Rrënohet objekt i ndërtuar pa leje pranë Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë

Sot është realizuar rrënimi i një objekti të ndërtuar pa leje në pronë komunale pranë Stacionit të Autobusëve, bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.
Veprimi u ndërmor nga Drejtoria e Inspekcionit me qëllim të lirimit të hapësirës së uzurpuar dhe rikthimit të saj në shërbim të interesit publik.
Kryetari Peci theksoi se ânuk do tĂ« lejohet ndĂ«rtimi i objekteve kundĂ«rligjshĂ«m, dhe aksionet do tĂ« vazhdojnĂ« deri nĂ« lirimin e plotĂ« tĂ« hapĂ«sirave publike, pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe respektimin e ligjitâ.
Ky veprim përfaqëson një hap konkret të Komunës së Mitrovicës drejt ruajtjes së rendit urban dhe mbrojtjes së pronës publike. /Telegrafi/





































