Antoine Semenyo thuhet se do tĂ« luajĂ« ndeshjen e tij tĂ« fundit pĂ«r Bournemouth tĂ« mĂ«rkurĂ«n, mĂ« 7 janar, kur âQershitĂ«â do tĂ« pĂ«rballen me Tottenham Hotspor.
Sulmuesi anësor është në prag të përfundimit të një transferimi te Manchester City këtë javë.
Kështu, sipas talkSPORT, Bournemouth gjithmonë e ka planifikuar që ndeshja kundër Tottenhamit të jetë e fundit e Semenyos për klubin, me afatin e fundit për të shlyer klauzolën e lirimit të vendosur më 10 janar.
Trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar se Semenyo do të luajë të mërkurën, por ka lënë të kuptohet se pas kësaj ndeshje do të largohet.
"If you ask me personally what I think, with all the noise and this, I think it could be the last game" đŹ
Andoni Iraola's honest assessment on if Bournemouth's match against Tottenham Hotspur could be Antoine Semenyo's final appearance for the club đ€ pic.twitter.com/OudrorYNlf â Sky Sports News (@SkySportsNews) January 6, 2026
"NĂ«se mĂ« pyet personalisht se çfarĂ« mendoj, me gjithĂ« kĂ«tĂ« zhurmĂ« dhe kĂ«tĂ«, mendoj se mund tĂ« jetĂ« ndeshja e fundit. Por nuk mund ta garantojâ, ka thĂ«nĂ« fillimisht Iraola.
âE kuptoj tregun, zhurmĂ«n, por tani pĂ«r tani nuk ka asgjĂ« tĂ« rĂ«nĂ« dakord dhe asgjĂ« tĂ« nĂ«nshkruar, kĂ«shtu qĂ« pĂ«r mua ai Ă«shtĂ« lojtari ynĂ« dhe shpresoj qĂ« tĂ« vazhdojĂ«â.
âPor, nga sa kuptoj unĂ«, ekziston gjithashtu mundĂ«sia qĂ« kjo tĂ« jetĂ« ndeshja e tij e funditâ, pĂ«rfundoi trajneri i Bournemouthit. /Telegrafi/
Chelsea ka aktivizuar një rindërtim të plotë pas shkarkimit të Enzo Marescas. Klubi londinez jo vetëm që ka bërë një investim të rëndësishëm në Liam Rosenior si trajnerin e tyre të ri, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare e gjysmë, por gjithashtu po përgatitet për një afat kalimtar me ndikim të lartë.
Sipas mediumit Fichajes, drejtori sportiv po punon me një shifër të qartë në tavolinë: 150 milionë euro për të forcuar sulmin dhe mesfushën. Objektivi është i qartë: më shumë talent, më shumë gola dhe një rritje e menjëhershme konkurruese.
Ardhja e Liam Rosenior nuk është thjesht një vazhdim i qasjes së mëparshme. Trajneri anglez është zgjedhur për të udhëhequr një projekt afatmesëm dhe afatgjatë, diçka e pazakontë në Stamford Bridge në dekadën e fundit.
Klubi dëshiron ta rrethojë atë me lojtarë që ndryshojnë lojën që nga fillimi. Prandaj, Chelsea nuk ka ndërmend të presë deri në verë për të filluar të shohë rezultate, por përkundrazi të përshpejtojë transformimin e ekipit tani.
Bordi e kupton që Rosenior ka nevojë për lojtarë sulmues që mund të bëjnë diferencën dhe ta çlirojnë ekipin nga mospërputhja e treguar në sezonet e fundit.
Një nga objektivat e tyre kryesorë është Fermin Lopez. Mesfushori i Barcelonës ka qenë në radarin e londinezëve për muaj të tërë, dhe tani interesi i tyre është shndërruar në një ofertë serioze.
Në Stamford Bridge, ata besojnë se Fermin do të sillte energji, aftësi sulmuese dhe një numër golash që rrallë shihet tek një mesfushor. Oferta që po diskutohet është rreth 75 milionë euro, një shumë që do ta vinte Barçën përballë një vendimi të vështirë.
Chelsea e sheh lojtarin spanjoll si një pjesë ideale për të mbështetur lojën ofensive dhe për të rritur ritmin konkurrues të ekipit.
Rafael Leao, emri për përforcimin e sulmit
Emri tjetër i madh është Rafael Leao. Lojtari portugez nga Milani i përshtatet profilit të një futbollisti që ndryshon lojën dhe që Rosenior dëshiron për sulmin e tij.
Ai mund të fillojë në krahun e majtë ose të luajë si sulmues në situata të caktuara. Aftësia e tij për të krijuar raste dhe për të vendosur ndeshjet është një nga tërheqjet më të mëdha për Chelsean, të cilët po kërkojnë të bëjnë një deklaratë në tregun e transferimeve.
Sikurse për Fermin, edhe për Leoan mendohet një ofertë identike në vlerën prej 75 milionë eurosh.
Një mesazh i qartë për tregun
Me këto dy nënshkrime, Chelsea dërgon një mesazh të qartë: Projekti i Liam Rosenior është serioz. Investimi i planifikuar synon jo vetëm përmirësimin e skuadrës, por edhe rikthimin e klubit në elitën evropiane sa më shpejt të jetë e mundur.
Ajo që është e qartë është se Chelsea dëshiron ta harrojë tërmetin e shkaktuar nga largimi i Marescas duke i hedhur para, dhe këta dy lojtarë janë në krye të agjendës së klubit nga Stamford Bridge. /Telegrafi/
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, praktikisht ka konfirmuar se Joao Cancelo do të mbërrijë në klub këtë janar, por klubi nuk ka shumë para për të shpenzuar.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp për Superkupën e Spanjës, Flick tha se klubi zgjodhi të nënshkruante një mbrojtës të krahut pas rikuperimit të Ronald Araujo.
âKemi pasur njĂ« situatĂ« kĂ«to dy vitet e fundit ku duhet tĂ« jemi tĂ« zgjuar me lojtarĂ«t qĂ« nĂ«nshkruajmĂ«â, ka thĂ«nĂ« fillimisht Flick.
âNuk mund tĂ« shpenzojmĂ« miliarda. LojtarĂ«t tanĂ« po pĂ«rparojnĂ«. TĂ« rinjtĂ« tanĂ« po zhvillohen dhe ne kemi besim tek ata. Tani kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« sjellim njĂ« veteran. Do ta vlerĂ«soja nĂ«se ai vjenâ.
