❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qytetari nga Ferizaj gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici



Një veprim shembullor qytetarie është regjistruar mbrëmjen e 1 janarit 2026 në Ferizaj, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të humbur që përmbante para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, rreth orĂ«s 21:00 nĂ« stacionin policor Ă«shtĂ« paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka raportuar se rreth orĂ«s 20:30, nĂ« rrugĂ«n “Zenel Hajdini”, kishte gjetur njĂ« çantĂ« tĂ« humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i kuletës, ku janë gjetur një patentë shoferi, kartëmonedha në vlerë prej 350 euro, rreth 3 euro monedha metalike, si dhe gjësende të tjera personale.

Pas verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e çantës, L.M., e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për të pranuar çantën e saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetarin D. Mehmetaj për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke e cilësuar këtë rast si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe solidaritetit shoqëror. /Telegrafi/

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut



Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Arrestimi është realizuar rreth orës 00:30, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare.

Personi i arrestuar Ă«shtĂ« shtetas turk dhe ishte nĂ« kĂ«rkim nga autoritetet e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, lidhur me njĂ« rast tĂ« veprĂ«s penale “Vrasje”, qĂ« dyshohet se ka ndodhur njĂ« ditĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« qytetin e Shkupit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se do të vazhdohet me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK kur janë numëruar mbi 90 për qind e votave



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vijon me intensitet.

Sipas të dhënave të fundit, janë përfunduar 2,309 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, që përbën rreth 90.30 për qind të procesit të numërimit.

Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, prin Albin Kurti me mbi 313 mijë vota, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme. Pas tij renditet Glauk Konjufca me rreth 243 mijë vota.

Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, me mbi 128 mijë, përkatësisht 126 mijë vota.

Lista e mĂ« tĂ« votuarve tĂ« VV-sĂ« plotĂ«sohet nga Donika GĂ«rvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndryshime të mëdha në renditje. Bedri Hamza vazhdon të jetë kandidati më i votuar, me mbi 141 mijë vota.

Arian Tahiri dhe PĂ«rparim Gruda mbajnĂ« vendet pasuese, ndĂ«rsa pas tyre renditen Uran Ismaili, Sala Jashari dhe Vlora Çitaku.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani dhe Rrahman Rama.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesimin e mban Lumir Abdixhiku me mbi 71 mijë vota.

Hykmete Bajrami pozicionohet e dyta, e ndjekur nga Ukë Rugova. Në vazhdim renditen Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Armend Zemaj, ndërsa listën e dhjetëshes së parë e mbyllin Lutfi Haziri dhe Jehona Lushaku Sadriu.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, deri në përmbylljen e plotë e kësaj faze, për të vazhduar më pas me votat e diasporës. /Telegrafi




Policia heton disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren dhe Suharekë



Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të regjistruara gjatë ditës së parë të vitit 2026 në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas policisë, më 1 janar 2026, rreth orës 00:00, në Prizren është raportuar se në një rrjet social janë publikuar pamje ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja si dhe dy pistoleta pa fishekë. Lidhur me këtë rast, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

Pas inicimit të rastit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, i cili ka ndodhur rreth orës 02:00 në Suharekë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij ishte dëmtuar, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Po ashtu, më 1 janar 2026, rreth orës 14:47, në Prizren është raportuar një rast tjetër, ku një qytetar ka gjetur në oborrin e tij një predhë të kalibrit të panjohur.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar predhën si provë materiale. Edhe ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, dy të vdekur



Një aksident i rende ka ndodhur para pak min me pare ne aksin Lezhe- Shkodër.

Nga përplasja e forte e dy automjeteve ne afërsi të fshatit Gocaj, dyshohet se dy persona kane ndërruar jete.

Për nxjerrjen e trupave kane ndërhyre forcat zjarrfikëse të cilët me pas u morën me ato ambulance.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti. /tch/

Nisin reshjet e borĂ«s nĂ« qarkun e KukĂ«sit, temperaturat zbresin deri nĂ« –16°C



Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave.

Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius.

Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët. /tch/

Reagim i menjëhershëm i Policisë, një grua shpëton nga mbytja në lumin Ibër



Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, një qytetare është shpëtuar mbrëmë nga mbytja në lumin Ibër.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orĂ«s 22:00 Policia nĂ« MitrovicĂ« ka pranuar informacion se njĂ« person i gjinisĂ« femĂ«rore kishte rĂ«nĂ« nĂ« lumin IbĂ«r, nĂ« afĂ«rsi tĂ« urĂ«s sĂ« re nĂ« rrugĂ«n “Lah Nimani”, dhe ndodhej nĂ« rrezik pĂ«r jetĂ«n.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në shtratin e lumit kanë gjetur qytetaren në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia ka arritur ta nxjerrë atë nga uji, duke evituar rrezikun e mëtejmë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku, sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së saj, ajo kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte përfunduar në lumin Ibër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Drenas, vidhet kasaforta me armë, para dhe ar



Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas, ku nga një shtëpi janë vjedhur armë zjarri, para dhe stoli me vlerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në periudhën kohore nga data 21 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, ndërmjet orës 21:00 dhe 01:00.

Ankuesi, shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë marrë një kasafortë.

Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një shumë e konsiderueshme parash dhe ari, si dhe dy orë dore. Po ashtu, sipas ankuesit, është marrë edhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe hetimet janë në zhvillim. /Telegrafi/

Rikthehen kolonat në pika kufitare, mbi 1 orë pritjet për të dalë nga Kosova



Në disa prej pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është rikthyer ngarkesa në qarkullim, duke shkaktuar pritje të zgjatura për qytetarët që po dalin nga vendi.

Të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se, gjatë orëve të mëngjesit, në vendkalimet Merdarë dhe Dheu i Bardhë koha e pritjes për dalje nga Kosova shkon deri në 80 minuta.

Në Merdarë është raportuar kolonë automjetesh që arrin rreth 600 metra, ndërsa në pikën kufitare të Dheut të Bardhë kolona vlerësohet të jetë afërsisht 400 metra e gjatë.

Ndërkohë, në vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, me pritje që variojnë nga 3 deri në 5 minuta. /Telegrafi/

Sot i jepet lamtumira e fundit akademikut Nexhat Daci



Akademikut Nexhat Daci do t’i jepet lamtumira e fundit sot (02/02/2026), nĂ« njĂ« ceremoni solemne me nderime shtetĂ«rore, ndĂ«rsa prehja e tij e pĂ«rhershme do tĂ« jetĂ« nĂ« varrezat e Dragodanit.

Familjarët kanë bërë publike detajet e agjendës zyrtare të ceremonisë mortore.

Sipas njoftimit, homazhet për të ndjerin do të zhvillohen në hollin e Kuvendit të Kosovës, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:45.

Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, në sallën plenare të Kuvendit do të mbahet akademia përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij akademike dhe publike.

Ceremonia e varrimit është paraparë të zhvillohet nga ora 13:40 deri në 14:20, ndërsa e pamja do të mbahet gjatë ditëve 3, 4 dhe 5 janar.

Kur kanë mbetur 262 kuti - më të votuarit nga LVV, PDK dhe LDK



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit po vijon me intensitet.

Sipas të dhënave të fundit, janë përfunduar 2,295 vendvotime nga 2,557 sa janë gjithsej, që përbën rreth 89.75 për qind të procesit të numërimit.

Në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, prin Albin Kurti me mbi 312 mijë vota, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme. Pas tij renditet Glauk Konjufca me rreth 242 mijë vota.

Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati ndodhen shumë afër njëri-tjetrit, me mbi 127 mijë, përkatësisht 126 mijë vota.

Lista e mĂ« tĂ« votuarve tĂ« VV-sĂ« plotĂ«sohet nga Donika GĂ«rvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës nuk ka ndryshime të mëdha në renditje. Bedri Hamza vazhdon të jetë kandidati më i votuar, me mbi 140 mijë vota.

