Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Muriqi shkëlqen në “La Liga”, gol dhe asist në fitoren 4-1 të Majorkës ndaj Seviljes

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vijon të shkëlqejë në Spanjë.

Në sfidën e luajtur të hënën në mbrëmje mes Majorkës dhe Seviljes, e vlefshme për javën e 22-të të “La Liga”-s, Muriqi u shndërrua në protagonist në fitoren 4-1 të vendasve, duke dhënë një asist dhe duke shënuar një gol.

Bomberi i Kosovës ishte ai që çeli edhe “valsin” e golave për Majorkën, duke dërguar topin në rrjetë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 26-të të lojës. Ky ishte goli i 15-të i Muriqit në këtë sezon të elitës së futbollit spanjoll, ndërsa më mirë se ai renditet vetëm Mbappé me 22 gola.

Rezultati u barazua nga mysafirët në minutat shtesë të pjesës së parë. Konkretisht, në minutën e 46-të, Neal Maupay çoi topin në rrjetë për Seviljen.

Fraksioni i dytë i lojës foli vetëm për vendasit, të cilët shënuan edhe tre gola: Samu Costa (53’), Sergi Darder, i cili devijoi në gol goditjen e Muriqit në minutën e 74-t dhe Pablo Torre në minutën e 96-të.

Pas javës së 22-të, Majorka dhe Sevilja kanë grumbulluar nga 24 pikë, por ishullorët qëndrojnë një vend më sipër (14-të) për shkak të golavarazhit. La Liga kryesohet nga Barcelona me 55 pikë, një më shumë se Reali i Madridit.

/a.f/r.e/

The post Muriqi shkëlqen në “La Liga”, gol dhe asist në fitoren 4-1 të Majorkës ndaj Seviljes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shënojnë Laçi dhe Seferi/ Futbollistët kuqezinj shkëlqejnë në futbollin e Turqisë

Nuk ekziston vetëm Ernest Muçi. Padyshim lojtari ofensiv i Trabzonsporit është flamurmbajtësi I shqiptarëve në Turqi, veçse në ligat e këtij vendi luajnë edhe të tjerë.

Njëri prej tyre është mesfushori i kombëtares Qazim Laçi, që i dha vetes një gjysmë kënaqësi për ditëlindje.

Në një ndeshje që skuadra e tij, Rizespor, e humbi me shifrat 3-1 në fushën e Gjoztepesë, shqiptari u përpoq shumë dhe shënoi një gol që mund të quhet i vogël.

Kjo, sepse pasi tentoi të realizonte në mënyrë spektakolare, Laçi u detyrua të kënaqej me një rrjetë nga pika e bardhë.

Rizespor fitoi penallti për prekje të topit me dorë, dhe mesfushori kuqezi nuk gaboi. Ky ishte goli i tretë këtë sezon në Superligën turke, në të cilën ka edhe 3 asistë në 17 ndeshje.

Duke zbritur në Ligën e Parë turke, aty ishin protagonistë Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. Sulmuesi i përfaqësueses, që kohët e fundit është harruar nga Silvinjo, shënoi për Bodrumsporin, edhe pse ndeshja u humb në shtëpi ndaj Sivasporit.

Goli ishte mjaft I bukur, edhe si pasim, edhe si ekzekutim dhe ishte i 11-ti për Seferin këtë sezon.

Heroi negativ, kuptohet pa dashje, ishte Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares synoi të shënonte një gol spektakolar, por goditi kundërshtarin dhe arbitri i dha kartonin e kuq. Kjo, jo pa u konsultuar më parë me VAR-in.

 

Qazim Laçi shënon me “Rizespor” në Turqi

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka shënuar gol me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk.

30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3-1 në transfertë përballë Goztepes.

Ky është goli i tretë sezonal që Laçi shënon në kampionatin turk.

Pavarësisht përpjekjeve të Laçit, skuadra e tij nuk arriti të shmangë humbjen në transfertë.

