Çdo qytet ka anën e vet të padukshme. Por këtu, ajo pjesë nuk ishte më vetëm një hije, ishte kthyer në sundimtare. Katër grupet kryesore, secila me hierarkinë, territorin dhe burimet e veta, funksiononin sipas një rregullave të pashkruara. Policia shpesh shfaqej vetëm pas krimit. Kurrë para tij. Dhe qytetarët, nga shtëpitë, lokalet apo bizneset […]
E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij. Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare. Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.
“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.
Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Sipas mediave këngëtari ka pësuar arrest kardiak teksa ndodhej në Itali me ish- bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, për një kontroll mjekësor për këtë të fundit.
Në një intervistë për mediat vëllai i këngëtarit ka deklaruar se Shpati ka pasur disa shqetësime të vogla nga zemra, por jo diçka serioze. Në gjendje të rënduar nga lajmi, ai citohet të ketë thënë se ky lajm që u erdhi nga Italia shpresonte të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua. Më tej vëllai i artistit ka shtuar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por megjithatë nuk ka arritur të mbijetojë.
Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin. Ai ka shpjeguar […]
Policia e Elbasanit ka zbuluar detaje të reja mbi konfliktin që dyshohet se ka shërbyer si motiv kryesor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, ngjarje e ndodhur më 30 nëntor. Sipas burimeve të Policisë së Shtetit, në qendër të hetimeve ndodhet 35-vjeçari Oklid El Ouejdi, i njohur në Elbasan me nofkat “Kiço” dhe […]
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi […]
Nga Elton Qyno “…nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Mondi Mëhallës, unë kam mbajtur makinën “Audi” për ta shitur.Makinën ja kam marë Xhino Agos, por këtë mjet, unë ja kam lënë tre personave, ku njëri prej tyre ishte Armando Kola, nga Laçi me të cilin kam njohje…”. Kështë ka deklaruar në policinë e Elbasanit […]
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla pesë ditë më parë. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa ka për objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do […]
Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla.
Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura.
Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha.
Kërkesa ishte regjistruar që ditën e enjte, ndërsa sot, nga ora 10:00, u shqyrtua në sallën e gjyqit nën praninë e forcave të shumta të sigurisë.
Ndërkohë, Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të organizimit dhe ekzekutimit të vrasjes së Mëhallës vijojnë me intensitet, ndërsa priten zhvillime të tjera në dosjen që ka tronditur opinionin publik të Elbasanit.
Këtë të premte, zhvillohet seanca në Gjykatën e Elbasanit, për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.
Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.
Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.
Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.
VIDEO E VRASJES
Video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan.
Pamjet tregojnë momentin kur autorët shkojnë në vendngjarje dhe më pas një prej tyre del nga makina tip Audi, duke ecur në këmbë drejt Range Rover ku ndodhej viktima.
Në video, duket qartë personi i armatosur, i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, i cili qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës nga ana e derës së shoferit dhe më pas kthehet qetësisht në Audi.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, drejt fshatit Mirakë, ku dhe u gjet mjeti i tyre i shkrumbuar nga flakët.
ORTAKËRIA E PRISHUR
Sipas informacioneve, ortakëria e prishur mes Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka me 32-vjeçarin Xhino Ago, dyshohet si shkaku i ekzekutimit mafioz të biznesmenit.
Mes 43-vjeçarit dhe Xhino Agos, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, sipas burimeve ka pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët, 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Makina është marrë një ditë para krimit, kur siç shihet në këto pamje, Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.
Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.
Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.
Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, 32-vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; Kujtim Pishën, 52-vjeç, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).
Në pranga ka rënë edhe Nevzat Spaho 29 vjeç, një person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje. 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Ndërkohë, në kërkim u shpallën Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Kush është Marselo Arani?
Më 4 Dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.
Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohej se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 32-vjeçarit.
I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.
“Si rezultat i operacionit “Resource”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, informoi policia në atë kohë.
Duke shtuar se: “Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”.
Një person për të cilën policia e Tiranës e ka identifikuar, po shikohet me mjaft interes për hetuesit, pasi ka dyshime se të ketë qenë në rolin e ekzekutorit.
Ky shtetas sipas verifikimeve, rezulton së është larguar pak orë pas regjistrimit të ngjarjes nga Maqedonia e Veriut.
Ndërsa roja dhe ish-ortaku të cilët janë arrestuar, do të dalin nesër para gjykatës së Elbasanit për t`u njohur me masës e sigurisë.
Autori i dyshuar i vrasjes së Edmond Hykës alias Mond Mëhalla, dyshohet se para ngjarjes të ketë qëndruar përreth zonën së Përrenjasit.
Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar faktin se pas krimit, personi që po shikohet me shumë interes nga policia ka kaluar përmes kufirit të gjelbër nga pika doganore e Maqedonisë së Veriut.
Ky shtetas që nga ana e hetuesve është i identifikuar, por jo zyrtarisht i shpallur në kërkim por kërkohet informacione edhe nga pala e vendit fqinj, për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e tij.
