Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Viti 2025: Shqipëria në foto

Fotot e vitit 2025 përmes objektivit të Nensi Bogdanit përshkojnë një Shqipëri të vendosur në kryqëzimin mes krizave globale, tranzicioneve politike dhe betejave sociale të brendshme: nga refugjatët afganë dhe emigrantët e Lindjes së Mesme të strehuar përkohësisht në Shëngjin si pasojë e marrëveshjeve me SHBA-në dhe Italinë, te ceremonitë mortore për Kryepeshkopin Anastasios Janulatos […]

The post Viti 2025: Shqipëria në foto appeared first on Reporter.al.

Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara

Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në forma të fshehta, por pasojat në integritetin e të dhënave apo sigurinë e qytetarëve janë të dukshme dhe problematike. Një monitorim i BIRN për hapësirën digjitale në Shqipëri për periudhën kohore shtator 2024-gusht 2025 identifikoi 115 shkelje […]

The post Sulmet digjitale në 2025: Më të sofistikuara dhe më të organizuara appeared first on Reporter.al.

Ngjyrat, dritat dhe atmosfera e festave në Tiranë

Në ditët e fundit të dhjetorit, Tirana hyn në ritmin e fundvitit mes dritave shumëngjyrëshe, trafikut të rënduar dhe fluksit të vizitorëve që mbushin qendrën e qytetit. Sheshi Skënderbej dhe bulevardi kryesor shndërrohen në pika takimi për familje, fëmijë, turistë dhe tregtarë të vegjël, teksa dekorimet festive, lojërat argëtuese dhe vitrinat e ndriçuara krijojnë një […]

The post Ngjyrat, dritat dhe atmosfera e festave në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në disa qytete kryesore të vendit, ku grupe adoleshentësh janë sulmuar midis njëri-tjetrit fare pranë ambienteve të shkollave në Sarandë, Shkodër dhe Durrës. Në një rast me pasojë tragjike humbjen e jetës. Dukshëm, vendimi i qeverisë […]

The post Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla appeared first on Reporter.al.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

Gazetari i News 24, Osman Stafa, është kërcënuar nëpëmjet një mesazhi anonim në rrjetin social të Instagramit, një veprim që haptazi lidhet me denoncimet e tij ndaj situatës në Spitalin Onkologjik. Rrjeti për Gazetari të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor (Safe Journalists) reagoi lidhur me këtë episod, duke dënuar aktin dhe duke bërë thirrje për hetim […]

The post Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa appeared first on Reporter.al.

Korrupsioni në universitete: Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale plagjiaturë

Perceptimi mbi korrupsionin dhe integritetin akademik në arsimin e lartë publik mbetet në nivele alarmante edhe për vitin 2025. Të dhënat e bëra publike të martën nga organizata “Qëndresa Qytetare”, gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të bazuar në anketime me 750 studentë nga tetë universitetet kryesore publike në vend, tregojnë se shumica dërrmuese e […]

The post Korrupsioni në universitete: Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale plagjiaturë appeared first on Reporter.al.

Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njoftoi të enjten se ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar, banues në Tiranë, me akuzën e veprës penale “Pornografia me të mitur”. “Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer […]

The post Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur appeared first on Reporter.al.

Policia identifikon skemën e mashtrimit kompjuterik me kreditë e rreme

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar një shtetas dhe ka proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë, të cilët krijonin profile të rreme në rrjete sociale në emër të Bankës Kombëtare Tregtare, për të mashtruar qytetarët. “Shtetasi O.Gj kishte krijuar profil të rremë në rrjete sociale duke përdorur emrin dhe logon e Bankës […]

The post Policia identifikon skemën e mashtrimit kompjuterik me kreditë e rreme appeared first on Reporter.al.

Mjedisorët: mbrojtja e mjedisit duhet të jetë kusht për anëtarësimin në BE

Progres-raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u publikua më 4 nëntor, tërhoqi vëmendjen për mangësitë serioze të gjashtë vendeve të rajonit, veçanërisht në ruajtjen e zonave të mbrojtura, mbrojtjen e specieve dhe vlerësimin e ndikimit të projekteve në mjedis. Raporti i BE-së nënvizoi më tej se këto mangësi kanë sjellë […]

The post Mjedisorët: mbrojtja e mjedisit duhet të jetë kusht për anëtarësimin në BE appeared first on Reporter.al.

Dy shtetas kinezë arrestohen për skemë mashtruese të maskuar si Posta Shqiptare

black and red laptop keyboard

Policia e Shtetit njoftoi se ka identifikuar dhe goditur një grup të strukturuar kriminal që mashtronte qytetarët shqiptarë nëpërmjet faqeve të rreme të kamufluara nën emrin e Postës Shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Shtetit ka identifikuar një grup të huaj kriminal që mashtronte qytetarët shqiptarë përmes profileve të falsifikuara të Postës Shqiptare dhe ka […]

The post Dy shtetas kinezë arrestohen për skemë mashtruese të maskuar si Posta Shqiptare appeared first on Reporter.al.

Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale

Lëvizja Bashkë së bashku me pensionistë të Tiranës protestuan të enjten perballë godinës së Parlamentit, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, premtime të lëna në harresë nga qeveria “Rama”. Të enjten paradite, në ditën e seancës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të Lëvizjes Bashkë si edhe pensionistë të Tiranës, protestuan […]

The post Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale appeared first on Reporter.al.

