Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut.
Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 kuvendet komunale Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për anëtar të këtij Kuvendi Komunal. Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme, raporton KosovaPress.
Fillimisht, më 3 nëntor, KQZ ka certifikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave, ndërkaq më 8 nëntor rezultatet e tri komunave të tjera. Nga numri i përgjithshëm i komunave, në 20 prej tyre fituesit janë zgjedhur në raundin e parë, si: Deçan, Drenas, Kamenicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
Gjykata Supreme e Kosovës ka finalizuar shqyrtimin e të gjitha ankesave administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit të Zgjedhjeve Lokale 2025.
Sipas njoftimit, gjithsej 42 ankesa janë trajtuar nga kandidatët për kryetarë komunash, kandidatët për asamble komunale, subjektet politike si dhe qytetarët me të drejtë vote. Prej tyre, 7 ankesa janë pranuar si të bazuara, 32 janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa 2 ankesa janë hedhur si të papranueshme.
Vendimi i fundit i këtij procesi u mor sot, në lëndën që kishte paraqitur kandidati për asamblist në komunën e Istogut, Avni Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Me aktgjykimin AA.nr.126/2025, Gjykata Supreme e ka refuzuar këtë ankesë si të pabazuar.
PĂ«r shkak tĂ« natyrĂ«s sĂ« ngjashme tĂ« çështjeve, dy ankesa â AA.nr.116/2025 dhe AA.nr.117/2025 â janĂ« bashkuar dhe janĂ« trajtuar pĂ«rmes njĂ« vendimi tĂ« vetĂ«m, nĂ«n shenjĂ«n AA.nr.116/2025. Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« nga 43 ankesa tĂ« pranuara fillimisht, numri pĂ«rfundimtar i vendimeve tĂ« jetĂ« 42.
Gjykata Supreme theksoi se të gjitha vendimet janë marrë brenda afateve ligjore dhe se është garantuar zbatimi i drejtë i ligjit dhe trajtimi i barabartë i të gjithë ankuesve në këtë proces zgjedhor.
Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor me Listën për Familje.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në konferencën për media tha se "ky koalicion është i qëndrueshëm".
"BashkĂ«risht do tĂ« kemi sukses. ĂshtĂ« vlerĂ« e shtuar tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t qĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« listĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t", theksoi ai.
Ndërsa, Eman Rrahmani tha se kanë arritur dakoordim të plotë me PDK-në për të gjitha pikat.
"Vendi ka nevojë që ne t'i bashkojmë forcat. Falënderoj Hamzën, dhe ne kemi vendosur që rrugëtimin tonë për këto zgjedhje ta vazhdojmë me PDK-në", tha Rrahmani.
Ai shtoi tutje që shpresojnë të kenë sukses në zgjedhjet parlamentare 2025./Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor.
Gjatë mbledhjes, e cila nisi nga ora 15:00, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur për secilin komunë se nga sa ulëse fitoi secila parti që mori pjesë në zgjedhje.
Radoniqi po ashtu theksoi se vetĂ«m rezultatet pĂ«r Kuvendin Komunal nĂ« Istog nuk mund tâi certifikojnĂ« pĂ«r shkak se âGjykata Supreme ka prish njĂ« vendim tĂ« PZAP-sĂ« dhe Ă«shtĂ« kthyer nĂ« rivendosje nĂ« PZAP, andaj Istogu Ă«shtĂ« larguar nga pika pĂ«r certifikim tĂ« rezultatitâ. /Telegrafi/
NĂ« episodin e radhĂ«s tĂ« âPĂ«rballje Podcastâ nĂ« Telegrafi.com, analistĂ«t politikĂ« Besa Luzha dhe Melazim Koci vlerĂ«suan se Kosova ka kaluar njĂ« vit tĂ« humbur nĂ« plan politik e institucional, me pasoja pĂ«r ekonominĂ«, imazhin ndĂ«rkombĂ«tar dhe raportet me aleatĂ«t kryesorĂ«.
Ata paralajmëruan se zgjedhjet e reja nuk mjaftojnë vetëm të mbahen, nëse nuk shoqërohen me kompromis, ulje tensionesh dhe ndryshim të gjuhës politike.
