❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje

Goditja e Rei Manajt qĂ« shkundi rrjetĂ«n nĂ« minutĂ«n e fundit tĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« ndeshjen Serbi-ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« me gjasĂ« momenti mĂ« sportiv i vitit, qĂ« do tĂ« mbahet mend gjatĂ« mes ndjekĂ«sve tĂ« futbollit. PĂ«rveçse shĂ«noi fitoren nĂ« atĂ« qĂ« mund tĂ« konsiderohet si njĂ« prej pĂ«rplasjeve mĂ« tĂ« nxehta sportive tĂ« KombĂ«tares, [
]

The post Sporti në 2025: Nga goli i Rei Manajt te podiumet në ski dhe mundje appeared first on Reporter.al.

Ligji i Wengerit më afër se kurrë, Infantino konfirmoi se një revolucion në futboll po vjen



Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi në Samitin Botëror të Sportit, që u mbajt këto ditë në Dubai, një ndryshim të mundshëm revolucionar të rregullave të pozicionit jashtë loje, të cilin e prezantoi ish-trajneri i famshëm i Arsenalit, Arsene Wenger.

Wenger prezantoi një ndryshim në rregullin e pozicionit jashtë loje dy vjet më parë, dhe IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit) është organi që duhet të njohë çdo rregull futbolli përpara se ai të miratohet.

Ligji i Wenger u krijua si një propozim për të përmirësuar rregullin e pozicionit jashtë loje, pasi shpesh është një burim polemikash kur ndryshimi midis një mbrojtësi dhe një sulmuesi është aq i vogël sa mezi shihet me sy.

Sipas propozimit të tij, pozicion jashtë loje nuk do të shpallej më nëse vetëm një pjesë e trupit të sulmuesit është përpara kundërshtarit, por vetëm nëse i gjithë trupi i sulmuesit është përpara mbrojtësit.

Për këtë ka folur edhe Infantino së fundmi, duke thënë se po shqyrtojnë diçka të tillë.

"Po shqyrtojmë ndryshimin e rregullit të pozicionit jashtë loje, i cili ka evoluar me kalimin e viteve dhe aktualisht kërkon që sulmuesi të jetë pas mbrojtësit. Ndoshta në të ardhmen sulmuesi do të duhet të jetë plotësisht përpara që të konsiderohet pozicion jashtë loje. Ne vazhdojmë të shqyrtojmë rregullat, duke pyetur veten se si mund ta bëjmë lojën më sulmuese, më tërheqëse", ka thënë Infantino.

IFAB do ta analizojë ligjin e Wenger në një takim më 20 janar në Londër, dhe propozimi do të diskutohet në asamblenë e përgjithshme në Uells në shkurt, dhe synohet të zbatohet sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Infantino shpall revolucionin e pozicionit jashtë loje

Kreu i FIFA-s, Infantino flet rreth asaj se si mund tĂ« ndryshojĂ« pozicioni jashtĂ« loje. ”Po shqyrtojmĂ« rregullat pĂ«r ta bĂ«rĂ« lojĂ«n mĂ« tĂ«rheqĂ«se”. Ndryshimi i rregullit tĂ« pozicionit jashtĂ« loje, favorizimi i sulmuesve. Gianni Infantino pĂ«rsĂ«riti vizionin e FIFA-s nĂ« Samitin BotĂ«ror tĂ« Sportit nĂ« Dubai. ”Vite mĂ« parĂ«, ne prezantuam VAR-in pĂ«r ta bĂ«rĂ« futbollin mĂ« tĂ« drejtĂ«, pĂ«r t’i dhĂ«në 

Source

FIFA flet me shifra: Mbi 150 milionë aplikime për biletat e Botërorit

FIFA informon se ka marrĂ« mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, nĂ« gjysmĂ«n e fazĂ«s sĂ« fundit tĂ« shitjes sĂ« tyre. Faza e fundit e shitjes filloi mĂ« 11 dhjetor dhe do tĂ« zgjasĂ« deri mĂ« 13 janar, pas sĂ« cilĂ«s biletat do tĂ« vendosen me short. Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« shumica e ndeshjeve tĂ« grupeve janĂ« tĂ« njohura qĂ« nga shorti i 5 dhjetorit. Ka mĂ« shumĂ« bileta në 

Source

FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit

BERLIN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – FIFA ka marrĂ« mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, nĂ« gjysmĂ«n e fazĂ«s sĂ« fundit tĂ« shitjes sĂ« tyre.

Organizata më e lartë e futbollit bëri të ditur sot se aplikimet kanë ardhur nga mbi 200 vende dhe territore.

FIFA njoftoi se turneu në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada është mbi kapacitet me 30 herë më shumë kërkesa sesa vendet e disponueshme dhe se numri i aplikimeve është 3,4 herë më i madh se pjesëmarrja totale në të gjitha botëroret e mëparshme që nga edicioni i parë në 1930-n.

