❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore kryesisht në pjesën e parë të ditës. Gjatë orëve të [
]

The post Vranësira dhe reshje me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e mĂ«rkurĂ« vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« kryesisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, përgjatë vijës bregtdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/s .

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 2-4 ballĂ«.

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

6/11

Re shi diell

Kukës

4/7

Re shi/borë diell

Lezhë

7/11

Re shi diell

Dibër

3/7

Re shi/borë diell

Durrës

8/16

Re shi diell

Tiranë

10/15

Re shi diell

Elbasan

11/15

Re shi diell

Berat

9/14

Re shi diell

Vlorë

14/17

Re shi diell

Korçë

6/10

Re shi/borë diell

Gjirokastër

9/12

Re shi diell

Sarandë

12/16

Re shi diell

The post E mërkurë 24 dhjetor, reshje me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet dëmtuan argjinaturat/ Gjirokastër, specialistët: Nevojiten fonde të posaçme

Reshjet e dendura gjatë javëve të fundit kanë dëmtuar shumë argjinatura në vend.

Në qarkun e Gjirokastrës janë shënuar disa problematika në zona të ndryshme si pasojë e demtimit te argjinaturave mbrojtese prane lumenjve qe rrjedhin ne jug te vendit.

Specialisti i bordit te kullimit Niko Lici tha se situata me e veshtire ka qene ne Dropullin e Siperm dhe fshatin Mashkullore ku si pasoje e vershimit te ujit janë permbytur dhjetra ha toke bujqesore.

Lici thote se eshte e domosdoshme nderhyrja ne rehabilitimin e argjinaturave pasi ato jane ndertuar shume vite me pare ndërsa  jane evidentuar 10 pika te cilat konsiderohen me problematiket  dhe  per te nderhyre kerkohen fonde te cilat shkojne deri 2 milione  dollare.

Bordi kullimit ne Gjirokaster ka nderhyre pjeserisht ne disa zona qe kane shkaktuar probleme gjate viteve te kaluar pornderhyrja duhet te jete e plote dhe e mirefillte

E premte 5 dhjetor, alternime vranësirash dhe kthjellimesh

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se ditĂ«n e premte vendi ynĂ« parashikohet me mot tĂ« paqĂ«ndrueshĂ«m. Moti parashikohet me vranĂ«sira mesatare deri tĂ« dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës në jug e kryesisht në juglindje reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje priten reshje bore me intensitet të ulët hera-herës deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare kryesisht pas orëve të mesditë në 8 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 18 m/sek, me valëzimin në dete të forcës  1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/10 Diell re shi
Kukës 4/6 Diell re shi/borë
Lezhë 9/12 Diell re shi
Dibër 3/5 Diell re shi/borë
Durrës 9/16 Diell re shi
Tiranë 10/18 Diell re shi
Elbasan 8/17 Diell re shi
Berat 9/17 Diell re shi
Vlorë 11/16 Re shi
Korçë 8/15 Re shi/borë
Gjirokastër 9/14 Re shi
Sarandë 2/6 Re shi

/r.e/

The post E premte 5 dhjetor, alternime vranësirash dhe kthjellimesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dĂ«borĂ«s dhe temperaturat e ulĂ«ta ”kĂ«rcĂ«nojnĂ«â€ 50 milionĂ« amerikanĂ«

Mbi 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara janë të kërcënuar nga temperatura të ftohta, reshje të dendura dëbore dhe rreziqe të mundshme për shoferët.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, dëbora e dendur do të vazhdojë të bjerë në rajonin e Liqeneve të Mëdha, me erëra të forta dhe rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike.

Mbi 2 200 fluturime vendase janë vonuar dhe më shumë se 50 janë anuluar.

Vranësira dhe reshje të dobëta lokale, moti për ditën e sotme

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës në jug të vendit. Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek. Deti -Valëzimi [
]

The post Vranësira dhe reshje të dobëta lokale, moti për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve

TIRANË, 29 nĂ«ntor/ATSH/ Qarku i KukĂ«sit vijon tĂ« jetĂ« edhe ditĂ«n e sotme i pĂ«rfshirĂ« nga reshjet e dĂ«borĂ«s, si dhe shi me intensitet tĂ« ulĂ«t.