Prej 10 ditësh në grevë, naftëtarët e Marinzës kërkojnë që shteti të mos heshtë

Naftëtarët e Marinzës, punonjës të kompanisë Bankers Petroleum, ndodhen tashmë në ditën e tyre të 10-të të grevës së urisë, nëpërmjet të cilës ata kërkojnë pagat e prapambetura dhe rritjen e tyre. Të premten*, përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Hidrokarbureve, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile protestuan përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë […]

The post Prej 10 ditësh në grevë, naftëtarët e Marinzës kërkojnë që shteti të mos heshtë appeared first on Reporter.al.

Pakica Rome dhe Egjiptiane: Aktivistët propozojnë ndryshime ligjore

Prej pothuajse tre muajsh, me shkarkimin e zv/Ministrit të Brendshëm që kryesonte Komisionin e Posaçëm për Pakicat Etnike, qindra anëtarë të pakicave Rome dhe Egjiptiane kanë mbetur pa marrë shërbimet e tyre publike nga institucionet shtetërore. Në mungesë të një zgjidhje anëtarët e komunitetit njoftuan një protestë, thirrje e cila solli  reagim të menjëhershëm nga […]

The post Pakica Rome dhe Egjiptiane: Aktivistët propozojnë ndryshime ligjore appeared first on Reporter.al.

Shoqëria civile: Ligji për “Barazinë Gjinore” mbron familjen, barazinë dhe dinjitetin

Një koalicion i gjerë prej 21 organizatash të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së grave, të mbështetura nga Avokatja e Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kërkuan përmes një konference për shtyp miratimin pa ndryshime të projektligjit për “Barazinë Gjinore” të martën. Sipas deklaratës së organizatave, qëllimi parësor […]

The post Shoqëria civile: Ligji për “Barazinë Gjinore” mbron familjen, barazinë dhe dinjitetin appeared first on Reporter.al.

Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm

Raporti evidentoi nivelet dhe dimensionet më problematike ku është përhapur gjuha e urrejtjes në peizazhin mediatik shqiptar. Sipas gjetjeve, gjuha e urrejtjes me bazë gjinore mbetet një çështje shqetësuese dhe me shkallë të gjerë përhapjeje, ndërsa ajo ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë është shtuar ndjeshëm krahasuar me raportet e mëparshme. “Diskursi i urrejtjes është shpërndarë […]

The post Raporti i AWA: Gjuha e urrejtjes në Shqipëri po rritet ndjeshëm appeared first on Reporter.al.

Unioni i bën thirrje Shqipërisë të ndalë turizmin masiv në zonat e mbrojtura

Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, PPNEA njoftoi se Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës ka votuar në favor të ruajtjes së mjedisit në Shqipëri, ndërsa i bën thirrje qeverisë shqiptare që të kufizojë ndërtimet në zonat e mbrojtura. “Në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës u votua […]

The post Unioni i bën thirrje Shqipërisë të ndalë turizmin masiv në zonat e mbrojtura appeared first on Reporter.al.

Festivali i Filmit Queer sfidon për herë të gjashtë tabutë në Tiranë

Më 29 shtator nisi në Tiranë Maratona e Filmave Queer, një festival tashmë i kthyer në traditë dhe që po organizohet për herë të gjashtë në Shqipëri, duke sjellë një maratonë filmash që trajtojnë çështje sensitive dhe problematika të komunitetit LGBTQI. Kumbara e edicionit të gjashtë, Elsa Lila u shpreh në një konferencë për shtyp […]

The post Festivali i Filmit Queer sfidon për herë të gjashtë tabutë në Tiranë appeared first on Reporter.al.

Prokuroria kërkon dënimin e autorit të skemave të mashtrimit kompjuterik

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kërkoi dënimin e shtetasit Nigerian i cili para disa muajsh u denoncua nga një biznesmen shqiptar për mashtrim kompjuterik dhe financiar nëpërmjet një emaili të rremë. Nigeriani përdori adresën e emalit të një firme furnitore italine, duke ndryshuar një prej shkronjave të […]

The post Prokuroria kërkon dënimin e autorit të skemave të mashtrimit kompjuterik appeared first on Reporter.al.

Ish-drejtori i parkut Divjakë-Karavasta nderohet me çmimin EuroNatur

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta është nderuar me çmim nga organizata mjedisore gjermane, Euronatur, për përpjekjet e tij të zellshme për mbrojtjen e këtij parku me koston e humbjes së vendit të punës dhe krijimit të shumë armiqve në Shqipëri. “Në rolin e tij si drejtor i parkut kombëtar Divjakë-Karavasta, Ardian Koçi ka treguar […]

The post Ish-drejtori i parkut Divjakë-Karavasta nderohet me çmimin EuroNatur appeared first on Reporter.al.

Denoncohet një skemë e re mashtruese online

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njoftoi qytetarët lidhur me një skemë të re mesazhesh mashtruese që po qarkullon në Shqipëri. “I nderuar drejtues automjeti. Ju jeni gjobitur me 500 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ju lutem të kryeni pagesën për të shmangur kamatvonesat ose ndëshkime të tjera”, shkruan mesazhi, shoqëruar me […]

The post Denoncohet një skemë e re mashtruese online appeared first on Reporter.al.

❌