Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim lidhur me ankesën e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, kundër subjektit politik Lista Serbe, me seli në veri të Mitrovicës.
Kjo ankesë lidhej me shkeljen e Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Në vendimin e datës 24 dhjetor 2025, PZAP pranoi ankesën e subjektit Kosovski Savez dhe konstatoi se subjekti Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes dhe detyrimet e tyre ndaj kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore.
Për këtë arsye, Lista Serbe është gjobitur me 30,000 euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë nga hapësirat publike të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me këtë shkelje.
Ky vendim vjen pas njĂ« ankese tĂ« dorĂ«zuar mĂ« 23 dhjetor 2025, ku subjekti Kosovski Savez pretendonte se Lista Serbe kishte vendosur materiale promovuese nĂ« rrugĂ«n â24 NĂ«ntoriâ nĂ« Leposaviq, duke shkelur rregullat e fushatĂ«s zgjedhore.
Paneli Zgjedhor për Ankesat dhe Parashtresa thekson rëndësinë e respektimit të Kodit të Mirësjelljes për të garantuar një proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm. /Telegrafi/
Ministria e Shëndetësisë e Qeverisë së Serbisë ka shpallur konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo Ă«shtĂ« hera e dytĂ« qĂ« ajo premton vende tĂ« reja punĂ« nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve nĂ« shtetin fqinj kĂ«tĂ« vit, pĂ«r çâka Ă«shtĂ« kritikuar nga Kosova.
Këto konkurse janë rihapur në kulmin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen më 28 dhjetor, ku merr pjesë edhe Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Listës Serbe janë në krye të shumë institucioneve shëndetësore. Për shembull, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, është drejtor i Qendrës Klinike-Spitalore në Mitrovicën e Veriut, ndërsa kandidatja për deputete Mirjana Dimitrijeviq është në krye të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Graçanicë, afër Prishtinës, informon Radio Evropa e Lirë.
Siç mund të shihet në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, konkurset e reja kanë të bëjnë me pranimin në marrëdhënie pune në institucionet shëndetësore në Graçanicë, Shtërpcë, Mitrovicë të Veriut, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Zubin Potok, për një periudhë të caktuar prej gjashtë muajsh.
Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se janë në zhvillim edhe konkurse për 50 vende të tjera pune në institucionet shëndetësore në Kosovë, të cilat janë shpallur më 22 dhjetor.
âMe punĂ«simet e reja do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet edhe mĂ« tej niveli i mbrojtjes shĂ«ndetĂ«sore nĂ« mjediset serbe nĂ« KosovĂ« dhe Metohi, gjĂ« qĂ« tregon kujdesin e qartĂ« tĂ« shtetit tĂ« SerbisĂ« dhe tĂ« presidentit Aleksandar Vuçiç pĂ«r popullin e vet nĂ« KiMâ, thuhet nĂ« njoftim.
Në fund të nëntorit, Ministria e Shëndetësisë e Serbisë e zgjati deri më 15 janar 2026 afatin për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj në institucionet e saj që funksionojnë në mjediset serbe.
BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« konkurs pĂ«r 400 vende pune, tĂ« cilin, para sĂ« gjithash, dhe nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve lokale nĂ« KosovĂ« mĂ« 12 tetor, e kishte paralajmĂ«ruar vetĂ« presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se shteti i SerbisĂ« âkujdeset pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«â.
Zgjatja e afatit për përzgjedhjen e punëtorëve të rinj u arsyetua me numrin e madh të kandidatëve të paraqitur.
Disa parti politike serbe nĂ« KosovĂ« e kanĂ« kritikuar kĂ«tĂ« vendim tĂ« MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« para mbajtjes sĂ« zgjedhjeve tĂ« reja, duke vlerĂ«suar se kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« qytetarĂ«t âmanipulohen pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur udhĂ«heqĂ«sit e ListĂ«s Serbeâ.
Para zgjedhjeve parlamentare nĂ« shkurt tĂ« kĂ«tij viti, Serbia kishte gjithashtu tĂ« hapur njĂ« konkurs pĂ«r institucionet shĂ«ndetĂ«sore nĂ« KosovĂ«, por ai u anulua pas protestave pĂ«r âmungesĂ« transparenceâ dhe âpunĂ«sim partiak tĂ« njerĂ«zve tĂ« pĂ«rshtatshĂ«mâ.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në tetor e akuzoi Serbinë se po ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë duke premtuar vende pune dhe përfitime financiare.
Në zgjedhjet e ardhshme të së dielës, nga subjektet politike serbe në garën zgjedhore marrin pjesë Lista Serbe, Paria për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiçit dhe Aleanca Kosovare e Goran Marinkoviçit.
NdĂ«rkohĂ«, Lista Serbe e ka akuzuar Rashiçin dhe partinĂ« e tij pĂ«r âkeqpĂ«rdorim tĂ« institucioneve tĂ« KosovĂ«s dhe blerje votashâ.
Mediat sociale po e dĂ«mtojnĂ« autoritetin e medias profesionale dhe kanĂ« krijuar njĂ« âmjegull informativâ, ku qytetarĂ«t pĂ«rballen çdo ditĂ« me pĂ«rmbajtje tĂ« pakontrolluara, pĂ«rfshirĂ« dezinformata qĂ« intensifikohen sidomos gjatĂ« fushatave zgjedhore.
KĂ«shtu u shpreh Festim Rizanaj, hulumtues nĂ« platformĂ«n HIBRID.info, nĂ« episodin e pestĂ« tĂ« âPĂ«rballje Podcastâ, duke folur pĂ«r gjetjet nga monitorimi i dezinformimit nĂ« periudha zgjedhore.
Sipas Rizanajt, me shfaqjen e mediave sociale, secili ka mundĂ«si tĂ« hapĂ« faqe apo llogari dhe tĂ« shpĂ«rndajĂ« informacione, shpesh tĂ« emĂ«rtuara me prapashtesa si âinfoâ apo âgazetaâ, duke krijuar pĂ«rshtypjen e rreme tĂ« burimeve mediatike.
âKjo ia ka marrĂ« autoritetin medias kredibile dhe gazetarisĂ« profesionale, duke krijuar mjegull informativ nĂ« rrjete sociale,â tha Rizanaj shkruan Telegrafi.
Ai theksoi se sot shumica e qytetarëve informohen kryesisht përmes mediave sociale, ku qarkullojnë lloj-lloj informacionesh, përfshirë edhe dezinformata, gjë që e ka rritur nevojën për platforma të verifikimit të fakteve dhe për media profesionale e kredibile.
Dezinformimi gjatë fushatave dhe përdorimi i AI
Rizanaj tha se gjatë fushatave zgjedhore hapen qindra faqe, kanale dhe llogari të reja që shpërndajnë përmbajtje manipuluese, duke filluar nga deklarata të vjetra të ripublikuara, imazhe të edituara e video të prera, deri te përmbajtje të gjeneruara me inteligjencë artificiale.
âSĂ« fundmi kemi identifikuar video tĂ« gjeneruara me inteligjencĂ« artificiale, tĂ« cilat improvizohen si intervista tĂ« mediave kosovare pĂ«r tâi dhĂ«nĂ« legjitimitet pĂ«rmbajtjes sĂ« rreme", tha ai, transmeton Telegrafi.
Foto: Ridvan Slivova
Sipas Rizanajt, këto përmbajtje synojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e audiencës dhe të votuesve, duke e bërë verifikimin e informacionit edhe më të domosdoshëm.
Duke folur për gjetjet e raportit të fundit të HIBRID.info, Rizanaj tha se mediat ruse, si Russia Today dhe Sputnik, operojnë në Ballkanin Perëndimor kryesisht në gjuhën serbe, me synim arritjen e një audience sa më të gjerë.