“Kjo pĂ«rgjigje e jashtĂ«zakonshme nga tifozĂ«t pasionantĂ« Ă«shtĂ« njĂ« tregues i vĂ«rtetĂ« i dashurisĂ« globale pĂ«r futbollin tonĂ«â€, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Faza e fundit e shitjes filloi më 11 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 janar, pas së cilës biletat do të vendosen me short.

Kjo është hera e parë që shumica e ndeshjeve të grupeve janë të njohura që nga shorti i 5 dhjetorit.

Ka më shumë bileta në dispozicion se në edicionet e mëparshme, pasi Botërori është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe dhe nga 64 në 104 ndeshje.

Procesi i shitjes nuk ka kaluar pa polemika, pasi grupet e tifozëve kritikuan çmimet e larta të biletave.

FIFA më pas prezantoi disa bileta me çmim 60 dollarë për tifozët që aplikojnë për biletat nga kontingjenti i ekipeve pjesëmarrëse./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ FIFA ka publikuar renditjen e pĂ«rditĂ«suar, ku ShqipĂ«ria e mbyll vitin 2025 nĂ« vendin e 63-tĂ«.

Sipas klasifikimit zyrtar, përfaqësuesja kuqezi nuk ka pësuar asnjë ndryshim krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Pozicioni aktual pasqyron ecurinë e kombëtares gjatë këtij viti kalendarik.

Nuk ka ndryshime as në dhjetëshen e parë të renditjes botërore.

Spanja e përfundon vitin 2025 në vendin e parë. Pas saj renditen Argjentina në vendin e dytë dhe Franca në vendin e tretë.

KombĂ«tarja shqiptare ka arritur kualifikimin pĂ«r nĂ« fazĂ«n ‘play-off’ tĂ« BotĂ«rorit 2026, ku do tĂ« pĂ«rballet me PoloninĂ« mĂ« 26 mars, ndĂ«rsa skuadra e kualifikuar do tĂ« pĂ«rballet nĂ« finale me fituesin e çiftit Suedi-UkrainĂ«.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria ruan vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova dhe Shqipëria e mbyll vitin në të në ranglistën e FIFA-s në pozitat që ishin



Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën e fundit për vitin 2025, me pak ndryshime krahasuar me publikimin e muajit nëntor.

Kosova e përfundon vitin në pozitën e 80-të, që është renditja më e mirë në historinë e saj dhe e njëjtë me atë të muajit të kaluar. Ky pozicion vjen pas paraqitjeve të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, ku Kosova e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Zvicrës, duke lënë prapa Slloveninë dhe Suedinë.

Ndërkohë, Shqipëria e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në ranglistën botërore.

Sa i përket kundërshtarëve të Kosovës në plejof, Sllovakia renditet e 45-ta dhe është rivali në gjysmëfinale më 26 mars në Bratisllavë. Në rast kualifikimi në finale, Kosova mund të përballet me Turqinë (25-ta) ose Rumaninë (47-ta).

Në krye të ranglistës botërore, nga viti 2026 do të jetë Spanja, e ndjekur nga Argjentina, Franca, Anglia dhe Brazili.

Për suksesin historik të Kosovës ka folur edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili në një videomesazh theksoi arritjen e Kombëtares së Kosovës, duke veçuar pozitën e 80-të si renditjen më të mirë ndonjëherë në historinë e saj. /Telegrafi/

FIFA publikon klasifikimin e fundit për 2025, ja si renditen Kombëtarja dhe Kosova

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63-të në renditjen zyrtare të FIFA, duke ruajtur të njëjtin pozicionim si në klasifikimin e muajit të kaluar. Sipas listës së fundit të publikuar nga qeveria e futbollit botëror, kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë lëvizje, çka tregon një stabilitet në performancë, edhe pse objektivi mbetet përmirësimi i mëtejshëm në arenën ndërkombëtare.

Viti 2025 ka qenë një vit me sfida dhe rezultate të përziera për Kombëtaren shqiptare, e cila ka synuar të konsolidojë identitetin e saj në ndeshjet zyrtare dhe miqësore. Ruajtja e pozicionit në renditjen e FIFA-s shihet si një bazë e qëndrueshme për të ndërtuar objektivat e ardhshme, sidomos në prag të cikleve të rinj kualifikues.

Pa ndryshime ka mbetur edhe pĂ«rfaqĂ«suesja e KosovĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« renditje. “DardanĂ«t” e mbyllin vitin nĂ« vendin e 80-tĂ«, njĂ« pozicion qĂ« konsiderohet historik pĂ«r ta, pasi Ă«shtĂ« renditja mĂ« e mirĂ« qĂ« nga momenti i anĂ«tarĂ«simit tĂ« KosovĂ«s nĂ« FIFA. Ky fakt nĂ«nvizon progresin gradual tĂ« ekipit kosovar nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare dhe rrit shpresat pĂ«r hapa tĂ« mĂ«dhenj nĂ« tĂ« ardhmen.

Ndërkohë, edhe dhjetëshja më e mirë e renditjes botërore mbetet e pandryshuar në fund të vitit 2025. Në krye qëndron Spanja, e cila e mbyll vitin si kombëtarja më e mirë në botë, duke lënë pas kampionen aktuale të botës, Argjentina. Në vendin e tretë renditet Franca, ndërsa pas saj vijnë Anglia, Brazili, Portugalia dhe Holanda.

