qartë dhe procedura standarde për vlerësimin e konformitetit dhe kontrollin e tregut.

Ndër avantazhet kryesore të ligjit përfshihen nxitja e inovacionit dhe prodhimit të gjelbër, përmirësimi i informacionit për konsumatorët dhe harmonizimi me legjislacionin evropian për lëvizjen e lirë të mallrave. Projektligji adreson gjithashtu mungesën e standardeve të detyrueshme për projektimin ekologjik, rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe forcon kapacitetet institucionale për mbikëqyrjen e tregut.

Ligji synon gjithashtu asistencë teknike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa zbatimi i tij nuk kërkon shpenzime shtesë nga buxheti i shtetit, ndërkohë që të ardhurat nga masat administrative derdhen në buxhetin e shtetit. /j.p/

The post Produktet me ndikim në energji, standarde ekologjike dhe pasaportë digjitale për konsumatorët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

10 arsye pse Shqipëria duhet ta mbrojë identitetin gjinor

Bëhet fjalë për projektligjin që thotë se, ndër të tjera, nuk meriton të diskriminohesh prej identitetit tënd gjinor. Po të më pyesësh mua, askush nuk meriton të diskriminohet mbi asnjë bazë. Por këtu po flasim për një historik të mungesës së vullnetit për të ndryshuar shoqërinë shqiptare që të jetë e jetueshme nga të gjithë. [
]

The post 10 arsye pse Shqipëria duhet ta mbrojë identitetin gjinor appeared first on Reporter.al.

Lirimi i brezit 700 MHz, hap drejt rrjeteve 5G dhe përafrimit me BE-në

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« ka nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r lirimin e frekuencave tĂ« Digjital Divident dy (DD2)”, qĂ« synon lirimin e brezit tĂ« frekuencave 700 MHz, aktualisht i pĂ«rdorur pĂ«r transmetime televizive tokĂ«sore. Ky brez do tĂ« vihet nĂ« dispozicion tĂ« rrjeteve moderne tĂ« komunikimeve elektronike, pĂ«rfshirĂ« ato 4G dhe 5G.

Për të garantuar që publiku të mos humbasë aksesin në programet televizive gjatë këtij tranzicioni, shteti do të kompensojë pjesërisht kostot shtesë të operatorëve televizivë për përshtatjen me frekuencat e reja.

Sipas dokumentit zyrtar, kompensimi financiar, në vlerën prej 5,1 milionë euro, do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe do të përfshijë si kostot teknike të migrimit të frekuencave, ashtu edhe një fushatë informuese për publikun mbi ndryshimet në shpërndarjen e kanaleve televizive.

Fondet e kompensimit do t’i transferohen Autoritetit tĂ« Mediave Audiovizive (AMA), i cili do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r administrimin e procesit dhe raportimin pĂ«r zbatimin e tij pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, si dhe MinistrisĂ« sĂ« Financave.

Pas përfundimit të lirimit, frekuencat e brezit 700 MHz do të kalojnë në administrim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), që do të mundësojë përdorimin e tyre nga rrjetet e komunikimeve elektronike të brezit të pestë (5G).

Ky proces pĂ«rfaqĂ«son gjithashtu njĂ« angazhim tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« integrimit evropian, duke zbatuar vendimin e Parlamentit dhe KĂ«shillit Evropian, pĂ«r pĂ«rdorimin e brezit 470-790 MHz, i pĂ«rfshirĂ« si detyrim nĂ« kapitullin 10 tĂ« negociatave me Bashkimin Evropian: “Transformimi Digjital dhe Media”.

Lirimi i këtij brezi do të shërbejë edhe për zgjidhjen e problemeve të interferencës së sinjalit televiziv në zonat kufitare me vendet fqinje, duke përmirësuar cilësinë e transmetimit.

Të ardhurat që pritet të gjenerohen nga dhënia në përdorim e këtyre frekuencave për rrjetet 5G pritet të kompensojnë plotësisht, madje të tejkalojnë shpenzimet buxhetore.

