❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Katër persona të lënduar pas aksidentit me motor bore në Bogë të Rugovës



Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Bogë të Rugovës, ku një motor bore është përplasur me një shtyllë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin, duke bërë me dije se policia dhe emergjenca janë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orĂ«s 14:00 kemi marrĂ« informacion pĂ«r njĂ« aksident nĂ« fshatin BogĂ« tĂ« RugovĂ«s, ku njĂ« motor bore Ă«shtĂ« pĂ«rplasur nĂ« njĂ« shtyllĂ« elektrike. KatĂ«r persona kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime trupore, ndĂ«rsa policia Ă«shtĂ« duke ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme nĂ« vendin e ngjarjes”, tha Rugova. /Telegrafi/

Projekti i Unazës së Prishtinës, Rama i dërgon letër të hapur Kurtit: Mos e vononi më



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për kryeqytetin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Në letrën e tij, Rama thekson se projekti, i cili ka mbetur i bllokuar për më shumë se katër vjet në nivel qendror, ka pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe cenon interesin publik.

Ai rikujton se gjatë fushatës zgjedhore, Kryeministri në detyrë kishte shprehur publikisht mbështetje për zhbllokimin e këtij projekti, duke njohur rëndësinë e tij strategjike.

"Megjithatë, për më shumë se katër vjet, realizimi i këtij projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror, pavarësisht gatishmërisë së plotë teknike, ligjore dhe procedurale të Komunës së Prishtinës. Ky bllokim i zgjatur ka shkaktuar pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e kryeqytetit dhe po cenon seriozisht interesin publik", ka njoftuar Rama.

Rama thekson rëndësinë financiare të projektit, i cili është miratuar për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) me vlerë totale prej 206 milionë euro, nga të cilat deri në 40% janë fonde grant, respektivisht deri në 82.4 milionë euro të pakthyeshme.

Kryetari i Prishtinës paralajmëron se çdo zvarritje institucionale rrezikon humbjen e këtyre fondeve dhe kredibilitetin institucional të vendit ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« projekt politik. Nuk i shĂ«rben njĂ« partie apo njĂ« mandati, por zhvillimit afatgjatĂ« tĂ« vendit, ekonomisĂ«, mobilitetit urban dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve,” shkruan Rama, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r vendosjen e interesave tĂ« qytetarĂ«ve mbi çdo kalkulim politik.

Kryetari i Prishtinës kërkon që Qeveria në detyrë të eliminojë menjëherë pengesat administrative dhe institucionale dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme, duke e cilësuar projektin si prioritet strategjik kombëtar dhe pjesë të rrjetit të autostradave të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Pas testimit tĂ« “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanton dronin tjetĂ«r me rreze veprimi 500 km



Inovacioni i epikĂ«s sĂ« Future Minds Academy, pas testimit tĂ« dronit “Skifteri K1”, po vazhdon tĂ« zhvillohet me ritme tĂ« shpejta.

Sipas drejtorit tĂ« kĂ«saj akademie, Ridvan Aliu flotĂ«s ajrore sĂ« shpejti do t’i bashkohet droni i ri SKIFTER MIGA VTOL, njĂ« prototip i cili synon tĂ« avancojĂ« misionet ajrore tĂ« tipit SWARM.

“Prototipi i parĂ« pritet tĂ« testohet gjatĂ« tremujorit tĂ« tretĂ« tĂ« vitit 2026, nĂ« njĂ« nga shtetet e Bashkimit Evropian, dhe do tĂ« pajiset me lidhje SATCOM C2 pĂ«r komandĂ« dhe kontroll”, ka shkruar Aliu.

Specifikat e dronit SKIFTER MIGA VTOL përfshijnë:

Koha e fluturimit: 6 orë

Shpejtësia maksimale: 150 km/h

Kapaciteti i ngarkesës: 15 kg

Rrezja e veprimit: deri nĂ« 500 km (SATCOM C2 – kĂ«rkon aprovim qeveritar)

Lartësia maksimale: 6000 m

Roli: SWARM MISSION UAV

“Inovacioni i rinisĂ« sonĂ« nuk duhet tĂ« mbetet i fshehur”, ka shkruar Aliu, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e zhvillimeve teknologjike tĂ« lidershipit tĂ« ri nĂ« fushĂ«n e aeronautikĂ«s.

Ky zhvillim vjen pak kohĂ« pasi u publikuan pamje tĂ« aftĂ«sive tĂ« dronit “Skifteri K1” me rreze veprimi deri nĂ« 1000 km, testimi i tĂ« cilit u bĂ« jashtĂ« territorit tĂ« KosovĂ«s.

Ky rezultat ka ngjallur interes të madh për teknologjinë dhe mundësitë e saj në fushën e mbrojtjes. /Telegrafi/


Tri lokale në Shtime ndëshkohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike



Me datën 25 janar 2026, rreth orës 02:15, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj tri lokaleve në Shtime, pas ankesave të qytetarëve për zhurmë të madhe nga muzika me volum të lartë.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, patrullat kanĂ« reaguar menjĂ«herĂ« nĂ« rrugĂ«n “Imer Devetaku” dhe, nĂ« pĂ«rputhje me autorizimet ligjore, janĂ« shqiptuar tre gjoba kundĂ«rvajtĂ«se ndaj pronarĂ«ve tĂ« lokaleve, secila nĂ« vlerĂ« prej 500 euro, sipas Ligjit 03/L-142.

Lokalet nĂ« fjalĂ«, ku zhvillohej aktivitet i lojĂ«rave kompjuterike, janĂ« urdhĂ«ruar tĂ« mbyllen, ndĂ«rsa lĂ«nda do t’i pĂ«rcillet Inspektoratit tĂ« KomunĂ«s sĂ« Shtimes pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tejshme ligjore.

“Policia e KosovĂ«s vazhdon tĂ« veprojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpejtĂ« dhe efektive pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe qetĂ«sinĂ« publike nĂ« tĂ« gjitha komunat,” thuhet nĂ« njoftimin zyrtar. /Telegrafi/

Rama vizitë dy ditore në Izrael, zbardhet axhenda



Kryeministri Edi Rama, do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« vizitĂ« pune nĂ« Jerusalem, Izrael, mĂ« 25–27 janar, me rastin e pjesĂ«marrjes sĂ« tij nĂ« KonferencĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit.

