❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ideohet shkĂ«mbimi i bujshĂ«m mes Juventusit dhe Milanit/ Tare merr njĂ« futbollist tĂ« ItalisĂ«, bardhezinjtĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« “kthim nĂ« shtĂ«pi”

✇Albeu
By: M C

Juventusi dhe Milani mund të bëhen protagonistë të merkatos së janarit me shkëmbime të bujshme mes dy skuadrave, të cilat kërkojnë përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku gjithsesi rivalizojnë me njëra-tjetrën për katërshen e parë në Serinë A.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se mes dy klubeve mund të ketë negociata konkrete për lëvizje lojtarësh, pasi Maks Alegri i ka kërkuar Igli Tares që të marrë nga Juventusi mbrojtësin Federiko Gati. Ky i fundit ka qenë titullar i rregullt me Alegrin në vitet e trajnerit te bardhezinjtë e si rrjedhojë, do të pranonte një transferim në Milano.

Nga ana tjetër, Spaletit i pëlqen mesfushori Riçi, por për momentin nuk duket në prioritetet e Milanit për ta lënë të largohet. Por në klubin torinez do të ishin të kënaqur edhe me afrimin e belgut Koni De Uinter, i cili ka dalë nga radhët e akademisë së tyre para se të kalonte te Xhenoa e së fundmi te Milani. Futbollisti në fjalë do të ndihmonte Juventusin edhe për listat e Champions pasi do të cilësohej si një prodhim i akademisë së klubit.

The post Ideohet shkĂ«mbimi i bujshĂ«m mes Juventusit dhe Milanit/ Tare merr njĂ« futbollist tĂ« ItalisĂ«, bardhezinjtĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« “kthim nĂ« shtĂ«pi” appeared first on Albeu.com.

AKU bllokon 5 tonĂ« djathĂ« Gouda dhe 944 kilogramĂ« fileto pule tĂ« kompanisĂ« “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe, gjobĂ« ndaj subjektit

✇Albeu
By: M C

Drejtoria Rajonale e AKU-sĂ« nĂ« TiranĂ« ka ndĂ«rmarrĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« njĂ« aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonĂ« djathĂ« Gouda dhe 944 kilogramĂ« fileto pule, produkte tĂ« kompanisĂ« “Tona alb shpk”.

Sipas AKU-së, bllokimi është vendosur pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me rregullat në fuqi.

Përveç bllokimit të mallrave, subjekti është ndëshkuar edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave ligjore që lidhen me etiketimin dhe gjurmueshmërinë e produkteve ushqimore.

The post AKU bllokon 5 tonĂ« djathĂ« Gouda dhe 944 kilogramĂ« fileto pule tĂ« kompanisĂ« “Tona”/ Produktet nuk kishin kundraetiketĂ« nĂ« gjuhĂ«n shqipe, gjobĂ« ndaj subjektit appeared first on Albeu.com.

Shpërthejnë debatet e ashpra brenda në shtëpinë e BBVA, kontakte fizike mes Angelos dhe Senos

✇Albeu
By: M C

NjĂ« situatĂ« mjaft e tensionuar Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« shtĂ«pinĂ« e “Big Brother VIP Albania”, ku ka shpĂ«rthyer njĂ« debat i ashpĂ«r mes Angelos dhe Senos.

Përplasja ka kaluar përtej fjalëve të rënda edhe një kontakt të vogla fizik, çka ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe reagime të forta nga publiku.

Shkak i debatit është bërë mënyra e komunikimit të Senos ndaj vajzave në shtëpi, e cila është kundërshtuar hapur dhe ashpër nga Angelo.

Ky i fundit është shprehur se si brenda këtij formati, ashtu edhe jashtë tij, ngritja e zërit dhe sjellja agresive ndaj vajzave janë të papranueshme.

Pjesë nga biseda:

Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.

Seno: E di unë kujt i bërtas.

Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.

Seno: S’tĂ« pyet kush ty. As tĂ« llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njĂ«herĂ« se tĂ« vjen era e gojĂ«s.

Angelo: Nuk ka as edhe njĂ« shans t’i ngresh zĂ«rin njĂ« vajze. Jo nĂ« kĂ«tĂ« Big Brother, po jashtĂ« edhe kudo.

Seno: Rri urtë! Usht!

Angelo: S’bĂ«n dot mĂ« shumĂ« se dy minuta muhabet.

Seno: Ty si strateg
 s’do tĂ« lĂ« tĂ« flesh deri nĂ« fund.

Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.

Toni i ashpër dhe fjalori i përdorur e bënë situatën të pakëndshme, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të shmangnin një përshkallëzim të mëtejshëm

The post Shpërthejnë debatet e ashpra brenda në shtëpinë e BBVA, kontakte fizike mes Angelos dhe Senos appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH

✇Albeu
By: M C

Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.

Gentian Gjyli, i cili Ă«shtĂ« marrĂ« i penduar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet nĂ« “arrest shtĂ«pie” me vendim tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme KundĂ«r Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), Ă«shtĂ« larguar nga drejtimi i ARRSH. NĂ« vend tĂ« tij Ă«shtĂ« emĂ«ruar Ami Kozeli, i cili mĂ« parĂ« ka shĂ«rbyer si zĂ«vendĂ«sministĂ«r i InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, Viola Haxhiademi Ă«shtĂ« emĂ«ruar nĂ« krye tĂ« KESH, duke zĂ«vendĂ«suar Erald Elezin, i cili gjithashtu ndodhet nĂ« “arrest shtĂ«pie” i akuzuar pĂ«r shkelje tĂ« barazisĂ« nĂ« tendera. Haxhiademi ka njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« ministrinĂ« e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, ku ka shĂ«rbyer si drejtoreshĂ« e Kabinetit tĂ« Ministres dhe qĂ« nga viti 2019 si Sekretare e PĂ«rgjithshme.

Sakaq, nga detyra si zv/ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u shkarkua edhe Besjan Kadiu.
Pavarësisht këtyre lëvizjeve, si Haxhiademi ashtu edhe Kozeli do të jenë ende nën varësinë e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila po ashtu akuzohet nga SPAK, i cili kërkon edhe autorizimin për arrestimin e saj.

Sipas SPAK, drejtori i KESH, Erald Elezi, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera për dy projekte me vlerë 210 milionë euro: Tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe. Ai ka qenë gjithashtu Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH për tenderin e Llogarasë dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për tenderin e Unazës së Madhe.

