Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 January 2026Main stream

Shënojnë Asani dhe Mehmeti/ Ylli kuqezi realizon golin e njëmbëdhjetë sezonal në Iran

2 January 2026 at 18:44

U treguan të shkëlqyer.

Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.

Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.

Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.

Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.

Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.

Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.

U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.

Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.

Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.

Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.

Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.

Before yesterdayMain stream

Asani e nis me “pushime”/ Futbollisti i Kombëtares i pezulluar për duelin në 1 janar në Iran

31 December 2025 at 13:19

Lavdërimet kanë nisur dhe janë të shumta. Jasir Asani e tregoi të gjithë klasin e tij me golin që shënoi në ndeshjen e fundit të Championsit të dytë të Azisë, në fitoren 3-0 jashtë fushe që arriti ekipi I tij, Esteglal, dhe me kualifikimin për në raundin e dytë.

Rrjeta ishte tipike e tij, si ato që shënoi një sezon më parë në Championsin kryesor, kur luante me fanelën e skuadrës koreanojugore, Kuangju, dhe ku arriti të realizonte 9 herë në 10 ndeshje.

Mediat në Iran nuk ngurruan ta ngrinin në qiell talentin e futbollistit të kombëtares shqiptare, I cili e bën dallimin edhe në Iran.

Ishin të shumta gazetat, portalet dhe televizionet që përsëritën apo komentuan mënyrën sesi Asani gjeti golin.

Gjithsesi, pikërisht në momentin e tij më të mirë, dhe kur I duhej Esteglalit më shumë se kurrë, shqiptari nga Shkupi do të bëjë një ndalesë të detyruar.

Ai nuk do të luajë këtë të enjte të 1 janarit kundër ekipit që kryeson kampionatin, Sepahanit, pasi mori karton të verdhë në sfidën e Ligës Profesioniste iraniane humbur 0-1 në shtëpi ndaj Gol Goharit.

Një problem I madh për skuadrën nga kryeqyteti e cila ka humbur terren me kryesuesit duke pasur 22 pikë në 14 ndeshje, ndaj 30 që ka Sepahani në po kaq duele të luajtura.

Ylli 30-vjeçar kuqezi ka 10 gola këtë sezon në 19 ndeshje, duke shtuar edhe dy asistë, nga të cilët 6 rrjeta në kampionat, dy në Champions dhe dy në Kupën e Iranit.

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

By: V K
25 December 2025 at 07:47

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e gjashtë dhe të fundit të Grupit A në Champions-in e dytë aziatik, një përballje vendimtare për fatin e kualifikimit në fazën pasuese të kompeticionit.

Para kësaj sfide, situata në grup ishte e qartë për skuadrën iraniane. Esteghlalit i duhej vetëm fitorja për të siguruar vendin e dytë dhe për të kaluar më tej, ndërsa çdo rezultat tjetër do ta linte jashtë.

Skuadra arriti ta menaxhojë ndeshjen dhe të marrë tre pikët e nevojshme, duke e mbyllur grupin me 8 pikë, një më shumë se Al Muharra, që u rendit pas saj.

Goli që vulosi përfundimisht fatin e takimit erdhi në minutën e 87-të dhe mban firmën e Jasir Asanit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi pas një gjuajtjeje të saktë nga jashtë zone, duke shënuar golin e tretë për Esteghlal dhe duke mbyllur çdo diskutim për rezultatin final.

Ky ishte realizimi i dytë i Asanit në këtë edicion të Champions-it 2 aziatik.

Paraqitja e tij u vlerësua pozitivisht edhe nga statistikat individuale. Sipas platformës “SofaSkor”, Asani mori notën 7.6, duke qenë mes lojtarëve më të vlerësuar në fushë për këtë përballje.

Kontributi i tij u konsiderua i rëndësishëm si në fazën sulmuese, ashtu edhe në menaxhimin e lojës në minutat vendimtare.

Pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara në grup, Esteghlal përfundon fazën e grupeve me 8 pikë, duke siguruar kualifikimin si skuadra e dytë e Grupit A.

Në planin individual, Asani po kalon një sezon pozitiv edhe në kampionat, ku ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje të luajtura deri tani.

Sulmuesi 30-vjeçar është pjesë e klubit iranian që nga muaji gusht dhe, që prej afrimit të tij, ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në të dyja kompeticionet, kampionat dhe arenë ndërkombëtare.