Zyra e shtypit e Kryeministrisë bën me dije se kreu i qeverisë nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Axhenda e vizitës së kryministrit Edi Rama në Israel

DitĂ«n e hĂ«nĂ«, mĂ« 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim kokĂ« mĂ« kokĂ« me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do tĂ« pasohet nga takimimes dy delegacioneve, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tĂ« cilit do tĂ« ketĂ« edhe deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

NĂ« orĂ«n 14:00, Kryeministri Rama, i shoqĂ«ruar nga znj. Linda Rama, do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do tĂ« pritet me njĂ« ceremoni tĂ« posaçme shtetĂ«rore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia pĂ«rfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombĂ«tare, si dhe vendosjen e kurorave nĂ« monumentin e ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« dhe nĂ« monumentin e viktimave tĂ« terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

NĂ« orĂ«n 16:15, do tĂ« nisĂ« seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqĂ«ruar nga hyrja ceremoniale nĂ« sallĂ«. GjatĂ« kĂ«saj seance do tĂ« mbajnĂ« fjalĂ«n Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i OpozitĂ«s, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit tĂ« Izraelit me njĂ« fjalim historik sipas protokollit tĂ« posaçëm qĂ« Knesseti u ka rezervuar njĂ« numri tĂ« kufizuar udhĂ«heqĂ«sish tĂ« huaj dhe sĂ« fundmi Presidentit tĂ« SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jerusalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit./euronews/

Peci: Nuk ndalemi as gjatë vikendit për rend dhe pastërti



Komuna e Mitrovicës ka vijuar angazhimin intensiv edhe gjatë vikendit, duke ndërmarrë një sërë intervenimesh konkrete në funksion të përmirësimit të rendit, rregullit dhe cilësisë së jetës për qytetarët.

Sipas një postimi nga kryetari Faton Peci, aksionet janë realizuar përmes bashkëpunimit të drejtorive komunale, me fokus në mirëmbajtjen e përgjithshme të qytetit dhe ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët.

“NĂ«se duam njĂ« qytet normal, kĂ«rkohet angazhim institucional, por edhe mbĂ«shtetja dhe pĂ«rgjegjĂ«sia e secilit qytetar,” ka shkruar Peci, duke theksuar pĂ«rkushtimin maksimal pĂ«r ligj dhe rregull.

Gjatë këtij vikendi janë realizuar disa ndërhyrje të rëndësishme, përfshirë largimin e një deponie ilegale pranë kopshtit të fëmijëve, e cila për vite me radhë kishte qenë problem i pazgjidhur për banorët e zonës.

Po ashtu, është bërë largimi i shitësve nga trotuaret dhe rrugët publike, duke i sistemuar ata në hapësira të dedikuara që garantojnë siguri ushqimore dhe qarkullim të lirë për këmbësorët.

Peci ka njoftuar se në kuadër të aksioneve mjedisore, është realizuar pastrimi i lumit Trepça, ndërsa në zonën e Lisicëve është intervenuar për të parandaluar shembjen e rrugës si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Një tjetër veprim ka qenë edhe rrënimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në hapësira publike.

“Mitrovica do tĂ« jetĂ« qytet funksional, i pastĂ«r, i gjelbĂ«r dhe i sigurt pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t", ka shkruar Peci, duke u bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r bashkĂ«punim dhe respektim tĂ« ligjit. /Telegrafi/

Nga lufta në Kosovë te maja e industrisë kimike në SHBA, historia e suksesit të Teuta Elshanit



Një histori force, këmbënguljeje dhe suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Teuta Elshani, shqiptare nga Kosova, ka arritur një nga pozicionet më të larta në fushën e inxhinierisë kimike, në një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare.

Teuta Elshani pas njĂ« rrugĂ«timi 26-vjeçar pune tĂ« palodhur, ka arritur tĂ« marrĂ« pozitĂ«n e UdhĂ«heqĂ«se Teknike e KĂ«rkimit dhe Zhvillimit (R&D Technical Leader) nĂ« Kimberly-Clark Professional – Amerika e Veriut, duke ushtruar rolin e inxhinieres strategjike, njĂ« nivel elitar nĂ« industrinĂ« e saj.

Në një postim Elshani thekson se jeta e saj ndryshoi rrënjësisht më 17 prill 1999, kur lufta në Kosovë i mori familjen dhe e la të vetme në moshën 23-vjeçare.

Përballë humbjes dhe dhimbjes së thellë, ajo u gjend përpara një zgjedhjeje vendimtare: të dorëzohej apo të vazhdonte përpara.

Me një diplomë të fituar në Kosovë në kushte lufte dhe në një fushë delikate si kimia, ajo nisi karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara si teknike laboratori.

Paralelisht me punën, iu desh të mësonte një gjuhë të re dhe të punonte në ekipe ku shumica e kolegëve ishin doktorë të inxhinierisë kimike.

“Me dhimbjen nĂ« gjoks dhe kujtimet qĂ« mĂ« rĂ«ndonin, mĂ«sova tĂ« merrja frymĂ« mes trishtimit dhe tĂ« vazhdoja pĂ«rpara, edhe kur çdo shpresĂ« ishte zhdukur. Por noti nuk mbaroi me mbijetesĂ«n. Pas frymĂ«marrjes sĂ« parĂ« erdhi barra e punĂ«s dhe e mbajtjes gjallĂ« tĂ« trungut familjar qĂ« lufta e kishte prerĂ« deri nĂ« rrĂ«njĂ«â€, shprehet ajo.

Pavarësisht vështirësive të mëdha personale dhe profesionale, Teuta Elshani nuk u ndal. Me përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm, ajo u ngjit gradualisht në hierarkinë profesionale, duke marrë sot një rol strategjik dhe drejtues në një kompani globale me ndikim të madh ndërkombëtar.

Historia e saj përfaqëson jo vetëm një sukses profesional individual, por edhe një shembull frymëzues se si, edhe pas humbjeve më të mëdha është e mundur të ndërtohet një e ardhme e fortë. /Telegrafi/

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar për BBC se Kosova e di se si arrihet paqja, duke theksuar përvojën e saj historike dhe rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Osmani, një nga lideret botërore që i është bashkuar Bordit të Paqes të presidentit të SHBA-së, Donald Trup dhe tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë e këtij mekanizmi.

Ajo kujtoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit të saj po kryhej gjenocid, ndërsa ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, shpëtoi jetë dhe i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit.