Arian Tahiri dhe PĂ«rparim Gruda mbajnĂ« vendet pasuese, ndĂ«rsa pas tyre renditen Uran Ismaili, Sala Jashari dhe Vlora Çitaku.

Në mesin e dhjetë kandidatëve më të votuar të PDK-së janë edhe Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani dhe Rrahman Rama.

Ndërkohë, në Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesimin e mban Lumir Abdixhiku me mbi 70 mijë vota.

Hykmete Bajrami pozicionohet e dyta, e ndjekur nga Ukë Rugova. Në vazhdim renditen Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Armend Zemaj, ndërsa listën e dhjetëshes së parë e mbyllin Lutfi Haziri dhe Jehona Lushaku Sadriu.

Procesi i numërimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, deri në përmbylljen e plotë. /Telegrafi/


Sot mot me diell, nuk do të mungojnë as reshjet e shiut herë pas here



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpeshta, të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell.

Sipas IHK-së, herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në zona dhe momente të caktuara, reshjet mund të përzihen ose të shndërrohen në borë, si pasojë e mbetjeve të masave ajrore të ftohta që po tërhiqen drejt lindjes së kontinentit.

Reshjet më të përqendruara parashihen në Rrafshin e Dukagjinit.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin nga -9 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të jenë ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius.

Sot nis numërimi i votave nga diaspora



Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht atyre përmes postës.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas tij, nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë tërhequr mbi 28 mijë e 500 pako, prej të cilave 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar.

Ndërkohë, nga votimi në përfaqësitë diplomatike kanë votuar 16,165 qytetarë apo 84.24%. /Telegrafi/

Ku dhe çka eksportoi Kosova më shumë gjatë vitit 2025



Statistikat zyrtare pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor 2025 tregojnĂ« se Kosova ka realizuar eksporte tĂ« konsiderueshme, kryesisht drejt vendeve tĂ« rajonit dhe Bashkimit Evropian, ndĂ«rsa industria e pijeve mbetet sektori dominues i eksporteve.

Sipas statistikave që ka siguruar Zëri nga Dogana e Kosovës, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vendet ku Kosova ka eksportuar më shumë.

Top 10 shtetet ku Kosova ka eksportuar më së shumti (sipas sasisë):

  1. ShqipĂ«ri – 38,135,646
  2. Maqedonia e Veriut – 29,299,750
  3. Turqi – 9,773,293
  4. Itali – 6,475,230
  5. Bullgari – 5,647,172
  6. Serbi – 5,596,684
  7. Mali i Zi – 4,620,140
  8. Gjermani – 4,602,711
  9. ZvicĂ«r – 4,270,647
  10. Suedi – 2,063,812

Këto të dhëna konfirmojnë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë tregjet kryesore për produktet kosovare, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e eksporteve shkon edhe në BE dhe Turqi.

Top 10 produktet më të eksportuara nga Kosova (sipas sasisë):

Pije freskuese (ujĂ« me shtesa) – 59,454,548

UjĂ« mineral natyral, jo i karbonuar – 18,494,324

BirrĂ« nĂ« shishe – 7,827,529

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve – 6,845,923

PĂ«lhura tekstili (fibra sintetike) – 5,368,161

Produkte tĂ« tjera tĂ« pijeve (kategori tjetĂ«r) – 3,531,365

PĂ«lhura tekstili (variant tjetĂ«r) – 3,057,765

Tulla ndĂ«rtuese prej qeramike – 2,940,618

Shishe dhe ambalazh plastik – 2,187,818

VerĂ« e kuqe – 1,233,547

Sipas këtyre statistikave, pijet freskuese, uji mineral dhe birra përbëjnë shtyllën kryesore të eksporteve të Kosovës, ndërsa tekstili, ndërtimtaria dhe ambalazhi industrial zënë një rol të rëndësishëm plotësues.

