Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kali i arratisur "viziton" aeroportin JFK të Nju Jorkut



Një kalë i arratisur shkaktoi habi në aeroportin JFK në Nju Jork, pasi u pa duke vrapuar mes trafikut në autostradë.

Dy oficerë të Autoritetit Portual arritën të ndërhyjnë, pasi kafsha kishte hyrë edhe në territorin e aeroportit.

- YouTube www.youtube.com

Pas disa përpjekjeve, kali u kap pa lëndime, kur iu afrua njërit prej oficerëve.

Autoritetet konfirmuan se kali kishte ikur nga një qendër hipizmi pranë aeroportit dhe u kthye i sigurt në stallë. /Telegrafi/

Ligjvënësi australian habitet kur kontrollon kamerat e sigurisë në shtëpi, qentë e tij kishin hapur derën e shtëpisë – ishin futur viçi dhe kali



Një ligjvënës në Australi mbeti i habitur kur u kthye në shtëpi dhe zbuloi se qeni i tij kishte lejuar një dem dhe një kalë të hynin në dhomën e tij të ndenjes.

Andrew Mackay, një politikan australian, postoi provat inkriminuese nga kamera e tij e kafshëve në mediat sociale gjatë fundjavës, transmeton Telegrafi.

Dy qentë e tij mund të shihen duke dalë nga dhoma e ndenjes në një oborr pasi njëri prej tyre, një qenush i quajtur Thunder, hap një derë xhami.

Pastaj një viç i vogël, ose dem i kastruar, i quajtur Sue, hyn me kujdes në shtëpinë e Darëin. Pas tij vjen një kalë i vogël, Cricket.

Kafshët nisën aventurën e tyre ndërsa Mackay dhe e fejuara e tij ishin jashtë për drekë.

Çifti vrapoi për në shtëpi pasi ligjvënësi kontrolloi kamerën e tij nga distanca dhe vuri re "një kokë lope që lëvizte në kornizë".

"Dhe pastaj zbuluam se rreth 10 minuta pasi kishim ikur për të shkuar për darkë, qentë kishin vendosur të hapnin derën prej xhami me hundë dhe të dilnin vetë jashtë", i tha ai AFP-së.

Menjëherë pas kësaj, demi kruajti qafën në derë dhe aksidentalisht e hapi atë plotësisht, duke lejuar veten dhe kalin të hynin brenda.

"Gjatë një ore e gjysmë në vijim, ata luajtën me radhë brenda, duke rrëzuar gjëra nga dollapët", tha Mackay.

Kali gjeti një tas me mbeturina perimesh të destinuara për pulat dhe hodhi copa nëpër dhomë. /Telegrafi/


Komuna e Prizrenit shpërndan drurë dhe paketa ushqimore për familjet në nevojë



Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ka përfunduar shpërndarjen e druve për ngrohje, si dhe paketave ushqimore dhe higjienike për vitin 2025.

Ndihma është adresuar për rastet skamnore nga komunitetet turk, boshnjak, serb, rom, ashkali dhe egjiptian.

Në total, përfitues janë 355 familje, të cilat kanë përfituar nga ky mbështetje për përballimin e nevojave bazë gjatë dimrit.

Komuna e Prizrenit thekson rëndësinë e këtyre aktiviteteve për sigurimin e mirëqenies dhe mbështetjen e komuniteteve më në nevojë. /Telegrafi/


Shkrumbohet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil, i përfshirë në plagosjen e 17 korrikut në Sarandë

✇Albeu
By: V K

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shkrumbuar lokali “Bumble Bee” në Ksamil. Sipas informacioneve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10, ndërsa është djegur plotësisht biznesi me konstruksion druri.

Biznesi shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41-vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga shtetasi Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj 42-vjeç, aktualisht i paraburgosur për plagosjen e 2 personave në 17 korrik në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

“Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

Zoto është arrestuar më 22 gusht. 43-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për disa akuza, përveç përfshirjes në plagosjen e dyfishte në Sarandë”, njofton policia.