Dhjetëshja më e mirë e renditjes së FIFA-s plotësohet nga Belgjika, Gjermania dhe Kroacia, ekipe që vijojnë të mbeten konstante në nivelet më të larta të futbollit botëror. Kjo renditje reflekton jo vetëm rezultatet e fundit, por edhe vazhdimësinë dhe stabilitetin e këtyre përfaqësueseve në arenën ndërkombëtare.

The post FIFA publikon klasifikimin e fundit për 2025, ja si renditen Kombëtarja dhe Kosova appeared first on iconstyle.al.

BotĂ«rori pĂ«r rekord, FIFA ul çmimin e biletave/ “TifozĂ«t besnikĂ«â€ do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« ulje tĂ« madhe

✇Albeu
By: V K

Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe me ndeshje që do të zhvillohen njëkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Përtej këtyre risive, një nga temat që ka ndezur më shumë debat mes tifozëve janë çmimet e biletave, të cilat konsiderohen ndjeshëm më të larta krahasuar me Botërorin e fundit në Katar.

PLAY OFF- ShqipĂ«ria ende nuk e ka siguruar pjesĂ«marrjen nĂ« finalet e BotĂ«rorit, pasi mĂ« 26 mars do tĂ« luajĂ« ndeshjen e parĂ« tĂ« “Play-Off”-it ndaj PolonisĂ«. MegjithatĂ«, nĂ« shortin e fazĂ«s sĂ« grupeve tĂ« hedhur mĂ« 5 dhjetor, KuqezinjtĂ« janĂ« parashikuar si “Play-Off B” nĂ« njĂ« grup me HolandĂ«n, JaponinĂ« dhe TunizinĂ«. NĂ« rast se ShqipĂ«ria do tĂ« arrijĂ« tĂ« kualifikohet, tifozĂ«t qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« ndjekin nga afĂ«r tĂ« tre ndeshjet e fazĂ«s sĂ« grupeve do tĂ« duhet tĂ« pĂ«rballen me kosto tĂ« konsiderueshme vetĂ«m pĂ«r biletat e stadiumit.

BILETAT- Sipas çmimeve zyrtare të FIFA-s, për secilën ndeshje janë në dispozicion dy kategori biletash. Ndeshja e parë e Shqipërisë, ajo ndaj Tunizisë, që do të zhvillohet në Monterrey të Meksikës, ka një çmim prej 450 dollarësh për biletën e Kategorisë së Parë, ndërsa Kategoria e Dytë kushton 380 dollarë. Takimi i dytë, përballja me Holandën në Houston të SHBA-së, rezulton edhe më i shtrenjtë. Biletat e Kategorisë së Parë arrijnë në 600 dollarë, ndërsa ato të Kategorisë së Dytë kushtojnë 430 dollarë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e fazës së grupeve, ajo kundër

Japonisë që luhet në Dallas, ka një çmim prej 500 dollarësh për Kategorinë e Parë dhe 400 dollarë për Kategorinë e Dytë. Në total, një tifoz shqiptar që dëshiron të ndjekë të tre ndeshjet e Shqipërisë në fazën e grupeve do të duhet të paguajë 1.550 dollarë për biletat e Kategorisë së Parë, ose 1.210 dollarë në variantin më të lirë, pa përfshirë këtu shpenzimet për udhëtim, akomodim apo shërbime të tjera.

Natyrisht, përpara se të mendohet për koston e një aventure të tillë, Shqipëria duhet fillimisht të fitojë të drejtën për të qenë pjesë e këtij Botërori historik. Në të kundërt, të gjitha këto mbeten vetëm një skenar i mundshëm për tifozët kuqezi.

POLEMIKAT- NdĂ«rkohĂ«, pas reagimeve tĂ« forta dhe kritikave nga tifozĂ« nĂ« mbarĂ« botĂ«n, FIFA ka bĂ«rĂ« njĂ« tĂ«rheqje tĂ« pjesshme nga politikat fillestare tĂ« çmimeve. Organizatori ka njoftuar krijimin e njĂ« kategorie tĂ« re biletash me çmim 60 dollarĂ«, tĂ« quajtur “Kategoria e veçantĂ« pĂ«r tifozĂ«t besnikĂ«â€, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r çdo ndeshje tĂ« BotĂ«rorit, pĂ«rfshirĂ« edhe finalen. KĂ«to bileta do t’u kalojnĂ« federatave kombĂ«tare tĂ« ekipeve pjesĂ«marrĂ«se, tĂ« cilat mĂ« pas do t’i shpĂ«rndajnĂ« pĂ«r tifozĂ«t mĂ« besnikĂ«, kryesisht ata qĂ« kanĂ« ndjekur ekipin e tyre nĂ« ndeshje brenda dhe jashtĂ« vendit. MegjithatĂ«, numri i kĂ«tyre biletave do tĂ« jetĂ« i kufizuar, vetĂ«m disa qindra pĂ«r ndeshje, çka do tĂ« thotĂ« se shumica e tifozĂ«ve do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rballen me çmime tĂ« larta, pavarĂ«sisht kĂ«tij lehtĂ«simi simbolik.

