Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të pretendojë rritje dhe zhvillim ekonomik gjatë qeverisjes së vet tash pesë vjeçare.

Kurti ka bërë krahasime ironike me ish-udhëheqësit e vendit, duke thënë se më parë ekonomia funksiononte si një veturë e futur në marshin e parë, ndërsa tani vendi po lëviz në marshin e tretë.

“Sa i përket rritjes ekonomike, ne jemi trefish më të shpejtë se ata. Kjo do të thotë se, edhe nëse ata kanë pasur drejtimin dhe kahun e duhur, e kanë lënë shtetin si një veturë në marshin e parë dhe e kanë lodhur duke e mbajtur vetëm aty. Ne, nga ana tjetër, jemi trefish më të shpejtë, sepse jemi në marshin e tretë”, tha Kurti.

Ai foli edhe për sektorin e energjisë, duke njoftuar se në vitin 2026 do të rikthehet skema që shpërblen ata që kursejnë energji.

“Kushdo që në një muaj të vitit 2026 dëshmon me faturë se ka shpenzuar më pak se në të njëjtin muaj të vitit 2025, do të shpërblehet për këtë kursim. Kush kursen më shumë, shpërblehet më shumë. Rreth 200 mijë familje do të mund të përfitojnë nga kjo skemë”, ka deklaruar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e thotë edhe këtë: Ekonomia në të kaluarën si vetura në të parën, ne tashmë jemi në të tretën appeared first on Sinjali.

Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë deri në largimin e Ramës

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot turin e “Foltores” në Manzë (Durrës). Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natë deri në largimin e qeverisë.

Ai deklaroi se opozita nuk do të përdorë dhunë, por do të ndjekë rrugën e protestave paqësore dhe qëndresës qytetare për largimin e qeverisë.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në janar për një betejë politike deri në fitore, duke e cilësuar vitin 2026 si moment vendimtar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë e dytë” dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

“Jemi forcë demokratike, jemi opozitë demokratike. Ne do përdorim çdo mënyrë demokratike, jo të dhunshme për përzënien e tyre. Nuk rezistojnë dot ata.

“Tani duhet të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe t’i rikthehemi sheshit çdo natë gjersa të përzëmë atë. Të mos mendojmë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë, sheshet. Sheshi duhet të jetë i yni dhe Edi Rama ikën. Nuk mund të qëndrojë aty. Pra, hyjmë në vitin 2026 me një mision, si misionarë, si fatmëdhenj që kemi mundësi të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Berisha deklaroi se zgjedhjet e viteve 2021 dhe 2025 kanë qenë farsa, të manipuluara përmes blerjes së votës, përdorimit të administratës shtetërore, bandave kriminale dhe shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve.

Berisha theksoi se Partia Demokratike mbetet forca kryesore opozitare në vend pas 35 vitesh, falë qëndresës, pranimit të gabimeve dhe respektimit të parimeve morale dhe ligjore.

/m.q/a.f/r.e/

The post Berisha: T’i rikthehemi sheshit çdo natë deri në largimin e Ramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës, duke rikthyer problemet kronike të menaxhimit të ujësjellësit. Tubacioni me diametër 1000 mm, i dëmtuar ditën e sotme, ka ekspozuar jo vetëm dobësinë e rrjetit, por edhe mungesën e investimeve afatgjata në sigurinë e furnizimit. […]

The post Dëmtohet një tubacion kyç i ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim appeared first on BoldNews.al.

Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik

I ftuar në në A2 CNN, ish-deputeti demokrat Genc Pollo deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim të vërtetë politik. Sipas Pollos, vendi po përjeton një “autoritarizëm kleptokratik”, ndërsa as drejtësia, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta […]

The post Pollo: Shqipërinë nuk e shpëton as SPAK-u dhe as ndërkombëtarët, duhet ndryshim politik appeared first on BoldNews.al.

Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve

Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjesën më të madhe të ditës, edukohen dhe socializohen. Por sot, për shumë nxënës në Shqipëri, këto mure janë kthyer në skena frike. Nga bullizmi psikologjik te goditjet fizike, nga videot poshtëruese në rrjetet sociale e deri te […]

The post Nga oborri i shkollës në kronikë të zezë / Si po dështojnë institucionet përballë dhunës mes të miturve appeared first on BoldNews.al.

Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile

Në Patos Renato Aliaj, baba i një fëmije të sapolindur, ndeshet me një absurditet burokratik. Ai nuk mund ta regjistrojë djalin, sepse sistemi i Gjendjes Civile e shfaq si jo banor të Patosit edhe pse ai jeton në këtë qytet prej vitesh. Kur kërkon sqarime, përgjegjësja e Gjendjes Civile në Fier e pret me arrogancë, duke shfaqur […]

The post Burokracia bllokon regjistrimin e foshnjës në Patos, qytetari “i zhdukur” nga Gjendja Civile appeared first on BoldNews.al.

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses

Një tjetër rast i moszbatimit të vendimeve gjyqësore nga institucionet publike u denoncua në emisionin investigativ Fiks Fare. Këtë herë bëhet fjalë për Bashkinë Librazhd, e cila prej vitesh  refuzon të zbatojë një vendim gjykate të formës së prerë, duke mos rikthyer në detyrë një ish-punonjëse, pavarësisht se ajo e ka fituar të drejtën në […]

The post Bashkia Librazhd nuk zbaton vendimin e gjykatës, refuzon rikthimin në punë të ish-punonjëses appeared first on BoldNews.al.

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë në qytetin e Shkodrës. Salianji ka njoftuar se takimi do të mbahet në orën 18:00, në ambientet e Hotel Rozafa (ish turizmi). Takimi në qytetin bastion të demokratëve vjen pas dy aktiviteteve të tjera në Elbasan dhe […]

The post Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

“SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]

The post “SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet appeared first on BoldNews.al.

Mashtrimi me dekoderat piratë dhe IPTV pa licencë, aksion i gjerë i policisë në disa qytete

Duken si një zgjidhje perfekte: qindra kanale televizive, filma pa fund, sporte “live” dhe gjithçka me një çmim qesharak. Por pas kësaj oferte joshëse fshihet një mashtrim i rrezikshëm që po prek mijëra konsumatorë shqiptarë.

Bëhet fjalë për dekodera IPTV pirate, të shitur në mënyrë të paligjshme nga individë apo subjekte fantazmë, madje edhe nga disa ofrues shërbimesh interneti. Pa licencë, pa kontroll dhe pa përgjegjësi, këto pajisje po përhapen masivisht përmes rrjeteve sociale dhe tregut informal.

Së fundmi, një aksion i gjerë i nga Drejtoria e Krimit Kibernetik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka zbuluar një skemë mashtrimi ku disa subjekte përdornin në mënyrë të paligjshme edhe logon e kompanisë “DigitAlb”, duke përfituar shuma parash nga qytetarët.

Hetimet tregojnë se programet televizive transmetoheshin pa licencë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke i shkaktuar kompanisë një dëm të konsiderueshëm financiar.

Në kuadër të operacionit “Anti-Pirateria” janë ushtruar kontrolle ndaj shtatë subjekteve në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Vlorë dhe Sarandë, ku janë sekuestruar pajisje për kodimin dhe shpërndarjen e paligjshme të kanaleve televizive, si dhe dekodera e pajisje të tjera elektronike.

Hetimet po vijojnë për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të autorit”. Personat e përfshirë do të përballen me përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi.

Për konsumatorët, pasojat janë të drejtpërdrejta: në momentet më të rëndësishme sinjali ndërpritet, ekrani bëhet i zi dhe shitësi zhduket. Nuk ka kontratë, nuk ka faturë, nuk ka ankesë dhe as rimbursim.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për rreziqe serioze sigurie, pasi disa nga këta dekodera mund të përmbajnë aplikacione të pasigurta që rrezikojnë të dhënat personale dhe rrjetin e shtëpisë. Përveç rrezikut financiar, ekziston edhe rreziku ligjor, pasi përdorimi i shërbimeve pirate e bën përdoruesin pjesë të një aktiviteti të paligjshëm.