 

The post Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Asani shkëlqen në Iran/ Ylli i kombëtares, titullar në duelin e kreut, Persepolis-Esteglal

By: Re Nato
6 December 2025 at 15:18

Ishte titullar në sfidën më të madhe.

Jasir Asani nuk e humbi derbin tepër të rëndësishëm të futbollit në Iran, dhe luajti gjatë gjithë kohës në sfidën në fushën e Persepolisit.

Esteglal po lufton këtë sezon për titull, dhe shqiptari tërhoqi vëmendjen për provokimin e bërë pak ditë më parë ndaj rivalit brenda kryeqytetit Teheran.

Ai u dallua duke marrë shumë përsipër në derbin që Esteglal e barazoi pa gola, një rezultat shumë pozitiv në fushën e një kundërshtari për titull.

Skuadra e tij është në vendin e dytë në Ligën Profesioniste të Iranit, duke pasur 20 pikë pas 11 javësh kampionat, vetëm një pikë pas kryesuesit Sepahan, ndërsa Persepolis është shumë pranë, me 19 pikë, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Asani vetë ka qenë shumë I dalluar këtë vit sportiv në vendin e madh të Gjirit Persik.

Jo më kot ka shënuar 6 gola e ka shërbyer dy asistë në 16 ndeshje, nga të cilat 5 gola i ka në 11 sfida në kampionat.

Shqiptari konsiderohet si lojtari më I mirë I Esteglalit, dhe njëri nga më të mirët në Iran, dhe duket se po i justifikon pritshmëritë./abcnews.al

VIDEO/ Jasir Asani jep asist me telekomandë në Champions 2, ai që shënoi golin ulet dhe i puth këmbën

By: admin
6 November 2025 at 10:30

Jasir Asani është kthyer në protagonist në radhët e skuadrës së Esteghlal që në ditët e tij të para në radhët e klubit iranian. Dhe cilësitë e tij po i tregon me gola dhe me asiste në kompeticionet ku merr pjesë.

Sot, ai ka zbritur në fushë me Esteghlal në transfertën në Jordani përballë Al Uehdat në Champions League 2, turneun e dytë më të rëndësishëm për klube në Azi. Dhe sigurisht futbollisti i Kombëtares shqiptare la shenjë teksa dha një asist perfekt për golin e barazimit 1-1 të shënuar nga Ahmadi.

Asani dha një harkim perfekt nga e djathta për sulmuesin i cili shty topin në rrjetë dhe nuk ngurroi ta falënderonte Asanin në mënyrën e tij. Ai u ul në gjunjë dhe i puthi këmbën lojtarit shqiptar.

SHIH VIDEON

The post VIDEO/ Jasir Asani jep asist me telekomandë në Champions 2, ai që shënoi golin ulet dhe i puth këmbën appeared first on Albeu.com.

Deklarata e bujshme e Jasir Asanit, zbulon si e kërcënoi klubi që e largoi si hero: Isha gati të sakrifikoja gjithçka…

By: V K
29 October 2025 at 10:38

Jasir Asani, ishte një nga temat më të nxehta për futbollistët e Kombëtares, pikërisht në merkaton e verës. Guangju kishte filluar një hakmarrje ndaj sulmuesit shqiptar, edhe pse në fund i dedikoi postim duke e transferuar si hero te Esteghlal.

Asani ka zbuluar prapaskenat e bujshme që ndodhën në Korenë e Jugut, si edhe kërcënimin e ish-klubit të tij. Këto deklarata vijnë pikërisht nga Irani ku edhe po luan me Esteghlal.

“Klubi korean më tha ose duhet të shkosh në ligën japoneze, ose duhet të vish në stërvitje. Dhe nëse nuk shkon në ligën japoneze, nuk do të të japim as edhe një minutë lojë.

Unë i thashë, mirë, edhe nëse nuk luaj asnjë minutë në Kore, nuk më intereson sepse dua të shkoj te Esteghlal. Isha gati të sakrifikoja gjithçka, vetëm që një ditë të arrija te Esteghlal. Që nga dita e parë dhe në shikimin e parë, u dashurova me Esteghlalin”, u shpreh Asani sipas fjalëve të raportuara në Iran.

Ishte klubi japonez i Jokohama F. Marinos, që në verë interesohej për shërbimet e mëngjarashit. Asani e ka fituar që në fillim mbështetjen e tifozëve në Iran. Anësori 30-vjeçar, ka shënuar pesë gola dhe asistuar një tjetër në dhjetë ndeshjet e para.