Osmani sot në një intervistë për BBC, tha se ka shumë arsye pse Kosova është bërë pjesë Bordit të Paqes.

“Le tĂ« kthehemi pak pas nĂ« kohĂ«, 26 vjet mĂ« parĂ«. Kosova ishte njĂ« vend i shkatĂ«rruar nga lufta. KundĂ«r popullit tĂ« KosovĂ«s po kryhej gjenocid dhe, nĂ«n udhĂ«heqjen e Shteteve tĂ« Bashkuara, natyrisht me mbĂ«shtetjen e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe shumĂ« vendeve demokratike nĂ« mbarĂ« botĂ«nm jetĂ«t tona u shpĂ«tuan. Na u dha njĂ« shans pĂ«r paqe. Na u dha njĂ« shans pĂ«r tĂ« jetuar tĂ« lirĂ«. Dhe sot, ne jemi sovranĂ«, jemi demokratikĂ«, jemi tĂ« pavarur dhe, mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, fĂ«mijĂ«t tanĂ« janĂ« brezi i parĂ« nĂ« historinĂ« e kombit tonĂ« qĂ« nuk e ka njohur luftĂ«n dhe qĂ« po e shijon paqen”, tha ajo.

Sipas saj, ne e dimĂ« se si mund tĂ« arrihet paqja, dhe ajo arrihet pĂ«rmes veprimit. “NĂ« atĂ« kohĂ«, unĂ« isha njĂ« fĂ«mijĂ« lufte, duke u rritur nĂ«n granata dhe, si tĂ« gjithĂ« tĂ« tjerĂ«t nĂ« brezin tim, jetĂ«t tona ishin nĂ« rrezik. Por thelbi Ă«shtĂ« ky: ajo qĂ« po dĂ«gjonim atĂ«herĂ« ishin rezoluta tĂ« AsamblesĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ«. Ishin copa letre, ishin fjalĂ«, por nuk kishte asnjĂ« veprim, derisa SHBA-ja ndĂ«rhyri dhe mobilizoi botĂ«n pĂ«r tĂ« na ardhur nĂ« ndihmĂ«â€, theksoi ajo, raporton RTKLive.

Duke shtuar se arsyeja e parĂ« Ă«shtĂ« ky dallim mes krijimit tĂ« paqes dhe ruajtjes sĂ« paqes. “Ne kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« organizatĂ« tĂ« fuqishme ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Pastaj, natyrisht, OKB-ja do tĂ« pĂ«rfshihej nĂ« ruajtjen e paqes, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ajo qĂ« bĂ«n mĂ« sĂ« miri dhe qĂ« e ka bĂ«rĂ« me mbĂ«shtetjen e shumĂ« shteteve, kĂ«tu nĂ« KosovĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se dhjetĂ« vjet”, tha ajo.

Osmani u pyet se a synon ta zĂ«vendĂ«sohet OKB-nĂ« me kĂ«tĂ«? “Jo. Jo. Krejt e kundĂ«rta. Siç thashĂ«, kĂ«to organizata mund tĂ« punojnĂ« dorĂ« pĂ«r dore, njĂ«ra duke u pĂ«rfshirĂ« nĂ« krijimin e paqes dhe arritjen e saj”, tha Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani./RTK/

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Mbrojtja e Thaçit synon të dëshmojë mungesën e qëllimit kriminal



Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, vlerëson se dëshmitë e dëshmitarëve të nivelit të lartë të thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë pasur një qëllim të qartë: të dëshmojnë mungesën e qëllimit kriminal të të akuzuarve.

Sipas Tromp, zgjedhja e emrave me peshĂ« diplomatike e ushtarake nuk ishte rastĂ«si, por pjesĂ« e njĂ« strategjie tĂ« mirĂ«llogaritur tĂ« mbrojtjes pĂ«r tĂ« goditur elementin kyç tĂ« aktakuzĂ«s – “mens rea”, pra qĂ«llimin kriminal.

Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit. Pas tij ka dëshmuar ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dëshmuar edhe ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan.

Më pas, James Peter Covey, i cili ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Në mbrojtje të Thaçit dëshmoi edhe ish-diplomati amerikan. Christopher Hill e Michael Durkee në cilësinë e ish-këshilltarit politik të Wesley Clark.

Një nga dëshmitë më kryesore ka qenë edhe ajo e gjeneralit Wesley Clark.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp për KosovaPress flet për rëndësinë e këtyre dëshmive në këtë proces gjyqësor.

“ÇfarĂ« mund tĂ« them nga numri dhe sfondi i dĂ«shmitarĂ«ve tĂ« mbrojtjes Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« qĂ« tĂ« akuzuarit zgjedhĂ«n dy nga tĂ« akuzuarit kryesorĂ«, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, tĂ« shkojnĂ« pĂ«r dĂ«shmitarĂ« tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, qĂ« mund tĂ« dĂ«shmonin pĂ«r qĂ«llimin e tyre, pra mungesĂ«n e qĂ«llimit kriminal. Dhe pse Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme? NĂ« rastet penale, tĂ« dyja palĂ«t, duke filluar me prokurorinĂ«, duhet tĂ« sjellin prova mbi aktet kriminale, qĂ« quhen prova ‘actus reus’, çfarĂ« krimesh ndodhĂ«n, janĂ« tĂ« provuara, si provohen. Dhe sapo tĂ« kesh njĂ« krim, duhet tĂ« shihet kush e bĂ«ri dhe pse. TĂ« akuzuarit e bĂ«nĂ«, dhe kjo quhet prova e qĂ«llimit kriminal ose ‘mens rea’”, shprehet Tromp.

Ajo shton se mbrojtja vendosi të mos sfidojë nëse krimet ndodhën apo jo.

“Ata pranuan se krimet ndodhĂ«n nĂ« KosovĂ«, por duke zgjedhur dĂ«shmitarĂ«t e mbrojtjes, ata theksojnĂ« se nuk kishin qĂ«llim kriminal dhe nuk janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r krimet qĂ« mund tĂ« kishin ndodhur siç thuhet nĂ« aktakuzĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« e mençur pĂ«r tĂ« prezantuar provat e mbrojtjes”, shton Tromp pĂ«r KosovaPress.

Ndër tjera, Tromp flet për pritjet nga vendimi që pritet të shqiptohet, ani pse pohon se është vështirë të dihet.