Autoritetet e cilësojnë këtë fenomen si një mashtrim të organizuar, që shfrytëzon mungesën e informacionit dhe çmimet e ulëta. Apeli për qytetarët është i qartë: të shmangin burimet e dyshimta dhe të zgjedhin vetëm platforma të licencuara, me shërbim të sigurt dhe transparent.

Sepse ajo që nis si kursim, mund të përfundojë si mashtrim dhe humbje.

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipëria ndodhet në një spirale autoritarizmi kleptokratik nga e cila nuk mund të dalë pa një ndryshim politik të vërtetë”. Kështu u shpreh në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN demokrati Genc Pollo, sipas të cilit, as SPAK-u, as media dhe as faktori ndërkombëtar nuk mund ta shpëtojnë vendin, nëse nuk ka një ndërgjegjësim shoqëror dhe një rotacion pushteti në rrugë kushtetuese.

“12 vitet e fundit janë një trajektore e trishtuar si e Partisë Demokratike në opozitë, po ashtu edhe e Shqipërisë drejt një autokracie kleptokratike dhe pavarësisht se Partia Demokratike në opozitë mund të mos ketë patur, forcën që kishte PS-ja në opozitë para se të vinte pushtet, apo PD-ja në 2004-n. Megjithatë mbetet shpresa e vetme e madhe që në këtë vend mund të ketë një ndryshim pozitiv. Me gjithë 101 kritikat shumë të pabazuara, disa me meritë që i bëjnë asaj pa një ndryshim politik në këtë vend, nuk mund të ketë një përmirësim, ose nuk mund të ketë një shpëtim nga regjimi autoritar kleptorokratik ku fatkeqësisht ndodhemi. Nuk do ta shpëtojë as SPAK-u, gjyqësori i cili mund ndihmojë, nuk do ta shpëtojë vetëm media e lirë, e cila ka një rol të madh po e vetme nuk ka ç’bën. Nuk mund ta shpëtojnë ndërkombëtarët apo pjesa e mirë e tyre të cilët kanë një rol të madh që mund ta luajnë nëse duan. Në qoftë se nuk ka një evoluim, një ndërgjegjësim shoqëror, rindërgjegjësim shoqëror dhe një ndryshim politik, nuk mund të ketë shpëtim”, deklaroi Pollo në A2 CNN.

Pollo vlerësoi veprimet e SPAK-ut për ekspozimin e aferave të korrupsionit, por theksoi se “spakizimi i politikës” është një shpresë e rreme.

“Gjyqësori përmes hetimit i ekspozon dhe merr masa për të larguar njerëzit, natyrisht me rezistencën nga Edi Rama që po shikojmë, por në qoftë se qoftë edhe dënohet një ministër apo një ministër edhe zëvendësohet me një ministër tjetër, madje dhe në rastin ekstrem sikur të largohet kryeministri dhe të zëvendësohet me një kryeministër tjetër, prapë ndryshimi normalizues nuk ndodh. Ndodh zgjatja e agonisë dhe kjo është një sfidë e madhe, është një sfidë e vështirë”, theksoi Pollo.

Sipas tij, sfida kryesore sot nuk është vetëm pushteti, por mpirja e ndërgjegjes shoqërore, mungesa e shpresës dhe emigrimi masiv, fenomene që, siç tha, nuk ekzistonin në këto përmasa në vitin 2005.

Duke folur për ndërkombëtarët, Pollo pranoi rolin historik pozitiv të BE-së dhe SHBA-së në tranzicion, por kritikoi qëndrimet e fundit të Brukselit dhe raste të përfaqësuesve diplomatikë që, sipas tij, kanë mbyllur sytë ndaj skandaleve. “Problemet tona duhet t’i zgjidhim vetë”, theksoi ai.

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është shprehur se projektligji amerikan “Western Balkans Democracy and Prosperity Act” parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që sipas tij e synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.

Komentet Noka i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha më tej se SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që sipas tij, qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit dhe të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.