âKam folur me stafin tim dhe mendojmĂ« se kur tĂ« kthehet Ronald, do tĂ« kemi alternativa tĂ« mira nĂ« qendĂ«r tĂ« mbrojtjesâ.
âJoao mund tĂ« luajĂ« si mbrojtĂ«s i krahut. Nuk Ă«shtĂ« ende njĂ« marrĂ«veshje e pĂ«rfunduar, por do tĂ« isha i lumtur nĂ«se kalon tutjeâ.
âNe folĂ«m pĂ«r tĂ« nĂ«nshkruar me njĂ« qendĂ«rmbrojtĂ«s, por ky Ă«shtĂ« njĂ« opsion i mirĂ« pĂ«r kĂ«to gjashtĂ« muajâ, pĂ«rfundoi trajneri i BarcelonĂ«s. /Telegrafi/
Portieri i huazuar nga Ipsëich Toën te Sassuolo, Arijanet Muric, është shfaqur si objektiv i gjigantëve të Serie A, Juventusit.
Muric e filloi karrierën e tij me Manchester Cityn dhe debutoi në një ndeshje të Kupës EFL kundër Oxford United në sezonin 2018/19.Pas disa periudhave të huazimit, përfshirë atë te Nottingham Forest, Muric më në fund gjeti një shtëpi të përhershme te Turf Moor te Burnley në vitin 2022.
Reprezentuesi i Kosovës shkëlqeu për Burnleyn dhe ia siguroi vetes një transferim te Ipswich Town, pas promovimit të tyre nga Championship, në vitin 2024.
I pajisur me fanellën me numër 1, Muric e filloi sezonin si portier titullar i Ipsëich, përpara se një kombinim i formës së mirë dhe lëndimeve të kufizonte paraqitjet e tij.
Ipswich ra nga Liga Premier në fund të sezonit të kaluar, duke e lënë Muric të hapur për një transferim te skuadra italiane, Sassuolo.
Te Sassuolo, e cila sapo është ngjitur nga Serie B, Muric ka luajtur çdo minutë që nga java e dytë duke bërë përshtypje të shkëlqyer në Itali dhe ka bërë 11pritje të jashtëzakonshme kundër Comos së drejtuar nga Cesc Fabregas.
Siç pritej, performancat e tij kanë tërhequr vëmendjen e skuadrave të tjera të Serie A, të cilat tani mund ta shohin talentin e tij nga afër.
Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, gjigantët e Serie A, Juventusi, i janë bashkuar listës në rritje të admiruesve të Muricit dhe po e monitorojnë reprezentuesin e Kosovës,
Për më tepër, thuhet se Juventusi është i interesuar të rikthejë edhe qendërmbrojtësin Tarik Muharemovic nga Sassuolo. /Telegrafi/
Pep Guardiola minimizoi ambiciet e Manchester Cityt për afatin e janarit, duke këmbëngulur që të mos përsëriten shpenzimet e mëdha të sezonit të kaluar pavarësisht lëndimeve në mbrojtje të Ruben Dias dhe Josko Gvardiol.
Trajneri i Cityt ka pĂ«suar njĂ« âshokâ kohĂ«ve tĂ« fundit pas disa lĂ«ndimeve tĂ« mĂ«dha sidomos nĂ« repartin e mbrojtjes.
Dyshja titullarĂ« e mbrojtjes, Dias dhe Gvardiol kanĂ« pĂ«suar dĂ«mtime dhe pritet tâi mungojnĂ« gjatĂ« ekipit, duke bĂ«rĂ« qĂ« lajmet tĂ« flasin pĂ«r pĂ«rforcime tĂ« Cityt nĂ« afatin kalimtar tĂ« janarit.
Megjithatë, Guardiola zbuloi se do të mundohen të bëjnë shpenzime të vogla dhe jo të mëdha si viteve të fundit.
âNdoshta do tĂ« marrim diçka, por Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht ndryshe... Nuk do tĂ« blejmĂ« katĂ«r ose pesĂ« lojtarĂ«â, tha ai nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp, duke hedhur poshtĂ« perceptimet e Cityt si shpenzuesja mĂ« e madhe.
Guardiola i jep përparësi rimëkëmbjes së skuadrës mbi blerjet në panik, edhe pse Marc Guehi po lidhet shumë mbi një kalim në Etihad. /Telegrafi/
Superylli 18-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, kaloi disa ditë në Dubai, ku shkoi me pushime gjatë pushimit të La Ligës.
Në Dubai, ai u takua me tifozët, ishte i ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Globe Soccer, u takua me figura sportive dhe shfrytëzoi rastin për të vizituar një xhami.
Ai foli për këtë në një intervistë me mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku zbuloi se sa shumë do të thotë besimi për të.
"Një xhami i jep një personi paqe të madhe. Pavarësisht se cilës fe i përket, kur shkon atje, e ndjen atë paqe. Për ne myslimanët, kjo paqe është shumë më e veçantë", ka thënë fillimisht Yamal.
"E kaluam gjithë ditën atje. Ishte një moment plot paqe në këtë udhëtim. E shijova shumë", shtoi futbollisti i madh i Barcelonës.
đšđïž| Lamine Yamal: "The mosque brings a lot of peace, regardless of your religion. If you go there, you will feel the peace, and for us Muslims, it brings even more peace." â€âđ» pic.twitter.com/H7gFJDxkHB â BarçaTimes (@BarcaTimes) January 5, 2026
Udhëtimi i tij në Dubai u ndoq gjerësisht në rrjetet sociale, ku Yamal i kënaqi fansat kur postoi një video trembëdhjetë minutëshe nga udhëtimi.
Tani Yamal është zhvendosur në Arabinë Saudite, ku do të rifillojë detyrat e tij në sezonin aktual me Barcelonën të mërkurën. Më pas, katalunasit do të luajnë gjysmëfinalet e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos në Xheda.
Barcelona do të vazhdojë garën në La Liga më 18 janar me një ndeshje kundër Real Sociedad, ndërsa tre ditë më vonë do të ketë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Slavias në Pragë. /Telegrafi/
Statistikat e publikuara nga Transfermarkt zbulojnë portierët më të qëndrueshëm të vitit 2025. Në garë përfshihen 15 ligat kryesore, të gjitha garave dhe ndeshjet me kombëtare. Gara është e fortë, me emra të mëdhenj të futbollit evropian, ndërsa në mesin e tyre gjendet edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha.