“Sistemi i drejtĂ«sisĂ« Ă«shtĂ« interesant sepse vendimi i instancĂ«s sĂ« parĂ« mund tĂ« apelohet nga tĂ« dyja palĂ«t. NĂ«se vendimi Ă«shtĂ« lirimi, prokuroria mund tĂ« apelojĂ« dhe hyjmĂ« nĂ« pjesĂ«n e ankimimit tĂ« gjyqit. NĂ«se vendimi i instancĂ«s sĂ« parĂ« jepet vitin tjetĂ«r [vitin 2026], nĂ«se lirohen ose nĂ«se gjenden fajtorĂ«, mund tĂ« presim qĂ« tĂ« paktĂ«n disa pjesĂ« tĂ« prokurorisĂ« ose mbrojtjes tĂ« apelojnĂ« vendimin. Ka disa skenarĂ«: tĂ« lirohen tĂ« gjithĂ« pa apel, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, tĂ« lirohen por prokuroria apelon, ose tĂ« gjenden fajtorĂ« dhe tĂ« dyja palĂ«t apelojnĂ«. KĂ«shtu, probabiliteti i lirimit pa apel Ă«shtĂ« rreth 20 pĂ«r qind, lirimi me apel nga prokuroria rreth 40 pĂ«r qind, dhe gjykimi me apel nga tĂ« dyja palĂ«t 40%. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, tregohet se sa e vĂ«shtirĂ« do tĂ« ishte tĂ« bĂ«hej njĂ« bast pĂ«r rezultatin”, deklaron ajo.

Derisa flet pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e fundit tĂ« kĂ«tij gjyqi tĂ« madh, Tromp pĂ«rmend edhe Tribunalin Penal NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ish-JugosllavinĂ«. Ajo thotĂ« se TPNJ nuk konstatoi asnjĂ«herĂ« se “shqiptarĂ«t kishin themeluar ndĂ«rmarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale me qĂ«llim qĂ« tĂ« dĂ«mtojnĂ« serbĂ«t’

“Pse ky vendim do tĂ« kishte rĂ«ndĂ«si mĂ« tĂ« madhe se thjesht rezultati ligjor pĂ«r kĂ«ta katĂ«r tĂ« akuzuar Ă«shtĂ« kjo: Lufta e KosovĂ«s ishte objekt i pĂ«rcaktimit ligjor nĂ« Tribunalin e JugosllavisĂ«, i quajtur TPNJ, Tribunali NdĂ«rkombĂ«tar Penal pĂ«r Jugosllavi. NĂ« atĂ« tribunal, ndryshe nga Dhomat Speciale tĂ« KosovĂ«s pĂ«r konfliktin e KosovĂ«s, tĂ« dyja palĂ«t u akuzuan, pala serbe dhe pala kosovaro-shqiptare, pra udhĂ«heqĂ«sit, gjithsej gjashtĂ« prej tyre, u gjykuan nĂ« dy procese tĂ« ndryshme: rasti Haradinaj et al. dhe rasti Fatmir Limaj. Nga pala serbe, Slobodan Milosheviq u akuzua, po ashtu Vlajko Stojiljkoviq dhe Vlastimir Dordeviq nĂ« procese tĂ« ndara, ndĂ«rsa nĂ« rastin Milutinoviq et al. ishin pesĂ« tĂ« pandehur. Millosheviq vdiq gjatĂ« gjykimit. Milutinoviq, president i SerbisĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«, u shpall i pafajshĂ«m. TĂ« gjithĂ« tĂ« pandehurit e tjerĂ« serbĂ«, tĂ« akuzuar pĂ«r krime nĂ« KosovĂ«, u shpallĂ«n fajtorĂ« dhe u dĂ«nuan me dĂ«nime shumĂ« tĂ« larta me burg, mbi 20 vjet”, shprehet ajo.

Tromp shton se TPNJ nuk konstatoi kurrĂ« se kosovarĂ«t shqiptarĂ« kishin formuar njĂ« ndĂ«rmarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale me qĂ«llim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r t’i dĂ«mtuar serbĂ«t.

“Krimi i kĂ«tij tĂ« pandehuri tĂ« vetĂ«m u cilĂ«sua si incident i izoluar. Pra, TPNJ nĂ« mĂ«nyrĂ« absolutisht tĂ« qartĂ« tregoi se ishte nĂ« gjendje tĂ« bĂ«nte dallimin ndĂ«rmjet agresorit – forcave serbe dhe jugosllave tĂ« sigurisĂ« qĂ« kryen krime kundĂ«r popullsisĂ« civile nĂ« KosovĂ« nĂ« periudhĂ«n 1998–1999 – dhe faktit se kosovarĂ«t shqiptarĂ« u vetĂ«-organizuan pĂ«r t’u mbrojtur dhe se gjatĂ« kĂ«tij procesi individĂ« tĂ« caktuar kryen krime”, shprehet ajo ndĂ«r tjera.

Ajo flet pĂ«r pasojat e mĂ«dha qĂ« do tĂ« kishte shteti dhe historia e pastĂ«r e luftĂ«s çlirimtare nĂ«se Gjykata Speciale do tĂ« mbĂ«shteste akuzĂ«n e prokurorisĂ« se katĂ«rshja e UÇK-sĂ« ishin pjesĂ« e njĂ« “ndĂ«rmarrjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale”.

“Ajo qĂ« Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s mund tĂ« bĂ«jnĂ« me aktgjykimin e tyre vitin e ardhshĂ«m nĂ« rastin Thaçi dhe tĂ« tjerĂ«t Ă«shtĂ«, pĂ«r shembull, tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« se kosovarĂ«t shqiptarĂ« tĂ« organizuar nĂ« UÇK ishin pjesĂ« e njĂ« ndĂ«rmarrjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale. Kjo do ta barazonte historikisht dhe politikisht rolin e tyre me rolin e forcave serbe tĂ« sigurisĂ«. Dhe tĂ« gjithĂ« ju nĂ« KosovĂ«, edhe nĂ«se i pĂ«rkisni brezit tĂ« ri tĂ« lindur pas vitit 1999, jeni rritur me rrĂ«fime pĂ«r luftĂ«n. Ju vetĂ« e dini se kjo nuk mund tĂ« jetĂ« e vĂ«rtetĂ«â€, tha Tromp.