Paraqitjet pozitive të Laçit janë një lajm i mirë edhe për Silvinjon në kuadër të ndeshjeve të marsit të Kombëtares për play-offin e Botërorit 2026.

/gj.m/j.p/

The post Qazim Laçi shënon me “Rizespor” në Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor

TIRANË, 18 janar /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi është i pandalshëm në kampionatin turk, duke shënuar një tjetër gol vendimtar për Trabzonsporin, me vlerën e tri pikëve.

Në ndeshjen e radhës në kampionat në transfertën ndaj Kocaelispor, megjithë masat e marra për të shmangur një gol prej tij, skuadra vendase dështoi në limit të ndeshjes. Trajneri vendas kishte premtuar se do bënte maksimumin që ekipi i tij ta ndalte Muçin. Por sulmuesi gjeti rrjetën në shtesën e takimit (91′) pas një gjuajtjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, për t’i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Një gol që shërben për të treguar se çfarë forme të shkëlqyer po kalon, pas një serie mbresëlënëse në 10 ndeshjet e fundit që e bëjnë këtë pa dyshim momentin më të mirë të karrierës së tij.

Në 10 ndeshjet e fundit zyrtare të Muçit, mes kampionatit, Kupës dhe Superkupës në Turqi, ai ka koleksionuar plot 10 gola e 2 asiste. Janë 8 gola në kampionat dhe një asist në këtë turne, ndërsa 2 gola dhe një asist janë edhe në Kupën e Turqisë.

Shifra mbresëlënëse në një periudhë kohe thuajse dymujore që do t’i kishte zili cilido sulmues, gjë që e kanë bërë Muçin aktualisht si një nga protagonistët kryesorë të futbollit në Turqi.

The post Ernest Muçi i pandalshëm, tjetër gol vendimtar për Trabzonspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ronaldo, gol pa titull/ CR7 arriti në 959 rrjeta në karrierë, më parë kuotës 1 000

Nuk dihet nëse ndihet aq I kënaqur sa të lerë prapa dëshpërimin. Kristiano Ronaldo hodhi edhe një tjetër hap drejt realizimit të objektivit të tij madhor, arritjes së 1 000 golave në karrierë, por njëkohësisht pësoi një disfatë shumë të rëndë në Ligën Profesioniste Saudite.

Veterani që mbush 41 vjeç në 5 shkurt, I dha epërsinë 1-0 skuadrës së tij, Al Nasr, në përballjen me rivalin kryesor për titull, Al Hilal. Ishte minuta e 42-të, por ajo që ndodhi më pas shkaktoi pikëllim për legjendën portugeze, por edhe zemërim.

Al Hilal, rekordmeni I titujve në Arabinë Saudite me 21 të fituar, barazoi në 57’ me penallti të kthyer në gol nga Salem Aldausari. Më pas, Al Nasr mbeti me 10 vetë pasi portieri Alakidi u përjashtua me karton të kuq për agresion, dhe humbja u bë e pashmangshme.

Kano kaloi në epërsi vendasit 9’ para fundit, dhe Ronaldo e pa pjesën tjetër të ndeshjes nga stoli, i zëvendësuar. Kur Ruben Nevesh realizoi për 3-1 sërish me penallti, Kristiano bëri një gjest shumë domethënës akuzues për arbitrin francez, Leteksie, që dha dy 11-metërsha dhe përjashtoi portierin me të kuq.

A thua vërtet, superylli portugez po vidhet? Polemikat janë të shumta, ndërsa ekipi I CR7-ës ka mbetur 7 pikë prapa kreut në Ligën Profesioniste Saudite, pasi Al Hilal ka 38 pikë, ndaj të Al Nasrit.
Frika është se Ronaldo mund të mbetet sërish pa trofe në Arabi, ndërsa për të arritur 1 000 golat i duhen edhe 41./abcnews.al

Amir Rrahmani shënon në “Olimpico” ndaj Lazios

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Napoli po udhëheq 0-2 në “Olimpico” përballë Lazios, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, që ka vulosur golin e dytë të kampionëve të Italisë.