âNarrativat e kĂ«tyre mediave amplifikohen nga tabloidet dhe mediat e afĂ«rta me pushtetin nĂ« Serbi dhe mĂ« pas arrijnĂ« te komuniteti serb nĂ« KosovĂ«â, tha ai.
Sipas Rizanajt, target audienca e këtyre mediave mbetet komuniteti serb, i cili vazhdon të informohet kryesisht nga tabloidet serbe, duke mos pasur alternativa të tjera të besueshme.
âKĂ«to narrativa riciklohen vazhdimisht dhe shpĂ«rndahen si informacione tĂ« besueshme, ndonĂ«se kanĂ« agjendĂ« tĂ« qartĂ« politike,â theksoi ai. /Telegrafi/
Subjekti politik Lista Serbe Ă«shtĂ« gjobitur me 20 mijĂ« euro nga Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pĂ«r shkelje tĂ« Kodit tĂ« EtikĂ«s dhe MirĂ«sjelljes gjatĂ« fushatĂ«s zgjedhore. Sipas vendimit tĂ« siguruar nga PZAP, ankesa Ă«shtĂ« paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se nĂ« KomunĂ«n e Leposaviqit, nĂ« disa lokacione tĂ« [âŠ]
Mediat proqeveritare dhe tabloidet nĂ« Serbi po zhvillojnĂ« njĂ« fushatĂ« dezinformuese, duke e paraqitur furnizimin e KosovĂ«s me sistemin kundĂ«rtank âPanzerfaust 3â si kĂ«rcĂ«nim pĂ«r paqen nĂ« rajon, si pjesĂ« tĂ« projektit tĂ« ashtuquajtur âShqipĂ«ria e Madheâ, si akt agresioni ndaj âserbĂ«ve dhe SerbisĂ«â, si dhe si âarmatim tĂ« paligjshĂ«mâ.
Në raportimet e tyre, media si Telegraf, Blic, Sputnik Srbija, Pravda dhe RT Balkan përdorin tituj dhe gjuhë sensacionaliste.
Disa prej tyre flasin pĂ«r âgoditje tĂ« re tĂ« GjermanisĂ«â dhe pĂ«r âarmĂ« tĂ« rrezikshme qĂ« po i vijnĂ« PrishtinĂ«sâ, duke e paraqitur bashkĂ«punimin e KosovĂ«s me partnerĂ«t perĂ«ndimorĂ« si faktor destabilizues pĂ«r rajonin.
Ndërsa Kosova, si shtet sovran dhe i pavarur, vazhdon të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në bashkëpunim me partnerë kyç të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në Serbi është aktivizuar një retorikë agresive mediatike që synon delegjitimimin e këtij procesi.
Lajmi pĂ«r blerjen e sistemit modern kundĂ«rtank âPanzerfaust 3â paraqitet nĂ« mediat provladine serbe si njĂ« kĂ«rcĂ«nim i rremĂ« ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.
Analiza e titujve në tabloide si Pravda tregon përdorimin e termave fyese dhe shoviniste, përmes të cilave mohohet e drejta e Kosovës për të marrë vendime sovrane në fushën e sigurisë.
NdĂ«rkohĂ«, media si Blic dhe Telegraf flasin pĂ«r ârrezik tĂ« madhâ dhe âkrijim tĂ« ShqipĂ«risĂ« sĂ« Madheâ, edhe pse Serbia vetĂ« prej vitesh vazhdon tĂ« armatoset masivisht nga Rusia dhe Kina, si dhe tĂ« dislokojĂ« forca ushtarake pranĂ« kufijve.
Blic shkon edhe mĂ« tej duke cituar âekspertĂ« tĂ« sigurisĂ«â pĂ«r ta lidhur armatimin legjitim tĂ« KosovĂ«s me narrativa politike dhe projekte tĂ« imagjinuara. Retorika pĂ«r âpresion ndaj serbĂ«veâ shĂ«rben kryesisht pĂ«r konsum tĂ« brendshĂ«m nĂ« Serbi, me qĂ«llim ruajtjen e narrativĂ«s sĂ« viktimizimit dhe largimin e vĂ«mendjes nga roli i Beogradit zyrtar si pengesĂ« pĂ«r paqen nĂ« Ballkan.
Në të njëjtën linjë propagandistike kanë raportuar edhe mediat ruse në Serbi, si Sputnik Srbija dhe RT Balkan, lidhur me pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sistemin gjerman kundërtank.
NjĂ« fokus i veçantĂ« i mediave serbe Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« mbi GjermaninĂ«, me tituj qĂ« e paraqesin Berlinin si palĂ« âarmiqĂ«soreâ. NĂ« realitet, mbĂ«shtetja gjermane pĂ«r forcimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« KosovĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« sinjal i qartĂ« se siguria e KosovĂ«s Ă«shtĂ« e pandashme nga siguria e EvropĂ«s.
Në anën tjetër, mediat në Kosovë ka raportuar në mënyrë transparente dhe mbi baza zyrtare për përfundimin e procedurave të blerjes së armatimit kundërtank nga Gjermania për Forcën e Sigurisë së Kosovës./TheGeoPost.
Ndryshe nga tabloidet serbe, këto media kanë theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë legjitime të Kosovës për të forcuar mbrojtjen e saj, në përputhje me partneritetet ndërkombëtare.
Në thelb, fushata mediatike në Serbi synon kriminalizimin e të drejtës së Kosovës për vetëmbrojtje, përmes dezinformimit dhe gjuhës nxitëse, në kundërshtim me realitetin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë.
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për lidhje me kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor 2025.
Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit V.M. i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet nga data 20 dhjetor 2025 deri më 19 janar 2026.
I dyshuari është arrestuar më 20 dhjetor 2025 në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Lajmin e kishte konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se arrestimi lidhet me rrëmbimin e Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës nga strukturat e sigurisë së Serbisë.
Sveçla bëri të ditur se i arrestuari kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.
Sipas dyshimeve, ai ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur vazhdimisht strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe rastin e kidnapimit të Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.
Ministri në detyrë ka deklaruar se ekzistojnë dyshime se i dyshuari ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime ushtarake dhe ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Pas urdhëresës së gjykatës, Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë sekuestruar nëntë telefona mobilë, një laptop, tre dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë dhe një tytë arme.
Milan Vukashinoviq, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer më 1 nëntor 2025 në afërsi të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Prokuroria e Mitrovicës ka intervistuar anëtarë të familjes së tij lidhur me rastin.
Sveçla ka theksuar se ky rast dëshmon veprimet destabilizuese të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës dhe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin dhe të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Beogradit, në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme dhe tensione të reja në rajon./Telegrafi.
Tubimi parazgjedhor i mbajtur te dielën me 21 dhjetor në Ranillug, në të cilin morën pjesë përfaqësues të Listës Serbe, kandidatë për deputetë, si dhe simpatizantë të partisë, nisi me intonimin e himnit të Serbisë.
Të pranishmëve iu drejtua kryetarja e komunës së Ranillugut, Tanja Antiq, e cila me fjalim nacionalist dhe kundërkushtetues theksoi se Serbia është mbështetja kryesore e serbëve në Kosovë, duke iu drejtuar Kosovës me termin antikushtetues "Kosova dhe M...", shkruan KosovaPress.
Duke aluduar nĂ« institucionet e KosovĂ«s ajo ka pretenduar se âkur shumĂ«kush pĂ«rpiqet tâi dĂ«mtojĂ« serbĂ«tâ, tĂ« njĂ«jtit âi kthehen shtetit tĂ« vet, SerbisĂ«â.
