Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PDK: Haxhiu dhe Beqa luftojnë për mandat, 200 vota dallim në rezultatin e fundit

Në garën për mandatin e fundit të deputetit në Partinë Demokratike të Kosovës, rezulton një dallim prej rreth 200 votash mes Bekim Haxhiut dhe Hajdar Beqës.

Sipas rezultateve të përmbledhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Bekim Haxhiu ka siguruar 20,392 vota, që përbëjnë rreth 95.76% të votave të numëruara deri tani. Ndërkaq, Hajdar Beqa ka mbledhur 20,192 vota.

Kjo është përplasja për ulësen e 20-të, ndërsa tri ulëset pas saj janë rezervuar për kandidatët gra, sipas kuotës gjinore, që do të shërbejnë për të siguruar përfaqësim të barabartë në Kuvendin e Kosovës.

Në këto ulëse, janë projektuar të sigurojnë vendin Blerta Deliu-Kodra, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arbnora Salihu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK: Haxhiu dhe Beqa luftojnë për mandat, 200 vota dallim në rezultatin e fundit appeared first on Sinjali.

“Nuk jam narkos”, Presidenti i Kolumbisë i kundërpërgjigjet akuzës së Trumpit

Presidenti i Kolumbisë, Gustoavo Petro, mbrojti rezultatet e qeverisë së tij në luftën kundër drogës, pas deklaratave kërcënuese të Donald Trump se do të ndërmerrte veprime ushtarake edhe ndaj tij.

Trump dha të dielën se Kolumbia drjetohej nga një njeri i sëmurë të cilit i pëlqen të prodhojë drogë dhe ta shesë në SHBA, por që nuk do ta bënte dot edhe për shumë gjatë këtë.

Të hënën në mëngjes, Petro bëri një postim të gjatë në X, duke mbrojtur suksesin e administratës së tij në luftën kundër drogës. Ai tha se gjatë qeverisjes së tij është realizuar sekuestrimi më i madh i kokainës në historinë e botës dhe se është shkatërruar El Plateado, e quajtur ndryshe edhe “bursa e kokainës”, shkruan A2CNN.

“Unë nuk jam i paligjshëm, as nuk jam narkos. Si aseste kam vetëm një shtëpi të cilën ende e paguaj me rrogën që marr. Të dhënat e llogarisë sime bankare janë publike. Askush nuk mund të thotë se kam shpenzuar më shumë se sa kam rrogën. Nuk jam grykës”, tha Petro.

Ai gjithashtu shtoi se ka urdhëruar bombardime ndaj grupeve të armatosura të lidhura me trafikun e drogës gjatë mandatit të tij. Në lidhje me deklaratat e Trump, ai tha se do përgjigjet pasi të ketë kontrolluar përkthimin dhe të ketë marrë vesh “kuptimin e vërtetë” të fjalëve të presidentit amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Nuk jam narkos”, Presidenti i Kolumbisë i kundërpërgjigjet akuzës së Trumpit appeared first on Sinjali.

52 aksidente dhe mbi 2200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Në 24 orët e fundit, policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku, nga të cilat 33 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 19 të tjera kanë pasur persona të lënduar.

Përveç aksidenteve, janë shqiptuar gjithsej 2244 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut gjatë këtij periudhe.

Gjatë kontrolleve të rregullta, 12 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të rëndësishme të ligjit.

Policia vazhdon apelin për kujdes të shtuar në rrugë, duke ftuar qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet dhe rreziqet që mund të shkaktojnë ato.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 52 aksidente dhe mbi 2200 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë appeared first on Sinjali.

“Qyteti i sigurt”: Çfarë ndryshon nga shkurti për shoferët në Maqedoninë e Veriut?

Maqedonia e Veriut po ndërmerr hapa drejt rritjes së sigurisë në komunikacion, duke vendosur një sistem të avancuar të mbikëqyrjes me kamera. Përmes projektit “Qyteti i sigurt”, autoritetet synojnë t’i zvogëlojnë shkeljet rrugore, t’i parandalojnë aksidentet dhe ta ulin numrin e të lënduarve dhe viktimave në trafik.

