Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

Nga Boldnews.al Zëvendëskryeministres dhe ministres më të pushtetshme të Ramës i është prerë bileta me nisje Tiranën dhe mbërritjen Pojskë (IEVP e grave), por një tjetër qeli, e arreduar bukur edhe me shije artistike tek reparti 313, mund të bëhet gati, në pritje të bujtësit më të famshëm në vend. Fundi dihet, por koha nuk […]

The post Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës! appeared first on BoldNews.al.

Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur

Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty. Belinda Balluku.
 Mirlinda Karçanaj.
 Linda Rama. Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një […]

The post Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur appeared first on BoldNews.al.

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal […]

The post Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare appeared first on Reporter.al.

Drejtoresha e AKSHI dhe zëvendësja e saj mbeten në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten vazhdimin e masave të sigurimit personal “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoren Hava Delibashi. Për tre biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta mbeti gjithashtu në fuqi masa e “ndalimit për të dalë jashtë vendit”. Ndërkohë, zv.drejtorit për hetimin […]

The post Drejtoresha e AKSHI dhe zëvendësja e saj mbeten në arrest shtëpie appeared first on Reporter.al.

Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nën shoqërimin e policisë. Mirlinda Karçanaj ka mbërritur në ambientet e gjykatës me makinë policie, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, në kuadër […]

The post Hetimet për tenderat e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në GJKKO e shoqëruar nga policia appeared first on BoldNews.al.

Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes

SPAK sot deklaron se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng, për shkak se u fut në garë, duke prishur përllogaritjet për paracaktimin e tenderave. Por Gerond Meçe rezulton se ishte një prestanome për llogari të Armand Frangut, baxhanakut të kryeministrit të vendit. Madje, kompanitë e hapura nga ai dhe Armand Frangu kanë lënë gjurmë të […]

The post Milionat e AKSHI-t/ Si ‘u eleminua’ Geron Meçe nga ortakëria me baxhanakun! Dinamika e pengmarrjes appeared first on BoldNews.al.

Zysh Bela-Linda, dhe profesor Beqiri

Nga Boldnews.al Diella e vërtetë e kryeministrit Rama, ose Linda (Mirlinda Karçanaj) e AKSHI-t (Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit) nuk do dalë më nga shtëpia, duke munguar me shkelqimin e saj. Mjeshtrja, ose zysha e tenderave sekrete për “sigurinë teknologjike” të një vendi që si ka mbetur gjë pa ju hekeruar e publikuar, mësoi […]

The post Zysh Bela-Linda, dhe profesor Beqiri appeared first on BoldNews.al.

U sekuestruan 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me…

Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar. Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, […]

The post U sekuestruan 7 telefona në Qershor, tenderat e Karçanaj dolën në bisedat me… appeared first on BoldNews.al.

Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës. Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, […]

The post Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave appeared first on Reporter.al.

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin për abuzimet me tendera te Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). SPAK njofton se 8 persona, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirilda Karçanaj, Hava Delibashi, Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta dhe Erion Ismaili, po hetohen […]

The post SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI appeared first on BoldNews.al.

Hetimi i SPAK për tenderët e AKSHI-t, arrest shtëpie për drejtoreshën Karçanaj



Agjentët e BKH zbarkuan te Kodra e Diellit këtë të martë në Tiranë, ndërsa ushtruan kontrolle me vendim të GJKKO dhe kërkesë të SPAK-ut.

Aksioni i sotëm zhvillohet për një dosje në hetim nga prokurori i SPAK, Bledar Maksuti ndërsa sipas informacioneve paraprake janë lëshuar edhe masa sigurie.

Hetimi i SPAK ka të bëjë me një dosje ku të dyshuarit akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Sipas të dhënave paraprake, GJKKO ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Po ashtu, GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për dy biznesmenët, Ermal Beqiraj dhe Ergys Agasi.

Lidhur me të njëjtin hetim është pezulluar nga detyra zëvendësdrejtorit i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Kujtojmë që drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme.

Zardhen akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiri/ Masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa arresti për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenin Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin.

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve pranë BKH-së, raporton se për Mirlinda Karçanaj është caktuar masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘arrest me burg’ për biznesmenin Ermal Beqiri.

Sipas Lalës, masat e GJKKO janë dhënë për zyrtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në AKSHI dhe për disa anëtarë të shqyrtimit të Ankesa.

Prej gati 1 viti SPAK po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje.