Anatoliy Trubin ka qenë portieri më i besueshëm i vitit 2025 deri më tani, duke kryesuar listën me 26 porta të paprekura në 61 paraqitje, sipas të dhënave të Transfermarkt.
Pas tij renditet Gianluigi Donnarumma, i cili ka regjistruar 24 ndeshje pa pësuar gol në 60 takime, duke konfirmuar edhe një herë rolin kyç te klubet dhe kombëtarja.
Në vendin e tretë është Gregor Kobel, portieri zviceran me 23 porta të paprekura në 65 ndeshje, një tregues i vazhdimësisë dhe stabilitetit të tij gjatë gjithë sezonit.
Një paraqitje shumë solide ka bërë edhe shqiptari Thomas Strakosha, i cili me 22 porta të paprekura në vetëm 44 ndeshje, renditet i katërti në listë, duke lënë pas disa emra të mëdhenj të futbollit evropian.
Me këtë performancë, Strakosha ka lënë pas emra të mëdhenj si Thibaut Courtois, David Raya dhe Unai Simon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në ekip dhe nivelin e lartë të formës gjatë gjithë vitit.
Me nga 22 porta të paprekura janë gjithashtu Konstantinos Tzolakis, Matej Hornicek dhe Diogo Costa duke e bërë top 10-shen shumë të ngjeshur dhe konkurruese.
Këto statistika dëshmojnë se viti 2025 ka sjellë një garë të fortë mes portierëve, ku përveç emrave të njohur, spikasin edhe talente që po ndërtojnë reputacion në nivelet më të larta të futbollit evropian. /Telegrafi/
Gjatë ndeshjes midis Nigerisë dhe Mozambikut, në fushë pati tension, dhe në qendër të vëmendjes ishte futbollisti më i mirë nigerian, Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian ishte dukshĂ«m i pakĂ«naqur me reagimet dhe lojĂ«n e shokĂ«ve tĂ« tij tĂ« ekipit, tĂ« cilĂ«t nĂ« njĂ« moment refuzuan tâia pasonin topin, prandaj edhe ai refuzoi tĂ« vazhdonte ndeshjen nĂ« njĂ« moment.
Osimhen e tregoi qartë zhgënjimin e tij dhe situata u qetësua vetëm pasi përzgjedhësi vendosi të bënte një ndryshim dhe ta nxirrte nga loja.
Pas ndeshjes, ylli nigerian nuk qëndroi gjatë në fushë dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes pa i thënë lamtumirë asnjë bashkëlojtari apo anëtari të stafit.
Sjellja e tij shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe media, dhe mbetet të shihet nëse Federata Nigeriane apo stafi profesional do të reagojë ndaj këtij incidenti. /Telegrafi/
Manchester United ka shpenzuar gati 32 milionë euro për të punësuar dhe shkarkuar Ruben Amorim dhe stafin e tij prej pesë personash pas 14 muajsh të shënjestruar nga përplasje taktike dhe rezultate të dobëta.
Vetëm klauzola e lirimit të Amorimit është 10 milionë euro, duke e çuar koston totale të qëndrimit të tij në Old Trafford në një shifër marramendëse prej 32 milionë eurosh.
United i pagoi Sporting Lisbon 9.5 milionë euro kompensim në tetor të 2024 për ta sjellë atë, me një shtesë prej 1 milion eurosh për fillim të hershëm.
Paga e tij vjetore ishte 7.5 milionë euro, kështu që klauzola e lirimit për pjesën e mbetur të kontratës së tij, e cila zgjat deri në qershor 2027, është pak mbi 11.5 milionë euro.
Klubi do të duhet gjithashtu të paguajë stafin e trajnerëve prej pesë anëtarësh që mbërritën me të nga Portugalia.
Amorim fitoi vetëm 25 nga 63 ndeshje (përqindje 39.7%), më e keqja në epokën e Ligës Premier, duke e lënë Unitedin të gjashtit pasi mungoi në Evropë sezonin e kaluar.
Darren Fletcher do të jetë trajner kujdestar për ndeshjen e së mërkurës kundër Burnleyt dhe të dielën kundër Brighton në kuadër të Kupës FA, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer dhe Michael Carrick pritet të jenë trajnerë të përkohshëm deri në fund të gjatë. /Telegrafi/
Klubi anglez, Chelsea ka njoftuar se Liam Rosenior do të jetë trajneri i ri i ekipit të parë.
Blutë e Londrës larguan nga detyra trajnerin italian, Enzo Maresca, në ditën e parë të vitit 2026, por nuk vonuan shumë dhe kanë njoftuar pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për Rosenior, me të cilin kanë nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2032.
Chelsea Football Club is delighted to announce the appointment of Liam Rosenior as head coach of the menâs team.
Welcome to Chelsea, Liam! đ” â Chelsea FC (@ChelseaFC) January 6, 2026
âKlubi i Futbollit Chelsea ka kĂ«naqĂ«sinĂ« tĂ« njoftojĂ« emĂ«rimin e Liam Rosenior si trajner kryesor i ekipit tĂ« meshkujveâ.
âAnglezi ka nĂ«nshkruar njĂ« kontratĂ« me klubin qĂ« do ta mbajĂ« atĂ« deri nĂ« vitin 2032â, thuhet nĂ« njoftimin e klubit.
Rosenior mbërrin në Stamford Bridge pasi ka qenë trajner jashtë shtetit me RC Strasbourg , ku e udhëhoqi klubin francez drejt kualifikimit në Evropë për herë të parë pas 19 vitesh në sezonin e tij të parë, dhe pas roleve të mëparshme në Angli me Hull City dhe Derby County. /Telegrafi/
Liam Rosenior ka konfirmuar se është gati të bëhet trajneri i ri i Chelseat, duke njoftuar një marrëveshje me gjigantët e Ligës Premier.
Ish-trajneri 41-vjeçar i Derby County dhe Hull City ka deklaruar tashmë se do të marrë detyrën e re si trajner i Bluve.
"Jam gati të bëhem trajneri i ri i Chelseat, një nga klubet më të mëdha në botë", ka thënë fillimisht Rosenior pasi mori lejen për të folur.