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli, akuzohet gjithashtu nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, ndërsa masa e sigurisë i është caktuar vetëm për tenderin e Tunelit të Llogarasë.

The post EMRAT/ Skandalet e Belinda Ballukut, shkarkohen dy zëvendësministri e MIE, caktohen drejtorët e ri të ARRSH dhe KESH appeared first on Albeu.com.

U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat

✇Albeu
By: M C

Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo ka sjellë përplasje dhe akuza brenda Partisë Demokratike.

Endri Shabani ka falenderuar sërish deputetët e opozitës që firmosën propozimin e tij për zgjedhjen në krye të Avokatit të Popullit.

Shabani tha se i është mirënjohës deputetëve të opozitës për firmat e tyre.

“Mendoni se 35 deputetĂ« tĂ« opozitĂ«s nuk kanĂ« parĂ« emrin e kujt po firmosin? Mund tĂ« ketĂ« pasur dinamika tĂ« brendshme qĂ« kanĂ« ndodhur dhe unĂ« nuk i di. Ka qenĂ« Adriana Kalaja kandidate po ashtu, ndoshta ata e kanĂ« pasur atĂ« si preferencĂ«. Ata kanĂ« firmosur mĂ« shumĂ« se njĂ« kandidat. UnĂ« u jam mirĂ«njohĂ«s qĂ« kanĂ« dhĂ«nĂ« firmat pĂ«r zgjedhjen time dhe kanĂ« lejuar qĂ« deputetĂ«t tĂ« firmosin pĂ«r mua”, tha Shabani.

Më tej, ish-kreu i Nismës Thurje, ka deklaruar se para se deputetët opozitarë të firmosnin emrin e tij, ka pirë kafe me disa prej tyre, ku përmendi emrat e Klevis Balliut, Ina Zhupës dhe Xhelal Mxiun.

“Kam pirĂ« rreth 30-40 kafe me tĂ« gjithĂ« ata qĂ« firmosĂ«n. Klevis Balliu ka firmosur bashkĂ« me dy deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, Xhelal Mziun dhe Ina ZhupĂ«n. Me Mziun jam takuar nĂ« kafe dhe e falĂ«nderova; ai mĂ« tha tĂ« mbĂ«shtes. Askush nuk ka firmosur pa e ditur”, deklaroi Shabani nĂ« News24.

The post U zgjodh Avokat i Popullit, Endri Shabani tregon emrat: Ja me cilët deputetë të PD-së kam pirë kafe para se të merrja firmat appeared first on Albeu.com.

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

✇Albeu
By: M C

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që edhe e premtja të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës.

Në vendimin e Këshillit, thuhet se e premtja do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 26.12.2025, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës, e datës 26.12.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit 2026.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare”.

The post Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet appeared first on Albeu.com.

Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro

✇Albeu
By: M C

MarrĂ«veshjet e financimit pĂ«r rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhĂ«s DurrĂ«s – RrogozhinĂ« janĂ« publikuar nĂ« Fletoren Zyrtare, duke shĂ«nuar njĂ« hap pĂ«rpara drejt nisjes sĂ« punimeve.

Ato përfshijnë 2 kredi nga 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa pjesa tjetër prej 60.5 mln euro financohet përmes një granti nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Projekti synon rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Rrogozhinë. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.

Segmenti është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.

Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit, raporton Scan Tv.

Ndërkaq, gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit në komisionet parlamentare u bë me dije se rehabilitimi dhe elektrifikimi i këtij seksioni pritet të përfundojë në vitin 2028.

The post Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë me shpejtësi deri në 120 km/h, publikohet marrëveshja e financimit për projektin 120.5 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

✇Albeu
By: M C

Dashi

Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah. Priten takime shume te rëndësishme gjate kësaj dite për ata qe janë vetëm. Nuk duhet humbur asnjë mundësi edhe sikur asgjë e jashtëzakonshme te mos ndodhe. Gjendja e financave do vije duke u përkeqësuar. Nuk do mundeni dot as te kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi

Jeta juaj ne çift do jete prioritare gjate kësaj dite. Asgjë tjetër nuk do ketë aq rëndësi sa ajo kështu qe do mundoheni gjithë kohës te ruani një klime te ngrohte. Beqaret duhet ta heqin turpin sa me pare qe te munden sepse përndryshe kane për te mbetur vetëm. Te ardhurat do kenë përmirësime te lehta, por jo aq sa për te kryer shpenzime te mëdha.

Binjaket

As qe do e vrisni mendjen fare sot për jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do ja lini kohës. Ne fakt nuk pritet te ndodhe ndonjë gjë e keqe. Beqaret nga ana tjetër do jene shume te zënë me pune dhe nuk do merren me gjetjen e personit ideal. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë. Do arrini te bëni investimet e menduara dhe te shlyeni një pjese te borxheve.

Gaforrja

Edhe pse ne mĂ«ngjes duket se klima pĂ«r te dashuruarit do jete e ngrohte, bĂ«ni kujdes nga influenca e jashtme. Disa persona do mundohen te gjejnĂ« mĂ«nyrĂ«n pĂ«r t’ua prishur harmoninĂ«. PĂ«r beqaret do shfaqet dashuria e shumĂ«pritur. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni kujdes. Shmanguni shpenzimeve te mĂ«dha sepse gjendja do jete vĂ«rtet delikate.

Luani

Priten shume divergjenca ne çift gjate kësaj dite dhe kjo për shkak te mos tolerancës dhe padurimit qe do tregoni. Gjithsesi ne mbrëmje situata mund te ketë një ndryshim te vogël. Beqaret nuk do kenë risi. Asgjë e jashtëzakonshme nuk pritet te ndodhe për ta. Financat do jene kryesisht te qëndrueshme për aq kohe sa ju te shpenzoni me kujdes.

Virgjeresha

Tregohuni gjate gjithĂ« kohĂ«s te disponueshem ndaj partnerit tuaj sot sepse me shume se kurrĂ« ai do kenĂ« nevoje pĂ«r ju. Beqaret ne vend qe te mbyllen ne shtĂ«pi dhe te vuajnĂ« nga vetmia, duhet t’i pranojnĂ« ftesat qe do iu bĂ«hen dhe te argĂ«tohen sa te mundin. Financat nuk do jene te kĂ«qija, megjithatĂ« nuk duhen ndĂ«rmarrĂ« shume rreziqe.