âTĂ« dashur vĂ«llezĂ«r dhe motra, tĂ« nderuar mysafirĂ«, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ListĂ«s Serbe, âKosova dhe Metohijaâ ka qenĂ« gjithmonĂ« tokĂ« vuajtjeje, por edhe tokĂ« shprese. ĂshtĂ« vendi ku u ngritĂ«n shenjtĂ«roret dhe manastiret mĂ« tĂ« bukura serbe, vendi ku janĂ« zhvilluar, por edhe sot zhvillohen, betejat mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r liri tĂ« popullit".
"NĂ« kĂ«to kohĂ« tĂ« vĂ«shtira, kur shumĂ«kush pĂ«rpiqet tĂ« na dĂ«mtojĂ«, tĂ« na thyejĂ« dhe tĂ« na ndajĂ«, ne i kthehemi shtetit tonĂ«, duke e ditur se nuk jemi vetĂ«m, se jemi pjesĂ« e njĂ« populli, e njĂ« shpirti, e njĂ« Serbieâ, ka pretenduar ajo.
Avokati Arianit Koci ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se bashkatdhetari, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe pĂ«r shkak tĂ« njĂ« embleme tĂ« UĂK-sĂ« nĂ« veturĂ«n e tij, Ă«shtĂ« liruar dhe tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ« e sipĂ«r pĂ«r tâu kthyer nĂ« KosovĂ«.
Sipas Kocit, identiteti i të liruarit nuk është bërë publik, ndërsa ai ishte ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi.
Avokati ka ritheksuar se arrestimi ishte i pajustifikueshĂ«m dhe ka pĂ«rsĂ«ritur apelin drejtuar bashkatdhetarĂ«ve qĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar, duke shmangur kalimin nĂ«pĂ«r Serbi me emblema apo simbole tĂ« UĂK-sĂ« nĂ« veturat e tyre, pasi veprime tĂ« tilla mund tĂ« çojnĂ« nĂ« ndalim apo arrestim nga autoritetet serbe.
GjatĂ« vitit 2025 janĂ« shtuar rastet e arrestimeve dhe njĂ« rrĂ«mbim i shtetasve tĂ« KosovĂ«s nga autoritetet serbe, shumica e tĂ« cilĂ«ve dyshohen pĂ«r âkrime lufteâ ose âshkelje tĂ« rendit kushtetues tĂ« SerbisĂ«â.
Vëzhguesit e shohin valën e arrestimeve si pasojë të ndërprerjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe mungesës së bashkëpunimit ndërmjet sistemeve të drejtësisë.
Për autoritetet e Kosovës, ndalimet nën dyshime të tilla në Serbi janë arbitrare dhe të padrejta.
Avokati Arianit Koci ka bĂ«rĂ« thirrje publike qĂ« qytetarĂ«t e KosovĂ«s dhe bashkatdhetarĂ«t tĂ« shmangin kalimin tranzit nĂ«pĂ«r Serbi me emblema apo ngjitĂ«se me shkronjat UĂK nĂ« veturat e tyre, duke paralajmĂ«ruar rrezik pĂ«r veprime arbitrare nga autoritetet serbe.
Sipas Kocit, njĂ« bashkatdhetar Ă«shtĂ« arrestuar sĂ« fundmi nga autoritetet serbe vetĂ«m pĂ«r shkak se nĂ« veturĂ« i ishte vĂ«rejtur njĂ« emblemĂ« e UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s. Ai e ka cilĂ«suar kĂ«tĂ« veprim si arbitrar dhe juridikisht tĂ« pajustifikueshĂ«m.
âMos kaloni nĂ«pĂ«r Serbi me emblema apo ngjitĂ«se me shkronjat UĂK nĂ« veturĂ«. Sapo mĂ« erdhi informacioni se njĂ« bashkatdhetar ynĂ« Ă«shtĂ« arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanĂ« vĂ«rejtur emblemĂ«n e UĂK-sĂ« nĂ« veturĂ«. Ky veprim Ă«shtĂ« arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshĂ«mâ, ka deklaruar Koci.
Ai ka theksuar se shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane për të drejtat e njeriut, duke shtuar se raste të tilla po përdoren si mjete presioni politik.
âRaportet ndĂ«rmjet shteteve janĂ« tĂ« tensionuara dhe çmimin po e paguajnĂ« qytetarĂ«t e zakonshĂ«m, tĂ« cilĂ«t mbesin tĂ« ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndĂ«rsjellĂ« dhe kujdesi mes nesh pĂ«r momentin janĂ« mburoja e vetme realeâ, ka shkruar Koci./Telegrafi/
Ministri në detyrë i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me shkeljet procedurale në mbledhjet e kuvendeve të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Sipas raportimeve të monitorimit të këtyre mbledhjeve, kryetarët e komunave kanë propozuar pika shtesë për rendin e ditës në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Krasniqi thekson se kjo praktikë bie ndesh me Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili përcakton se vetëm anëtarët e kuvendit kanë të drejtë të kërkojnë shtimin e pikave gjatë seancës, dhe vetëm për çështje urgjente me rëndësi publike.
âĂdo kĂ«rkesĂ« pĂ«r shtim tĂ« pikave duhet tĂ« votohet nga shumica e anĂ«tarĂ«ve tĂ« kuvendit. NĂ« asnjĂ« dispozitĂ« ligjore nuk parashihet e drejta e Kryetarit tĂ« KomunĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« veprimâ, shkroi Krasniqi nĂ« Facebook, duke shtuar se vendimet e marra mbi pikat e propozuara nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« konsiderohen tĂ« kundĂ«rligjshme dhe vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje ligjshmĂ«rinĂ« e tyre.
Ministri nënvizoi gjithashtu se respektimi i procedurave ligjore është garanci për funksionim demokratik, transparencë dhe sundim të ligjit në nivel lokal. Ai akuzoi Lista Serbe se po përdor këtë iniciativë për të nxitë ndasi dhe tensione, duke i vënë përpara interesat e Serbisë në Kosovë dhe jo ato të komuniteteve lokale.
âKomunitetet nĂ« KosovĂ« kanĂ« interes tĂ« integrohen dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« mes vete pĂ«r zhvillim ekonomik, siguri dhe besim reciprok, nĂ« pĂ«rputhje me vlerat demokratike dhe proceset integruese drejt Bashkimit Evropianâ, theksoi mĂ« tej Krasniqi. /Telegrafi/
TĂ«rheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s (AKK) nuk Ă«shtĂ« njĂ« veprim befasues, por njĂ« sinjal i qartĂ« i strategjisĂ« sĂ« Beogradit pĂ«r tĂ« rikthyer ndikimin e tij nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, sipas hulumtuesit Ridvan Emini nga Instituti pĂ«r Studime tĂ« LuftĂ«s Hibride âOctopusâ.
Emini thekson se vendimi i kryetarĂ«ve tĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut reflekton njĂ« âlojĂ« politike ndarĂ«se, refuzuese dhe provokueseâ, e orkestruar nga Beogradi.
âAsgjĂ« befasuese, por padyshim sinjalizuese tĂ«rheqja e komunave veriore nga Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s(AKK). NjĂ« urdhĂ«r nga Beogradi pĂ«r âpĂ«rfaqĂ«suesitâ e ListĂ«s Serbe, qĂ« synon rikthim tĂ« strukturave e bandave si para vitit 2023.
TĂ« maskuar me âvullnetinâ e qytetarĂ«ve dhe referencĂ«n e Asociacionit tĂ« Komunave me ShumicĂ« Serbe, kryetarĂ«t e MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut, e ribĂ«jnĂ« tĂ« qartĂ« lojĂ«n e politikĂ«s ndarĂ«se, refuzuese dhe provokuese, si strategji e luftĂ«s hibride kundĂ«r KosovĂ«s.