Ai shtoi gjithashtu se ky ligj thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.

Postimi i Nokës:

Projektligji amerikan “Western Balkans Democracy and Prosperity Act” parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila synon ndërhyrje direkte në strukturat shtetërore.

#SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që #qeveria #shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.

Ligji thekson qartë se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos në gjyqësor, institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe prokurimet publike.

Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

Armando Iberhasaj, i dënuar me katër muaj burg për kultivim të lëndëve narkotike i ka shpëtuar deportimit nga Britania e Madhe në Shqipëri. Ai pretendoi se deportimi i tij do të shkelte të drejtat e tij për të krijuar një familje me partneren e tij.

Gjykatësja e imigracionit vendosi se deportimi do të ishte i ashpër për partneren e tij, e cila nuk ishte me origjinë shqiptare, nuk kishte udhëtuar më parë në Shqipëri dhe nuk e fliste gjuhën.

Gjykatësja tha: Të presësh që partnerja e Iberhasajt të zhvendoset me të në Shqipëri, do të shkaktonte pasoja të pajustifikueshme. Kjo për shkak se ajo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe ajo nuk e ka vizituar kurrë vendin e tij dhe as nuk ka jetuar vetë atje.

Vendimi për të lejuar Iberhasaj të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar vjen pasi Shabana Mahmood, Sekretarja e Brendshme, propozoi kufizime në përdorimin e dispozitave për të drejtat familjare të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke argumentuar se kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm nuk duhet të përfitojnë prej tyre.

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji vijon ta sfidojë Sali Berishën, pavarësisht se ky i fundit u shpreh ai kaloi vijën e kuqe dhe u vetëpërjashtua.

Ditën e shtunë, ish-deputeti do të jetë në Shkodër për t’u takuar me demokratët atje.

Takimi do të zhvillohet në hotel Rozafa, në orën 18:00. Më herët Salianji ka qenë edhe me demokratët në Elbasan dhe Durrës.

19:48 Berisha rrëfen fëmijërinë në Tropojë: Anëtari i 20 i familjes, më ka përcaktuar karakterin

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të preme një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, duke u ndalur edhe në vitet e fëmijërisë.

I ftuar në një podcast, Bërisha foli me nostalgji për vitet e para të jetës në Tropojë, teksa tregoi edhe detaje nga jeta e tij me vëllain, motrën dhe prindërit.

“Është ajo kohë, ajo stinë jete që ka përcaktuar jo pak në ADN-në time. Është ai mjedis, ajo tërësi rrethanash që, në një mënyrë ose në një tjetër, më ka ndjekur si element i karakterit tim. Ki parasysh një gjë: një fëmijë në një familje patriarkale.

Kam lindur si anëtari i 20-të i asaj familjeje, e cila do të ndahej pak më vonë, në një familje të mëkëmbur, që kishte një çiflig jo të madh, por të mjaftueshëm. Prodhonin pothuajse çdo gjë dhe me tepricë. Jetonin në një traditë thellësisht konservatore, nën një ligj thuajse të hekurt, që ishte Kanuni.

Po ta përmbledhim me dy fjalë, në rrafshin moral ai ishte omnipotent dhe omniprezent. Jo vetëm në aspektin penal, civil etj., por me kodin e tij moral ishin, në një farë mënyre, para-abetarë, në normat që ishin besa, betimi dhe përballimi i rreziqeve.

Ne kemi qenë tre fëmijë: vëllai ishte i pari, 10 vite para meje; motra e dyta, 5 vite para meje; dhe unë fëmija i tretë. Në familjen time, ligjin e bënte me dorë të hekurt nëna. Babai ishte i rreptë, por nëna bënte ligjet”, -tregoi Berisha./mxh

19:17 Aksident në Malësinë e Madhe/ Kamioni humbet kontrollin, dy të plagosur

Një aksident është shënuar këtë pasdite në fshatin Rrjoll në Malësinë e Madhe.