Mbrojtësi dardan realizoi golin e tij të parë këtë sezon në Serie A, në paraqitjen e dhjetë me fanellën e Napolit, duke konfirmuar formën e mirë dhe rolin kyç në prapavijë.

Goli i Rrahmanit i jep qetësi skuadrës së tij dhe forcon epërsinë në një transfertë të vështirë ndaj Lazios.

Një moment i rëndësishëm jo vetëm për Napolin, por edhe për Kosovën, teksa kapiteni i saj shënon në një nga skenat më prestigjioze të futbollit italian.

/gj.m/a.f/

The post Amir Rrahmani shënon në “Olimpico” ndaj Lazios appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anis Mehmeti nis 2026-ën me shkëlqim, supergol në Championship dhe sinjale për Kombëtaren

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Anis Mehmeti ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri 2026.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar një supergol në javën e 26-të të Championship, duke kontribuar në fitoren e Bristol City 5–0 ndaj Portsmouth. Mehmeti gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, duke shënuar golin e parë për këtë vit kalendarik.

Me këtë realizim, 24-vjeçari shkon në kuotën e 8 golave dhe 6 asistesh në sezonin 2025–2026, shifra që konfirmojnë një formë mjaft të lartë dhe një rol gjithnjë e më vendimtar në lojën e skuadrës së tij.

Mehmeti nuk po spikat vetëm si finalizues, por edhe si një element kreativ, që ndihmon ndjeshëm repartin ofensiv të Bristol City.

Rendimenti në rritje i sulmuesit shqiptar nuk është më rastësi. Paraqitjet e vazhdueshme pozitive e bëjnë atë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës në këtë sezon të Championship.

Forma e shkëlqyer e Anis Mehmetit përbën një “presion” në distancë edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Sulmuesi ka mbi dy vite që nuk është ftuar te kuqezinjtë, por me paraqitje të tilla, emri i tij po rikthehet fuqishëm në diskutim për një rikthim të mundshëm në përfaqësuese.

/gj.m/a.f/

The post Anis Mehmeti nis 2026-ën me shkëlqim, supergol në Championship dhe sinjale për Kombëtaren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ronaldo, kur goli është “ves” / Realizoi në barazimin 2-2 që Al Nassr arriti në ligën saudite

Topi e ndjek sikur të jetë një magnet. Kristiano Ronaldo është një shënues kaq I madh saqë realizon edhe kur nuk nuk e mendon, apo kur duket e pamundur.

Kështu ndodhi në ndeshjen e Ligës Profesioniste Saudite, me portugezin që regjistroi emrin në tabelën elektronike krejt pa dashje.

Kjo ndodhi në 67’, kur pas një aksioni rrëmujë, topi u godit nga Zhoao Feliks, ndryshoi drejtimin pasi preku shpinën e CR7-ës.

Për shkak të devijimit, goli iu quajt Kristianos dhe tani ka 957 rrjeta në karrierë e 14 këtë sezon në kampionat, duke qenë më I miri në garën për Këpucën e Artë.

Sërish Al Nasr nuk bëri sa duhet, dhe nuk e mori dot fitoren.

Mesfushori holandez, Vajnaldum, autor I golit të parë, barazoi për 2-2 dhjetë minuta para fundit.

Nuk mjaftoi epërsia e thellë me 22 gjuajtje ndaj 8 të rivalit, me 64 për qind mbajtje topi dhe me goditjet nga këndi plot 16-1!

Al Nasr ka 31 pikë dhe e mbylli vitin në krye të renditjes, ndonëse Al Tauon ka 28, dhe Al Hilal mund të mbërrijë në 2 pikë largësi nëse fiton ndeshjen e kësaj jave.

