❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ski, Colturi e mbyll pa pikë zbritjen e dytë në Austri

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Pas njĂ« vendi tĂ« tretĂ« nĂ« zbritjen e parĂ« tĂ« Slalomit Gjigant, nĂ« pistĂ«n e Semmeringut nĂ« Austri, Lara Colturi nuk arriti tĂ« marrĂ« pikĂ« nĂ« zbritjen e dytĂ«, pasi nuk e pĂ«rfundoi garĂ«n.

Në ndalesën e radhës të këtij sezoni në Semmering, italo-shqiptarja e mbylli lëshimin e parë në vendin e tretë me kohën 57 sekonda e 28 të qindtat, ndërsa në lëshimin e dytë nuk arriti ta përfundojë garën për shkak të një gabimi që në nisje.

Lara Colturi do të rikthehet sërish nesër në këtë pistë, por në disiplinën e Slalomit Special, ku synon podiumin për herë të katërt këtë sezon. Më herët, skiatorja kuqezi është ngjitur në podium në Levi, Gurgl dhe Copper Mountain.

Sa i përket garës së sotme, vendin e parë e zuri austriakja Julia Scheib, e ndjekur nga zvicerania Camille Rast dhe suedezja Sara Hector.

The post Ski, Colturi e mbyll pa pikë zbritjen e dytë në Austri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë, votimet e diasporës deri në orën 13:00

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se  votimi nĂ« pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike tĂ« KosovĂ«s pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit po kalon kryesisht i qetĂ«.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.  

“Sipas tĂ« dhĂ«nave nga 24 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, deri nĂ« orĂ«n 13:00 nga 19,187 votues tĂ« regjistruar, kanĂ« votuar 36.89% apo 7.079 votues”, tha Elezi.

Identifikimi në vendvotimin e përfaqësisë diplomatike mund të bëhet përmes njërit nga tri dokumentet e Kosovës: letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes.

/Kosovapress/

The post Kosovë, votimet e diasporës deri në orën 13:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova voton për herë të katërt brenda vitit, KQZ është gati

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ TĂ« dielĂ«n e 28 dhjetorit, mbi 2 milionĂ« qytetarĂ« me tĂ« drejtĂ« vote, janĂ« ftuar tĂ« votojnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt brenda vitit.

Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

24 subjekte politike me 1,180 kandidatë janë në garë për ulëse në legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, prej të cilave 8 janë subjekte shqiptare me 624 kandidatë, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve pakicë që garojnë për 20 ulëse të garantuara.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka treguar për hapat e fundit që KQZ është duke ndërmarrë para fillimit të votimit, të dielën, në orën 07:00 të mëngjesit.

“Sipas planifikimeve, materialet zgjedhore qĂ« janĂ« vendosur nĂ« Qendrat Komunale tĂ« NumĂ«rimit do tĂ« shpĂ«rndahen, si zakonisht, nĂ« orĂ«t e hershme tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« dielĂ«s pĂ«r nĂ« qendrat e votimit. Numri i qendrave tĂ« votimit qĂ« do tĂ« hapen mĂ« 28 dhjetor Ă«shtĂ« 948, prej tĂ« cilave 910 pĂ«r votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do tĂ« hapen edhe 38 qendra tĂ« votimit me gjithsej 57 vendvotime pĂ«r tĂ« mundĂ«suar votimin me kusht”, njoftoi Elezi.

Më tej, Elezi ka treguar se pas përfundimit të votimit, në vendvotime do të fillojë numërimi i pjesës së fletëvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike dhe se janë bërë përgatitjet që të dielën në mbrëmje të transmetohen rezultatet preliminare për subjektet politike. Sipas tij, rezultatet e para pritet të vijnë nga vendvotimet që kanë numër të vogël votuesish, të cilat përfundojnë numërimin në kohë më të shpejt.

“Sipas Ligjit pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme, numĂ«rimi i fletĂ«votimeve tĂ« subjekteve politike nĂ« zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s bĂ«het nĂ« vendvotim, pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ« procesi i votimit, ndĂ«rkaq, numĂ«rimi i votave tĂ« kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« Kuvendnit tĂ« KosovĂ«s bĂ«het nĂ« Qendra Komunale tĂ« NumĂ«rimit, duke filluar nga dita e hĂ«nĂ«. KQZ ka bĂ«rĂ« pĂ«rgatitjet qĂ« mĂ« 28 dhjetor tĂ« publikohen rezultatet preliminare tĂ« subjekteve politike nga zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s. Rezultatet nga vendvotimet e para, do tĂ« fillojnĂ« tĂ« publikohen duke filluar para orĂ«s 20:00 dhe ato do tĂ« pĂ«rditĂ«sohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda njĂ« kohe tĂ« shkurtĂ«r pasi numĂ«rohen fletĂ«votimet e njĂ« vendvotimi, do tĂ« publikohen tĂ« dhĂ«nat nĂ« platformĂ«n e rezultateve”, tha ai.