Pengesat e vazhdueshme ndaj integrimit të qytetarëve serbë, manifestojnë tendencat politike për rikthimin e Beogradit në veri.
Bojkotimi i institucioneve nĂ« vitin 2022 sâishte thjesht njĂ« rishikim i politikĂ«s ekspansioniste ndaj KosovĂ«s, por edhe strategji e sofistikuar drejt aneksimit, sepse âvakuumi institucionalâ do tâi shĂ«rbente pasigurisĂ«, tensioneve, provokimeve dhe nĂ« fund sulmit tĂ« armatosur. âDorĂ«heqjet kolektiveâ si pjesĂ« e njĂ« operacioni hibrid pĂ«r delegjitimimin e institucioneve tĂ« KosovĂ«s, u pasuan nga narrativa nxitĂ«se e ListĂ«s Serbe se ânuk mund tĂ« qeveriset nĂ« veri pa bekimin e SerbisĂ«â.
MirĂ«po, dĂ«shtimi i Radojçiqit nĂ« shtator 2023 dhe demaskimi (ekspertiza e FBI) me sulmin ndaj IbĂ«r-Lepencit nĂ« nĂ«ntor 2024, imponoi âreflektiminâ e tyre pĂ«r tâiu kthyer zgjedhjeve.
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, e mbështetur me të gjitha mjetet për ta rikthyer monopolin, është një zgjatim kërcënues i Beogradit brenda Kosovës.
TĂ«rheqja nga AKK e vĂ«rteton logjikĂ«n e âanulimitâ tĂ« vendimeve gjatĂ« qeverisjes 2023-2025.
Sidomos duke qenĂ« nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve tĂ« parakohshme, âtĂ«rheqjaâ Ă«shtĂ« thjesht njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r sfidat qĂ« kĂ«rkojnĂ« maturi, vendosmĂ«ri dhe bashkĂ«rendim ndĂ«rkombĂ«tarâ, ka shkruar Emini.
Një debat i tensionuar ka ndodhur sot mes banorit të ri, Labinot Haxhiut, dhe Labinot Rexhës. Gjatë një diskutimi lidhur me informacionet që vijnë nga jashtë, banori i ri deklaroi në prani të të gjithëve se Labi ka një fëmijë me një serbe.
âPĂ«rderisa vjen ti dhe i thua SasĂ«s âa ndihesh shqiptareâ, kur vetĂ« ke bĂ«rĂ« fĂ«mijĂ« me njĂ« serbe. TĂ« njĂ«jtat informacione qĂ« i ke marrĂ« ti pĂ«r tĂ« tjerĂ«t, kanĂ« dalĂ« edhe pĂ«r ty jashtĂ«. JanĂ« publikuar nĂ« media. Edhe fotografitĂ« janĂ« me ty dhe me tĂ«â, i tha ai Labinot RexhĂ«s.
Në atë moment reagoi Benita, e cila u shpreh se nuk duhet të bëhen akuza të tilla.
âNuk janĂ« akuza, por janĂ« fakteâ, shtoi Labinot Haxhiu.
Aludimet për një lidhje të Labinot Rexhës me një serbe, si dhe për faktin se ai ka një fëmijë me të, u intensifikuan disa javë më parë, por këto janë hedhur poshtë nga bashkëshortja e këngëtarit.
Komunat me shumicĂ« serbe nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s â Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku â kanĂ« votuar pĂ«r t`u tĂ«rhequr nga Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s tĂ« enjten, pasi duan tĂ« jenĂ« pjesĂ« e njĂ« asociacioni tĂ« veçuar tĂ« komunave me shumicĂ« serbe nĂ« vend.
Ky vendim vjen pasi Lista Serbe â partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s qĂ« mbĂ«shtetet nga Serbia â e riktheu pushtetin nĂ« kĂ«to katĂ«r komuna pas zgjedhjeve lokale tĂ« tetorit.
KryetarĂ«t e rinj nga kjo parti kishin paralajmĂ«ruar nĂ« fillim tĂ« dhjetorit se do tâi rishikonin vendimet e marra nga kryetarĂ«t e deriatĂ«hershĂ«m shqiptarĂ«.
Ata paralajmĂ«ruan njĂ« âshqyrtim tĂ« hollĂ«sishĂ«m tĂ« gjendjes sĂ« trashĂ«guar juridike dhe financiare, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nĂ« periudhĂ«n e ardhshme tĂ« merren vendime nĂ« pĂ«rputhje me ligjin dhe nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« qytetarĂ«veâ.
Kryetari i KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, Millan Radojeviq, duke arsyetuar kĂ«rkesĂ«n pĂ«r tâu tĂ«rhequr nga Asociacioni i Komunave tĂ« KosovĂ«s, tha se kjo kurrĂ« nuk ka qenĂ« dĂ«shirĂ« e popullsisĂ« serbe nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« dhe se bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r njĂ« âvendim politikâ.
Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku u udhĂ«hoqĂ«n nga kryetarĂ« shqiptarĂ« nga maji i vitit 2023 deri nĂ« zgjedhjet e tetorit 2025, pasi pĂ«rfaqĂ«suesit e ListĂ«s Serbe kishin dhĂ«nĂ« dorĂ«heqje nĂ« nĂ«ntor tĂ« vitit 2022, si pjesĂ« e nismĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« serbĂ«ve pĂ«r tâi braktisur institucionet e KosovĂ«s nĂ« shenjĂ« kundĂ«rshtimi ndaj vendimeve tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s.
Nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë, këto komuna iu bashkuan Asociacionit të Komunave të Kosovës verën e vitit 2023. Ky asociacion vepron si organizatë joqeveritare me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe mbrojtjes së interesave të anëtareve të saj.
Lista Serbe e kishte kundĂ«rshtuar asokohe anĂ«tarĂ«simin e komunave me shumicĂ« serbe nĂ« tĂ«, duke vlerĂ«suar se vendimi nuk ishte marrĂ« ânĂ« dobi tĂ« qytetarĂ«ve dhe ishte i paligjshĂ«mâ.
Asokohe pati reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke vlerësuar se komunat me shumicë serbe duhet të ishin pjesë e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit Kosova dhe Serbia u pajtuan disa herë gjatë dialogut të tyre nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kosova nuk ka bërë hapa për ta themeluar këtë asociacion, me gjithë trysninë nga bashkësia ndërkombëtare.
Gjatë qeverisjes së tyre në komunat me shumicë serbe, kryetarët shqiptarë gjithashtu morën në administrim objektet në pronësi të tyre ku funksiononin institucionet serbe, ndaluan ndërtimet që i quanin të jashtëligjshme të financuara nga Serbia, si dhe paralajmëruan rrënimin e vendbanimeve të ndërtuara pa leje.
Po ashtu, komuna e Mitrovicës së Veriut, verën e këtij viti, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës së Jugut, i cili parashikoi ndërtimin e urave mbi lumin Ibër për këmbësorë dhe automjete, gjë që u mbështet nga Qeveria e Kosovës.
Lista Serbe ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e të gjitha këtyre vendimeve.
Ligji pĂ«r vetĂ«qeverisjen lokale parasheh qĂ«, pĂ«r njĂ« vendim ose akt tjetĂ«r tĂ« komunĂ«s qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n dhe ligjet, mund tĂ« kĂ«rkohet rishqyrtim nga organi mbikĂ«qyrĂ«s â nĂ« kĂ«tĂ« rast Ministria e Administrimit tĂ« Pushtetit Lokal ose institucione tĂ« tjera pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« QeverisĂ« sĂ« KosovĂ«s.