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e gjashtë dhe të fundit të Grupit A në Champions-in e dytë aziatik, një përballje vendimtare për fatin e kualifikimit në fazën pasuese të kompeticionit.

Para kësaj sfide, situata në grup ishte e qartë për skuadrën iraniane. Esteghlalit i duhej vetëm fitorja për të siguruar vendin e dytë dhe për të kaluar më tej, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta linte jashtë.

Skuadra arriti ta menaxhojë ndeshjen dhe të marrë tre pikët e nevojshme, duke e mbyllur grupin me 8 pikë, një më shumë se Al Muharra, që u rendit pas saj.

Goli që vulosi përfundimisht fatin e takimit erdhi në minutën e 87-të dhe mban firmën e Jasir Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi pas një gjuajtjeje të saktë nga jashtë zone, duke shënuar golin e tretë për Esteghlal dhe duke mbyllur çdo diskutim për rezultatin final.

Ky ishte realizimi i dytë i Asanit në këtë edicion të Champions-it 2 aziatik.

Paraqitja e tij u vlerësua pozitivisht edhe nga statistikat individuale. Sipas platformës “SofaSkor”, Asani mori notën 7.6, duke qenë mes lojtarëve më të vlerësuar në fushë për këtë përballje.

Kontributi i tij u konsiderua i rëndësishëm si në fazën sulmuese, ashtu edhe në menaxhimin e lojës në minutat vendimtare.

Pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në grup, Esteghlal përfundon fazën e grupeve me 8 pikë, duke siguruar kualifikimin si skuadra e dytë e Grupit A.

Në planin individual, Asani po kalon një sezon pozitiv edhe në kampionat, ku ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje të luajtura deri tani.

Sulmuesi 30-vjeçar është pjesë e klubit iranian që nga muaji gusht dhe, që prej afrimit të tij, ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në të dyja kompeticionet, kampionat dhe arenë ndërkombëtare.

 

The post Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Muçi mbyll vitin me gol/ Shqiptari shënon rrjetën e shtatë të sezonit në Superligën turke

E mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ernest Muçi mund të jetë i lumtur me veten në Superligën turke, ndonëse skuadra e tij, Trabzonspori pësoi humbje.

Në disfatën e parë të të vetëve që nga mesi i shtatorit, me shifrat 4-3 në Ankara ndaj rivalit Gençlerbirligi, ylli i kombëtares shqiptare shënoi gol dhe shërbeu asist.

Mëkat që kontributi I tij nuk u shpërblye të paktën me një pikë.

Vendasit kryesuan 2-0 dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për ta, ndërsa në 50’, Filip Augusto dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të shkëlqyer të lojtarit ofensiv kuqezi.

Për fat të keq, mbrojtja e Trabzonsporit futi ujë ndjeshëm dhe erdhën dy gola të tjerë nga kryeqytetasit.

Këtë rrjetë loje nuk e prishi dot as penalltia e kthyer në gol pikërisht nga Muçi në 67’.

Kohë pati, por fati nuk ishte me miqtë.

E përditshmja “Fanatik” shkruan: Shënuesi më I mirë I kampionatit javët e fundit nuk u ndal! Muçi nuk humbet asnjë minutë!

Futbollisti tiranas ka 7 gola e dy asistë në Superligën turke këtë sezon, madje gjithçka ka ardhur në 5 ndeshjet e fundit.

Ai ishte I mrekullueshëm në triumfin me përmbysje 4-3 në fushën e Bashaksehirsporit, me rrjetën e fitores në minutën e 101-të, ndërsa kishte realizuar edhe më parë.

Kjo, në vetëm 27’.

Pastaj, fitoi penallti dhe shënoi një nga golat më të bukur të sezonit në Turqi dhe në Europë në fitoren 3-1 në shtëpi kundër Konjasporit.

