❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë, procedohet pasagjeri

KavajĂ«- Finalizohet operacioni policor i koduar “Drawer”.

Në pranga është vënë një 39-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit ishte e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, gjithashtu u gjet dhe municion luftarak gjatë kontrollit.

GjatĂ« kĂ«tij operacioni nisi procedimi penal edhe pĂ«r pasagjerin qĂ« ndodhej nĂ« automjet, shtetasin 33 vjeç, banues nĂ« TiranĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “MoskallĂ«zim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m, pĂ«r veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit” dhe “MoskallĂ«zim krimi”.

Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në terren pa ndërprerje, drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes

Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit

ARRSH njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht

Reshje dëbore ka pasur:

NĂ« Rajonin Verior

Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

NĂ« Rajonin Qendror

Trau Dajt – QafĂ« PriskĂ« – QafĂ« MollĂ«.

NĂ« Rajonin Jugor

QafĂ« ThanĂ«-KapshticĂ«, QukĂ«s-QafĂ« Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-VoskopojĂ«, BoboshticĂ«-DardhĂ«, ErsekĂ«-Leskovik-Tre Urat dhe nĂ« MuzinĂ«.

Ndërkohë sqarohet se kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Gjithashtu apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

Rikthehen reshjet e borës në verilindje, po punohet për pastrimin e akseve rrugore

Në verilindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët. Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit.

Në qytet trashësia e dëborës është me rreth 2 deri 3 centimetra ndërsa në zonat malore deri në 10 centimetra. Problematikat e para kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor në të gjitha akset. Në rrugën e Kombit mjetet e makineritë borëpastruese kanë përshkuar të gjithë gjatësinë e saj për pastrimin dhe trajtimin me kripë për të shmangur problematikat.

Edhe në rrugët e tjera nacionale është punuar nga operatoret për trajtimin e tyre me kripë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Probleme ka në disa rrugë rurale në njesitë e thella administrative në Kukës Has e Tropojë. Komisioni i Emergjencave civile njoftoi se në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Në Gjutaj të njësisë administrative Topojan është djegur transformatori.

I njĂ«jti problem Ă«shtĂ« edhe nĂ« fshatin GdheshtĂ« tĂ« njĂ«sisĂ« administrative Malzi. NdĂ«rprerje tĂ« herĂ«pashershme ka edhe nĂ« disa fshatra nĂ« KukĂ«s Has e TropojĂ« pĂ«r tĂ« cilat grupet e punĂ«s tĂ« OSHË janĂ« nĂ« terren pĂ«r riparimin e defekteve.

 

Trump po udhĂ«tonte pĂ«r nĂ« Davos, avioni “Air Force One” pĂ«son defekt, kthehet sĂ«rish nĂ« Uashington

Avioni i presidentit tĂ« SHBA-sĂ« Donald Trump, “Air Force One” Ă«shtĂ« kthyer nĂ« BazĂ«n e PĂ«rbashkĂ«t Andrews tĂ« mĂ«rkurĂ«n, pak pasi ishte nisur pĂ«r nĂ« ZvicĂ«r tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje.

Sekretarja e shtypit e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt tha se vendimi pĂ«r t’u kthyer Ă«shtĂ« marrĂ« pas ngritjes, pasi ekuipazhi nĂ« bordin e Air Force One kishte identifikuar “njĂ« problem elektrik” dhe pĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj kishte vendosur tĂ« kthehej.

Rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit, gazetarëve u ishte thënë se avioni do të kthehej.

“21 Janari”/ Rama: 15 vite nga krimi shtetĂ«ror, 4 tĂ« vrarĂ« nuk prehen dot nĂ« paqe dhe drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«

TĂ« mĂ«rkurĂ«n bĂ«hen 15 vite nga krimi shtetĂ«ror, por familjarĂ«t presin ende drejtĂ«si. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janĂ« katĂ«r protestuesit e vrarĂ« 15 vite mĂ« parĂ« nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Kryeministri Edi Rama shprehet se pas 15 vitesh nga krimi shtetĂ«ror, katĂ«r viktimat nuk gjejnĂ« dot paqe dhe se “drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«â€.