Ndërkohë, personat që janë ndaluar deri në këtë fazë dyshohet se kanë qenë ndihmës të autorit si në sigurimin e makinës ambientit, ku ka qëndruar vrasësi dhe deri në sigurimin e largimit të tij.
Ndërkohë Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, ish-ortaku dhe roja i karburantit ku u vra biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, do të dalin para gjykatës së Elbasanit më 5 dhjetor në orën 10:00 për t’u njohur me masën e sigurisë.
Për Nevzat Spahon, që u arrestua një ditë më parë, nuk është caktuar ende data. Ky i fundit, nuk ka qenë bashkëpunues me policin e ndërsa pritet marrja në pyetje për herë të dytë, duke i dhënë mundësi të deklarojë mbi rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht, dyshohet se shkak është konflikt mes ortakeve e ndërsa në kërkim janë shpallur Marselo Arani dhe Armando Kola.
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Mondi Mëhallës alias Hyka në Elbasan, ku i “forti” nga Përrenjasi, Nevzat Spaho, e qëlloi me 3 plumba pistolete duke e lënë të vdekur në vend. Spaho, njihet nga policia kriminale e Elbasanit si person me rrezikshmëri, pasi më parë është dënuar për “Prodhim dhe shitje të […]
ELBASAN- ABC News ka siguruar pamjet e ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla në qytetin e Elbasanit.
Në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë, autori i maskuar duket se i është afruar në këmbë, shumë pranë makinës së Mondi Mëhallës dhe ka qëlluar disa herë me pistolete në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.
Në pranga për krimin u vu ish-ortaku i viktimës Xhino Ago dhe 52-vjeçari Kujtim Pisha, roja i karburantit për “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu policia gjatë hetimeve gjeti dhe sekuestroi dokumentet e shitblerjes së automjetet që u gjet i djegur në një fshat të Elbasanit, 3 celularë dhe 2 DVR.
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç./abcnews.al
Personi që shihni në foto është 29-vjeçari Nevzat Spaho, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.
Nevzat Spaho 29 vjeç, i cili u arrestua sot (3 dhjetor 2025) rezulton se është person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje.
Ndërkaq, policia sqaroi sot se nga hetimet e deritanishme dyshohet se Spaho është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit, ku u ekzekutua brenda ne makine, Mondi Mehalla.
Po ashtu 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Deri tani numri i të arrestuarve për këtë krim ka shkuar në 3, ndërsa dy te tjerë janë shpallur në kërkim.
I arrestuar edhe ish ortaku
Dje 2 dhjetor u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32 vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha. Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.
Xhino Ago 32 vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.
Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.
Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.
Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.
Njoftimi:
Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.
I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.
Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:
-N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..
Hetimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kanë dalë pamjet nga momenti kur Marselo Arani, i shpallur në kërkim merr në një garazh makinën tip Audi, me të cilën autorët kanë kryer vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), ngjarje e ndodhur më 30 nëntor.
Makina është marrë një ditë para krimit, ndërsa siç shihet në këto pamje Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.
Deri tani për vrasjen e Mondi Mëhallës 43-vjeç janë arrestuar tre persona, mes tyre edhe ish ortaku në biznes, Xhino Ago.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe roja i parkimit, Kujtim Pisha si dhe personi tjetër, Nevzat Spaho, i akuzuar me pare per tentative vrasje.
Dje u vunë në pranga dy persona, ish ortaku i Mondi Mëhallës, Xhino Ago 32-vjeç dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.
Ndërsa dy persona të tjerë u shpallën në kërkim, ata janë Marselo Arani dhe Armando Kola.
Xhino Ago 32-vjeç eshte bashkepunetori i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa Kujtim Pisha 52 vjeç roja e karburantit akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.
Makina e përdorur nga autorët e vrasjes, që dyshohen 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, rezulton në pronësi të vetë ortakut të viktimës.
Ndërsa blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.
Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.
“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.
Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëllaha, dyshohet se ka të bëjë me mosmarrëveshjet për ndarjen e normës së fitimit në biznes me ish ortakun e tij Xhino Ago.
Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Në njoftimin zyrtar sqarohet se 29-vjeçari Nevzat Spaho, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit, rezulton me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje. 29 vjeçari, banues […]
Vijon operacioni policor i koduar “Strike”, me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.
I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.
Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:
-N. S., 29-vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..
Hetimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Ditën e djeshme, policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë.
Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e shtetasit.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover.
Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.
Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd.
Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
“Audi”-i që shfaqet në video dyshohet se është automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i ekzekutuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Sipas Syri.net pamjet janë regjistruar një ditë para ngjarjes dhe tregojnë makinën e zezë të parkuar në një garazh. Sipas burimeve, automjeti dyshohet se është nxjerrë nga aty […]
Janë publikuar pamjet e momentit kur u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, mbrëmjen e së dielës pranë karburantit të tij në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Fotografia, publikuar nga Tv Klan, tregon autorin teksa qëllon me armë drejt automjetit Range Rover të viktimës. Personi i dyshuar shfaqet me kapuç, me armën e drejtuar nga makina, […]