Pasuan dy gola në suksesin 2-1 në Gëztepe, si dhe nuk mungoi rrjeta ndaj ekipit të klubit që I ka kartonin, Beshiktashit, në barazimin 3-3.

 

PL – Broja shpëton Burnleyn nga seria turpëruese e humbjeve

LONDËR, 20 dhjetor /ATSH/ – Goli i parë i Armando Brojas për Burnleyn i dha fund serisë së mjerueshme të humbjeve të ekipit, me një barazim dramatik në fund të ndeshjes kundër Bournemouth, sipas burnelyexpress.com.

Nënshkrimi i madh i verës erdhi nga stoli për të shënuar me kokë në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe për të barazuar 1-1.

Marcus Edwards, një tjetër zëvendësues, ishte gjithashtu shumë i përfshirë në gol, duke ofruar një cilësi shumë të nevojshme me një krosim joshës, që do të thotë se Brojës i duhej vetëm një prekje e vogël për të kapur cepin e poshtëm të portës.

”Qershitë”, siç quhen ndryshe lojtarët e Bornemouthit dukeshin se kishin epërsi në një lojë të dobët, pa asnjë cilësi të vërtetë, kur Antoine Semenyo shënoi në mes të pjesës së dytë.

Por, goditja me kokë e Brojës solli pak gëzim për t’i dhënë Burnleyt pikën e parë në ligë që nga 26 tetori./  a.jor.

The post PL – Broja shpëton Burnleyn nga seria turpëruese e humbjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FIFA shpall golin më të bukur të vitit 2025

Santiago Montiel është shpallur zyrtarisht fitues i çmimit prestigjioz Puskás gjatë ceremonisë FIFA The Best 2025, duke u kurorëzuar si autori i golit më të bukur të vitit. Emrat e fituesve të trofeve po zbulohen një e nga një, ndërsa ceremonia madhështore do të mbahet mbrëmjen e kësaj të marte në Doha, Katar.

Pas shpalljes së portierit më të mirë të vitit, FIFA ka zbuluar edhe fituesin e çmimit për golin më spektakolar, një nder që këtë herë i ka shkuar anësorit argjentinas të Independiente, Santiago Montiel.

Montiel është një emër i njohur për tifozët argjentinas, pasi ishte ai që realizoi penalltinë vendimtare për Argjentinën ndaj Francës në finalen dramatike të Kupës së Botës 2022. Megjithatë, çmimi Puskás këtë vit vjen si rezultat i një goli të jashtëzakonshëm të shënuar në kampionatin argjentinas.

Më 11 maj, në ndeshjen e kampionatit kundër Independiente Rivadavia, Montiel realizoi një gol spektakolar me roveshatë nga jashtë zone, duke i dhënë fitoren ekipit të tij me rezultatin 1-0. Aksioni i tij mahnitës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga tifozë dhe ekspertë të futbollit në mbarë botën.

Goli u vlerësua jo vetëm për vështirësinë teknike, por edhe për spontanitetin dhe bukurinë estetike, elemente që e bënë Montielin fitues të merituar të çmimit Puskás, një nga trofetë më të veçantë të FIFA-s.

Me këtë çmim, Santiago Montiel hyn zyrtarisht në historinë e futbollit botëror, duke u renditur mes emrave që kanë realizuar gola të paharrueshëm dhe që kanë lënë gjurmë përtej rezultateve sportive.

We’ll never tire of this goal. 🤸‍♂️

Santiago Montiel with a Puskás award winner to remember. 💫

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025

The post FIFA shpall golin më të bukur të vitit 2025 appeared first on iconstyle.al.

Hera e parë në karrierë dhe gati për një rekord të ri, Ernest Muçi është në kulmin e formës

✇Albeu
By: M C

Ernest Muçi është kthyer në kryefjalën e futbollit turk në këto javë të fundit, pasi po shënon me një rregullsi mbresëlënëse duke siguruar pikë të rëndësishme për skuadrën e cila është kthyer në pretendente për titullin kampion duke rivalizuar me Gallatasarajn.

