Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare
TIRANĂ, 22 dhjetor /ATSH/ NĂ« prag tĂ« festave tĂ« fundvitit, autoritetet doganore kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« posaçme pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar fluksin e shtuar tĂ« lĂ«vizjes nĂ« pikat kufitare, qĂ« vjen si pasojĂ« e kthimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« vend, por edhe tĂ« rritjes sĂ« volumit tĂ« mallrave pĂ«r shkak tĂ« intensifikimit tĂ« aktivitetit tregtar.
Dogana Shqiptare informon qytetarët dhe bizneset se strukturat doganore do të jenë në shërbim pa ndërprerje, 24 orë në ditë, gjatë festave të fundvitit duke synuar shmangien e pritjeve të gjata dhe garantimin e një shërbimi efikas për qytetarët dhe bizneset.
Sipas njoftimit të Doganës, funksionimi me kapacitete të plota është pjesë e një plani të veçantë masash, i cili përfshin rritjen e burimeve njerëzore dhe teknike, si dhe koordinim më të fortë mes strukturave doganore në të gjithë vendin.
Në fokus të këtij plani është përshpejtimi i procedurave doganore, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe përmirësimi i menaxhimit të flukseve të udhëtarëve, duke ruajtur njëkohësisht standardet e sigurisë dhe kontrollit.
Dogana Shqiptare vlerëson se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në mbarëvajtjen e lëvizjes kufitare gjatë festave, si dhe në mbështetjen e aktivitetit ekonomik, veçanërisht për sektorët që varen nga import-eksporti, në një periudhë me rëndësi të veçantë për konsumatorët dhe tregun vendas.
/e.xh/a.f/
The post Dogana Shqiptare në gatishmëri të plotë gjatë festave, shërbim 24 orë në pikat kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