đšđ” BREAKING: Liam Rosenior confirms heâs set to sign for Chelsea as new head coach!
âIâm about to become the new manager of Chelsea, one of the biggest clubs in the worldâ, Rosenior announces.
"MĂ« dhanĂ« leje tĂ« flas me njĂ« nga klubet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« botĂ«. Ishte njĂ« nder tĂ« isha i lidhur me njĂ« klub tĂ« tillĂ« dhe tani, duket se do tĂ« jem trajneri i ardhshĂ«m i atij klubi futbolliâ, pĂ«rfundoi trajneri i ri anglez.
Ndryshe, Rosenior u ngrit shpejt, duke e çuar Hull Cityn nĂ« âplay-offâ-et e Championshipit sezonin e kaluar me njĂ« stil loje tĂ«rheqĂ«s pĂ«rpara se tĂ« kalonte te Strasbourg nĂ« Ligue 1. /Telegrafi/
Ruben Amorim u shkarkua nga stoli i Manchester United dje (e hënë), dhe tani drejtuesit e Djajve të Kuq po kërkojnë zëvendësuesin e tij.
Sipas informacioneve fillestare, asnjë nga trajnerët më të mirë në botë nuk po e konsideron të vijë në Old Trafford, dhe çuditërisht, një emër është përmendur.
Gazetari Fabrizio Romano njoftoi se Ole Gunnar Solskjaer është i interesuar për pozicionin vakant në stolin e United dhe se i ka ofruar shërbimet e tij klubit.
Siç theksoi Romano, Solskjaerit nuk i intereson nëse ai merr një kontratë deri në fund të sezonit apo më gjatë, për sa kohë që ai kthehet në Old Trafford.
đšđłđŽ Ole Gunnar SolskjĂŠr has shown interest in taking Manchester United job as caretaker manager, regardless of contract length.
Man United, taking their time to assess candidates for the job.
Darren Fletcher will be interim manager this week.
Si lojtar i United, Solskjaer mori pjesë në fitimin e gjashtë titujve kampionë në Angli dhe shënoi një gol në finalen ikonike të Ligës së Kampionëve në vitin 1999.
Në anën tjetër, si trajner nga dhjetori 2018 deri në shkarkimin e tij në nëntor 2021, norvegjezi e dërgoi ekipin në finalen e Ligës së Evropës. /Telegrafi/
Ish-lojtari i kombëtares angleze, Jonjo Shelvey ka folur për varësinë e tij nga ilaçet e gjumit, duke zbuluar se si ky zakon pothuajse ia shkatërroi marrëdhënien me fëmijët. Ai tregoi me hollësi një periudhë të errët të jetës së tij të kaluar në Turqi.
Shelvey, i cili kaloi 13 vjet në Ligën Premier me klube si Liverpool, Swansea City, Newcastle United dhe Nottingham Forest, u transferua në Turqi, ku kaloi 18 muaj duke luajtur për Caykur Rizespor dhe Eyupspor. Ishte jeta pa familje në një vend të huaj që shkaktoi problemet që pasuan.
âShkova nĂ« Turqi pĂ«r 18 muaj dhe jetova vetĂ«m. Ishte gjĂ«ja mĂ« e vĂ«shtirĂ« qĂ« kam bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« jetĂ«n timeâ, tha Shelvey, i cili ka gjashtĂ« ndeshje pĂ«r AnglinĂ«.
âPĂ«rfundova duke u bĂ«rĂ« i varur nga ilaçet e gjumit. Mendoja, 'ĂfarĂ« do tĂ« bĂ«j tani?' Isha nĂ« njĂ« qytet qĂ« ishte i orientuar drejt kulturĂ«s myslimane. Kishte ndoshta tre restorante. PĂ«r tĂ« vrarĂ« kohĂ«n, merrja tre ose katĂ«r ilaçe gjumi dhe mĂ« binte tĂ« fikĂ«t deri nĂ« mĂ«ngjesin tjetĂ«r pĂ«r stĂ«rvitjeâ.
Kur e pyetĂ«n pse e bĂ«ri kĂ«tĂ«, ai pranoi se ishte njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t'i shpĂ«tuar vetmisĂ«. âVetĂ«m pĂ«r tĂ« kaluar kohĂ«n, u bĂ« njĂ« varĂ«si. Pastaj u transferova nĂ« Stamboll, njĂ« qytet pak mĂ« i gjallĂ«. Dilja, por isha ende vetĂ«m. Dhe nuk jam tipi qĂ« dal vetĂ«m. E urrej tĂ« rri vetĂ«mâ.
Shelvey shpjegoi se ai zgjodhi me vetëdije pilulat në vend të alkoolit për të shmangur pasojat negative në gjendjen e tij fizike.
"Mendova, 'Mund të shkoja në njërën anë ose në tjetrën, mund të dehesha për të kaluar kohën'. Pirja nuk është e mirë për një futbollist. Në vend që të pija, vazhdova të merrja pilula gjumi. Kjo do të ishte një mënyrë për të kaluar kohën. E kuptoni çfarë dua të them? Pra, nuk shëndoshem duke pirë birra në pub".
Rutina e tij e përditshme u bë alarmante. "Kthehesha në shtëpi në orën një, një e gjysmë, dy apo tre. Haja diçka. Dhe ky ishte vakti im i fundit. Pastaj merrja tre ose katër pilula gjumi dhe zgjohesha rreth mesnatës, dhe merrja edhe tre ose katër të tjera. Pastaj zgjohesha për stërvitje të nesërmen. Kjo më shkatërroi marrëdhënien me fëmijët e mi", shtoi anglezi.
Shelvey zbuloi se ishte shumë e lehtë për futbollistët të merrnin ilaçe gjumi përmes mjekëve të klubit. Ndërsa ishte në Turqi, ai gjeti edhe një faqe interneti që ia shiste ato. Gruaja e tij Daisy, me të cilën ka tre fëmijë, luajti një rol kyç në shërimin e tij. Me ndihmën e saj, ai arriti të hiqte dorë nga zakoni i rrezikshëm dhe të riparonte marrëdhënien e tij të dëmtuar me fëmijët e tij.
Pas Turqisë dhe një periudhe të shkurtër te Burnley, Shelvey nënshkroi së fundmi për klubin e një lige më të ulët, Arabian Falcons, nga Dubai. Ai hodhi poshtë pretendimet se shkoi në Lindjen e Mesme vetëm për para.
