❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maqedonia renditet e treta në Evropë për numrin e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre



Maqedonia e ka gjetur veten lart në listën e zezë evropiane kur bëhet fjalë për femicidin, vrasjen e grave nga partnerët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të vitit 2023 nga Eurostat, shërbimi statistikor i Komisionit Evropian, vendi renditet i treti në Evropë për sa i përket shkallës së vrasjeve të tilla, pas Letonisë dhe Lituanisë.

Shkalla më e lartë u regjistrua në Letoni, ku 17 gra për milion banorë u vranë në vitin 2023.

Në Lituani, shifra ishte 10 gra për milion banorë. Në Maqedoni, gjatë së njëjtës periudhë, u raportuan gjashtë vrasje për një milion banorë.

Pas Maqedonisë pason Bosnja dhe Hercegovina me pesë vrasje për një milion banorë, ndjekur nga Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina me nga katër secila.

Në anën tjetër të listës është Malta, ku nuk u regjistrua asnjë rast femicide në vitin 2023, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi kanë nga një rast për një milion banorë secila.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se brenda Bashkimit Evropian, mesatarisht, katër gra për një milion banorë vriten nga partnerët e tyre, ndërsa shkalla për burrat është dukshëm më e ulët, 2.2 burra për një milion banorë./Telegrafi/

Ministrja e MPJ-së së Shqipërisë, Elisa Spiropali sot për vizitë zyrtare në Shkup



Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.
Sot në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.
Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.
Spiropali do të takohet me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.
Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

Elisa Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut



Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dy ditët e ardhshme, 22 dhe 23 dhjetor.

Spiropali do të pritet në Shkup nga Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Kryeministri Hristijan Mickoski, Kryetari i Parlamentit Afrim Gashi dhe Ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

Nesër në orën 11.30, Spiropali dhe Mucunski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Spiropali do të ketë gjithashtu edhe një darkë pune me Zëvendës Kryeministrin për Mirëqeverisje dhe Antikorrupsionin, Arben Fetai dhe Ministrin e Integrimit në detyrë, Orhan Murtezani.

Gjatë kësaj vizite ajo do të rikonfirmojë mbështetjen e fortë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se zgjerimi i BE-së mbetet një instrument strategjik për paqe, stabilitet dhe qëndrueshmëri demokratike në Europën Juglindore.

Në fokus të takimeve do të jetë edhe projekti i Korridorit VIII si një projekt strategjik energjetik dhe i sigurisë, që lidh Mesdheun me Detin e Zi.

Ministrja do të takohet në Tetovë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Ajo do të zhvillojë gjithashtu një takim edhe me Kryetarët e koalicionit qeveritar VLEN, Izet Mexhiti, Bilal Kasami dhe Bekim Sali.

Spiropali do të takohet me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Musa Xhaferri, me deputetet nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe me përfaqësues shqiptarë të pushtetit lokal.

Ministrja do të vlerësojë rolin vendimtar të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve euroatlantike, si dhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit si themel i harmonisë shumëetnike dhe kohezionit social.

Spiropali do të zhvillojë një vizitë në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.

Vizita do të përmbyllet me një bashkëbisedim në Universitetin e Tetovës.

Aksident tragjik nĂ« autostradĂ«n Beograd–Nish, humbin jetĂ«n dy shtetas tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut



Dy persona, shtetas tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, kanĂ« humbur jetĂ«n nĂ« njĂ« aksident tĂ« rĂ«ndĂ« trafiku qĂ« ndodhi herĂ«t nĂ« mĂ«ngjes nĂ« autostradĂ«n Beograd – Nish nĂ« Serbi.

Sipas informacioneve nga mediat serbe, qĂ« i pĂ«rcjellĂ« Shenja, aksidenti ndodhi pranĂ« daljeve tĂ« Umçarit, pasi vetura e markĂ«s “Seat” me targa gjermane ka humbur kontrollin dhe ka dalĂ« jashtĂ« rrugĂ«s.

Raportohet se nga makina e aksidentuar u nxorën trupat e një burri dhe një gruaje, të cilët u konfirmuan se janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportimeve, në automjet ndodhej edhe një person tjetër, pasagjer, i cili mbijetoi përplasjen, por pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua urgjent në spital për trajtim mjekësor.


Murtezani-Dreksler: Gjermania mbështet procesin e integrimit të RMV-së në BE



Ministri pĂ«r Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadoren e RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ« nĂ« RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, Petra Dreksler, si dhe me pĂ«rfaqĂ«suesit e ShoqatĂ«s Gjermane pĂ«r BashkĂ«punim NdĂ«rkombĂ«tar (GIZ).

GjatĂ« takimit u shkĂ«mbyen mendime pĂ«r bashkĂ«punimin e mĂ«tejshĂ«m dhe mbĂ«shtetjen permanente cilĂ«n Gjermania dhe GIZ-i e ofrojnĂ« nĂ« procesin e integrimit evropian tĂ« shtetit, me theks tĂ« veçantĂ« nĂ« pĂ«rforcimin e kapaciteteve institucionale tĂ« MinistrisĂ« pĂ«r Çështje Evropiane.