Duke folur për bllokadën institucionale, Besa Luzha e përshkroi këtë periudhë si dështim të klasës politike për të ndërtuar marrëveshje minimale për funksionimin e institucioneve.
âKemi njĂ« vit tĂ« humbur pothuajse, prej shkurtit, prej nĂ«ntĂ« shkurtit. Do tĂ« rrimĂ«, sigurisht, deri te nĂ«ntĂ« shkurti tjetĂ«r, deri sa tĂ« vjen formimi i institucioneve tĂ« reja,â tha ajo, nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, duke shtuar se partitĂ« i kanĂ« dhĂ«nĂ« prioritet garĂ«s pĂ«r vota dhe ripozicionimit para zgjedhjeve lokale qĂ« ishin, nĂ« vend se zgjidhjes sĂ« krizĂ«s.
Sipas saj, nĂ« njĂ« situatĂ« normale âajo çka Ă«shtĂ« esenciale nĂ« demokraci, kompromisi edhe marrĂ«veshja do tĂ« sillnin institucionet, qoftĂ« edhe tĂ« pĂ«rkohshmeâ, pĂ«rfshirĂ« edhe mundĂ«sinĂ« e njĂ« qeverie teknike, siç ishte propozuar gjatĂ« vitit.
Luzha kritikoi mungesën e vullnetit politik për kompromis.
âPartitĂ« nuk jepnin as pĂ«rpjekjen mĂ« tĂ« vogĂ«l pĂ«r ta zgjidhĂ« situatĂ«n, ndĂ«rsa polarizimi dhe pĂ«rçarja janĂ« thelluar dhe do tĂ« reflektohen edhe pas zgjedhjeve tĂ« reja, ku sĂ«rish do tĂ« ketĂ« nevojĂ« pĂ«r koalicioneâ, ka shtuar ajo.
Ndërsa, Melazim Koci, duke analizuar epilogun e dështimit për formimin e qeverisë, theksoi tre faktorë kryesorë që sipas tij e bënë të pamundur arritjen e shumicës pas zgjedhjeve të muajit shkurt.
Ai kujton përjashtimin e votave të Listës Serbe për shkak të zhvillimeve në veri, por shton se ky nuk ishte faktori i vetëm. I dyti lidhet me tema tjera por edhe me zgjedhjen e presidentes/presidentit.
âSecili ka kalkulu pĂ«rse ta marr pataten e nxehtĂ« nĂ« dorĂ« nĂ«se pas nĂ«ntĂ« muajve dhe tĂ« humbi, tĂ« humbas tĂ« rrezikoj, meqĂ« kĂ«rkesa e parĂ« e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve do tĂ« ishte dĂ«rgimi i draftit nĂ« GjykatĂ«n Kushtetuese njĂ« hap me kosto tĂ« lartĂ« elektorale pĂ«r cilĂ«ndo parti qĂ« do ta mbante QeverinĂ«â, ka deklaruar ai.
Si faktor të tretë, Koci e konsideroi mungesën e vullnetit për bashkëqeverisje nga ana e kryeministrit në detyrë.
âMendoj qĂ« zoti Kurti nuk ka dashur bashkĂ«qeverisje, ka dashur ose QeveritĂ« e VetĂ«vendosjes me pakicat jo-serbe, ose shkojnĂ« nĂ« opozitĂ«â, ka deklaruar ai.
Të dy analistët theksuan se gjithë kjo periudhë është shndërruar në një fushatë të zgjatur.
âNĂ« kĂ«ta tetĂ« muaj, nĂ«ntĂ« muaj ne praktikisht kemi, kjo ka qenĂ« fusha zgjedhore praktikisht,â tha Koci, duke vlerĂ«suar se debati nĂ« Kuvend Ă«shtĂ« pĂ«rdorur vetĂ«m pĂ«r tĂ« fajĂ«suar palĂ«n tjetĂ«r para opinionit.
Në pjesën e dytë të bisedës, vëmendja u zhvendos te zgjedhjet e ardhshme dhe çfarë mund të sjellin ato.
Për Melazim Kocin, zgjedhjet mund të hapin rrugën e zgjidhjes, por edhe të rrezikut.
