Përmirësohet situata nga dalja nga shtrati e përroit të Glinës në Vaun e Dejës
TIRANĂ, 6 janar/ATSH/ NĂ« bashkinĂ« Vau i DejĂ«s nĂ« qarkun ShkodĂ«r si pasojĂ« e reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut ka dalĂ« nga shtrati PĂ«rroi i GlinĂ«s, por aktualisht vĂ«rehet tĂ«rheqje e tij dhe pĂ«rmirĂ«sim i situatĂ«s.
Prefektura e ShkodrĂ«s bĂ«n tĂ« ditur se â24 orĂ«t nĂ« vijim janĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nĂ« qarkâ.
Bashkia Shkodër u bën thirrje banorëve për kujdes të shtuar, veçanërisht në Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç, Ana e Malit dhe Guri i Zi si dhe banorëve të zonave pranë rrjedhave ujore dhe territoreve të ekspozuara ndaj përmbytjeve.
Aktualisht nuk raportohen problematika, por monitorimi në terren është i pandërprerë.
Në bashkinë Malësi e Madhe, situata paraqitet e përmirësuar krahasuar me orët e paradites, ndërsa monitorimi vijon nga ekipet e bashkisë. Në bashkinë Vau i Dejës, janë evidentuar problematika si pasojë e daljes nga shtrati të Përroit të Glinës.
Në bashkitë Fushë Arrëz dhe Pukë janë raportuar problematika të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut.
Prefektura Shkodër bën me dije se të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje të menjëhershme, nëse do të jetë e nevojshme.
/k.s/j.p/
The post Përmirësohet situata nga dalja nga shtrati e përroit të Glinës në Vaun e Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