Prefekti i qarkut KukĂ«s, Dritan Baji tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “i gjithĂ« territori i qarkut KukĂ«s gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s deri nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit nĂ« lartĂ«sinĂ« mbi 600 m Ă«shtĂ« mbuluar nga dĂ«bora”.

Sipas tij, subjektet kontraktore kanë vazhduar punën gjatë gjithë kohës për pastrimin nga bora dhe inertet si dhe kriposjen e tyre.

Prefekti Baji informoi se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Ndërsa nga bashkitë Kukës, Has  dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

I gjithë qarku furnizohet me energji elektrike përveç 39 abonentëve të fshatit Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

1 nga 4

/k.s/ /a.g/

 

The post Reshjet dëbore në qarkun e Kukësit, Baji: Vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baji: Reshje bore dhe shiu në qarkun e Kukësit, rrugët kombëtare të kalueshme

TIRANË, 28 nĂ«ntor/ATSH/ I gjithĂ« territori i qarkut tĂ« KukĂ«sit Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga reshje dĂ«bore dhe shiu me intensitet mesatar.

Prefekti i qarkut tĂ« KukĂ«sit, Dritan Baji tha sot pĂ«r ATSH-nĂ« se “subjektet kontraktore kanĂ« punuar gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s pĂ«r pastrimin e akseve dhe kriposjen e tyre, duke bĂ«rĂ« tĂ« mundur qĂ« tĂ« gjitha rrugĂ«t nacionale tĂ« jenĂ« tĂ« qarkullueshme”.

Sipas tij, në Valbonë trashësia e borës ka arritur deri në 10 centimetra.

“NĂ« bashkitĂ« KukĂ«s, Has dhe TropojĂ« deri tani nuk ka pasur asnjĂ« situatĂ« emergjente apo problematikĂ« tĂ« shkaktuar nga moti. I gjithĂ« qarku furnizohet normalisht me energji elektrike, pĂ«rveç 39 abonentĂ«ve nĂ« fshatin Llugaj, NjĂ«sia Administrative Llugaj, bashkia TropojĂ«, ku vijon puna pĂ«r rikthimin e furnizimit”, tha Baji.

NĂ« aksin KukĂ«s – Shishtavec gjatĂ« natĂ«s ka pasur reshje bore ku Ă«shtĂ« punuar pĂ«r pastrimin dhe hedhjen e kripĂ«s, ndĂ«rsa qarkullimi i mjeteve vijon normalisht.

Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Kukës.

1 nga 5

 

/k.s/a.f/

The post Baji: Reshje bore dhe shiu në qarkun e Kukësit, rrugët kombëtare të kalueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dëborës mbulojnë një pjesë të Spanjës

Reshjet e borës kanë mbuluar rajonin e qytetit Leon në Spanjën veriperëndimore, duke transformuar zonat malore në një peizazh dimëror, teksa një valë e të ftohtit arktik përfshin veriun e vendit.

Pamjet me dron treguan rrugë të mbuluara me borë dhe rrugë të bllokuara malore, me transport të ngadalësuar ndjeshëm në zonat përreth Leonit.

I ftohti i acartë ka sjellë reshje të dendura të borës dhe ka shkaktuar alarmet e motit në disa provinca veriore, ku temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe nivelet e borën kanë rënë në mënyrë të pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Qindra hektarë tokë nën ujë, rrugë të bllokuara dhe fshatra pa energji, si paraqitet situata nga reshjet në vend

Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« rikthyer pĂ«rmbytjet nĂ« disa zona tĂ« vendit, duke shkaktuar bllokim rrugĂ«sh, dĂ«me nĂ« tokat bujqĂ«sore dhe ndĂ«rprerje tĂ« energjisĂ« elektrike. Situata paraqitet problematike nĂ« disa qarqe, ku uji ka vĂ«nĂ« nĂ«n presion argjinaturat dhe ka izoluar fshatra tĂ« tĂ«rĂ«. LezhĂ« – banesat pĂ«rmbyten nga kanalizimet e bllokuara NĂ« qytetin [
]

The post Qindra hektarë tokë nën ujë, rrugë të bllokuara dhe fshatra pa energji, si paraqitet situata nga reshjet në vend appeared first on BoldNews.al.