Përveç rezultateve, KQZ do të publikojë edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në pesë orare të ndryshme, 09:00, 11:00, 13:00, 15:00, 17:00 dhe 19:00.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 77,086 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

/Kosovapress/

The post Kosova voton për herë të katërt brenda vitit, KQZ është gati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Varre masive dhe arkiva të mbyllura, Serbia pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/Serbia po angazhohet pĂ«r ta ndryshuar marrĂ«veshjen pĂ«r tĂ« pagjeturit dhe nuk i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes sĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r takime tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta me KosovĂ«s. KĂ«shtu thanĂ« anĂ«tarĂ«t e Komisionit Qeveritar pĂ«r Persona tĂ« Zhdukur, tĂ« cilĂ«t theksuar se nuk do tĂ« pranojnĂ« ndryshimin e marrĂ«veshjes sĂ« arritur.

Ata gjatĂ« prezantimit tĂ« raportit vjetor tĂ« punĂ«s pĂ«r 2025, kĂ«rkuan qĂ« Serbia t’i hap arkivat..

Kryetari i këtij komisioni Andin Hoti tha se vazhdojnë të kenë sfida sepse Serbia vazhdonë të mos bashkëpunojë për dhënien e informacioneve të besueshme dhe dhënien e arkivave.

Ai tha se Serbia ka refuzuar për tri herë radhazi të marrë pjesë në komisionin e përbashkët dhe Bashkimit Evropian, me arsyetimin se nuk pajtohen me disa pika të marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë.

“NjĂ«ra prej pikave shkruan se udhĂ«heqĂ«si i kĂ«tej komisioni tĂ« pĂ«rbashkĂ«t obligohet tĂ« njoftojĂ« 27 shtetet anĂ«tare tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r mos punĂ«n apo mosbashkĂ«punimin apo mos dakordimin, apo mos dhĂ«nien e informacioneve tĂ« njĂ«rĂ«s apo tjetrĂ«s palĂ« qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast Serbia po tenton ta largojĂ« kĂ«tĂ« pikĂ« nga termat e referencĂ«s sepse ajo po tenton t’i ikĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« qĂ« e ka pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. Ne natyrisht qĂ« nuk do tĂ« pajtohemi dhe nuk do tĂ« ndodh njĂ« gjĂ« e tillĂ«. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« presionin tonĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m bashkĂ« me miqtĂ« tanĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, qoftĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, qoftĂ« Bashkimin Evropian, qoftĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, e cila ka qenĂ« me ne gjatĂ« kĂ«tyre viteve, qĂ« Serbia tĂ« pranojĂ« patjetĂ«r hapjen e arkivave tĂ« klasifikuara kryesisht, nĂ« tĂ« cilat ne pretendojmĂ« qĂ« pĂ«rmban tĂ« dhĂ«na pĂ«r fatin e mbi 1571 personave qĂ« ne vazhdojmĂ« me i pasur tĂ« zhdukur sot. “, tha ai.

Sipas tij, brenda kĂ«tij viti kanĂ« arritur t’i pĂ«rfundojnĂ« 32 lokacione nĂ« KosovĂ«.

“Kur flasim pĂ«r dokumente qĂ« ne i kemi pranuar nga Tribuni i HagĂ«s, janĂ« konfidente nga Komiteti i Kryqit tĂ« Kuq, tĂ« cilat neve si komision nuk na lejohet t’i shpĂ«rndajmĂ« as t’i pĂ«rdorim pĂ«r zbardhjen e krimeve, na lejohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kufizuar vetĂ«m pĂ«r zbardhjen e fatit tĂ« personave tĂ« zhdukur. Çdo lloj informacioni qĂ« e marrim nga ato 150 gigabajt pĂ«r ne do tĂ« shĂ«rbej vetĂ«m pĂ«r zbardhje e fatit tĂ« personave tĂ« zhdukur”, tha ai.

Viktor Haliti nga Instituti për Mjekësi Ligjore foli për angazhimin që e kishin ata në kërkimin e lokacioneve të parapara në Kosovë.

Kushtrim Gara nga komisioni tha se mbetet prioritare dhe imediate pĂ«r t’u rikthyer nĂ« lokacione tĂ« tjera nĂ« territorin e SerbisĂ«, lokacione tanimĂ« tĂ« shĂ«nuara, apo pĂ«r tĂ« vazhduar gĂ«rmime nĂ« lokacione qĂ« janĂ« trajtuar gjatĂ« kĂ«tyre viteve, si nĂ« rastin e lokacionit nĂ« afĂ«rsi tĂ« liqenit tĂ« Peruqas, pra nĂ« kufi me BosnjĂ«n, apo dhe lokacionin nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrjedhĂ«s sĂ« lumit Danub, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« kufi me RumaninĂ«, pra te pjesa e Xherdapit, po nĂ« lokacionin e PetrovosellĂ«s. JanĂ« varre masive tĂ« konfirmuara qysh nĂ« vitet e para tĂ« pasluftĂ«s.

“PĂ«r ne me prioritet tĂ« veçantĂ« mbetet kĂ«rkesa pĂ«r t’u rikthyer nĂ« varrin masiv nĂ« BatajnicĂ«, afĂ«r Beogradit, meqĂ« sipas analizave, informative, kemi kolauduar se nĂ« kĂ«tĂ« lokacion vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« kufomat e tĂ« paktĂ«n 58 viktimave gjatĂ« luftĂ«s nĂ« Kosovë TĂ« dhĂ«nat qĂ« po i shqyrtojmĂ« prapĂ« na kthejnĂ« nĂ« ato territore por fatkeqĂ«sisht edhe gjatĂ« vitit 2025 nuk Ă«shtĂ« qĂ« kemi pas ndonjĂ« datĂ« se kur mund tĂ« rikthehemi nĂ« kĂ«to lokacione apo tĂ« vazhdojnĂ« gĂ«rmimet nĂ« lokacione tjera tĂ« SerbisĂ«â€, tha Gara.