Gjatë një periudhe testimi, kamerat kanë regjistruar katër shkelje rrugore. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se diapazoni do të zgjerohet dhe se projekti “Qyteti i sigurt” do të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit.

Sipas statistikave dhe pohimeve të policisë, kamerat tashmë po i “edukojnë” shoferët, pasi në Shkup është ulur si numri i shkeljeve dhe i të lënduarve në komunikacion.

Çfarë dihet deri tani para se të nisë zbatimi i projektit më 1 shkurt?

Periudha testuese filloi më 1 dhjetor 2025 dhe do të përfundojë në fund të janarit. Gjatë periudhës testuese, shoferët do të marrin vetëm vërejtje, ndërsa nga 1 shkurti 2026 do të shqiptohen gjoba për shkeljet që do t’i regjistrojnë kamerat.

Përveç kryeqytetit Shkup, sistemi do të jetë aktiv edhe në Kumanovë dhe Tetovë. Pajisje janë vendosur edhe në korridoret 8 dhe 10.

Ministria e Brendshme thotë se synimi është që gjatë vitit 2026 projekti të zbatohet në të gjithë territorin e shtetit.

Në fazën fillestare, kamerat regjistrojnë katër shkelje: parkim të parregullt, kalim në dritë të kuqe, drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalim shpejtësie.

Për tejkalimin e shpejtësisë, është paralajmëruar një prag tolerance që do të jetë: 6 kilometra në orë për vendet ku shpejtësia maksimale është deri në 100 kmh; 8 kmh për shpejtësi mbi 100 kmh dhe 12 kmh për vendet ku shpejtësia maksimale e lejuar është mbi 200 kmh.

“Kjo nuk do të thotë se nëse dikush bën ndonjë shkelje gjatë drejtimit të automjetit dhe vozit me 52 kmh, për të nuk do të vlejnë dispozitat e Kodit Penal, nëse kemi lëndim trupor ose lëndim të rëndë trupor të ndonjë pjesëmarrësi në komunikacion”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Përveç kamerave në rrugë, Ministria paralajmëron se do të vihen në përdorim edhe automjete policore, të cilat, gjithashtu përmes kamerave të integruara në sistemin “Qyteti i Sigurt”, do të regjistrojnë shkelje dhe do të dërgojnë vërejtje.

Në të ardhmen, përveç shtrirjes së sistemit në të gjithë shtetin, Ministria planifikon të zgjerojë edhe gamën e shkeljeve që do të detektohen nga kamerat. Megjithatë, për momentin nuk ka afat të saktë.

“Zgjerimi i diapazonit të shkeljeve që do t’i detektojë sistemi ka për qëllim të ulim shkaqet dhe jo vetëm pasojat. Qëllimi përfundimtar është siguria në të gjithë territorin dhe ulja e numrit alarmant të viktimave në komunikacion”, tha Ministria për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Si funksionon sistemi “Qyteti i sigurt”?

Kur bëhet një shkelje në komunikacion, përmes një mesazhi në numrin e telefonit dhe në adresën e emailit që pronari i automjetit ka lënë gjatë regjistrimit, mbërrin një vërejtje. Në mesazh ka një lidhje (link) që çon drejtpërdrejt te procesverbali i shkeljes. Në ka të dhëna se me cilin automjet është kryer shkelja, në cilën orë, në cilin vend dhe gjoba që duhet të paguhet.

Gjoba i dërgohet në emër të pronarit të automjetit, pavarësisht se kush e ka drejtuar atë.

Gjatë periudhës testuese, një pjesë e qytetarëve kishin edhe vërejtje për dobësitë e sistemit, të cilat institucionet përgjegjëse duhet t’i zgjidhin.

Për parregullsi, ndryshim të të dhënave dhe çështje të tjera që kanë shoferët, ministria ka hapur një sportel në ndërtesën e vet në Shkup. Ekziston edhe mundësia për dërgimin elektronik të vërejtjeve në adresën e emailit.

Ministria paralajmëron se do të vihet në përdorim edhe një platformë digjitale përmes së cilës qytetarët do të mund t’i përditësojnë të dhënat dhe të marrin informacione nga sistemi “Qyteti i sigurt”.