Peshorja

Gjate gjithë kohës do mbizotërojë bashkëpunimi ne çift sot. Do merreni vesh edhe me shikime me personin qe keni ne krah kështu qe nuk pritet asnjë vështirësi. Beqaret nuk do mundin as sot te fillojnë një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Ne planin financiar do jeni shume impulsive dhe kjo do ju çoje drejt gabimeve.

Akrepi

Mos prisni me ju qe jeni ne një lidhje, por merrini sot vendimet me te rëndësishme te jetës suaj . Nuk ka me kohe për te humbur. Beqaret do e gjejnë me ne fund personin për te cilin do iu rrahe zemra fort dhe do fillojnë me te një histori te këndshme dashurie. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos bëni asnjë çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Mos u tregoni perverse sot ne jetën tuaj ne çift sepse do i humbni piket përkundrejt atij qe keni ne krah. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Gjithçka do ndodhe ne momentin e parashikuar. Sot nuk priten te reja. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime ne lidhje me te ardhmen e buxhetit.

Bricjapi

Edhe pse jeni ne njĂ« lidhje ka rrezik te fantazoni pĂ«r dike tjetĂ«r sot dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve. NĂ«se nuk ndjeni me aq shume sa ne fillim pĂ«r partnerin mire Ă«shtĂ« qe t’ia thoni. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpĂ«tojnĂ« dashurisĂ« me shikim te pare. Ne planin financiar do keni goxha vĂ«shtirĂ«si dhe probleme te cilat do duan durim dhe sakrifica.

Ujori

Mjedisi yjor do jete shume i përshtatshëm sot për te dashuruarit. Gjithçka do ju shkoje ashtu si e kishin ëndërruar. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri prej tyre nuk do ua ngrohte zemrën. Mos bëni gjera qe nuk i dëshironi vërtet. Nëse merrni pak me tepër kohe me financat dhe i menaxhoni ato me maturi gjendja do jete shume me e kënaqshme.

Peshqit

Dite shume me e qete se kohet e fundit kjo e sotmja për te dashurorit. Nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një histori dashurie edhe pse personat qe do iu propozojnë kane kohe qe i njohin. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Situata do jete me e vështirë sidomos për ata qe kane pasur shume probleme se fundmi.

The post Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on Albeu.com.

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

✇Albeu
By: M C

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur nĂ« TiranĂ« dhe fĂ«mijeria e saj ka qĂ«nĂ« sa e bukur, aq edhe e vĂ«shtire. ËshtĂ« rritur nĂ« LaprakĂ«, nĂ« njĂ« familje (mami dhe nĂ«na) qĂ« nuk ka pasur shumĂ«, por qĂ« bĂ«nin tĂ« pamundurĂ«n qĂ« tĂ« mos i mungonte asgjĂ«.

ËshtĂ« bullizuar pafund por kĂ«to bullizime e kanĂ« bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« fortĂ«.

Mami u zhvendos në Itali kur ishte në gjimnaz dhe duke qenë se punonte nuk takoheshin dot.

PrindĂ«rit e saj janĂ« ndarĂ« ende kur Armela s’kishte lindur dhe Ă«shtĂ« njohur vonĂ« me babin. Por ka marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mirĂ« me tĂ«.

Zhvendosja e saj nĂ« Itali ishte e domosdoshme pĂ«r shkak tĂ« shĂ«ndetit tĂ« mamit, dhe muajt e fundit Ă«shtĂ« kujdesur si pĂ«r mamin edhe pĂ«r gjyshen. “NĂ«se mĂ« pyet nĂ«se kam punuar gjatĂ« kohĂ«s qĂ« isha atje, kjo ka qenĂ« full time job”,- thotĂ« ajo.

Mami vuan nga kanceri në mushkri dhe ka kaluar peripeci për 3 vite me radhë.

Ajo thotĂ«: “PjesĂ«marrja nĂ« BB9 ishte hera e parĂ« qĂ« u pĂ«rballa me njĂ« publik tĂ« gjerĂ« dhe presionin. Aty kuptova se çfarĂ« ndodh kur je vetvetja nĂ« njĂ« vend ku pjesa mĂ« e madhe luajnĂ« role. GjithĂ« kĂ«to vite nuk ka qenĂ« nostalgji, por sfidĂ« pĂ«r t’u rikthyer sĂ«rish qĂ« t’i marr atĂ« qĂ« nuk i mora. KĂ«saj radhe mbi tĂ« gjitha dua ta shijoj, jo ta mbijetoj.”

The post E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re appeared first on Albeu.com.

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

✇Albeu
By: M C

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet e molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët dolën në protestë pas akuzave për korrupsion ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë, duke kërkuar përgjegjësi dhe hetime të pavarura.

Media britanike vë theksin tek imuniteti parlamentar i Ballukut, i cili sipas opozitës dhe qytetarëve, po pengon zbardhjen e skandalit dhe rrezikon të ardhmen demokratike dhe institucionale të Shqipërisë. Pamjet e publikuara tregojnë tensionet dhe marshimin e protestuesve, që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria.

Daily Mail nënvizon se këto ngjarje vijnë pas përplasjeve të deputetëve të opozitës me policinë brenda Kuvendit, duke rritur shqetësimin ndërkombëtar mbi situatën politike në vend.

The post Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

NjĂ« i verbĂ«r pjesĂ« e “BBVA5”, tĂ« gjithĂ« nĂ« lot, Brikena: Do kujdesem si tĂ« jetĂ« vĂ«llai ose babai im

✇Albeu
By: M C

Sezoni i pestĂ« i “Big Brother VIP Albania” solli diçka ndryshe nĂ« historinĂ« e formatit nĂ« ShqipĂ«ri. PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, nĂ« shtĂ«pinĂ« mĂ« tĂ« ndjekur nĂ« vend do tĂ« jetĂ« pjesĂ« njĂ« banor i verbĂ«r, duke shĂ«nuar njĂ« hap domethĂ«nĂ«s drejt pĂ«rfshirjes dhe pĂ«rfaqĂ«simit nĂ« televizionin shqiptar.

Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë një perspektivë të re në dinamikën e lojës dhe në raportin e publikut me realitetet që shpesh mbeten jashtë vëmendjes mediatike.

Kush është Stenaldo Mëhilli?

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë.

Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh.

Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

PavarĂ«sisht kĂ«saj ai i ka pĂ«rballuar vĂ«shtirĂ«sitĂ« pa u vendosur nĂ« rol viktime dhe nĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u vlerĂ«suar pĂ«r aftĂ«sitĂ«, pĂ«rpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi nĂ« ShqipĂ«ri vjen si pamundĂ«si e nĂ«nĂ«s sĂ« tij, pĂ«r t’u pĂ«rshtatur me jetesĂ«n nĂ« Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.

“UnĂ« nĂ« Big Brother hyj pĂ«r tĂ« qenĂ« i barabartĂ« me tĂ« tjetĂ«r. Big Brother Ă«shtĂ« mali mĂ« i lartĂ« qĂ« unĂ« ngjis nĂ« hapat e jetĂ«s”, Ă«shtĂ« shprehur ai.

Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.

Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Lajmi ka sjellë emocione të forta brenda shtëpisë, disa prej banorëve nuk kanë mundur të mbajnë lotët, duke treguar reagimin e tyre të sinqertë dhe mbështetjen për kolegun e ri.

Ky moment pritet të ndikojë dukshëm në dinamikën e shtëpisë dhe të ndryshojë mënyrën se si banorët ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke sjellë emocione të papritura në program.

The post NjĂ« i verbĂ«r pjesĂ« e “BBVA5”, tĂ« gjithĂ« nĂ« lot, Brikena: Do kujdesem si tĂ« jetĂ« vĂ«llai ose babai im appeared first on Albeu.com.

Festat “boshatisin” ShqipĂ«rinĂ«, nĂ«ntori shĂ«non rekord daljesh jashtĂ« vendit

✇Albeu
By: M C

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend gjatë nëntorit.

Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë së gjatë nëntorit kur janë edhe një seri festash kombëtare dhe ditësh pushimi, vendasit kanë preferuar të udhëtojnë jashtë.

Konkretisht sipas INSTAT gjatë muajit nëntor 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës s Shqipërisë, 1.282.118 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 1,4%, krahasuar me nëntorin 2024, 1 322 499 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 3,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Turoperatorët thanë se vjeshta ka shënuar një ecuri më të mirë të turistëve në raport me atë të kaluar dhe se shtatori e tetori ishin në nivele të kënaqshme teksa nëntori kishte një ngadalësim edhe si efekt i motit jo shumë të qëndrueshëm.

“NĂ« nĂ«ntor 2025, numri i shtetasve shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 652.150, duke pĂ«suar njĂ« rĂ«nie me 1,3%, krahasuar me nĂ«ntor 2024. Numri i shtetasve tĂ« huaj qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« territorin shqiptar Ă«shtĂ« 629.968. Ky numĂ«r Ă«shtĂ« rritur me 4,2%, krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024”, thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Ndërkohë sa takon daljeve në muajin nëntor 2025, 677 065 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 7,5%, krahasuar me nëntor 2024.

“Daljet e shtetasve tĂ« huaj nga territori i ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« muajit nĂ«ntor 2025 janĂ« 645.434. Krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« parĂ«, ky tregues paraqitet pothuajse i pandryshuar, me njĂ« rĂ«nie shumĂ« tĂ« lehtĂ« prej 0,01%”, vlerĂ«son INSTAT.

Sipas njoftimit në nëntor 2025, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 86% të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 5%, Evropa Qëndrore / Lindore dhe Evropa Veriore secili me 4%.

Turoperatorët nënvizojnë se vizitorët nga Europa Perëndimore por edhe më gjerë po vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë vjeshtës dhe pranverës në një interes për turizmin kulturor. Përveç italianëve që mbeten grupi më i rëndësishëm pas Kosovës edhe Gjermania apo Franca po rrisin dukshëm peshën e tyre.

Sipas INSTAT, qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 97% të rasteve është për qëllime personale. Në nëntor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 4,5 % krahasuar me nëntor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë rënë me 3,6%.

The post Festat “boshatisin” ShqipĂ«rinĂ«, nĂ«ntori shĂ«non rekord daljesh jashtĂ« vendit appeared first on Albeu.com.

Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi

✇Albeu
By: M C

NjĂ« avion privat “Falcon 50” me pesĂ« persona nĂ« bord u zhduk nga radarĂ«t tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, pasi u ngrit nga Aeroporti Esenboga i AnkarasĂ«. MĂ« pas u konfirmua se avioni ishte rrĂ«zuar.

Falcon 50 ishte nisur për në Tripoli të Libisë. Avioni mbante Shefin e Shtabit të Ushtrisë Libiane, Gjeneral Mohamed Ali Ahmed-Al Haddad. Vdekja e gjeneralit dhe e të gjithë personave në bord u konfirmua nga qeveria libiane.

Mbetjet e avionit u gjetën në një kodër, dy kilometra larg fshatit Kesikavak, në jug të Ankarasë. Pasi u përplas në tokë, shpërtheu një zjarr. Videot e kamerave të sigurisë që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një shkëndijë të ndritshme që besohet të ketë lidhje me rrëzimin e aeroplanit.

Avioni dyshohet se pati një problem me sistemet e tij elektronike dhe dërgoi një SOS për ulje emergjente përpara se të zhdukej nga radari. Ky është aksidenti i tretë ajror që përfshin Turqinë në rreth 40 ditë.

Më 11 nëntor, një aeroplan transporti C-130 u rrëzua në kufirin e Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, duke vrarë të 20 personat në bord.

Dy ditë më vonë, më 13 nëntor, një aeroplan turk Canadair i përfshirë në një operacion zjarrfikës në Kroaci u rrëzua duke vrarë të dy personat në bord

The post Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi appeared first on Albeu.com.

“Salianji nuk Ă«shtĂ« mĂ« anĂ«tar i KryesisĂ« sĂ« PD-sĂ«â€, Noka: Kaloi vijĂ«n e kuqe! U vetĂ«pĂ«rjashtua qĂ« kur u ul me Ergys Agasin, Suel ÇelĂ«n dhe Ben Qimen

✇Albeu
By: M C

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur edhe te zhvillimet brenda opozitës.

I ftuar nĂ« emisionin “Studio24” nĂ« News24, Noka u pyet edhe nĂ« lidhje me veprimtarinĂ« e Ervin Salianjit, Noka u shpreh se ai nuk Ă«shtĂ« mĂ« anĂ«tar i KryesisĂ« apo ndonjĂ« strukture tjetĂ«r tĂ« PD.