Të dhënat tregojnë se eksportet e Kosovës janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve rajonale, me një prani të qëndrueshme edhe në vendet e Bashkimit Evropian, duke reflektuar strukturën aktuale të prodhimit dhe industrisë vendore.

Nisma bën koalicion me LDK-në në Malishevë, Ademaj zgjidhet Kryesues i Kuvendit



Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është zgjedhur kryesuesi i ri i këtij organi.

Me shumicë votash të anëtarëve të Kuvendit Komunal, për kryesues u zgjodh Fatmir Ademaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Kuvendi Komunal i Malishevës përbëhet nga gjithsej 27 anëtarë, ku Nisma Socialdemokrate ka 13 përfaqësues, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjashtë, LDK katër, Lëvizja Vetëvendosje tre dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) një anëtar.

Pas zgjedhjes, Ademaj falënderoi anëtarët e Kuvendit për besimin e dhënë, duke u zotuar se do ta ushtrojë funksionin e tij me paanshmëri dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Malishevës. /Telegrafi/

Prishtina feston sonte ndërrimin e viteve, aktivitetet nisin nga ora 18:00



Në kryeqytet sonte shënohet ndërrimi i viteve me një program festiv të organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet festive nisin nga ora 18:00 dhe do të zgjasin deri pas mesnatës, duke ofruar muzikë live dhe performanca artistike për qytetarët që do të festojnë Vitin e Ri në shesh.

Qytetarët janë ftuar të marrin pjesë në numërimin tradicional për ndërrimin e viteve pak para mesnatës, i cili do të shoqërohet me shfaqje fishekzjarresh.

“NĂ«n organizimin e Kryetarit tĂ« Kryeqytetit, PĂ«rparim Rama, kjo mbrĂ«mje vjen si njĂ« festĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t – me muzikĂ«, gĂ«zim dhe energji pozitive pĂ«r ta nisur vitin e ri sĂ« bashku”, thuhet nĂ« njoftimin e KomunĂ«s.

Sipas agjendĂ«s sĂ« publikuar, programi pĂ«rfshin nisjen e aktiviteteve me DJ nga ora 18:00, ndĂ«rsa nga ora 23:30 deri nĂ« 00:30 do tĂ« performojnĂ« Jehona Lumi & Band. Pas mesnatĂ«s, nĂ« orĂ«n 00:40, skena do t’i takojĂ« Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestra.

Komuna e Prishtinës u ka uruar mirëseardhje të gjithë qytetarëve dhe ka ftuar ata që të bëhen pjesë e festës së ndërrimit të viteve në kryeqytet.


Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 12 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimet për përfshirje në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, si dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« pandehurit fizikĂ« N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B. dhe I.E., si dhe personat juridikĂ« “A&F P.” Sh.p.k, “S.” Sh.p.k dhe “Sh.G” Sh.p.k, dyshohet se kanĂ« keqpĂ«rdorur detyrat zyrtare, kanĂ« falsifikuar dokumente dhe kanĂ« manipuluar procedurat e prokurimit publik me qĂ«llim tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« kundĂ«rligjshĂ«m pasuror.

Në aktakuzë thuhet se të pandehurit A.M. dhe N.D., në periudhën nga 2 prilli 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit për blerjen e pakove të pajisjeve për fusha lëndore dhe mirëmbajtje, të cilat, sipas Prokurorisë, kanë favorizuar operatorin fitues dhe kanë përjashtuar padrejtësisht operatorë të tjerë ekonomikë. Si pasojë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm në vlerë prej 1,824,970 euro.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., në periudhën nga 26 tetori 2020 deri më 27 nëntor 2023, duke vepruar si persona zyrtarë pranë MASHTI-t, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, kanë kontraktuar produkte me çmime deri në 1,900 për qind më të larta se çmimet e tregut, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në vlerë prej 2,148,282.35 euro.