Që sistemi të mund të zbatohet, institucionet përkatëse kanë përgatitur edhe ndryshime në një sërë zgjidhjesh ligjore, si ligjet për automjetet, për ekzekutimin e sanksioneve, për kundërvajtjet dhe Kodin Penal. Një pjesë e ndryshimeve tashmë janë miratuar në kuvend, ndërsa një pjesë janë në procedurë dhe ende duhet të marrin dritën jeshile nga deputetët.

Shumica e qytetarëve e mbështesin projektin

Po çfarë mendojnë qytetarët – a është futja e projektit “Qyteti i sigurt” një gjë e mirë apo e keqe dhe a do ta përmirësojë sigurinë në komunikacion – ishte edhe pyetja që REL-i ua parashtroi qytetarëve në një video-anketë nëpër kryeqytet. Shumica e tyre e mbështetën projektin.

“Është një punë e shkëlqyer. Duhet të zgjidhet ky kaos në komunikacion. Mendoj se kjo do të jetë parandaluese. Por, ne jemi të tillë – vetëm ndëshkimi funksionon. Politikë ndëshkuese, pa mëshirë për askënd, jo selektive, për disa kështu e për disa ashtu. Për të gjithë njësoj dhe do të vendoset rregulli”, thotë Sllobodan Danevski.

“Është mirë për të vendosur rregull, sepse vozitet shumë shpejt”, theksoi një qytetare nga Shkupi, Dragana.

Megjithatë, ajo shtoi se çështja e privatësisë duhet të rregullohet me ligj.

“Eh, do të përmirësohet”, komentoi me skepticizëm një tjetër qytetar nga Shkupi, duke shtuar: “Do të mbledhin para për qeverinë”.

Toshkovski: Është ulur numri i të lënduarve

Nga ana tjetër, institucionet përgjegjëse pohojnë se rezultate tashmë ka edhe gjatë rreth një muaji të kaluar – sa zgjat periudha testuese në Shkup – kur bëhet fjalë për sigurinë në komunikacion.

“Me qetësimin e komunikacionit në Shkup, qytetarët kontribuuan drejtpërdrejt në uljen e numrit të të lënduarve që trajtohen në Qendrën e Traumës pranë Qendrës Klinike. Me respektimin e rregullave, që është dukshëm më i madh krahasuar me fillimin e projektit, janë ulur ndjeshëm vërejtjet dhe kemi një ulje konkrete të numrit të personave të lënduar që dërgohen në Klinikën e Traumës”, deklaroi Toshkovski më 26 dhjetor.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministria, ditën e parë të fillimit të periudhës testuese – më 1 dhjetor – kamerat në Shkup regjistruan plot 110.000 shkelje. Prej tyre, rreth 90% ishin për tejkalim shpejtësie. Vetëm një ditë më pas, më 2 dhjetor, shifra ra ndjeshëm në 50.652 shkelje për 24 orë.

Pasojat fatale nga aksidentet e komunikacionit në Maqedoninë e Veriut janë mbi mesataren evropiane, e cila është 45 viktima në vit për një milion banorë. Bilanci i zi në rrugët maqedonase është 65 viktima në vit për një milion banorë, ose një të katërtën më shumë se vendet evropiane.

Në tetë muajt e parë të vitit 2025, në aksidente komunikacioni në vend kanë humbur jetën 91 persona, ose mesatarisht 11.3 persona në muaj.

Në vitin 2024, numri i viktimave në rrugë ishte 142 persona, ose mesatarisht 11.8 jetë të humbura në muaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Qyteti i sigurt”: Çfarë ndryshon nga shkurti për shoferët në Maqedoninë e Veriut? appeared first on Sinjali.

A e ka radhën Kolumbia pas Venezuelës? Çka po mundohet të paralajmërojë Trump?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka se fatin e udhëheqësit të Venezuelës do të ketë edhe Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Teksa udhëtonte në avionin presidencial Air Force One, të dielën, Trump e quajti Petron një njeri të sëmurë që prodhon kokainë dhe e shet në SHBA, përcjell A2 CNN.

“Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë, të cilit i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë në Shtetet e Bashkuara. Por nuk do ta bëjë këtë edhe për shumë gjatë”, tha Trump.

