❌

Reading view

Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ QytetarĂ«t janĂ« mbledhur pasditen e sĂ« dielĂ«s nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” nĂ« TiranĂ«, pĂ«r tĂ« zhvilluar protestĂ«n e radhĂ«s kundĂ«r qeverisĂ«.

Tubimi i sotëm është dita e 57-të e protestës së qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe klasës politike aktuale.

Pas grumbullimit nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, protestuesit pritet tĂ« nisin marshimin drejt KryeministrisĂ«, ku do tĂ« mbahen edhe fjalimet e rastit.

Protesta po zhvillohet nën monitorimin e strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masat për menaxhimin e qarkullimit dhe garantimin e rendit publik gjatë zhvillimit të tubimit.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën qëndrimet e tyre lidhur me situatën politike në vend, ndërsa adresuan thirrje ndaj qeverisë, Policisë së Shtetit dhe institucioneve.

Në fjalët e tyre, protestuesit deklaruan se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, ndërsa u shprehën edhe kundër ndryshimeve të mundshme në kuadër të reformës territoriale, duke kërkuar ruajtjen e bashkive si Konispoli dhe Delvina.

“Rama priste qĂ« me rritjen e temperaturave kjo protestĂ« tĂ« binte, por kjo Ă«shtĂ« vera e vetmisĂ« sĂ« madhe. Ai nuk do ta mbyllĂ« dot verĂ«n sepse Revolucioni i Flamingove do tĂ« rrĂ«zojĂ« RamĂ«n dhe qeverinĂ« e tij. 57 ditĂ« rezistencĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« tĂ« mundur atĂ« qĂ« ky kryeministĂ«r nuk e bĂ«ri pĂ«r 13 vite sepse Ă«shtĂ« i pabesĂ«â€, tha njĂ« aktivist.

“Ne ta japim besĂ«n qĂ« s’do tĂ« ikim prej sheshit derisa tĂ« tĂ« largojmĂ« ty! Ne e mbajmĂ« besĂ«n se s’jemi politikanĂ« si puna jote! Jemi shqiptarĂ« qĂ« e kemi studiuar historinĂ« tonĂ«! Nuk do tĂ« dorĂ«zohemi pa na futur nĂ« burg tĂ« gjithĂ«ve”, tha njĂ« protestues.

Ndërkohë pati thirrje edhe për Policinë e Shtetit, pas përplasjeve të disa ditëve më parë në protestën te Kuvendi.

“I bĂ«j thirrje policisĂ« tĂ« mos instrumentalizohet se ne jemi kĂ«tu edhe pĂ«r ta, pĂ«r fĂ«mijĂ«t e tyre”, thirri Edison Lika.

Një tjetër protestuese kundërshtoi idenë e shkrirjes së bashkive për reformën e re territoriale.

Si mund tĂ« fshihet Konispoli, si mund tĂ« fshihet historia e ÇamĂ«risĂ«. Delvina? Qeveria nuk po ndjek interesat e popullit, sepse Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« arrogante, nuk dĂ«gjon. Hiqni duart nga Konispoli, Delvina dhe ShqipĂ«ria. Nuk mund tĂ« zbehet roli historik i DelvinĂ«s nĂ« shtetformim”, tha ajo.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit.

 

/e.xh/

The post Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Zjarri në pyllin e Sodës, Lamallari: Orë të vështira, po ndjekim çdo çast situatën

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ekipet e zjarrfikĂ«sve kanĂ« arritur tĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll flakĂ«t qĂ« pĂ«rfshinĂ« pasditen e sotme Pyllin e SodĂ«s nĂ« VlorĂ«, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rgjegjĂ«se vijojnĂ« punĂ«n nĂ« terren pĂ«r monitorimin e situatĂ«s dhe parandalimin e riaktivizimit tĂ« vatrave.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, bëri të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se situata po ndiqet në çdo moment në koordinim me të gjitha strukturat e angazhuara në operacion.

“OrĂ« tĂ« vĂ«shtira nĂ« VlorĂ« pĂ«r shkak tĂ« vatrave tĂ« zjarrit nĂ« Pyllin e SodĂ«s dhe nĂ« disa zona tĂ« tjera. Ndjekim nĂ« çdo çast situatĂ«n nĂ« koordinim me tĂ« gjitha strukturat nĂ« terren qĂ« po punojnĂ« pĂ«r vĂ«nien nĂ«n kontroll tĂ« flakĂ«ve”, u shpreh Lamallari.

Ai falënderoi punonjësit e zjarrfikësve, strukturat lokale dhe banorët vendas për angazhimin dhe përballimin e situatës.

“FalĂ«nderoj çdo punonjĂ«s qĂ« po pĂ«rballet me kĂ«tĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« me profesionalizĂ«m dhe pĂ«rkushtim. MirĂ«njohje gjithashtu strukturave lokale dhe banorĂ«ve vendas pĂ«r angazhimin. Prioriteti ynĂ« mbetet mbrojtja e jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve, e banesave dhe e pasurisĂ« natyrore”, deklaroi ministri.

Lamallari theksoi se strukturat do të vijojnë të qëndrojnë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

/e.xh/

The post Zjarri në pyllin e Sodës, Lamallari: Orë të vështira, po ndjekim çdo çast situatën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Mpirja e këmbëve mund të sinjalizojë mungesë të vitaminës B12

TIRANË, 26 korrik /ATSH/– KĂ«mbĂ«t mund tĂ« japin shenja paralajmĂ«ruese pĂ«r disa probleme shĂ«ndetĂ«sore, veçanĂ«risht pĂ«r çrregullime tĂ« nervave, qĂ« mund tĂ« lidhen me mungesa tĂ« lĂ«ndĂ«ve ushqyese, sipas kĂ«rkimeve shkencore.