âNjerĂ«zit thonĂ« se shkova atje pĂ«r para. ĂfarĂ« lloj parash? Nuk ka para nĂ« LigĂ«n e DytĂ« tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe. NjĂ« shifĂ«r e pĂ«rafĂ«rt pĂ«r pagat kĂ«tu Ă«shtĂ« rreth 2,000 funte (2,300 euro) nĂ« muaj pĂ«r njĂ« futbollist", i tha ai BBC-sĂ«.
âSa i pĂ«rket asaj qĂ« kam fituar gjatĂ« karrierĂ«s sime, nuk Ă«shtĂ« asgjĂ«. VĂ«llai im fiton mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« hotel nĂ« LondĂ«r. KĂ«shtu qĂ« nuk kishte tĂ« bĂ«nte kurrĂ« me ardhjen kĂ«tu pĂ«r paratĂ«â, pĂ«rfundoi Shelvey. /Telegrafi/
Tensionet te Real Madridi u shfaqën gjatë ndeshjes të së dielës kundër Real Betisit, dhe Vinicius Junior ishte në qendër të vëmendjes.
Pasi u përball me fishkëllima nga tribunat e stadiumit Santiago Bernabeu dhe u përplas me Marco Bartran, sulmuesi brazilian u ankua hapur te trajneri i tij Xabi Alonso.
Kamerat kapën momentin kur Vinicius, dukshëm i frustruar, iu drejtua stolit. Sipas leximit të buzëve, ai veçoi shokun e skuadrës Gonzalo, i cili më vonë do të bëhej heroi i ndeshjes me tre gola.
"ĂshtĂ« e pamundur kĂ«shtu, ata duhet ta pasojnĂ« topin. KĂ«tu tĂ« gjithĂ« duan tĂ« driblojnĂ«, dhe pastaj mĂ« vĂ«rshĂ«llejnĂ«. Thuaj diçka. Thuaji kĂ«tij djali (Gonzalo) se duhet tĂ« ma pasojĂ« topin. Jo gjithmonĂ«, por njĂ« herĂ«", tha Vinicius.
"AsĂ es imposible, tienen que pasar el balĂłn, aquĂ TODOS quieren regatear y luego ME PITAN. Dile a Gonzalo (GarcĂa) que TIENE QUE DAR ALGUNA."
Por ky nuk ishte i vetmi moment tensionues midis lojtarit dhe trajnerit. Pak më vonë, kamerat e DAZN regjistruan Xabi Alonson duke humbur durimin me lojën mbrojtëse të Vinicius, ose më saktë mungesën e presionit mbi mbrojtjen e Betis. Trajneri i Realit nuk i kurseu fjalët. "Eh, dreqi ta marrë Vinny. Hajde, o njeri, hajde! Presion, dreqi ta marrë!", bërtiti Alonso nga stoli.
Meqenëse braziliani nuk u përgjigj menjëherë, Alonso vazhdoi edhe më me zë të lartë, duke bërë gjeste nga zona e tij teknike: "Mos rri aty dhe bëj presion! Hajde, një herë, hajde!".
đ„ Las cĂĄmaras de Dazn captaron la bronca de Xabi Alonso a Vinicius desde el banquillo durante el Real Madrid-Betis
VetĂ«m dhjetĂ« minuta pas atij debati, Xabi Alonso vendosi tâi nxirrte Viniciusin dhe Rodrygon nga fusha, duke u dhĂ«nĂ« njĂ« shans Arda Gulerit dhe Franco Mastantuonos.
Pavarësisht ngjarjeve të mëparshme, braziliani dhe trajneri i tij u përshëndetën plotësisht natyrshëm ndërsa po largoheshin nga fusha, pa shenja konflikti apo problemesh të mëtejshme. /Telegrafi/
Vullkani i Mançesterit ka shpërthyer përsëri pas shkarkimit të shpejtë të Ruben Amorim, mandati i të cilit përfundimisht u shua për shkak të rezultateve të dobëta dhe tensioneve me hierarkinë sportive.
Manchester United nuk humbi kohë dhe tashmë ka publikuar një listë prej pesë kandidatësh me profile shumë të ndryshme për të provuar të shpëtojnë një sezon që kërcënon të jetë një katastrofë.
Në korridoret e klubit nga Carrington, emra si Xavi Hernandez, Gareth Southgate, Oliver Glasner, Enzo Maresca dhe Andoni Iraola po përmenden shpesh, secili me një propozim ndryshe për të rivendosur identitetin e Djajve të Kuq.
Bordi po kërkon dikë që kombinon autoritetin në dhomën e zhveshjes me një filozofi taktike të aftë për të maksimizuar talentin e një skuadre të mbledhur me një buxhet të madh transferimesh.
United e di se nuk mund të përballojë një tjetër gabim në hedhjen e lojtarëve, kështu që përzgjedhja e trajnerit të ri do të kryhet nën një shqyrtim shumë të kujdesshëm. Urgjenca për rezultate të menjëhershme përplaset me nevojën për një projekt që, njëherë e përgjithmonë, ka një drejtim dhe koherencë të qartë.
Xavi dhe Southgate: Lidership dhe disponueshmëri e menjëhershme
Ndër opsionet më joshëse për shkak të statusit të tyre ndërkombëtar është Xavi, i cili aktualisht është i lirë pas kohës së tij në Barcelonë. Trajneri katalunas, përgjegjës për debutimet e talenteve si Lamine Yamal, do të ishte shumë i etur të provonte fatin e tij në futbollin anglez.
United vlerëson aftësinë e tij për të zbatuar një stil loje të bazuar në posedim të topit dhe aftësinë e tij në menaxhimin e presionit mediatik që rrethon klubet e mëdha.
Nga ana tjetĂ«r, hija e Southgate qĂ«ndron pĂ«rsĂ«ri mbi âTeatrin e Ăndrraveâ pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nies sĂ« tij tĂ« shkĂ«lqyer me thelbin e lojtarĂ«ve tĂ« AnglisĂ«. Ish-trajneri i AnglisĂ« ofron aftĂ«si tĂ« patĂ«metĂ« nĂ« menaxhimin e skuadrĂ«s dhe njĂ« kuptim institucional tĂ« futbollit britanik qĂ« pakkush mund ta krahasojĂ« sot.
