Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Salianji: E turpshme! Pasqyrë e qartë e keqqeverisjes

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në aksin Librazhd–Qafë Thanë. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se izolimi i juglindjes për shkak të mosmirëmbajtjes dhe korrupsionit është një pasqyrë e qartë e keqqeverisjes. Ai thekson se qytetarët, ambulancat dhe bizneset u vunë në vështirësi dhe se shteti duhet të […]

The post Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë/ Salianji: E turpshme! Pasqyrë e qartë e keqqeverisjes appeared first on BoldNews.al.

“Shehajt iu rrit mendja…”, Paloka: Pro bashkimit të opozitës, por jo me ata që bëjnë lojën e Ramës

Deputeti demokrat, Edi Paloka, gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, deklaroi se është pro bashkimit të PD dhe gjithë frontit opozitar. Por ai veçoi mes tyre, ata që sipas tij bëjnë lojën e Ramës. Paloka shprehu rezerva ndaj kryetarit të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, që sipas tij pasi PD i shtriu dorën e bashkimit duke […]

The post “Shehajt iu rrit mendja…”, Paloka: Pro bashkimit të opozitës, por jo me ata që bëjnë lojën e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Himarë me anëtarë dhe ish-drejtues të degës së PD-së. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehu rezerva për mënyrën se si po drejtohet Partia Demokratike, duke thënë se mungon demokracia e brendshme dhe se anëtarët nuk po përfshihen në vendimmarrje. “Pa demokraci të […]

The post Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të mërkurë që të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. ”…

Source

Ankimimi për dënimin me 1 vit burg/ GJK kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Ervin Salianjit

✇Albeu
By: M C

Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi është marrë pas verifikimit paraprak të materialeve dhe do të realizohet mbi bazë dokumentesh në seancë plenare.

Salianji i është drejtuar GJK me kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të vendimeve gjyqësore që lidhen me dënimin e tij me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë, në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”. Padia u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë tani është caktuar edhe relatorja e çështjes, e cila do të ndjekë procedurat për shqyrtimin e mëtejshëm të saj.

Njoftimi:

Nr. 33 (E) 2025 Regjistri Themeltar Ervin Salianji Prokuroria e Përgjithshme Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 28.01.2026

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi bëri rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.

The post Ankimimi për dënimin me 1 vit burg/ GJK kalon për shqyrtim mbi bazë dokumentesh çështjen e Ervin Salianjit appeared first on Albeu.com.

Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Kushtetuesja kalon për shqyrtim çështjen e Salianjit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij. Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit. Ervin Salianji u […]

The post Ankimimi për dënimin me 1 vit burg, Kushtetuesja kalon për shqyrtim çështjen e Salianjit appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë. Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij. Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të […]

The post Ervin Salianji i bashkohet protestës para kryeministrisë, e shoqëron edhe Ilir Vrenozi appeared first on BoldNews.al.

“Statuti i partisë të largon kur humb zgjedhjet”, Salianji: Nuk mund të ketë përjashtim për mendimin ndryshe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se Statuti i PD-së nuk parashikon përjashtime për mendim ndryshe, por sipas tij, largimi ndodh vetëm kur një figurë humbet zgjedhjet. Komentet e tij erdhën gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, ku iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili kishte pohuar se Salianji është […]

The post “Statuti i partisë të largon kur humb zgjedhjet”, Salianji: Nuk mund të ketë përjashtim për mendimin ndryshe appeared first on BoldNews.al.

Salianji nga Lezha: Të çlirojmë potencialin e demokratëve, nuk mund të ecim qorrazi pas humbjeve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, vijoi ditën e sotme turin e takimeve me bazën e mbështetësve, duke u ndalur në qytetin e Lezhës. Ai nënvizoi se turin e takimeve me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do ta vijojë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese. Salianji bëri thirrje […]

The post Salianji nga Lezha: Të çlirojmë potencialin e demokratëve, nuk mund të ecim qorrazi pas humbjeve appeared first on BoldNews.al.

“Është vetëpërjashtuar”, Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e partisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili tha se nuk do të kandidojë përballë Salianjit pasi, sipas tij, ai është “vetëpërjashtuar”. Në një postim në Facebook, Salianji e kundërshtoi këtë deklaratë, duke theksuar se askush nuk është mbi Kushtetutën e Partia Demokratike, e cila […]

The post “Është vetëpërjashtuar”, Salianji i përgjigjet Berishës: Askush nuk është mbi Kushtetutën e partisë appeared first on BoldNews.al.

Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar

Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse, gjatë zgjedhjeve që priten të mbahen në pranverë, do të kandidonte përballë Ervin Salianjit. Berisha deklaroi se Salianji nuk është përjashtuar nga partia, por është vetëpërjashtuar me zgjedhjen që bëri. Osman Stafa: Z.Berisha, në pranverë pritet që në PD të mbahen zgjedhje. Ju vet, e shpallni kandidaturën për […]

The post Salianji do kandidojë për tu zgjedhur në krye të PD? Berisha: Është vetëpërjashtuar appeared first on BoldNews.al.