âMendoj se gjasat janĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« pas kĂ«tyre zgjedhjeve tĂ« ketĂ« zgjidhje, sepse thjesht edhe subjektet politike do ta kuptojnĂ« qĂ« nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n e dĂ«rgojnĂ« KosovĂ«n nĂ« humnerĂ«,â tha ai, duke kujtuar se brenda njĂ« viti vendi ka shkuar drejt katĂ«r palĂ« zgjedhjeve (tĂ« pĂ«rgjithshme dhe lokale).
Ai e pa si sinjal pozitiv deklarimin e Bedri HamzĂ«s se PDK ânuk do tĂ« ketĂ« vija tĂ« kuqeâ, por paralajmĂ«roi se pas zgjedhjeve nuk do tĂ« mjaftojnĂ« mĂ« 61 vota.
âTani pas kĂ«tyre zgjedhjeve nuk duhen gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ« vota, por duhen tetĂ«dhjetĂ«, sepse nĂ« pako do tĂ« jetĂ« edhe zgjedhja e presidentesâ, ka shtuar ai.
Sipas Kocit, kjo e bĂ«n edhe mĂ« tĂ« domosdoshĂ«m kompromisin dhe koalicionet, edhe kur mund tĂ« duken âtĂ« panatyrshmeâ, pĂ«r shkak tĂ« ndarjes sĂ« posteve kryesore shtetĂ«rore.
Foto: Pjetër Monreca
Thirrje për ulje tensionesh, heqje të gjuhës së urrejtjes dhe kthim te bashkëpunimi
Të dy analistët u ndalën gjatë te gjuha politike dhe tensionet mes subjekteve, duke e parë këtë si sfidë të rrezikshme edhe për sigurinë, edhe për demokracinë.
Koci tha se Ă«shtĂ« bĂ« imperativ nĂ« kĂ«tĂ« moment qĂ« Kosova, qĂ« subjektet politike tâi ulin tensionit duke paralajmĂ«ruar se vendi Ă«shtĂ« ânĂ« tehun e luftĂ«s hibride tĂ« SerbisĂ«â, ku rrjetet sociale dhe dezinformimi mund tĂ« shfrytĂ«zohen lehtĂ«sisht nĂ« njĂ« atmosferĂ« akuzash si âagjentĂ« serbĂ«â apo ânjerĂ«zit e SerbisĂ«â.
Luzha, nga ana tjetër, theksoi se vlerat mbi të cilat duhet të ndërtohet politika janë të kundërta me këtë klimë.
âParime, vlera janĂ«, bashkĂ«punimi, dashamirĂ«sia, komunikimi, mirĂ«sjellja, vlerat. Ato janĂ« domethĂ«nĂ« tĂ« mira, jo bĂ«rtitma, urrejtja, nxitja e pĂ«rçarja. Nuk i sjellin dobi askujtâ, u shpreh ajo.
NĂ« mesazhin e fundit, ajo apeloi qĂ« pas kĂ«tij âepilogu tĂ« vititâ tĂ« kĂ«rkohet njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r, tĂ« vendosen nĂ« tavolinĂ« temat qĂ« bashkojnĂ« dhe jo ato qĂ« thellojnĂ« ndarjet.
Luzha kërkoi që bashkimi dhe bashkëpunimi të mos anatemohet më, por të shihet si domosdoshmëri. /Telegrafi/
Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e kthyer çështjen për rivendosje në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Gashi ishte ankuar fillimisht në PZAP, duke kërkuar rinumërimin e votave dhe verifikimin e materialit zgjedhor në disa vendvotime të caktuara, mirëpo ankesa e tij ishte refuzuar si e pabazuar më 14 nëntor. Pas këtij vendimi, ai iu drejtua Gjykatës Supreme.
Supremja konstatoi se PZAP nuk ka vepruar në përputhje me vërejtjet e mëparshme të gjykatës dhe nuk ka respektuar nenin 117 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili i jep PZAP-së kompetencë për të urdhëruar rinumërimin e votave dhe shqyrtimin e materialit zgjedhor si pjesë e hetimeve.
Sipas Gjykatës Supreme, rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të garantuar saktësinë e rezultatit zgjedhor dhe integritetin e procesit, në pajtim me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës.