Një nga lidhjet më të studiuara është ajo mes mungesës së vitaminës B12 dhe dëmtimit të nervave periferike, të cilat kontrollojnë ndjeshmërinë dhe lëvizjen e këmbëve.

NjĂ« studim i publikuar nĂ« “Journal of the American Geriatrics Society” analizoi tĂ« dhĂ«nat e 2 287 tĂ« rriturve tĂ« moshĂ«s 72–83 vjeç, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit amerikan “Studimi pĂ«r ShĂ«ndetin, Plakjen dhe PĂ«rbĂ«rjen e Trupit”, i zhvilluar nga studiues tĂ« Universitetit tĂ« Pitsburgut dhe nga institucione tĂ« tjera kĂ«rkimore nĂ« SHBA.

Studiuesit zbuluan se personat me nivele të ulëta të vitaminës B12, kishin funksion më të dobët të nervave periferike, duke përfshirë ndryshime në ndjeshmëri dhe përçimin nervor.

Këto probleme mund të shfaqen me simptoma si: mpirje të këmbëve; ndjesi shpimi gjilpërash; dhimbje ose djegie në shputa si dhe vështirësi në ekuilibër.

NjĂ« tjetĂ«r kĂ«rkim afatgjatĂ«, i kryer nĂ« kuadĂ«r tĂ« studimit “InCHIANTI”, nĂ« Itali, ndoqi 678 persona mbi moshĂ«n 60 vjeç dhe analizoi lidhjen mes niveleve tĂ« vitaminĂ«s B12 dhe ndryshimeve nĂ« funksionin nervor gjatĂ« gjashtĂ« viteve.

Rezultatet treguan se nivelet e ulëta të vitaminës B12, ishin të lidhura me përkeqësim të disa treguesve të funksionimit të nervave periferikë.

Përveç vitaminës B12, mungesa e hekurit mund të ndikojë në disa ndryshime, që shfaqen në thonj dhe lëkurë.

Hekuri është i domosdoshëm për transportin e oksigjenit në trup dhe mungesa e tij mund të shoqërohet me lodhje, dobësi, zbehje të lëkurës dhe ndryshime në thonj, megjithëse këto shenja nuk janë specifike vetëm për mungesën e hekurit.

Ekspertët theksojnë se shenja të tilla si thembrat e çara, thonjtë e dobët apo këmbët e ftohta, nuk mund të përdoren si diagnozë më vete, pasi mund të shkaktohen edhe nga faktorë të tjerë, si qarkullimi i dobët, diabeti, infeksionet, sëmundjet e lëkurës ose plakja.

Megjithatë, studiuesit nënvizojnë se njohja e shenjave të hershme, mund të ndihmojë në zbulimin më të shpejtë të problemeve ushqyese ose neurologjike.

Analizat e gjakut dhe vlerësimi mjekësor, mbeten mënyra më e saktë për të konfirmuar mungesat e lëndëve ushqyese.

Mesazhi kryesor i studimeve: Këmbët mund të pasqyrojnë disa probleme të brendshme të organizmit, por një simptomë e vetme nuk tregon domosdoshmërisht, një mungesë specifike. 

Një dietë e ekuilibruar dhe kontrollet periodike janë mënyra më e mirë për parandalim. //a.i/

The post Mpirja e këmbëve mund të sinjalizojë mungesë të vitaminës B12 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

HIMARË, 26 korrik /ATSH/ Edicioni i gjashtĂ« i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndĂ«rgjegjĂ«sues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e bregdetit.

Nisma, e organizuar nga artisti Olen Çezari, gjeti mbĂ«shtetjen e BashkisĂ« HimarĂ«, e cila e konsideron mbrojtjen e mjedisit njĂ« nga objektivat e saj themelorĂ«.

Aktivitetit të pastrimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, i cili u bëri thirrje qytetarëve dhe vizitorëve të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së bregdetit.

“I bĂ«j thirrje çdo qytetari, vizitori dhe kalimtari qĂ« ta mbajĂ« pastĂ«r bregdetin dhe detin, sepse Ă«shtĂ« pasuria mĂ« e çmuar qĂ« ne kemi”, u shpreh Tavo.

Porto Palermo Festival do të vijojë deri më 16 gusht, duke sjellë në Himarë dhjetëra artistë dhe mijëra artdashës, të cilët, krahas koncerteve, do të kenë mundësi të shijojnë edhe peizazhin dhe pasuritë natyrore të bregdetit shqiptar.

The post Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

BUKURESHT – Rumania rrĂ«zon dronin e tretĂ« brenda tre ditĂ«sh

BUKURESHT, 26 korrik /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore të Rumanisë kanë rrëzuar tre dronë të paidentifikuar, që hynë në hapësirën ajrore të vendit gjatë fundjavës, njoftoi sot Ministria rumune e Mbrojtjes.

Pas rrëzimit të një droni të paidentifikuar me raketë, nga një avion luftarak F-16, në lindje të Rumanisë të premten, ushtria ndërmori edhe dy operacione të tjera interceptimi, një të shtunën dhe një tjetër të dielën në mëngjes.

Sipas ministrisë, dronët kishin hyrë në hapësirën ajrore rumune dhe u rrëzuan mbi zona të pabanuara, pa paraqitur rrezik për popullsinë civile.