Edhe pse mungesa e tij e përvojës së fundit në operacionet e përditshme të një klubi ngre disa shqetësime, disponueshmëria e tij e menjëhershme e vendos atë në një pozicion të privilegjuar.
Glasner, Maresca dhe Iraola
Nëse klubi preferon të zgjedhë trajnerë që tashmë i njohin të gjitha detajet aktuale të Ligës Premier, emri i Iraolës është ai që gjeneron më shumë konsensus. Trajneri bask ka bërë mrekulli te Bournemouth me një stil futbolli të guximshëm dhe të organizuar që ka mahnitur edhe analistët më kërkues.
United po e monitoron situatën e kontratës së tij, duke e ditur se metodat e tij të punës garantojnë një ekip të njohur dhe konkurrues që nga minuta e parë e lojës.
Një tjetër opsion taktik përfaqësohet nga Glasner, i cili ka shkëlqyer te Crystal Palace duke optimizuar saktësisht sistemin me tre qendërmbrojtës që Amorim dështoi ta zbatonte.
Krahas tij është Maresca, trajneri i cili kohët e fundit u largua nga Chelsea pas një periudhe të trazuar, por të mbushur me koncepte taktike nga shkolla e Guardiolës.
Maresca dhe Glasner
United po vlerëson nëse italiani mund ta imponojë sistemin e tij pa gjeneruar konfliktet e brendshme që shkaktuan largimin e tij nga Stamford Bridge.
Pavarësisht se kush zgjidhet, trajneri i ardhshëm do të përballet me detyrën monumentale të rikthimit të lavdisë së humbur në një klub që jeton mbi lavditë e së kaluarës. /Telegrafi/
Lojtarëve më të mëdhenj të Afrikës shpesh u është mohuar lavdia kontinentale dhe disa yje aktualë përballen me shansin e tyre të fundit të vërtetë për të fituar trofeun në edicionin e vitit 2025.
Kupa e Kombeve të Afrikës 2025 mund të jetë shansi i fundit i vërtetë për disa yje për të fituar trofeun me ekipin kombëtar.
Telegrafi ju tregon lojtarët që duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë, sepse turneu i radhës nuk do të jetë deri në verën e vitit 2027.
Mohamed Salah (Egjipt)
Pesë turne, dy herë arriti në finale, por humbi të dyja herët. Deri në Kupën e ardhshme të Kombeve të Afrikës, Salah do të jetë 35 vjeç.
Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon)
Pesë turne, nuk ka kaluar kurrë çerekfinalet. Deri në herën tjetër të Kupës së Kombeve të Afrikës, Aubameyang do të jetë 38 vjeç.
Wilfried Zaha (Bregu i Fildishtë)
Katër turne, çerekfinalet mbeten limiti i tij. Deri në herën tjetër të Kupës së Kombeve të Afrikës, Zaha do të jetë 34 vjeç.
Yassine Bounou (Marok)
Pesë turne, dy herë arriti në çerekfinale. Deri në Kupën e ardhshme të Kombeve të Afrikës, Bounou do të jetë 36 vjeç.
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2006, 2008, 2012), golashĂ«nuesi mĂ« i mirĂ« i KupĂ«s sĂ« Kombeve 2012 (3 gola)
Historia e Didier Drogbas me ekipin kombëtar është një histori e fatit të keq. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në vend dhe dy herë Futbollisti Afrikan i Vitit luajti në finale në vitet 2006 dhe 2012, duke humbur të dyja me penallti: ndaj Egjiptit (0-0, penallti 2-4) dhe Zambisë (0-0, penallti 7-8).
Gjashtë muaj pasi Drogba u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar, Bregu i Fildishtë më në fund e fitoi trofeun: në dimrin e vitit 2015 ata mposhtën Ganën me penallti në finale (0-0, penallti 9-8).
George Weah (Liberi)
Pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës: 2
Arritja më e lartë: fazat e grupeve (1996, 2002)
Statistikat në Kupën e Kombeve të Afrikës: 5 ndeshje, 1 gol
Një rast i të qenit jashtëzakonisht i pafat me ekipin kombëtar. Kur George Weah ishte në kulmin e tij dhe fitoi Topin e Artë në vitin 1995, Liberia mezi mund të garonte në turne ndërkombëtarë, duke humbur ndaj Gambisë, Sierra Leones dhe Zairesë. Një ngushëllim i vogël që të dyja paraqitjet e Liberisë në Kupën e Kombeve të Afrikës erdhën gjatë epokës së Weah. Pas kësaj - asgjë.
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2008)
Michael Essien fitoi dy medalje në turne - argjend (2010) dhe bronz (2008), megjithëse kjo e fundit ishte sigurisht më domethënëse për mesfushorin e Ganës. Mesfushori mbrojtës pati performancën e tij më të mirë në turne në vitin 2008, duke regjistruar 2+3 në gjashtë ndeshje.
Në vitin 2010, Essien pësoi një dëmtim të meniskut në ndeshjen hapëse të Ganës kundër Bregut të Fildishtë (3-1) dhe humbi ndeshjet e mbetura, përfshirë finalen.
Ylli kryesor në historinë e Togos dhe heroi i fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2006, Emmanuel Adebayor - ish-lojtari kontrovers i Arsenalit, Manchester Cityt dhe Tottenhamit - mbahet mend për shumë gjëra, por turneu kontinental afrikan thjesht nuk i erdhi kurrë në ndihmë. Për më tepër, ai kurrë nuk luajti veçanërisht mirë në asnjë nga katër turnetë.
Togo sigurisht që pati fat të keq me shortin, duke u përballur vazhdimisht me skuadra të rënda afrikane si Kameruni, Bregu i Fildishtë, Maroku, Algjeria dhe Tunizia. Megjithatë, në kualifikuese, Adebayor u tregua shumë më mirë - ai pothuajse i vetëm ia siguroi Togos Kupën e Kombeve të Afrikës 2013 duke shënuar dy herë kundër Gabonit dhe duke regjistruar gol dhe asistim kundër Ganës.
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2002, 2010, 2012, 2013)
Ish-mesfushori i BarcelonĂ«s dhe RomĂ«s, Seydou Keita, teorikisht mund tĂ« kishte qenĂ« njĂ« nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« trofeshĂ«m tĂ« kontinentit â me Malin ai luftoi pĂ«r medalje nĂ« KupĂ«n e Kombeve tĂ« AfrikĂ«s katĂ«r herĂ«. NĂ« vitet 2002 dhe 2004, Mali humbi ndeshjet eliminatore pĂ«r vendin e tretĂ« ndaj NigerisĂ« (1-0 dhe 2-1), por nĂ« vitet 2012 dhe 2013 mundi GanĂ«n (2-0 dhe 3-1).