Tromp ka shtuar se kjo gjykatĂ« mund t’jua imponojĂ« njĂ« narrativĂ« tĂ« tillĂ« juve dhe pjesĂ«s tjetĂ«r tĂ« botĂ«s.

“Kjo do tĂ« ketĂ« jehonĂ« nĂ« narrativat politike dhe historike, sepse pala serbe nuk do tĂ« humbasĂ« kohĂ« pĂ«r ta pĂ«rfshirĂ« kĂ«tĂ« nĂ« versionet e saj tĂ« sĂ« kaluarĂ«s, me qĂ«llim qĂ« ta shfajĂ«sojĂ« veten dhe t’i relativizojĂ« krimet e saj. Krimet do tĂ« relativizohen duke u krahasuar me krimet e forcave kosovaro-shqiptare, si UÇK-ja; por çdo grup i vetĂ«-organizuar i kosovarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« mbrojti shtĂ«pitĂ«, fshatrat, rrugĂ«t dhe familjet e veta, do tĂ« futeshin nĂ« kĂ«tĂ« ekuacion. PikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kjo gjykatĂ« – Dhomat e Specializuara tĂ« KosovĂ«s – duhet tĂ« merret shumĂ« seriozisht pĂ«rtej fatit dhe asaj qĂ« po u ndodh individĂ«ve. Ajo do tĂ« ndikojĂ« nĂ« kualifikimin e luftĂ«s suaj çlirimtare dhe tĂ« lirisĂ« suaj, ashtu siç e njihni”, pĂ«rfundon ajo.

GjatĂ« vitit tĂ« kaluar nĂ« PrishtinĂ«, HagĂ«, TiranĂ«, Strasburg e Shkup, me mijĂ«ra shqiptarĂ« protestuan me thirrje “DrejtĂ«si pĂ«r ÇlirimtarĂ«t”.

NjĂ« tjetĂ«r protestĂ« do tĂ« organizohet mĂ« 17 shkurt nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (UÇK). Me moton “DrejtĂ«si, jo politikĂ«â€ do tĂ« protestohet nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« PrishtinĂ« nĂ« pĂ«rvjetorin e 18-tĂ« tĂ« shpalljes sĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s, raporton KosovaPress.

Kjo protestĂ« kĂ«saj radhe organizohet nga organizata “Liria ka emĂ«r”, e cila pret qĂ« tĂ« ketĂ« pjesĂ«marrje masive.

Ish-eprorĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ« prej nĂ«ntorit tĂ« vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur mĂ« 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit tĂ« aktakuzĂ«s prej kur ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« mbahen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.

Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar e cila i ngarkon ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r krime tĂ« pretenduara tĂ« luftĂ«s, pati sjell rreth 125 dĂ«shmitarĂ«, ndĂ«rkaq Ă«shtĂ« mbĂ«shtetur nĂ« mbi 100 dĂ«shmi me shkrim. /KP/

Furnizonin me kokainë disa grupe në Tiranë - 3 të arrestuar, u sekuestrohen mbi 120 mijë euro



Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cargo 2”, nĂ« vazhdĂ«n e operacioneve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme, kundĂ«r shitjes tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike.

SpecialistĂ«t e Seksionit tĂ« Hetimit tĂ« NarkotikĂ«ve, nĂ« vijim tĂ« operacioneve policore kundĂ«r veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve, pas njĂ« pune tĂ« mirĂ«organizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor tĂ« koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Elvi Meta, 26 vjeç, Igli Canaj, 33 vjeç dhe Alban Kopaçi, 32 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«.

NĂ« UnazĂ« tĂ« Madhe, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrethrrotullimit tĂ« Tegut, shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerĂ« shtetasit E. M, dhe I. C. GjatĂ« kontrollit nĂ« automjet Ă«shtĂ« gjetur njĂ« pako me lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar narkotike tĂ« llojit kokainĂ«, me peshĂ« 1 kg e 36.6 gramĂ«.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tch/

Kurti takohet me poetë shqiptarë nga Mali i Zi



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputeten Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka takuar një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi, pjesëmarrës të edicionit IV të Festivalit Poetik të Prishtinës, që po mbahet nga 21 deri më 25 janar 2026 dhe organizohet nga ObserverKult.

Në takim u diskutua për bashkëpunimet kulturore dhe lidhjet që letërsia i mban të gjalla mes hapësirave shqiptare.

Kurti theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« e festivalit nĂ« “forcimin e komunikimit pĂ«rmes fjalĂ«s artistike, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« prezantimin e letĂ«rsisĂ« shqipe nĂ« Malin e Zi brenda programit tĂ« festivalit.”

Poezia shqipe nga Plava e Gucia, Ana e Malit dhe Kraja, Tuzi e Ulqini, sipas Kurtit pĂ«rfaqĂ«son “dĂ«shmi e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« gjuhĂ«s dhe e dinjitetit kulturor, njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r ta ruajtur kujtesĂ«n dhe pĂ«r ta shtrirĂ« praninĂ« tonĂ« shpirtĂ«rore ndĂ«r breza, duke e bĂ«rĂ« vargun urĂ« nga njĂ« vendbanim te tjetri, nga njĂ« kujtim te njĂ« e ardhme e pĂ«rbashkĂ«t.”

Ky takim thekson përpjekjet për promovimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe rolin e festivalit si një platformë për dialog dhe bashkëpunim ndërkufitar. /Telegrafi/

Shefi i EULEX-it: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione



Shefi i misionit tĂ« EULEX-it nĂ« KosovĂ«, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisĂ« nĂ« veri tĂ« vendit Ă«shtĂ« e qetĂ« dhe stabile, megjithatĂ« konsideron qĂ« ka ende sfida dhe “nxitĂ«s tĂ« mundshĂ«m pĂ«r tensione”.

Autoritetet vendore, ai thotĂ« se duhet t’i adresojnĂ« kĂ«to dhe tĂ« zgjidhen pĂ«rmes dialogut. NĂ« intervistĂ«n pĂ«r KosovaPress, Barbano thotĂ« se ani pse nuk ka mĂ« mandat ekzekutiv, roli i EULEX-it nĂ« rast tĂ« tensioneve Ă«shtĂ« i reaguesit tĂ« dytĂ« tĂ« sigurisĂ«.

Ai flet edhe për manipulimin me vota në zgjedhjet e fundit, sundimin e ligjit dhe nëse po arrin Kosova të luftojë korrupsionin.

Nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka ndryshuar udhëheqësia në komunat veriore. Atje udhëheq Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tregon nëse mund të ketë ndikim kjo në situatën e sigurisë në veri.

“Situata e sigurisĂ« nĂ« KosovĂ« nĂ« periudhĂ«n e fundit mund tĂ« konsiderohet e qetĂ« dhe stabile. Ne e shohim pozitivisht kthimin e kryetarĂ«ve serbĂ« tĂ« KosovĂ«s nĂ« detyrĂ« pas zgjedhjeve lokale dhe hapjen e kanaleve tĂ« komunikimit mes tyre dhe PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Sigurisht qĂ« ka ende sfida dhe nxitĂ«s tĂ« mundshĂ«m pĂ«r tensione, por pĂ«rmes dialogut dhe mbĂ«shtetjes sĂ« institucioneve evropiane, besojmĂ« se ato mund tĂ« adresohen nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore....

Ka ende sfida qĂ« duhet adresuar, sidomos nĂ« integrimin e plotĂ« tĂ« komuniteteve pakicĂ« dhe garantimin e tĂ« drejtave tĂ« tyre brenda sistemit tĂ« KosovĂ«s. Kjo kĂ«rkon rregullore, marrĂ«veshje dhe diskutime qĂ« mund tĂ« zgjidhen vetĂ«m pĂ«rmes dialogut”, deklaron Barbano.

Në rast të tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës në veri, Barbano tregon se cili është roli i EULEX-it.

“Roli ynĂ« Ă«shtĂ« ai i reaguesit tĂ« dytĂ« tĂ« sigurisĂ«. NĂ«se, shpresojmĂ« jo, ndodhin trazira serioze civile dhe Policia e KosovĂ«s kĂ«rkon ndihmĂ«, ne mund tĂ« dislokohemi pĂ«r ruajtjen e rendit publik dhe kontrollin e turmave. Por kjo Ă«shtĂ« masa e fundit; mĂ« parĂ« pĂ«rdorim mjete dialogu, ndĂ«rmjetĂ«simi dhe negocimi”, shprehet ai.

Në anën tjetër, në gjithë Kosovën po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pasi është vërtetuar që ka pasur manipulim të votave.

Madje, të premten në Prizren është zhvilluar një aksion nga Prokuroria Themelore, ku janë ndaluar 109 persona.

Barbano thotĂ« pĂ«r KosovaPress se â€œĂ«shtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq”, qĂ« ka pasur raste tĂ« tilla tĂ« keqpĂ«rdorimeve.

“Sa u pĂ«rket zhvillimeve pas zgjedhjeve tĂ« fundit, nuk do tĂ« komentoja shumĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, pasi nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e mandatit tonĂ« dhe ka institucione tĂ« tjera pĂ«rgjegjĂ«se. MegjithatĂ«, njĂ« vĂ«rejtje e vetme Ă«shtĂ« se Ă«shtĂ« shumĂ« pozitive qĂ« institucionet e KosovĂ«s kanĂ« qenĂ« nĂ« gjendje t’i identifikojnĂ« vetĂ« mangĂ«sitĂ« dhe t’i adresojnĂ« ato. Kjo dĂ«shmon se sistemi demokratik Ă«shtĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m.

ËshtĂ« pĂ«r tĂ« ardhur keq qĂ« kjo ka ndodhur, por, siç e kam theksuar gjatĂ« takimit tim me koordinatoren nacionale tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Shtetit, znj. Laura Pula, fakti qĂ« Ă«shtĂ« zbuluar dhe po trajtohet nĂ« nivelin e duhur Ă«shtĂ« njĂ« zhvillim shumĂ« pozitiv. PĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r trajtimin e kĂ«tyre çështjeve u takon plotĂ«sisht autoriteteve tĂ« prokurorisĂ« dhe Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve”, thotĂ« ai.

Më 28 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, për çka Barbano thotë se po ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe se presin formim sa më të shpejt të institucioneve.

“SĂ« pari, ne presim qĂ« konstituimi i kuvendit tĂ« bĂ«het shpejt dhe pa pengesa, nĂ« pĂ«rputhje me udhĂ«zimet e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r zgjidhjen e disa çështjeve, dhe qĂ« njĂ« qeveri funksionale tĂ« formohet sa mĂ« parĂ«. Natyrisht, ekzistojnĂ« disa sfida qĂ« lidhen me rinumĂ«rimin e votave, si dhe me afatet e shkurtra para zgjedhjes sĂ« presidentit. Prandaj, ne po i ndjekim me vĂ«mendje kĂ«to zhvillime, pasi zgjidhja e tyre Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r ndĂ«rtimin e institucioneve dhe tĂ« kornizĂ«s ligjore pĂ«r tĂ« ardhmen.......

Nga qeveria dhe institucionet e reja, pĂ«rfshirĂ« Kuvendin e ri, ne presim qĂ« pozitat drejtuese qĂ« pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« janĂ« mbajtur me ushtrues detyre tĂ« plotĂ«sohen me menaxherĂ« tĂ« rregullt, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet njĂ« vizion afatgjatĂ« pĂ«r projektet dhe nevojat nĂ« vazhdim”, thekson ndĂ«r tjera ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë nuk ka mandat ekzekutiv në Kosovë që nga viti 2018. Tani, Barbano thotë se qëllim kryesor kanë monitorimin e të gjithë zinxhirit të drejtësisë.

Zbatimi i ligjit nĂ« KosovĂ«, sipas tij, shpesh has nĂ« sfida pĂ«r arsye siç i pĂ«rmend ai “procedurale dhe ndĂ«rhyrjeve tĂ« papĂ«rshtatshme”. KĂ«to sfida, Barbano thotĂ« se janĂ« cekur qartazi edhe nĂ« raportin e vitit tĂ« kaluar pĂ«r monitorimin e drejtĂ«sisĂ«.

“Sistemi i drejtĂ«sisĂ« nĂ« KosovĂ« mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« kornizĂ« ligjore shumĂ« tĂ« zhvilluar dhe tĂ« avancuar, tĂ« frymĂ«zuar nga standardet mĂ« tĂ« larta nĂ« EvropĂ« dhe nĂ« botĂ«. MegjithatĂ«, ekziston njĂ« dallim ndĂ«rmjet kornizĂ«s ligjore dhe zbatimit tĂ« saj, i cili herĂ« pas here rezulton sfidues pĂ«r arsye strukturore, procedurale, pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rhyrjeve tĂ« papĂ«rshtatshme apo faktorĂ«ve tĂ« tjerĂ«â€, thotĂ« ndĂ«r tjera Barbano.

