Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 24 dhjetor të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekut Edvin Prifti. Ai akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave […]

The post Gjykata e Posaçme kalon në gjykim çështjen ndaj kirurgut Edvin Prifti appeared first on Reporter.al.

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë […]

The post ‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut appeared first on Reporter.al.

Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për të disatën herë i dha kohë ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal” në aferën sterilizimit, për të dëgjuar regjistrimet audio të seancave gjyqësore që janë zhvilluar në kuadër të këtij procesi penal. Pasi kërkoi kohë për […]

The post Gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt të dëgjojë regjistrimet audio të seancave appeared first on Reporter.al.

Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i drejtoi Këshillit të Lartë Gjyqësor të hënën një rezolutë me shqetësime dhe propozime lidhur me ngarkesën e stoqeve të dosjeve të prapambetura në gjykatat e Juridiksionit të Përgjithshëm, sidomos ato të kryeqytetit. Në rezolutë kritikohen dhe akte nënligjore të KLGJ-së që përcaktojnë afatet procedurale, të cilat […]

The post Shoqata e Gjyqtarëve, rezolutë për dosjet e mbetura stok dhe sigurinë appeared first on Reporter.al.

Gjykata e Vlorës konfiskon 2 milionë euro pasuri

Prokuroria e Vlorës njoftoi të hënën më 22 dhjetor konfiskimin e pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro të një personi të deklaruar fajtor për pastrim parash. Sipas prokurorisë, bazuar në provat e të dhënat e një hetimi të filluar në vitin 2019, Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën për deklarimin fajtor dhe dënimin e të […]

The post Gjykata e Vlorës konfiskon 2 milionë euro pasuri appeared first on Reporter.al.

Drejtoresha e AKSHI dhe zëvendësja e saj mbeten në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi. Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”. Ndërkohë, zv.drejtorit për hetimin […]

The post Drejtoresha e AKSHI dhe zëvendësja e saj mbeten në arrest shtëpie appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Madrid Kullolli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 18 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli. Vendimi u mor në mënyrë anonime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Madrid Kullolli appeared first on Reporter.al.

Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten më 18 dhjetor të pezullojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes së lidhur me ankimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj vendimarrjeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e saj nga detyra dhe vijimin e kësaj mase sigurimi personal. Pezullimi […]

The post Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati

KPA

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Lezhës, Sabri Kastrati. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sabri Kastrati appeared first on Reporter.al.

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 15 dhjetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Prokurori Kodian Braho deklaroi se u qëndronin në parim shkaqeve të ankimit për profesionalizimin dhe etikën dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit Tako për cënim të besimit të publikut tek drejtësia. […]

The post KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Gjergji Tako appeared first on Reporter.al.

Kolegji lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 dhjetor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Ashtu si Komisionerja Publike, Irena Nino, edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkoi shkarkimin e Pollozhanit, me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm […]

The post Kolegji lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on Reporter.al.

Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

Në dhjetor të vitit 2004, policia italiane arrestoi tre persona me 3.5 kilogramë kokainë të importuar nga Holanda në qytezën Melegnano, rreth 16 kilometra në juglindje të Milanos. Sipas drejtësisë italiane, grupi kishte një bashkëpunëtor të katërt të quajtur Arben Isufaj, por ai i shpëtoi arrestimit. Thuajse në të njëjtën periudhë në Shqipëri, një kompani […]

The post Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes appeared first on Reporter.al.

Kryeinspektori i IMT-së në Vaun e Dejës akuzohet se lejoi ndërtime pa leje

IKMT

Prokuroria e Shkodrës njoftoi të premten më 12 dhjetor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të një punonjësi të Policisë së Shtetit, kryeinspektorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, IMT dhe dy inspektorë, të cilët akuzohet se favorizuan ndërtimet pa leje në Vaun e Dejës. Ata akuzohen nga prokuroria për veprat penale “Shpërdorim detyre” […]

The post Kryeinspektori i IMT-së në Vaun e Dejës akuzohet se lejoi ndërtime pa leje appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rajmonda Berisha Kopaçi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 11 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha Kopaçi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rajmonda Berisha Kopaçi appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten për kërkesën e Ramës për Ballukun

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten më 12 dhjetor lidhur me kërkesën e kriministrit Edi Rama për të konkluduar mbi kushtetueshmërinë e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pas marrjes së saj të pandehur për shkeljes së barazisë në tendera. Kërkesa u mor për shqyrtim […]

The post Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendim të premten për kërkesën e Ramës për Ballukun appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të mërkurën më 10 dhjetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Bashaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kujtim Bashaj appeared first on Reporter.al.

Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos 

Prokurori Adnan Xholi u duk i lehtësuar në fund të prezantimit të tij përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të enjten, edhe pse gara për kreun e SPAK nuk e nxorri atë fitues. “Shyqyr që erdhi dita të mbyllej kjo procedurë, se u bë si legjendë urbane,” tha Xholi. Prej mëngjesit të së […]

The post Të gjithë sytë nga SPAK: Procesi i përzgjedhjes së Klodian Brahos  appeared first on Reporter.al.

KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP zgjedh të enjten më 11 dhjetor drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK, i cili do të drejtojë këtë strukturë për tre vitet e ardhshme. Kandidatët në garë për këtë pozicion janë, prokurorët e SPAK, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe […]

The post KLP zgjedh drejtuesin e ri të SPAK, ndërkombëtarët kërkojnë proces të drejtë e transparent appeared first on Reporter.al.

Arrestohen 10 trafikantë droge, mes tyre edhe djali ish-deputetit të PS

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të mërkurën arrestimin e 10 nga 14 personave të hetuar për trafik narkotikësh, ndaj të cilëve është caktuar masa e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme. Megjithëse SPAK bëri me dije vetëm të dhëna të shkurtuara të identitetit të të arrestuarve, mes tyre […]

The post Arrestohen 10 trafikantë droge, mes tyre edhe djali ish-deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë

Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe i akuzuari prej saj për korrupsion e ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, kanë ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që prishi vendimarrjen e Shkallës së Parë dhe e riktheu për gjykim çështjen, pasi […]

The post Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë appeared first on Reporter.al.

❌