The post Deklarata e bujshme e Jasir Asanit, zbulon si e kërcënoi klubi që e largoi si hero: Isha gati të sakrifikoja gjithçka… appeared first on Albeu.com.

Gol dhe festë nga Jasir Asani, kërcasin shishet në stadiumin e mbushur të Iranit

By: V K
26 October 2025 at 14:21

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka shënuar golin e radhës për Esteghlal, që luan në transfertën e Fajr Sepasi.

Asani po shkëlqen me skuadrën iraniane, ndërsa është takimi i tretë rresht që shënon.

Jasir Asani, zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penallti. Më pas erdhi festa me shqiponjë dhe “Siu” e famshëm nga Kristiano Ronaldo.

Shishet nuk munguan në fushë nga tifozët vendës, ndërsa stadiumi është i tejmbushur. I njëjti incident u përsërit edhe pas golit të dytë të Esteghlal, që sërish u shënua nga penalltia.

Asani ka shënuar dy gola këtë javë, njëherë në Champions-in 2 aziatik dhe tashmë në kampionat. Anësori ka gjetur edhe formën më të mirë te klubi ku u transferua në verë.

The post Gol dhe festë nga Jasir Asani, kërcasin shishet në stadiumin e mbushur të Iranit appeared first on Albeu.com.

Jasir Asani fiton zemrat në Iran/ Lojtari i Shqipërisë i jep fitoren në ligë ekipit të tij, Esteglal

By: V K
18 October 2025 at 14:40

Jasir Asani, do të përpiqet ta rifitojë vendin në kombëtare, e ndoshta do t’ia dalë. Të paktën e ka treguar veten se cili është në Ligën Profesioniste të Iranit, duke u cilësuar si më i miri i skuadrës, dhe njëri nga më të mirët e kampionatit.

Ylli kuqezi ishte më i rëndësishmi, dhe vendimtar, në fitoren që Esteglal arriti në kampionat ndaj rivalit Mes Rafsanxhan në javën e shtatë.

Asani e vendosi shpejt fatin e ndeshjes, duke shënuar një gol të shkëlqyer personal që në 12’. Ishte stili i tij të zakonshëm, veçse zgjodhi shtyllën e parë, jo të dytë, besohet për të gabuar portierin.

Mediat iraniane patën lavdërime të mëdha për shqiptarin. Njëra prej tyre shkruante se Esteglal u duk sikur kishte dy Jasir Asanë kundër Mes Rafsanxhanit.

Sepse 30-vjeçari, sipas mediave në Teheran, ishte i shkëlqyer në sulm dhe në mbrojtje. Asani për gazetat e kryeqytetit kreu shumë mirë detyrat mbropjtëse në mesfushë, madje u tërhoq edhe më prapa në prapavijë.

Futbollisti I Shqipërisë ka 3 gola e një asist në 6 ndeshje në Ligën Profesioniste të Iranit, ku nuk është gjithmonë titullar, veçse ka luajtur 82 për qind të minutave.

The post Jasir Asani fiton zemrat në Iran/ Lojtari i Shqipërisë i jep fitoren në ligë ekipit të tij, Esteglal appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Asani rikthehet me gol pas ndeshjes me Kombëtaren, shqiptari vendimtar për Esteghlal

By: armand
17 October 2025 at 17:19

Pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, ku luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer menjëherë në formë me klubin e tij në Iran. Sulmuesi shqiptar ka lënë menjëherë shenjë në kampionatin iranian, duke realizuar një gol të bukur për skuadrën e Esteghlal. Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjanit, Asanit i mjaftuan […]

The post VIDEO/ Asani rikthehet me gol pas ndeshjes me Kombëtaren, shqiptari vendimtar për Esteghlal appeared first on BoldNews.al.

“Zhduket” Jasir Asani/ Ylli i kombëtares nuk kthehet në Iran me ekipin pas ndeshjes

20 September 2025 at 12:51

Përvoja e parë në skenën e madhe nuk ishte si vjet.

Jasir Asani ishte titullar për ekipin e tij, Esteglal, në Ligën e Kampionëve të Azisë, në një ndeshje që doli e mallkuar, dhe që solli edhe tituj të bujshëm mediatike në Iran.