BOTËRORI I KATARIT– BotĂ«rori i FIFA-s 2022, i zhvilluar nĂ« Katar, u shoqĂ«rua me çmime biletash qĂ« ndryshonin ndjeshĂ«m nĂ« varĂ«si tĂ« fazĂ«s sĂ« kompeticionit dhe kategorisĂ« sĂ« ulĂ«seve nĂ« stadium. FIFA aplikoi njĂ« sistem me disa kategori, ku vendet mĂ« tĂ« lira ishin mĂ« larg fushĂ«s, ndĂ«rsa ato mĂ« tĂ« shtrenjta ofronin pamje mĂ« tĂ« mirĂ« dhe akses mĂ« tĂ« privilegjuar. NĂ« fazĂ«n e grupeve, çmimet pĂ«r tifozĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nisnin nga rreth 250 rialĂ« katarian (afĂ«rsisht 69 dollarĂ« amerikanĂ«) pĂ«r kategorinĂ« mĂ« tĂ« lirĂ«, ndĂ«rsa biletat e kategorisĂ« mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« arrinin deri nĂ« rreth 800 rialĂ« (220 dollarĂ«). Me avancimin e turneut, çmimet u rritĂ«n gradualisht.

Për ndeshjet e raundit të 16-s, biletat varionin nga rreth 96 deri në 275 dollarë. Në çerekfinale, çmimet shkonin nga rreth 205 dollarë për kategorinë më të lirë deri në rreth 425 dollarë për kategorinë më të shtrenjtë. Gjysmëfinalet ishin edhe më të kushtueshme, me bileta që nisnin nga rreth 357 dollarë dhe arrinin deri në afro 955 dollarë. Finalja e madhe e Botërorit 2022 ishte ndeshja me biletat më të shtrenjta.

Çmimet pĂ«r tifozĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« fillonin nga rreth 605 dollarĂ« pĂ«r kategorinĂ« mĂ« tĂ« lirĂ« dhe shkonin mbi 1,600 dollarĂ« pĂ«r vendet e kategorisĂ« sĂ« parĂ«. NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r banorĂ«t e Katarit dhe personat me rezidencĂ« lokale, FIFA ofroi edhe njĂ« kategori tĂ« veçantĂ« me çmime dukshĂ«m mĂ« tĂ« ulĂ«ta, e cila nuk ishte e disponueshme pĂ«r tifozĂ«t e huaj. NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, BotĂ«rori i Katarit u konsiderua njĂ« nga turnet me çmimet mĂ« tĂ« larta pĂ«r fazat finale, veçanĂ«risht pĂ«r finalen, krahasuar me edicionet e mĂ«parshme tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s. NĂ«se njĂ« tifoz do tĂ« donte tĂ« ndiqte tĂ« gjitha ndeshjet e njĂ« pĂ«rfaqĂ«sueseje deri nĂ« finale (7 ndeshje), kostoja vetĂ«m pĂ«r bileta do tĂ« ishte e konsiderueshme.

Duke llogaritur çmimet mesatare për fazën e grupeve dhe rritjen graduale në fazat me eliminim, shpenzimi total për bileta do të varionte afërsisht nga 2,000 deri në mbi 5,000 dollarë, në varësi të kategorisë së vendeve të zgjedhura. Nëse përfshihej edhe finalja me bileta të kategorisë së lartë, shuma mund të rritej edhe më shumë. Këtyre kostove u shtoheshin edhe shpenzimet për udhëtim, akomodim dhe ushqim, duke e bërë ndjekjen e plotë të Botërorit një investim të madh financiar për tifozët.

The post BotĂ«rori pĂ«r rekord, FIFA ul çmimin e biletave/ “TifozĂ«t besnikĂ«â€ do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« ulje tĂ« madhe appeared first on Albeu.com.

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh



Al-Nassr po përballet me një ndalim të ri transferimesh të vendosur nga FIFA, pak para hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Organi qeverisës i futbollit botëror përditësoi regjistrin e tij të premten dhe e vendosi klubin saudit në një listë të atyre që u ndalohet të regjistrojnë lojtarë të rinj, me sanksionin që do të fillojë më 19 dhjetor.

Ndryshe nga dënimet e zakonshme që zbatohen për një numër të caktuar afatesh kalimtare, FIFA ka deklaruar se ndalimi i Al-Nassr do të zgjasë "derisa të revokohet", gjë që sjell shumë pasiguri për klubin në mes të planifikimit për pjesën e dytë të sezonit.

Kjo paqartësi ka shkaktuar shqetësim në Riad, dhe situata është komplikuar më tej nga fakti se Al-Nassr nuk është i vetmi klub i prekur, me klube të tjera të Superligës Saudite në listën e sanksioneve të FIFA-s, të tilla si Al Shabab, Damac dhe Al Riyadh.