Autoritetet sqaruan se një dron u rrëzua dje pranë qytetit Sfùntu Gheorghe, në qarkun Tulcea, ndërsa një tjetër u interceptua pranë qytetit kufitar Sulina, në deltën e Danubit, sot në mëngjes.

Autoritetet rumune nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht origjinën e dronëve të përfshirë në incidentet më të fundit.

Megjithatë, prokurorët që po hetojnë dronin e rrëzuar të premten kanë përcaktuar nga mbetjet se ai ishte i tipit Shahed. Në rajon, vetëm Rusia dihet se përdor këtë lloj droni.

Rumania ndan një kufi prej rreth 600 kilometrash me Ukrainën, e cila prej më shumë se katër vitesh po përballet me pushtimin rus.

Gjatë viteve të fundit, dhjetëra dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore rumune.

PĂ«r t’i mundĂ«suar ushtrisĂ« reagimin ndaj kĂ«tyre incidenteve, Rumania miratoi vitin e kaluar njĂ« ligj, qĂ« autorizon forcat e armatosura tĂ« rrĂ«zojnĂ« dronĂ«t, qĂ« hyjnĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«n ajrore tĂ« vendit.

Interceptimi i kryer pranë Padina, në qarkun Buzău, të premten, ishte hera e parë që Forcat Ajrore të Rumanisë rrëzonin një dron brenda territorit rumun, duke përdorur kompetencat e reja ligjore. //a.i/

The post BUKURESHT – Rumania rrĂ«zon dronin e tretĂ« brenda tre ditĂ«sh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Zjarr në Pyllin e Sodës, vijon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve

Vlorë, 26 korrik /ATSH/ Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e së dielës Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re të dendur tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit. Vatra e zjarrit është shfaqur në pyllin me pisha pranë vijës hekurudhore, në zonën e Zvërnecit. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, ndërhyrja është vështirësuar nga bimësia e dendur, temperaturat e larta dhe era, të cilat favorizojnë përhapjen e zjarrit. 

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në territorin e bashkisë Vlorë janë aktive pesë vatra zjarri njëkohësisht, çka ka vështirësuar shpërndarjen e forcave në terren. Përveç Pyllit të Sodës, ndërhyrje po kryhen edhe në Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport. 

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare për sipërfaqen e përfshirë nga flakët apo për shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për vënien e situatës nën kontroll. 

The post Zjarr në Pyllin e Sodës, vijon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

GJERMANI – Ministri i BrendshĂ«m: Sulmi nĂ« ParadĂ«n e KrenarisĂ« nĂ« Berlin, akt terrorist islamist

BERLIN, 26 korrik /ATSH-DPA/- Autoritetet gjermane po hetojnë incidentin vdekjeprurës gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, si një sulm terrorist me motive islamiste, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, duke theksuar se provat e deritanishme çojnë në këtë përfundim.

Sipas ministrit, hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari, i lindur në Gjermani, ishte radikalizuar dhe kishte lidhje me një mjedis islamist.

Ai tha se pas përplasjes së turmës me një furgon, autori përdori edhe një hanxhar, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e 29 personave, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Dobrindt bëri të ditur se i dyshuari ishte dënuar më herët, me 1 vit e 10 muaj burg me kusht, ndërsa prokuroria kishte paraqitur ankim ndaj këtij vendimi.

I dyshuari është shtetas gjerman, i lindur në Gjermani në vitin 2005, me origjinë libaneze.

Nëna e tij ishte natyralizuar si shtetase gjermane në vitin 2002. //a.i/

The post GJERMANI – Ministri i BrendshĂ«m: Sulmi nĂ« ParadĂ«n e KrenarisĂ« nĂ« Berlin, akt terrorist islamist appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Kompensimi 10% për faturat tatimore, Tatimet përgjigjen për pyetjet më të shpeshta të fermerëve

TIRANË, 26 korrik/ATSH/  Nga 1 korriku ka nisur procesi i aplikimit pĂ«r pĂ«rfitimin e kompensimit 10% tĂ« vlerĂ«s sĂ« produkteve bujqĂ«sore tĂ« dokumentuara me faturĂ« tatimore pĂ«r fermerĂ«t.

Inspektorja e parë në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, Ilva Zykollari, ka sqaruar disa nga pyetjet më të shpeshta të fermerëve lidhur me këtë skemë, duke bërë të ditur kushtet që duhet të plotësohen për përfitimin e kompensimit.

Sipas saj, fermerët duhet të plotësojnë tre kritere kryesore: të jenë të regjistruar në administratën tatimore me një NIPT, të mos kenë përgjegjësi tatimore për TVSH-në dhe statusi i tyre të jetë aktiv.

Zykollari bĂ«ri tĂ« ditur se masa e kompensimit Ă«shtĂ« 10% e vlerĂ«s totale tĂ« produkteve bujqĂ«sore tĂ« furnizuara dhe tĂ« dokumentuara me faturĂ« tatimore pĂ«r periudhĂ«n janar–qershor 2026.

Për të përfituar nga kjo masë mbështetëse, subjektet prodhuese bujqësore duhet të aplikojnë online përmes sistemit tatimor. Afati i fundit për aplikimet është 31 dhjetor 2026.

Skema e kompensimit synon të mbështesë fermerët dhe të nxisë formalizimin e aktivitetit bujqësor përmes dokumentimit të shitjeve me faturë tatimore.

/e.xh/a.f/

The post Kompensimi 10% për faturat tatimore, Tatimet përgjigjen për pyetjet më të shpeshta të fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Zjarri në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, zjarrfikësit vijojnë monitorimin e zonës

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Zjarri i pĂ«rmasave tĂ« mĂ«dha qĂ« pĂ«rfshiu pasditen e sĂ« dielĂ«s Pyllin e SodĂ«s nĂ« VlorĂ« Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll, ndĂ«rsa ekipet zjarrfikĂ«se vijojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« parandaluar riaktivizimin e vatrave tĂ« mbetura.