The post Shkrumbohet lokali i Ramadan Zotos në Ksamil, i përfshirë në plagosjen e 17 korrikut në Sarandë appeared first on Albeu.com.

Guinness e konfirmon, ky është kali më i shkurtër në botë



Një kalë që jetonte në Gjermani u quajt kali më i shkurtër i gjallë nga Libri i Rekordeve Guinness, me një gjatësi prej vetëm 53 centimetra.

Carola Weidemann tha se e adoptoi kalin Pumuckel në vitin 2020, kur ai ishte vetëm 5 muajsh dhe rreth 45 cm i gjatë.

"Nuk kisha parë kurrë më parë një kalë kaq të vogël", tha ajo.

Gjatësia e Pumuckel u verifikua nga Guinness, duke e bërë atë kalin mashkull më të shkurtër në botë.

Pumuckel është një kalë i trajnuar dhe bën vizita të rregullta në azile pleqsh, spitale, shkolla dhe institucione për personat me aftësi të kufizuara. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tragjedia për kalin/ Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit që u vra në Berat: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua…

✇Albeu
By: V K

Pas vrasjes tragjike të Keli Hoxhës në kalanë e Beratit, bashkëshortja e tij, Vjola Haxhia, ka dërguar një mesazh prekës për gazetarin Blendi Fevziu, ku tregon versionin e saj të plotë për mënyrën se si ndodhi ngjarja.

“Ne jetojmë prej 14 vitesh në Britaninë e Madhe dhe kishim ardhur për pushime në Shqipëri”, shkruan Vjola.

“Një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit, që t’u mësonim edhe fëmijëve historinë shqiptare”, tregon ajo.

Sipas rrëfimit të saj, gjithçka ndodhi pranë qendrës së kalasë, kur vajza e tyre 8-vjeçare, Sevia, pa një kalë të lidhur dhe kërkoi ta prekte.

“Kali ishte vetëm, pa të zotin aty. Keli u afrua bashkë me vajzën ta preknin nga gusha, por në atë moment u shfaq pronari i kalit, duke ulëritur që të mos e prekeshin, sepse kali acarohej”.

Sipas Vjolës, bashkëshorti i saj i tha qetësisht se ishte rritur në fshat dhe dinte si të sillej me kafshët, por pronari nisi ta ofendonte rëndë.

“Keli i tha se nuk donte të debatonte me një njeri në moshën e gjyshit të tij dhe u kthye për të ardhur drejt nesh.

Ai e pështyu tre herë dhe e shau nga familja. Në atë moment Keli u kthye, por sapo u kthye nga unë, më tha me dorë në bark: ‘Shpirt, njofto ambulancën, më vrau me thikë’ dhe ra në tokë i mbuluar me gjak”.

Ngjarja, sipas saj, ka ndodhur përpara dhjetëra turistëve, ndërsa ajo mohon kategorikisht versionet që janë qarkulluar në disa media se konflikti ndodhi për shkak të moskryerjes së pagesës.

“Është gënjeshtër. Ai nuk bëri asnjë foto, nuk pati asnjë debat për pagesë. E vrau pa shkak, përpara vajzës sonë”.

Në fund të mesazhit të saj, Vjola Haxhia, shpreh dëshpërimin për mungesën e reagimit nga institucionet:

“Pse askush nuk flet për fëmijët e mi? Janë në shok, nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin. Mund të ishte vrarë edhe vajza ime atë ditë”.

Mesazhi i plotë:

Une jam Vjola Haxhia bashkeshorjta e Keli Hoxha qe u vra te marten ne Berat.Fillimisht doja tju falendroja shume per ceshtjen qe ke trajtuat edhe kohen qe i keni kushtuar ngjarjes tone.