🚹💣

Al Nassr is banned from registering new players by FIFA. 🟡❌

This was because the club did not pay an installment for the signing of Aymeric Laporte from Manchester City.

The debt is around 9 million euros and was due on August 31.

As soon as the amount is paid, the ban
 pic.twitter.com/sx94QqgHfM
— NassrXtra (@NassrXtra1) December 20, 2025

Borxhe të vjetra, probleme të reja

Kjo nuk është hera e parë që klubi nga Riadi e ka gjetur veten në këtë situatë. Në korrik 2023, vetëm disa muaj pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos, Al-Nassr u përball me një ndalim të ngjashëm.

Problemi në atë kohë buronte nga detyrimet e papaguara që lidheshin me transferimin e Ahmed Musës nga Leicester City në vitin 2018. Musa mbërriti në një transferim prej rreth 16 milionë eurosh, por FIFA më vonë vendosi që Al-Nassr nuk kishte paguar bonusin prej rreth 500 mijë eurosh për klubin anglez.

Pavarësisht paralajmërimeve, borxhi nuk u pagua në kohë, duke rezultuar në një ndalim. Klubi më pas reagoi shpejt, duke paguar rreth 2 milionë euro dhe FIFA e hoqi sanksionin.

Mbetet për t'u parë nëse historia do të përsëritet, por ky precedent sugjeron se problemi ka të ngjarë të jetë përsëri financiar. /Telegrafi/

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

✇Albeu
By: V K

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa duket edhe klubet që kanë fonde thuajse të pakufizuar, vuajnë probleme të tilla.

FIFA ka bërë të ditur se ka bllokuar merkaton e klubit të Al Nasr në Arabinë Saudite, një nga klubet padyshim më të forta financiarisht pasi sheikët i paguajnë qindra miliona euro në vit lojtarëve si Kristiano Ronaldo e Zhoao Feliks.

Nuk bëhet e ditur se për cilën arsye është kryer ky bllokim, por nuk specifikohet se sa do të jetë e bllokuar merkato.

Zakonisht FIFA kryen bllokime të tilla për vonesa në pagesat e prapambetura pas humbjes së gjyqeve ndaj lojtarëve e ish-lojtarëve, por edhe për parregullsi në nënshkrimin e futbollistëve apo aktivizimin e tyre.

Al Nasr kishte vuajtur një gjë të ngjashme në vitin 2023 kur e bllokoi për tre dritare të merkatos pas parregullsive në firmën me Ahmed Musa.

Zgjidhja erdhi pasi Al Nasr pagoi 2 milion euro gjobë. Një luks që padyshim klubet shqiptare si Vllaznia, Kukësi, Kastrioti e Oriku nuk e kanë nëse dëshirojnë të zhbllokojnë shpejt merkaton e tyre në janar.

The post FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos appeared first on Albeu.com.

FIFA vjen në Netflix, loja që sjell Kupën e Botës 2026 në ekranin tuaj



Këtë verë, ndërsa bota mblidhet për të festuar Kupën e Botës 2026, tifozët mund të luajnë një lojë simulimi futbolli FIFA ekskluzivisht në Netflix Games.

Loja, e zhvilluar dhe publikuar nga Delphi Interactive, u lejon anëtarëve të Netflix të përjetojnë emocionin dhe dramën e turneut në formën e saj më të pastër - në një format që është i shpejtë për t'u mësuar dhe emocionues për t'u zotëruar për këdo që merr pjesë.

Plus, mund të luani vetëm ose me miqtë në internet: E tëra çfarë ju nevojitet është Netflix dhe telefoni juaj.

“FIFA Ă«shtĂ« shumĂ« e emocionuar qĂ« do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me Netflix Games dhe Delphi Interactive pĂ«rpara KupĂ«s sĂ« BotĂ«s FIFA 2026. Ky bashkĂ«punim i madh Ă«shtĂ« njĂ« moment kyç nĂ« angazhimin e FIFA-s ndaj inovacionit nĂ« hapĂ«sirĂ«n e lojĂ«rave tĂ« futbollit, e cila aspiron tĂ« arrijĂ« miliarda tifozĂ« futbolli tĂ« tĂ« gjitha moshave kudo nĂ« botĂ«. Loja jonĂ« e riimagjinuar shĂ«non vĂ«rtet fillimin e njĂ« epoke tĂ« re tĂ« futbollit digjital. Do tĂ« jetĂ« nĂ« dispozicion falas pĂ«r anĂ«tarĂ«t e Netflix dhe Ă«shtĂ« njĂ« hap i madh historik pĂ«r FIFA-n”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Futbolli Ă«shtĂ« gjĂ«ja mĂ« e madhe nĂ« botĂ«â€, tha Casper Daugaard, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Delphi Interactive.

“Misioni ynĂ« Ă«shtĂ« i thjeshtĂ«: Ta bĂ«jmĂ« FIFA-n lojĂ«n mĂ« argĂ«tuese, mĂ« tĂ« arritshme dhe globale tĂ« futbollit tĂ« krijuar ndonjĂ«herĂ«.”