PZAP tani obligohet që, në rivendosje, të shqyrtojë përsëri të gjitha pretendimet e ankuesit, provat e dorëzuara dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme, duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe të mos devijohet vullneti i qytetarëve./Telegrafi/
Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar në Komunën e Kllokotit, Arbër Emini, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ZL.A.nr.433/2025, të datës 12.11.2025.
Pas vendimit të PZAP-së, e cila kishte hedhur si të palejuar ankesën e parashtruar nga Arbër Emini, ky i fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën i konteston rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve, duke pretenduar se është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe legjislacioni zgjedhor gjatë procesit të votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar Komune në Kllokot.
"Gjykata Supreme e Kosovës e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar", thuhet në njoftim.
Gjykata Supreme e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, lidhur me hedhjen si të palejuar të ankesës së Arbër Emini. /Telegrafi/
Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte refuzuar kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Antigona Uka-Latifi, tha për Telegrafin se ankesa është pranuar sot dhe se brenda një afati prej pesë ditësh pritet të merret vendimi për këtë çështje.
"Lidhur me kĂ«rkesĂ«n tuaj, ju njoftojmĂ« se ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e KosovĂ«s â PDK, e ushtruar kundĂ«r vendimit tĂ« Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa - PZAP, Ă«shtĂ« pranuar sot (18.11.2025) nĂ« GjykatĂ« Supreme, pĂ«rmes postĂ«s. PĂ«r kĂ«tĂ« çështje do tĂ« vendoset brenda afatit ligjor, prej pesĂ« ditĂ«sh", ka thĂ«nĂ« ajo.
Ndryshe, PDK vlerĂ«son se vendimi i PZAP Ă«shtĂ« i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive tĂ« evidentuara nĂ« qendrat e votimit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Sipas partisë, provat e paraqitura gjatë procesit të ankesës kanë treguar se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.
PDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme një shqyrtim të plotë të çështjes dhe një vendim që do të garantonte integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Në njoftimin e PDK-së, theksohet se partia do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore deri në përfundimin e çështjes, për të siguruar korrigjimin e parregullsive dhe për të mbrojtur proceset demokratike në vend.
âPartia Demokratike e KosovĂ«s thekson se do tĂ« vazhdojĂ« me vendosmĂ«ri rrugĂ«n ligjore deri nĂ« sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votĂ«n e lirĂ« dhe proceset demokratike nĂ« vend NĂ« MitrovicĂ«, vetĂ«m rivotimi u bĂ«n drejtĂ«si qytetarĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, PDK nuk do tĂ« ndalet!â, thuhet nĂ« njoftim.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje fitoi shumicën e votave./Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale dhe certifikimi i tyre përfshin disa hapa të rëndësishëm, duke përfshirë verifikimin e rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN), numërimin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Telegrafin se shpallja e rezultateve përfundimtare nuk e përmbyll procesin zgjedhor.
âSubjektet politike dhe kandidatĂ«t kanĂ« tĂ« drejtĂ« ankese ndaj rezultatit, fillimisht nĂ« PZAP dhe mĂ« pas, çështja mund tĂ« shkojĂ« deri nĂ« GjykatĂ«n Supreme. KQZ Ă«shtĂ« e obliguar tĂ« presĂ« kĂ«to vendime, tâi zbatojĂ« ato dhe vetĂ«m pas kĂ«saj tĂ« procedojĂ« me certifikimin e rezultateve", tha Elezi.
Sipas Elezit, deri më tani KQZ ka përmbyllur aktivitetet në QKN dhe ka numëruar fletëvotimet në QNR, përfshirë pjesën më të madhe të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.
Megjithatë, KQZ është ende në pritje të ardhjes së 10 pakove me fletëvotime të tërhequra nga kutia postare në Kanbera të Australisë.
Në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, Elezi theksoi se KQZ nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të tillë që nuk ishte parashikuar.
"NĂ«se do tĂ« ketĂ« zgjedhje tĂ« parakohshme, KQZ-ja do tĂ« pĂ«rgatisĂ« me kohĂ« kĂ«rkesĂ«n buxhetore dhe do ta pĂ«rcjellĂ« pĂ«r miratim nĂ« QeverinĂ« e KosovĂ«s. Kjo ka ndodhur edhe nĂ« raste tĂ« tjera kur kemi pasur zgjedhje tĂ« parakohshme apo nĂ« njĂ« vit jo-zgjedhorâ, tha Elezi. /Telegrafi/
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Komunën e Mitrovicës.