I pyetur nëse SHBA do të ndërmerrte një operacion ushtarak në Kolumbi, të ngjashëm me atë në Venezuelë, Trump tha: “Më duket ide e mirë”.

Petro kritikoi sulmin amerikan në Venezuelë duke e quajtur një goditje ndaj sovranitetit të Amerikës Latine. Ndërkohë, të hënën, Maduro do të dalë për herë të parë para Gjykatës Federale në Manhatan, ku do të njihet zyrtarisht me akuzat. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A e ka radhën Kolumbia pas Venezuelës? Çka po mundohet të paralajmërojë Trump? appeared first on Sinjali.

Gazeta prestigjioze austriake: Fate Velaj, nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë

Gazeta prestigjioze austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar një artikull Ambasadorit të Shqipërisë në Austri, Fate Velaj. Nën titullin “Nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë”, ajo përshkruan rrugëtimin e tij që nga viti 1991: etapat kryesore të jetës si emigrant, shndërrimin në piktor, fotograf, shkrimtar dhe krijues politikash kulturore për Bashkimi Evropian, si […]

The post Gazeta prestigjioze austriake: Fate Velaj, nga pjatalarës në diplomat të nivelit të lartë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama do ketë fatin e Maduros! Do vijnë forcat Delta të SHBA-së apo…

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi pas daljes nga ambientet e SPAK se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e Presidentit të Venezuelës, Nicola Maduros i cili u arrestua me urdhër të Donald Trump. Duke e cilësuar kryeministrin si “Ramaduro”, Berisha u shpreh se Rama vetë ka pranuar se është fajtor, por sipas tij është justifikuar […]

The post Berisha: Rama do ketë fatin e Maduros! Do vijnë forcat Delta të SHBA-së apo… appeared first on BoldNews.al.

Vrasësi shqiptar që postonte TikTok nga burgu britanik pritet të deportohet në Shqipëri/ EMRI

Një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje dhe që shpesh ka postuar video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik duke kërkuar të kthehej në atdhe, pritet më në fund të deportohet në Shqipëri si pjesë e një skeme transferimi të të burgosurve që u kushton taksapaguesve britanikë rreth 4 milionë paund […]

The post Vrasësi shqiptar që postonte TikTok nga burgu britanik pritet të deportohet në Shqipëri/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve

Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit 2026. Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq. Udhëtarët e […]

The post Moti i keq/ Vështirësi në lundrimet Durrës-Bari, ja si ndikohen linjat e trageteve appeared first on BoldNews.al.

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëpandehurve. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e 2 prej avokatëve mbrojtës, një prej të cilëve avokatja kryesisht e caktuar për Veliajn. Përmes e-mail-it avokatja kërkonte shtyrje për shkak se ndodhej jashtë vendit. Në seancë […]

The post Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i ‘Si’ për bursat në fillim të vitit: Forcohet dollari, bie Bitcoin

Nga Gazeta ‘SI’- Për sa kohë EURUSD do të tregtohet nën vlerën 1.174, trendi do të jetë negativ me objektiv 1.159. Tregtimi mbi vlerën 1.174 e avancon lëvizjen rritëse drejt rezistencës 1.192.

Për sa kohë GBPUSD do të tregtohet nën vlerën 1.348, trendi do të jetë rënës me objektiv 1.335. Tregtimi mbi vlerën 1.348 hap rrugën për avancim të mëtejshëm me target 1.355.

Për sa kohë USDJPY do të tregtohet mbi vlerën 156.2, trendi do të jetë pozitiv me target 158.8. Tregtimi nën vlerën 156.2 do të pasohej nga testimi i suportit 155.6.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet mbi vlerën 48,100, trendi i fillimjavës do të jetë rritës me objektiv 48,870. Tregtimi nën vlerën 48,100 e thellon rënien drejt suportit 47,550.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 57.7, trendi do të jetë rënës me target 55. Tregtimi mbi vlerën 57.7 do të hapte rrugën për rritje të mëtejshme drejt rezistencës 58.8.

Për sa kohë BTCUSD do të tregtohet nën vlerën 91,400, trendi do të jetë rënës me objektiv 90,500. Tregtimi mbi vlerën 91,400 hap rrugën për testimin e rezistencës 92,100.