Ai shtoi se shumë shpejt do të kthehen në Rahovec për të vazhduar gërmimet, pasi ata dyshojnë se në gërmimet që kanë bërë, mund të ketë deri në tetë persona.

Ata kanë paraqitur edhe një hartë ku thanë se të gjitha institucionet e angazhuara, kanë realizuar mbi 2500 gërmime në territorin e Kosovës.

/Kosovapress/

The post Varre masive dhe arkiva të mbyllura, Serbia pengon zbardhjen e fatit të të pagjeturve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet në Kosovë, angazhohen rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës së lirë

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Zyra e Kryeprokurorit tĂ« Shtetit njofton se pĂ«r zgjedhjet pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilat do tĂ« mbahen tĂ« dielĂ«n e 28 dhjetorit, Prokurori i Shtetit ka bĂ«rĂ« tĂ« gjitha pĂ«rgatitjet e nevojshme pĂ«r tĂ« realizuar mbrojtjen e votĂ«s sĂ« lirĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

“NĂ« kĂ«to zgjedhje janĂ« angazhuar sĂ« bashku rreth 100 prokurorĂ« tĂ« shtetit dhe zyrtarĂ« tĂ« sistemit prokurorial, tĂ« cilĂ«t do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« kujdestarĂ« nĂ« gjithĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit zgjedhor,  me qĂ«llim tĂ« procedimit tĂ« çdo parregullsie qĂ« mund tĂ« ndodhĂ« nĂ« kĂ«to zgjedhje”, thuhet nĂ« njoftimin e ZyrĂ«s sĂ« Kryeprokurorit tĂ« Shtetit.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen këtë të diel, datë 28 dhjetor.

/KosovaPress//r.e/

The post Zgjedhjet në Kosovë, angazhohen rreth 100 prokurorë për mbrojtjen e votës së lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjidhet kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ KĂ«shilli GjyqĂ«sor i KosovĂ«s e ka emĂ«ruar gjyqtarin, Ngadhnjim Arrnin kryetar tĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« PrishtinĂ«. Arrni mori gjithsej 8 vota pro, asnjĂ« kundĂ«r dhe njĂ« abstenim.

Në garë për këtë pozitë ishin edhe gjyqtarët, Alban Ajvazi dhe Kushtrim Shyti.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se gjyqtarit, Arrni tani në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka mandat pesëvjeçar.

“Me 8 vota pro, njĂ« abstenim dhe asnjĂ« kundĂ«r gjyqtari Ngadhnjim Arrni emĂ«rohet kryetar i GjykatĂ«s nĂ« PrishtinĂ«, mandati i tĂ« cilit Ă«shtĂ« pesĂ« vite”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar draftrregulloren për pagesën e shpenzimeve të procedurës penale në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Për këtë rregullore, kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo rregullore të ketë impakt në politikat ndëshkimore, por edhe në të ardhurat e sistemit gjyqësor.

Sot KGjK kanë miratuar edhe draftrregulloren për sistemin qendror të evidencës penale në Republikën e Kosovës, si dhe draftrregulloren për regjistrat e personave që iu hiqet zotësia e veprimit, regjistrin e personave që iu hiqet e drejta prindërore, si dhe regjistrin e adoptimit.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe planin vjetor të punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2026.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj tha se pikë kyçe në këtë plan të punës për vitin 2026 është drejtësia administrative.

KGJK sot ka miratuar edhe organogramin e përgjithshëm të gjykatave për vitin 2026. Me këtë rast, udhëheqësi i këshillit tha se sistemi gjyqësor i Kosovës ka numrin më të ulët të gjyqtarëve në nivel të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se ky është alarm për pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka shpall tri pozita të lira për anëtar të këtij këshilli, pasi gjyqtarja Ivana Milenkoviç është emëruar nënkryetare e Gjykatës së Apelit.

/KosovaPress//r.e/

The post Zgjidhet kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova prezanton “BursĂ«n e udhĂ«timit” pĂ«r studentĂ«t

PRISHTINË, 26 dhjetor/ATSH/ Qeveria nĂ« detyrĂ« ka prezantuar sot bursĂ«n e udhĂ«timit pĂ«r studentĂ«t pĂ«rfitues.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para studentëve tha se përmes kësaj burse mbulohet kostoja e udhëtimit për studentët. Ai shtoi se kjo nismë paraqet vizion më të gjerë të qeverisë, ku arsimimi është i arritshëm, i drejtë dhe barabartë për të gjithë.

“Ne po adresojmĂ« njĂ« sfidĂ« reale me tĂ« cilĂ«n studentĂ«t janĂ« pĂ«rballur. Kjo bursĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« pĂ«rkrahje financiare, por tregon se shteti Ă«shtĂ« nĂ« anĂ«n tuaj. Investimi nĂ« arsim Ă«shtĂ« investim pĂ«r tĂ« ardhmen”, tha ai.