Rama: Vijon riparimi i argjinaturave për të garantuar sigurinë e komuniteteve

TIRANË, 26 nĂ«ntor/ATSH/ NĂ« zonat e rrezikuara nga pĂ«rmbytjet si pasojĂ« e reshjeve intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit po vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturĂ«s sĂ« rĂ«ndĂ«sishme ujitĂ«se e mbrojtĂ«se.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në terren në disa bashki, ku po kryhen ndërhyrje përforcuese për të evituar rrezikun nga përmbytjet.

Kryeministri theksoi se ekipet e Drejtorisë së Ujitje-Kullimit janë në bashkërendim të plotë me Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe institucionet lokale po punojnë për të garantuar sigurinë e komuniteteve dhe zonave të prekura.

Rama ndau momente nga puna në terren në lumin Devoll, lumin Dunavec, në lumin Kalasë pranë Urës së Vanës, në kanalin kullues që përshkon Akërninë, Novoselën, Alibanin, riparimin e urës së Belit-Metoq, si dhe nga ndërhyrjen e Batalionit të Xhenios në Sarandë, Finiq, Maliq, Laç dhe Bovillë.

Partia Demokratike kërkoi sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të disa tokave bujqësore, duke shkaktuar dëme për fermerët.


/m.m/j.p/r.e/

The post Rama: Vijon riparimi i argjinaturave për të garantuar sigurinë e komuniteteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Sot reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit

TIRANË, 26 nĂ«ntor /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot do tĂ« ketĂ« reshje me intensitet tĂ« lartĂ« kryesisht nĂ« veri dhe jug tĂ« vendit.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan priten reshje intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet në të gjitha qarqet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Në Veri dhe Lindje në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 13 °C

në vendet e ulëta: 11 / 12 °C

në vendet malore:  6 / 8 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet.

The post IGJEO: Sot reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri dhe jug të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në zonat e prekura nga reshjet

TIRANË, 25 nĂ«ntor /ATSH/ Forcat e Armatosura po vijojnĂ« punĂ«n nĂ« terren pĂ«r normalizimin e situatĂ«s nĂ« zonat e prekura nga reshjet intensive.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu njoftoi se efektivët e Batalionit të Xhenios janë angazhuar në ndërhyrje në Finiq, Bovillë, në argjinaturën e Bistricës dhe në urën e Metoqit në Sarandë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, trupat po kryejnë operacione të specializuara për pastrimin, stabilizimin dhe garantimin e sigurisë në këto zona, me qëllim mbështetjen e komuniteteve të prekura dhe parandalimin e dëmeve të mëtejshme.

/gj.m/r.e/

The post Vengu: Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në zonat e prekura nga reshjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shirat nuk kanë mbaruar/ IGJEUM: Të mërkurën reshje në disa qarqe, rrezik përmbytjesh

Rreziku i përmbytjeve në veri dhe jug të vendit nuk është larguar.  Meteorologët parashikojnë kthim të reshjeve mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruar me shtrëngata  në të gjithë vendin.  Ato pritet të kulmojnë të  mërkurën dhe më problematike  sipas  Institutit të Gjeoshkencave ato parashikohet të jenë në katër qarqe.

“NĂ«e qarqet e ShkodrĂ«s,  Kukesit, VlorĂ«s dhe GjirokastrĂ«s. duke qene se i rikthehemi pas gati një  jave me reshje intensive  ketyre qarqeve presim te kemi serish 24 oresh tjeter me reshje intensive ku mund te shfaqen problematika sa i takon vershimve te shpejta te ujit  nĂ« zona urbane dhe vershime te prrenjeve lumenjve te vegjel malor”

Në veri të vendit në zona mbi  1 mijë metër lartësi reshjet e shiut  parashikohet të kombinohen me ato të borës.  Intensiteti I reshjeve pritet të bie të enjten.

“Intensiteti mĂ« i ulĂ«t, por dhe  tĂ« enjten dhe tĂ« premten reshjet vijojnĂ«. NĂ«ntori mbyllet me reshje shiu e bore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin.”

Nga e mërkura vlerat e termometrit  parashikohet të luhaten  me  2  deri 3 gradë celcius   fillimisht me rritje më pas me zbritje.  Problematike sipas  meteorologëve do të jetë era e cila parashikohet  që në zonat malore dhe në bregdet parashikohet të  jetë  e fortë ndërsa në pjesën  tjetër  të vendit do të fryjë me intensitet mesatar.