Muçi ka shënuar 6 gola në 4 ndeshjet e fundit, duke qenë protagonist direkt i 10 pikëve të siguruara nga Trabzonspor për të mbetur në këtë garë për titullin.

Kjo është hera e parë në karrierën e Muçit që shënon në 4 ndeshje radhazi në kampionat, gjë që tregon më së miri formën e sulmuesit.

Duke qenë në kuotën e 6 golave, Muçi është vetëm një gol larg sezonit të tij më të mirë në një edicion futbollistik. Ai ka shënuar 7 gola në sezonin 2019-2020 me Tiranën në Superiore, ndërsa ka realizuar po këtë numër golash të ndarë mes Legia Vershavës dhe Beshiktashit në sezonin 2023-2024.

Kësisoj, atij i duhet të gjejë vetëm 2 herë të tjera rrjetën në edicionin aktual, për të regjistruar një rekord të ri dhe me formën që po kalon, kjo arritje nuk duhet të jetë shumë larg.

The post Hera e parë në karrierë dhe gati për një rekord të ri, Ernest Muçi është në kulmin e formës appeared first on Albeu.com.

Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në kampionatin turk

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka qenë protagonist në fitoren e thellë 3-0 të Rizespor ndaj Eyüpspor, në ndeshjen e radhës së kampionatit turk.

Laçi mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe nga pika e bardhë u tregua i saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës së tij.

Përveç golit, ai zhvilloi një paraqitje shumë pozitive gjatë gjithë takimit, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.5, ndër më të mirët në fushë.

29-vjeçari po kalon një sezon të mirë në aventurën e tij të parë në kampionatin turk. Deri më tani, Laçi ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushën e Rizespor.

Forma e mirë e mesfushorit përbën një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren shqiptare, teksa Laçi vijon të jetë një nga elementët kyç në repartin e mesfushës.

/gj.m/r.e/

The post Qazim Laçi shënon me Rizespor, paraqitje e shkëlqyer në kampionatin turk appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi bën “fenomenin”/ Shqiptari nuk ndalet më së shënuari në Superligën turke

Është një mbrëmje e re. Është një ndeshje tjetër, por është sërish shfaqja e Ernest Muçit. Ylli shqiptar po vazhdon të shkëlqejë tepër fort në Superligën e Turqisë, në një moment kur çdo gjë që prek kthehet në ar.

Shënoi sërish, madje dy gola, duke siguruar fitoren 2-1 që Trabzonspor e arriti në Izmir ndaj Goztepesë vendase, në javën e 15-të të Superligës së Turqisë. Më herët shënoi dy rrjeta në fitoren 4-3 në Bashaksehir, dhe realizoi një tjetër e shërbeu asist në suksesin 3-1 në shtëpi kundër Konjasporit.

Në moshën e re 24-vjeçare më në fund duket se I ka ardhur koha për gjëra të mëdha, e do ta shohim shumë më tepër protagonist në kombëtaren shqiptare. Ishin rrjeta më normale këtë herë, të paktën për standardet e tij.

E para me ndjekje aksioni deri në fund. E dyta me devijim pas një skeme. E përditshmja “Fanatik” pasi e cilëson të shkëlqyer, thekson se ka shënuar 5 gola në 3 ndeshje radhazi, dhe se u bë i pari lojtar I Trabzonsporit që nga Burak Jilmaz në vitin 2010, që shënon të paktën dy gola në dy ndeshje radhazi jashtë fushe.

Me Muçin në formë të tillë, skuadra e shquar turke pretendon titullin, duke qenë vetëm 2 pikë prapa Gallatasarajit që kryeson./abcnews.al

Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Sulmuesi kuqezi Arbër Hoxha ishte njeriu i ndeshjes dje në klasiken e futbollit kroat, ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Hajdukut të Splitit.