PDK e konsideron të gabuar këtë vendim, duke theksuar se ai nuk reflekton realitetin e parregullsive të evidentuara gjatë procesit zgjedhor në këtë komunë.
âSot, Partia Demokratike e KosovĂ«s ka dorĂ«zuar pĂ«rmes postĂ«s zyrtare ankesĂ«n nĂ« GjykatĂ«n Supreme tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke kundĂ«rshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kĂ«rkesĂ«n pĂ«r pĂ«rsĂ«ritjen e votimit nĂ« MitrovicĂ«. PDK vlerĂ«son se vendimi i PZAP Ă«shtĂ« i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive tĂ« evidentuara nĂ« qendrat e votimit nĂ« kĂ«tĂ« komunĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Sipas partisë, provat e paraqitura gjatë procesit të ankesës kanë treguar se procesi zgjedhor në Mitrovicë është cenuar dhe vullneti i qytetarëve është manipuluar.
PDK ka kërkuar nga Gjykata Supreme një shqyrtim të plotë të çështjes dhe një vendim që do të garantonte integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Në njoftimin e PDK-së, theksohet se partia do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore deri në përfundimin e çështjes, për të siguruar korrigjimin e parregullsive dhe për të mbrojtur proceset demokratike në vend.
âPartia Demokratike e KosovĂ«s thekson se do tĂ« vazhdojĂ« me vendosmĂ«ri rrugĂ«n ligjore deri nĂ« sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votĂ«n e lirĂ« dhe proceset demokratike nĂ« vend NĂ« MitrovicĂ«, vetĂ«m rivotimi u bĂ«n drejtĂ«si qytetarĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, PDK nuk do tĂ« ndalet!â, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi me postë jashtë Kosovës, që i përkasin raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.
Deri të premten në orën 10:00, janë shqyrtuar mbi 9,800 pako, nga të cilat më shumë se 7,240 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,570 janë refuzuar.
Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
"Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ", tha ai.
Elezi shtoi tutje se më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.
"Në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikojmë të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve", theksoi ai.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 9 nëntor. /Telegrafi/
NĂ« episodin e ri tĂ« âPĂ«rballje Podcastâ, nĂ« Telegrafi.com, gazetari dhe shkrimtari Enver Robelli sjell njĂ« analizĂ« tĂ« thellĂ« pĂ«r zhvillimet politike nĂ« KosovĂ«, rajon e botĂ«.
Ky podcast përkrahet nga kompania e derivateveEXFIS.
Ai flet edhe pĂ«r dialogun KosovĂ« â Serbi, qasjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« vazhdimin e dialogut dhe rolin e diasporĂ«s nĂ« relacion me KosovĂ«n.
Duke folur për situatën politike, ngërçin politik e pa institucione të reja pas zgjedhjeve të muajit shkurt e këtyre lokale, Robelli tha se vendi është futur në një cikël bllokues për shkak të mungesës së kompromisit dhe dominimit të interesave personale të politikanëve.
âVendi ka mbet peng i ego-ve tĂ« politikanĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ambicie qĂ« ta dĂ«rgojnĂ« njĂ«ri-tjetrin nĂ« zgjedhje me akuzĂ«n se ky Ă«shtĂ« fajtoriâ, ka deklaruar ai nĂ« âPĂ«rballje Podcastâ me kryeredaktorin e Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.
Sipas tij, polarizimi i brendshëm ka sjellë stagnim në një kohë kur bota po ecën me ritme të shpejta.
âBota po ndryshon me hapa te mĂ«dhenj, jo vetĂ«m me inteligjencĂ« artificiale e me zhvillim teknologjik, por me orientime tĂ« reja gjeostrategjike, Ukraina e zhvillimet nĂ« lindje tĂ« afĂ«rt e politikanĂ«t e KosovĂ«s sillen sikur kjo sâka tĂ« bĂ«jĂ« me neveâ, ka deklaruar Robelli.
Robelli foli edhe për raportet me Bashkimin Evropian dhe masat e vendosura ndaj Kosovës dhe temat kryesore kanë mbetur në tavolinë.