Vetëm nga licencimi i frekuencave në brezin 3,4 GHz për rrjetet 5G, në vitin 2024 janë arkëtuar mbi 10,8 milionë euro.

NĂ« hartimin e projektligjit kanĂ« kontribuar Ministria e Financave dhe EkonomisĂ«, AMA, AKEP, si dhe pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« asistencĂ«s teknike tĂ« Bashkimit Evropian, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Technical Assistance for The Telecommunications Sector”.

Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik, projektligji pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

/r.e/a.f/

The post Lirimi i brezit 700 MHz, hap drejt rrjeteve 5G dhe përafrimit me BE-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji për barazinë gjinore përballet me fushatë dezinformimi

Organizatat e shoqĂ«risĂ« civile kanĂ« mbĂ«shtetur fuqishĂ«m implementimin e projektligjit “PĂ«r barazi gjinore nĂ« ShqipĂ«ri”, dhe nĂ« veçanti pĂ«rdorimin e termit “gjini” nĂ« vend tĂ« termave klasikĂ« “burrĂ«-grua”. AktivistĂ«t nĂ« mbrojtje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut e konsiderojnĂ« kĂ«tĂ« projektligj njĂ« hap tĂ« domosdoshĂ«m drejt standardeve evropiane, duke e quajtur atĂ« njĂ« instrument kundĂ«r diskriminimit [
]

The post Projektligji për barazinë gjinore përballet me fushatë dezinformimi appeared first on Reporter.al.

“NdotĂ«si paguan”: ligji i ri pĂ«r mbetjet sjell kosto shtesĂ« pĂ«r qytetarĂ«t

Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash. [
]

The post “NdotĂ«si paguan”: ligji i ri pĂ«r mbetjet sjell kosto shtesĂ« pĂ«r qytetarĂ«t appeared first on Reporter.al.

Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore

TIRANË, 27 gusht/ATSH/ Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural ka hedhur pĂ«r konsultim publik projektligjin “PĂ«r kontrollet zyrtare”.

MBZHR fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik.

Në këtë drejtim, MBZHR siguron se qëllimi i këtij ligji është të garantojë një nivel të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, kafshëve dhe bimëve në Republikën e Shqipërisë, përmes përcaktimit të rregullave të përgjithshme dhe të veçanta.

Po ashtu synohet vendosja e parimeve dhe kërkesave për kontrollet dhe aktivitetet zyrtare, si dhe rregullimi i përgjegjësive, financimit dhe procedurave për kryerjen e kontrolleve zyrtare.

Projektligji pĂ«rcakton nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« detajuar mĂ«nyrĂ«n e re tĂ« kontrollit tĂ« sigurisĂ« ushqimore, nga produktet bimore e deri te nĂ«nproduktet shtazore, me qĂ«llim “ushqime mĂ« tĂ« sigurta” pĂ«r konsumatorĂ«t por edhe pĂ«r kafshĂ«t.

“Institucioni i Kontrollit Zyrtar” do tĂ« mbikĂ«qyrĂ« subjektet qĂ« operojnĂ« nĂ« vend, me njĂ« shtrirje tĂ« gjerĂ«, nga bujqĂ«sia nĂ« blegtori. “Institucioni i Kontrollit Kufitar” do tĂ« funksionojĂ« vetĂ«m nĂ« pikat kufitare. NdĂ«rsa institucioni i “Aktiviteteve tĂ« tjera” do tĂ« mbulojĂ« aspektet e mbetura, nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ« ushqimore.