Hoxha ka vendosur baraspeshën e takimit në minutën e 102-të.

Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 favorizon Dinamon e Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes në kampionatin kroat.

Gjyqtarët e ndeshjes akorduan 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt, ku Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua në vendin dhe kohën e duhur për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Sulmuesi kuqezi është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asiste.

Sulmuesi i Kombëtares është ylli i kampionatit kroat për këtë edicion. Hoxha është edhe “Lojtari i muajit” te Dinamo Zagreb që prej shtatorit.

Dje ai ka postuar një mesazh pas barazimit që u kishte vlerën e fitores.

“Faleminderit për të gjithë suportin tuaj në derbin e sotëm”, ishte mesazhi i sulmuesit të Kombëtares.

Forma fantastike dhe golat e rëndësishëm kanë ndikuar, që të ketë rol të rëndësishëm. Anësori po kalon edicionin më të mirë në Kroaci dhe Dinamo Zagreb kryeson renditjen.

The post Arbër Hoxha barazon në minutën e 102-të në derbin kroat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Golat me roveshatë, skocezi “fluturon” mbi CR7

Janë tepër të veçantë dhe të vjetër ndoshta sa vetë futbollit. Golat me roveshatë i kanë shënuar legjenda si Marko Van Basten, Garet Bejl në finalen e Championsit, Real-Liverpul, apo edhe të tillë si Filip Mekse apo Mauro Bresan.

Një nga interpretimet më spektakolare dhe më të vështirë të futbollit, ka edhe rekordin e tij, i cili progresivisht ka ecur përpara, të paktën për aq kohë sa janë bërë matje e janë mbajtur statistikat.

Kanë kaluar tetë vjet e gjysmë që nga rrjeta historike e Kristiano Ronaldos, kur me fanelën e Realit realizoi në portën e Juventusit në “Alianc Stadium” të Torinos, dhe ky rekord është thyer dy herë.

Në fund të shtatorit ia doli sulmuesi nga Nigeria, Pol Ebere Onuaçu, që goditi shkëlqyeshëm për Trabzonsporin ndaj Karagymrykut në Superligën e Turqisë, dhe lartësia e këmbës së tij në momentin e goditjes ishte 2.41 metra, ndërsa e Kristianos 2.38 metra.

Sidoqoftë, “steka” qendroi shumë pak aty.

Mbrëmjen e 18 nëntorit, pra fare pak ditë më parë, Skot Mektominai shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë.

Që në minutën e tretë, ylli i sotëm i Napolit dhe ish-lojtar i Mançester Junajtidit, realizoi një roveshatë për 1-0.

Skocia fitoi 4-2 dhe shkoi direkt në Kupën e Botës, ndërsa matjet treguan se Mektominai ka vendosur rekordin e ri të lartësisë së goditjes së topit në roveshatë.

Ky rekord tani qëndron në 2.53 metra. Ndoshta, do të duhet shumë kohë që të thyhet.

Sidoqoftë, ka një tjetër roveshatë, e cila ndoshta është me e bukura, ndonëse nuk ka rekordin e lartësisë. Zlatan Ibrahimoviç realizoi kështu ndaj Anglisë dhe besohet se kapiteni suedez ka rekordin e largësisë nga porta dhe të shkallës së vështirësisë.

Mirlind Daku shënon gol dhe i jep fitoren Rubin Kazanit përballë Akhmat Groznit

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Mirlind Daku, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë protagonist i fitores së Rubin Kazanit përballë Akhmat Groznit, sfidë e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit rus.

27-vjeçari shqiptar ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të të ndeshjes, duke vulosur fitoren 1-0 të Rubinit.

Pas golit, sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës pasi ka plotësuar numrin e kartonëve.

Ky është goli i nëntë i Dakut në Premier Ligën ruse dhe i dhjeti sezonal.