âPyetja kryesore mbetet dhe duhet pasur guxim ose e bĂ«n Asociacionin, ose sâe bĂ«n. Edhe qeveria e ardhshme prapĂ« do tĂ« ballafaqohet me tĂ« njĂ«jtĂ«n pyetjeâ, ka potencuar ai.
Robelli shtoi se modeli i marrĂ«veshjes sĂ« Ohrit, i paraprirĂ« nga mospasja e nĂ«nshkrimit zyrtar nga Serbia, e bĂ«n procesin shumĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r tâu zbatuar pasi Vuçiq Ă«shtĂ« larguar nga tavolina.
Foto: Ridvan Slivova
Nga përvojat e tij në Zvicër dhe kontaktet me diasporën, Robelli tha se perceptimi nga jashtë është më pak emocional, por më i ashpër në vlerësim sepse njerëzit nuk kthehen pas 20-30 vjet qëndrim në një qytet e shtet tjetër ku janë sistemuar të jetojnë.
âNjerĂ«zit po votojnĂ« me kĂ«mbĂ«, e nĂ« anĂ«n tjetĂ«r po largohen vazhdimisht nga Kosova. E dhembshme, por e vĂ«rtetĂ«â, ka deklaruar ai.
Robelli tha se Kosova duhet ta ketë modelin e Kroacisë për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës.
âNuk ka shtetĂ«si tĂ« klasit tĂ« parĂ« dhe tĂ« dytĂ«. Kush e ka pasaportĂ«n e KosovĂ«s, mund tĂ« votojĂ«. Do tĂ« ishte mirĂ« tĂ« kopjohet modeli kroat, diaspora tĂ« ketĂ« dy ose tre deputetĂ« qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« interesat e sajâ, ka deklaruar ai.
Robelli flet dhe për tema tjera rajonale e zhvillimet gjeopolitike. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë dhe të mërkurë janë tërhequr mbi 13,000 pako të supozuara me fletëvotime nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës. Këto pako i përkasin votimit me postë jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Telegrafin, se të enjten në mesditë ka filluar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të këtyre pakove, me qëllim që të përcaktohet nëse ato janë dërguar nga shtetas të Kosovës të regjistruar si votues jashtë vendit.
"Pra, procesit tĂ« vlerĂ«simit do tâi nĂ«nshtrohen 13,000 pako dhe nĂ« fund do tĂ« kemi mĂ« shumĂ« detaje. KQZ i referohet kĂ«tyre pakove si âpako tĂ« supozuara me fletĂ«votimeâ sepse nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« nuk mund ta dijmĂ« me saktĂ«si nĂ«se brenda tyre ka fletĂ«votime dhe nĂ«se tĂ« njĂ«jtat janĂ« dorĂ«zuar nga votuesit e regjistruar", theksoi ai.
Tutje, Elezi shtoi se gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« regjistrimit (23 korrik â 29 gusht 2025) numri i shtetasve tĂ« regjistruar pĂ«r tĂ« votuar pĂ«rmes postĂ«s nĂ« raundin e dytĂ« tĂ« zgjedhjeve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« 18 komunave ishte: 29,725 votues.
Raundi i dytë i zgjedhjeve u mbajt në 18 komuna./Telegrafi/
Pas përfundimit të procesit të numërimit dhe verifikimit të votave në Mitrovicë të Jugut, janë gjetur 75 fletëvotime me probleme në numrin serik.
Lajmin e bëri të ditur Bajram Hajdari, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor dhe menaxher i Qendrës Komunale të Numërimit.
âSipas njĂ« verifikimi paraprak, janĂ« 75 fletĂ«votime qĂ« i takojnĂ« tĂ« dy kandidatĂ«ve dhe kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me gabime teknike. NjĂ« pjesĂ« e tyre Ă«shtĂ« kopjuar nĂ« prani tĂ« PolicisĂ« dhe mĂ« pas dorĂ«zuar, ndĂ«rsa tani çështja i takon organeve kompetente,â tha Hajdari.
Ai shtoi se nuk ka informacion pĂ«r fletĂ«votime tĂ« pavulosura, por nĂ«se janĂ« vĂ«rejtur, ato janĂ« vendosur nĂ« zarfin pĂ«rkatĂ«s. Pas pĂ«rfundimit tĂ« procesit, materialet zgjedhore po pĂ«rgatiten pĂ«r tâu dĂ«rguar nĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve (QNR) nĂ« FushĂ«-KosovĂ«.
