Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

10:53 Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon, kërkon shpalljen e pavlefshmërisë të dekretit të emërimit si prokuror: Nuk kreu Shkollën e Magjistraturës, KLP ta shkarkojë

Last Updated on 23/01/2026 by Klara

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin Ols Dado.

Veliaj ka depozituar sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, kërkesë-padinë për dekretin e vitit 2007-2012 duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror.

Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit – pa shkollën përkatëse të Magjistraturës.

“Nga provat e depozituara rezulton se z. Olsi Dado ka përfunduar arsimin e lartë juridik, por nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës, nuk ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtarit apo prokurorit dhe nuk ka mbajtur asnjë nga funksionet e posaçme të renditura në nenin 18 të ligjit nr. 8737. Para emërimit të tij, ai ka ushtruar profesionin e noterit, i cili nuk bën pjesë dhe nuk mund të përfshihet në asnjë nga kategoritë ligjore të përcaktuara si kritere të posaçme për emërimin si prokuror. Për pasojë, ai nuk ka qenë subjekt i vlefshëm ligjor për t’u emëruar në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë”, thotë padia.

Më tej në padi shtohet se “nxjerrja e një dekreti pa kryer këtë verifikim përbën shkelje flagrante të procedurës së kërkuar nga ligji.”

Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Si pasojë logjike e konstatimit të pavlefshmërisë absolute të dekretit, lind detyrimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë menjëherë masat e duhura për përfundimin e statusit të magjistratit të z. Olsi Dado dhe ndërprerjen e ushtrimit të funksionit nga ana e tij”, konstaton padia.

Në padi theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Erion Veliajt, përfshirë masat e sigurisë dhe kufizimin e ushtrimit të mandatit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe personit.

“Këto veprime, të ndërmarra në bazë të një atributi publik të fituar në mënyrë të paligjshme, kanë prodhuar pasoja të rënda, aktuale dhe të vazhdueshme në integritetin personal të paditësit, në lirinë e tij të lëvizjes, në ushtrimin e pandërprerë të mandatit të tij kushtetues, si dhe në funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës dhe garantimin e shërbimeve publike për komunitetin”, thotë padia.

Ols Dado i është propozuar Presidencës në vitin 2008 nga Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama dhe më pas Presidenca ka dekretuar noterin në prokuror./K.M

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjdhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera

Prizreni po del të jetë “epiqendra” e manipulimeve me votat e 28 dhjetorit. Kjo komunë është identifikuar si rasti më ekstrem, duke e detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për rinumërimin e përgjithshëm të votave në gjithë vendin.

Kandidati që ka pasur më shumë mosmarrëveshje deri tani është Fetah Paçarizi nga PDK-ja, të cilit i janë hequr më shumë vota, ndërsa procesi i rinumërimit ka arritur tashmë në rreth 50% të përfundimit në nivel kombëtar.

Aktualisht, bazuar në të dhënat e KQZ-së, Paçarizit i janë hequr edhe mbi 700 vota të tjera. Pra nga përditësimet e kaluara, kur kishte 6 mijë e 28 vota më pak, tashmë ky numër është rritur.

Vet kandidati kishte reaguar pas këtyre zhvillimeve që kanë bërë bujë javët e fundit, duke e cilësuar situatën si serioze dhe shqetësuese. Ai kishte kërkuar rinumërim të plotë, me arsyetimin se vetëm transparenca mund të qartësojë çfarë ka ndodhur dhe të rikthejë besimin e qytetarëve.

“Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore,” kishte shkruar ai para disa ditësh, duke insistuar se çdo parregullsi duhet të sqarohet deri në fund dhe secili person përgjegjës duhet të përballet me ligjin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paçarizit, i hiqen edhe mbi 700 vota tjera appeared first on Sinjali.

Dallaveret me vota: Opozita distancohet, VV-ja dhe Kurti heshtin

Procesi i rinumërimit të votave ka zbuluar një skemë kriminale të vjedhjes së votave në mes të kandidatëve për deputet. Ky proces se një gjë të tillë e kanë bërë kandidatët e të gjitha partive politike.