“MIRËMËNGJES dhe sot, nĂ« 15-vjetorin e njĂ« krimi shtetĂ«ror tĂ« pashembullt nĂ« historinĂ« e demokracisĂ« sĂ« re shqiptare, kur katĂ«r tĂ« vrarĂ« ende nuk prehen dot nĂ« paqe dhe drejtĂ«sia i ngjan njĂ« breshke qĂ« lutet pĂ«r harresĂ«, me bindjen qĂ« sado tĂ« vonojĂ« drejtĂ«sia pĂ«r 21 janarin nuk do tĂ« harrojĂ«, ju uroj tĂ« gjithĂ«ve njĂ« ditĂ« tĂ« mbarĂ«â€, shkruan Rama.

“21 janari”, 15-vjetori i krimit shtetĂ«ror/ TĂ« mĂ«rkurĂ«n, ceremoni pĂ«rkujtimore pĂ«r 4 protestuesit e vrarĂ«

Të mërkurën do të mbahet ceremonia përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë në 21 janar 2011.

TashmĂ« bĂ«hen 15 vite nga krimi shtetĂ«ror, por familjarĂ«t presin ende drejtĂ«si. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janĂ« katĂ«r protestuesit e vrarĂ« 15 vite mĂ« parĂ« nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”.

Katër viktimat e 21 janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilĂ«suar vrasjen e katĂ«r protestuesve si “krim shtetĂ«ror qĂ« duhej zbardhur”.

Google Maps ndihmon shoferët të gjejnë makinën më shpejt

Të harrosh se ku e ke parkuar makinën u ndodh të gjithëve, por mund të bëhet problem në mjedise të mbushura me njerëz si aeroportet, stadiumet ose qendrat e mëdha tregtare.

Për vite me radhë, aplikacionet e navigimit u kanë lejuar përdoruesve të ruajnë manualisht vendndodhjen e tyre.

Tani, Google Maps ka prezantuar ruajtjen automatike të parkimit. Kjo lehtësi, për përdoruesit e iPhone, i ngjan shumë asaj që ka qenë prej kohësh në dispozicion me Apple Maps, megjithëse me disa ndryshime.

Risia kryesore e prezantuar nga Google është automatizimi.

Nëse telefoni juaj smartphone është i lidhur me makinën tuaj nëpërmjet Bluetooth, kabllit USB, Android Auto ose CarPlay, aplikacioni interpreton fundin e udhëtimit tuaj si një sinjal kyç.

Kur humbet lidhja me automjetin (për shkak se motori është fikur, kablli është shkëputur ose seanca e infotainment mbaron), Google Maps arrin në përfundimin se makina është parkuar dhe ruan automatikisht vendndodhjen.

Një PIN shfaqet në hartë, i cili mund të mbetet i dukshëm deri në 48 orë, përveç nëse fshihet manualisht para kësaj kohe.

Kur sistemi zbulon një nisje të re, i njëjti PIN hiqet automatikisht, duke shmangur ngatërresën me ndalesat e mëparshme.

Kjo eliminon nevojĂ«n pĂ«r tĂ« kujtuar tĂ« prekni pikĂ«n blu dhe tĂ« zgjidhni “Ruaj Parkimin”, siç ndodhte nĂ« tĂ« kaluarĂ«n.

Mekanizmi bazohet në një kombinim të sinjaleve dixhitale. E para është lidhja midis telefonit dhe automjetit: ndërprerja e saj interpretohet si fundi i udhëtimit.

Kësaj i shtohen të dhënat e lëvizjes të ofruara nga sensorët e telefonit, si GPS, akselerometri dhe xhiroskopi, të cilat i lejojnë sistemit të dallojë një ndalesë të vërtetë nga një bllokim i thjeshtë trafiku.

ËshtĂ« i njĂ«jti parim i pĂ«rdorur nga Apple Maps nĂ« iPhone: kur CarPlay fiket ose telefoni humbet lidhjen me makinĂ«n, sistemi ruan pozicionin e fundit si njĂ« vend parkimi.

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit.

Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim verilindje– lindje, me shpejtĂ«si mesatare 7 m/s, pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtĂ«si deri nĂ« 18 m/s.