The post Parashikimi i ‘Si’ për bursat në fillim të vitit: Forcohet dollari, bie Bitcoin appeared first on Gazeta Si.

Skizma mes Arabisë dhe Emirateve mund ta vështirësojë edhe më shumë punën e Trumpit



Nga: Daniel R. DePetris / Newsweek
Përkthimi: Telegrafi.com

Lindja e Mesme ka mjaft probleme edhe ashtu siç është.

Lufta në Gazë mund të jetë pezulluar përkohësisht, por përpjekja e administratës Trump për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar për çarmatosjen e Hamasit, do të thotë se plani i paqes me 20 pika i presidentit Trump është, në rastin më të mirë, i brishtë. Programet bërthamore dhe të raketave të Iranit pësuan goditje pas luftës 12-ditore në qershor, megjithatë, përpjekjet e Teheranit për të rindërtuar kapacitetin e tij ushtarak kanë shtyrë Trumpin të kërcënojë me një tjetër sulm. Ndërkohë, Siria mbetet në një periudhë të vështirë tranzicioni, në të cilën qeveria e re e udhëhequr nga ish-komandanti i Al-Kaedës, Ahmed al-Sharaa, po përpiqet të konsolidojë autoritetin e vet.

Tashmë mund t’ia shtojmë kësaj përzierje edhe një krizë në Gjirin Persik, një krizë që mund të komplikojë më tej agjendën më të gjerë diplomatike të administratës Trump në rajon. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dy nga partnerët më të afërt të Uashingtonit në Lindjen e Mesme, janë tashmë në përplasje të hapur mes tyre në Jemen, një vend vazhdimisht i trazuar i cili në dekadën e fundit ka qenë në gjendje të luftës civile.

Arabia Saudite dhe Emiratet zakonisht përshkruhen si partnerë strategjikë, në mos aleatë.

Kjo nuk është krejtësisht e pasaktë; dy fuqitë e Gjirit bashkëpunojnë në një sërë çështjesh të sigurisë. Të dyja vendet duan që qeveria e re e Sirisë të ketë sukses dhe ishin të shpejta në ofrimin e mbështetjes politike dhe ekonomike për Sharaan - pasi forcat e tij përmbysën regjimin e Assadit. Të dyja janë historikisht dyshuese ndaj qëllimeve të Iranit. Si sauditët ashtu edhe emiratasit janë të lumtura që trupat amerikane ndodhen në tokat e tyre. Dhe, të dyja do të donin të shihnin shkatërrimin e Hezbollahut në Liban.

Megjithatë, interesat e dy vendeve nuk janë identike. Teksa ekonomitë dhe ndikimi i tyre gjeopolitik janë rritur, princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman [MBS], dhe presidenti i Emirateve, Mohammed Bin Zayed [MBZ], janë përpjekur ta shndërrojnë këtë kapital në fuqi. Për MBS-në, kjo lidhet me sigurimin e stabilitetit politik në rajon në mënyrë që mbretëria të ketë kohë të modernizojë ekonominë e saj. MBZ-ja, nga ana tjetër, duket se ka një perceptim tjetër për mënyrën si duhet ushtruar fuqia. Në Sudan, për shembull, Emiratet janë mbështetësi kryesor i huaj i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, një milici që ka ndihmuar në zhytjen e këtij vendi të madh afrikan në një nga luftërat më të këqija civile në botë. Sauditët, për dallim, janë në anën tjetër të këtij konflikti dhe janë përfshirë më shumë në zgjidhje diplomatike.

Megjithatë, Jemeni është vendi ku interesat saudite dhe emiratase përplasen më dhunshëm. Dikur, Riadi dhe Abu Dabi ishin organizatorët kryesorë të një koalicioni ushtarak që kishte për qëllim rrëzimin me forcë të Lëvizjes Huti të mbështetur nga Irani. Por, me kalimin e kohës dhe me ngërçin që u krijua në luftë, Emiratet vendosën të tërhiqeshin, hoqën shumicën e forcave të tyre nga vendi në vitin 2019 dhe që atëherë janë përqendruar në krijimin e përfaqësuesve të besueshëm në pjesën jugore të vendit. Sauditët gjithashtu janë tërhequr ushtarakisht, por ende e shohin stabilitetin e Jemenit si të pandashëm nga interesi i tyre.