"NĂ« kuadĂ«r tĂ« diskutimeve u theksua rĂ«ndĂ«sia e mjeteve digjitale pĂ«r menaxhimin mĂ« efikas me proceset reformuese dhe pĂ«r avancimin e koordinimit dhe monitorimit tĂ« obligimeve tĂ« lidhura me agjendĂ«n evropiane. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, u theksua roli i GIZ-it si partner strategjik, i cili pĂ«rmes projekteve konkrete kontribuon pĂ«r modernizimin e administratĂ«s publike dhe nĂ« implementimin e reformave konkrete nga Agjenda reformuese. Pas takimit pasoi pranim-dorĂ«zimi zyrtar i donacionit tĂ« sistemit softuerik pĂ«r AgjendĂ«n reformuese, ku Ministria pĂ«r Çështje Evropiane u pajis me zgjidhje bashkĂ«kohore digjitale pĂ«r monitorimin dhe njoftimin nĂ« impelemtimin e AgjendĂ«s reformuese. Platforma softuerike paraqet sistem tĂ« integruar e cila mundĂ«son automatizimin e proceseve punuese, menaxhimin e centralizuar me tĂ« dhĂ«nat, vendosjen e sistemit pĂ«r paralajmĂ«rim tĂ« hershĂ«m, si dhe transparencĂ« dhe efikasitet mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« punĂ«. Platforma gjendet nĂ« fazĂ« tĂ« avancuar pĂ«rgatitore dhe nĂ« vijim do tĂ« pasojĂ« periudha e testimit dhe e trajnimeve pĂ«r shfrytĂ«zuesit, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r anĂ«tarĂ«t e strukturĂ«s sĂ« AgjendĂ«s reformuese", thuhet nĂ« njoftimin e ministrisĂ«.

Donacioni Ă«shtĂ« realizuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit pĂ«r mbĂ«shtetjen e strukturave negociuese pĂ«r integrimin evropian dhe paraqet kontribut tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt avancimit tĂ« kapaciteteve administrative dhe teknike tĂ« MinistrisĂ« pĂ«r Çështje Evropiane.

Me këtë aktivitet konfirmohet përkushtimi i përbashkët i Ministrisë, si dhe i Republikës Federale të Gjermanisë përmes GIZ-it, për implementimin e suksesshëm të reformave dhe për përafrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

Maqedonia e Veriut vendi me ajrin më të ndotur në Evropë



Maqedonia kryeson listën si vendi më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave nga harta e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, e cila gjurmon indeksin e cilësisë së ajrit në vendet evropiane.

Sipas këtyre të dhënave, Maqedonia është në kategorinë më të keqe kur bëhet fjalë për përqendrimet e grimcave PM2.5 dhe PM10, me ndotje jashtëzakonisht të lartë të ajrit.

Përqendrimet e matura të PM2.5 në vend janë disa herë mbi kufirin maksimal të lejuar prej 25 mikrogramësh për metër kub, gjë që përbën një rrezik serioz për shëndetin e popullsisë. Këto grimca janë ndër ndotësit më të rrezikshëm, pasi ato depërtojnë lehtësisht thellë në mushkëritë dhe qarkullimin e gjakut të njerëzve.

Edhe pse Maqedonia u rendit e 59-ta nga 180 vende në botë sipas Indeksit të Performancës Mjedisore vitin e kaluar, situata e cilësisë së ajrit mbetet shqetësuese. Sipas renditjes së ndotjes së ajrit, vendi ishte vetëm i 128-ti, gjë që tregon një hendek serioz midis politikave formale mjedisore dhe situatës reale në terren.

Ndotja nga grimcat në vend buron kryesisht nga djegia e naftës, derivateve të naftës dhe qymyrit, thotë profesori Trajçe Stafilov nga Instituti i Kimisë. Sipas tij, këto burime janë ndër faktorët kryesorë për përqendrime të larta të grimcave PM në ajër, veçanërisht në dimër.

"Që nga viti 2002, çdo pesë vjet ne kemi kryer hulumtime mbi ndotjen e ajrit, veçanërisht në rajonet ku ka ndotje historike industriale përmes biomonitorimit me myshqe duke marrë mostra nga të njëjtat vende për të ndjekur trendet. Prania e kadmiumit, plumbit, zinkut, të cilat janë rezultat i punës së Shkritores së Velesit, minierave në pjesën lindore të vendit, Jugohrom dhe Makstil, po shqyrtohet. Mund të konfirmojmë se ndotja që vumë re në fillim të hulumtimit ishte e pranishme edhe në vitin 2020. Ne morëm mostra këtë vit dhe aktualisht po i analizojmë ato, por nuk presim ndryshime të mëdha", tha Stafilov në një forum shkencor të organizuar nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.

Maqedonia e Veriut nën mesataren e BE-së në përdorimin e inteligjencës artificiale



Në Maqedoni një nga pesë njerëz (22%) të moshës nga 16 deri në 74 vjet, këtë vit ka shfrytëzuar mjete të inteligjencës artificiale (AI). Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (15,76%), ndërsa 8,55% i kanë përdorur për punë. Pothuajse një nga dhjetë (9,4%) e kanë shfrytëzuar për arsim formal.

Në nivel të BE-së pothuajse një e treta (32,7%) e njerëzve të moshës nga 16 deri në 74 vjeç kanë shfrytëzuar mjete të IA. Shumica i kanë shfrytëzuar për qëllime personale (25,1%), ndërsa 15,1% i kanë shfrytëzuar për punë, ndërsa 9,4% për arsim formal, tregojnë të dhënat për përdorimin e TIK në amvisëritë dhe nga ana e individëve të publikuar nga Eurostat.

Si arsye mĂ« tĂ« shpeshtĂ« pse nuk kanĂ« pĂ«rdorur mjete IA 43% e qytetarĂ«ve nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut thanĂ« se nuk kishin nevojĂ«, 11% nuk e dinin si t’i pĂ«rdorin, ndĂ«rsa 2% pĂ«r shkak tĂ« brengĂ«s pĂ«r privatĂ«sinĂ« dhe sigurinĂ«.

Në Evropë lider në shfrytëzimin e mjeteve IA është Norvegjia (56,32%), ndërsa më pak 17,19% e kanë shfrytëzuar qytetarët në Turqi.
Nga vendet e rajonit më së shumti mjete për inteligjencën gjenerative artificiale thanë se përdorin qytetarët e Greqisë (44,09%) dhe Sllovenisë (37,56%). Pastaj vijon Kroacia (27,52%), Bullgaria (22,5%) dhe Maqedonia (22,03%). Më pak mjete të IA shfrytëzojnë qytetarët e Serbisë (18,64%) dhe Bosnja e Hercegovina (20,26%).