Deti – ValĂ«zimi forcĂ«s 3-4 ballĂ«.

Zelensky “ngrin” vizitĂ«n nĂ« Davos, mund tĂ« shkojĂ« nĂ«se caktohet njĂ« takim me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të mos marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë theksohet se mundësia që presidenti ukrainas të shkojë në qytetin zviceran mbetet e hapur vetëm nëse është planifikuar një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kjo me synimin për të  nënshkruar një marrëveshjeje mbi Ukrainën e pasluftës.

Deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka planifikuar një takim dypalësh midis Trump dhe Zelensky në Davos ku do të jenë të pranishëm udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

Forumi Ekonomik nĂ« Davos/ Vuçiç: Von der Leyen po vulos ‘divorcin’ politik mes SHBA dhe BE

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Ursula von der Layen po vulos divorcin politik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Kështu deklaron nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk i ka të parat sulmet ndaj Brukselit.

“Ursula von der Leyen nĂ« fjalĂ«n e saj kĂ«tu nĂ« Davos theksoi ‘divorcin politik’ midis AmerikĂ«s dhe Brukselit. Ajo pĂ«rdori tre fjalĂ« kur foli pĂ«r sanksionet, tĂ« cilat i quajti njĂ« gabim tĂ« madh. Ajo tha se pĂ«rgjigja do tĂ« ishte proporcionale, e palĂ«kundur dhe e bashkuar. NesĂ«r do tĂ« dĂ«gjojmĂ« pĂ«rgjigjen e Donald Trump”, tha Vuçiç.

Ai thotë se pret një fjalim shumë të fortë nga Trump, në drejtim të kundërt me atë që u dëgjua sot nga udhëheqësit evropianë.

“Kjo lojĂ« e tarifave dhe vendimmarrjes nĂ« baza ditore nuk Ă«shtĂ« e mirĂ«, siç e pĂ«rmendi edhe zĂ«vendĂ«skryeministri kinez. Ne po hyjmĂ« ngadalĂ« por me siguri nĂ« vendimmarrjen e pĂ«rditshme dhe nuk mund tĂ« planifikosh asgjĂ«. Bota po shkon nĂ« njĂ« drejtim tĂ« çmendur”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj sigurisë së rajonit të Arktikut.

Ajo përmendi si shembull faktin se Finlanda, e cila është anëtare si e BE-së ashtu edhe e NATO-s, po i shet SHBA-së anijet e saj të para akullthyese, gjë që na tregon se Evropa ka kapacitetin për tu mbrojtur, duke kundërshtuar kështu qëndrimin e presidentit amerikan se Groenlandën e do për ta ruajtur nga kërcënimi kinez dhe rus.

Komentet e Vuçiç vijnë në kohën kur Brukseli e ka quajtur ritmin e saj të integrimit në BE të ngadaltë dhe pa reforma serioze si në sistemin e drejtësisë, në lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mosfunifikimin e saj me politikat e jashtme të bllokut.

/abcnews.al/

“PS sot, mĂ« shumĂ« mandate se nĂ« 11 maj”, Zaloshnja: PD nĂ« vendnumĂ«ro. Humbin pikĂ« tĂ« rejat

E mërkura shënon 21 janarin e 15-të me 4 viktima, por pa drejtësi.

Në sondazhin e ABC News, 63.2% e të anketuarve u përgjigjën se ka pasur mungesë vullneti nga drejtësia për të zbardhur ngjarjen plotësisht dhe vendosur autoret para përgjegjësisë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« “News Line” nĂ« ABC News, sondazhisti Eduard Zaloshnja tha se vendimi i GjykatĂ«s sĂ« Strasburgut ka pasur njĂ« ndikim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« opinionin e gjerĂ« publik.

Ai theksoi se shumica dĂ«rrmuese e popullsisĂ« sĂ« rritur janĂ« tĂ« mendimit se “ose drejtĂ«sia e re nuk ka vullnet pĂ«r ta zbardhur kĂ«tĂ« çështje ose Ă«shtĂ« e paaftĂ«â€.