Sipas tij, Salianji Ă«shtĂ« vetĂ«pĂ«rjashtuar pasi, sipas tij, Ă«shtĂ« takuar me Ergys Agasin, Suel ÇelĂ«n dhe Ben Qimen pĂ«r tĂ« organizuar aktivitetin e Elbasanit. Ai shtoi se kjo Ă«shtĂ« “vijĂ« e kuqe” e PD-sĂ« dhe se pĂ«rbĂ«n aktin e vetĂ«pĂ«rjashtimit nga partia.

“UnĂ« flas pĂ«r PD, zotĂ«ria nuk Ă«shtĂ« as anĂ«tar i KryesisĂ« as i ndonjĂ« strukture tĂ« PD. QĂ« kur vetĂ«pĂ«rjashtoi veten nuk Ă«shtĂ« mĂ«, qĂ« kur u ul me Ergys Agasin, Suel ÇelĂ«n dhe Ben Qimen pĂ«r tĂ« organizuar aktivitetin e Elbasanit, kaloi vijĂ«n e kuqe tĂ« kĂ«saj partie dhe nuk ka lidhje mĂ«. ËshtĂ« vetĂ«pĂ«rjashtuar, PD ka njĂ« vijĂ« tĂ« kuqe. MarrĂ«veshje me krimin e organizuar dhe mafian, ne aty e kemi vijĂ« tĂ« kuqe dhe e kemi me statut. Kush e kalon atĂ« vijĂ« vetĂ«pĂ«rjashtohet dhe kjo Ă«shtĂ« histori e mbyllur,” deklaroi Flamur Noka.

The post “Salianji nuk Ă«shtĂ« mĂ« anĂ«tar i KryesisĂ« sĂ« PD-sĂ«â€, Noka: Kaloi vijĂ«n e kuqe! U vetĂ«pĂ«rjashtua qĂ« kur u ul me Ergys Agasin, Suel ÇelĂ«n dhe Ben Qimen appeared first on Albeu.com.

“Dyshoj se anĂ«tari i komisionit tĂ« Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrĂ«sit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me tĂ«, mĂ« skualifikonte nĂ« tendera

✇Albeu
By: M C

Emisioni “NĂ« ShĂ«njestĂ«r” ka vijuar me publikimin e dosjes sĂ« AKSHI-t ku flitet pĂ«r rrĂ«mbimin e Gerond Meçes, i cili dyshon se personat tĂ« cilĂ«t organizuan rrĂ«mbimin dhe kĂ«rcĂ«nimin ndaj tij kishin njĂ« autoritet apo lidhje brenda KPP, qĂ« ka aftĂ«sinĂ« dhe kompetencĂ«n pĂ«r ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri. Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit. Ky anëtar i KPP, në të cilin Gerond Meçe dyshonte ishte K. T.

“UnĂ« dyshoj se person brenda KPP, quhet K.T, me detyrĂ« anĂ«tar i kĂ«tij komisioni.

Dyshimi im ndaj tij lidhet me njohjen qĂ« ai ka me shtetasin Ermal Beqiri. Ku ajo qĂ« dua tĂ« theksoj Ă«shtĂ« se ka shumĂ« procedura qĂ« edhe kur KPP mĂ« ka dhĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«, anĂ«tari K. T. ka qenĂ« kundĂ«r nĂ« minorancĂ«. Siç Ă«shtĂ« edhe njĂ« procedurĂ« pĂ«r mirĂ«mbajtjen e sistemit tĂ« kamerave tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, ku ky anĂ«tar nĂ« mbledhjen ballafaquese midis KPP dhe kompanisĂ« ankimuese, i Ă«shtĂ« drejtuar Autoritetit Prokurues qĂ« ta klasifikojĂ« si tender i klasifikuar, gjĂ« e cila ishte drejtpĂ«rdrejtĂ« me qĂ«llim pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« jashtĂ« loje kompaninĂ« tone”, thuhet nĂ« dĂ«shminĂ« e Gerond Meçes.

Por edhe pse u mbajt peng për shumë orë dhe u kërcënua me pistoletë në ballë që të tërhiqej nga ankimimet dhe tenderat ku merrte pjesë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, dhe një gjë e tillë ndodhi kjo pas shtrëngimit që atij iu bë përmes dhunës, biznesmeni Gerond Meçe, tha se të nesërmen e pengmarrjes ai kërkoi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe vetë AKSHIT, që kjo tërheqje të anulohej.

Kjo, me justifikimin se serverat e kompanisë së tij ishin hakeruar.

Gjë që siç del më poshtë nuk u pranua nga KPP.

“TĂ« nesĂ«rmen e rrĂ«mbimit, shoqĂ«ria ‘ABS’ ka bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r pezullimin e ‘njoftimit tĂ« tĂ«rheqjes’ pranĂ« KPP dhe AKSHI me argumentimin se serverat janĂ« hakĂ«ruar njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«.

Por pavarĂ«sisht se kam kĂ«rkuar pezullimin e ‘njoftimit tĂ« tĂ«rheqjes’, KPP nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin ka marrĂ« vendim datĂ« 13 gusht 2025. pĂ«r mospranimin e pezullimit ‘tĂ« njoftimit tĂ« tĂ«rheqjes’, pavarĂ«sisht se nuk ka pasur kohĂ« qĂ« ta fuste nĂ« rend dite, pra ta pĂ«rgatisĂ« 24 orĂ« pĂ«rpara.

Më pas kompanisë i ka ardhur njoftimi, ku thuhet se firma elektronike është bërë më datë 15 gusht dhe jo më datë 13 gusht,

si dhe në bazë të ligjit KPP vihet në lëvizje me kërkesë për tërheqje dhe jo me njoftim për tërheqje, si në rastin tonë.

Vetë biznesmeni tha më tej në dëshminë e tij çdo procedurë e tij e ankimuar në KPP, zgjat më shumë se dy muaj.

Dhe kjo sipas tij ndodh qëllimisht pasi asnjë procedurë nga aplikantët e tjerë nuk zgjat kaq shumë.

Për këtë arsye ai mendon se personi që fshihej pas rrëmbimit të tij ishte Ermal Beqiri.

Kjo pasi sipas tij pas çdo procedure të tillë qëndron një nga kompanitë e tij ose kompani që janë të lidhura me të.

“KĂ«tĂ« bindje e forcoj edhe mĂ« shumĂ« nga fakti se diku nga periudha prill-qershor 2024,

administratorja e firmĂ«s ‘Soft&Solution’ e Ermal Beqirit ka ardhur nĂ« ambientet e kompanisĂ« time dhe ka kĂ«rkuar tĂ« takohet me mua.