Në nivelin e BE-së, përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese është më i përhapur në Danimarkë (48.4%), Estoni (46.6%) dhe Maltë (46.5%). Në të kundërt, përqindja më e ulët e njerëzve që përdorin mjete të inteligjencës artificiale gjeneruese vërehet në Rumani (17.8%) dhe Itali (19.9%).

Në BE, 94% e individëve kanë përdorur internet në tre muajt e fundit të vitit 2025, ndërsa katër për qind e kanë kaluar gjithë vitin pa përdorur internet.

Për lidhshmëri me internet, pajisje celulare kanë përdorur pothuajse 9 nga 10 persona në BE, ndërsa 74% e individëve kanë porositur ose blerë shërbime ose mallra përmes internetit.

Në vend vitin e kaluar 91 për qind e amvisërive kishin qasje në internet, që është rritje e dukshme krahasuar me vitin 2015, kur ai numër arrinte 69%. Rreth 6,86 për qind e qytetarëve e kanë kaluar gjithë vitin pa përdorur internet.

Për lidhje në internet pjesa më e madhe e njerëzve kanë përdorur pajisje celulare (91,5%), rreth 20% kompjuterë desktop, 35% laptopë dhe 9% tabletë.

Më së shpeshti ose 86 për qind e njerëzve në vend kanë përdorur internet për të telefonuar ose për video biseda, 78 për qind për qasje në mediat sociale dhe 41% për pagesa dhe marrje të postës elektronike. Rreth 42% e qytetarëve kanë porositur ose blerë shërbime ose mallra përmes internetit vitin e kaluar, që është dyfish më shumë krahasuar me vitin 2020 kur atë e kanë bërë 21 për qind.

Zheljazkov: Nuk kemi çështje të pazgjidhura me Maqedoninë e Veriut



Kryeministri nĂ« dorĂ«heqje, Rosen Zheljazkov, ishte nĂ« Bruksel, ku mori pjesĂ« nĂ« takimin vjetor BE–Ballkani PerĂ«ndimor.

“QĂ«ndrimi ynĂ« ka qenĂ« gjithmonĂ« parimor – nuk kemi çështje tĂ« pazgjidhura me RepublikĂ«n e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, nuk zhvillojmĂ« asnjĂ« kontest me RMV-nĂ« pĂ«r çështje qĂ« lidhen me tĂ« ashtuquajturin kompromis i korrikut 2022, pasi kjo tashmĂ« Ă«shtĂ« njĂ« qĂ«ndrim i pĂ«rbashkĂ«t evropian”, deklaroi Rosen Zheljazkov.

Ai theksoi se pozicioni i Bullgarisë si vend anëtar është që çdo shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritave të veta, të vlerësohet për progresin e tij dhe jo nga një shtet i veçantë anëtar.

“VlerĂ«simi i progresit pĂ«r hapjen e Klasterit 1, i cili lidhet me kornizĂ«n negociuese, tregon njĂ«farĂ« hezitimi nga ana e kolegĂ«ve nĂ« Shkup, por kjo nuk Ă«shtĂ« çështje pĂ«r tĂ« cilĂ«n ne japim mendimin apo qĂ«ndrimin tonĂ«â€, tha kryeministri bullgar nĂ« dorĂ«heqje.

Marrëveshja për tunelin hekurudhor me Bullgarinë sot para deputetëve



Në vazhdimin e seancës së 76-të, deputetët do të marrin vendimin përfundimtar për marrëveshjen me Sofjen - ratifikimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor ndërkufitar që duhet të lidhë më në fund dy qytetet me hekurudhë.

Marrëveshja, e hedhur në letër më 6 nëntor në Gjueshevë nga ministrat Nikoloski dhe Karaxhov, përcakton të gjitha pikat e rëndësishme: nga zgjidhjet teknike deri te strukturat financiare.

Tuneli prej 2.4 kilometrash, i cili është i ndarë gjeometrikisht saktësisht përgjysmë midis dy vendeve, do të shtrihet në rrugën Sofje - Gjueshevë - Kriva Palanka - Shkup.

Përveç hekurudhës, Kuvendi do të vendosë edhe për të ardhmen e prodhimit vendas të energjisë elektrike. Në rend të ditës, me procedurë të shkurtuar, janë garancitë shtetërore për projektet ambicioze të ESM-së: Kapacitete të reja diellore të FEC Bitola 3 me mbështetje nga BERZH dhe banka gjermane KfW dhe fonde shtesë për rivitalizimin e hidrocentraleve ekzistuese.

Paketa e reformës ekonomike përfshin gjithashtu ndryshime në Ligjin e Buxhetit dhe Ligjin e Shpronësimit, të cilat synojnë përshpejtimin e investimeve kapitale përmes procedurave të thjeshtuara.

Atmosfera në legjislaturë do të nxehet më tej nga Rezoluta që dënon manipulimet e opozitës. Qeveria po kërkon konfirmimin e strategjive të saj kundër migracionit të paligjshëm, duke iu kundërpërgjigjur drejtpërdrejt retorikës së kundërshtarëve politikë.

Së fundmi, deputetët do të kalojnë nëpër një "pistë të shpejtë" të gjerë ndryshimesh legjislative që prekin pothuajse çdo sferë: ndryshime në ligjet për policinë, automjetet dhe sigurinë në trafik, korrigjime në ekzekutimin e sanksioneve dhe dispozitave kundërvajtëse, dhe ripërcaktimin e rregullave për çmimet shtetërore.

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalja nga Maqedonia



Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.

"Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi", thonë nga LAMM.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Eurostat: Shqipëria, vetëm 3.2 % e fëmijëve nuk ndjekin shkollën



Shqipëria ka përqindjen më të ulët të të rinjve të cilët nuk ndjekin shkollën në moshën 15 vjeç e lart. Të dhënat e Eurostat dhe INSTAT tregojnë se në vendin tonë përqindja e popullsisë së moshës 15 vjeç e lart që nuk ka ndjekur asnjëherë shkollën është 3.2 për qind, afro 10 herë më pak se Europa.

Po ashtu, ShqipĂ«ria paraqitet me shifra shumĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« braktisjes sĂ« shkollĂ«s nĂ« grupmoshĂ«n 15–34 vjeç dhe nĂ« krahasim me vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut apo edhe Italia.

Greqia ka nivelin më të ulët të braktisjes së shkollës tek të rinjtë me 2.2%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 6.4% dhe Italia, e cila ka shifrën më të lartë me 8.1%.

TĂ« dhĂ«nat e Eurostat tregojnĂ« se 14.2% e njerĂ«zve tĂ« moshĂ«s 15–34 vjeç nĂ« BE kanĂ« braktisur arsimin ose trajnimin formal tĂ« paktĂ«n njĂ« herĂ« gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tyre.
Shkallët më të larta të braktisjes u regjistruan në Holandë (32.2%), Danimarkë (27.1%), Luksemburg (24.8%) dhe Estoni (24.4%).

Në të gjitha nivelet e arsimit (të ulët, të mesëm dhe të lartë), arsyeja më e zakonshme për mospërfundimin e një programi arsimor ishte se nuk i plotësonte pritjet ose ishte shumë i vështirë. Kjo u pasua nga arsye të tjera familjare ose personale dhe preferenca për punë./ Tv Klan

Eurostat: Maqedonia ka ushqimin më të lirë në Evropë



Ndërsa zviceranët paguajnë deri në 60 përqind më shumë se mesatarja evropiane për të njëjtën shportë ushqimore, çmimet në Maqedoni janë më të ulëtat në kontinent. Dallimet në çmimet e ushqimeve në të gjithë Evropën janë të mëdha, dhe të dhënat e fundit të Eurostat zbulojnë se ku blerjet janë më të përballueshme dhe ku do të ushtrojnë më shumë presion mbi buxhetet e familjeve, shkruan "Euronews".

Ushqimi përfaqëson një nga shpenzimet më të mëdha për familjet evropiane, me një mesatare prej 11.9% të konsumit total në Bashkimin Evropian, ndërsa në vende si Rumania kjo pjesë rritet në 20%. Krahasimi i çmimeve bazohet në indeksin e Eurostat, ku çmimi mesatar i shportës së ushqimit në BE është 100. Një vlerë mbi 100 tregon çmime më të larta se mesatarja, ndërsa një vlerë nën 100 tregon çmime më të përballueshme.

Sipas të dhënave të vitit 2024, Zvicra është deri tani vendi më i shtrenjtë me një indeks prej 161.1, që do të thotë se çmimet e ushqimeve janë 61.1% më të larta se mesatarja e BE-së.

Pas saj vijnë Islanda (146.3) dhe Norvegjia (130.6), vende që gjithashtu nuk janë anëtare të BE-së.

Brenda BE-sĂ«, banorĂ«t e Luksemburgut paguajnĂ« me çmime deri 25.7% mĂ« tĂ« larta se mesatarja. Çmime tĂ« larta regjistrohen edhe nĂ« DanimarkĂ«, IrlandĂ«, FrancĂ«, Austri dhe MaltĂ«.

Nga ana tjetër, ushqimi më i lirë në Evropë është në Maqedoni, me çmime 27% më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Brenda BE-sĂ«, Rumania Ă«shtĂ« nĂ« situatĂ«n mĂ« tĂ« favorshme, ku e njĂ«jta shportĂ« ushqimore Ă«shtĂ« pĂ«r 25.4% mĂ« e lirĂ«. Çmimet e ulĂ«ta tĂ« ushqimeve janĂ« karakteristikĂ« e EvropĂ«s Juglindore dhe Ballkanit PerĂ«ndimor, kĂ«shtu qĂ« Turqia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria janĂ« gjithashtu dukshĂ«m nĂ«n mesataren./Telegrafi/

Pas njĂ« dekade ndĂ«rprerjeje, rinis funksionimi i naftĂ«sjellĂ«sit Selanik–Shkup



Pas mĂ« shumĂ« se dhjetĂ« vjetĂ«sh ndĂ«rprerjeje, naftĂ«sjellĂ«si Selanik–Shkup po kthehet sĂ«rish nĂ« funksion, pasi nĂ« vitin 2013 kompania greke “Hellenic Petroleum”, sot HELLENiQ Energy, e nxori jashtĂ« pĂ«rdorimit duke e konsideruar jofitimprurĂ«s, informon Radio Evropa e LirĂ«.

Rinisja e transportit të derivateve të naftës drejt Maqedonisë së Veriut pritet të ndodhë deri në fund të vitit, tha kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski.

“Ne si shtet po i zbatojmĂ« tĂ« gjitha hapat qĂ« ky naftĂ«sjellĂ«s, i cili pĂ«r shumĂ« vite ishte dĂ«mtuar dhe konservuar, tĂ« vihet nĂ« funksion. Po vazhdojnĂ« inspektimet, mendoj se tashmĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar, pritet tĂ« nisin provat e presionit. NĂ« Qeveri ka kaluar edhe çmimorja, pres qĂ« kĂ«tĂ« vit ky naftĂ«sjellĂ«s tĂ« vihet nĂ« funksion”, deklaroi Mickoski.