“BĂ«mĂ« njĂ« sondazh pĂ«r njĂ« ngjarje me rĂ«ndĂ«si politike. Nuk ka ndodhur ndonjĂ«herĂ« qĂ« para zyrĂ«s sĂ« KryeministrisĂ« tĂ« vriten katĂ«r qytetarĂ«. Linkun e sondazhit e shpĂ«rndamĂ« dhe lamĂ« 2 ditĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« anketuarit tĂ« plotĂ«sonin pyetĂ«sorin. TĂ« interesuarit ishin shumĂ«â€, tha ai, duke shtuar: “Kur vjen puna tek mosha mbi 34 vjeç ndarja Ă«shtĂ« e qartĂ« dhe mendojnĂ« se ajo protestĂ« duhet tĂ« pĂ«rfundonte me rrĂ«zimin e qeverisĂ« Berisha”.

Gjithashtu gjatë intervistës, Zaloshnja shpjegoi se qytetarëve iu dha më shumë kohë për këtë sondazh.

Më tej theksoi se sot Partia Socialiste ka dyfishin e votave të PD duke nënvizuar se PS fiton 3 pikë.

“Sot PS ka pothuasje dyfishin e votave tĂ« PD. Kjo tregon qĂ« rrjedhja e votave nga zgjedhjet e fundit kanĂ« ndodhur nga opozita, pasi PS ka ruajtur votat. PD ka njĂ« rĂ«nie dramatike. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« rĂ«nia e PS Ă«shtĂ« shumĂ« e vogĂ«l, ndĂ«rsa rĂ«nia e votave tĂ« PD Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se çerekut, pra Ă«shtĂ« thelluar edhe mĂ« shumĂ« hendeku. PS mori 83 mandate. Pra nĂ«se kishim 83 me 50 nĂ« maj sot mund tĂ« shkojĂ« 88 me 48”, shtoi ai.

 

“BE do tĂ« punojĂ« me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n”/ Ursula von der Leyen: Tarifat amerikane janĂ« njĂ« vendim i gabuar

Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.

Ajo nĂ«nvizoi se e BE- do tĂ« punojĂ« “krah pĂ«r krah” me DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n dhe se nuk do tĂ« mungojĂ« mbĂ«shtetja ekonomike dhe infrastrukturore ndaj tyre.

“Siguria nĂ« Arktik mund tĂ« arrihet vetĂ«m duke u koordinuar sĂ« bashku dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse tarifat shtesĂ« tĂ« propozuara janĂ« njĂ« gabim”, tha presidentja e Komisionit

Von der Leyen gjithashtu solli në vëmendje strategjinë e Komisionit të BE për këtë çështje duke shpjeguar edhe pikët kryesore që përmban kjo strategji.

-Solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;

-“NjĂ« rritje masive e investimeve evropiane nĂ« GroenlandĂ«â€ pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur infrastrukturĂ«n dhe biznesin lokal;

-Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;

-Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë së Arktikut.

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë kuvendin e përgjithshëm më 31 janar, ku kryetari Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim para 355 delegatëve, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, edhe pse pritshmëritë ishin që kjo parti të merrte një vendim për fatin e Abdixhikut më shpejt.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, e cila zgjati katër orë të hënën, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, tha se statuti i kësaj partie e njeh të drejtën e kryetarit për të kërkuar votëbesim.

“Natyrisht, duke filluar nga njĂ« analizĂ« e rezultateve tĂ« zgjedhjeve tĂ« fundit dhe duke kulmuar, sipas kĂ«rkesĂ«s sĂ« vet kryetarit Abdixhiku, do tĂ« ftohet kuvendi si organi mĂ« i lartĂ« vendimmarrĂ«s i LDK-sĂ« mĂ« 31 janar. NĂ« kĂ«tĂ« kuvend, siç e ka deklaruar vetĂ« kryetari Abdixhiku, ai do tĂ« ofrojĂ« dorĂ«heqjen e tij duke i lĂ«nĂ« Kuvendit tĂ« vendosĂ« edhe pĂ«r kĂ«tĂ« çështje dhe pĂ«r diskutime tĂ« tjera qĂ« mund tĂ« fliten nĂ« atĂ« Kuvend”, u shpreh zĂ«dhĂ«nĂ«si i LDK, Besian Mustafa.