Deri me tani më i theksuar ky fenomen është parë në Prizren. Por, dje është vërtetuar se kjo skemë kriminale është zbatuar edhe në Malishevë.

Me 100% të votave të rinumëruara në këtë komunë, Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës që në Prizren iu hoqën 6 mijë vota, në Malishevë po ashtu i janë hequr 728 vota.

Nga PDK vota i janë hequr edhe Adnan Thaqit, 704 vota; si dhe Gazmend Maliqajt, 927 vota.

Nga Vetëvendosje po ashtu ka pasur dallim votash. Valon Hoti i Vetëvendosjes e ka gjetur veten me 312 vota më pak, ndërsa pas tij është Gani Grasniqi me 271 vota.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar manipulimin e votave në mes të kandidateve për deputet në Malishevë.

Ai ka bërë me dije se kjo skemë kriminale nuk paska ndodhur vetëm në Prizren.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se skemë mund të shtrihet edhe Suharekë e Rahovec.

“Skema kriminale e vjedhjes se votave ne Prizren nuk qenka ndalur vetem ketu, i paska shtrire duart edhe ne Malisheve. Mbetet te shihet a e ka perfshire dhe Suhareken e Rahovecin”, ka shkruar Kryeziu.

Këtë fenomen kanë dënua të gjitha partitë politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së janë distancuar nga ky devijim i vullnetit të qytetarëve, duke kërkuar nga organet e drejtësisë të merren me rastin.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është treguar i ashpër me bashkëpartiaket e tij që dyshohen se i kanë prekur votat e 28 dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se me ata që kanë bërë dallavere me vota duhet të merren organet e drejtësisë.

Në një intervistë në “Rubikon”, i pari i PDK-së ka treguar një standard të ri që do ta përdor parti e tij në këtë rast.

Ai ka bërë me dije se ai dhe PDK-ja do të distancohet nga ata deputetë që konstatohet se janë përfshirë në vjedhje të votave.

Organet e drejtësisë duhet me e krye punën e vetë, edhe PZAP-ja duhet me e krye punën e vetë, se ligji është i qartë. Munden me e hup edhe mandatin e deputetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, të tillët nuk do të duhej të pranojnë mandatin e deputetit.

Pa fakte nuk po flas, por nëse faktohet, si akt moral është edhe mospranimi i mandatiti të deputetit”, është shprehur ai.

Ai është zotuar se PDK-ja do të distancohen nga ata deputetët për të cilët vërtetohet se kanë prekur votat e kandidatëve tjerë.

Si kryetar partie po flas, nëse konstatohet se ka qenë pjesë e këtij procesi nuk është veprim i duhur që me e pranu mandatin e deputetit. Por, nëse veç e pranojnë mandatin e deputetit, edhe partia, në këtë rast unë si kryetar distancohem”, ka thënë ai, duke e shpjeguar këtë qëndrim të tij.

Këtë fenomen e ka dënuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Përgjegjësi sipas ligjit, burg, për këdo që ka cenuar votën e lirë. Komisionerët manipulues kanë emra. Dihen të gjithë. Jepuni atyre dhe porositësve përgjigjen pa hezitim”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, kjo skemë kriminale është munduar t`i godas të rinjtë, shkruan Nacionale.

Kjo që po ndodh në disa qytete, nuk është rastësi. Është rezistencë e atyre që e kanë gërryer shtëpinë tonë nga brenda dhe sot duan ta ndalin reformën që nuk e durojnë dot. Sulmi ndaj emrave të rinj e të pastër është sulm ndaj punës tonë pesë vjeçare dhe ndaj vullnetit të mbështetësve që është shprehur qartë me votë të lirë”- ka shkruar Abdixhiku në Facebook.“Përtej turpit publik dhe ligjit të Republikës, do të ketë edhe përgjegjësi politike brenda shtëpisë sonë”, ka vlerësuar Abdixhiku.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dallaveret me vota: Opozita distancohet, VV-ja dhe Kurti heshtin appeared first on Sinjali.

Spiropali takim me Fidan: Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

TIRANË, 23 janar /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut turk Hakan Fidan.

Platforma është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi ndërlidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.

Përpara takimit të nivelit të lartë, ministrja Spiropali u prit në një takim nga ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.