Sipas medieve, flakët përfshinë më shumë se 5 hektarë sipërfaqe me pisha të buta, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke rrezikuar zonën përreth.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Vlorës me të gjitha mjetet në dispozicion, të mbështetura nga banorë të zonës, si edhe nga pronarë dhe punonjës të subjekteve pranë pyllit.

Për më shumë se tre orë, ekipet punuan intensivisht për izolimin dhe më pas shuarjen e flakëve, duke arritur të vendosin nën kontroll vatrën kryesore të zjarrit.

Në terren morën pjesë gjithashtu forcat e Policisë së Vlorës, strukturat e Bashkisë dhe efektivë të FNSH-së Fier, të cilët kontribuan në menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë në zonë.

Pavarësisht se vatra kryesore është shuar, zjarrfikësit vijojnë monitorimin në terren, pasi era e fortë mund të favorizojë riaktivizimin e ndonjë vatre të mbetur. Ekipet janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast të përhapjes së flakëve.

/e.xh/a.f/

The post Zjarri në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, zjarrfikësit vijojnë monitorimin e zonës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror

TIRANË, 26 korrik/ATSH/  Plazhi i VelipojĂ«s, nĂ« ShkodĂ«r, gjatĂ« kĂ«tij sezon veror po frekuentohet nga pushues tĂ« shumtĂ«,  qĂ« kanĂ« zgjedhur kĂ«tĂ« zonĂ« bregdetare pĂ«r tĂ« kaluar fundjavĂ«n dhe pĂ«r tĂ« shijuar detin, diellin dhe atmosferĂ«n e pushimeve.

Gjatë të dielës së fundit të muajit korrik, e gjithë vija bregdetare e Velipojës është mbushur me pushues vendas dhe të huaj, të cilët kanë frekuentuar plazhin duke shijuar temperaturat e larta dhe ujërat e Adriatikut.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga plazhi i Velipojës ku shihet zona turistike, me pushues të shumtë përgjatë bregdetit, teksa fëmijë të shumtë dhe të rinj zbaviten edhe me aktivitete të ndryshme sportive ujore.

“E diel nĂ« VelipojĂ«â€, shkroi Rama.

Përveç pushimeve tradicionale në plazh, në Velipojë po zhvillohen edhe aktivitete argëtuese në det, përfshirë sporte me varka dhe mjete motorike ujore, duke i dhënë më shumë gjallëri sezonit turistik.

Velipoja vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të verës në veri të vendit, falë plazhit të gjerë ranor, natyrës përreth dhe mundësive që ofron për pushime familjare dhe argëtim.

Fluksi i lartë i vizitorëve gjatë kësaj periudhe dëshmon interesin e shtuar për destinacionet bregdetare shqiptare, ndërsa sezoni veror vijon me ritme të larta në të gjithë vijën bregdetare të vendit dhe jo vetëm.

/e.xh/a.f/

The post Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

FOKUS – FlakĂ«t pushtojnĂ« jugperĂ«ndimin e FrancĂ«s, evakuohen gati 200 mijĂ« banorĂ« dhe turistĂ«

BORDO, 26 korrik /ATSH/- Zjarret masive në jugperëndim të Francës kanë shkaktuar një nga operacionet më të mëdha të evakuimit në historinë e vendit, ndërsa dhjetëra mijëra banorë dhe turistë janë detyruar të largohen nga zonat e rrezikuara, njoftuan sot autoritetet.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, bëri të ditur se deri tani janë evakuuar 167 mijë persona në departamentin Gironde. 

Vetëm gjatë natës, 57 mijë banorë u zhvendosën në zona të sigurta nga disa komuna përreth qytetit të Bordosë.

Sipas tij, edhe 31 mijë persona të tjerë në rajonin fqinj Landes janë detyruar të lënë shtëpitë për shkak të përhapjes së flakëve.

Mes tĂ« evakuuarve ka shumĂ« pushues nga zona bregdetare e Bassin d’Arcachon, njĂ« destinacion i njohur turistik. 

Në disa zona, përfshirë gadishullin Cap Ferret, njerëzit u transportuan drejt vendeve të sigurta me anije.

Për shkak të përkeqësimit të situatës, Franca po forcon mbështetjen për shërbimet zjarrfikëse. 

Kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi, pas mbledhjes së njësisë ndërministrore të krizës, se numri i ushtarëve që ndihmojnë në operacionet kundër zjarreve do të rritet nga 500 në 1 000.

Gjithashtu do të angazhohet një avion ushtarak A400M, i pajisur me një sistem të posaçëm për shuarjen e zjarreve, i aftë të hedhë deri në 20 tonë lëndë ngadalësuese të flakëve.

Lecornu bëri të ditur gjithashtu se në departamentin Gironde po dërgohen 1,5 milionë maska FFP2, për të mbrojtur ekipet e emergjencës dhe qytetarët nga tymi i dendur dhe i dëmshëm.

Sipas autoriteteve, zjarri i madh që ka shpërthyer në Gironde, që prej së mërkurës ka përfshirë tashmë rreth 19 mijë hektarë, një sipërfaqe më e madhe se ajo e Parisit. 

Rreth 100 ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa era e fortë e tymit ka arritur deri në qytetin e Bordosë.

Autoritetet e kanë cilësuar këtë si zjarrin me përmasa të paprecedenta.