NdĂ«rtimi i naftĂ«sjellĂ«sit ishte pjesĂ« e marrĂ«veshjes sĂ« vitit 1999 qĂ« qeveria e udhĂ«hequr nga kryeministri i atĂ«hershĂ«m dhe udhĂ«heqĂ«si i OBRM-PDUKM-sĂ«, Lubço Georgievski, e nĂ«nshkroi me kompaninĂ« greke “Hellenic Petroleum” pĂ«r blerjen e rafinerisĂ« sĂ« vetme tĂ« naftĂ«s nĂ« shtet, OKTA.

Tani ky sistem tubacionesh do të quhet produktsjellës, pasi nga Selaniku në Shkup do të transportojë vetëm derivate të përpunuara të naftës, ndërsa përmes naftësjellësit zakonisht transportohet naftë e papërpunuar nga portet ose fushat naftëmbajtëse drejtpërdrejt në rafineri, ku më pas përpunohet.

Gypat e naftĂ«sjellĂ«sit Selanik-Shkup janĂ« tĂ« gjatĂ« rreth 213 kilometra, me kapacitet pĂ«r tĂ« transportuar 2.5 milionĂ« tonĂ« karburant nĂ« vit, nga terminalet e “Hellenic Petroleum” deri te rafineria OKTA nĂ« Shkup, ku karburanti disel do tĂ« depozitohet.

Sipas marrëveshjes mes Qeverisë maqedonase dhe kompanisë greke, transporti i karburatit do të kushtojë 20 euro për ton, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë dhe Burime Ujore.

Kush do të përfitojë?

Nëse produktsjellësi punon me kapacitet të plotë prej 2.5 milionë tonësh në vit, vlera totale e shërbimit do të arrinte rreth 50 milionë euro në vit.

TĂ« ardhurat do tĂ« ndahen mes QeverisĂ« sĂ« MaqedonisĂ«, e cila pĂ«rmes ndĂ«rmarrjes shtetĂ«rore “Naftovod” ka 20 pĂ«r qind tĂ« aksioneve nĂ« kompaninĂ« e pĂ«rbashkĂ«t “Vardaks”, ku hisedari mĂ« i madh Ă«shtĂ« “Hellenic Petroleum” me 80 pĂ«r qind tĂ« aksioneve.

Me njoftimet e QeverisĂ« maqedonase se po i pĂ«rfundon procedurat e fundit, pĂ«rmes kĂ«tij tubacioni do tĂ« mund tĂ« qarkullojĂ« karburanti sapo Ministria e Transportit tĂ« lĂ«shojĂ« “lejen pĂ«r pĂ«rdorim”.

Me kĂ«tĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi edhe licenca qĂ« Komisioni Rregullativ pĂ«r EnergjetikĂ« dhe Burime Ujore tashmĂ« ia ka lĂ«shuar “Vardaks”-it nĂ« vitin 2023, me vlefshmĂ«ri prej 35 vjetĂ«sh, pĂ«rkatĂ«sisht deri nĂ« vitin 2058.

“Kur operatori ‘Vardaks’ ta marrĂ« lejen e pĂ«rdorimit nga shteti, kjo licencĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi”, tha pĂ«r REL-in kryetari i Komisionit Rregullativ pĂ«r EnergjetikĂ« dhe Burime Ujore, Marko Bislimovski.

REL-i i është drejtuar Qeverisë maqedonase me pyetjen se cilat janë përfitimet e pritshme për sistemin energjetik dhe ekonomik të vendit nga ky tubacion, por deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi në Shkup nuk është përgjigjur.

PolemikĂ« politike rreth tubacionit tĂ« naftĂ«s OBRM–Partia Popullore, e themeluar nga ish-kryeministri Georgievski pasi u largua nga OBRM-PDUKMja, pretendon se riaktivizimi aktual i naftĂ«sjellĂ«sit Selanik-Shkup ka pĂ«r qĂ«llim t’i ndihmojĂ« SerbisĂ« nĂ« krizĂ«n aktuale me naftĂ«.

Nga kjo parti thonë se janë të habitur nga shpejtësia me të cilën po finalizohet procesi dhe pyesin pse ata, që prej vitesh kundërshtonin projektin, tani heshtin.

Partia e Lubço Georgievskit shtoi se argumentet për përfitimet nga naftësjellësi kanë qenë të vlefshme që para 25 vjetësh dhe akuzoi se vendi është lënë me vetëdije pa përfitime ekonomike dhe gjeostrategjike.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se roli i Qeverisë është të sigurojë infrastrukturën dhe rregulloren, por jo të hyjë në operacione biznesi.

“Ne si Qeveri nuk jemi shoqĂ«ri aksionare pĂ«r tĂ« furnizuar SerbinĂ« ose vende tĂ« tjera. KĂ«tĂ« e bĂ«jnĂ« kompani private qĂ« merren me biznes”, tha Mickoski, duke iu pĂ«rgjigjur pyetjes nĂ«se shteti do tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga kriza e naftĂ«s nĂ« Serbi pĂ«rmes eksportit tĂ« derivateve nĂ« kĂ«tĂ« linjĂ«.

Transport më i lirë dhe më i sigurt

Teorikisht, transporti i drejtpërdrejtë i derivateve të naftës nga Selaniku në Shkup përmes tubacionit do të duhej të sillte më shumë siguri dhe shmangie të rreziqeve që i shoqërojnë transportin me kamionë dhe cisterna.

Sipas profesorit Dejan Trajkovski nga Fakulteti Teknik i BitolĂ«s nĂ« Universitetin “ShĂ«n Klimenti i Ohrit”, naftĂ«sjellĂ«sin riktheu nĂ« vĂ«mendje edhe problemet me hekurudhĂ«n nĂ« vend dhe çmimin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« transportit pĂ«rmes tubacioneve.