Vendimi i kompanisë së dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t'u tërhequr nga projekti lukzos është më shumë se provë e qartë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka shpërdoruar të gjitha shanset e tij me Uashingtonin.
Madje Jakshiq beson se në fund të fundit, ''Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy''.
Në këtë drejtim, ai thekson se një tjetër përpjekje e Vuçiqit për të riparuar marrëdhëniet e dëmtuara me Uashingtonin dështoi.
Për Jakshiqin, shpjegimi me të cilin kompania e dhëndrit të Donald Trump e braktisi projektin është jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Kujtojmë se njoftimi për tërheqjen e kompanisë së Kushnerit u publikua më 15 dhjetor - në ditën kur Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi ngriti aktakuzë ndaj ministrit serb të Kulturës, Nikolla Sellakoviq, për shkelje ligjore gjatë heqjes së statusit të monumentit kulturor ndaj ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm.
Dhe nĂ« njĂ« deklaratĂ« me shkrim pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, kompania investuese âAffinity Partnersâ tha se âvizioni ynĂ« pĂ«r projektin nĂ« Beograd ishte tĂ« ofronim njĂ« dizajn elegant dhe frymĂ«zues, qĂ« pasqyronte pĂ«rparimin e SerbisĂ«â.
âJemi krenarĂ« pĂ«r arkitekturĂ«n qĂ« ka krijuar ekipi ynĂ«. Sepse, projektet me kuptim duhet tĂ« bashkojnĂ«, jo tĂ« ndajnĂ«, dhe nga respekti pĂ«r popullin e SerbisĂ« dhe pĂ«r qytetin e Beogradit, ne po e tĂ«rheqim aplikimin tonĂ« dhe po e bĂ«jmĂ« njĂ« hap pas nĂ« kĂ«tĂ« momentâ, thuhej nĂ« deklaratĂ«.
Dhe Jakshiq nuk ka dyshime se ky mesazh i dërguar nga ana tjetër e Atlantikut përputhet në mënyrë të përkryer me rrjedhat e marrëdhënieve amerikano-serbe në kohët e fundit.
Ai kujton se ata ishin më shumë se të shqetësuar nga sjellja e Vuçiqit në maj të këtij viti, kur ai u përpoq të hynte në konventën republikane në Florida.
Për të kujtuar, presidenti i Serbisë shkoi për një vizitë në SHBA pranverën e kaluar, nga e cila u kthye pa planifikuar pas dy ditësh, dhe siç u njoftua në atë kohë, për arsye shëndetësore.
Sipas raporteve jozyrtare të medias, Vuçiq priste të takohej me Trumpin në takimin e republikanëve në Florida, por kjo nuk ndodhi.
"Përshtypja ime është se Donald Trump nuk dëshiron më ta shohë Aleksandar Vuçiçin me sy. Duket se Vuçiq i ka shpërdoruar shanset e tij me Trumpin, ashtu siç i shpërdoroi ato me Moskën dhe Bashkimin Evropian", thekson Jakshiq.
Ai paralajmëron gjithashtu se amerikanët nuk e falin faktin që Vuçiq u përpoq t'i përfshijë ata në aferat e tij të brendshme të korrupsionit.
Andaj, sipas mendimit të tij, Vuçiq praktikisht ia mbylli derën vetes me Donald Trumpin.
Duke komentuar se si ky episod i fundit në marrëdhëniet serbo-amerikane mund të reflektojë në historinë e sanksioneve amerikane kundër Industrisë Serbe të Naftës, Jakshiç thekson se kjo është vetëm një vazhdim i serisë së aferave që Vuçiq bëri në marrëdhëniet me amerikanët.
NĂ« vendin ku gjendeshin ndĂ«rtesat e Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« UshtrisĂ« sĂ« JugosllavisĂ«, tĂ« shkatĂ«rruara gjatĂ« bombardimeve tĂ« NATO-s mĂ« 1999, kompania investuese âAffinity Partnersâ kishte planifikuar njĂ« kompleks banimi dhe biznesi me markĂ«n Trump.
E Vuçiq tha se pĂ«r shkak tĂ« âgjuetisĂ« sĂ« shtrigaveâ qĂ« u bĂ« ndaj investitorit dhe ndĂ«rtimit, Serbia humbi njĂ« investim tĂ« vlefshĂ«m prej sĂ« paku 750 milionĂ« eurosh.
Ai fajĂ«soi ProkurorinĂ« dhe âbllokuesitâ - siç i quan ai protestuesit antiqeveritarĂ« qĂ« protestojnĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit kundĂ«r QeverisĂ« sĂ« udhĂ«hequr nga Partia PĂ«rparimtare Serbe.
âPersonalisht, do tĂ« kujdesem qĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« shkaktimin e kĂ«tij dĂ«mi, tĂ« pĂ«rgjigjenâ, tha presidenti serb.
Ai paralajmĂ«roi se do tĂ« âparaqesĂ« personalisht kallĂ«zime penaleâ kundĂ«r âtĂ« gjithĂ« atyre qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« âgjuetinĂ« e shtrigaveâ dhe shkatĂ«rrimin e investimitâ, duke i akuzuar pĂ«r âdĂ«m ekonomik ndaj SerbisĂ«â.
Ai i hodhi poshtë akuzat për korrupsion në këtë projekt. /Telegrafi/
KĂ«shilli pĂ«r ĂĂ«shtje tĂ« PĂ«rgjithshme i Bashkimit Evropian miraton tĂ« martĂ«n konkluzionet sa i pĂ«rket procesit tĂ« zgjerimit tĂ« bllokut evropian, ndĂ«rsa nĂ« pjesĂ«n pĂ«r KosovĂ«n, vendit i bĂ«het thirrje qĂ« ta pĂ«rshpejtojĂ« hapin nĂ« rrugĂ«n drejt reformave.
Ndër kërkesat tjera është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, përfshirë nevojën e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan Evropa e Lirë.
Kosova është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim, ndonëse ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022.
Në raportin me draft-konkluza që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, përmendet se nevoja për reforma vërehet më së shumti në forcim të administratës publike dhe sundim të ligjit, përfshirë konsolidimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e lirive themelore, sidomos lirinë e shprehjes, sektor në të cilin nuk është shënuar përparim.
Kosova lavdërohet për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe më pas ato lokale më vonë gjatë vitit, marrë parasysh pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në to.
Lidhur me këtë, në draftin e konkluzave përmendet që marrë parasysh transferimin e rregullt të pushtetit në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, Këshilli përsërit dhe pret heqjen e të gjitha masave ndëshkuese që kanë mbetur.
Bashkimi Evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
Blloku evropian ka nisur heqjen graduale të tyre, por zyrtarët në Kosovë insistojnë se vazhdimi i tyre është vendim i padrejtë, meqë të gjitha kërkesat për heqjen e tyre tashmë janë plotësuar.
Në mesin e tyre situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.
Rikard Jozwiak, redaktor për Evropën i Radios Evropa e Lirë (REL), në Pragë, ka marrë vesh nga burimet e tij se për çështjen e moslargimit të të gjitha masave kundër Kosovës është diskutuar në Bruksel javën e kaluar dhe që Franca e Italia janë mbështetëse të idesë që të largohen vetëm 50 për qind e tyre.
Por, duket se përparim në këtë drejtim nuk do të ketë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.
Sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara - GAP, masat e BE-së i kanë kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Në raport, BE-ja përmend se procesi i zgjerimit ka rëndësi gjeostrategjike dhe është proces që kontribuon në paqen evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e shekullit 21.