Ndër tjera, Barbano në intervistën për KosovaPress, tregon nëse ka pasur rritje të rasteve që kërkojnë ndërhyrjen e EULEX-it.

“Edhe pse nuk kemi mĂ« funksion ekzekutiv, veçanĂ«risht nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, ne ende kemi rolin e reaguesit tĂ« dytĂ« tĂ« sigurisĂ«, i cili aktivizohet vetĂ«m me kĂ«rkesĂ« tĂ« shprehur nga Policia e KosovĂ«s. Ky rol kĂ«rkon edhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pasur vetĂ«dije pĂ«r situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« identifikuar tensione tĂ« mundshme nĂ« terren. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, kemi prani tĂ« njĂ«sive tona policore, kryesisht nĂ« veri, por edhe nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« KosovĂ«s kur Ă«shtĂ« e nevojshme, pĂ«rmes patrullimeve vĂ«zhguese.

Ne trajnohemi vazhdimisht me PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe KFOR-in pĂ«r tĂ« garantuar ndĂ«rveprueshmĂ«ri dhe bashkĂ«punim nĂ« raste nevoje. GjatĂ« zgjedhjeve lokale kemi dislokuar edhe njĂ«sinĂ« rezervĂ« policore, por fatmirĂ«sisht nuk pati nevojĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrje, pasi zgjedhjet u zhvilluan qetĂ« dhe pa incidente serioze”, shprehet ai.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, po ashtu përmend edhe vonesat në gjykim në rastet e profilit të lartë.

“GjatĂ« kĂ«tij monitorimi kemi identifikuar disa mangĂ«si, pĂ«rfshirĂ« kapacitetin pĂ«r trajtimin e rasteve tĂ« profilit tĂ« lartĂ«, kohĂ«zgjatjen e proceseve gjyqĂ«sore, rigjykimet e shpeshta, trajtimin e korrupsionit, drejtĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« mitur dhe dhunĂ«n nĂ« familje. Po ashtu, kemi monitoruar kapacitetin e policisĂ« pĂ«r tĂ« garantuar llogaridhĂ«nie nĂ« raste tĂ« trajtimit tĂ« keq, si dhe mĂ«nyrĂ«n se si rregulloret pĂ«r gjuhĂ«n e urrejtjes zbatohen dhe interpretohen nĂ« raport me lirinĂ« e shprehjes”, deklaron Barbano./KP/

18 të arrestuar dhe 11 policë të lënduar gjatë protestës së PD-së në Tiranë



GjatĂ« protestĂ«s sĂ« zhvilluar mĂ« 24 janar 2026 nga Partia Demokratike nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, disa pjesĂ«marrĂ«s hodhĂ«n lĂ«ndĂ« djegĂ«se dhe kundĂ«rshtuan punonjĂ«sit e PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Policia njoftoi se ka identifikohen 37 shtetas, ku ka arrestuar 18 prej tyre, ku 17 janë proceduar penalisht 17 në kërkim janë shpallur 2 të tjerë.

Gjatë tubimit janë lënduar 11 zyrtarë të policisë.

Sipas njoftimit, grupi hetimor ka identifikuar shtetasit që kryen veprime të kundërligjshme.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 33 shtetas qĂ« kanĂ« kryer veprime tĂ« kundĂ«rligjshme gjatĂ« tubimit. U arrestuan nĂ« flagrancĂ« shtetasit: A. L., 19 vjeç, A. Ll., 26 vjeç, A. L., 24 vjeç, A. M., 30 vjeç, T. K., 25 vjeç, E. Sh., 24 vjeç, S. S., 21 vjeç, E. M., 30 vjeç, A. T., 50 vjeç, R. H., 24 vjeç, B. S., 48 vjeç, E. H., 22 vjeç, A. T., 47 vjeç, L. Xh., 26 vjeç, B. B., 48 vjeç, E. H., 40 vjeç, R. B., 40 vjeç dhe H. C., 20 vjeç; -nisi procedimi penal pĂ«r shtetasit:B. N, E. V, A. P, K. K., F. P, M. K, D. B, R. K, A. Z, R. T, dhe 3 tĂ« mitur, u shpallĂ«n nĂ« kĂ«rkim shtetasit S. D dhe E. Ll”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Po ashtu, Policia e Shtetit theksoi se 11 punonjësit e Policisë që mbetën të lënduar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme. /Telegrafi/

Mbeturinat pushtojnë Liqenin e Badocit



Liqeni artificial i Badocit, burim uji për një pjesë të Prishtinës dhe Graçanicës, është mbushur me mbeturina, duke përfshirë shishe plastike dhe gjësende të tjera që pluskojnë mbi sipërfaqen e tij.

Për shkak të turbullirës së ujit, autoritetet shëndetësore kanë këshilluar që nga 13 janari që qytetarët të mos e konsumojnë ujin e këtij liqeni, shkruan REL.

Mbeturinat janë të dukshme jo vetëm në brigjet e liqenit, por edhe në ujë, pranë pendës së tij, e cila ka një lartësi prej 45 metrash.

Badoci është një nga pesë liqenet artificiale në Kosovë dhe shërben si burim uji për komunitetet përreth, duke e bërë situatën shqetësuese për qytetarët dhe autoritetet lokale.

Procesi i rinumërimit të votave përfundon në 23 komuna



Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve sipas vendvotimeve që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të riprocesohen.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, që nga fillimi i procesit të rinumërimit, të martën më 13 janar 2026 në orën 18:00, dhe deri të dielën, më 25 janar 2026 në orën 10:00, janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557 vendvotime, duke përfaqësuar mbi 62% të totalit.

Procesi i rinumërimit do të përfundojë plotësisht në 23 komuna.

Rezultatet e rinumërimit do të publikohen në platformën online të KQZ-së në hapësirën QNR > Rinumërim: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, ku do të paraqiten pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi./Telegrafi/

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së



Avdullah Hoti ka njoftuar se do të kërkojë besimin e anëtarëve të LDK-së për të marrë drejtimin e partisë në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së të datës 31 janar 2026, pas dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku.