Ndërkohë personat e sipërcituar, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

The post Zardhen akuzat me të cilat përballen drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe biznesmeni Ermal Beqiri/ Masa sigurie edhe për zyrtarë të tjerë appeared first on Albeu.com.

AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un

Nga Boldnews.al Me një kostum ngjyrë mavi, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, kapërceu pragun e derës së Prokurorisë Speciale SPAK, ndërsa pranë rojes së institucionit mbylli në dollapin e sendeve orën e saj, që të kalonte pa “zhurmë” pajisjen e kontrollit të “mjeteve të palejuara”. Në dukje e qetë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë […]

The post AKSHI, “kuçedra” që po ha dhe SPAK-un appeared first on BoldNews.al.

Tenderat korruptiv/ Del pas 3 orësh në SPAK, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Pas më shumë se tre orësh qëndrimi në ambientet e SPAK, Karçanaj doli pa dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur […]

The post Tenderat korruptiv/ Del pas 3 orësh në SPAK, drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj appeared first on BoldNews.al.

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro

✇Albeu
By: M C

Pas 3 orësh në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga godina.

Karçanaj zgjodhi të mos prononcohej për gazetarët para SPAK-ut, teksa ajo u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

SPAK po heton 12 procedura tenderuese me vlera të larta, të lidhura me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro.

Një nga biznesmenët që po hetohet është Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili është marrë më herët në pyetje në SPAK në kuadër të kësaj çështjeje.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, mes tyre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, për të sqaruar rolin e tyre në procedurat e dyshuara.

AKSHI, institucion përgjegjës për shërbimet IT të administratës publike, prej kohësh është në qendër të akuzave për tendera të parregullt. Pak kohë më parë, ish-zyrtari Daniel Shima u zhduk për rreth 10 orë, menjëherë pasi kishte dhënë dëshmi në SPAK për tenderat e dyshuar, ngjarje që ngriti dyshime dhe alarmoi familjarët e tij.

Hetimet për skemën e dyshuar të korrupsionit vijojnë.

The post Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro appeared first on Albeu.com.

Abuzime me 12 tendera/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK. Karçanaj ka mbërritur në SPAK në shoqërinë e avokates së saj.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka hapur një hetim për abuzimet me 12 tendera në AKSHI, procedura për të cilat do të pyetet Karçanaj.

Për momentin, klienti kryesor i AKSHI-t është biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili njihet si “gllabëruesi” i parave publike përmes tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Më herët, edhe ai është marrë në pyetje nga SPAK.

AKSHI është një institucion i vënë në qendër të akuzave dhe madje një prej ish-zyrtarëve të saj, Daniel Shima, u zhduk në mënyrë të dyshimtë për 10 orë me radhë ku mendohet të jetë mbajtur peng nga një grup kriminal në Elbasan.

The post Abuzime me 12 tendera/ Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

SPAK drejt arrestimeve për tenderat shumëmilionësh të AKSHI-t

Një hetim i SPAK i nisur kohë më parë pritet të finalizohet me arrestime të personave që kanë abuzuar me tenderat shumëmilionësh të AKSHIT. Përgjatë javëve të fundit janë thirrur dhe marrë në pyetje zyrtarë të AKSHIT dhe drejtues të institucionit. Mësohet se po hetohen disa tendera, për të cilët ka pasur ankesa, por më […]

The post SPAK drejt arrestimeve për tenderat shumëmilionësh të AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t

Një kompani pas të cilës qëndron biznesmeni Artan Dulaku ka përfituar rreth 15 milionë euro tendera sekretë, kryesisht nga AKSHI, me pazarë në tavolinë dhe oferta ‘fituese’ pothuajse sa fondi limit. Bëhet fjalë për kompaninë Albanian Satellite Communications shpk, me objekt veprimtarie aktivitet i shërbimit në fushën e telekomunikacionit dhe komunikimeve elektronike, transmetimit satelitor etj. […]

The post Kompania e satelitëve të Dulakut merr 15 mln euro tendera sekretë nga Linda e AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Një tjetër aferë e rëndë financiare përfshin Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe kompaninë “Communication Progress” në pronësi të Gentian Likajt, e cila ka fituar një tender me vlerë 27,892,800 lekë të reja pa TVSH, ose plot rreth 335 milionë lekë të vjetra me TVSH, për mirëmbajtjen e sistemit LIMS të Institutit të […]

The post Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS appeared first on BoldNews.al.

❌