/KosovaPress//r.e/

The post Kosova prezanton “BursĂ«n e udhĂ«timit” pĂ«r studentĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot, vranësira mesatare dhe rënie e lehtë e temperaturave

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditĂ«n e premte vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht tĂ« qĂ«ndrueshme.

Në orët e mëngjesit parashikohen vranësira mesatare deri të dendura, me alternime kthjellimesh. Nga mesdita e në vijim, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira kalimtare do të shfaqen në zonat malore në lindje.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja nĂ« juglindje me shpejtĂ«si mesatare 9 m/s, ndĂ«rsa nĂ« bregdet dhe lugina do tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 18 m/s. Deti pritet tĂ« ketĂ« valĂ«zim tĂ« forcĂ«s 2–4 ballĂ«.

Temperaturat minimale dhe maksimale të parashikuara për sot:/a.f/r.e/

The post Moti sot, vranësira mesatare dhe rënie e lehtë e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me papa Leone XIV

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarĂ« njĂ« mesazh urimi nĂ« ditĂ«n e Krishtlindjes, duke kujtuar takimin me ShenjtĂ«rinĂ« e Tij, papa Leone XIV.

NĂ« mesazhin e tij, ministri Gonxhja thekson se nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« shenjtĂ«, kur kremtohet Lindja e Krishtit, rikthehet me reflektim te njĂ« moment domethĂ«nĂ«s nga Audienca Jubilare, e zhvilluar disa javĂ« mĂ« parĂ« nĂ« sheshin “ShĂ«n Pjetri”, nĂ« Vatikan. Ai e cilĂ«son takimin si njĂ« ditĂ« mbresĂ«lĂ«nĂ«se, tĂ« mbushur me mesazhe paqeje, dialogu dhe solidariteti, vlera universale qĂ«, sipas tij, marrin njĂ« kuptim edhe mĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« kĂ«tĂ« festĂ«.

Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.

Gjatë takimit, ministri Gonxhja, i shoqëruar nga bashkëshortja, përveç falenderimit dhe fjalëve të mirënjohjes, i dhuroi papës Leone edhe një disk vinili me këngët shqiptare të lirisë, një libër mbi vëllezërit Marubi dhe një pllaketë nderi në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë.

Vizita e ministrit Blendi Gonxhja në Vatikan
1 nga 21
Vizita e ministrit Blendi Gonxhja në Vatikan

/a.f/r.e/

The post Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me papa Leone XIV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KĂ«ngĂ«tari Ilir Shaqiri sjell kĂ«ngĂ«n e tij mĂ« tĂ« re “ÇlirimtarĂ«t”

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ilir Shaqiri vazhdon tĂ« sjellĂ« nĂ« repertorin e tij kĂ«ngĂ« emocionuese dhe me tematikĂ« nga lufta jonĂ« çlirimtare.

KĂ«nga e radhĂ«s “ÇlirimtarĂ«t”, e cila ka zgjuar interesim tĂ« madh tek audienca e muzikĂ«s vendase. KĂ«nga iu kushtohet ish-krerĂ«ve tĂ« luftĂ«s çlirimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, tĂ« cilat tash e pesĂ« vjet po mbahen padrejtĂ«sisht nĂ« HagĂ«.

SĂ« bashku me Ilirin, tingujve tĂ« kĂ«ngĂ«s “ÇlirimtarĂ«t” i bashkohen edhe Korab e Alte Shaqiri.

Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilir Shaqiri, ndërsa orkestrimi nga Korab Shaqiri.

/KosovaPress/

The post KĂ«ngĂ«tari Ilir Shaqiri sjell kĂ«ngĂ«n e tij mĂ« tĂ« re “ÇlirimtarĂ«t” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kosovë

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ UshtarĂ«t italianĂ« nga Komanda Rajonale-PerĂ«ndim, pjesĂ« e misionit tĂ« KFOR-it, vazhdojnĂ« tĂ« zhvillojnĂ« aktivitetet e tyre ditore pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s kufitare nĂ« KosovĂ«.

Ata zhvilluan patrulla me qëllim sigurimin e një prezence të dukshme dhe siguruese në terren

Përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

/KosovaPress/

The post Ushtarët italianë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ NĂ« festat e fundvitit, kur vlerat njerĂ«zore marrin kuptim mĂ« tĂ« thellĂ« dhe shtĂ«pitĂ« mbushen me ngrohtĂ«si, presidentja Vjosa Osmani qĂ«ndroi mbrĂ«mĂ« pĂ«r vizitĂ« nĂ« familjen e Vjekoslav Toshiç nga komuniteti kroat dhe nĂ« familjen e Anton Gashit nĂ« JanjevĂ«.

Osmani me këtë rast përçoi urimet më të sinqerta dhe frymën përbashkuese të festës së Krishtlindjes duke përkujtuar se  Kosova është më e fortë falë bashkëjetesës, mikpritjes dhe solidariteti ndër breza.

