LONDĂR â Charles III dhe Camilla takojnĂ« tĂ« mbijetuar tĂ« Holokaustit nĂ« DitĂ«n PĂ«rkujtimore
LONDĂR, 27 janar /ATSH-DPA/ â Mbreti Charles III dhe mbretĂ«resha Camilla u takuan me tĂ« mbijetuar tĂ« Holokaustit dhe ndezĂ«n qirinj pĂ«rkujtimi me rastin e pĂ«rvjetorit tĂ« çlirimit tĂ« kampit nazist tĂ« shfarosjes Auschwitz-Birkenau nĂ« vitin 1945.
Mbreti pa nga afër portrete të shtatë të mbijetuarve të Holokaustit, përfshirë atë të Helen Aronson, 98 vjeçe, një nga rreth 750 personat e mbijetuar nga getoja e Lodzit në Poloninë e pushtuar nga nazistët, nga gjithsej rreth 250 mijë njerëz të dërguar atje.
Aronson i tha mbretit se portreti i saj, realizuar nga artisti Paul Benney dhe porositur nga Charles III kur ishte princ i Uellsit, ishte i mrekullueshëm.
Aronson ishte vetëm 12 vjeçe kur ushtria gjermane mbërriti në shtëpinë e saj.
Ajo mbijetoi bashkë me nënën dhe vëllain, ndërsa babai i saj u vra në kampin e shfarosjes Chelmno, në Poloninë e pushtuar nga nazistët.
Lu Lawrence, vajza e të mbijetuarit Zigi Shipper, tha se do të kishte dashur që i ati, i cili vdiq në vitin 2023, të ishte i pranishëm në ceremoninë e sotme për të parë portretin e tij në Ditën Përkujtimore të Holokaustit.
âAta janĂ« nĂ« shpirtin tonĂ«â, tha mbreti Charles III duke iu referuar tĂ« mbijetuarve qĂ« nuk jetojnĂ« mĂ«.
Shipper, i cili vdiq në moshën 93-vjeçare, i mbijetoi getos së Lodzit, kampit të shfarosjes Auschwitz-Birkenau, kampit të përqendrimit Stutthof dhe një marshimi vdekjeje, gjatë të cilit u ndihmua nga Manfred Goldberg, i nderuar gjithashtu me një portret në Pallatin Buckingham.
Mbreti u takua edhe me stërnipin dyvjeçar të Shipperit, Zigi Harrod, i cili mban emrin e tij.
Charles vlerësoi gjithashtu praninë e Anita Lasker-Wallfisch, 100 vjeçe, e mbijetuara e fundit e Orkestrës së Grave të Auschwitzit, e cila luante violonçel në kamp dhe mbijetoi për gati një vit, përpara se të dërgohej në Bergen-Belsen me avancimin e ushtrisë ruse./ /Ad.Ab./ a.jor.
The post LONDĂR â Charles III dhe Camilla takojnĂ« tĂ« mbijetuar tĂ« Holokaustit nĂ« DitĂ«n PĂ«rkujtimore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.