Në aktakuzë theksohet gjithashtu se, në kundërshtim me kushtet kontraktuale, janë lejuar dorëzime të produkteve me origjinë nga Kina dhe Turqia, në vend të produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian, siç ishte paraparë në kontratë. Si pasojë e këtyre veprimeve, sipas Prokurorisë, buxheti i shtetit është dëmtuar edhe për 3,626,243.80 euro të tjera.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se do të vazhdojë ndjekjen penale të këtij rasti në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/


Osmani viziton fëmijët në Hemato-Onkologji, përcjell mesazh shprese në prag të Vitit të Ri



Në ditën e fundit të vitit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në repartin e hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, ku janë duke u trajtuar fëmijë me sëmundje të rënda, për të cilët ajo përcolli mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti.

Gjatë kësaj vizite, Osmani u takua nga afër me fëmijët dhe prindërit e tyre, duke vlerësuar forcën dhe përkushtimin që ata po tregojnë në përballje me sfida të mëdha shëndetësore. Ajo theksoi se guximi i fëmijëve dhe dashuria e familjarëve përbëjnë shembull frymëzimi për shoqërinë.

Presidentja vuri në dukje se, ndonëse koha në ambiente të tilla duket se ecën më ngadalë, shpresa mbetet gjithmonë e gjallë dhe e fortë.

“Uroj qĂ« viti qĂ« vjen tĂ« sjellĂ« shĂ«ndet, shĂ«rim, gĂ«zim dhe mrekulli tĂ« vogla e tĂ« mĂ«dha pĂ«r kĂ«ta fĂ«mijĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe pĂ«r familjet e tyre”, deklaroi Osmani.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidentja përshkroi vizitën si një përvojë të veçantë, duke theksuar se repartet e tilla dëshmojnë se shpresa dhe dashuria janë forca të pazëvendësueshme në procesin e shërimit.

Ajo falënderoi gjithashtu stafin mjekësor për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm në kujdesin ndaj fëmijëve. /Telegrafi/


Ambasada amerikane uron Vitin e Ri, liston bashkëpunimet që rriten ekonominë e Kosovës



Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shënuar ndërrimin e viteve me një mesazh urimi drejtuar qytetarëve, miqve dhe partnerëve në vend, duke vënë theksin në bashkëpunimin dhe vlerat e përbashkëta mes dy vendeve.

Në urimin e saj, Ambasada shprehu shpresën që viti i ardhshëm të sjellë zhvillim, paqe dhe mirëqenie për të gjithë.

“UrojmĂ« qĂ« viti qĂ« vjen tĂ« sjellĂ« paqe, prosperitet dhe progres tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. GĂ«zuar Vitin e Ri nga tĂ« gjithĂ« ne nĂ« AmbasadĂ«n e SHBA-sĂ« nĂ« PrishtinĂ«â€, thuhet nĂ« mesazhin e publikuar.

Përmes një video-mesazhi të realizuar nga stafi i Ambasadës, u theksua bashkëpunimi i ngushtë i zhvilluar gjatë vitit që po mbyllet, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Kosovë. Në këtë kontekst, u përmend edhe roli i kompanive amerikane që kanë investuar në vend.



Shefi i njësitit ekonomik në Ambasadën e SHBA-së, Micah Savidge, tha se këto partneritete kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin e mundësive ekonomike.

“BashkĂ«punimi ynĂ« ka ndihmuar nĂ« ndĂ«rtimin e sektorit privat tĂ« KosovĂ«s dhe nĂ« zgjerimin e mundĂ«sive. KĂ«to partneritete janĂ« njĂ« kujtesĂ« se kur bizneset nĂ« KosovĂ« punojnĂ« me Shtetet e Bashkuara, ato zgjedhin inovacionin, cilĂ«sinĂ« dhe besueshmĂ«rinĂ«â€, u shpreh ai, duke shtuar se mbĂ«shtetja amerikane do tĂ« vazhdojĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen.

NdĂ«rkohĂ«, drejtori pĂ«r Çështjet NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« NarkotikĂ«ve dhe Zbatimit tĂ« Ligjit, Kevin Miles, vuri nĂ« pah progresin e arritur nĂ« fushĂ«n e sigurisĂ«, duke pĂ«rmendur bashkĂ«punimin me institucionet kosovare.