“Festat gjithnjĂ« na kujtojnĂ« se paqja, dashuria dhe shpresa janĂ« vlera qĂ« jetojnĂ« nĂ« familjet tona dhe nĂ« traditĂ«n tonĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r kremtimin e festave, siç i kemi ndarĂ« gjithmonĂ«, sĂ« bashku, me respekt e mirĂ«kuptim”, shkruan Osmani nĂ« njĂ« reagim pĂ«r mediet.

/KosovaPress/

The post Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA në Kosovë uron besimtarët festën e Krishtlindjes

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Ambasada e SHBA-sĂ« nĂ« KosovĂ«, ka uruar besimtarĂ«t e krishterĂ« festĂ«n e Krishtlindjes.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada uroi besimtarët e krishterë që kremtojnë festën në Kosovë dhe anë e mbarë botës,

“TĂ« gjithĂ«ve qĂ« festojnĂ« nĂ« KosovĂ« dhe nĂ« botĂ«, ju urojmĂ« gĂ«zuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Ambasada e SHBA nĂ« Facebook.

The post Ambasada e SHBA në Kosovë uron besimtarët festën e Krishtlindjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Guerot: Na duhet një qeveri me kompetenca të plota në Kosovë

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Na duhet njĂ« qeveri me kompetenca tĂ« plota, thotĂ« ambasadori i FrancĂ«s nĂ« KosovĂ«, Olivier Guerot.

Tri ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ai deklaron për KosovaPress se ndërkombëtarëve iu duhet një partner në Kosovë, për të punuar për Planin e Rritjes së BE-së, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për zhvillimin e Kosovës. Diplomati francez mirëpret largimin e 50 për qind të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa është më i rezervuar në pyetjet se a do të hiqen të njëjtat në tërësi në fillim të vitit të ardhshëm.

“Mesazhi Ă«shtĂ« se na duhet njĂ« partner. Ne sĂ« bashku jemi mbĂ«shtetĂ«sit tuaj tĂ« huaj, miqtĂ« tuaj tĂ« huaj. Na duhet njĂ« qeveri, njĂ« qeveri e plotĂ«, me tĂ« cilĂ«n do tĂ« mund tĂ« punonim pĂ«r Planin e Rritjes, natyrisht, por edhe pĂ«r shumĂ« çështje tĂ« tjera, qoftĂ« pĂ«r normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«, por edhe pĂ«r zhvillimin e KosovĂ«s, legjislacionin e KosovĂ«s”, thekson ai.

Kosova nuk arriti të formojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të kaluara të 9 shkurtit.

Duke folur për krizën politike dhe mosformimin e institucioneve, diplomati francez thotë se një vit pa një qeveri me mandat të plotë ka qenë i vështirë për Kosovën.

“Ky vit pa njĂ« qeveri tĂ« plotĂ« ka qenĂ« pak i vĂ«shtirĂ«, duhet ta them. Jo se nuk kemi qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« punonim, siç thashĂ«, nĂ« projektin e impiantit tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza. Ne kemi mundur tĂ« punojmĂ« nĂ« nivel teknik. Kishte edhe iniciativa tĂ« tjera qĂ« mund t’i bĂ«nim nĂ« nivel teknik, por Kosova Ă«shtĂ« njĂ« demokraci. Si demokraci, Ă«shtĂ« nevoja pĂ«r njĂ« qeveri tĂ« pĂ«rgjegjshme para parlamentit”, thekson ai.

Bashkimi Evropian ditë më parë vendosi të heqë 50 për qind të masave, derisa u zotua për heqjen e të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit janar 2026.

Ky zhvillim, sipas ambasadorit Guérot, është lajm i mirë për Kosovën, pasi do të ecin përpara shumë projekte të rëndësishme për vendin, të cilat ishin bllokuar vitet e fundit.

“Kemi njĂ« projekt shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, qĂ« Ă«shtĂ« ngadalĂ«suar nga masat, pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« impianti tĂ« trajtimit tĂ« ujĂ«rave tĂ« zeza, i cili do tĂ« mbulonte PrishtinĂ«n, Obiliqin, FushĂ« KosovĂ«n dhe GraçanicĂ«n. Ky Ă«shtĂ« njĂ« projekt i pĂ«rbashkĂ«t me GjermaninĂ«, nĂ« fakt. Pra, po pres me padurim qĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojmĂ« kĂ«tĂ« projekt, pĂ«r tĂ« cilin nuk jemi ndalur sĂ« punuari kurrĂ« nĂ« nivelin teknik. ËshtĂ« vetĂ«m njĂ« nga projektet qĂ« kemi. Kemi projekte tĂ« zhvillimit me AgjencinĂ« Franceze tĂ« Zhvillimit, sidomos pĂ«r tĂ« ndihmuar KosovĂ«n me LojĂ«rat Mesdhetare 2030 dhe gjithashtu pĂ«r ta ndihmuar atĂ« nĂ« tranzicionin drejt njĂ« energjie mĂ« tĂ« pastĂ«r. NĂ« PrishtinĂ« kĂ«tu po shohim mjegullĂ«n, qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si shkak i njĂ« energjie tĂ« papastĂ«r dhe agjencia po punon”, shton ai.

Sa i përket zotimit se deri në janar të vitit 2026 do të hiqen masat, ambasadori francez thotë për KosovaPress se vendimi politik tashmë është marrë nga Këshilli Evropian dhe se tani i takon Komisionit Evropian ta zbatojë.