Sipas tij, vetëm pas kësaj procedure dhe varësisht prej rezultatit të votimit mund të shkohet te procesi zgjedhor i LDK-së, ku mund të ketë edhe shpallje të kandidaturave për kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku nĂ« kĂ«tĂ« kuvend do tĂ« kĂ«rkojĂ« votĂ«besim. Kuvendi i LDK-sĂ«, qĂ« i ka 355 delegatĂ«, do tĂ« vendosĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« nĂ«se vazhdon tĂ« kĂ«tĂ« besim tĂ« kryetari i partisĂ« apo jo. Statuti i LDK-sĂ« e njeh tĂ« drejtĂ«n e kryetarit tĂ« partisĂ« pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar votĂ«besim, andaj njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« do ta kĂ«rkojĂ« mĂ« 31 janar”, shtoi ai.

Po ashtu, Mustafa foli edhe për keqpërdorimet dhe vjedhjet e votave brenda subjekteve politike. Ai tha se për të gjithë ata zyrtarë të LDK-së që rezulton se kanë pasur dorë në manipulimin me vota, do të ketë pasoja edhe politike.

“KĂ«to shkelje janĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« demokracisĂ« dhe duhet ndjekur penalisht dhe secili duhet tĂ« japĂ« pĂ«rgjegjĂ«si ligjore dhe penale. Por, siç ka thĂ«nĂ« edhe vetĂ« kryetari Abdixhiku, do tĂ« ketĂ« edhe pasoja politike pĂ«r tĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ«, pavarĂ«sisht nivelit tĂ« tyre tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« qĂ« e mbajnĂ«, nĂ«se rezulton nga procesi hetues ligjor qĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«to procese tĂ« jashtĂ«ligjshme”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.24 për qind të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, që i sigurojnë 15 deputet në Kuvend, rezultati i dytë më i ulët ën historinë e kësaj partie që nga themelimi i saj.

Rritet numri i viktimave në Spanjë/ Të paktën 41 të vdekur nga përplasja e trenave, dëshmia tronditëse e së mbijetuarës

Numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë ka shkuar të paktën 41.

Një tjetër trup u gjend brenda rrënojave të trenit të parë të dalë nga shinat ndërsa trupa të tjerë janë ende të bllokuar.

Megjithatë numri përfundimtar nuk mund të konfirmohet derisa ekipet e shpëtimit të heqin vagonët nga shinat.

Përplasja ndodhi në një fshat kodrinor me ullinj, në rrëzë të një vargmali në Adamuz të Andaluzisë. Vendi është i arritshëm vetëm nga një rrugë me një korsi, duke e bërë të vështirë për ekipet e shpëtimit të hyjnë me makineri të rënda.

Ekspertët thonë se një defekt në nyjen hekurudhore mund të jetë çelësi për të përcaktuar shkakun e daljes nga shinat që çoi në përplasjen midis dy trenave.

Vagonët e Trenit që shkonte në Madrid dyshohet se kanë dalë nga Shinat pikërisht nga kjo nyje e thyer duke u përplasur me trenin që vinte përballe në Aamuz, pranë qytetit të Kordobes.

Ndërkohë rrëfimet e të mbijetuarve të tragjedisë janë tronditëse. Një prej tyre tha për televizionin shtetëror të Spanjës se ishte ulur në një nga vagonët që pësoi goditjen më të rëndë.

Bashkë me një koleg, asaj iu desh të thyente xhamat për të dalë jashtë, ku u përballën me skena kaosi dhe britmash.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez vizitoi vendin e tragjedisë, ndërsa tre ditë zie kombëtare janë shpallur në kujtim të personave që humbën jetën.

Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë

Kosova nuk po e zgjidh dot problemin me furnizimin e vendit me energji elektrike. Edhe këtë të martë autoritetet kanë paralajmëruar se në të gjithë Kosovën do të ketë ndërprerje të herëpashershme të dritave.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike ka njoftuar se po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në balancimin e sistemit elektroenergjetik në kohë reale, si pasojë e raportit të prishur mes energjisë në dispozicion dhe kërkesës reale për konsum.