“Ne ndĂ«rmorĂ«m hapa domethĂ«nĂ«s pĂ«r t’i bĂ«rĂ« tĂ« dy kombet tona mĂ« tĂ« sigurta, duke punuar krah pĂ«r krah me institucionet e sigurisĂ« sĂ« KosovĂ«s”, tha Miles, duke pĂ«rmendur operacionet e ekstradimit, sigurinĂ« kibernetike dhe luftimin e krimit tĂ« organizuar si fusha kyçe tĂ« bashkĂ«punimit. /Telegrafi/

Luksemburgu ndan mbi 1 milion euro për ide inovative në Kosovë



LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, vazhdon mbështetjen për bizneset inovative në Kosovë, duke u ofruar kompanive fituese prej 100 mijë deri në 350 mijë euro bashkëfinancim për zgjidhje inovative digjitale dhe të gjelbra.

Pas suksesit të edicionit të parë, LuxDev, ka lansuar edicionin e dytë të LuxAid Demostration Fund (LDF) për mbështetje të zgjedhjeve inovative të bizneseve në Kosovë. Përmes thirrjes së re, LuxAid Demonstration Fund synon të bashkëfinancojë projekte biznesore inovative në dy fusha: inovacionin digjital dhe inovacionin e gjelbër.

Përmes LuxAid Demonstration Fund, mbi 1 milion euro do të vihen në dispozicion dhe bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë bashkëfinancim deri në 350,000 euro për projektet e tyre, me qëllim zgjerimin e aktivitetit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe krijimin e ndikimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në Kosovë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 6 shkurt 2026.

Thirrja do të mbështesë kompanitë, projektet ekzistuese të të cilave fokusohen në fusha si: inteligjenca artificiale, analiza e të dhënave, automatizimi, fintech, e-commerce, siguria kibernetike, ofrimi i shërbimeve ICT të gatshme për eksport, zgjidhje inovative që ndërlidhin tranzicionin digjital dhe tranzicionin e gjelbër me punësimin si dhe zgjidhje HealthTech dhe e-shëndetësisë, me fokus të veçantë në kujdesin kardiovaskular.

Po ashtu, do të mbështeten zgjidhje inovative që tashmë funksionojnë dhe kanë treg, të cilat synojnë kursimin e energjisë dhe kalimin drejt energjisë së pastër, zbatimin e modeleve të ekonomisë qarkore dhe shfrytëzimin e mbetjeve, si dhe ofrimin e zgjidhjeve për përballjen me ndryshimet klimatike, veçanërisht në reduktimin e emetimeve të CO2 dhe në menaxhimin efikas të burimeve të tjera natyrore.

Nga kjo mbështetje mund të përfitojnë kompanitë që janë të regjistruara në Kosovë para 1 nëntorit 2022, punësojnë të paktën pesë persona, kanë qarkullim nën 50 milionë euro dhe ofrojnë një produkt ose shërbim inovativ të testuar në treg, me të ardhura të dëshmuara për së paku një vit nga zgjidhja inovative.

Projektet duhet të kenë kohëzgjatje një deri në dy vite dhe aplikantët duhet të jenë në gjendje të bashkëfinancojnë të paktën 50% të shpenzimeve totale.

Nga të gjitha aplikimet, dhjetë kandidatë që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të përfitojnë mentorim për realizimin e propozimit dhe përgatitjen e prezantimit përpara komisionit përzgjedhës. Prezantimet para komisionit përzgjedhës pritet të mbahen në qershor të vitit 2026, ndërsa vendimi final do të shpallet në korrik 2026, me përzgjedhjen e tre deri në katër projekteve fituese.

Një webinar informues do të mbahet më 14 janar 2026, në ora 10:00, ndërsa dy sesione informuese me prani fizike do të organizohen më 21 dhe 28 janar 2026. /Telegrafi/

❌