Shtetasi N. P., duke drejtuar një automjet tip kamion, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi N. P., si dhe pasagjeri G. P., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./mxh

Mehmetaj reagon pas padisë së babait të zëdhënësit të Qeverisë: Shyqyr që s’janë të mençëm sa janë të poshtër…

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas padisë që i është dorëzuar nga Aziz Kryeziu, babai i Përparim Kryeziut, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, Mehmetaj ka thënë se padia është lidhur me një deklaratë të tij ku kishte përmendur se babai i Kryeziut ka punuar si polic gjatë kohës së Serbisë.

Ai ka shtuar se, sipas dokumenteve të dorëzuara për padinë, është konfirmuar se Azizi ka shërbyer si polic i Njësisë së Veçantë.

Gazetari ka sqaruar se një gabim i tij ishte përdorimi i termit “polic” në vend të “milic”.

“Më fal milic që të kam thënë polic”, shkroi ai.

Mehmetaj ka vënë në pah se Përparimi Kryeziu s’ka përgjegjësi për veprimtarinë e babait të tij, por ka kritikuar mungesën e reagimit publik për aktivitetin e babait kundër kombit të vet.

Ai ka shtuar gjithashtu: “Veç paramendojeni sikur djali i ndonjë milici të Serbisë të ishte gazetar që e kritikon Kurtin? A po e shihni që këta nuk e kanë as me Serbi e as nuk kanë lidhje me patriotizëm. Legena hesapi.”

Postimi i plotë:

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mehmetaj reagon pas padisë së babait të zëdhënësit të Qeverisë: Shyqyr që s’janë të mençëm sa janë të poshtër… appeared first on Sinjali.

ITALI – 1000 euro shpërblim që foka të mos shqetësohet në plazhin e Numanës

ROMË, 26 dhjetor /ATSH-DPA/- Një fokë deti e rrallë mesdhetare po shkakton trazira në qytetin italian të Numanës në Adriatik, duke fjetur në plazh dhe duke tërhequr vëmendjen e padëshiruar nga shikuesit kuriozë.

Në Numana të Italisë është ofruar një shpërblim prej 1,000 eurosh për mbrojtjen e një foke mesdhetare të rrallë dhe të rrezikuar që pushon në plazh, duke theksuar përpjekjet e ekspertëve dhe vendasve për t’i mbajtur njerëzit në një distancë prej rreth 50 metra – për t’i lejuar kafshës së cenueshme të pushojë dhe të rikuperohet, pasi shqetësimi që mund t’i shkaktohet asaj është i paligjshëm dhe i dëmshëm.

“Për fat të keq, ne ende nuk arrijmë të sillemi siç duhet”, tha eksperti i fokave të detit dhe ambientalisti Emanuele Coppola, në “Facebook”.

“Foka kishte qenë duke fjetur pranë një hoteli kur dikush iu afrua me një telefon celular për të bërë foton e tij “të padobishme”, tha Coppola.

Foka u zgjua dhe u largua sërish në det pranë provincës së Ankonës.

Ambientalisti tani shpreson që shpërblimi prej 1,000 eurosh për 24 orë paqe dhe qetësi të pandërprerë do të lejojë që pamjet e fokave të dokumentohen për qëllime shkencore.

Fokat mesdhetare mund të shihen herë pas here në plazhet italiane.

Sipas Fondit Botëror për Jetën e Egër (WWF), foka – e vetmja që gjendet në Mesdhe – është një specie është në zhdukje.

Gjuetia, ndotja detare dhe humbja e habitatit e kanë zvogëluar popullatën në vetëm disa qindra kafshë. Popullatat më të mëdha gjenden ende në brigjet greke dhe turke. //a.i/

The post ITALI – 1000 euro shpërblim që foka të mos shqetësohet në plazhin e Numanës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë

Hetimet e SPAK për skandalin e tenderëve në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po hyjnë në një fazë të re. Sipas Vox News Prokuroria e Posaçme po heton jo vetëm rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe, por edhe atë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Daniel Shima u zhduk më 20 gusht, ndërsa një […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, dyshime për përfshirje të zyrtarëve të lartë të Policisë appeared first on BoldNews.al.

❌