“NĂ« çdo rast, kjo Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e duhur e transportit, sidomos duke pasur parasysh se tashmĂ« e kemi”, tha Trajkovski.

NdĂ«rtimi i naftĂ«sjellĂ«sit u pĂ«rfundua nĂ« vitin 2002, por dhjetĂ« vjet mĂ« vonĂ«, nĂ« vitin 2013, nĂ« OKTA u ndal plotĂ«sisht pĂ«rpunimi i naftĂ«s, me ç’rast rafineria pĂ«rfundoi nĂ« falimentim dhe transporti i naftĂ«s nĂ«pĂ«r tubacion u ndĂ«rpre.

Arsyet, sipas “Hellenic Petroleum” nĂ« atĂ« kohĂ«, ishin se nuk ishte fitimprurĂ«se dhe kishte pengesa pĂ«rmes rregulloreve tĂ« shumta.
Që nga shitja e OKTA-s në vitin 1999 nga Qeveria e atëhershme maqedonase, lindën mosmarrëveshje që përfunduan para Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris.

Me atĂ« marrĂ«veshje, tĂ« cilĂ«n njĂ« pjesĂ« e opinionit tĂ« ekspertĂ«ve nĂ« Maqedoni tĂ« Veriut e vlerĂ«suan si tĂ« dĂ«mshĂ«m pĂ«r shtetin, OKTA iu shit kompanisĂ« “Hellenic Petroleum” pĂ«r 32 milionĂ« euro, dhe marrĂ«veshja ndĂ«r tĂ« tjera parashihte ndĂ«rtimin e naftĂ«sjellĂ«sit, si edhe detyrimin qĂ« pĂ«r 20 vjet Maqedonia e Veriut tĂ« blinte tĂ« paktĂ«n 500.000 tonĂ« naftĂ« nĂ« vit nga Greqia.

Procedurat e arbitrazhitPasuan tre procese të ndara arbitrazhi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris, të lidhura me marrëveshjen për OKTA-n dhe naftësjellësin.

I fundit ishte nĂ« dhjetor 2022, kur gjykata vendosi kundĂ«r MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe nĂ« favor tĂ« “Hellenic Petroleum”, ndĂ«rsa padia kishte tĂ« bĂ«nte me mosrespektimin e detyrimeve tĂ« marrĂ«veshjes, duke detyruar shtetin tĂ« paguajĂ« gjithsej 21.47 milionĂ« euro dĂ«mshpĂ«rblim, shumĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjysmuar krahasuar me kĂ«rkesĂ«n fillestare sĂ« bashku me interesat, e cila arrinte nĂ« 42.6 milionĂ« euro.

Qeveria atĂ«herĂ« njoftoi se ekipi i angazhuar juridik nga Franca, zyra “Dechert”, kishte arritur tĂ« pĂ«rgjysmonte shumĂ«n e kĂ«rkuar si dĂ«mshpĂ«rblim.

MĂ« herĂ«t, nĂ« vitin 2019, Maqedonia e Veriut kĂ«rkonte mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« arritur marrĂ«veshje me “Hellenic Petroleum” pas vendimit tĂ« atĂ«hershĂ«m tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Parisit prej 32 milionĂ« dollarĂ«sh, qĂ« lidhej me moszbatimin e marrĂ«veshjes pĂ«r blerjen e mazutit.

Vendimi i parĂ« ishte nĂ« vitin 2007 dhe erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e vendit nĂ« vitin 2002 anuloi disa pjesĂ« tĂ« marrĂ«veshjes me “Hellenic Petroleum”, me tĂ« cilin kompania greke fitoi 52 milionĂ« euro dĂ«mshpĂ«rblim.

Me riaktualizimin e rinisjes sĂ« tubacionit, Esad Rahiq, i cili gjatĂ« QeverisĂ« sĂ« kaluar nĂ« vitin 2020 u bĂ« drejtor i ndĂ«rmarrjes shtetĂ«rore “Naftovod”, tha se pagesa e penaliteteve nga paditĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«r arsyet kryesore qĂ« naftĂ«sjellĂ«si duhej tĂ« kishte nisur punĂ«n shumĂ« mĂ« herĂ«t.

“Sa mĂ« shpejt tĂ« hapej dhe tĂ« fillonte tĂ« punonte, aq mĂ« shpejt do tĂ« shlyheshin penalitetet nga paditĂ«â€, tha ai.

Rahiq shtoi se vendi ka pĂ«r obligim ta hapĂ« tubacionin, tĂ« cilin e quan investim strategjik prej rreth 100 milionĂ« dollarĂ«sh, dhe tregoi se pĂ«r kĂ«tĂ« ka biseduar me dy ish–kryeministrat, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Ai u kishte propozuar që sistemi të vihej në përdorim që atëherë, si edhe të vazhdohej ndërtimi për lidhje me Kosovën, por theksoi se propozime të tilla nuk janë realizuar. /REL/

Ish-ministrja, Renata Deskoska është zgjedhur nënkryetare e Komisionit të Venecias



Profesoresha e sĂ« drejtĂ«s kushtetuese nĂ« Fakultetin Juridik “Justiniani i ParĂ«â€ dhe ish-ministre e Arsimit dhe DrejtĂ«sisĂ«, Renata Deskoska, Ă«shtĂ« zgjedhur nĂ«nkryetare e Komisionit tĂ« Venecias.

Ajo bëhet përfaqësuesja e parë nga Maqedonia e Veriut dhe nga një vend joanëtar i Bashkimit Evropian në këtë funksion të lartë.

Deskoska theksoi se zgjedhja është vlerësim për kontributin e saj profesional, duke kujtuar se ka marrë pjesë në hartimin e 14 opinioneve të Komisionit, të miratuara njëzëri.