KĂ«shilli u bĂ«n thirrje tĂ« gjithĂ« partnerĂ«ve qĂ« ta shfrytĂ«zojnĂ« kĂ«tĂ« mundĂ«si dhe kĂ«tĂ« momentum pĂ«r tâi marrĂ« tĂ« gjithĂ« hapat e nevojshĂ«m pĂ«r ta pĂ«rshpejtuar pĂ«rparimin nĂ« rrugĂ«n drejt BE-sĂ«.
Përveç përgatitjeve të nevojshme nga ana e vendeve kandidate, në raport përmendet edhe nevoja e përgatitjeve të vetë bllokut për të akomoduar anëtarë të rinj.
Sa u përket vendeve të Ballkanit, përmendet rëndësia e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal.
âKĂ«shilli inkurajon fuqishĂ«m partnerĂ«t qĂ« tâi zgjidhin tĂ« gjitha mospajtimet bilaterale dhe çështjet qĂ« datojnĂ« prej sĂ« kaluarĂ«s, nĂ« linjĂ« me ligjin ndĂ«rkombĂ«tarâ, pĂ«rmendet mes tjerash nĂ« raport.
Pritjet pĂ«r dialogun KosovĂ« â Serbi
Në raportin me draft-konkluza, Këshilli përmend mbështetjen e plotë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Aty përmendet që të dyja palët mund të humbin mundësi të mëdha në mungesë të përparimit në normalizim.
Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel prej vitit 2011, i kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
âPĂ«rparimi nĂ« rrugĂ«t e tyre respektive evropiane varet nga pĂ«rpjekjet pĂ«r t'i zbatuar plotĂ«sisht tĂ« gjitha zotimet qĂ« dalin nga MarrĂ«veshja pĂ«r normalizim e vitit 2023 dhe tĂ« gjitha marrĂ«veshjet tjera, pa vonesa dhe parakushteâ.
Mes tjerash pĂ«rmendet edhe nevoja qĂ« Kosova tĂ« zbatojĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r themelim tĂ« Asociacionit tĂ« komunave me shumicĂ« serbe, dhe tĂ« veprojĂ« nĂ« pĂ«rputhje me zotimet pĂ«r ânjĂ« nivel tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m tĂ« vetĂ«qeverisjes pĂ«r komunitetin serb nĂ« KosovĂ«" nĂ« pĂ«rputhje me Nenin 7, siç e parasheh MarrĂ«veshja pĂ«r normalizim dhe aneksi i saj.
Pritje ka që edhe çështja e strukturave të mbështetura nga Serbia, përfshirë ato të shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe edukimit, të zgjidhen në përputhje me zotimet e dialogut dhe të punohet në riintegrim të serbëve të Kosovës, nisur prej pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet institucionale.
Në njërën pikë të draft-konkluzave, në pjesën për Kosovën, vendi duartrokitet që është në linjë me politikën e Jashtme të BE-së, duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon gazeta The Telegraph.
Qindra militantĂ« kanĂ« udhĂ«tuar drejt UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« luftuar pĂ«rkrah trupave ruse me besimin se âNĂ«na Rusiâ do tâi shpĂ«rblejĂ« duke i ndihmuar tĂ« rimarrin territoret e humbura serbe, siç Ă«shtĂ« Kosova .
NacionalistĂ«t, pĂ«rfshirĂ« veteranĂ«t e LuftĂ«s sĂ« BosnjĂ«s, po pĂ«rdorin mediat sociale pĂ«r tĂ« inkurajuar tĂ« rinjtĂ« serbĂ« qĂ« tâu bashkohen atyre nĂ« Rusi. Disa po ofrojnĂ« 23,000 paund qĂ« ata tĂ« regjistrohen dhe tĂ« luftojnĂ« nĂ« UkrainĂ«.
Ekzistojnë frikëra se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnje, ata do të nxisin një konflikt paraushtarak, 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Bosnjës .
Dario Ristiç ishte një rast i tillë. Nacionalisti serb, duke u lëkundur ngathët në një këmbë proteze dhe duke mbajtur me vete provë të shtetësisë së tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë. Ai ishte plagosur gjatë luftimeve në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si Arinjtë nga Permi.
NdĂ«rsa ndodhej nĂ« UkrainĂ«, Ristic njihej me nofkĂ«n ironik tĂ« luftĂ«s âi shpejtĂ«â dhe pĂ«r kryerjen e sulmeve me snajperĂ« dhe dronĂ« nĂ« qytete si Avdievka.
Ai i përsosi aftësitë e tij në mediat sociale në faqe të tilla si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vend duke i dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit dhe duke përhapur mesazhe nacionaliste.
Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje Ratko Mlladiçit, kriminelit të luftës i cili po merr kujdes paliativ në Hagë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për mizoritë e kryera kundër myslimanëve boshnjakë.
NĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« Telegram, Ristic pozoi pranĂ« njĂ« bashkĂ«kombĂ«si serb i cili e informoi audiencĂ«n e tij nĂ« vend: âSapo tĂ« mbarojmĂ« me kĂ«ta fashistĂ« tĂ« NATO-s kĂ«tu, do tĂ« kthehemi pĂ«r tĂ« rimarrĂ« vendet tona tĂ« shenjta dhe atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e jona. Lavdi Zotit, lavdi NĂ«nĂ«s Rusi â fitores!â
Me tâu kthyer nĂ« shtĂ«pi, zoti Ristiç u arrestua nĂ« aeroportin e SarajevĂ«s pĂ«r bashkim me njĂ« njĂ«si paraushtarake tĂ« huaj, por qĂ« atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« liruar nga burgu dhe Ă«shtĂ« vendosur nĂ« arrest shtĂ«piak nĂ« pritje tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« gjyqit tĂ« tij.
Kur The Telegraph kontaktoi Ristic nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij nĂ« Modrica, ai tha nga pragu i derĂ«s: âDo tĂ« doja tĂ« flisja me ju. Por ligji mĂ« ndalon tĂ« flas me ju, por ndoshta nĂ« tĂ« ardhmen.â
Edhe tani, larg frontit, ai konsiderohet ende një rrezik i madh rekrutimi me më shumë se 10,000 ndjekës në internet.
Dhe atij i bashkohen në internet nacionalistë të tjerë serbë që po përpiqen të përhapin mesazhin e tyre.
ĂshtĂ« kryesisht njĂ« grup veteranĂ«sh tĂ« zjarrtĂ« qĂ« luftuan nĂ« LuftĂ«n e BosnjĂ«s, tĂ« cilĂ«t vazhdojnĂ« tĂ« ngulitin ideologji pĂ«rçarĂ«se te tĂ« rinjtĂ«./abcnews.al
Kosova ka qenë për një kohë të gjatë në pozicion defanziv në raport me krimet e luftës, për shkak të mungesës së dokumentimit institucional dhe të verifikueshëm.
KĂ«shtu ka deklaruar drejtori i Institutit pĂ«r Krimet e Kryera gjatĂ« LuftĂ«s (IKKL), Atdhe Hetemi, nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ nĂ« Telegrafi.com
Sipas tij, mungesa e njĂ« arkive shtetĂ«rore tĂ« dokumentuar profesionalisht ka bĂ«rĂ« qĂ« Kosova, ndonĂ«se viktimĂ« e krimeve tĂ« luftĂ«s, tĂ« mos ketĂ« pasur mjetet e nevojshme pĂ«r tâiu kundĂ«rvĂ«nĂ« narrativave tĂ« rreme dhe propagandĂ«s nga Serbia.
âSi rezultat i mungesĂ«s sĂ« dokumentimit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« mirĂ«filltĂ« dhe tĂ« institucionalizuar, Kosova pĂ«r vite ka marrĂ« njĂ« pozicion defanziv sa i pĂ«rket krimeve tĂ« luftĂ«sâ, ka thĂ«nĂ« Hetemi.
Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar edhe në mënyrën se si krimet janë trajtuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë studimet, raportimet dhe prodhimet dokumentare që shpesh kanë ardhur nga palë të tjera.
âNa ka munguar dokumentimi i besueshĂ«m qĂ« mund tĂ« ndahej me ambasada, studiues, gazetarĂ« dhe institucione ndĂ«rkombĂ«tare,â u shpreh ai.
Sipas Hetemit, ky boshllëk ka nisur të mbushet vetëm vitet e fundit përmes krijimit dhe funksionalizimit të IKKL-së, i cili po ndërton një arkiv të verifikuar me standarde profesionale dhe metodologji shkencore.
Ai shtoi se dokumentimi institucional nuk është i rëndësishëm vetëm për drejtësinë tranzicionale, por edhe për pozicionin politik dhe diplomatik të Kosovës.
âVetĂ«m me dokumente tĂ« verifikuara, Kosova mund tĂ« kalojĂ« nga mbrojtja nĂ« prezantimin aktiv tĂ« sĂ« vĂ«rtetĂ«s historike,â tha Hetemi.
Një brez i ri nacionalistësh serbë po përgatitet për luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me qindra militantë që tashmë udhëtojnë për në Ukrainë për të luftuar përkrah forcave ruse, shkruan The Telegraph.
Ata besojnë se "Nëna Rusi" do t'ua kthejë nderin dhe do t'i ndihmojë të rimarrin territoret e humbura si Kosova, transmeton Telegrafi.
Nacionalistët, përfshirë veteranët e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë t'u bashkohen atyre, duke ofruar deri në 26,000 euro për të shkuar në frontin ukrainas, ka mësuar The Telegraph.
Ka frikë në rritje se të kthyerit nga fronti ukrainas mund të shkaktojnë një konflikt të ri paramilitar në Bosnjë, 30 vjet pas përfundimit të luftës.
Një shembull i tillë është Dario Ristiq, një nacionalist serb i cili u kthye së fundmi në Bosnjë pasi u plagos duke luftuar në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si "Arinjtë".
Ristiç, i cili ironikisht fitoi nofkën e luftës "Brzi" në Ukrainë për shkak të këmbës së tij protetike, ka marrë pjesë në sulme me snajperë dhe dronë në qytete të tilla si Avdiivka.
Ai përdori gjithashtu aftësitë e tij në platformat e mediave sociale si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, ku ai e glamurizoi luftën dhe përhapi mesazhe nacionaliste për të mbledhur mbështetje midis të rinjve serbë të pakënaqur politikisht.
Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje kriminelit të luftës Ratko Mladiq, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm në Hagë.
Në një video të postuar në Telegram, Ristiq pozoi pranë një shoku i tij i cili tha: "Kur të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rimarrë vendet tona të shenjta dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi - deri në fitore".
Me t'u kthyer në Bosnjë, Ristiq u arrestua në aeroportin e Sarajevës për t'u bashkuar me një njësi paraushtarake të huaj, por u lirua nga burgu dhe u vu në arrest shtëpiak në pritje të gjyqit.
Edhe pse larg vijave të frontit, me më shumë se 10,000 ndjekës në internet, ai ende konsiderohet një rrezik i lartë për rekrutim.
Kur The Telegraph e kontaktoi në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: "Do të doja të flisja me ty. Por ligji më ndalon të flas me ty, por ndoshta në të ardhmen".
Ristiqit i bashkohen në internet edhe nacionalistë të tjerë serbë, kryesisht veteranë të luftës së Bosnjës, të cilët vazhdojnë të ngulitin një ideologji përçarëse te të rinjtë.
"Ekziston një besim i zakonshëm midis këtyre ekstremistëve se Nëna Rusi një ditë do t'ua shlyejë borxhin e gjakut duke ndihmuar në rindërtimin e një Serbie të Madhe", tha Sreqko Latal, një analist rajonal.
"Numri i tyre është i vogël, por ata po ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të tjerë të pakënaqur serb që mund të jenë të prekshëm ndaj mesazheve nacionaliste. Ashtu si IRA e vjetër në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për të kërcënuar ekuilibrin e paqes", shtoi Latal.
Një veteran i shquar me një ndikim të madh te luftëtarët e rinj, përfshirë Ristiqin, është Davor Saviçiq, i njohur si "Vuk". Gjatë luftërave të viteve 1990, ai luftoi në njësinë paraushtarake Tigrat e Arkanit, dhe më vonë iu bashkua forcave ruse në Krime dhe Siri, dhe ishte pjesë e Grupit Wagner të shpërbërë.
Raportet mjekësore të rrjedhura kanë zbuluar se ai ishte gjithashtu kolonel në shërbimin e inteligjencës ruse GRU, përgjegjës për sulmin me Novichok në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2018.
Nën udhëheqjen e tij, GRU dyshohet se krijoi një sërë kompanish fiktive për të ndihmuar vullnetarët serbë dhe të tjerë të shmangnin zbulimin, duke u lëshuar atyre leje pune dhe duke rregulluar udhëtimet.
"Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë", tha Nino Bilajac, një gazetar investigativ në Sarajevë.
"Paratë e ofruara po rriten ndërsa humbjet në fushën e betejës e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë paraprake prej rreth 26,000 eurosh për t'u regjistruar, dhe një pagë mujore prej gati 2,800 eurosh", shtoi ai.
Për të rinjtë në qytete si Modrica, ku papunësia është e lartë dhe pagat rreth 500 funte, oferta është joshëse pavarësisht ligjeve që ndalojnë luftimin për një fuqi të huaj.
Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse, një kalimtar tha se Ristiq mburrej për pensionin e tij të veteranit nga Moska dhe planet për të hapur një qendër trajnimi dhe një punishte riparimi dronësh.
Kthimi i tij sjell trazira në mesin e pakicës boshnjake. Jo shumë larg shtëpisë së tij ndodhet një xhami e rindërtuar pas luftës.
"Isha vetëm 10 vjeç kur hynë tanket, dhe babai im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im pothuajse u vra kur shtëpia e fqinjit tonë, pikërisht aty, u shpërbë në copa", tha Edib Ziliq (43).
"Në disa vende viktimat ende duhet të takohen me autorët, dhe edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rinovuara, ende ka një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë", shtoi ai.
Ka gjithashtu shenja tĂ« pĂ«rfshirjes sĂ« mundshme tĂ« shtetit. Milorad Dodik, ish-presidenti i RepublikĂ«s Srpska i cili ende mban pushtetin real, u fotografua me Davor âVukâ Saviçiq pĂ«rpara njĂ« takimi me Vladimir Putin nĂ« MoskĂ« nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti.
Ekzistojnë gjithashtu frikëra se Republika Srpska mund të bëhet një vend stërvitjeje për njësitë paraushtarake të mbështetura nga Rusia, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë evropiane.
Dëshmitë nga gjyqi i sabotatorëve në Moldavi kanë zbuluar se Republika Srpska është përdorur kohët e fundit si një bazë stërvitjeje për luftë hibride kundër Perëndimit.
Trajnimi ka përfshirë metoda për shndërrimin e protestave paqësore në trazira të dhunshme dhe përdorimin e dronëve për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake, teknika që tashmë janë parë në të gjithë Evropën. /Telegrafi/
Aleksandar Vulin, president i Bordit MbikĂ«qyrĂ«s tĂ« âSrbijagasâ dhe themelues i LĂ«vizjes Socialiste, ka publikuar njĂ« tekst ku propozon organizimin e njĂ« referendumi pĂ«r SerbinĂ«, ku qytetarĂ«t do tĂ« zgjedhin midis integrimit nĂ« Bashkimin Evropian ose politikĂ«s sĂ« ashtuquajtur âBota Serbeâ.