Por pasi mĂ« njoftuan se kush Ă«shtĂ«, unĂ« refuzova ta takoj, pĂ«r faktin se kjo Ă«shtĂ« njĂ« kompani e lakuar nĂ« treg pĂ«r shumĂ« procedura. Por pasi ka dalĂ« nga kompania ime, stafi mĂ« ka treguar se ajo nĂ« ikje e sipĂ«r ka thĂ«nĂ«: ‘KĂ«shtu do tĂ« vazhdoni ju tĂ« bashkĂ«punoni me ne’.

Pas kĂ«saj kanĂ« filluar problematikat e kompanisĂ« time me bllokimin e procedurave nga AKSHI. Ku kĂ«tu mund tĂ« pĂ«rmend njĂ« procedurĂ« me HardĂ«are e AKSHI, ku jemi futur bashkĂ« me kompaninĂ« ‘Info****’, e cila u zhvillua dy herĂ« dhe u anullua pa shkaqe tĂ« arsyeshme.

NdĂ«rsa kur ‘Info****’ u fut herĂ«n e tretĂ« vetĂ«m, u shpall fitues. Pas kĂ«tij momenti fillon edhe historia e ankimimeve qĂ« u bĂ« edhe shkak i rrĂ«mbimit. Por interesant Ă«shtĂ« fakti se pĂ«rse Gerond Meçe refuzoi tĂ« kallĂ«zonte nĂ« polici, rrĂ«mbimin e tij. ÇfarĂ« e pengoi atĂ« t’i drejtohej kĂ«tij institucioni./NĂ« ShĂ«njestĂ«r, BW

The post “Dyshoj se anĂ«tari i komisionit tĂ« Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrĂ«sit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me tĂ«, mĂ« skualifikonte nĂ« tendera appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti i Brazilit lĂ« qelinĂ«/ Gjykata: Bolsorano do t’i nĂ«shtrohet njĂ« ndĂ«rhyrje kirurgjikale

✇Albeu
By: M C

Gjykata Supreme e Brazilit miratoi tĂ« martĂ«n njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« ish-presidentit Jair Bolsonaro pĂ«r t’u larguar nga burgu pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale mĂ« 25 dhjetor. Bolsonaro aktualisht po vuan njĂ« dĂ«nim me 27 vjet burg pasi u dĂ«nua pĂ«r komplotimin e njĂ« grushti shteti pĂ«r tĂ« mbetur nĂ« pushtet pas humbjes sĂ« tij nĂ« zgjedhjet e vitit 2022.

Kërkesa e tij ishte për transferim në spital të mërkurën, dhe më pas për operacion ditën e Krishtlindjeve, të enjten. Miratimi nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, i cili mbikëqyri gjyqin e Bolsonaros, vjen pas një shqyrtimi nga ekspertët javën e kaluar që deklaroi se operacioni ishte i nevojshëm nga ana mjekësore.

Udhëheqësi i ekstremit të djathtë është përballur me probleme të përsëritura shëndetësore që kur u godit me thikë në stomak gjatë fushatës presidenciale të vitit 2018. Problemi i tij i fundit është një hernie inguinale, një zgjatim në zonën e ijëve për shkak të një këputjeje në muskujt e barkut. Operacioni është planifikuar të përfundojë në DF Star, një klinikë private në kryeqytetin e Brazilit ku Bolsonaro iu nënshtrua një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në prill.

Ish-presidenti është mbajtur i ndaluar që nga nëntori në selinë e policisë federale në Brasilia. Në detyrë nga viti 2019 deri në vitin 2022, ai u dënua nga Gjykata e Lartë me burg në shtator, pasi u shpall fajtor për udhëheqjen e një skeme për të penguar Presidentin Luiz Inacio Lula da Silva të merrte detyrën. Ai ka mbajtur qëndrimin e tij të pafajshëm, duke deklaruar se ishte viktimë e persekutimit politik.

The post Ish-presidenti i Brazilit lĂ« qelinĂ«/ Gjykata: Bolsorano do t’i nĂ«shtrohet njĂ« ndĂ«rhyrje kirurgjikale appeared first on Albeu.com.

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

✇Albeu
By: M C

Pas njĂ« fillimi spektakolar tĂ« shtunĂ«n mbrĂ«ma, ku shtĂ«pia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert pĂ«r 14 banorĂ«t e parĂ«, ethet e garĂ«s tashmĂ« veç se kanĂ« nisur.

Sonte do të mbahet nata e dytë Prime, ku pritet të qartësohen shumë nga dilemat që kanë shoqëruar shikuesit gjatë këtyre tre ditëve të para të këtij edicioni.

Vëmendja kryesore është përqendruar te hyrjet e reja.

Ky lajm ka ngritur kureshtjen e ndjekësve, të cilët presin të shohin se kush do të jenë personazhet që do të nisin rrugëtimin e tyre sonte.

Një tjetër pikëpyetje e madhe që pritet të marrë përgjigje është ekzistenca e një shtëpie paralele.

A është ky sekreti që po fsheh Vëllai i Madh?

Ka dyshime se disa banorë mund të kenë qëndruar të izoluar në një ambient tjetër që nga nata e parë, plotësisht pa dijeninë e banorëve kryesorë.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« faqja zyrtare e Top Channel ka paralajmĂ«ruar pĂ«rmes njĂ« promoje se “14 banorĂ« nuk janĂ« tĂ« vetmit”, jo zyrtarisht flitet se shtĂ«pisĂ« mund t’i bashkohen 4 banorĂ« tĂ« rinj gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« sotme.

The post Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA appeared first on Albeu.com.

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

✇Albeu
By: M C

Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti i Vlorës i është rikthyer normalitetit institucional dhe rendit ligjor.

Me një status të publikuar në rrjete sociale, pronari i VIA-s thotë se operimi në aeroport do të vijojë tashmë normalisht, duke lënë të kuptohet se drejtësia është shprehur dhe mesa duket nga përplasja me ortakun në dyert e gjykatave, Pacolli ka dalë i fituar.

“Po kthehet normaliteti me aeroportin e VlorĂ«s!

Akti më i lartë i përgjegjësisë qytetare dhe patriotike është kontributi ndaj familjes, shoqërisë dhe shtetit përmes punës së ndershme, profesionale dhe respektimit të parimeve të drejtësisë. Drejtësia, ndonëse shpesh përballet me sfida dhe procese të vështira, ajo mbetet universale dhe e pashmangshme në zbatimin e saj.