Nga ana tjetĂ«r, Ilir Gashi, anĂ«tar i PDK-sĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ), deklaroi se procesi ka defekte tĂ« shumta qĂ« shkelin rregulloren zgjedhore dhe sugjeroi qĂ« Mitrovica e Jugut duhet tĂ« shkojĂ« nĂ« rivotim. âPothuajse nĂ« tĂ« gjitha vendvotimet ka defekte qĂ« bien ndesh me rregulloren zgjedhore. Do tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« analizĂ« dhe njĂ« komision hetimor pĂ«r tĂ« verifikuar origjinalitetin e fletĂ«votimeve,â tha Gashi, duke shtuar se çështja duhet tĂ« kalojĂ« edhe nĂ« duart e organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« rikthyer besimin e qytetarĂ«ve nĂ« procesin zgjedhor.
Tre ditë pas përfundimit të garës zgjedhore, fletëvotimet me numra serikë të ndryshëm që u gjetën në disa kuti, ngritën pretendimet e PDK-së dhe partnerëve të saj për parregullsi. PDK ka pretenduar se disa fletëvotime që duhej të ishin në vendvotime të tjera janë gjetur në qendra të ndryshme votimi.
Nga ana tjetër, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në KQZ nuk dha deklarata për media.
Ditën e parë të numërimit, më 10 nëntor 2025, Prokuroria e Mitrovicës urdhëroi ndalimin e procesit për shkak të pretendimeve të para. Një ditë më vonë, KQZ publikoi një sqarim nga kompania CETIS, sipas të cilit problemi kishte të bënte me gabime teknike në shtypjen e fletëvotimeve. CETIS pranoi përgjegjësinë dhe theksoi se fletëvotimet përmbajnë elemente sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin e tyre.
Pas sqarimeve të KQZ-së, Prokuroria lëshoi urdhër për rifillimin e numërimit të votave. Megjithatë, përfaqësuesit e PDK-së kanë dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar rivotim për Mitrovicën e Jugut.
Pas rifillimit të numërimit, komisionerët e partive kanë raportuar për parregullsi të reja gjatë numërimit të votave të balotazhit të mbajtur më 9 nëntor 2025 për kryetar të komunës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 79-të për këtë vit, nën kryesimin e Kreshnik Radoniqit, ku u morën vendime të rëndësishme në lidhje me procesin zgjedhor të raundit të dytë.
Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Radoniqi njoftoi se gjatë ditës KQZ-ja ka pranuar një raport nga kompania që ka shtypur fletëvotimet për të gjitha komunat, raport i cili saktëson të gjitha gabimet e evidentuara në dengjet e fletëvotimeve të printuara. Sipas raportit, disa nga gabimet janë vërejtur në dy votat e fundit të dengjeve, të cilat kishin numra të ndryshëm të vendvotimeve ose ishin të zbrazëta.
Radoniqi tha se ky raport do të jetë pjesë përbërëse e raportit zyrtar që do të përgatisë vetë Komisioni i Zgjedhjeve.
Po ashtu, KQZ mori vendim për themelimin e një komisioni të veçantë për vlerësimin dhe verifikimin e fletëvotimeve si dhe përputhshmërinë e numrit të tyre në vendvotime, për zgjedhjet e raundit të dytë për kryetarë të komunave Mitrovicë e Jugut dhe Gjakovë.
Ky komision do ta zhvillojë punën e tij në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), pas pranimit të materialeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve (KKZ).
Sipas KQZ-së, puna e këtij komisioni do të shërbejë gjithashtu për të përgatitur përgjigjen për Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me ankesat për zgjedhjet në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Pas një ndalimi të përkohshëm dhe rifillimit të procesit të verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur me sukses numërimin dhe verifikimin e të gjitha 105 vendvotimeve në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53.44% të votave apo 17,834 vota, duke u pozicionuar përpara kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili ka marrë 46.56% apo 15,541 vota.
Procesi i verifikimit ka përfshirë shqyrtimin e të gjitha votave për të siguruar saktësinë e rezultateve përfundimtare, pas shqetësimeve të ngritura së fundmi lidhur me disa parregullsi në fletëvotime.