Ali Ahmeti nga Shkupi: Gjykata e HagĂ«s duhet t'u jep mirĂ«njohje ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, e jo t'i dĂ«nojĂ«



Ali Ahmeti sot nga Shkupi bĂ«ri thirrje qĂ« tĂ« shpallen tĂ« pafajshĂ«m ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ«, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, si dhe ushtarĂ« tjerĂ« qĂ« akuzohen nga Gjykata e HagĂ«s. Ahmeti nĂ« fjalimin e tij nga sheshi "SkĂ«nderbeu", tha se ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« akuzohet pĂ«r vepra qĂ« asnjĂ«herĂ« nuk i kanĂ« bĂ«rĂ«, duke thĂ«nĂ« se kanĂ« luftuar pĂ«r lirinĂ« e popullit.

Ahmeti gjithashtu tha se Gjykata e HagĂ«s duhet t'u jep mirĂ«njohje e lĂ«vdatĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, e jo t'i dĂ«nojĂ«.



"UÇK dĂ«nonte çdo veprim fashist dhe veprim kundĂ«r popullatĂ«s civile. UÇK e shpalli veten ushtri e popullit qĂ« lufton pĂ«r lirinĂ« e popullit tĂ« vet. ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« e madhe qĂ« objektivin e madh nuk e arritĂ«m pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar hierarki, prandaj nuk do tĂ« donim qĂ« akuzat qĂ« bĂ«hen pĂ«r shtĂ«pinĂ« e verdhĂ«, akuzat qĂ« bĂ«hen pĂ«r ndĂ«rmarrje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kriminale tĂ« njollosin historinĂ« e luftĂ«s çlirimtare".

"Ky proces duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe ushtarë që ndodhen pas grilave, akuzohen për vepra të pabëra. Gjithë procesin e kemi përcjellë dhe na dridhej lëkura kur dëgjonim akuza që neve na i kishte bërë Beogradi dhe Moska, si kriminel e banditë. Ne e kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popuj tjerëve", tha Ahmeti.

Ai gjithashtu theksoi se protesta e sotme nuk Ă«shtĂ« kundĂ«r shtetit tĂ« MaqedonisĂ«, duke shtuar se ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« qĂ« ndodhen nĂ« HagĂ« kanĂ« kontribuar pĂ«r stabilitetin dhe tĂ« ardhmen e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut.

Ai poashtu përmendi dëshmitë e gjeneralit Wesley Clark, James Rubin dhe Christofer Hill, për të cilët shprehi mirënjohje

"Jemi mirënjohës ndaj dëshmisë së gjeneralit Clark, mirënjohës ndaj James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe dhe stabilitet Christofer Hill", tha Ahmeti./Telegrafi/

Protesta nĂ« Shkup nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, pamje nga sheshi "SkĂ«nderbeu"



MijĂ«ra protestues nĂ« sheshin “SkĂ«nderbeu” nĂ« Shkup, kanĂ« protestuar nĂ« mbrojtje tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Protesta e thirrur nga OVL-UÇK ka nisur nĂ« ora 13:00 nĂ« sheshin “SkĂ«nderbe” nĂ« Shkup.

Ajo është përkrahur nga shumë figura politike, nisur nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në tubimin e sotëm.






Protesta ka karakter paqësor, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se edhe pse nuk e përkrah protestën do të mundësojë siguri dhe mbarëvajtje të qetë të tubimit.



Nis protesta nĂ« Shkup nĂ« mbrojtje tĂ« krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, pamje nga sheshi "SkĂ«nderbeu" telegrafi.com

Në avion ishin dy shtetas të Kosovës, piloti ka deklaruar se ka pasur problem me motorin - detaje nga rrëzimi i avionit në Maqedoni



Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme. Në avion kanë qenë dy persona, prej të cilëve njëri është i lënduar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Incidenti Ă«shtĂ« raportuar nĂ« numrin 112, ndĂ«rsa informacioni menjĂ«herĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« nga QMK te SPB-TetovĂ«, Ndihma e ShpejtĂ« dhe Qendra Rajonale pĂ«r Menaxhim me Kriza (QRMK-TetovĂ«) pĂ«r ndĂ«rhyrje tĂ« menjĂ«hershme”, njoftoi QMK.

Avioni, siç theksojnĂ«, Ă«shtĂ« i markĂ«s “Piper” me regjistrim N5005W dhe Ă«shtĂ« i destinuar pĂ«r transport tĂ« katĂ«r personave. Dy udhĂ«tarĂ«t qĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« avion janĂ« shtetas tĂ« KosovĂ«s.

Avioni rezulton se është i prodhuar në vitin 1961, ndërsa është i regjistruar në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Sipas, aircraft-data.com, pronari i avionit është D. M, ndërsa theksohet se vendi është Ridgefield Park, New Jersey, SHBA.
Ndërsa avioni ka status valid dhe certifikatë të vlefshme deri në vitin 2028.

Sipas të dhënave, avioni ka qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, është shfaqur edhe në evente aviacioni, për shembull në një shfaqje ajrore në Shkup/Stenkovec, Maqedoni, më 16 shtator 2023 .

Përndryshe, Piper Cherokee PA-28 është një avion i projektuar fillimisht në vitet 1960 si avion i thjeshtë për trajnim dhe fluturime rekreative.

NĂ« profilin e tij nĂ« rrjetet social, D.M ka shkruar se jeton nĂ« LondĂ«r, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« pilot privat nĂ« “The Pilot Centre Denham UK”, ndĂ«rsa gjatĂ« ditĂ«s sĂ« djeshme ka publikuar fotografi duke fluturuar mbi TetovĂ«.

Ndërkaq, edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bord ka qenë D.M, i cili ka deklaruar se ka pasur problem me motorin e avionit.