Më shumë se 1 200 zjarrfikës janë angazhuar në terren. 

Për shkak të ndryshimit të drejtimit të erës, flakët po përhapen tani drejt lindjes, në drejtim të zonës së gjerë metropolitane të Bordosë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar ndihmë nga partnerët e Bashkimit Evropian për sigurimin e mjeteve shtesë ajrore për luftën kundër zjarreve.

Zjarrfikësit po përballen edhe me vatra të tjera zjarri në rajone të ndryshme të Francës, përfshirë Var dhe ishullin e Korsikës.

Ndërkohë, edhe Italia po përballet me dhjetëra zjarre. 

Më të goditura janë ishulli i Siçilisë dhe rajoni i Kalabrisë, ku vetëm në Siçili janë raportuar disa dhjetëra vatra zjarri.

Autoritetet druhen se situata mund të përkeqësohet më tej për shkak të një vale të re të nxehti. 

Flakët po ushqehen vazhdimisht edhe nga era e nxehtë Scirocco, e cila fryn nga Afrika. //a.i/

The post FOKUS – FlakĂ«t pushtojnĂ« jugperĂ«ndimin e FrancĂ«s, evakuohen gati 200 mijĂ« banorĂ« dhe turistĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

FOKUS – Irani paralajmĂ«ron zgjerimin e konfliktit nĂ«se SHBA-ja rifillon sulmet ajrore

TEHERAN, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Ushtria iraniane ka paralajmĂ«ruar se do tĂ« zgjerojĂ« pĂ«rmasat e konfliktit nĂ«se Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s vazhdojnĂ« sulmet ajrore ndaj Iranit.

Zëdhënësi ushtarak iranian, Amir Akraminia, iu referua sulmeve të kryera nga rebelët Houthi të Jemenit ndaj anijeve në Detin e Kuq, raportoi agjencia iraniane e lajmeve Mehr.

Sipas tij, zona e konfliktit aktualisht shtrihet nga Jordania deri te vendet që kufizohen me Gjirin Persik.

Akraminia paralajmëroi se, nëse SHBA-ja rifillon bombardimet, konflikti mund të përhapet edhe më tej.

Ai tha se ushtria iraniane ka përgatitur strategjitë e nevojshme dhe është e gatshme për skenarë të ndryshëm, përfshirë një fushatë të gjerë ajrore amerikane ose një ndërhyrje tokësore të SHBA-së.

Sipas zëdhënësit, Irani ka pezulluar përkohësisht sulmet ndaj aleatëve arabë të SHBA-së, pasi forcat amerikane nuk kanë kryer sulme ajrore gjatë dy netëve të fundit.

Ai theksoi se veprimet ushtarake të Iranit synojnë vetëm kundërpërgjigjen ndaj sulmeve amerikane, duke lënë të kuptohet se çdo sulm i ri iranian do të varet nga veprimet e ardhshme të SHBA-së. //a.i/

The post FOKUS – Irani paralajmĂ«ron zgjerimin e konfliktit nĂ«se SHBA-ja rifillon sulmet ajrore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

BE mbështet industrinë e drurit me financim deri në 100 mijë euro

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Bashkimi Evropian nĂ« ShqipĂ«ri ka prezantuar njĂ« skemĂ« tĂ« re mbĂ«shtetjeje pĂ«r kompanitĂ« shqiptare tĂ« pĂ«rpunimit tĂ« drurit, me synim nxitjen e investimeve nĂ« zgjidhje inovative tĂ« ekonomisĂ« qarkulluese.

Përmes skemës Wood2Value, ndërmarrjet e këtij sektori do të kenë mundësi të investojnë në teknologji dhe procese që reduktojnë mbetjet, përmirësojnë përdorimin e burimeve dhe rrisin konkurrueshmërinë.

Zyra e BE-së në Tiranë bëri të ditur se, kompanitë e përzgjedhura mund të përfitojnë bashkëfinancim deri në 50% të kostove të pranueshme të investimit, me një kontribut maksimal prej 100 mijë eurosh për projekt.

Skema, e mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania, synon të promovojë ekonominë qarkulluese në industrinë e përpunimit të drurit dhe përdorimin më efikas të lëndës së parë.

Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian ka hapur thirrjen për aplikime, ndërsa kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë projektet e tyre deri më 14 gusht 2026.

/e.xh/a.f/

The post BE mbështet industrinë e drurit me financim deri në 100 mijë euro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Mbi 20 mijĂ« aplikime kualifikohen pĂ«r masat 5–9 tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« BujqĂ«sisĂ« 2026

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Agjencia pĂ«r Zhvillim BujqĂ«sor dhe Rural (AZHBR) ka publikuar nĂ« faqen zyrtar etĂ« saj, listat e aplikimeve tĂ« kualifikuara pĂ«r masat mbĂ«shtetĂ«se 5-9, nĂ« kuadĂ«r tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« MbĂ«shtetjes nĂ« BujqĂ«si 2026, pas pĂ«rfundimit tĂ« fazĂ«s sĂ« aplikimit dhe kontrollit fillestar administrativ.

Sipas njoftimit të AZHBR-së, janë kualifikuar 20 636 aplikime në pesë masa mbështetëse që synojnë zhvillimin e bujqësisë së qëndrueshme, rritjen e standardeve të prodhimit dhe mbështetjen e sektorit të peshkimit.

PĂ«r MasĂ«n 5, “MbĂ«shtetje pĂ«r luftimin biologjik nĂ« sera dhe tunele plastike”, janĂ« kualifikuar 362 aplikime.