“Pas dorĂ«heqjes sĂ« Kryetarit Abdixhiku pĂ«r shkak tĂ« rezultatit tĂ« fundit zgjedhor, ju njoftoj se nĂ« mbledhjen e Kuvendit tĂ« LDK-sĂ« tĂ« datĂ«s 31 janar 2026 do tĂ« kĂ«rkoj besimin tuaj pĂ«r t’i prirĂ« Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s", ka shkruar Hoti.

Ai falënderoi strukturat drejtuese për punën e tyre gjatë pesë viteve të fundit.

“MirĂ«njohja ime e thellĂ« shkon, para sĂ« gjithash, pĂ«r anĂ«tarĂ«sinĂ« besnike tĂ« LDK-sĂ« — shtyllĂ«n mbi tĂ« cilĂ«n kjo parti ka qĂ«ndruar dhe do tĂ« qĂ«ndrojĂ« gjithmonĂ«", u shpreh ai.

Hoti gjithashtu premtoi një lidership gjithëpërfshirës dhe të drejtë, duke u zotuar se me përgjegjësi të plotë do të marr barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë.

“Zotohem tĂ« udhĂ«heq njĂ« proces tĂ«rĂ«sisht gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, transparent dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me Statutin, ku secili anĂ«tar, çdo degĂ« dhe çdo forum ka zĂ« dhe rol aktiv nĂ« ringritjen e LDK-sĂ« dhe nĂ« vendimet qĂ« marrim si shtĂ«pi politike e demokracisĂ«. Zotohem se askush nuk do tĂ« mbetet nĂ« margjina. Se do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« LDK tĂ« hapur, tĂ« drejtĂ« dhe konkurruese. NjĂ« LDK ku avancimi bazohet nĂ« meritĂ«, integritet dhe pĂ«rkushtim ku profesionistĂ«t, gratĂ« dhe tĂ« rinjtĂ« e gjejnĂ« hapĂ«sirĂ«n qĂ« u takon dhe ku energjia e re bashkohet me pĂ«rvojĂ«n pĂ«r ta kthyer LDK-nĂ« nĂ« alternativĂ«n kryesore qeverisĂ«se tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s", ka shkruar tutje Hoti.

Hoti tha se LDK ka potencial të madh që duhet të çlirohet dhe kanalizohet.

“ËshtĂ« koha qĂ« kĂ«tĂ« potencial ta çlirojmĂ« dhe ta kanalizojmĂ« pĂ«r ta kthyer LDK-nĂ« nĂ« forcĂ«n politike kryesore nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« interesit shtetĂ«ror. Ky Ă«shtĂ« momenti pĂ«r bashkim. PĂ«r maturi. PĂ«r guxim politik. PĂ«r njĂ« fillim tĂ« ri qĂ« ndĂ«rtohet mbi parime, besim dhe vizion", u shpreh Hoti. /Telegrafi/

​Rama pĂ«r protestĂ«n e opozitĂ«s: Shteti nuk pĂ«rkulet nga dhuna dhe vandalizmi



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar, pas protestës kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

Rama ka shkruar në rrjetin sociali X, se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes.

"Ka nĂ« EuropĂ« protestues, anarkistĂ«, ekologjistĂ«, ekstremistĂ« tĂ« djathtĂ« a tĂ« majtĂ«, studentĂ«, anti-globalistĂ«, tifozĂ« huliganĂ«, grupime lloj-lloj qĂ« dalin nĂ« rrugĂ« pĂ«r arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovĂ« dhe thyejnĂ« e djegin, duke plagosur punonjĂ«s policie e shkatĂ«rruar prona”, ka shkruar ai.

Rama ka shtuar se këto protesta janë degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm.

"Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon
 Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!", ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e
 pic.twitter.com/XT0HzmE98D
— Edi Rama (@ediramaal) January 25, 2026

Rrëmbehet një person në Prizren nga katër të dyshuar, viktima kishte kontaktuar në rrjetet sociale me një vajzë nga Peja




Katër persona të dyshuar kanë futur me forcë një shtetas kosovar në një veturë të tipit Seat me targa vendore.

Ngjarja e cila nodhi të shtunën në Prizren, dyshohet se lidhet me kontakte të mëparshme të viktimës në rrjetet sociale me një vajzë nga Peja.

Sipas policisë, viktima qëndroi rreth një orë në makinë dhe pësoi lëndime të dukshme. Ai mori tretman mjekësor menjëherë pas lirimit.

Katër të dyshuarit, mes të cilëve një i mitur, janë arrestuar.

Si prova materiale janë sekuestruar vetura e përdorur në ngjarje, katër telefona dhe një elektroshok. Pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Policia vazhdon hetimet për privim të kundërligjshëm nga liria dhe dhunë fizike ndaj viktimës. /Telegrafi/

Punëtori lëndohet nga vinçi gjatë punës në Obiliq, arrestohet i dyshuari



Një incident ka ndodhur të shtunën në Shkabaj, Obiliq, ku një punëtor ka pësuar lëndime pasi vinçi që po përdorte një tjetër person i doli jashtë kontrollit.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari shtetasi i Shqipërisë gjatë punës pranë një objekti në ndërtim duke vozitur një kamion ka manipuluar vinçin në mënyrë të pa kontrolluar.

Si pasojë, vinçi është këputur dhe ka rënë duke lënduar viktimën, gjithashtu shtetas i Shqipërisë.

Viktima u dërgua menjëherë për tretman mjekësor. Ndërkohë, i dyshuari u arrestua, por pas intervistimit dhe vendimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka nisur hetimet për asgjësim, dëmtim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim të sigurisë në vendin e punës, si dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. /Telegrafi/

Manipulimi i votave në Prizren, një muaj paraburgim ndaj 23 të dyshuarve



Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar paraburgim për 23 të pandehur, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosje, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.

Pas katĂ«r seancave dĂ«gjimore, gjyqtarĂ«t e procedurĂ«s paraprake vendosĂ«n qĂ« 21 tĂ« pandehurve: O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J, t’u caktohet paraburgimi pĂ«r njĂ« muaj, i cili mund tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 23 shkurt 2026.

Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu, ndaj një të pandehure, A.V., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje ryshfeti, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

Ndërkohë, edhe ndaj një të pandehuri, G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit njëmujor deri më 23 shkurt 20206, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti

Nga Gjykata është bërë e ditur se vërtetësia e këtyre dyshimeve dhe argumentimi i fakteve do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale. /Telegrafi/

❌