 

Reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe dëborë në Alpe

TIRANË, 24 nĂ«ntor/ATSH/  ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«n tĂ« ditur se vendi ynĂ« ditĂ«n e hĂ«nĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« qĂ«ndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore, me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshjet do të jenë në formë dëbore, me intensitet të ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Shikimi parashikohet i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe gjatë momenteve të reshjeve.

Në jug, pas mesditës, reshjet e shiut pritet të ndërpriten.

Era do tĂ« fryjĂ« nga jugperĂ«ndimi – juglindja me shpejtĂ«si mesatare 7 m/sek, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore hera-herĂ«s do tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 20 m/sek. ValĂ«zimi nĂ« det parashikohet 3–4 ballĂ«.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/15 Diell re shi
Kukës 0/10 Diell re
Lezhë 4/12 Diell re shi
Dibër -1/9 Diell re
Durrës 5/15 Diell re
Tiranë 5/16 Diell re
Elbasan 4/14 Diell re
Berat 3/16 Diell re
Vlorë 5/15 Diell re
Korçë -1/9 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 4/16 Diell re

The post Reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe dëborë në Alpe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Problematikat nga moti/ MIE: Hyrjet nga të dyja krahët e tunelit të Skërficës, të pastra

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë informon se hyrja në tunelin e Skërficës është e pastër. Në një postim në rrjetet sociale, ky ndan pamje  nga hyrja në këtë tunel, MIE informon se ndërhyrja e ARRSH dhe kompanisë kontraktore për mirëmbajtjen rrugore kanë rikthyer normalitetin në këtë aks rrugor.

Postimi i plotë: 

Hyrja e tunelit tĂ« #SkĂ«rficĂ«s Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pastĂ«r, pavarĂ«sisht reshjeve tĂ« dendura nĂ« zonĂ«n e GjirokastrĂ«s dhe inertĂ«ve tĂ« shumtĂ« qĂ« pĂ«rrenjtĂ« kanĂ« sjellĂ« nga malet. ËshtĂ« ndĂ«rhyrĂ« menjĂ«herĂ« nga ARRSH dhe kompania kontraktore e mirĂ«mbajtjes rrugore dhe hyrjet nga tĂ« dyja krahĂ«t e tunelit tĂ« SkĂ«rficĂ«s janĂ« tĂ« pastra.

Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH/- Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, sĂ« bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, Prefektin e Qarkut tĂ« Korçës, Nertil Jole dhe ekipet e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, mbĂ«rritĂ«n sot nĂ« Maliq pĂ«r tĂ« ndjekur nga afĂ«r situatĂ«n e krijuar nga reshjet e ditĂ«ve tĂ« fundit dhe pĂ«r tĂ« inspektuar dĂ«mtimet nĂ« disa argjinatura tĂ« zonĂ«s.

Gjatë verifikimeve në terren, ministri Salla bëri të ditur se ekipet teknike të bordit të kullimit, në bashkëpunim me bashkinë dhe strukturat vendore, po punojnë pa ndërprerje për riparimin e tyre.

Në zonat e Sheqerasit dhe Drithasit vijon përforcimi i argjinaturës, ndërkohë që ekipet e emergjencave civile, Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit dhe efektivët e Forcave të Armatosura nga Reparti i Drenovës janë të pranishëm në terren dhe në gatishmëri të plotë pranë banorëve.

“Kemi bĂ«rĂ« devijimin e ujĂ«rave drejt shtratit tĂ« lumit, duke shmangur rrezikun e pĂ«rmbytjes sĂ« tokave bujqĂ«sore. Rruga nĂ« tĂ« cilĂ«n po ndĂ«rhyjmĂ« po pĂ«rforcohet pĂ«r tĂ« garantuar transport tĂ« sigurt tĂ« materialeve drejt pikĂ«s sĂ« çarjes, me qĂ«llim qĂ« ndĂ«rhyrjet tĂ« pĂ«rfundojnĂ« brenda mbrĂ«mjes sĂ« sotme ose nesĂ«r nĂ« mĂ«ngjes”, tha ministri Salla gjatĂ« inspektimit.