Ne familjarisht kemi 14 vite qe jetojme ne Britanine e madhe,kishim ardhur ne shqiperi per pushime edhe nje nga destinacionet tona ishte vizita ne kalane e Beratit per tju mesuar edhe femijeve me shume nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalane me familjen time edhe nenen e bashkeshorti,diku nga qendra e kalase ishte nje kale i lidhur ne shtylle qe vajza ime 8-vjecare Sevia e pa edhe i tha babait te saj: a mund te aftohem ta prek kalin? Theksoj qe ne ate moment kali ishte vetem nuk kishte te zotin aty. Keli bashke me vajzen u afruan ta preknin kalin nga gusha,ne ate moment shfaqet pronati i kalin duke uleritur direkt qe mos ta preknin kalin sepse acarohet. Burri i tha mos u shqeteso sepse une jam rritur ne fshat ku kisha edhe kale edhe di si ta trajtoj

Ai filloj duke debatuar me bashkeshortin tim ne nje gjuhe shume vulgare. Bashkeshorti im i tha se je ne moshen e gjyshit tim edhe nuk po merem te debatoj me ty. THEKSOJ se keto momente Keli ishte dore per dore me vajzen.

I ktheu shpinen edhe u nis te vinte nga ne. Ne ate moment ai e peshtyu nga mbrapa brrin tim 3 here edhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye edhe ju aftua por ne sekond direk u kthye nga une edhe me dore ne bark me tha: shpirt njofto ambulancen se me vrau me thike, dhe ra ne toke i mbuluat me gjak.Aty kishte mbi 100 turiste qe po shikonin edhe mund te keni mjaftushem deshmitare per ta konfirmuar.Kam lexuar ne disa media qe u vra sepse nuk beri beri pagesen. E kundershtoj rreptesisht nje lajm te tille sepse nuk beri asnje foto.

Perse mediat nuk flasin apo shteti nuk interesohet si jane femijet i mi? Qe jane ne shok, qe mund tme ishte vrare edhe femija me thike ne ato momente. Femijet jane ne gjendje shoku. Nuk flene,nuk hane nuk flasin.

 

The post Tragjedia për kalin/ Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së 42-vjeçarit që u vra në Berat: Keli ishte me vajzën për dore kur u qëllua… appeared first on Albeu.com.

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeç autorin e vrasjes me thike të 42-vjeçarit Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit. Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për […]

The post “U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën appeared first on BoldNews.al.

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

✇Albeu
By: M C

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë nga Kristo Mema 63 vjeç. Shkak i kësaj vrasje u bë një dëshirë e vajzës së mitur e 42-vjeçarit për të bërë një foto me kalin e 63-vjeçarit. Ky i fundit ka kërkuar që të largohen nga kali dhe ka nisur një konflikt verbal dhe më pas e qëlloi me thikë 42-vjeçarin, i cili humbi jetën.

Në emisionin “Opinion”, gjatë diskutimit për ngjarjen, në celularin e Blendi Fevziut mbërriti një mesazh. Në media, por edhe gjatë emisionit, thuhet se autori 63-vjeçar ishte një person problematik dhe mesazhi sjell një rast konkret të ndodhur gjatë vitit të shkuar.

“E di çfarë më shkruan dikush? Personi, e dinte gjithë Berati që ishte problematik. Vjet vajza shkoi në ekskursion me klasën dhe një prej shokëve të vet, thjesht se po shihte kalin, vrasësi e ka ndjekur me gurë duke i thënë pse më sheh kalin, desh i hapi kokën. Mos të kishte ndërhyrë mësuesja… sapo e pa në lajme vajza, tha mami ky është ai xhaxhi që na gjuajti shokun me gurë”, shkruante mesazhi.

The post “E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik appeared first on Albeu.com.

“Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”- Kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, Keli Hoxha. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me […]

The post “Mos e prek kalin se është i acaruar”/ Detaje nga ngjarja në Berat, si nisi sherri që përfundoi në vrasje appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Berat, goditi 42-vjeçarin me thikë pas sherrit për kalin

Ky është Kristo Mema autori i vrasjes së 42-vjeçarit Keli Hoxha, në kalanë e Beratit. Vrasja me thikë ndodhi për motive banale.  Bëhet me se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që […]

The post FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Berat, goditi 42-vjeçarin me thikë pas sherrit për kalin appeared first on BoldNews.al.