/e.i/a.f/

The post Mirlind Daku shënon gol dhe i jep fitoren Rubin Kazanit përballë Akhmat Groznit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LIVE Shqipëri-Angli/ Bie “fortesa” kuqezi, Kane zhbllokon shifrat

Shqipëria 0-1 Anglia

Shqipëria luan ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit 2026, me kuqezinjtë që presin në “Arenën Kombëtare” Anglinë, në një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka zgjedhur që mos t’i rrezikojë lojtarët të ndëshkuar me karton të verdhë, në mënyrë që të mos humbasin sfidën play off, duke kryer një lloj rotacioni në disa reparte të skuadrës.
Në portë do të jetë sërish Strakosha, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji. Në mesfushë rreshtohen Asllani, Ramadani, Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Bajrami, Hoxha dhe Uzuni në qendër, duke ulur në stol Armando Brojën.

Një lloj rotacioni ka zgjedhur të bëjë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, i cili deri më tani ka grumbulluar pikë të plota me “Tre Luanët”, madje duke mos pësuar asnjë gol.
Drejtësia në këtë sfidë do të vendoset nga italianët, me Marco Guida si arbitër kryesorë, Giorgio Peretti dhe Alessio Berti si anësorë dhe Simone Sozza arbitër i katërt. Në VAR do të jenë Marco Di Bello dhe Valerio Marini.
Rezultati Live:
Shqipëri 0-1 Angli
Kane 74′
Komenti Live:
74′ Gol Anglia 0-1/
67′ Topi ngel te Bajrami, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
66′ Bajrami hedh një kros drejt zonës, por topi kontrollohet nga Henderson.
65′ Saka merr një top në zonë dhe godet me të majtën, por Strakosha arrin ta ndalë sërish.
63′ Dy zëvendësime te Anglia, Eze dhe Rice, në vendet e tyre futen Saka dhe Foden.
60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.
57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.
51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.
50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.
47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.
37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.
37′ Bowen provon me një gjuajtje brenda zonës, por Strakosha tregohet i vëmendshëm, dhe i mohon golin anglezëve.
36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.
26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.
18′ Hysaj provon një gjuajtje nga distanca, por goditja e tij shkon mbi kuadrat.
15′ Ramadani shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Harry Kane dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
4′ Declan Rice merr një top në zonë dhe godet me të djathtën, por Strakosha e kontrollon pa probleme.

The post LIVE Shqipëri-Angli/ Bie “fortesa” kuqezi, Kane zhbllokon shifrat appeared first on Albeu.com.

Gol nga porta në portë/ Santilli realizoi në mënyrë krejt të veçantë në ligën e Uruguajit

Ishte hera e dytë që ndodhte në elitën e këtij vendi. Futbolli uruguajan provoi diçka krejt të veçantë në ndeshjen Serro Largo-Liverpul, të vlefshme për Turneun e Mbylljes, apo siç quhet në Uruguaj, Torneu Klausura.

Sebastian Asis shënoi në minutën e 34-ët dhe vendasit po e kontrollonin sfidën nën shiun e rrëmbyer, ndërsa mrekullia ndodhi pak pas nisjes së pjesës së dytë.

Në 49’, portieri Zhino Santiji bëri një rivënie nga zona e tij, dhe me të majtën arriti diçka që as nuk e kishte menduar.

Topi pa shumë pretendime kaloi gjithë fushën dhe befasoi portierin kundërshtar, Sebastian Lentineji. Besohet se distanca duhet të ketë qenë mbi 85 metra, e ndoshta 90 metra, diçka vërtet e pabesueshme.

Santiji u bë I dyti portier I ekipit të tij që shënon nga porta e tij, pas Uashington Agirres në 2022, ndërsa historia nis më herët. I pari që e bëri në Uruguaj ishte braziliani me emrin e gjatë Hailton Korrera de Arruda, I njohur shikurt si Manga, që ia doli në maj 1973, pra më shumë se 50 vite më parë./abcnews.al

❌