“Sot (12.12.2025) nĂ« ora 12:35 nĂ« SPB TetovĂ« – DPB Gostivar Ă«shtĂ« raportuar se njĂ« avion i vogĂ«l sportiv ka rĂ«nĂ« nĂ« Liqenin e MavrovĂ«s, nĂ« afĂ«rsi tĂ« digĂ«s “Kanali i Beliçit”. Sipas raportimit, nga avioni nĂ« tokĂ« kanĂ« arritur tĂ« dalin dy shtetas kosovarĂ«, XH.P.(41) dhe D.M.(64), i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanĂ« pĂ«suar lĂ«ndime dhe janĂ« transportuar nĂ« QendrĂ«n MjekĂ«sore Gostivar pĂ«r tĂ« marrĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore. PunonjĂ«s policie nga Departamenti i PolicisĂ« MavrovĂ« kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendngjarje dhe gjatĂ« bisedĂ«s me ta, D.M. ka deklaruar se pĂ«r shkak tĂ« njĂ« problemi me motorin ka aterruar nĂ« liqen”, thonĂ« nga SPB-TetovĂ«./TV21/

Mbi 40 autoshkolla nën dyshime për shoqërim kriminal



Komisioni për vendime për kundërvajtje pranë Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës njoftoi se në kuadër të punës së vazhdueshme për të përcaktuar shkeljet e mundshme të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, ka inspektuar disa autoshkolla në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka veprimi i Komisionit ka përfshirë aktivitete që lidhen me mbi 40 autoshkolla.

"Gjatë inspektimit, u gjetën indikacione që tregojnë për mundësinë e sjelljes së koordinuar të autoshkollave - kartel në formimin e çmimeve për trajnimin e kandidatëve për shoferë, që paraqet shkelje të mundshme të Nenit 7 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës", thuhet në njoftimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.

Nga Komisioni thonë se do të vazhdojë me mbledhjen intensive të provave dhe përcaktimin e detajuar të të gjitha fakteve relevante dhe nëse konfirmohet ekzistenca e veprimeve të ndaluara kontraktuale, do të merren masa të përshtatshme në përputhje me Ligjin.

Nga Komisioni thonë se mbeten të përkushtuar për të mbrojtur tregun konkurrues dhe interesat e konsumatorëve.

EMV: Një pjesë e qytetit të Shkupit nesër do të jetë pa ngrohje



Një pjesë e madhe e lagjes Qendër të Shkupit do të jetë pa ngrohje sot dhe nesër nga ora 11:00 deri në orën 16:00 për shkak të lidhjes së ndërtesave të reja në sistem, njoftoi EMV.

“PĂ«r shkak tĂ« lidhjes sĂ« planifikuar tĂ« objekteve nĂ« rrugĂ«n Kole Nedelkovski nr. 15A dhe rrugĂ«n Vasil Gjorgov nr. 21B dhe 23B, tĂ« enjten ose tĂ« premten, midis orĂ«s 11:00 dhe 16:00, njĂ« pjesĂ« e rrjetit tĂ« shpĂ«rndarjes do tĂ« zbrazet, duke rezultuar nĂ« njĂ« ndĂ«rprerje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« furnizimit me energji termike pĂ«r objektet e mĂ«poshtme:

Risto Shishkov Nr.20,22,27A,28,34A,35,39
Miroslav KrleĆŸa nr 51, 52, 54A, 61, 62, 65, 67
Ilinden Nr.47,49,55,57,59,62,64,70,80 J.H. Jinot nr 19,21,23
Kosta Veselinov nr. 4, 5, 6A
Naum N.Borche Nr. 58,66,68,70,73,74,79,79G (DG 13th Nëntor),81,87,88,88A,88B
Orce Nikolov nr 69,71,74,75,75B,79,83A,83B,85,86A,89,90,
Orce Nikolov 91,93,94,96,97,100,101,106,107,110
Oton Zupancic nr 22 Merimanga nr 1,9,12
Pirinska Nr. 35,44 (Ambasada Ruse),45,50,52
Rosa Plaveva Nr. 1A,4
Çedomir Minderovic nr 22,26,35
Fronti Popullor Nr. 3 (hyrja 3 dhe 4)
Vasil Gjorgov Nr. 21”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Protesta mĂ« 13 dhjetor nĂ« Shkup, OVL e UÇK-sĂ« me video mesazh: Bashkohuni me ne



KategoritĂ« e dala nga Lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s pĂ«rmes njĂ« video mesazhi iu kanĂ« bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« tĂ« bashkohen nĂ« protestĂ«n e organizuar mĂ« 13 dhjetor nĂ« orĂ«n 13:00 nĂ« Shkup tĂ« MaqedonisĂ« Veriore.

Ndërkaq, një ditë më parë ata njoftuan se protesta e paralajmëruar do të jetë e qetë, paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke u organizuar në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kundër padrejtësive në Hagë.



NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r opinionin publik, organizatorĂ«t shprehen shqetĂ«sim lidhur me komentet e Kryeministrit maqedonas, Dimitar Mickoski, pĂ«r formimin e njĂ« “shtabi krize”, tĂ« cilat sipas tyre vetĂ«m krijojnĂ« tension tĂ« panevojshĂ«m dhe tentojnĂ« tĂ« paraqesin njĂ« tubim demokratik si rrezik.

Organizatorët theksuan se protesta është planifikuar në koordinim të plotë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka arsye për dramatizim.

Ata gjithashtu iu bëjnë thirrje institucioneve të shtetit të Maqedonisë së Veriut që të ruajnë profesionalizmin dhe të mos politizojnë të drejtën kushtetuese për tubim dhe protestë.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« shprehje e lirĂ« e qytetarĂ«ve, e garantuar nga ligji, dhe ne do ta ushtroni me pĂ«rgjegjĂ«si dhe dinjitet”, thuhej nĂ« deklaratĂ«. /Telegrafi/

❌