“Detajet nuk i di. Nuk mund t’jua tregoj. Vendimi politik Ă«shtĂ« marrĂ« nga KĂ«shilli i Ministrave dhe nga KĂ«shilli Evropian dhe tani Komisioni do ta zbatojĂ« atĂ«. Prandaj nuk mund tĂ« hyj nĂ« detaje”, thotĂ« ai.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur në vitin 2023, si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri./E.Zeqiri/

/KosovaPress/

The post Guerot: Na duhet një qeveri me kompetenca të plota në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si u festua Krishtlindja nëpër botë

PRISHTINË, 25 dhjetor/ATSH/ Lutje brenda kishave, festĂ« nĂ« ujĂ« tĂ« ftohtĂ«, nĂ« plazhin e ngrohtĂ« apo afĂ«r vijĂ«s sĂ« frontit tĂ« luftĂ«s. Secili besimtar i krishterĂ« ka festuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n e vet Krishtlindjen – ditĂ«n e lindjes sĂ« Jezu Krishtit, ndĂ«r ditĂ«t mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kalendarin e KishĂ«s Katolike.

Radio Evropa e Lirë ndau disa foto nga momentet më të veçanta të festimit të Krishtlindjes. foto e parë është Papa Leoni XIV përgjatë meshës së Krishtlindjes në Vatikan. Më pas janë pamjet nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.

Pamje nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.
2Pamje nga ceremonia e zhvilluar në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.
Një grua duke kryer lutje dhe duke ndezur një qiri në Katedralen në Prishtinë.
3Një grua duke kryer lutje dhe duke ndezur një qiri në Katedralen në Prishtinë.
Priftërinjtë duke festuar në meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shën Pjetrit, në Antakja të Turqisë. Aty besohet se është mbajtur tubimi i parë fetar në shekullin 1, çka shënon edhe lindjen e krishterimit.
4Priftërinjtë duke festuar në meshën e Krishtlindjes në Kishën e Shën Pjetrit, në Antakja të Turqisë. Aty besohet se është mbajtur tubimi i parë fetar në shekullin 1, çka shënon edhe lindjen e krishterimit.
Presidenti amerikan, Donald Trump në darkën e Krishtlindjes në sallë ballosh në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida.
5Presidenti amerikan, Donald Trump në darkën e Krishtlindjes në sallë ballosh në klubin e tij Mar-a-Lago në Florida.
Një anëtar i klerit mban një statujë të foshnjës së Krishtit në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në qytetin e Nju Jorkut.
6Një anëtar i klerit mban një statujë të foshnjës së Krishtit në meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në qytetin e Nju Jorkut.
Pamje tjetër nga Katedralja e Shën Patrikut në Nju Jork.
7Pamje tjetër nga Katedralja e Shën Patrikut në Nju Jork.
Ushtarët ukrainas duke festuar afër vijës së frontit të luftës në rajonin e Harkivit.
8Ushtarët ukrainas duke festuar afër vijës së frontit të luftës në rajonin e Harkivit.
Dy besimtare duke u lutur para statujës së Krishtit në Bengaluru të Indisë.
9Dy besimtare duke u lutur para statujës së Krishtit në Bengaluru të Indisë.
Ceremonia e meshës kryesore në Kishën Shën Katerina në Betlehem, Bregun e pushtuar Perëndimor.
10Ceremonia e meshës kryesore në Kishën Shën Katerina në Betlehem, Bregun e pushtuar Perëndimor.
Festa afër Kishës së Kryqit të Kuq në Damask të Sirisë.
11Festa afër Kishës së Kryqit të Kuq në Damask të Sirisë.
Festimet në Nairobi, Kenia.
12Festimet në Nairobi, Kenia.
Ceremonia tradicionale e notit në ujë të ftohtë në Ditën e Kishtlindjes në Berlin, Gjermani.
13Ceremonia tradicionale e notit në ujë të ftohtë në Ditën e Kishtlindjes në Berlin, Gjermani.
Turistë me kostume krishtlindjesh fotografohen para pemës së Krishtlindjes në plazhin Bondi në Sidnej.
14Turistë me kostume krishtlindjesh fotografohen para pemës së Krishtlindjes në plazhin Bondi në Sidnej.

/REL/

The post Si u festua Krishtlindja nëpër botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Distria Krasniqi e mbyll 2025-ën si e para në botë

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH/ Distria Krasniqi e ka pĂ«rmbyllur vitin 2025 nĂ« krye tĂ« renditjes botĂ«rore tĂ« xhudos, duke konfirmuar statusin e saj si atletja mĂ« e mirĂ« e KosovĂ«s.

Kampionia evropiane dhe finaliste e Kampionatit BotĂ«ror pĂ«r seniorĂ« kĂ«tĂ« vit, e vlerĂ«son sezonin si shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m, pavarĂ«sisht sfidave gjatĂ« rrugĂ«s. “Ky vit ka qenĂ« njĂ« vit i shkĂ«lqyer pĂ«r mua. NĂ« çdo garĂ« qĂ« kam marrĂ« pjesĂ«, kam qenĂ« nĂ« podium”, ka thĂ«nĂ« Krasniqi nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r EJU.