Sipas njoftimit zyrtar, të martën e 20 janarit, KESCO ka grumbulluar rreth 26.17 për qind më pak energji sesa kërkesa reale e konsumatorëve.

Për shkak të gjendjes së krijuar, KOSTT ka njoftuar se është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në disa fasha orare, si masë e fundit për garantimin e operimit të sigurt të sistemit, deri në stabilizimin dhe përmirësimin e situatës.

Megjithatë, rreth një javë më parë KOSTT-i njoftoi për normalizim dhe stabilizim të gjendjes në sistemin elektroenergjetik, duke thënë se është rritur prodhimi vendor i energjisë dhe se janë implementuar masa të koordinuara për balancimin e ngarkesës, edhe pse problematikat u shfaqën përsëri.

Ministrja e ekonomisĂ« nĂ« detyrĂ« Artane Rizvanolli, nuk parashtron asnjĂ« masĂ« pĂ«r ti dhĂ«nĂ« zgjidhje situatĂ«s, por bĂ«nĂ« thirrje pĂ«r “pak kursim tĂ« energjisĂ« elektrike”.

/abcnews.al/

Faza e re e negociatave për anëtarësim/ Toni Gogu: Transparencë në platformat televizive. Drejtësia sociale në fokus!

Në Kryeministri është mbajtur konferenca e radhës, ku u diskutua, faza e re e negociatave me Bashkimin Europian dhe angazhimi politik e qytetar.

Gjatë fjalës së tij Toni Gogu ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, tha se do të ketë një fokus i veçantë do të jetë për platformat televizive , dezinformimit, si edhe drejtësisë sociale.

“Do tĂ« ketĂ« ritĂ«m tĂ« integrimit tĂ« vendit, zakonet ligjore, zakonet parlamentare duhet tĂ« mbizotĂ«rojnĂ« nĂ« jetĂ«n shoqĂ«rore dhe shtetĂ«rore tĂ« vendit. NjĂ« pjesĂ« e rĂ«ndĂ«sishme ka tĂ« bĂ«jĂ« edhe me rolin e medias, rritja e transparencĂ«s gjatĂ« vitit do tĂ« ketĂ« platformĂ« pĂ«r median, propozime konkrete pĂ«r nisma ligjore. PĂ«rmirĂ«simet qĂ« bĂ«hen nĂ« ligjin pĂ«r median audiovizive ka tĂ« bĂ«jĂ« me transparencĂ«n, publiku Ă«shtĂ« i interesuar se cili qĂ«ndron pas medias. NjĂ« punĂ« e madhe Ă«shtĂ« edhe pĂ«r dezinformimit, por me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« edhe mbrojtja e gazetarĂ«ve. NjĂ« aspekt me rĂ«ndĂ«si ka tĂ« bĂ«jĂ« me drejtĂ«sinĂ« sociale. Familja shqiptare Ă«shtĂ« duke u pĂ«rleshur me pĂ«rbindĂ«shin e dhunĂ«s. Ndryshimet ligjore qoftĂ« nĂ« ligjin pĂ«r mbrojtjen e familjes nga dhuna, kemi ndryshime nĂ« Kodin Penal edhe pĂ«r tĂ« miturit. NjĂ« pjesĂ« e ndryshimeve ka tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« dhunĂ« qĂ« ushtrohet ndaj mĂ« tĂ« dobĂ«tĂ«ve nĂ« shoqĂ«rinĂ« tonĂ« nĂ« botĂ«n digjitale. NjĂ« tjetĂ«r çështje me rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« lufta ndaj korrupsionit, por pĂ«r kĂ«tĂ« do flasĂ« ministrja. JanĂ« dy ligje qĂ« forcojnĂ« luftĂ«n kundĂ«r narkotikĂ«ve. Por unĂ« doja tĂ« veçoja punĂ«n pĂ«r rolin e medias dhe drejtĂ«sinĂ« sociale. Kemi ligjet e tjera qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me rolin e komisioneve hetimore”, tha ai.

“MarrĂ«veshja pĂ«r t’i rikthyer sovranitetin ishujve Chagos, dobĂ«si”/ Britania i pĂ«rgjigjet Trump: Nuk do bĂ«jmĂ« kurrĂ« kompromis pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë reagim zyrtar duke iu përgjigjur kritikave të Donald Trump për marrëveshjen e saj për Ishujt Chagos.