Eshtë një ndjenjë krenarie për një qytetar kur drejtësija në vëndin e tij funksionon në mënyrë të pavarur, të pandikuar dhe të qëndrueshme.

Nga sot, nĂ« Vlora International Airport, rikthehen normaliteti institucional, rendi ligjor dhe besimi duke i falenderuar drejtesise!” shkruan Pacolli.

Behgjet Pacolli, pronar i “Mabco Construction S.A.” nisi njĂ« pĂ«rplasje nĂ« gjykata me ortakun e tij Valon Ademi pronar i 2A Grop dhe shkak ishte ndarja e aksioneve pĂ«r aeroportin e VlorĂ«s.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve, Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkoi të njihet si 47% aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

The post Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës appeared first on Albeu.com.

Aksident me një të lënduar në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

✇Albeu
By: M C

Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor. Nga burimet paraprake mësohet se, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 65-vjeçari me iniciale, SH.XH.

Pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur. 65-vjeçari, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, me dëmtime që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dhe pritet të kryhet edhe testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit

The post Aksident me një të lënduar në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal appeared first on Albeu.com.

“Nuk dua denoncime nga ty, nĂ« tĂ« kundĂ«rt do tĂ« vrasim ty, gruan, motrĂ«n, nĂ«nĂ«n”/ Gerond Meçe: Pas 5 orĂ«sh, kur morĂ«n konfirmim mĂ« kthyen me fenelinat e policisĂ«

✇Albeu
By: M C

Gerond Meçe, nĂ« dĂ«shminĂ« e tij dhĂ«nĂ« prokurorĂ«ve ka zbardhur me detaje se çfarĂ« ndodhi nĂ« 5 orĂ«t e pengmarrjes. NĂ« emisionin “NĂ« ShĂ«njestĂ«r”, u publikuan detaje nga dosja e AKSHI-t, ku nĂ« dĂ«shminĂ« e tij, Meçe thotĂ« se here pas here personat qĂ« e kishin marrĂ« peng komunikonin nga telefoni i tij me administratorin e kompanisĂ« sĂ« tij, nĂ«pĂ«rmjet aplikacionit Ă«hats app.

Po kështu duke ia dhënë telefonit edhe vetë Gerondit, me qëllim tërheqjen e kompanisë nga procedurat. Kjo për shkak se nuk po realizohej qëllimi i tyre për tërheqje. Për të qetësuar situatën ai tha po kështu se ata e lejuan të fliste edhe me gruan, të cilën e garantoi se gjithçka ishte mirë.

“GjatĂ« kĂ«saj kohe ata mĂ« lejuan tĂ« flas edhe me gruan tĂ« cilĂ«s i thashĂ« qĂ«:

Jam mirë, kam ca punë, do të të marr më vonë. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe telefoni im binte pa pushim ku pashë që ishte vëllai im.

UnĂ« fola me tĂ« dhe i thashĂ«: ‘Nuk ke pse tĂ« shqetĂ«sohesh por fol me administratorin, Mimin’.

Por ndërkohë që po qëndronte i prangosur te makina dhe në kujdesin e dy rojeve të tij, ai mëson që këta të fundit ishin nga Elbasani.

Të paktën nga dialekti, duke qenë se ai vetë është nga kjo zonë.

Ndërsa po kështu mëson se njëri prej tyre sapo ishte bërë baba.

NdĂ«rsa dy personat po prisnin me mua nĂ« makinĂ«, ata mĂ« pyetĂ«n: ‘Edhe sa zgjat kjo procedurĂ«?’

Gjithashtu nĂ« kĂ«tĂ« moment ata pyetĂ«n edhe personin e parĂ« se: ‘ÇfarĂ« po presim?’

Teksa ai u tha qĂ«: ‘S’kemi konfirmim’.

Ndërkohë që ora përballë në makinë shënonte në këtë moment 15:10.

Ka dyshime se grupi që mori peng biznesmenin Gerond Meçe, e liroi atë rreth orës 16:20 të datës 12 Gusht 2025, vetëm pasi mori konfirmim për tërheqjet e depozituara nga kompania në sistem të KPP.

Vetë biznesmeni Gerond Meçe e lidhi këtë dyshim me faktin që nga eksperienca, personat të cilët organizuan rrëmbimin dhe kërcënimin ndaj tij duhet të kenë një autoritet apo lidhje brenda KPP, që ka aftësinë dhe kompetencën për ta verifikuar.

Në këtë dyshim ai përmendi edhe emrin e një anëtari të KPP, që sipas tij është i lidhur me biznesmenin Ermal Beqiri.

Me të cilin Gerond Meçe tregoi se kishte konflikte të vazhdueshme, në fushën e tij të operimit.

Por edhe pse orët po kalonin, grupi i pengmarrësve nuk kishte ndërmend të lironte biznesmenin.

Mesa duket kjo pasi ata prisnin një garanci, që familjarët e tij të mos bënin kallëzim në polici.

Gjë që pasi sigurohen që nuk ka ndodhur, vendosin më në fund ta lënë të lirë.

Por fillimisht para se ta lirojnë, ata i përmendin gruan dhe fëmijët.

“Pasi personi i tretĂ« shkoi te bagazhi i makinĂ«s, aty u afrua personi i parĂ« i cili i tha qĂ«: ‘NĂ« polici nuk ka denoncim.’

NĂ« orĂ«n 16.20 tĂ« gjithĂ« u futĂ«m nĂ« makinĂ«, siç ishim nĂ« fillim dhe morĂ«n rrugĂ«n pĂ«r t’u nisur drejt Elbasanit, nga rruga e vjetĂ«r.

Këtu ku pas urdhërit të shoferit, personat që kisha në krah, më hoqën prangat.

Shoferi i cili mĂ« tha ndĂ«rkohĂ«: ‘Hap sytĂ«, po shikon ku je’.

TĂ« cilit unĂ« iu pĂ«rgjigja se: ‘E di shumĂ« mirĂ« se ku jam, pasi jam vetĂ« nga Elbasani dhe kĂ«tu jemi nĂ« Gracen’.

Por sipas rrëfimit më tej të dhënë nga biznesmeni përpara SPAK, gjatë rrugës diçka ndryshoi.

Një person mori në telefon grupin e rrëmbyesve çka ndryshoi edhe destinacionin se ku ata do e zbrisnin atë që ishte pengu i tyre.

