Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Video/ Zjarri masiv te tregu i “5 Majit”, dyshohet për praninë e bombulave të gazit në magazina

Zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë vijon të jetë aktiv, ndërsa situata paraqitet e rrezikshme për shkak të dyshimeve se në ambientet që po digjen mund të ketë edhe bombula gazi. Flakët janë të përmasave të mëdha dhe kanë shkaktuar panik te banorët […]

The post Video/ Zjarri masiv te tregu i “5 Majit”, dyshohet për praninë e bombulave të gazit në magazina appeared first on BoldNews.al.

Vlora nën ujë/ Vjosa përmbyt edhe fshatin Mifolin, banesat në rrezik

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati, duke përmbytur fshatin Mifol dhe duke rrezikuar dhjetëra banesa në zonë. Niveli i ujit ka kaluar argjinaturën dhe ka hyrë në tokat përreth, ndërsa situata po përkeqësohet nga prurjet e vazhdueshme. Pas evakuimit të banorëve në Novoselë, Mifoli është zona e radhës që përballet me emergjencë për shkak […]

The post Vlora nën ujë/ Vjosa përmbyt edhe fshatin Mifolin, banesat në rrezik appeared first on BoldNews.al.

Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, kërkohet ndihmë nga Durrësi dhe Elbasani

Përmasa të frikshme ka marrë zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në lagjen 5 Maji në Tiranë. Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në […]

The post Zjarri merr përmasa të frikshme te ‘5 Maji’, kërkohet ndihmë nga Durrësi dhe Elbasani appeared first on BoldNews.al.

Koka: Përmbytjet në Durrës nuk janë fatkeqësi natyrore, por katastrofë shtetërore

Gazetari Bledian Koka ka reaguar ashpër për situatën e përmbytjeve që ka goditur Durrësin dhe disa zona të tjera të vendit, duke e cilësuar krizën një pasojë të dështimit politik dhe jo të motit. I ftuar në emisionin Task Force, Koka deklaroi se përmbytjet e ditëve të fundit “nuk janë rezultat i reshjeve intensive”, por […]

The post Koka: Përmbytjet në Durrës nuk janë fatkeqësi natyrore, por katastrofë shtetërore appeared first on BoldNews.al.

Vijon zjarri në tregun e rrobave në “5 maji”, evakuohen banorët e pallateve përreth

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës. Flakët janë të përmasave të mëdha dhe po rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata mbetet […]

The post Vijon zjarri në tregun e rrobave në “5 maji”, evakuohen banorët e pallateve përreth appeared first on BoldNews.al.

Pamje nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi (Video)

Këto janë pamjet nga tregu i rrobave të përdorura në 5 Maji në Tiranë. Flakët kanë përpirë me shpejtësi një pjesë të dyqaneve që ndodhen brenda tregut, ndërsa po përhapet edhe më tej. Dhjetëra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre. Në këtë zonë ku ka rënë zjarri, ndodhen një […]

The post Pamje nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi (Video) appeared first on BoldNews.al.

Reshjet çajnë rrugën në Përmet, bllokohet lidhja me Çarçovën

Reshjet e fuqishme të shiut kanë shkaktuar çarje të karrexhatës në aksin “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të Urës së Petranit, duke e bërë të pakalueshëm segmentin rrugor. Për pasojë, lëvizja drejt dhe nga Çarçova është ndërprerë. Banorët dhe udhëtarët janë detyruar të gjejnë rrugë të tjera, pasi nuk ka të dhëna se kur do të rikthehet […]

The post Reshjet çajnë rrugën në Përmet, bllokohet lidhja me Çarçovën appeared first on BoldNews.al.

Protestat e fermerëve detyrojnë Macron të kundërshtojë marrëveshjen BE–Mercosur

Protesta masive të fermerëve kanë bllokuar disa akse kryesore rrugore në Francë, pasi bujqit kundërshtuan marrëveshjen tregtare mes Bashkimit Evropian dhe bllokut latin-amerikan Mercosur. Sipas tyre, pakti dëmton interesat e tyre dhe favorizon importet me çmime më të ulëta, duke goditur prodhimin vendas. Fermerët hynë në Paris me qindra traktorë, ndërsa lëvizja e mjeteve në […]

The post Protestat e fermerëve detyrojnë Macron të kundërshtojë marrëveshjen BE–Mercosur appeared first on BoldNews.al.

Trump i vendosur: SHBA do të mbikëqyrë Venezuelën dhe të kontrollojë naftën për vite

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka ndërmend të mbajë ndikim të gjatë mbi Venezuelën dhe të kontrollojë të ardhurat e saj nga nafta për periudha që shtrihen “shumë më tej” se një vit, pas një interviste të gjatë për gazetën The New York Times. Trump ritheksoi planet për rolin […]

The post Trump i vendosur: SHBA do të mbikëqyrë Venezuelën dhe të kontrollojë naftën për vite appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave tek “5 Maji”

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme tregun e rrobave pranë rrugës “5 Maji” në Tiranë. Flakët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje janë angazhuar forca zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e tij. […]

The post Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave tek “5 Maji” appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët e Durrësit 2 orë protestë para bashkisë: ‘S’na mbyti shiu por korrupsioni i Ballukut dhe vjedhjet e Sakos’

Katastrofa natyrore që ka goditur Durrësin për shkak të motit të keq, por edhe investimeve jo të duhura për përballimin e këtyre situatave, kanë bërë që banorët e qytetit të dalin sot (8 janar) në protestë. Qindra qytetarë të grupuar janë mbledhur në sheshin kryesor duke marshuar rrugëve të Durrësit dhe hedhur thirrje kundër Bashkisë […]

The post Qytetarët e Durrësit 2 orë protestë para bashkisë: ‘S’na mbyti shiu por korrupsioni i Ballukut dhe vjedhjet e Sakos’ appeared first on BoldNews.al.