Kali që vrapoi nëpër Londër "del në pension"



Një kalë ushtarak që vrapoi me shpejtësi nëpër Londër pasi u tremb nga punimet e ndërtimit “ka dalë në pension”.

Quaker, 15 vjeç, ishte një nga pesë kuajt e Skuadronit të Rojeve të frikësuar nga rrënojat që u hodhën poshtë një shkëmbi pranë tyre gjatë një stërvitjeje në Belgravia në prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi.

Katër personel shërbimi u hodhën nga kuajt e tyre, dhe kafshët që ikën lirshëm u përplasën me automjete, duke u përplasur me një taksi dhe xhamin e përparmë të një autobusi turistik me dy kate të parkuar.

Paramedikët trajtuan katër persona në tre incidente të ndara në Buckingham Palace Road, Belgrave Square dhe në kryqëzimin e Chancery Lane dhe Fleet Street, në një kohëzgjatje prej vetëm 10 minutash.

Policia e Qytetit të Londrës arriti të kapte kuajt pas gati gjysmë ore në Limehouse pasi u larguan me shpejtësi nga Wilton Crescent.

Dhe pamjet e dy kuajve të frikësuar që vraponin nëpër rrugët e Londrës të mbuluar me gjak bënë bujë në të gjithë botën.

Quaker dhe një kalë tjetër, Vida, u lënduan rëndë dhe kaluan kohë duke u rikuperuar në The Horse Trust në Buckinghamshire, i cili është kujdesur për kuajt e shërbimit për 139 vjet.

Pasi mori trajtim veterinar nga ekspertë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, Quaker tani po kthehet në “strehimore për të kaluar pensionin e tij” midis 32 kuajve të punës ish-ushtarakë që jetojnë atje përgjithmonë. /Telegrafi/

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

Një vrasje  e dyfishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në në zonën e Kalamatës në Greqi. Sipas mediave greke, njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja, 70 vjeç, tjetri shqiptar rreth 50 i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve. Siç raportohet […]

The post Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar appeared first on BoldNews.al.

I riu bëri seks me një kalë - pasi u zbulua gjithçka, çështja përfundoi në gjykatë



Një 22-vjeçar nga Cornwall është dënuar pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një kalë.

Wyll Burling, banues në Redruth, pranoi fajësinë për penetrim seksual ndaj kafshës dhe doli para gjykatës.

Ai u dënua me një urdhër komunitar që përfshin 40 ditë aktivitet rehabilitues.

Gjykata e gjobiti Burling edhe me para.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, duke rikthyer vëmendjen te rastet e abuzimeve seksuale ndaj kafshëve.

Ligjet në Britani e trajtojnë këtë vepër si krim serioz dhe të dënueshëm me burg ose gjoba. /Telegrafi/

Keqtrajtimi i kafshëve nuk ka fund, kali tërhiqet i lidhur pas makinës në Bulqizë

Një tjetër rast i rëndë i keqtrajtimit të kafshëve është regjistruar në Shupenzë të Bulqizës. Këtë herë viktimë e barbarisë njerëzore është një kalë. Pamjet e shpërndara tregojnë qartë se si kafsha e gjorë është lidhur pas makinës dhe detyrohet të ecë me shpejtësi, për të shmangur zvarritjen në rrugë. Një qytetar që denoncoi ngjarjen […]

The post Keqtrajtimi i kafshëve nuk ka fund, kali tërhiqet i lidhur pas makinës në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

E pabesueshme: Një kalë gjendet “i fshehur” në bagazhin e një makine në Gjermani



Në Alsdorf të Gjermanisë, policia ka ndaluar një automjet pasi në bagazhin e tij ndodhej një kalë i bardhë.

Shoferja e kishte lidhur kafshën me një litar te një unazë metalike dhe kishte shtruar një qilim në bagazh, duke pretenduar se ishte i siguruar.