Spiropali theksoi se, “partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve tona përgjatë këtij viti”.

“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike”, tha Spiropali.

Në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në kontinent por edhe më gjerë, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë kësaj vizite, Spiropali do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ministrja Spiropali pritet nga homologu turk, Hakan Fidan.
1 nga 2
Ministrja Spiropali pritet në turqi nga homologu Hakan Fidan - FOTO: MEPJ

/gj.m/a.f/r.e/

The post Spiropali takim me Fidan: Bashkëpunim për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, shtetasen Klotilda Kola 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u premtonte qytetarëve zgjidhje të shpejtë të çështjeve ligjore, duke përfituar para nëpërmjet mashtrimit. Sipas organit të akuzës, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.768 të vitit 2025, regjistruar mbi bazën e […]

The post Hiqej si avokate dhe u zhvaste para qytetarëve, Prokuroria e Fierit çon për gjykim Klotilda Kolën appeared first on BoldNews.al.

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit në rrugën e Arbrit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës. Mësohet se në automjet udhëtonin babë e bijë. Gruaja, me iniciale S.D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt […]

The post Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja appeared first on BoldNews.al.

I dënuar në Itali për drogë/ Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, si u pikas nga policia

Forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arrestuar një shtetas shqiptar 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2019, i përfshirë në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shqiptari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi ishte dënuar atje me 8 vjet e 7 muaj burg për pjesëmarrje në […]

The post I dënuar në Itali për drogë/ Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, si u pikas nga policia appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim nga Spanja, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari i akuzuar për vjedhje me armë/ EMRI

Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja. Ardit Isufi është pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë. Ai kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë. Në vitin […]

The post Në kërkim nga Spanja, arrestohet në Lezhë 45-vjeçari i akuzuar për vjedhje me armë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 20-vjeçari shqiptar, Klaudio Gjoka i cili u përfshi në një aksident me makinë dje pasdite në Itali dhe për pasojë humbi jetën. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës shtetërore Dei Laghi di Avigliana, midis Saluzzo dhe Crocera di Barge, ku automjet tip “Audi” me të cilin po udhëtonte Gjoka […]

The post FOTO/ Aksidenti tragjik në Itali, kush është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën appeared first on BoldNews.al.

“Je pastor apo politikan”, Malaj acarohet me Gogun: Rama s’është kryeministri im, s’më shërben

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu u përplas në ‘Top Story’ me ish-ministrin socalist të Financave Arben Malajn teksa diskutonin se çfarë fiton apo humbet Shqipëria nga pjesëmarrja në Bordin e Paqes. Teksa Gogu po fliste me superlativa për “arritjet e Ramës” ndërhyri Malaj dhe tha se qeveria e tij vlerësohet negative […]

The post “Je pastor apo politikan”, Malaj acarohet me Gogun: Rama s’është kryeministri im, s’më shërben appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Shpërthimin me bombë në Greqi, arrestohen dy vëllezërit nga Tirana, zbardhet roli i tyre

Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41 vjeç, dhe Besmir Buci, 32 vjeç, janë arrestuar nga policia greke si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv në diskotekën “Jacky.O” në Athinë, ngjarje e ndodhur më 7 tetor 2025. Sipas mediave greke, dy vëllezërit kanë precedentë penalë në Greqi dhe ishin nën hetim për krime të ndryshme. […]

The post EMRAT/ Shpërthimin me bombë në Greqi, arrestohen dy vëllezërit nga Tirana, zbardhet roli i tyre appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me murin mbrojtës, plagoset 45-vjeçarja

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur me murin mbrojtës anës rrugës.

Mësohet se në automjet udhëtonin babë e bijë. Gruaja, me iniciale S.D., 45 vjeçe, ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitali në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Sakaq, babai i saj ka marrë mjekim në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Arrestohet hajduti serial në Tiranë, tentoi të grabisë edhe filialin e një banke

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Objektivi”, duke zbardhur 6 raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një shtetas gjatë dy ditëve të fundit dhe përgjatë vitit 2025.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin K. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e vjedhjes.