Kjo është veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh se skuadra e Malit nuk kishte gjasa të ishte midis favoritëve të turneut. Keita dhe Mali eliminuan Gabonin me Aubameyang dhe Ganën me Essien dhe Ayeë, dhe në vitin 2010 dhanë performancën më të mirë në historinë kontinentale, duke kapërcyer një disavantazh 4-0 në 12 minutat e fundit (Keita shënoi dy herë).
Frederic Kanoute (Mali)
Pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës: 3
Arritja më e lartë: vendi i katërt (2002)
Statistikat në Kupën e Kombeve të Afrikës: 11 ndeshje, 7 gola
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2004)
Legjenda e Sevillas, Frederic Kanoute, ishte mjaftueshëm i vjetër për të fituar ato dy medalje bronzi me Malin që fitoi Keita, por sulmuesi u tërhoq në moshën 32-vjeçare pa fituar kurrë asgjë me ekipin kombëtar. Megjithatë, statistikat janë të habitshme - 7 gola në 11 ndeshje të, ai shënoi në çdo turne dhe golat e tij sollën fitore të rëndësishme ndaj Beninit (1-0) dhe Kenias (3-1).
Emmanuel Eboue (Bregu i Fildishtë)
Pjesëmarrje në Kupën e Kombeve të Afrikës: 5
Arritja më e lartë: finalja (2006, 2012)
Statistikat në Kupën e Kombeve të Afrikës: 18 ndeshje, 1 gol
Ish-mbrojtĂ«si i Arsenalit, Emmanuel Eboue, pati tĂ« njĂ«jtĂ«n epokĂ« si Drogba nĂ« ekipin kombĂ«tar, kur vendasit e Bregut tĂ« FildishtĂ« ishin tĂ« pafat nĂ« gjuajtjet e penalltive. I vetmi ndryshim Ă«shtĂ« se ai nuk luajti nĂ« finalen e vitit 2012 kundĂ«r Zambias dhe kjo pavarĂ«sisht golit tĂ« tij kundĂ«r AngolĂ«s (2-0) qĂ« e futi Bregun e FildishtĂ« nĂ« fazĂ«n eliminatore si fitues tĂ« grupit. ĂuditĂ«risht, gjatĂ« kohĂ«s sĂ« Eboue nĂ« turne, vendasit e Bregut tĂ« FildishtĂ« kishin statistika mbresĂ«lĂ«nĂ«se mbrojtĂ«se -9 nga 18 ndeshjet nĂ« tĂ« cilat mbrojtĂ«si luajti pĂ«rfunduan pa pĂ«suar gol.
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2008, 2010)
Pavarësisht se kishte luajtur për disa klube të mëdha gjatë karrierës së tij, Alex Song u thirr në Kupën e Kombeve të Afrikës vetëm dy herë. Por të dyja herët, ish-mesfushori i Arsenalit luajti të gjithë turneun nga fillimi deri në fund. Në vitin 2008, ata ishin vetëm një moment larg fitores - në finalen kundër Egjiptit (1-0) ata pësuan gol në minutën e 77-të.
Ndoshta mungesa e fitores ishte për shkak të vetë Song - kapiteni dhe mesfushori mbrojtës i Kamerunit pësoi një dëmtim në minutën e 16-të dhe iu desh të largohej herët nga ndeshja vendimtare. Ai sigurisht që mund të kishte provuar ta fitonte trofeun disa herë të tjera, por skandalet, ndalimet dhe pezullimet nga skuadra e Kamerunit u bënë një pikë e errët në karrierën e Song.
Ămime individuale: GolashĂ«nuesi mĂ« i mirĂ« 2015 (3 gola), Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2015)
Andre Ayeë duket i përjetshëm. Në fakt, karriera e tij ndërkombëtare zgjati 17 vjet (nga viti 2007 deri në vitin 2024) - një gjë e rrallë për ekipet kombëtare. Por kjo mund të jetë për shkak se Gana luajti në Kupën e Kombeve të Afrikës shumë shpesh gjatë epokës së Ayew: 9 herë (Ayew mungoi në vitin 2013), 3 herë në Kupat e Botës.
Ish-sulmuesi i Marseille ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, por gjithmonë mungonte diçka për suksesin. Në vitin 2010, ata pësuan një gol në fund ndaj Egjiptit në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës; po atë vit, prekja famëkeqe dhe gjeniale e Luis Suarez e privoi Ganën nga një gjysmëfinale e Kupës së Botës; në vitin 2015, ata humbën me penallti ndaj Bregut të Fildishtë.
Ămime individuale: Ekipi mĂ« i mirĂ« i turneut (2010, 2013)
Asamoah Gyan dominoi futbollin afrikan në shumë mënyra - ai është golashënuesi më i frytshëm i Afrikës në historinë e Kupës së Botës, golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave i Ganës dhe në vitin 2010 ishte finalist për Futbollistin Afrikan të Vitit. Por trofeu kryesor i kontinentit i shpëtoi atij, ashtu si edhe bashkëkombësve të tij Essien dhe Ayew. /Telegrafi/
Dhjetë nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e futbollit spanjoll, të llogaritura me vlerën e vitit 2025, ndryshojnë nga 10 më të mirat që të gjithë kemi në mendje.
PĂ«r shembull, i dyti nuk Ă«shtĂ« Martin Zubimendi, pĂ«r tĂ« cilin Arsenali pagoi 70 milionĂ« euro verĂ«n e kaluar nga Real Sociedad. ĂshtĂ« Gaizka Mendieta, ish-mesfushor i Valencias dhe BarcelonĂ«s, ndĂ«r tĂ« tjerĂ«, i cili u transferua nga Valencia te Lazio nĂ« vitin 2001. Kjo shumĂ« ishte 48 milionĂ« euro... qĂ« tani do tĂ« ishte 94 milionĂ« euro.
Interesante është se Real Madridi nuk është i listuar si blerës (megjithëse është i listuar si shitës) në 10 lojtarët më të mirë të këtyre transferimeve të mëdha, ndryshe nga Atletico Madrid (në blerjen e Diego Costas) ose Barcelona (në blerjen e Ferran Torres).