Policia theksoi se një transport i tillë është i rrezikshëm, pasi edhe një qen nuk lejohet të bartet në këtë mënyrë.

Sipas llogaritjeve të tyre, në rast të një përplasjeje me 50 km/h, poni që peshon 150 kilogramë do të përplasej me forcën e 7.5 tonëve.

Gruaja refuzoi të paguante gjobën, andaj ndaj saj do të nisë një procedurë më e rëndë administrative.

Vetë poni, sipas policisë, qëndroi i qetë gjatë gjithë kontrollit. /Telegrafi/

Përkujtohet Odhise Paskali, skulptori që skaliti historinë

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Akademia e Shkencave përkujtoi sot në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta skulptorin e shquar Odhise Paskali.

Paskali u shqua për vepra me karakter dhe të veçanta, për cilësi shprehëse që mbizotëronin me një gjenialitet të rrallë materialet e ngurta, duke i bërë ato aq bukur “të lexueshme” nga sytë e njerëzve.

Odhise Paskali lindi në Përmet, në dhjetor të vitit 1903. Ai është një nga themeluesit e skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.

Në vitin 1919 ai shkoi në Itali dhe në vitin 1923 kreu Liceun dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, ku më 1927 mbrojti diplomën në fushën e letërsisë dhe historisë së artit. Më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë “Miqtë e artit”.

Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20.

Në vitet ‘30 u bë nismëtar i shoqatës “Miqtë e Arbrit”, e cila ishte organizatorja e së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.

Rreth viteve 20-30, Odhise Paskali e nisi karrierën në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti.

Punimet në skulpturë i nisi sapo mbaroi fakultetin dhe studimet për artin pranë ateliesë së një skulptori italian realist e monumentalist të Torinos. Kështu ai bëhet skulptori i parë profesionist shqiptar.

Me pushtimin fashist të vendit, Odhisea si erudit në fushën e artit, caktohet anëtar i Institutit të Studimeve të atëhershme, por në mungesë edhe të porosive të mjaftueshme, për ngritje shtatoresh, detyrohet të çelë një punishte për përgatitje shkumësash për nevojat e shkollave të vendit.

Pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, krahas vazhdimit të krijimeve skulpturore për figurat e rilindasve, në tematikën e punimeve të tij zënë vend edhe heronjtë e popullit dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Edhe pse Odhisea jetoi në Përmet vetëm 14 vjet dhe shumicën e jetës 82-vjeçare e kaloi në Itali dhe në Tiranë, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Ai krijoi në vendlindje një sërë veprash, midis të cilave skulpturën e “Partizantit Çlirimtar”, punën e grupit skulpturor “Shokët” në varrezat e dëshmorëve të Përmetit; bustin e Naimit; të Nonda Bulkës dhe të Fanjo Çiçakos në qytet; bustet e vëllezërve Frashëri në sheshin para Shtëpisë Muze në Frashër, etj.

Ai është bashkautor i Monumentit të Skënderbeut në Tiranë; autor i bustit të Skënderbeut, bashkautor i Monumentit të Pavarësisë në Vlorë, si dhe autor i dhjetëra busteve dhe monumenteve të personaliteve të shquara kombëtare dhe të rilindësve.

Ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave, i pari për shumë vite nga fusha e arteve, dhe ndër të parët artistë që mori titullin e lartë “Skulptor i Popullit”.

1 nga 2

/k.s//a.f/

The post Përkujtohet Odhise Paskali, skulptori që skaliti historinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vdes te Trauma Jorgi Ajredini, familjarët: E kanë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë, 58-vjeçari Jorgi Ajredini nga fshati Rëmbec i Maliqit, i cili prej ditësh ishte në gjendje kome. Ai u dërgua më datën 13 gusht në spitalin e qytetit të Korçës me plagë të rënda në kokë, por për shkak të gjendjes kritike ku ndodhej, […]

The post Vdes te Trauma Jorgi Ajredini, familjarët: E kanë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen appeared first on BoldNews.al.