Teksti i tij u publikua në të njëjtën ditë kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se mbështet idenë e anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE njëkohësisht.
Në shkrimin e tij në Veçernje Novosti, Vulin argumenton se integrimi evropian përbën pengesën më të madhe për unitetin dhe interesat e Serbisë, duke iu referuar strategjisë amerikane të mbrojtjes kombëtare, sipas së cilës SHBA-ja favorizon botën e shteteve kombëtare dhe kundërshton organizatat mbikombëtare.
Ai propozon njĂ« rishikim tĂ« politikĂ«s sĂ« brendshme dhe tĂ« jashtme tĂ« SerbisĂ« pĂ«rmes njĂ« referendumi tĂ« detyrueshĂ«m, duke e prezantuar atĂ« si zgjedhje mes BE-sĂ« dhe âBotĂ«s Serbeâ.
Vulin pĂ«rshkruan âBotĂ«n Serbeâ si njĂ« koncept ku serbĂ«t formojnĂ« njĂ« popull politik tĂ« vetĂ«m dhe vendosin sĂ« bashku pĂ«r çështjet kombĂ«tare, duke ruajtur lidhjet me SerbinĂ« pavarĂ«sisht vendbanimit. MegjithatĂ«, presidenti Vuçiq Ă«shtĂ« distancuar vazhdimisht nga ideja e âBotĂ«s Serbeâ, duke deklaruar se politika shtetĂ«rore nuk merret me kufijtĂ« e tĂ« tjerĂ«ve dhe se ky koncept nuk ka ekzistuar si doktrinĂ« zyrtare.
EkspertĂ« politikĂ« dhe kritikĂ« e konsiderojnĂ« idenĂ« e Vulinit si tĂ« parealizueshme dhe tĂ« bazuar nĂ« retorikĂ« etnocentrike. Nenad Äanak, themelues i LSV, e lidh idenĂ« e referendumeve tĂ« detyrueshme me precedentĂ« historikĂ«, duke pĂ«rmendur referendumin e vitit 1998 pĂ«r pjesĂ«marrjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« huaj nĂ« KosovĂ«, qĂ« shĂ«rbeu pĂ«r tĂ« legjitimuar politika njĂ«anshme tĂ« regjimit tĂ« Millosheviçit.
Ai thekson gjithashtu lidhjet e ngushta mes ideve të Vulinit dhe doktrinës së Kremlinit, duke argumentuar se retorika e tij shërben për të manipuluar mendimet e qytetarëve dhe për të transferuar përgjegjësinë mbi qytetarët serbë për vendimet politike strategjike.
Sociologia dhe aktivistja Vesna Peshiq e kritikon ashpër iniciativën e Vulinit, duke e cilësuar si një manifestim të politikës agresive dhe etnocentrike që nxit konflikte të reja rajonale, ndërsa përkujton historinë e politikës serbe në vitet 1990 dhe manipulimin e opinionit publik përmes retorikës nacionaliste.
Peshiq thekson se në kontekstin aktual, nuk ka më zgjedhje mes Rusisë dhe BE-së për Serbinë, duke aluduar se politika e Vuçiqit ndaj Moskës ka mbetur e pandryshuar dhe se angazhimi ndaj Bashkimit Evropian ka qenë kryesisht ekonomik, duke mos reflektuar një orientim të qëndrueshëm politik.
Ajo përfundon se sfida kryesore është lufta për demokracinë dhe integrimin evropian, në vend të ripërsëritjes së strategjive të orientuara mbi identitetin etnik dhe politikën e dominimit rajonal.
Ky propozim i Vulinit ka ndezur debat të gjerë në Serbi, duke reflektuar tensionet mes orientimit pro-evropian dhe retorikës nacionaliste që ende mbetet prezente në skenën politike serbe./Telegrafi/
KanĂ« kaluar 27 vjet manipulim dhe heshtje politike nga Serbia pĂ«r rastin âPandaâ.
Për vite me radhë, shqiptarët u akuzuan publikisht pa asnjë provë, duke u shndërruar në objekt propagande dhe kriminalizimi kolektiv.
Ironia mĂ« e madhe Ă«shtĂ« se vetĂ« Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se autoritetet serbe posedojnĂ« tĂ« dhĂ«na pĂ«r vrasĂ«sit dhe, siç Ă«shtĂ« shprehur ai, âe dinĂ« saktĂ« se çfarĂ« ka ndodhur atĂ« ditĂ«â.
Megjithatë, asnjë emër nuk është bërë publik, asnjë procedurë penale nuk është hapur dhe asnjë e vërtetë nuk u është thënë familjeve të viktimave.
Eksperti i sigurisĂ« Agim Musliu e ka cilĂ«suar rastin âPandaâ si njĂ« nga shembujt mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« operacioneve tĂ« rreme (false flag) tĂ« aparatit shtetĂ«ror serb, tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r tĂ« justifikuar represionin ndaj shqiptarĂ«ve dhe pĂ«r tĂ« manipuluar opinionin publik brenda dhe jashtĂ« SerbisĂ«.
Sipas Musliut, mënyra se si u mbyll rasti, arrestimet pa prova dhe mungesa totale e transparencës tregojnë për një krim të mbrojtur politikisht në nivelet më të larta të shtetit serb.
Ka shumĂ« veprime tĂ« ngjashme qĂ« shteti hegjemonist serb ka kryer ndĂ«r vite, por kjo vepĂ«r nĂ« veçanti dĂ«shmon se deri ku Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« shkojĂ« Serbia: tĂ« vrasĂ« edhe tĂ« rinjtĂ« serbĂ« pĂ«r tâi pĂ«rdorur si mjet akuze kundĂ«r shqiptarĂ«ve. Kjo mund tĂ« ndodhĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« shtet qĂ« nuk njeh asnjĂ« kufi njerĂ«zor, moral apo ligjor.
Siç thekson Musliu, rasti âPandaâ nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« krim i pazbardhur, por edhe njĂ« dĂ«shmi e njĂ« strategjie shtetĂ«rore tĂ« manipulimit dhe sakrifikimit tĂ« jetĂ«ve njerĂ«zore pĂ«r njĂ« kauzĂ« tĂ« rreme politike.
Ish-prokurori i SerbisĂ« pĂ«r krimet e luftĂ«s, Vladimir Vukçeviq, kishe deklaruar se ishte njĂ« fakt qĂ« nĂ« rajonin e PejĂ«s nuk kishte âpothuajse asnjĂ« shqiptarâ nĂ« kohĂ«n e sulmit.
âNe arritĂ«m nĂ« pĂ«rfundimin se shqiptarĂ«t nuk janĂ« autorĂ«t e krimit,â tha Vukceviç pĂ«r BIRN.
Megjithatë, ai shtoi se prokuroria ekrimeve të luftës nuk e hetoi rastin, pasi ai ishte jashtë juridiksionit të saj.
âKjo nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« fare me kohĂ«n qĂ« ka kaluar qĂ« nga sulmi, por me vendosmĂ«rinĂ« e atyre qĂ« po hetojnĂ«,â tha Vukçeviq.
E Musliu theksoi se bota duhet ta kuptojë realitetin dhe manipulimet e një shteti që është i gatshëm të sakrifikojë edhe popullin e vet për propagandë.
Heshtja e Vuçiqit, edhe sot, vazhdon ta mbrojë këtë krim dhe ta mbajë të gjallë padrejtësinë ndaj viktimave dhe familjeve të tyre./Telegrafi/