Esteglal u shkatërrua me shifrat 7-1 në Emiratet e Bashkuara Arabe nga kundërshtari Al Uasl, ndërsa ylli kuqezi që e nisi titullar, ishte protagonist në golin e vetëm të të vetëve në fund të pjesës së parë për rezultatin e përkohshëm 7-1.

Gjithsesi, lajmet në Teheran ishin që dy futbollistë të Esteglalit, pikërisht Jasir Asani si dhe Entoni Adan, nuk hipën në të njëjtin avion me shokët në kthim në Iran.

Përse?

Disa prej mediave shkruajtën se Asani dhe Adan qëndruan në Emiratet e Bashkuara në marrëveshje me klubin për të përfunduar disa çështje të tyre bankare dhe administrative, por pa treguar hollësi se çfarë konkretisht.

Alarmin e ngre një media tjetër që komenton se ata nuk deshën të ktheheshin me ekipin në Teheran, ndonëse nuk dihet nëse ky është një spekulim apo një e vërtetë.

Gjithçka do të shihet këtë të diel, sepse Esteglal ka ndeshjen në kampionat në fushën e vet ndaj rivalit Pajkan, dhe I duhen pikët për t’u ngjitur më lart se vendi I 10-të.

Asani vështirë të jetë titullar, por pozitive do të ishte nëse do të ishte pjesë ekipit.

Ai sapo e ka nisur aventurën në Iran, ndërsa shpreson shumë që të përsërisë në Champions atë që bëri sezonin e kaluar me ekipin koreanojugor, Kuangju, pasi shënoi 9 gola në 10 ndeshje, duke qenë Këpucë e Argjendit.

/abcnews.al/

Jo vetëm Luana Vjollca, Jasir Asani “shkund xhepat” për të dashurën: Je bota ime

By: M C
13 September 2025 at 17:16

Sulmuesit të Kombëtares Jasir Asani i është rikthyer buzëqeshja kohët e fundit. Jo vetëm për faktin që ka firmosur një kontratë fitimprurës me ekipin e ri të Esteglal FC në Iran, por edhe në jetën personale.

Përmes një “story” të fundit në rrjetin social “Instagram”, Giota, e dashura e Asanit, ka shpërndarë një mesazh të marrë nga futbollisti 30-vjeçar:

“Me ty çdo ditë është më e bukur. Çdo moment ka kuptim, sepse ti je gjithçka që unë dua. Je bota ime”. Në sfond dominon buqeta me trëndafila.

Duhet thënë se çifti në fjalë ka pasur disa kohë “të ftohta” në marëdhënien e tyre, por që kjo “panoramë” i përket të shkuarës. Gjatë këtyre javëve në media ka bërë bujë një “mal” me tërndafila që Luana Vjollca mori për ditëlindjen e saj.

The post Jo vetëm Luana Vjollca, Jasir Asani “shkund xhepat” për të dashurën: Je bota ime appeared first on Albeu.com.

Dueli me Letoninë, Asani dhe Berisha: Do të japim maksimumin për 3 pikë

By: redi
2 September 2025 at 15:44

Besimplotë se do të marrin rezultate pozitiv në ndeshjet e muajit shtator. Për dy futbollistët Jasir Asani dhe Medon Berisha nuk ka justifikime. Skuadra po përgatitet maksimalisht dhe ekziston një frymë pozitive brenda grupit që i jep siguri se do të bëjnë mirë dhe mbi të gjitha ti marrin maksimumin kundërshtarit. ”Normalisht atmosfera është shumë pozitive, të gjithë jemi në maksimumin tonë…

Source

Ndeshja kundër Letonisë, Asani dhe Berisha: Duam 3 pikët

1 September 2025 at 18:44

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur për fshf.org nga vendi i grumbullimit.

Jasir Asani e vlerësoi atmosferën pozitive dhe theksoi se janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë për të marrë tri pikë.

“Atmosfera dihet që është shumë e mirë, sot është dita e parë e stërvitjes. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë jemi në maksimumin tonë. Do përgatitemi për Letoninë. Kemi një ndeshje miqësore dhe duhet të përgatitemi të vijmë në formën më të mirë dhe me datë 9 patjetër që duhet të marrim tri pikët në shtëpi.

Të gjithë lojtarët janë të fokusuar te ndeshja me Letoninë, të gjithë do japin maksimumin që t’ia dalim sepse 3-pikëshi në shtëpi mund të ndryshojë edhe tabelën.