Xhudistja pejane ka theksuar se çelĂ«si i suksesit Ă«shtĂ« aftĂ«sia pĂ«r tĂ« filluar gjithmonĂ« nga e para, pavarĂ«sisht medaljeve tĂ« mĂ«dha. “Nuk ka rĂ«ndĂ«si nĂ«se fitoj ari olimpik apo titull evropian, mundohem ta harroj dhe tĂ« jap njĂ«qind pĂ«r qind nĂ« çdo garĂ«â€, ka deklaruar ajo, duke nĂ«nvizuar edhe rolin vendimtar tĂ« trajnerit Driton Kuka nĂ« analizĂ«n e çdo detaji.

Duke folur pĂ«r tĂ« ardhmen, Distria Krasniqi ka bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« se motivimi i saj vjen nga dashuria pĂ«r garĂ«n dhe jo nga presioni. “PĂ«rpiqem tĂ« mos mendoj pĂ«r pritjet e tĂ« tjerĂ«ve. Ajo qĂ« ka rĂ«ndĂ«si Ă«shtĂ« tĂ« jem e kĂ«naqur me performancĂ«n time”, ka thĂ«nĂ« numri njĂ« nĂ« botĂ«, e cila synon Kampionatin Evropian dhe BotĂ«ror si objektivat kryesorĂ« tĂ« sezonit tĂ« ardhshĂ«m.

/KosovaPress/

The post Distria Krasniqi e mbyll 2025-ën si e para në botë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani uron Krishtlindjen: Paqe në shpirt dhe dashuri në familje

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s uron besimtarĂ«t e krishterĂ« pĂ«r festĂ«n e Krishtlindjes.

Osmani shpreh dëshirën që kjo Krishtlindje të sjellë paqe në shpirt dhe dashuri në familje në çdo shtëpi.

“NĂ« kĂ«tĂ« festĂ« drite e shprese, uroj nga zemra tĂ« gjithĂ« besimtarĂ«t e krishterĂ« qĂ« Krishtlindja t’u sjellĂ« paqe nĂ« shpirt, dashuri nĂ« familje dhe shĂ«ndet nĂ« çdo shtĂ«pi.

Le tĂ« na bashkojĂ« tradita jonĂ« e respektit, solidaritetit dhe mikpritjes, duke na dhĂ«nĂ« forcĂ« tĂ« ecim pĂ«rpara sĂ« bashku, me besim, shpresĂ« dhe mirĂ«kuptim. GĂ«zuar Krishtlindjen pĂ«r shumĂ« mot!” shkruan Presidentja Osmani nĂ« urimin e saj.

/KosovaPress/

The post Osmani uron Krishtlindjen: Paqe në shpirt dhe dashuri në familje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, sot seanca e parë gjyqësore

PRISHTINË, 24 dhjetor/ATSH Sot nĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« mbahet seanca fillestare nĂ« rastin e shpĂ«rthimit nĂ« kanalin IbĂ«r–Lepenc nĂ« fshatin VarragĂ«, nĂ« komunĂ«n e Zubin Potokut, nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s.

PĂ«r kĂ«tĂ« rast, Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka ngritur aktakuzĂ« kundĂ«r Dragisha dhe Jovan Viqentijeviçit dhe Igor Dimoviçit pĂ«r veprat penale: “rrezikim i rendit kushtetues pĂ«rmes shkatĂ«rrimit ose dĂ«mtimit tĂ« instalimeve dhe pajisjeve publike”, “kryerje e aktit terrorist”, “armĂ«mbajtje pa leje” dhe “spiunazh”, shkruan REL.

Dragisha dhe Jovan Viqentijeviç janë arrestuar pas shpërthimit më 29 nëntor 2024 dhe, që nga ajo kohë, ndodhen në paraburgim.

Sipas aktakuzĂ«s, vĂ«llezĂ«rit Viqentijeviç, sĂ« bashku me persona ende tĂ« panjohur, “pas njĂ« marrĂ«veshjeje paraprake, kanĂ« vendosur rreth 20 kilogramĂ« eksploziv brenda kanalit”.

Ata, sipas aktakuzĂ«s, aktivizuan mjetin shpĂ«rthyes pĂ«rmes njĂ« çante qĂ« e kishin lidhur me litar pĂ«r njĂ« shtyllĂ« betoni, çka bĂ«ri qĂ« tĂ« dĂ«mtohej rĂ«ndĂ« struktura prej betoni e kanalit IbĂ«r–Lepenc, tĂ« ndĂ«rpritej furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, tĂ« rrezikohej prodhimi i energjisĂ« elektrike, ndĂ«rsa ndĂ«rmarrjes IbĂ«r–Lepenc t’i shkaktohej dĂ«m nĂ« vlerĂ« prej gati 400 mijĂ« eurosh.

NdĂ«rmarrja kosovare IbĂ«r–Lepenc, me seli nĂ« PrishtinĂ«, furnizon me ujĂ« tĂ« papĂ«rpunuar impiante industriale dhe shĂ«rben pĂ«r ujitjen e sipĂ«rfaqeve bujqĂ«sore.

Kjo ndërmarrje furnizon me ujë edhe disa qytete në Kosovë nga liqeni i Ujmanit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve të saj.

Sipas faqes zyrtare të kësaj ndërmarrjeje, kompania është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 28 shkurt 1967.