Miliona njerëz tashmë e shikojnë Netflix në televizorët e tyre, dhe tani mund të luajnë edhe lojëra aty.

Loja e re FIFA do t'u bashkohet titujve të publikuar së fundmi si pjesë e një grupi lojërash që anëtarët e Netflix mund t'i gjejnë në televizorët e tyre, së bashku me shfaqjet dhe filmat e tyre të preferuar, duke përdorur telefonat si kontrollues. /Telegrafi/

Man Utd i paraqet ankesë FIFA-s pas barazimit ndaj Bournemouth



Manchester United beson se Ă«shtĂ« “ndĂ«shkuar padrejtĂ«sisht” pĂ«rpara pĂ«rballjes sĂ« tyre nĂ« LigĂ«n Premier kundĂ«r Bournemouth dhe, sipas raportimeve, e ka pĂ«rshkallĂ«zuar çështjen deri te FIFA.

United dhe Bournemouth dhuruan njĂ« ndeshje spektakolare qĂ« pĂ«rfundoi 4-4 nĂ« ‘Old Trafford’ tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, ku dobĂ«sitĂ« defanzive tĂ« tĂ« dyja skuadrave u vunĂ« nĂ« pah gjatĂ« gjithĂ« takimit.

Ruben Amorim ishte pa tre mbrojtës për këtë ndeshje, përfshirë Harry Maguire dhe Matthijs De Ligt, ndërsa Noussair Mazraoui mungoi pasi kërkesa e klubit për ta pasur në dispozicion u refuzua.

FIFA kishte njoftuar më herët gjatë këtij muaji se afati për lirimin e lojtarëve drejt përfaqësueseve të tyre për Kupën e Kombeve të Afrikës do të shtyhej deri më 15 dhjetor, e njëjta datë kur United u përball me Bournemouth.

Pas bisedimeve konstruktive me Kamerunin dhe Bregun e Fildishtë, United arriti marrëveshje që lejuan Bryan Mbeumo dhe Amad të aktivizoheshin të hënën.

Megjithatë, vendi organizator i AFCON-it, Maroku, refuzoi të njëjtën kërkesë për Mazraouin përpara ndeshjes hapëse të turneut kundër Komoreve të dielën, pavarësisht se mbrojtësi ishte stërvitur me skuadrën e United në ditët paraprake.

Maroku kĂ«rkoi qĂ« Mazraoui t’i bashkohej pĂ«rfaqĂ«sueses qĂ« nĂ« fillim tĂ« javĂ«s. Nga ana tjetĂ«r, United Ă«shtĂ« i zhgĂ«njyer nga ky zhvillim dhe e ka referuar çështjen te FIFA, duke kĂ«rkuar “mbĂ«shtetje dhe udhĂ«zim” nga organi drejtues, sipas The Independent.

Sipas BBC, klubi mendon se Maroku i dha përparësi një seance stërvitore të kombëtares ndaj një ndeshjeje të rëndësishme të kampionatit.

Për më tepër, raportohet se United është gjithashtu i pakënaqur sepse përballja me Bournemouth u zhvendos për të hënën, ndërkohë që klubet që luajtën gjatë fundjavës i kishin lojtarët afrikanë në dispozicion për përzgjedhje./Telegrafi/

Kosova dhe Shqipëria do të fitonin minimalisht nga 8.2 milionë euro nëse arrijnë kualifikimin në Kupën e Botës



FIFA ka njoftuar të mërkurën se fondi total i shpërblimeve për Kupën e Botës 2026 do të arrijë në 558 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej rreth 50 për qind krahasuar me Kupën e Botës 2022 në Katar.

Kampion në fuqi i botës mbetet Argjentina, e cila tri vite më parë e fitoi trofeun pas finales dramatike ndaj Francës, të vendosur me penallti.

Çdo kombĂ«tare qĂ« do tĂ« kualifikohet pĂ«r KupĂ«n e BotĂ«s 2026 do tĂ« pĂ«rfitojĂ« 1.28 milionĂ« euro si mbulim pĂ«r kostot e pĂ«rgatitjes, para nisjes pĂ«r SHBA, Kanada dhe MekisikĂ«.

Në total, FIFA do të shpërndajë rreth 619 milionë euro për ekipet pjesëmarrëse në turneun që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Kosova dhe ShqipĂ«ria, nĂ« muajin mars do tĂ« luajnĂ« pĂ«r mundĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kualifikuar pĂ«r Kampionatin BotĂ«rorin tĂ« vitit 2026, por edhe pĂ«r milionat qĂ« mund tĂ« marrin.

Kosova luan me Sllovakinë e më pas në finale kundër Rumanisë apo Turqisë, ndërsa Shqipëria kundër Polonisë në gjysmëfinale dhe më pas fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi.

Me 1.2 milion euro për kualifikim dhe 7 milionë euro minimalisht për pjesëmarrje, për ekipet që zënë vendet nga 33 deri në 48, pra që eliminohen në fazën e grupeve, Kosova dhe Shqipëria, do të kishin minimalisht 8.2 milionë euro.