Tifozët janë mbështetja jonë e madhe dhe mendoj se do të vijnë plot dhe do e mbushin stadiumin për të na dhënë ne përkrahje të madhe. Ne do japim nga nxehja maksimumin sepse ne duhen ato 3 pikë. Besoj se bashkë me tifozët do ia arrijmë”, përfundoi Jasir Asan për fshf.org.

Mesfushori Medon Berisha foli për atmosferën në skuadër, ndërsa nënvizoi se miqësorja ndaj Gjilbraltarit vlen për të parë gjendjen e ekipit.

“Atmosfera është shumë e mirë, po presim skuadrën të grumbullohet për t’u stërvitur sot dhe të përgatisim këto dy ndeshje. Ndaj Gjilbraltarit do ta marrim si një test serioz për të parë se ku jemi”, tha Berisha, ndërsa foli edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë që do të luhet më 9 shtator në “Air Albania”, në orën 20:45.

“Letonia është ekip shumë i organizuar dhe kompakt dhe duhet të ruajmë tranzicionin negativ të atyre. Kënaqësi të luajmë në “Air Albania” dhe i mirëpresim të gjithë tifozët të na mbështesin”, përfundoi Medon Berisha.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Ndeshja kundër Letonisë, Asani dhe Berisha: Duam 3 pikët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja ndaj Letonisë, Jasir Asani: Duhet të marrim 3 pikët në Tiranë

By: armand
1 September 2025 at 19:51

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese për Botërorin 2026 ndaj Letonisë. Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Jasir Asani dhe Medon Berisha kanë folur për fshf.org nga vendi i grumbullimit. Jasir Asani […]

The post Ndeshja ndaj Letonisë, Jasir Asani: Duhet të marrim 3 pikët në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit

By: V K
27 August 2025 at 09:19

Jasir Asani, ishte ai i cili shijoi dje debutimin e tij në kampionatin iranian. Esteghlal luante në shtëpi ndaj Zob Ahan dhe ishte në disavantazh 1-3 kur trajneri hodhi në fushë sulmuesin shqiptar në fillimin e pjesës së dytë, teksa rezultati u barazua në 3 me 3.

Vlen të theksohet fakti se në datën 6 gusht, skuadrës së re të Jasir Asanit, iu bashkua edhe ish-portieri i Realit, Antonio Adan, nga radhët e Sportingut të Lisbonës.

 

 

38-vjeçari spanjoll, ishte titullar në duelin e ditës së sotme, ndërkohë që arriti të pësonte 3 gola.

Adan gjatë karrierës së tij është aktivizuar me shumë klube të rëndësishme Europiane si Sporting, Atletiko Madrid, Betis, Kaljari dhe Real Madrid.

The post Debutimi te Esteghlal, Jasir Asani shok skuadre me ish-portierin e Real Madridit appeared first on Albeu.com.

Asani shkon në Iran/ Ylli i kombëtares arrin akordin me klubin e elitës, Esteglal

3 August 2025 at 20:59

Besohet ka zgjedhur paratë. Jasir Asani dëshiron ta vazhdojë karrierën në Iran, dhe mediat nga Teherani njoftojnë se ka arritur akordin me klubin ku pritet të kalojë tepër shpejt.

E përditshmja “Teheran Tajms”, shkruan se klubi Esteglal ka marrëveshje me futbollistin e kombëtares së Shqipërisë, që prej gati dy vjetësh luan në Korenë e Jugut.

Nuk jepen hollësi financiare për parakontratën, ndonëse besohet se Asani do të fitojë në Iran më shumë sesa në skuadrën e tanishme, Kuangju, ndërsa firma do të vlejë për 18 muaj.

Ai do të shkojë në klubin më të vjetër iranian, me bazë në Teheran, dhe me emrin që përkthehet Pavarësia.

Do të luajë për skuadrën që ka dalë 9 herë kampione e vendit, dhe që ka fituar dy herë Championsin e Azisë.

Gjithsesi, Esteglal duhet të merret vesh me Kuangjunë.

Koreanojugorët kanë kontratë me shqiptarin nga Shkupi deri në dhjetor të këtij viti, dhe kërkojnë të paktën 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Më herët, klubi japonez Jokohama u përpoq ta merrte Asanin, i cili këtë sezon ka 8 gola e 2 asistë në 21 ndeshje të kampionatit të Koresë së Jugut, si dhe pati 9 gola e një asist në vetëm 10 ndeshje në Championsin e Azisë, ku arriti çerekfinalen në sezonin që Kuangju e pati debutues.