Problemi është se qeveria e Jemenit, e njohur ndërkombëtarisht, kalon po aq kohë duke luftuar veten sa edhe hutët. Këshilli Presidencial i Udhëheqjes, që supozohej të bashkonte elementët anti-Huti në një administratë të unifikuar, në realitet është një përzierje interesash konkurruese; sauditët kanë të preferuarit e tyre dhe emiratasit të vetët. Rastësisht, i preferuari i Emirateve, Këshilli Tranzitor Jugor (STC), është forca më e fuqishme në terren dhe ka humbur durimin me procesin normal. STC-ja, që ka për synim afatgjatë krijimin e një shteti të pavarur në Jugun e Jemenit, ka kaluar javën e fundit duke marrë territore, përfshirë zona pranë kufirit jugor të Arabisë Saudite.

Sauditët reaguan me shpejtësi. Të martën, më 30 dhjetor, Riadi ndërmori sulme ajrore kundër një autokolone që sipas tyre po furnizonte STC-në me armë nga Emiratet. Ministria e Jashtme Saudite gjithashtu publikoi një deklaratë ku praktikisht fajësonte Emiratet për destabilizimin e Jemenit. Më 2 janar, sulme të tjera ajrore saudite goditën pozicionet e STC-së dhe forcat jemenase, të mbështetura nga sauditët, nisën një operacion për rimarrjen e territorit. Emiratet janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin mes shprehjes së kundërshtimeve, mbrojtjes së interesave të tyre dhe shpalljes së tërheqjes së të gjitha forcave të tyre. Nëse MBS-ja do t’i shohë këto shpallje si një mundësi për shpërshkallëzim, kjo mbetet për t’u parë.

Si do të ndikojë kjo përçarje në Gjirin Persik, në iniciativat e Trumpit në rajon? Në planin afatshkurtër, ndoshta nuk do të ketë ndonjë ndikim. Përplasja Saudite-Emiratase është e kufizuar kryesisht në Jemen, një vend të cilin administrata Trump e sheh me interes vetëm për aq kohë sa Lëvizja Huti vazhdojnë të sulmojnë cisternat civile në Detin e Kuq. Sulmet e hutëve janë zbehur kohët e fundit. Shtëpia e Bardhë ka gjasa të mos shpenzojë shumë kapital politik për Jemenin, pavarësisht luftimeve të fundit.

Megjithatë, nëse Riadi dhe Abu Dabi nuk arrijnë një kompromis për mënyrën se si duhet qeverisur Jemeni, si duhet strukturuar milicitë anti-Huti dhe çfarë marrëveshjesh sigurie duhet të zbatohen përgjatë kufirit të përshkueshëm të Jemenit, rivaliteti mund të përhapet edhe në fusha të tjera të politikës. Rindërtimi i Gazës mund të bëhet edhe më i ndërlikuar nëse sauditët dhe emiratasit fillojnë të punojnë në kahe të kundërta. E njëjta vlen për Sirinë, ku forcimi i shtetit të ri mund të bëhet i pamundur nëse MBS-ja dhe MBZ-ja fillojnë ta shohin Levantin si një arenë rivaliteti dhe jo bashkëpunimi.

Për Trumpin, asnjë nga këto nuk do të ishte në veçanti e dobishme. /Telegrafi/

A po kërcënon Trump me një sulm të dytë në Venezuelë?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara mund të nisin një sulm të dytë ushtarak ndaj Venezuelës pas kapjes së Presidentit Nicolas Maduro nëse anëtarët e mbetur të administratës nuk bashkëpunojnë me përpjekjet e tij për ta “rregulluar” vendin.

Komentet e Trumpit për gazetarët në bordin e avionit Air Force One ngritën mundësinë e ndërhyrjeve të mëtejshme ushtarake amerikane në Amerikën Latine dhe sugjeruan që Kolumbia dhe Meksika gjithashtu mund të përballen me veprime ushtarake nëse nuk e zvogëlojnë fluksin e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

“Operacioni Kolumbia më duket i mirë”, tha Trump, shkruan Reuters.