Sipas hetimeve, më datë 21.01.2026, 43-vjeçari dyshohet se ka vjedhur me thyerje një shumë parash dhe disa dokumente në zyrat e Postës Shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke. Gjithashtu, në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ai dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër lokale të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe sende të forta që shërbenin për hapjen e dyerve.

 

Hetimet vijojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes nga ky shtetas, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Përplasi me makinë një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 65-vjeçari në Bulqizë

Policia e Bulqizës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e një aksidenti rrugor, i cili pasi përplasi një këmbësor, u largua nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më datë 22.01.2026, në segmentin rrugor Maqellarë–Bulqizë, ku një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit, aksidentoi këmbësorin B. P., 72 vjeç, dhe më pas u largua pa i dhënë ndihmë. Si pasojë e aksidentit, i moshuari mbeti i dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident, si dhe të drejtuesit të tij. Në vijim, specialistët e Policisë Rrugore lokalizuan dhe arrestuan shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili dyshohet se ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë penale duke u larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shpërthimi me eksploziv në Greqi, zbardhet ngjarja, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë të dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç, dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv edhe një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët.

Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari Besmir Buci iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese të improvizuar. Më pas, ai hipi përsëri në automjet, ku 41-vjeçari Blerim Buci po e priste, dhe u larguan së bashku. U konstatua gjithashtu se automjeti i përdorur nga autorët e aktit u ishte siguruar atyre nga bashkëpunëtori i tyre, një 44-vjeçar grek. Gjatë kontrolleve të kryera, u gjetën dhe u sekuestruan një thikë palosëse, tetë telefona celularë, një pajisje telekomandimi me ekran, dy fletore me shënime, veshje të përdorura gjatë shpërthimit, si dhe automjeti i mësipërm i përdorur për kryerjen e aktit.

“Për bombën, më punësoi një çift që kishte hesape të vjetra, siç më thanë, me pronarin e dyqanit dhe më dhanë 5,000 euro që të shkoja ta vendosja.” Këto ishin të vetmet fjalë pranimi nga njëri prej dy burrave të arrestuar. Sipas hetimeve të policisë, bomba ishte një “mesazh paralajmërues”. Autorët kërkuan para për ofrimin e mbrojtjes së paligjshme, por refuzimi kategorik i pronarit për t’iu nënshtruar shantazhit çoi në hakmarrje. Gjatë operacionit, 41-vjeçari Blerim Buci u gjet në një zonë të izoluar në natyrë, ku ishte përpjekur të fshihej. Kur policia iu afrua dhe tentoi ta ndalonte, ai rezistoi fuqishëm, duke goditur me duar dhe këmbë, por efektivët arritën ta neutralizonin. Personat e arrestuar, të cilët janë akuzuar edhe më parë, ndër të tjera, për — sipas rastit — vjedhje, pahijshmëri, grabitje, mashtrim, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, si dhe shkelje të ligjeve për drogën, u dërguan në autoritetin kompetent të ndjekjes penale.

Zyrtarët e përfshirë në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e SPAK

Rasti i hakerimit të sistemit elektronik të SPAK ka kaluar pa shumë bujë në opinionin publik shqiptar, por janë zbuluar dimensione të reja që tregojnë se ky nuk ishte një sulm spontan.

Në qendër të hetimeve janë tre persona:

Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, por emra të tjerë janë përfshirë si pjesë e një rrjeti të strukturuar me qëllime të qarta.

Ky grup ishte pjesë e një strukture që koordinonte edhe shpërndarjen e materialeve të rrjedhura në media, për të goditur individë të caktuar në publik.

Emrat e zyrtarëve që ishin pjesë e grupit të WhatsApp ku shpërndaheshin materialet.

Në këtë grup ishin të përfshirë:

S.N – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) me një kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale ndaj shtetasit R.F i akuzuar për veprën “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, vendimi penal është shpallur më 14 dhjetor 2022, ndërsa vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse janë depozituar në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, pra me një vonesë prej 14 muajsh e 24 ditësh, në kundërshtim flagrant me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Ministri Lamallari vlerëson se kjo vonesë e pajustifikuar ka prodhuar pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke i hequr të pandehurit mundësinë për të përfituar nga amnistia e parashikuar në ligjin nr. 33/2024.