Projektligji i ri parashikon qĂ« kontrollet tĂ« kryhen vetĂ«m me bazĂ« risku. “IPKZ kryen rregullisht kontrolle zyrtare nĂ« tĂ« gjithĂ« operatorĂ«t, mbi bazĂ« tĂ« riskut dhe me frekuencĂ«n tĂ« pĂ«rshtatshme, duke marrĂ« parasysh risqet e identifikuara qĂ« lidhen me kafshĂ«t dhe mallrat; aktivitetet nĂ«n kontrollin e operatorĂ«ve; vendndodhjen e aktiviteteve ose veprimtarisĂ« tĂ« operatorĂ«ve; pĂ«rdorimin e produkteve, proceseve, materialeve ose substancave qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« sigurinĂ« e ushqimit, integritetin dhe cilĂ«sinĂ« e ushqimit, ose sigurinĂ« e ushqimit pĂ«r kafshĂ«, shĂ«ndetin ose mirĂ«qenien e kafshĂ«ve, shĂ«ndetin e bimĂ«ve ose, nĂ« rastin e OMGJ-ve dhe produkteve pĂ«r mbrojtjen e bimĂ«ve, qĂ« mund tĂ« kenĂ« gjithashtu njĂ« ndikim negativ nĂ« mjedis”, thuhet nĂ« projektligj.

Për të bërë kontrolle në subjekte, projektligji parashikon se duhet të ketë rreziqe të identifikuara më parë sa i takon cenimit të sigurisë ushqimore, të ketë informacione për mundësinë e mashtrimit të konsumatorëve, si dhe duke u bazuar në historikun e të dhënave të operatorëve në lidhje me rezultatet e kontrolleve zyrtare të kryera ndaj tyre.

“Kontrollet zyrtare kryhen pa njoftim paraprak, pĂ«rveç rasteve kur njoftimi paraprak Ă«shtĂ« i nevojshĂ«m dhe i justifikuar. NĂ« kontrollet zyrtare me kĂ«rkesĂ« tĂ« operatorit, autoriteti kompetent mund tĂ« vendosĂ« nĂ«se kontrolli zyrtar kryhet me ose pa njoftim paraprak”, thuhet nĂ« projektligj.

Kontrollet duhet të bëhen para se produktet të hidhen në treg, apo në rastin e bagëtive parashikohen analiza përpara se të shkojë në thertore. Po kështu saktësohet se pjesë e kontrolleve do të jenë edhe produktet që vijnë nga importi apo ato që eksportohen në pikat e kontrollit kufitar, këto të fundit do të miratohen me urdhër nga ministri i Bujqësisë.

Por, kontrollet për sigurinë ushqimore nuk do të jenë vetëm në dorë të shtetit. Projektligji i ri ka krijuar hapësirë për të kontraktuar edhe operatorë privatë, në mbikëqyrjen e sigurisë së ushqimeve, nga bimët deri tek kafshët.

“TrupĂ« e deleguar” nĂ«nkupton njĂ« person juridik tĂ« veçantĂ« tĂ« cilit autoritetet kompetente i kanĂ« caktuar detyra tĂ« caktuara tĂ« kontrollit zyrtar ose detyra tĂ« caktuara qĂ« lidhen me aktivitete tĂ« tjera zyrtare”, thuhet mĂ« tej nĂ« projektligj.

KĂ«to subjekte private, qĂ« do tĂ« jenĂ« tĂ« ngarkuara me kontrollin e bizneseve bujqĂ«sore apo blegtorale duhet qĂ« tĂ« raportojnĂ« sa herĂ« t’u kĂ«rkohet tek autoritetet kompetente pĂ«r rezultatet e kontrolleve zyrtare.

Projektligji parashikon gjoba për bizneset që abuzojnë me sigurinë ushqimore të bimëve dhe kafshëve, që shkojnë nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë (ose rreth 20 mijë euro), në rastin kur subjekti operon i paregjistruar.

Në përfundim të procesit të konsultimit publik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të përmbledhë të gjitha sugjerimet dhe komentet dhe do të japë arsyet për mënyrën se si ato janë reflektuar ose jo në projekt-akt.

Konsultimi publik ka nisur në datën 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 16 shtator 2025.

/m.m/j.p/

The post Konsultim publik për projektligjin, rregulla të reja për kontrollet për sigurinë ushqimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