Ai bëri të ditur se situata po monitorohet paralelisht edhe në qarqe të tjera të vendit ku janë shfaqur problematika të ngjashme.

“NĂ« SarandĂ«, Fier dhe LezhĂ« ndĂ«rhyrjet janĂ« drejt pĂ«rfundimit. Prioritet mbetet stabilizimi i situatĂ«s dhe mbrojtja e komuniteteve”, deklaroi ministri.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve emergjente në të gjithë territorin, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të nisë procesin e plotë të evidentimit të dëmeve. Vlerësimet do të fokusohen veçanërisht te dëmet në sektorin bujqësor, përfshirë fermerët, blegtorët dhe subjektet e prekura.

“Jemi nĂ« fazĂ«n e mbylljes sĂ« problematikave mĂ« urgjente. MĂ« pas do tĂ« vijojmĂ« me evidentimin e çdo dĂ«mi, duke garantuar qĂ« asnjĂ« fermer tĂ« mos mbetet pa mbĂ«shtetjen e nevojshme”, u shpreh ministri Salla.

The post Salla dhe Vengu në Maliq: Ndërhyrje urgjente në terren, vlerësimi i dëmeve menjëherë pas stabilizimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jole: Ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve nga përmbytjet

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH-Maela Marini/ Prefekti i qarkut tĂ« Korçës, Nertil Jole bĂ«ri tĂ« ditur sot se ka nisur procesi i evidentimit tĂ« dĂ«meve nga pĂ«rmbytjet, ndĂ«rsa banorĂ«t janĂ« ndihmuar me mbĂ«shtetje nga Rezervat e Shtetit

Në një intervistë televizive, Jole u shpreh se intensiteti i reshjeve është ulur, ndërsa Korça është mbuluar nga reshejet e para të borës.

“DitĂ«n e sotme situata paraqitet mĂ« normale sepse dhe reshjet kanĂ« qenĂ« mĂ« tĂ« pakta. Kjo na ka dhĂ«nĂ« mundĂ«si tĂ« stabilizojmĂ« situatĂ«n dhe tĂ« organizohemi nĂ« territor me tĂ« gjitha strukturat”, tha ai.

Jole theksoi se gjatë ditëve të fundit, qarku i Korçës është përfshirë nga një prezencë shirash që ka kaluar nivelin mbi mesatar të viteve të fundit.

“Kemi pasur disa situata nĂ« disa bashki. Jemi pĂ«rpjekur maksimalisht qĂ« me prezencĂ« tĂ« plotĂ« nĂ« territor nga tĂ« gjitha strukturat tĂ« adresojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« prioritizuar situatat mĂ« delikate”, tha ai.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, sipas Prefektit Jole ka evituar në çdo rast situata të vështira për sa i takon akseve kryesore.

“JanĂ« bĂ«rĂ« pastrime tĂ« menjĂ«hershme aty ku ka pasur rrĂ«shqitje dheu pĂ«r tĂ« mos cĂ«nuar qarkullimin normal tĂ« mjeteve, por kemi pasur disa situata mĂ« delikate e komplekse nĂ« zona rurale tĂ« thella si nĂ« Vithkuq e Lekas, ku ka pasur rrĂ«shqitje dheu si pasojĂ« e prurjeve tĂ« ujit nga zonat malore”, shtoi ai.

Jole theksoi se situata problematike është paraqitur edhe në Devoll e Tushemisht, ndërsa janë përmbytur edhe disa banesa në periferi të Pogradecit.

SituatĂ« delikate, sipas tij, ka pasur edhe nĂ« FushĂ« Maliq ku pĂ«r herĂ« nĂ« mbi 50 vite kuotat e lumit kanĂ« arritur nivele maksimale. “Kjo ka identifikuar edhe disa pika tĂ« dobĂ«ta tĂ« argjinaturave tĂ« lumit, ndĂ«rkohĂ« do tĂ« bĂ«het edhe rivlerĂ«simi i dĂ«meve”, tha Jole.