Në kërkesën drejtuar ILD-së argumentohet se veprimet e gjyqtares bien ndesh me parashikimet e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, të cilat detyrojnë gjyqtarët të shpallin dhe arsyetojnë vendimet gjyqësore brenda afateve ligjore, pa përjashtime dhe pa vonesa të pajustifikuara.

“Në zbatim të neneve 71/2 të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, dhe nenit 119/2 të ligjit Nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga Lamallari.

Ky është rasti i dytë që nga marrja e detyrës në të cilin Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i drejtohet Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për hetim disiplinor ndaj një gjyqtari për shkeljet procedurale që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te drejtësia. Kujtojmë që në muajin dhjetor ministri Lamallari kërkoi nga ILD hetim disiplinor për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda, i cili gjithashtu për një vit nuk e zbardhi vendimin e dhënë prej tij.

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje edhe raste të tjera në gjyqësor dhe do t’i adresojë menjëherë në institucionet përkatëse, duke konsideruar se respektimi i afateve procedurale dhe standardeve ligjore është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për garantimin e drejtësisë së barabartë për çdo qytetar.

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

Autoritetet greke kanë zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Athinë, ku më 7 tetor 2025 shpërtheu një mjet shpërthyes artizanal jashtë një lokali, duke lënë të plagosur lehtë një person dhe duke shkaktuar dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, nga hetimet e Seksionit për Luftën kundër Zhvatjeve u identifikuan dhe u arrestuan dy vëllezër shqiptarë, 41 dhe 32 vjeç, gjatë një operacioni të koordinuar të zhvilluar më 22 janar 2026 në zonën e Keracinit. Arrestimi u krye me mbështetjen e njësive të inteligjencës dhe ndërhyrjes speciale.

Dy të arrestuarit akuzohen, sipas rastit, për organizatë kriminale, shpërthim, ndërtim dhe posedim të lëndëve shpërthyese, shkatërrim prone, dhunë ndaj punonjësve të rendit, si dhe shkelje të ligjit për armët dhe emigracionin. Ndaj njërit prej tyre rezultoi gjithashtu në fuqi një urdhër arresti për grabitje dhe shkelje të kushteve të qëndrimit.

Në dosje është përfshirë edhe një grua 44-vjeçare, shtetase greke, e dyshuar si bashkëpunëtore, e cila dyshohet se u kishte vënë në dispozicion automjetin e përdorur gjatë atentatit.

Nga hetimet rezulton se 32-vjeçari vendosi dhe aktivizoi mjetin shpërthyes, ndërsa 41-vjeçari e priste në automjet për t’u larguar nga vendngjarja. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi telefona celularë, pajisje elektronike, shënime, veshje të përdorura në krim dhe automjetin.

Spiropali në Stamboll me homologun turk: Bashkë për organizimin e samitit të NATO-s në Tiranë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Stamboll ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë të Ministrave të Jashtëm të Platformës për Paqe Ballkanike, me ftesë të homologut të saj turk Hakan Fidan.

Platforma është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Turqisë me fokus zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal në të gjitha fushat me interes të përbashkët, shkëmbimin e pikëpamjeve mbi ndërlidhjen e infrastrukturës, sigurinë energjetike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe mbrojtjes.

Përpara takimit të nivelit të lartë, Ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri Hakan Fidan, me fokus thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët.

Spiropali theksoi se “partneriteti strategjik në rritje mes Shqipërisë dhe Turqisë do të marrë një tjetër peshë me takimin e tretë të Këshillit të Nivelit të Lartë për bashkëpunimin ndërsektorial mes dy vendeve tona përgjatë këtij viti.”

“Mbajtja e Samitit të NATO-s këtë vit në Ankara dhe vitin tjetër në Tiranë, është një mundësi e jashtëzakonshme për të forcuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mike”, tha Spiropali.

Në kushtet aktuale të zhvillimeve gjeopolitike në kontinent por edhe me gjerë, të dy ministrat vlerësuan rëndësinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit për çështjet e sigurisë në rajon.

Gjatë kësaj vizite, Spiropali do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

❌