Salianji: PD s’ka ndryshuar që nga 2013, do dal me platformë reformimi

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se Partia Demokratike nuk ka pësuar asnjë ndryshim të vërtetë që nga viti 2013, as në organizim, as në zgjedhjen e lidershipit dhe as në mënyrën e të bërit politikë. I ftuar në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit, Salianji theksoi se edhe sot në PD garojnë të njëjtat […]

The post Salianji: PD s’ka ndryshuar që nga 2013, do dal me platformë reformimi appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013

Ervin Salianji thotë se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013. Ai e lidh me në mënyrën e funksionimit, që ka mungesë në përzgjedhjen e lidershipit dhe që nuk ka gjuhë politike. Sipas tij jemi në vitin 2026, por shumica e figurave që garojnë dhe drejtojnë PD-në janë të njëjtët emra që kanë qenë aktivë edhe në vitin 2013. I ftuar në ”A2cnn”, Salianji pranoi se edhe ai…

Source

Arratisja e Altin Ndocit/ Salianji: Shoqërimi bëhet me pranga, pse kanë çeduar hallkat e sigurisë

Ervin Salianji, ka folur në lidhje me arratisjen nga spitali Infektiv i Durrësit të Altin Ndocit. I ftuar në emisionin “Now”, Salianji ka ngritur dyshime serioze për organizimin, planifikim dhe elementë të mundshëm korruptivë. Më tej ai thekson se nëse do të zbatohej protokolli, një arratisje e tillë do të ishte praktikisht e pamundur dhe […]

The post Arratisja e Altin Ndocit/ Salianji: Shoqërimi bëhet me pranga, pse kanë çeduar hallkat e sigurisë appeared first on BoldNews.al.

Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike ka nevojë për ripërtëritje dhe hapje ndaj mendimit ndryshe, për të qenë një alternativë kundër qeverisë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai kritikoi qasjen e partisë ndaj kritikëve të saj. Salianji tha se PD vazhdon të qarkullojë të njëjtën elitë dhe se personat […]

The post Salianji: PD duhet të hapet dhe të rinovohet, i turret kujtdo që mendon ndryshe appeared first on BoldNews.al.

Salianji: Unë bëra burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para! Ironizon edhe foltoret e Berishës

Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021. Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur […]

The post Salianji: Unë bëra burg, të tjerët morën tendera dhe bënë para! Ironizon edhe foltoret e Berishës appeared first on BoldNews.al.

“Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet

✇Albeu
By: M C

Ish-deputeti Ervin Salianji tha sot nga Korça para mbështetësve të tij demokratë në misionin për reformim dhe ringritje të PD-së se qeveria tani ka dalë nga kontrolli për shkak të korrupsionit galopant, amoralit politik dhe mosmbajtjes së përgjegjësive.

Ai kujtoi skandalin me tenderin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, që kushtoi 260 mln euro dhe tani është shkatërruar tërësisht dhe rrezikon jetën e qytetarëve, ku ministrja Belinda Balluku nuk mban asnjë përgjegjësi sipas tij.

“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që nga 2013 ka shkuar në 260 mln euro dhe e keni parë se si është prishur, përfituan vetëm hajdutët, thonë se shkurton rrugën por shkurton vetëm 10 minuta dhe është rrënuar. Rrezikon dhe jetët e qytetarëve. Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi, por dalin në televizor. Nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk kanë moral. Është e papranueshme edhe për një demokraci si kjo e jona, nuk kemi vetëm krizë politike, por edhe morale”, tha ish-deputeti.

Salianji kujtoi se qeveria aktualisht është jashtë kontrollit dhe ky është momenti që demokratët të ringrihen nëpërmjet reformimit të partisë dhe hapjes së dyerve të selisë blu, sepse janë regjistruar vetëm humbje zgjedhore.

“Qeveria e Ramës ka dalë jashtë kontrollit, është urgjente që shqiptarët t’i thërrasë e të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët nuk kërkojnë luftë, por respekt, normalitet. Ka rëndësi historike për ta mbyllur këtë kapitull, për një fazë tjetër ndryshimi demokratik që ka ardhur. Por ndryshimi nuk vjen ndryshe. Ka njeri që nuk e di se qeveria është e korruptuar kokë e këmbë? Ndryshimi vjen duke marrë ne përgjegjësitë tona”, vijoi ai.

The post “Qeveria e Ramës ka dalë nga kontrolli, por PD është në krizë”, Salianji: Bëjnë korrupsion dhe nuk mbajnë përgjegjësi edhe pasi rruga 260 mln euro Qukës-Qafë Plloçë shëmbet appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së

Ky do të jetë një vit vendimtar për përcaktimin e qasjes së qeverisë shqiptare ndaj sistemit të drejtësisë, ndërsa vendi synon të ruajë progresin e arritur drejt anëtarësimit në BE në vitin 2025. Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pasi kjo e fundit kërkoi arrestimin […]

The post Shqipëria në 2026: Përplasjet me prokurorët e SPAK-ut rrezikojnë të ngadalësojnë përparimin drejt BE-së appeared first on Reporter.al.

Salianji: PD duhet të sjellë rotacionin politik

Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme, se Partia Demokratike, sipas tij duhet të sjellë rotacionin politik. Në një reagim në rrjete sociale, teksa ka ndarë pamje nga takimi me demokratët në Shkodër, ai shprehet se PD ka nevojë sipas tij për transformim dhe reformim. “Partia Demokratike duhet të sjellë rotacionin dhe kjo është një […]

The post Salianji: PD duhet të sjellë rotacionin politik appeared first on BoldNews.al.

❌