Ai tha gjithashtu se Kuba, një aleate e ngushtë e Venezuelës, “duket sikur është gati të bjerë” vetë pa ndërhyrje ushtarake amerikane.

Maduro ndodhet në një qendër paraburgimi në Nju Jork, duke pritur një paraqitje në gjykatë të hënën për akuzat për drogë.

Kapja e tij nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar pasiguri të thellë rreth asaj që e pret më tej kombin e pasur me naftë të Amerikës së Jugut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A po kërcënon Trump me një sulm të dytë në Venezuelë? appeared first on Sinjali.

Venezuela në sfidë me prodhimin e ulët të naftës, ndonëse ka rezervat më të mëdha në botë

Prodhimi global i naftës mbetet një tregues kyç i fuqisë gjeoekonomike dhe ekuilibrit të energjisë në vitin 2025. Edhe pse energjitë alternative po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme, nafta ende mbulon një pjesë të madhe të nevojave globale për transport dhe energji.

Në vitin 2025, prodhimi i naftës do të mbetet i përqendruar në disa shtete kryesore. Sipas të dhënave nga World Population Review, Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh i naftës, me rreth 17.8 milionë fuçi në ditë. Pas tyre vjen Arabia Saudite me 10.9 milionë fuçi, dhe Rusia me 10.8 milionë fuçi në ditë.

Venezuela, megjithëse ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë, me më shumë se 300 miliardë fuçi, nuk pritet të jetë ndër prodhuesit kryesorë deri në vitin 2025. Kjo për shkak të sfidave të shumta, si mungesa e investimeve, paqëndrueshmëria politike dhe sanksionet ndërkombëtare. Aktualisht, prodhimi në vend është në nivele të ulëta për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe infrastrukturore.

Në listën e prodhuesve të mëdhenj, pas Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Rusisë, qëndrojnë Kanadaja, Irani, Iraku dhe Kina, të cilët kontribuojnë gjithashtu në rritjen e pjesës së tyre në tregun global të naftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

The post Venezuela në sfidë me prodhimin e ulët të naftës, ndonëse ka rezervat më të mëdha në botë appeared first on Sinjali.

Kolona të gjata në pikat kufitare: Pritje deri në 2 orë për dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas informacionit të fundit, pritjet për dalje nga Kosova janë të gjata, me disa pika kufitare që raportojnë kohë të konsiderueshme pritjeje.

Në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje deri në 2 orë, ndërsa në Jarinje, situata është më e lehtë me pritje vetëm 5 minuta.

Përditësimet e tjera do të vijnë gjatë ditës për të informuar qytetarët për ndryshimet e mundshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kolona të gjata në pikat kufitare: Pritje deri në 2 orë për dalje nga Kosova appeared first on Sinjali.

Kosova: Shtet me dhjetëra pozita në detyrë

Duke filluar nga Qeveria që për gati një vjet është në detyrë, në një linjë vec pak më ndryshe janë edhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat po funksionojnë me ushtrues detyre.

Në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me ushtrues detyre është pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, Njësisë për inteligjencë Financiare, Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe Inspektorati Qendror i Punës.

Në atë të Drejtësisë, janë Avokatura Shtetërore, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Instituti për Mjekësi Ligjore dhe Inspektorati për Mbikëqyrjen e Punës së Institucioneve Korrektuese dhe Drejtorive Rajonale Sprovuese.

Ndërkohë që në MPB, me ushtrues detyre është Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Agjencina e Regjistrimit Civil.

Dhjetra pozita janë edhe brenda ministrive të tjera, që nuk kanë arritur të dalin jashta ushtruesit të detyrës.

Si pasojë e mungesës së funksionimit të Kuvendit të Kosovës, së fundmi i ka përfunduar mandati edhe avokatit i Popullit dhe pesë zëvendësit e tij, por që sipas ligjit ai vazhdon të jetë në krye të detyrës, deri të emërohet dikush tjetër.

Jo funksional për shkak të mungesës së bordit vazhdojnë të jenë edhe Komisioni i Pavarur për Media, e bordi i RTK-së.