Shpërndarja e shpërblimeve (në euro)

Kampioni i botĂ«s – 42.6 milionĂ« euro

NĂ«nkampioni – 28 milionĂ« euro

Vendi i tretĂ« – 24 milionĂ« euro

Vendi i katĂ«rt – 23 milionĂ« euro

Vendet 5–8 – 16 milionĂ« euro

Vendet 9–16 – 13 milionĂ« euro

Vendet 17–32 – 9 milionĂ« euro

Vendet 33–48 – 7 milionĂ« euro

/Telegrafi/

Dy ndeshje për historinë dhe shifrën rekord, zbulohet shpërblimi nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror

KombĂ«tarja shqiptare e futbollit ka nĂ« muajin mars njĂ« takim me historinĂ« dhe me
 milionat. KuqezinjtĂ« do tĂ« luajnĂ« pĂ«r njĂ« biletĂ« nĂ« BotĂ«rorin 2026 me shpresĂ«n qĂ« tĂ« kapĂ«rcejnĂ« PoloninĂ« e mĂ« pas fituesen e çiftit UkrainĂ«-Suedi, pĂ«r tĂ« shkruar emrin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« aktivitetin mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r kombĂ«tare nĂ« botĂ«. [
]

The post Dy ndeshje për historinë dhe shifrën rekord, zbulohet shpërblimi nga FIFA për Shqipërinë nëse shkon në Botëror appeared first on BoldNews.al.

FIFA më në fund tërhiqet, publikon çmimin e ulur të biletave për Kupën e Botës 2026 pas reagimeve të ashpra



Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) i është përgjigjur kritikave për çmimet e larta të biletave për Kupën e Botës 2026, duke bërë një kategori të lirë.

FIFA tani ka prezantuar kategori të reja çmimesh prej 60 dollarësh, të cilat do të jenë të disponueshme për blerje për të gjitha 104 ndeshjet, përfshirë ndeshjen finale.

Kjo tarifë do të jetë fikse për të gjitha ndeshjet në të gjithë turneun, përfshirë finalen, dhe vlen për rreth 2 për qind të të gjitha biletave të Kupës së Botës 2026.

FIFA’s new $60 price tier applies to around 2% of all 2026 World Cup tickets. FIFA have reacted to backlash but several Member Associations and supporters’ groups still want further reductions to make the World Cup affordable.

Understand meetings took place over the weekend and
 https://t.co/LjQ6YDMsh0
— Ben Jacobs (@JacobsBen) December 16, 2025

Biletat nga kategoria e çmimeve të krijuar rishtazi "niveli i tifozëve" do t'u ndahen federatave kombëtare për ndeshjet individuale në të cilat do të luajnë ekipet e tyre.

Këto federata pritet të vënë biletat në dispozicion të "tifozëve besnikë që janë të lidhur ngushtë me ekipet e tyre kombëtare", thuhet në deklaratën zyrtare.

Ky veprim vjen pasi tifozët u tronditën dhe u zemëruan nga çmimet që varionin nga 120 deri në 265 dollarë për ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa çmimi për ndeshjen finale, që do të luhet më 19 korrik në East Rutherford, New Jersey, është 4,185 deri në 8,680 dollarë. /Telegrafi/

FIFA njofton bileta të Kupës së Botës me 45 £ pas tërheqjes nga çmimet e larta

FIFA ka njoftuar se do tĂ« ofrojĂ« bileta “mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme” pĂ«r tĂ« gjitha 104 ndeshjet e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s vitin e ardhshĂ«m, pas njĂ« vale zemĂ«rimi lidhur me çmimet fillestare. Biletat mĂ« tĂ« lira do tĂ« jenĂ« nĂ« dispozicion duke filluar nga 60 dollarĂ« (45 ÂŁ) si pjesĂ« e njĂ« “Niveli HyrĂ«s pĂ«r MbĂ«shtetĂ«sit” tĂ« ri, i cili do t’u ofrohet posaçërisht tifozĂ«ve tĂ« ekipeve tĂ« kualifikuara. MegjithatĂ«, vetĂ«m 10%

Source

A po e përjashton FIFA ekipin kombëtar afrikan nga Kupa e Botës?



Një skandal serioz ka shpërthyer në futbollin afrikan, vetëm disa muaj para ndeshjeve eliminatore ndërkontinentale për Kupën e Botës.

Federata e Futbollit e Nigerisë ka paraqitur një ankesë në FIFA, duke akuzuar Republikën Demokratike të Kongos për përdorimin e lojtarëve të papërshtatshëm gjatë ndeshjeve kualifikuese.

Nigerianët pretendojnë se deri në nëntë lojtarë të RD Kongos kanë ndryshuar shtetësinë e tyre sportivo-kombëtare pak para ndeshjes vendimtare ndaj ekipit të tyre.

Midis emrave të përfshirë janë lojtarë të njohur si Axel Tuanzebe, Arthur Masuaku, Aaron Wan-Bissaka dhe Charles Pickel Sadiki.