Vdekje nga kali? Korçë, 58 vjecari ndërroi jetë në spital, familjarët: E goditi bashkëfshatari pas konfliktit

U raportua si vdekje aksidentale nga goditja e kalit, por vdekja 58 vjeçarit Jorgo Ajredini nga Maliqi ka marrë një tjetër rrjedhë. Policia dhe Prokuria e Korçës kanë rinisur hetimet për ngjarjen e ndodhur në fshatin Rëmbec, pasi familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime se ngjarja nuk është aksidentale, por kriminale.

Ata thonë se Ajredini u gjet pranë fushës së sportit të fshatit në një kanal, me disa plagë në kokë, të lokalizuara në ballë dhe pas veshëve.

Sipas familjarëve, 58 vjeçari është goditur me sëpatë nga një banor i fshatit me të cilin kishte një konflikt për motive familjare, ngjarje e ndodhur rreth 1 vit e gjysëm më parë.

Dyshimet e familjarëve janë ngritur pas komunikimit të fundit të tyre me 58 vjeçin, i cili ka pohuar se e kishin goditur.

“Kam qenë në Rëmbec bashkë me vëllanë. U ndamë aty. E gjeta duke pirë ndonjë gotë te muzeumi, tek klubi. Vëllai mori kalin dhe shkoi ta lidhte në jonxhë, unë ika në shtëpi. Vjen kushëriri, më zgjon dhe më thotë: “Është goditur vëllai nga kali.” Shkuam 45 minuta para se ta nisnin në Tiranë. E pyeta vëllain dhe më tha: “S’më ka goditur kali, por një person nga Pogradeci.”. Shkova në Tiranë një ditë, të nesërmen e denoncova në Maliq. Çështja ishte shumë e rëndë. Ishte në gjendje kome, doktorët e ngritën lart, sepse ishte pak më mirë. “Më goditi,” tha vëllai, por s’qe i vetëdijshëm. Pastaj vajti prapë poshtë dhe e ngritën përsëri. Fundi ja ku është… Me pak fjalë e kanë goditur. Në vendin që duhej lidhur kali nuk ishte kali; ai duhej të ishte në jonxhë. Atij i bënë pritë. Kur tha “më goditën” tha edhe “një i shkurtër nga Pogradeci”. Këtë e tha vetë. Dua të vërtetën. Policia s’ka bërë asgjë.

 “Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sëpatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%.”

Jorgo Ajredini në datën 13 Gusht u dërgua nga familjarët në spitalin e qytetit të Korçës me plagë në kokë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 58 vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë.  Ai ndërroi jetë të dielën e 7 shtatorit, pas disa javësh në gjendje kome.

Në lidhje me ngjarjen, deri më tani, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e dëshmitarëve dhe personave që kanë patur dijeni, rreth 15 persona, mes të cilëve familjarë dhe banorë të fshatit Rëmbec. Që në momentin kur ndodhi ngjarja, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë, të cilat janë administruar dhe po ekspertohen nga prokuroria. Ndërkohë, grupi i përbashkët hetimor i policisë dhe prokurorisë, është në pritje të raportit përfundimtar mjeko ligjor, i cili do të përcaktojë nëse vdekja e Jorgo Ajredinit është aksidentale ose kriminale./abcnews.al

Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Mollaj, ku u plagos me thikë 27-vjeçari Ari Kodra, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë. Blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi, 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, i cili akuzohet […]

The post Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit appeared first on BoldNews.al.

U dogj nga zjarri, Goxhaj: Kalin sapo e morëm

Fotot e kalit të djegur nga zjarret në Delvinë, bënë xhiron e rrjetit dhe më gjerë. Menjëherë pas lajmit, aktivisti Endri Goxhaj njoftoi sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, se kali i plagosur nga zjarri në Delvinë ishte marrë në kujdestari, pas trajtimit paraprake me ndihmën e Shërbimit Veterinar Vlorë. Ai ka publikuar disa foto të kafshës e lyer me preparat mjekësor veterinar kundër…

Source

❌