Ndër pozitat më të rëndësishme që është me ushtrues detyre, por që së fundmi është ndërruar emri, është ajo e kryeprokurorit të shtetit.

Nga prilli i vitit 2022, e deri më 2025 Besim Kelmendi ishte ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit. Mes polemikave të shumta, ai u shkarkua nga Këshilli prokurorial e që në vend të tij, u caktua Agron Qalaj.

Procesi i pozitës së kryeprokurorit ka mbetur pezull, meqë KPK-ja nuk pajtohet edhe më tutje me mosdekretimin e Blerim Isufajt nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Edhe Korporata Energjetike e Kosovës mbetet edhe më tutje pa kryeshef ekzekutiv fuqiplotë që dy vjet e gjysmë, shkruan Dukagjini.

Që nga Prilli 2023, pas arrestimit, suspendimit e më vonë shkarkimit të ish-kryeshefit Nagip Krasniqi, ndërmarrja kryesore energjetike në vend është duke funksionuar me ushtrues detyre.

Prej shkarkimit të Evetar Zeqirit, në maj të 2025 edhe KOSST, vazhdon të udhëheqet me ushtrues detyre të kryeshefit ekzekutiv.

U.d ka edhe drejtoria e përgjithshme e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Vazhdimisht shoqëria civile në Kosovë, ka kritikuar qasjen e ekzekutivit duke thënë se po abuzohet me pozitat me ushtrues detyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova: Shtet me dhjetëra pozita në detyrë appeared first on Sinjali.

Seanca e parë në gjykatën e Nju Jorkut për ish-liderin e Venezuelës, Nicolás Maduro

Ish-lideri i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, do të paraqitet për herë të parë në gjykatën e Nju Jorkut, në një seancë që do të mbahet në mesditë, sipas orës lokale të SHBA-së.

Seanca do të zhvillohet para gjyqtarit të Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Alvin Hellerstein, një emërim i presidentit Bill Clinton dhe një gjyqtar me përvojë të gjerë, i cili ka mbikëqyrur disa raste të profilit të lartë gjatë karrierës së tij.

Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut ka njoftuar se çështja është lidhur me një aktakuzë të re ndaj Maduro-s, e cila është shpallur nga Departamenti i Drejtësisë të shtunën e kaluar. Aktakuza është pjesë e një hetimi për trafik droge që ka qenë në proces për më shumë se 15 vjet, me Maduro-n si të akuzuar për gjashtë vitet e fundit, shkruan CNN.

Gjyqtari Hellerstein, tashmë 92 vjeç, është mbikëqyrës i kësaj çështjeje për një dekadë, dhe pritet të udhëheqë procesin e ri juridik që mund të sjellë pasoja të rëndësishme për ish-presidentin venezuelian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
/GazetaSinjali/

The post Seanca e parë në gjykatën e Nju Jorkut për ish-liderin e Venezuelës, Nicolás Maduro appeared first on Sinjali.

Moti për sot: Vranësira të shpeshta e reshje lokale shiu

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale shiu.

Reshjet më të intensifikuara priten të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në perëndim të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 15°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


/GazetaSinjali/

The post Moti për sot: Vranësira të shpeshta e reshje lokale shiu appeared first on Sinjali.

I cilësuar si “ferri mbi tokë”, ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro/ FOTO

Nicolás Maduro, presidenti i Venezuelës i arrestuar nga Shtetet e Bashkuara të shtunën më 3 janar, po mbahet në një kompleks famëkeq në Bruklin, i cili për shkak të kushteve është përshkruar si “ferri mbi tokë”. Qendra Metropolitane e Paraburgimit (Metropolitan Detention Center – MDC) është një strukturë masive në qendër të Bruklinit, e cila […]

The post I cilësuar si “ferri mbi tokë”, ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

REL: Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë?

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shprehur reagime të përziera për sulmin e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë të shtunën, i cili i parapriu kapjes së udhëheqësit venezuelas, Nicolas Maduro, dhe dërgimit të tij në paraburgim në Nju Jork. Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do ta “qeverisin” Venezuelën deri në “kalimin e […]

The post REL: Si reagoi Ballkani Perëndimor ndaj sulmit të SHBA-së në Venezuelë? appeared first on BoldNews.al.

❌