Federata Kongoleze ka pranuar se procedurat administrative për ndryshimin e shtetësisë nuk ishin përfunduar në kohë, megjithatë, ata argumentojnë se lojtarët kanë përmbushur detyrat e kërkuara.

Problemi është edhe më i ndërlikuar, pasi kushtetuta e Republikës Demokratike të Kongos nuk lejon shtetësi të dyfishtë. Sipas akuzave nga Nigeria, disa lojtarë mund të kenë mbajtur shtetësinë e mëparshme, çka i bën ata të papërshtatshëm për të luajtur për RD Kongon.

Nëse këto akuza vërtetohen, FIFA mund të anulojë rezultatet e ndeshjeve në të cilat ata kanë luajtur, duke i hequr RD Kongos mundësinë për të marrë pjesë në fazën finale të fazës eliminatore ndërkontinentale.

Nëse ankesat e Nigerisë pranohen, futbolli afrikan mund të përballet me një skandal të madh që mund të ketë pasoja serioze për Kupanë e Botës 2026. /Telegrafi/

FUTBOLL – Dembele dhe Bonmati fitojnĂ« çmimin e lojtarit dhe lojtares mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« FIFA-s

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele dhe ylli i SpanjĂ«s, Aitana Bonmati, fituan çmimet e lojtarit mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« FIFA-s pĂ«r vitin 2025.

Dembele, i cili ndihmoi PSG-nĂ« tĂ« triumfonte, pĂ«rfshirĂ« titullin e tyre tĂ« parĂ« tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve nĂ« maj, fitoi gjithashtu çmimin rival ”Topi i ArtĂ«â€ nĂ« shtator.

“Ka qenĂ« njĂ« vit fantastik individualisht dhe kolektivisht”, tha ai nĂ« Doha.

Bonmati mori çmimin e femrave për të tretin vit radhazi, pasi shkëlqeu në Euro 2025, ku skuadra e saj humbi ndaj Anglisë në finale.

“Do ta shijoj”, tha sulmuesja e Barcelona-s.

Trajnerët e vitit ishin Luis Enrique i PSG-së dhe trajnerja e Anglisë, Sarina Wiegman, e cila mori çmimin për herë të pestë.

Ceremonia, në të cilën morën pjesë rreth 800 të ftuar, përfshirë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, u mbajt në Doha përpara finales së Kupës Ndërkontinentale midis PSG-së dhe Flamengos në Katar të mërkurën.

Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma, mori çmimin e portierit më të mirë mashkull të FIFA-s, pasi shkëlqeu për klubin e mëparshëm PSG.

“ËshtĂ« njĂ« nder i vĂ«rtetĂ« tĂ« marr kĂ«tĂ« çmim. Jam shumĂ«, shumĂ« i lumtur”, tha ai nĂ« njĂ« mesazh video.

Portierja e Anglisë, Hannah Hampton, mori çmimin si portierja më e mirë femër.

“Faleminderit shumĂ« tĂ« gjithĂ«ve qĂ« votuan”, tha Hampton, 25 vjeçe./ a.jor.

The post FUTBOLL – Dembele dhe Bonmati fitojnĂ« çmimin e lojtarit dhe lojtares mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« FIFA-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Donnarumma fiton çmimin e FIFA-s për portierin më të mirë në vitin 2025



Portieri italian Gianluigi Donnarumma u shpall portieri mĂ« i mirĂ« i vitit 2025 nga FIFA, duke fituar çmimin prestigjioz “The Best”.

Aktualisht, Donnarumma aktivizohet te Manchester City, klub me të cilin ka zhvilluar 25 ndeshje këtë sezon. Ai mbetet gjithashtu portieri i parë i Kombëtares së Italisë, e cila synon kualifikimin për Kupën e Botës.

Sezoni i kaluar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për portierin 26-vjeçar. Ai ishte pjesë e Paris Saint-Germain, me të cilin fitoi Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez, duke përmbyllur në mënyrën më të mirë aventurën e tij katërvjeçare në Paris.

Gianluigi Donnarumma is crowned #TheBest FIFA Men's Goalkeeper 2025! đŸ§€
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025


Ai mposhti edhe si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny.

Donnarumma ishte transferuar te PSG në verën e vitit 2021 nga Milani si lojtar i lirë. Megjithatë, gjatë verës së kaluar, marrëdhënia e tij me trajnerin Luis Enrique u përkeqësua, çka solli largimin e italianit nga klubi.

PSG vendosi të mos vazhdojë me Donnarummën, ndërsa Manchester City përfitoi nga situata duke e transferuar për 30 milionë euro. Nën drejtimin e Pep Guardiolës, ai u afirmua menjëherë si portieri i parë i skuadrës angleze.

Hannah Hampton is crowned #TheBest FIFA Women's Goalkeeper 2025! đŸ§€
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) December 16, 2025


Çmimin si portierja mĂ« e mirĂ« e fitoi anglezja, Hannah Hampton, pwr sukseset me AnglinĂ« dhe Chelsean./Telegrafi/


❌