“MbretĂ«ria e Bashkuar nuk do tĂ« bĂ«jĂ« kurrĂ« kompromis pĂ«r sigurinĂ« tonĂ« kombĂ«tare. Ne vepruam sepse baza nĂ« Diego Garcia ishte nĂ«n kĂ«rcĂ«nim pasi vendimet e gjykatĂ«s minuan pozicionin tonĂ«.”, tha njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i qeverisĂ«.

Gjithashtu theksohet se marrĂ«veshja “siguron operacionet e bazĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t SHBA-Britani e Madhe nĂ« Diego Garcia pĂ«r breza me radhĂ«â€.

“ËshtĂ« mirĂ«pritur publikisht nga SHBA-tĂ«, Australia dhe tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t e tjerĂ« tĂ« Five Eyes, si dhe nga partnerĂ«t kryesorĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«rfshirĂ« IndinĂ«, JaponinĂ« dhe KorenĂ« e Jugut.”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«.

Nga ana e tij Trump tha se plani i BritanisĂ« pĂ«r t’i rikthyer sovranitetin e Ishujve Chagos Mauritiusit ishte njĂ« “akt dobĂ«sie absolute”.

/abcnews.al/

Gjykatësit duan rritje rroge/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Unionit të gjyqtarëve

“Kushtetuesja” do tĂ« shqyrtojĂ« kĂ«tĂ« tĂ« martĂ« kĂ«rkesĂ«n e Unionit tĂ« gjyqtarĂ«ve qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me rritjen e pagave.

Kjo është kërkesa e dytë që gjyqtarët kanë për rritje rrogë.

Mbetet pĂ«r t’u parĂ« se si do tĂ« jetĂ« qĂ«ndrimi i pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Shpërdorim detyre dhe lojëra fati/ AMP ekzekuton masa sigurie për 6 efektivë dhe 1 person

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Elbasan ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 6 punonjësve dhe 1 qytetari.

Mësohet se 7 personat janë dënuar për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Ndërsa dy efektivë dhe një qytetar janë vendosur nën arrest shtëpie, kurse 4 prej tyre janë nën masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit dhe detyrimit të paraqitjes.

Njoftimi i plotë:

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Last Bet” zhvilluar nga Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« PranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, u ekzekutua vendimi penal i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Elbasan, e cila ka caktuar:

MasĂ«n e sigurimit personal me karakter shtrĂ«ngues “Arrest nĂ« shtĂ«pi” parashikuar nga neni 237 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

Nënkomisar R.T., me detyrë Specialist për krimet, pranë Stacionit të Policisë Manëz, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Inspektor E.K., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Shtetasi I.T., banues në Tiranë

Masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtĂ« shtetit” dhe “Detyrim pĂ«r t’u paraqitur nĂ« policinĂ« gjyqĂ«sore”, parashikuar nga neni 233 dhe 234 i Kodit tĂ« Pr. Penale, ndaj;

Komisar D.S., me detyrë Shef i Seksionit për hetimin e krimeve në volum në Komisariatin e Policisë Devoll.

Nënkomisar A.M., me detyrë Përgjegjës turni pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor G.B., me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor pranë Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Inspektor E.D., me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi operacional pranĂ« Seksionit Special tĂ« NdĂ«rhyrjes Taktike, nĂ« njĂ«sinĂ« speciale “Renea”.

Caktimi i masave tĂ« sigurisĂ« u bĂ« i mundur nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal tĂ« vitit 2025, ku nga veprimet e thelluara hetimore, rezultoi se shtetasit e mĂ«sipĂ«rm duke shfrytĂ«zuar atributet e funksionit, nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« organizuar dhe favorizuar ushtrimin e llotarive tĂ« palejuara / basteve sportive, duke konsumuar elementĂ«t e veprave penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisĂ« sĂ« lojĂ«rave tĂ« fatit nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin” dhe “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”, parashikuar nga neni 197/25 dhe 248 i Kodit Penal.

Në funksion të veprimeve procedurale u sekuestruan 7 telefona celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.

❌