/abcnews.al/

Zyrtare: Jasir Asani transferohet te Esteghlal në Iran

3 August 2025 at 13:50

Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit iranian, pasi ka firmosur me skuadrën e njohur Esteghlal FC.

Zërat për një transferim të mundshëm kishin qarkulluar prej ditësh, por tashmë marrëveshja është zyrtarizuar: Asani ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2026/27.

Konfirmimi erdhi nga vetë klubi iranian, i cili përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me sulmuesin shqiptar, i cili ndodhet në muajt e fundit të kontratës me klubin korean, Gwangju FC. Kjo i jep atij të drejtën të negociojë lirshëm me çdo skuadër.

“Pas negociatave mes Esteghlal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me klubin për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me ne sapo të përfundojë kontrata e tij me Gwangju,” thuhet në deklaratën e klubit iranian.

Asani ka kontratë me Gwangju deri në janar 2026, por Esteghlal po punon për të arritur një marrëveshje me klubin korean në mënyrë që lojtari t’u bashkohet më herët.

Iranezët shpresojnë që të mbyllin transferimin brenda muajve të verës, në mënyrë që Asani të jetë i gatshëm për ndeshjet e para të sezonit të ri.

Kujtojmë se Asani ka qenë një nga lojtarët kyç të Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e fundit dhe transferimi në Iran shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe financiar. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Jasir Asani transferohet te Esteghlal në Iran appeared first on Telegrafi.

Vazhdon “mrekullia” Asani/ Lojtari kuqezi mbetet më i miri i ekipit të tij në Korenë e Jugut

26 July 2025 at 19:29

Realizon bukur dhe nuk di të ndalet. Jasir Asani vazhdon dashurinë e tij me golin te Kuangju në Korenë e Jugut, pavarësisht se skuadra ndoshta nuk është brenda objektivave, të paktën në kampionati.

Me rrjetën e shënuar dy ditë më parë, ylli kuqezi arriti në 8 të tilla në ligën koreanojugore, duke qenë më I miri I skuadrës, e duke iu afruar vendeve të larta të renditjes së Këpucës së Artë.

Numri 1 I golit në ligë ka 12.

Jo vetëm kaq. Asani është I domosdoshëm për Kuangjunë sepse ka shënuar një në çdo tre gola në kampionat.

Futbollisti I kombëtares shqiptare ka qenë vazhdimisht I rëndësishëm për lojën, dhe jo më kot agjencia e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave “sofaskor” I jep notën 7.04 për këtë edicion në ligë, duke qenë I katërti më I miri I skuadrës dhe shumë më lart se mesatarja.

Natyrisht, sezoni nuk do të ishte I plotë pa përfshirë edhe Championsin e Azisë, në të cilin Asani shënoi 9 gola e shërbeu një asist në 10 ndeshje.

Në total, shqiptari ka 17 gola e 3 asistë në 30 ndeshje, me një mesatare prej një kontributi për rrjetë në 1.5 ndeshje.

Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO)

By: V K
22 July 2025 at 14:08

Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani, vazhdon të dhurojë paraqitje pozitive me Gwangju. Në ndeshjen ndaj Gimcheon Sangmu, Asani ia doli që të realizojë gol.

shfrytëzoi në maksimum një asist të Choi në minutën e 37-të, duke dërguar topin në rrjetë. Ai shënoi edhe të dytin, por iu anulua.

Asani shkon kështu në kuotën e 8 golave në këtë sezon në Kore në K League 1. Një formë mjaft e mirë e mëngjërashit kuqezi, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve te Gwangju.

 

The post Jasir Asani nuk ndalet, shënon golin e 8-të të sezonit dhe “rrëmben zemrat” e Gwangju (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

By: armand
20 July 2025 at 13:38

Jasir Asani ka rigjetur golat me Guangju. Për herë të fundit shënoi më 18 korrik, ndërsa Guangju u mposht 2 me 1 në transfertën e Suon. Asani është tashmë në kuotën e shtatë golave në kampionat. Dhe këtë fakt e ka kujtuar sot. “Pa ndjenja, vetëm objektiva”, shkruan fillimisht Asani. Më pas e shoqëron me […]

The post “Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen appeared first on BoldNews.al.

❌
❌