PĂ«r MasĂ«n 6, “MbĂ«shtetje pĂ«r fermat organike dhe nĂ« kalim”, janĂ« kualifikuar 201 aplikime.

PĂ«r MasĂ«n 7, “MbĂ«shtetje pĂ«r certifikimin GlobalG.A.P.”, janĂ« kualifikuar 16 aplikime.

Numrin mĂ« tĂ« madh tĂ« aplikimeve e ka Masa 8, “PagesĂ« pĂ«r sipĂ«rfaqe tĂ« mbjellĂ«â€, ku janĂ« kualifikuar 20 042 aplikime.

NdĂ«rsa pĂ«r MasĂ«n 9, “MbĂ«shtetje pĂ«r ripopullimin e peshkimit nĂ« ujĂ«rat e brendshme”, janĂ« kualifikuar 15 aplikime.

AZHBR bën të ditur se për masat 5, 6, 7 dhe 9, aplikantët e përfshirë në listat e publikuara duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda 20 ditëve kalendarike nga data e publikimit të listave në faqen zyrtare të agjencisë.

Sa i përket Masës 8, dokumentacioni është ngarkuar elektronikisht gjatë aplikimit. Aplikantët për të cilët do të konstatohen mangësi gjatë kontrollit administrativ do të njoftohen individualisht dhe do të kenë 10 ditë kalendarike për plotësimin e dokumentacionit.

Pas përfundimit të verifikimeve administrative, AZHBR do të publikojë listën përfundimtare të përfituesve dhe vlerën përkatëse të mbështetjes financiare për Masën 8.

Agjencia thekson se mosplotësimi i kritereve të përfitueshmërisë dhe i dokumentacionit brenda afateve të përcaktuara përbën kriter skualifikimi.

Pak ditë më parë Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listat e aplikimeve të kualifikuara edhe për masat mbështetëse në blegtori dhe bletari, në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, ku janë kualifikuar 21 mijë blegtorë e bletarë.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026 është instrumenti kryesor financiar i qeverisë për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe zhvillimin rural. Për vitin 2026, fondi i vënë në dispozicion arrin në 5.2 miliardë lekë, ndërsa skema përfshin 12 masa mbështetëse, të ndara në 9 masa me pagesa direkte dhe 3 masa investimesh.

Aplikimet pĂ«r fermerĂ«t u hapĂ«n mĂ« 25 maj 2026 dhe u mbyllĂ«n mĂ« 6 korrik 2026, pasi afati fillestar i parashikuar deri mĂ« 26 qershor u shty pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« kohĂ« aplikantĂ«ve.

Në përfundim të procesit, në të gjithë vendin u regjistruan 42 728 aplikime nga fermerë dhe subjekte bujqësore, duke reflektuar interesin e lartë për përfitimin nga masat mbështetëse.

Skema Kombëtare 2026 synon të rrisë konkurrueshmërinë e bujqësisë shqiptare, të mbështesë zhvillimin e blegtorisë, prodhimin organik, certifikimin e produkteve, peshkimin dhe investimet në ferma, duke kontribuar njëkohësisht në përafrimin e sektorit me standardet e Bashkimit Evropian.

 

/e.xh/a.f/

The post Mbi 20 mijĂ« aplikime kualifikohen pĂ«r masat 5–9 tĂ« SkemĂ«s KombĂ«tare tĂ« BujqĂ«sisĂ« 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

ShkencĂ«tarĂ«t zbulojnĂ« lidhjen emocionale qen–pronar: NjĂ« “TĂ« dua” rrit rrahjet e zemrĂ«s me 46%

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ – NjĂ« studim i kryer nĂ« BritaninĂ« e Madhe, sugjeron se qentĂ« reagojnĂ« emocionalisht ndaj shprehjeve tĂ« dashurisĂ« nga pronarĂ«t e tyre.

Sipas rezultateve, ritmi i zemrĂ«s sĂ« tyre rritet mesatarisht me 46% kur dĂ«gjojnĂ« fjalĂ«t “TĂ« dua”, ndĂ«rsa bie me rreth 23% gjatĂ« pĂ«rqafimeve dhe pĂ«rkĂ«dheljeve, duke treguar njĂ« gjendje qetĂ«sie dhe sigurie. 

Studimi u realizua nga kompania britanike “Canine Cottages”, e cila monitoroi katĂ«r qen pĂ«r njĂ« javĂ«, duke pĂ«rdorur pajisje tĂ« posaçme pĂ«r matjen e ritmit tĂ« zemrĂ«s, gjatĂ« ndĂ«rveprimeve tĂ« ndryshme me pronarĂ«t e tyre. 

Gjatë eksperimentit, qentë kishin një ritëm mesatar të zemrës prej 67 rrahjesh në minutë në gjendje qetësie. 

Kur pronarĂ«t u thoshin “TĂ« dua”, ritmi i zemrĂ«s rritej mesatarisht nĂ« 98 rrahje nĂ« minutĂ«, njĂ« shenjĂ« e qartĂ« e emocionit dhe entuziazmit. 

Në të kundërt, gjatë përkëdheljeve dhe përqafimeve, ritmi i zemrës binte në rreth 52 rrahje në minutë, duke treguar relaksim dhe ndjenjë sigurie. 

Studiuesit theksojnë se qentë nuk reagojnë domosdoshmërisht ndaj kuptimit të fjalëve, por ndaj tonit të zërit, intonacionit, sjelljes së pronarit dhe lidhjes emocionale, që kanë krijuar me të. 

Kjo shpjegon pse shprehjet e dashurisë dhe kontakti fizik mund të shkaktojnë reagime të forta fiziologjike. 