Qytetarët mbyten pasi nuk punojnë hidrovorët e paguar me miliona, Balluku bën shfaqje mediatike

Situata e përmbytjeve në Durrës sot mori një kthesë të rëndë: humbi jetën punonjësi i Ndërmarrjes Komunale Plazh, A.H., i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit teksa verifikonte dëmet në terren. Pas vdekjes dhe dëmeve masive në banesa, biznese, rrugë dhe shërbime, Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për shpërdorim […]

The post Qytetarët mbyten pasi nuk punojnë hidrovorët e paguar me miliona, Balluku bën shfaqje mediatike appeared first on BoldNews.al.

Bora deri në 40 cm, izolohen banorët e fshatit Shqiponjë në Librazhd

Reshjet e dendura të borës kanë përfshirë që në orët e para të mëngjesit zonën e Librazhdit, duke shkaktuar probleme në fshatin malor Shqiponjë. Trashësia e borës ka arritur deri në 40 centimetra, çka ka bërë që disa rrugë të jenë të pakalueshme dhe banorët të mbeten të bllokuar në banesat e tyre. Si pasojë […]

The post Bora deri në 40 cm, izolohen banorët e fshatit Shqiponjë në Librazhd appeared first on BoldNews.al.

Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat

Rëndohet edhe më shumë situata e përmbytjeve në qarkun e Fierit për shkak të vërshimeve që vijnë nga lumenjtë Vjosë dhe Shkumbin. Gjendja mbrëmjen e sotme në Ferras të Fierit ka qenë kritike, teksa është kërkuar edhe evakuimi i menjëhershëm i banorëve. Shkak është bërë çarja e argjinaturës pas prurjeve të mëdha dhe përmbytjeve nga […]

The post Situatë kritike në Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vërshon në fshat dhe rrezikon banesat appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq në vend, BE: Gati të ndihmojmë shqiptarët pas përmbytjeve

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për situatën e rëndë të përmbytjeve që kanë goditur disa zona të vendit, duke shprehur shqetësim dhe gatishmëri për të ofruar ndihmë. Në një njoftim publik, Delegacioni thotë se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në komunikim të vazhdueshëm […]

The post Moti i keq në vend, BE: Gati të ndihmojmë shqiptarët pas përmbytjeve appeared first on BoldNews.al.

Protesta në Durrës, qytetarët në shkallët e Bashkisë, tentojnë të futen me forcë

Qytetarët e Durrësit, të pakënaqur nga mosveprimi i institucioneve për përmbytjet e përsëritura dhe mungesën e pastrimit të kanaleve kulluese, kanë mbërritur tek shkallët e Bashkisë, duke tentuar të hyjnë brenda ndërtesës për të kërkuar përgjegjësi dhe zgjidhje. Protestuesit janë ndaluar nga Policia, e cila ka vendosur kordone sigurie për të mos lejuar hyrjen e […]

The post Protesta në Durrës, qytetarët në shkallët e Bashkisë, tentojnë të futen me forcë appeared first on BoldNews.al.

800 mijë raste gripi në një javë në Itali, spitalet pa kapacitet

Italia po përballet me një valë të fortë gripi sezonal, e cila ka arritur nivelet më të larta të përhapjes së viteve të fundit. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar rreth 800 mijë raste të reja, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se infektime të tjera pritet të shtohen me rihapjen e shkollave. Spitalet dhe shërbimet e […]

The post 800 mijë raste gripi në një javë në Itali, spitalet pa kapacitet appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Paralizohet qarkullimi në qarkun e Elbasanit, ndalohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë

Reshjet e dendura të dëborës, stuhitë dhe ngricat e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në Qarkun e Elbasanit. Situata paraqitet veçanërisht e vështirë në zonat kodrinore dhe malore të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit, ku kushtet e rrugëve janë rënduar ndjeshëm, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve. Policia Rrugore e […]

The post Moti i keq/ Paralizohet qarkullimi në qarkun e Elbasanit, ndalohet lëvizja e mjeteve pa zinxhirë appeared first on BoldNews.al.

Tre persona bllokohen në dëborë në Gramsh, humbet kontakti

Tre persona të bllokuar në një fuoristradë në zonën malore të Gramshit nuk kanë dhënë asnjë shenjë kontakti prej orësh, pasi automjeti i tyre mbeti i ngujuar nga dëbora në aksin Kukur–Rovje. Trashësia e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme. Të bllokuarit, banorë të zonës që po […]

The post Tre persona bllokohen në dëborë në Gramsh, humbet kontakti appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi

Pogradeci po përballet me probleme serioze nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. Prurjet e lumit të Vërdovës kanë dalë nga shtrati, duke dëmtuar segmentin rrugor përgjatë zonës dhe duke e bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Sipas autoriteteve vendore, lumi vazhdon të jetë një burim rreziku për zonën, pasi gjatë reshjeve shkakton dëme […]

The post Moti i keq/ Lumi i Vërdovës dëmton rrugën në Pogradec, vështirësohet qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

❌