Dhe jo aq çuditërisht, e vetmja skuadër jo-angleze që blen lojtarë me shuma të mëdha parash është Lazio, në rastin e Mendietas 25 vjet më parë, gjë që tregon se ku ka shkuar muskuli financiar në vitet e fundit.
Raporti i përpiluar nga Betfair duke përdorur 'Llogaritësin' e tyre (i cili zbaton një algoritëm që përfshin faktorë të tillë si inflacioni dhe luhatjet e valutës në transaksionet e bëra në pesetë) ka rillogaritur koston reale të transferimeve më të shtrenjta në histori me çmimet aktuale.
I aplikuar te futbollistët spanjollë, kjo do ta rendiste atë të dytin vetëm pas Kepa Arrizabalaga, transferimi i të cilit te Chelsea nga Athletic Bilbao në vitin 2018 tani do të vlente mbi 108 milionë euro. Portieri i Arsenalit është i vetmi futbollist spanjoll, vlera e transferimit të të cilit, në këtë vlerësim të përditësuar, do të kalonte 100 milionë euro.
Transferimi i Fernando Torres nga Liverpooli te Chelsea kalon nga vendi i 10-të në të pestin në këtë kalkulator, me një kosto reale prej pak më shumë se 90 milionë eurosh, pothuajse e njëjtë me atë që do të kushtonte sot transferimi i Alvaro Moratës nga Real Madridi te Chelsea.
Ky transferim, nëse do të ndodhte tani, do të kishte kushtuar pothuajse 91 milionë euro, 25 milionë euro më shumë se sa u pagua në vitin 2017. Morata është pikërisht lojtari i pestë, tarifa e transferimit të të cilit, e përshtatur për inflacionin, ka qenë më e larta në historinë e futbollit botëror.
Lëvizjet e sulmuesit të lindur në Madrid midis Juventusit, Atletico Madridit dhe Chelseat, ndër të tjera, do të kishin arritur në total 281 milionë euro me çmimet e sotme. Kjo përfaqëson një diferencë prej 64 milionë eurosh krahasuar me tarifën e tyre fillestare të transferimit.
Në vendin e tretë renditet Rodri, i cili u pagua 70 milionë euro nga Manchester City, por kostoja reale e tij do të ishte prej rreth 94 milionë euro.
Më poshtë në listë gjendet Aymeric Laporte, për të cilin Manchester Cityt ia pagoi Athletic Bilbaso 65 milionë euro dhe tani do të vlente plotë 89.5 milionë euro.
Transferimi i Diego Costas nga Atletico Madridi te Chelsea kushtoi 60 milionë euro, por me llogaritjen e tanishme ai do të vlente mbi 82 milionë euro, teksa Marc Cucurella, i cili u ble prej Chelseat nga Brightoni për 65 milionë euro, tani do duhej të paguhej mbi 75 milionë euro.
I nënti në listë është Zubimendi me një çmim blerje dhe rillogaritje të njejtë prej 70 milionë euro, ndërsa Feran Torres, i cili u ble nga Barcelona për 55 milionë euro nga Manchester City, me llogaritjen e re do të duhej të paguhej rreth 69 milionë euro. /Telegrafi/
Përditësimi më i fundit i vlerës së tregut nga Transfermarkt për dhjetorin 2025 prodhon një formacion prej 1.35 miliardë eurosh të mbushur me superyje në zhvillim dhe të afirmuar - dhe një mungesë të madhe.
Gianluigi Donnarumma (45 milionë euro) është portieri më i vlefshëm në botë, i vazhduar nga një mbrojtje me katër lojtarë Achraf Hakimi (80 milionë euro), William Saliba (90 milionë euro), Pau Cubarsi (80 milionë euro) dhe Nuno Mendes (75 milionë euro), duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtësve modernë me mendje sulmuese.
Në mesfushë, Vitinha (110 milionë euro) ka në qendër një treshe të talentuar teknikisht së bashku me Jude Bellingham (160 milionë euro) dhe Pedri (140 milionë euro), vlera e kombinuar e të cilëve pasqyron se si kontrolli dhe shkathtësia tani dominojnë mënyrën e të menduarit për rekrutimin e lojtarëve të elitës.
Megjithatë, kryefjala është në sulm, ku 18-vjeçari Lamine Yamal rreshtohet në krahun e djathtë me një vlerë tregu prej 200 milionë eurosh, duke barazuar vlerësimin rekord botëror për një lojtar në fushë.
Ai shoqërohet nga Kylian Mbappe (gjithashtu 200 milionë euro) në qendër dhe Vinicius Jr (150 milionë euro) në të majtë, duke i dhënë kësaj forme një treshe sulmuese që përzien produktivitetin maksimal me një shpejtësi të frikshme dhe cilësi në lojën një kundër një.
Erling Haaland, i parë prej kohësh si pika referuese për vlerat e transferimeve, mungon tërësisht, i lënë pas Mbappes pavarësisht se ndan shifrën prej 200 milionë eurosh për shkak të moshës dhe konkurrencës pozicionale në modelin aktual. /Telegrafi/
Trajneri i xhudo, Driton Kuka e ka falënderuar dhe i ka dhënë mirënjohjen xhudistes Nora Gjakova, pasi kjo e fundit njoftoi gjatë të martës zyrtarisht pensionimin.
Pas 23 vitesh të përkushtuara në sportin e xhudos, kampionia olimpike nga Kosova ka njoftuar zyrtarisht pensionimin në moshën 33-vjeçare, duke mbyllur një rrugëtim historik të mbushur me sakrificë, fitore dhe krenari kombëtare.
Pas këtij vendimi për pensionim nga Gjakova ka ardhur edhe reagimi i trajnerit të saj, Driton Kuka, i cili ishte më meritori për arritjet e saj.
Kuka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Facebook për të bërë një postim, ku e falenderon dhe i shpreh gjithë mirënjohjen për mundin dhe sakrificën.
âFaleminderit Nora. Kampionia Olimpike sot zyrtarisht pĂ«rfundoj karrierĂ«n e saj! MirĂ«njohĂ«s pĂ«r punĂ«n, mundin e sakrificĂ«n pĂ«r gjithĂ« Kombin Shqiptarâ, ka shkruar Kuka. /Telegrafi/