Megjithatë, autorët pranojnë se studimi ka kufizime të rëndësishme, pasi u krye vetëm me katër qen dhe nuk është publikuar në një revistë shkencore. 

Për këtë arsye, rezultatet duhen parë si vëzhgime paraprake dhe jo si prova përfundimtare shkencore. 

Sidoqoftë, gjetjet përputhen me kërkime të tjera, që tregojnë se qentë krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëzit dhe se ndërveprimet pozitive me pronarët, ndikojnë në mirëqenien dhe reagimet e tyre fiziologjike. //a.i/

The post ShkencĂ«tarĂ«t zbulojnĂ« lidhjen emocionale qen–pronar: NjĂ« “TĂ« dua” rrit rrahjet e zemrĂ«s me 46% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama u pĂ«rgjigjet kritikĂ«ve pĂ«r “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonĂ« s’ka lidhje me ta

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se reagimet pĂ«r dorĂ«heqjen e tij vijnĂ« nga persona me tĂ« cilĂ«t nuk ka njĂ« kontratĂ« politike, ndĂ«rsa theksoi se marrĂ«veshja e tij Ă«shtĂ« me 800 mijĂ« shqiptarĂ« qĂ« e kanĂ« votuar.

Në një postim në rrjetin social X, Rama u shpreh se ata janë ana e errët e protestës, ndërsa theksoi se fjala e tij për Bulevardin e Flamingove u drejtohej shqiptarëve që e kanë votuar.

“KĂ«shtu qĂ« sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç sĂ« refuzuari ‘BesĂ«n’ sepse ‘Besa’ jonĂ« s’ka asnjĂ« lidhje me ta, as mos rreshtin sĂ« ardhuri poshtĂ« penxheres time me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dorĂ«heqje deri nĂ« vitin 2029 po tĂ« duan! Sepse liria Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« edhe pĂ«r ta dhe demokracia funksionon njĂ«soj pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, tha Rama.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit Rama:

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes whatsapit, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

PĂ«rsĂ«risin qĂ« s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besĂ«â€ po duan vetĂ«m dorĂ«heqjen time! Keqkuptim i madh.

AsnjĂ« prej tyre s’mĂ« ka dhĂ«nĂ« votĂ«, me asnjĂ« prej tyre s’kam kontratĂ« dhe pĂ«r asnjĂ« prej tyre e as pĂ«r tĂ« tĂ«rĂ« ata bashkĂ« s’mĂ« ka shkuar asnjĂ«herĂ« ndĂ«rmend tĂ« prish kontratĂ«n me 800 mijĂ« shqiptarĂ«, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t edhe plot flamingo!

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove.

Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

KĂ«shtu qĂ« sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç sĂ« refuzuari ‘BesĂ«n’ sepse ‘Besa’ jonĂ« s’ka asnjĂ« lidhje me ta, as mos rreshtin sĂ« ardhuri poshtĂ« penxheres time me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r dorĂ«heqje deri nĂ« vitin 2029 po tĂ« duan! Sepse liria Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ« edhe pĂ«r ta dhe demokracia funksionon njĂ«soj pĂ«r tĂ« gjithĂ«.

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.

/m.m/

The post Rama u pĂ«rgjigjet kritikĂ«ve pĂ«r “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonĂ« s’ka lidhje me ta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Rama dënon sulmin në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama shprehu solidaritetin mĂ« tĂ« sinqertĂ« me GjermaninĂ« dhe popullin gjerman pas ngjarjes tragjike nĂ« ParadĂ«n e KrenarisĂ«, nĂ« Berlin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kryeministri theksoi se nuk mund të ketë asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin, në çfarëdolloj forme që ato shfaqen.

Sipas RamĂ«s, “ato kĂ«rcĂ«nojnĂ« jo vetĂ«m sigurinĂ« e qytetarĂ«ve tanĂ«, por edhe vetĂ« vlerat mbi tĂ« cilat qĂ«ndrojnĂ« demokracitĂ« tona. Duhet tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« bashkuar kundĂ«r tyre, me vendosmĂ«ri dhe pa asnjĂ« hezitim”.

“NĂ« kĂ«to çaste tĂ« vĂ«shtira jam me familjen e viktimĂ«s dhe u uroj shĂ«rim tĂ« plotĂ« e sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« plagosurve. ShqipĂ«ria qĂ«ndron pranĂ« GjermanisĂ«â€, tha Rama.

Një person humbi jetën dhe të paktën 16 të tjerë mbetën të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, pasi një furgon u përplas me turmën gjatë festimeve të paradës së komunitetit LGBTQ+, Christopher Street Day (CSD), në Berlin.

/m.m/

The post Rama dënon sulmin në Berlin: Asnjë tolerancë për urrejtjen, dhunën apo ekstremizmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Një grusht arra në ditë? Shkencëtarët zbulojnë ndikimin e tyre në kujtesë dhe shëndetin e zemrës

TIRANË, 26 korrik /ATSH/- NjĂ« studim i fundit ka analizuar ndikimin e konsumit tĂ« pĂ«rditshĂ«m tĂ« arrave, nĂ« funksionet njohĂ«se dhe plakjen e trurit, duke sugjeruar se ato mund tĂ« kenĂ« njĂ« rol mbĂ«shtetĂ«s, falĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sve ushqyes, si acidet yndyrore omega-3, polifenolet dhe antioksidantĂ«t.

Studimi i njohur si “Arrat dhe plakja e shĂ«ndetshme” (WAHA)” u publikua nĂ« revistĂ«n shkencore “The American Journal of Clinical Nutrition”.