Kujtojmë se procesi i verifikimit të votave në këtë qendër rifilloi të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Themelore, pasi ky institucion fillimisht kishte urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të këtij procesi.
Rifillimi i numërimit me urdhër të Prokurorisë nisi pasi kompania CETIS që shtypi fletëvotimet shpjegoi se problemi i numërimit ndodhi te njëra nga pllakat e printerëve me ngjyrë.
Zhvillimet nga procesi i verifikimit të votave në Mitrovicë kanë nxitur shumë reagime.
PDK-ja ka kërkuar rivotim në këtë komunë. /Telegrafi/
Situata e krijuar me fletëvotimet në Mitrovicë, ka shkaktuar huti tek qytetarët.
Sipas sqarimeve të ofruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe kompania sllovene Cetis, gabimet e konstatuara në fletëvotime është thënë se nuk kanë pasur ndikim në procesin e votimit.
Bekim Salihu, analist i politikave në Institutin GAP ka thënë se votimi ka qenë i rregullt.
"Nga tĂ« gjitha sqarimet qĂ« janĂ« ofruar nga KQZ-ja dhe nga kompania sllovene âCetisâ lidhur me fletĂ«votimet e MitrovicĂ«s sĂ« Jugut, rezulton se gabimet nĂ« fletĂ«votim nuk kanĂ« rezultuar me gabime nĂ« votim. Votimi ka qenĂ« i rregullt, por disa nga fletĂ«votimet nuk kanĂ« qenĂ« brenda standarditâ, ka shkruar Salhiu.
Ai ka shtuar se qytetari nuk është instanca që i verifikon standardet e fletëvotimit.
âQytetari e jep votĂ«n sipas vullnetit tĂ« tij/saj dhe ky vullnet Ă«shtĂ« brenda kutive tĂ« votimit. Vota duket se as nuk Ă«shtĂ« cenuar, as kontrabanduar dhe as tjetĂ«rsuarâ, u shpreh ai.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të procesit të verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Mitrovicën e Jugut.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ky proces ka filluar një ditë më parë, dhe deri në orën 09:00 të së mërkurës janë rinumëruar 10 vendvotime.
KQZ njofton se rezultatet pas verifikimit publikohen në platformën zyrtare. /Telegrafi/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri sonte në orën 20:00 është përmbyllur procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në 17 qendra komunale të numërimit.
Sipas KQZ-së, komuna e vetme ku procesi ende nuk ka përfunduar është Mitrovica e Jugut, ku verifikimi pritet të mbyllet gjatë ditës së nesërme.
âDeri nĂ« orĂ«n 20:00 tĂ« sĂ« martĂ«s Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur verifikimi i rezultateve nĂ« 17 Qendra Komunale tĂ« NumĂ«rimit: Junik, MamushĂ«, Kllokot, Obiliq, KlinĂ«, Vushtrri, Dragash, Rahovec, GjakovĂ«, Gjilan, FushĂ« KosovĂ«, SuharekĂ«, Kaçanik, PrishtinĂ«, Viti, Prizren dhe PejĂ«. Aktualisht procesi vazhdon vetĂ«m nĂ« QKN e MitrovicĂ«s sĂ« Jugut dhe pritet tĂ« pĂ«rfundojĂ« gjatĂ« ditĂ«s sĂ« mĂ«rkurĂ«â, thuhet nĂ« njoftimin e KQZ-sĂ«.
Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke u zhvilluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Sipas njoftimit, vendvotimet që po rinumërohen i përkasin zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Drenasit.
Një numër i qytetarëve ka ardhur tek Qendra e Numërimit në Mitrovicë të Jugut, të cilët kanë tentuar të afrohen afër QNK-së, por Policia e Kosovës nuk i ka lejuar, duke kërkuar nga ata që të largohen nga kjo pjesë.
Qytetarët i kanë thënë KosovaPress-it prapa kamerave se kanë ardhur vetëm të shikojnë se si është gjendja.
Gëzim Stavileci, ish-drejtor i administratës në Komunën e Mitrovicës së Jugut, u bëri thirrje qytetarëve të largohen dhe mos të bëjnë presion.