“GjatĂ« kthimit, grupi i rrĂ«mbyesve pĂ«rdori sirenĂ«n e policisĂ« pĂ«r tĂ« hapur rrugĂ«n.

Ku makina u fut në drejtim të fshatit Shijon, ndërkohë që në këtë moment një nga personat në makinë foli në telefon me dikë, i cili i tha të ndryshojë itinerar dhe ta kthenin makinën në rrugën nacionale.

Dhe kështu ndodhi. Makina u kthye dhe mua më lanë 200 metra afër rrethrrotullimit që futesh për në autostradën Elbasan-Tiranë.

Ku nĂ« momentin qĂ« po mĂ« linin, shoferi mĂ« tha se: ‘Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, nĂ« tĂ« kundĂ«rt do tĂ« vrasim ty, gruan, motrĂ«n, nĂ«nĂ«n, se babĂ« nuk ke ti’.

Por edhe pse i premtuan që do i kthenin laptopin dhe sendet e tjera personale që ata ia mbajtën, kjo gjë nuk duket se ndodhi.

Ndërkohë që biznesmeni u la në mes të rrugës pa telefon dhe pa para në xhep.

Ku vetëm rastësia, bëri që ai të kthehej në banesë.

Dhe të fillonte të mendonte të gjithë atë që kishte ndodhur.

Si dhe kush mund të ishin personat që kishin urdhëruar dhe organizuar rrëmbimin dhe kërcënimin e tij.

“Pasi mĂ« zbritĂ«n nĂ« rrugĂ«, ata mĂ« dhanĂ« me vete vetĂ«m mbajtĂ«sen e kartave tĂ« kreditit si dhe syzet e diellit.

Ndërsa sendet e tjera, çantën e shpinës me laptopin brenda, atë të dorës dhe telefonin, premtuan se do i sjellin te recepsioni i qendrës së biznesit ku unë kam zyrën, por këto sende nuk ia kanë sjellë ende dhe sot.

Pasi zbrita nga makina unë dola në rrugën nacionale, drejt rrethrrotullimit tjetër të Bradasheshit, ku ndodhet karburanti. Rastësisht, duke pritur për makina të rastit apo autobus, aty kalon një makinë e zyrës time, që kishte qenë për punë në Berat.

GjatĂ« rrugĂ«s nuk i tregova asgjĂ« shoferit tonĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« kishte ndodhur. NdĂ«rkohĂ« me tĂ« mbĂ«rritur nĂ« TiranĂ«, u ktheva direkt nĂ« zyrĂ«n time tĂ« punĂ«s”, ka dĂ«shmuar Gerond Meçe.

I pyetur mbi dyshimet që ai kishte lidhur mbi personat e mundshëm që mund të kishin gisht në rrëmbimin dhe më pas atë që ndodhi, qëllimin për tërheqjen nga tenderat në AKSHI, apo edhe ankimimet, biznesmeni Gerond Meçe, u ndal te një emër që sipas tij mund të ishte strumbullari i gjithë këtij skenari.

Ky emër ishte biznesmeni Ermal Beqiri i cili kishte lidhje të forta brenda AKSHI-t.

Por edhe mik i Ergys Agasit, ku siç do të shikohet në vazhdim, ata shikohen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kjo bazuar edhe në filmimet që vetë Agasi ka ruajtuar.

Ndërkohë që ngjarja kishte alarmuar edhe vetë familjen, e cila kishte kuptuar se ai ishte marrë peng.

“Kur u ktheva nĂ« shtĂ«pi, aty mora vesh qĂ« familja e kishte kuptuar qĂ« unĂ« mund tĂ« isha rrĂ«mbyer. Dhe ata po prisnin orĂ«n 18:00 pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« denoncim, kjo pasi kishim shkĂ«putur kontaktet qĂ« nga ora 15:00.

Konkretisht, babai im kishte shkuar nĂ« shtĂ«pi dhe i kishte thĂ«nĂ« gruas dhe nĂ«nĂ«s: ‘MĂ« duket qĂ« Gerin e ka marrĂ« policia’.

Në këtë kohë gruaja ime ka tentuar që të më marrë në telefon.

Më pas babai ka njoftuar vëllain, i cili ka shkuar dhe ka parë pamjet filmike të ngjarjes, të cilat i ka marrë në USB dhe ka identifikuar targën e makinës.

Më tej vëllai ka shkuar në të gjitha komisariatet e policisë për të pyetur nëse isha aty por nuk ka marrë asnjë informacion. Ndaj ka dyshuar për rrëmbimin tim, duke i rënë telefonit tim vazhdimisht.

Duke qenë se personat që kishin shoqëruar Gerond Meçen mbanin të veshur bluzë logon e stampuar të BKH, vëllai i tij ishte paraqitur po atë ditë edhe në SPAK.

Por nga aty ishte kthyer me pĂ«rgjigje negative. Çka rriti edhe mĂ« shumĂ« dyshimin te ai se i vĂ«llai ishte rrĂ«mbyer.

Por me t’u kthyer nĂ« zyrĂ«, pasi u la i lirĂ«, biznesmeni Gerond Meçe vuri re se ishin bĂ«rĂ« tĂ«rheqje pĂ«r mĂ« shumĂ« procedura, nga sa i kishin treguar pengmarrĂ«sit nĂ« tabelĂ«n exel.

Ku ka mĂ«suar se administratori i kompanisĂ« sĂ« tij Sh. K, pasi ka hartuar dokumentet e tĂ«rheqjes ka shkuar t’i çojĂ« dorazi nĂ« KPP (Komisioni i Prokurorimeve Publike) dhe nĂ« AKSHI.

Por kjo mënyrë dorëzimi dorazi nuk ishte pranuar nga KPP, pasi sipas tyre nuk lejohej si procedure. Për këtë arsye SH. K është detyruar në vijim që të bëjë tërheqje nga sistemi, gjë e cila ka përfunduar rreth orës 15:00 të datës 12 Gusht 2025./Në Shënjestër, BW

The post “Nuk dua denoncime nga ty, nĂ« tĂ« kundĂ«rt do tĂ« vrasim ty, gruan, motrĂ«n, nĂ«nĂ«n”/ Gerond Meçe: Pas 5 orĂ«sh, kur morĂ«n konfirmim mĂ« kthyen me fenelinat e policisĂ« appeared first on Albeu.com.

❌