Ai u drejtua nga studiuesit Aleix Sala-Vila dhe Emilio Ros, me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Instituti i Kërkimeve Biomjekësore në Barcelonë, Spanjë dhe nga Loma Linda University, Kaliforni, SHBA.

NĂ« studim morĂ«n pjesĂ« 708 persona tĂ« shĂ«ndetshĂ«m, tĂ« moshĂ«s 63–79 vjeç, nga tĂ« cilĂ«t rreth 68% ishin gra.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: një grup konsumoi arra çdo ditë, ndërsa grupi tjetër e shmangu konsumimin e arrave.

Sasia e pĂ«rdorur ishte rreth 30–60 gramĂ« arra nĂ« ditĂ« (afĂ«rsisht njĂ« grusht arra), pĂ«r njĂ« periudhĂ« prej dy vitesh.

Studiuesit kryen teste të kujtesës dhe funksioneve njohëse, si dhe ekzaminime të trurit me rezonancë magnetike te një pjesë e pjesëmarrësve.

Analiza të veçanta treguan disa sinjale pozitive te disa nëngrupe, veçanërisht te pjesëmarrësit nga Barcelona, ku arrat mund të kenë ndihmuar në ngadalësimin e rënies së funksioneve njohëse. 

Studiuesit theksuan se këto rezultate janë premtuese, por kërkojnë më shumë kërkime.

ShkencĂ«tarĂ«t shpjegojnĂ« se efekti i mundshĂ«m mbrojtĂ«s i arrave lidhet me pĂ«rmbajtjen e tyre tĂ«: acidit alfa-linolenik omega-3 bimor – i cili lidhet me shĂ«ndetin e trurit; antioksidantĂ«ve, qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« luftimin e stresit oksidativ; si dhe  pĂ«rbĂ«rĂ«sve antiinflamatorĂ«, qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« proceset e plakjes.

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se arrat mund të ndikojnë pozitivisht në shëndetin kardiovaskular.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« tĂ« njĂ«jtit program kĂ«rkimor WAHA, konsumimi i arrave pĂ«r dy vite, u lidh me ulje tĂ« kolesterolit total dhe LDL-sĂ« (“kolesteroli i keq”) te tĂ« rriturit e moshuar.

Përfundimi: Arrat janë një ushqim i pasur me yndyra të shëndetshme, minerale dhe antioksidantë dhe mund të jenë pjesë e një diete që mbështet trurin, zemrën dhe shëndetin e përgjithshëm.  //a.i/

The post Një grusht arra në ditë? Shkencëtarët zbulojnë ndikimin e tyre në kujtesë dhe shëndetin e zemrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Paguante me kartëmonedha të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçari në Rrogozhinë


TIRANË, 26 korrik/ATSH/ SpecialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar nĂ« DurrĂ«s, nĂ« bashkĂ«punim me shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« KavajĂ« dhe nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, organizuan dhe finalizuan operacionin policor tĂ« koduar “PĂ«rdorimi”, pas kallĂ«zimit tĂ« bĂ«rĂ« se njĂ« shtetas kishte mashtruar nĂ« njĂ« pikĂ« karburanti duke pĂ«rdorur kartĂ«monedha euro tĂ« dyshuara tĂ« falsifikuara pĂ«r tĂ« paguar karburantin e automjetit,

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Rr., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në një pikë karburanti në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë, ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me 3 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, në portofolin e tij u gjetën edhe 10 kartëmonedha të tjera me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në total u sekuestruan 13 kartëmonedha me prerje 20 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë./m.m/

The post Paguante me kartëmonedha të falsifikuara, arrestohet 24-vjeçari në Rrogozhinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

“Preserving Our Sea”, qindra vullnetarĂ« pastrojnĂ« bregdetin dhe ujĂ«rat e Porto Palermos


TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Qindra vullnetarĂ«, zhytĂ«s profesionistĂ« dhe banorĂ« tĂ« zonĂ«s iu bashkuan pĂ«r tĂ« katĂ«rtin vit radhazi nismĂ«s mjedisore “Preserving Our Sea” nĂ« Porto Palermo.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale pamje nga ky aksion pĂ«r pastrimin e bregdetit, tĂ« cilin e cilĂ«soi si “njĂ« shembull tĂ« bukur tĂ« kujdesit pĂ«r mjedisin dhe trashĂ«giminĂ« natyrore”.

“Porto Palermo, ku pĂ«r tĂ« katĂ«rtin vit radhazi iniciativa “Preserving Our Sea” bashkoi qindra vullnetarĂ«, zhytĂ«s profesionistĂ« dhe komunitetin lokal pĂ«r pastrimin e bregdetit, KalasĂ« sĂ« Ali PashĂ«s dhe ujĂ«rave tĂ« Porto Palermos, duke dhĂ«nĂ« njĂ« shembull tĂ« bukur tĂ« kujdesit pĂ«r mjedisin dhe trashĂ«giminĂ« tonĂ« natyrore”, u shpreh Rama.

Aksioni u përqendrua në pastrimin e vijës bregdetare, mjediseve përreth Kalasë së Ali Pashës dhe ujërave të gjirit. Zhytësit profesionistë ndërhynë për largimin e mbetjeve nënujore, ndërsa vullnetarët dhe pjesëtarët e komunitetit lokal pastruan zonën përgjatë bregut.

Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e ekosistemeve detare dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore të Porto Palermos.

/m.m/

The post “Preserving Our Sea”, qindra vullnetarĂ« pastrojnĂ« bregdetin dhe ujĂ«rat e Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  
❌