Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trump e ka braktisur botën

Më 27 janar, tërheqja e dytë e presidentit amerikan Donald Trump nga Marrëveshja e Parisit për klimën do të hyjë më në fund në fuqi. Kjo pason njoftimin e tij më 7 janar se Shtetet e Bashkuara do të largoheshin nga edhe 66 organizata ndërkombëtare, përfshirë 31 entitete të Kombeve të Bashkuara dhe 35 organizma […]

The post Trump e ka braktisur botën appeared first on Reporter.al.

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 26 janar prishjen e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Xhemal Saliaj dhe e riktheu në detyrë këtë subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator […]

The post KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj appeared first on Reporter.al.

Organizatat e medias kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes

Organizatat ndërkombëtare në mbrojtje të lirisë së medias si Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF), si edhe 17 organizata të shoqërisë civile në vend reaguan lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së […]

The post Organizatat e medias kërkojnë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim masën e arrestit të Erion Veliajt

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi të hënën më 26 janar kalimin për shqyrtim në seancë plenare të ankesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj vendimarrjes së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për masën e sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij më 9 shkurt të vitit të kaluar, […]

The post Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim masën e arrestit të Erion Veliajt appeared first on Reporter.al.

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Komisionet Parlamentare të Kuvendit e nisën sesionin e ri parlamentar duke miratuar një sërë projektligjesh që synojnë ndryshime në ligjet në fuqi për t’i përafruar ato me direktivat europiane në kuadër të negociatave të Shqipërisë me BE-në, i njohur ndryshe si “acquis communautaire”. Grupi parlamentar socialist u angazhua në nisje të sesionit për të ecur […]

The post Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar appeared first on Reporter.al.

Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas

Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit. “E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke […]

The post Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas appeared first on Reporter.al.

Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

Shkak për këtë koment është një bashkëbisedim i gjatë që pata këto ditë me intelektualen e mirënjohur dhe aktivisten civile, Irena Beqiraj. Fjala është për të gjetur një lloj përgjigjeje se pse administrata jonë shtetërore është rrënuar kaq shumë, për të ardhur në nivelin e sotëm të dominuar nga mediokriteti, mosrespektimi i rregullave të shkruara, […]

The post Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët appeared first on Reporter.al.

Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ‘ekonomisë rurale’

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë. E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën […]

The post Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ‘ekonomisë rurale’ appeared first on Reporter.al.

Dezinformim dhe vetëdiagnostikim, raporti ngre alarmin se teknologjia po cënon shëndetin publik

Dezinformimi shëndetësor në Shqipëri ka arritur nivele kritike, duke prekur 9 në 10 qytetarë dhe duke u shndërruar nga një fenomen i izoluar në një rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë shëndetësore të popullatës, sipas një raporti të publikuar të premten. Raporti “Përballja me dezinformimin shëndetësor dhe deepfake-et në epokën e inteligjencës artificiale”,  është përpiluar nga […]

The post Dezinformim dhe vetëdiagnostikim, raporti ngre alarmin se teknologjia po cënon shëndetin publik appeared first on Reporter.al.

Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan

Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të pezullojë projektin e miratuar për ndërtimin e një resorti luksoz në Ishullin e Sazanit, i vetmi ishull i Shqipërisë, i rrethuar nga Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. “Ky projekt dhe mënyra se si është miratuar janë në […]

The post Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan appeared first on Reporter.al.

Kosova dhe Serbia nisin Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur

Rreth dy vjet e gjysmë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për një deklaratë mbi personat e zhdukur në maj 2023, të dy vendet ndërmorën hapin kryesor drejt zbatimit të kësaj deklarate: krijimin e një Komisioni të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Ky veprim ngjall shpresa se më […]

The post Kosova dhe Serbia nisin Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur appeared first on Reporter.al.

Prostitucion dhe drogë: Si po dështon Hungaria me të miturit nën kujdesin e saj shtetëror

Reni* e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në kujdesin shtetëror. Dhe rruga e saj nga një shtëpi fëmijësh në Hungari drejt një shtëpie publike në Austri është, në shumë aspekte, një histori tepër e njohur se si shumë të mitur hungarezë përfundojnë duke kaluar nga kujdesi rezidencial në prostitucion. “Të dy, […]

The post Prostitucion dhe drogë: Si po dështon Hungaria me të miturit nën kujdesin e saj shtetëror appeared first on Reporter.al.

Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata

Drejtuesja pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku, dha alarmin një javë më parë për një rritje të formave dhe intensitetit të krimeve kibernetike ndaj të miturve në Shqipëri. “Spektri i formave të abuzimeve kibernetike shkon nga bullizmi deri te format më të rënda të abuzimit”, tha Bonjaku gjatë fjalës së saj në […]

The post Krimet kibernetike ndaj të miturve sjellin pasoja afatgjata appeared first on Reporter.al.

Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun

Gjykata Kushtetuese përfundoi të enjten shqyrtimin e çështjes për ligjshmërinë e pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” në disa procedura tenderimi me vlerë qindra-milionë euro. Gjykata u vu […]

The post Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK për Ballukun appeared first on Reporter.al.

KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtarit Gentian Hamiti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 22 janar pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Gentian Hamiti, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi konfirmimi në detyrë i këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi për pushimin e çështjes erdhi pasi drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u tërhoq nga shkaqet e […]

The post KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtarit Gentian Hamiti appeared first on Reporter.al.

Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen

people using phone while standing

Nëse ndodh që, të kanë rënë në qafë pa të drejtë, duke të cënuar dinjitetin, përmes shpifjes apo fyerjes, në Shqipëri sot, ke dy rrugë për të marrë shpagim. Njëra është përmes padisë civile, në të cilën mund të kërkosh kompensim financiar për dëmin e pësuar dhe të fusësh paratë në xhep. Tjetra është përmes […]

The post Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA noiftoi të enjten më 22 janar lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Elbasanit, Neritan Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Neritan Hoxha appeared first on Reporter.al.

SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme, SPAK regjistroi një procedim penal pas një kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila akuzohet se ka fshehur nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Kallëzimi ishte depozituar në SPAK […]

The post SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka appeared first on Reporter.al.

Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi të mërkurën me disa ndryshime propozimet e deputetit socialist, Olsi Komici për dy nga ligjet e paketës së Reformës në Drejtësi ku parashikohej dhe një dispozitë kalimtare për emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe prokurorive, e kontestuar nga Shoqata e Gjyqtarëve. Sipas variantit të miratuar nga komisioni në ligjin “Për […]

The post Miratohet me ndryshime të vogla drafti i ligjeve të reformës në drejtësi appeared first on Reporter.al.

Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët

Sipas dispozitës ligjore të miratuar, “një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ushtrohet aktiviteti, nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes sipas këtij neni, për përhapjen me mirëbesim të të dhënave /thënieve ose çdo […]

The post Kuvendi miraton dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët appeared first on Reporter.al.

❌