Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan me bilanc vjetor për vitin 2025, qindra inspektime, gjoba dhe rritje e kontrollit institucional

Drejtoria e Inspekcionit nĂ« KomunĂ«n e Gjilanit ka publikuar bilancin vjetor tĂ« punĂ«s pĂ«r periudhĂ«n janarâdhjetor 2025, duke prezantuar tĂ« dhĂ«na tĂ« detajuara mbi aktivitetet inspektuese nĂ« fushĂ«n e ndĂ«rtimit, veprimtarive afariste, komunikacionit, mjedisit dhe hapĂ«sirave publike.
Në sektorin e ndërtimit, gjatë vitit 2025 janë hartuar gjithsej 308 procesverbale, janë shqiptuar 15 gjoba dhe janë shqyrtuar 36 ankesa nga qytetarët.
Nga Drejtoria theksohet se është rritur ndjeshëm vetëdijesimi i qytetarëve për pajisje me leje ndërtimi, ndërsa ndërtimet e larta janë mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm përmes matjeve gjeodezike për çdo etazhitet.
Inspektorët kanë realizuar përcjellje të vazhdueshme të punimeve, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së ndërtimit.
Në fushën e veprimtarive afariste, gjatë vitit janë inspektuar 261 biznese, shumica prej tyre biznese të reja. Për këtë periudhë janë hartuar 261 procesverbale, janë realizuar 163 pranime të kushteve minimale teknike për subjekte afariste, si dhe është bërë kontrolli i dokumentacionit të konformitetit të mallrave sipas standardeve evropiane.
Po ashtu, është mbyllur një subjekt afarist dhe janë shqiptuar 10 gjoba mandatore, ndërsa të hyrat nga pranimet teknike kanë arritur vlerën prej 14,600 euro.
Drejtoria ka raportuar edhe për bashkëpunim me Policinë e Kosovës lidhur me organizimin e ahengjeve të maturantëve, ku gjatë inspektimeve janë ndaluar pijet alkoolike për persona nën moshën 18-vjeçare.
NĂ« sektorin e komunikacionit janĂ« hartuar 176 procesverbale, janĂ« iniciuar 35 kundĂ«rvajtje dhe janĂ« shqiptuar 10 gjoba. Inspektimet kanĂ« pĂ«rfshirĂ« linjat komunale tĂ« autobusĂ«ve, taksitĂ« legale dhe ilegale, si dhe aktivitete vetĂ«dijesuese nĂ« shkolla fillore tĂ« mesme tĂ« ulĂ«ta, ku gjatĂ« muajit shtator janĂ« mbajtur ligjĂ«rata me temĂ«n âFĂ«mijĂ«t miq nĂ« trafikun rrugorâ nĂ« tetĂ« shkolla tĂ« zonĂ«s urbane tĂ« Gjilanit.
Në aspektin e mjedisit, Drejtoria ka monitoruar hapësirat urbane dhe rurale, duke trajtuar kërkesa dhe ankesa të qytetarëve për ndotje, hedhje të mbeturinave dhe pajisje me leje mjedisore komunale. Pas inspektimeve në terren janë lëshuar vendime, gjoba, afate ligjore dhe akte të tjera normative.
Po ashtu, është bërë monitorimi i zbatimit të lejeve mjedisore për subjektet afariste dhe është realizuar bashkëpunim me operatorë publikë për pastrimin e disa lokacioneve në qytet.
GjatĂ« vitit 2025, Drejtoria e Inspekcionit ka bashkĂ«punuar ngushtĂ« me PolicinĂ« e KosovĂ«s, MMPHI-nĂ«, KPMM-nĂ«, prokurorinĂ«, ndĂ«rmarrjet publike lokale dhe kompani tĂ« shĂ«rbimeve publike, duke pĂ«rfshirĂ« âHidromoravaâ, NPL âTreguâ, âEco Higjienaâ dhe KEDS-in.
Në kuadër të shqyrtimit të ankesave zyrtare, janë shqiptuar 13 gjoba mandatore, janë hartuar 109 procesverbale dhe janë pranuar 39 kërkesa zyrtare. Sipas Drejtorisë, masat e ndërmarra kanë përfshirë vërejtje verbale, ndërprerje punimesh, dhënie afatesh ligjore dhe shqiptim gjobash.
Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan vlerëson se puna gjatë vitit 2025 ka kontribuar në forcimin e zbatimit të ligjit, rritjen e rendit dhe përmirësimin e standardeve në fusha të ndryshme të jetës publike në komunë. /Telegrafi/





