Ndërtimi i këtij hidrosistemi është zhvilluar në dy faza: faza e Ibrit, e cila përfundoi në vitin 1986, dhe faza

Sot, kjo ndërmarrje është shoqëri aksionare, 100 për qind në pronësi të Qeverisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale Jovan Viqentijeviçin e akuzon gjithashtu për spiunazh, pasi, siç thuhet, deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim të përdorimit të tyre gjatë aktiviteteve të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

Në hetimin e këtij rasti, Kosova ka bashkëpunuar me partnerë evropianë dhe amerikanë, ndërsa janë sekuestruar edhe armë dhe eksploziv.

Diplomatë amerikanë kanë deklaruar më herët se në hetim kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejt edhe agjentë amerikanë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, Albin Kurti, ka thĂ«nĂ« mĂ« 10 dhjetor se tĂ« dhĂ«nat e inteligjencĂ«s tregojnĂ« se tre tĂ« akuzuarit pĂ«r shpĂ«rthimin nĂ« kanalin IbĂ«r–Lepenc kanĂ« qenĂ« tĂ« lidhur ngushtĂ« me strukturat shtetĂ«rore tĂ« SerbisĂ«.

Beogradi zyrtar ka mohuar çdo lidhje me këtë shpërthim, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më herët se ka disa njohuri se kush mund të jetë kryerësi, pa dhënë më shumë detaje.

Ai ka shprehur gatishmĂ«rinĂ« e Beogradit pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« zhvillimin e hetimeve me tĂ« gjitha organizatat dhe institucionet ndĂ«rkombĂ«tare, si dhe ka deklaruar se “nĂ« tĂ« njĂ«jtin sekondĂ«â€ do tĂ« ndalohet dhe arrestohet kushdo nĂ«se rezulton se pĂ«rgjegjĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« person i etnisĂ« serbe qĂ« ndodhet nĂ« territorin e SerbisĂ«.

Kryeprokurori publik nĂ« Beograd, Nenad Stefanoviq, ka thĂ«nĂ« pas shpĂ«rthimit se pret njĂ« “hetim gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar tĂ« vĂ«rtetĂ«n dhe tĂ« gjitha faktet relevante”.

Megjithatë, deri më tani, nuk dihet nëse organet e drejtësisë në Serbi kanë nisur ndonjë hetim.

/REL/

The post Shpërthimi në Ibër-Lepenc, sot seanca e parë gjyqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani: Diskutuam me SHBA-në për rikthimin e dialogut strategjik

PRISHTINË, 23 dhjetor /ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gjatĂ« takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin e Shtetit tĂ« ShBA-sĂ«, Christopher Landau kanĂ« diskutuar pĂ«r rikthimin e dialogut strategjik.

Në një video në rrjete sociale, Osmani ka thënë po ashtu se me Landaun kanë diskutuar edhe për një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, ekonominë dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Ajo foli edhe për nënshkrimin e ligjit nga presidenti amerikan, Donald Trump, në të cilin përfshihet edhe Republika e Kosovës, e i cili parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit, duke përjashtuar ndryshimet e kufijve, dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

“Diskutuam edhe pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« çështjesh tjera pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« e domosdoshme qĂ« tĂ« kemi koordinim tĂ« plotĂ« dhe tĂ« vazhdueshĂ«m me SHBA-nĂ« si aleati ynĂ« mĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m strategjik dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« hapat pĂ«rpara dhe veprimet qĂ« duhet t’i ndĂ«rmarrim nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« dialogu strategjik me SHBA tĂ« rikthehet”, tha ajo pas takimit me zĂ«vendĂ«ssekretarin amerikan.

Në takimin me zëvendëssekretarin, presidentja Osmani ka theksuar gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik. Ajo ka nënvizuar nevojën për koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleat strategjik dhe ka shprehur besimin e plotë në administratën e Presidentit Trump.

/KosovaPress/

The post Osmani: Diskutuam me SHBA-në për rikthimin e dialogut strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se tĂ« martĂ«n moti nĂ« vend do tĂ« jetĂ« i paqĂ«ndrueshĂ«m, me kthjellime dhe vranĂ«sira tĂ« shoqĂ«ruara herĂ« pas here me reshje shiu, ndĂ«rsa nĂ« zonat malore priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në Peshkopi (-1°C), Kukës dhe Korçë (2°C). Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, duke përfshirë Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Gjirokastrën.

Temperaturat minimale dhe maksimale për disa qytete kryesore do të jenë:
ShkodĂ«r: 3°C / 15°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
KukĂ«s: 2°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
LezhĂ«: 8°C / 14°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Peshkopi: -1°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
DurrĂ«s: 5°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
TiranĂ«: 7°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Elbasan: 10°C / 18°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
KuçovĂ«: 5°C / 21°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
VlorĂ«: 9°C / 17°C – diell, vranĂ«sira dhe shi
Korçë: 2°C / 5°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«
GjirokastĂ«r: 0°C / 18°C – vranĂ«sira dhe shi
SarandĂ«: 8°C / 18°C – vranĂ«sira dhe shi
Bajram Curri: -1°C / 3°C – diell, vranĂ«sira, shi/borĂ«

/a.f/

The post Moti sot, rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