/a.f/

The post Jole: Ka nisur procesi i evidentimit të dëmeve nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH/ Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile njoftoi sot se gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, situata paraqitet pĂ«rgjithĂ«sisht drejt stabilizimit, megjithĂ«se nĂ« disa qarqe vijojnĂ« problematikat e akumuluara nga prurjet e larta tĂ« lumenjve, rrĂ«shqitjet e dherave dhe dĂ«mtimet nĂ« infrastrukturĂ«.

Sipas AKMC-së, nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.

Situata sipas qarqeve:

QARKU VLORË

Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje. Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.

Bashkia Sarandë

Situata Ă«shtĂ« nĂ« monitorim nĂ« fshatin ÇukĂ«, nĂ« argjinaturĂ«n e lumit BistricĂ«. DitĂ«n e djeshme nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« operuan edhe 10 efektivĂ« tĂ« FA, me mjete, nĂ« ndihmĂ« tĂ« banorĂ«ve tĂ« zonĂ«s.

Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.

QARKU FIER

Ekipet e emergjencave janĂ« nĂ« ndihmĂ« tĂ« banorĂ«ve nĂ« fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janĂ« 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturĂ«s sĂ« lumit VjosĂ«.

Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.

QARKU KORÇË

Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.

Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.

Në Pustev situata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.

Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.

Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.

QARKU LEZHË

Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë. Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.

Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë pësuar rritje, por është brenda kuotave normale. Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështetje nga FA.

Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.

NĂ« bashkinĂ« MirditĂ« Problematike mbetet aksi rrugor RrĂ«shen – BukmirĂ« ku ulja e bazamentit te rrugĂ«s vazhdon duke sjell problematike nĂ« qarkullim ndonĂ«se Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« nĂ« rehabilitimin e saj. Po punohet nĂ« disa segmente rrugore dhe pranĂ« disa banesave ku ka patur rrĂ«shqitje dherash.

QARKUN DIBËR

Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.

QARKU BERAT

Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.

Ndërkohë në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.

QARKU GJIROKASTËR

Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.

ËshtĂ« bĂ«rĂ« i mundur stabilizimi i situatĂ«s nĂ« fshatin DhĂ«mbklan, ku dje pati shkarje tĂ« urĂ«s.

NĂ« bashkinĂ« LibohovĂ«, tek vendi i quajtur “ShkĂ«mbi DallĂ«ndyshes” po punohet pĂ«r riparimin e shkarjes sĂ« trupit tĂ« rrugĂ«s. Po punohet edhe nĂ« aksin rrugor SuhĂ«-Poliçan.

QARKU TIRANË

ËshtĂ« punuar nĂ« fshatin ShargĂ«, nĂ« VorĂ« pĂ«r largimin e ujit nga njĂ« banesĂ«.

QARKU KUKËS

Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situatës në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.

Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile janĂ« nĂ« monitorim dhe kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« komuniteteve nĂ« zonat e prekura.

/e.i/a.f/

The post Drejt stabilizimit situata pas reshjeve: Vjosa e Semani në ulje, Drini e Mati me rritje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe borë

TIRANË, 23 nĂ«ntor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e diel vendi do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike tĂ« paqĂ«ndrueshme, me vranĂ«sira mesatare deri tĂ« dendura dhe reshje tĂ« herĂ«pashershme shiu.

Reshjet e shiut parashikohen të kenë intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veri-perëndim dhe jug-perëndim reshjet do të jenë kryesisht mesatare, hera-herës të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut do të vazhdojnë të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve.

Në lartësi mbi 600-700 metra në verilindje dhe mbi 1 000 metra në juglindje parashikohen reshje bore me intensitet të ulët, ndërsa në Alpe dhe verilindje reshjet mund të arrijnë intensitet mesatar.

Era do të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, duke arritur hera-herës deri në 18 m/s përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak rekomandon qytetarët të ndjekin përditësimet e motit për informacion të saktë dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/14

Re shi

Kukës 3/12

Re shi,borë,diell

Lezhë 8/16

Re shi

Dibër 2/12

Re shi,borë,diell

Durrës 8/15

Re shi diell

Tiranë 9/13

Re shi diell

Elbasan 7/13

Re shi

Berat 8/17

Re shi diell

Vlorë 10/16

Re shi diell

Korçë 3/12

Re shi,diell

Gjirokastër 8/13

Re shi diell

Sarandë 8/14

Re shi

 

/a.f/

 

 

 

The post Moti i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe borë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