Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Zhbllokohet aksi Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Po menaxhohet trafiku

Pas disa orësh është hapur aksi Elbasan–Qafë Thanë, i cili u bllokua si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh nga mali. Kjo shkaktoi edhe bllokimin e qarkullimit të  automjeteve në të dyja drejtimet.

Ndërkohë, Policia Rrugore së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar, njoftojnë se po bëjnë menaxhimin e trafikut.

“Aksi Elbasan–Qafë Thanë u hap për qarkullimin e mjeteve. Policia Rrugore së bashku me Autoritetin Rrugor Shqiptar po bëjnë menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe respektimin e udhëzimeve të autoriteteve për mbarëvajtjen e qarkullimit.”

 

I ftohti ekstrem në SHBA, vendi pritet të goditet edhe nga cikloni

Ndërsa Bregu Lindor i SHBA-së është ende duke u rikuperuar nga stuhia vdekjeprurëse dimërore fundjavën e kaluar, disa shtete në juglindje të vendit tashmë po përgatiten për një tjetër stuhi të fuqishme.

“Një sistem i presionit të ulët atmosferik, pranë bregdetit pritet të kthehet në një “ciklon bombë”, një stuhi dimërore që po intensifikohet në mënyrë shpërthyese”, tha  Shërbimi Kombëtar i Motit.

Priten reshje të dendura dëbore dhe erëra me forcë uragani. Karolina e Jugut dhe ajo e Veriut, një pjesë e Xhorxhias dhe Virxhinias kanë të ngjarë të preken veçanërisht nga stuhia.

Sipas raporteve të medias amerikane, meteorologët presin valë stuhie, valë të rrezikshme dhe dëmtime të mundshme të ndërtesave në rajonet bregdetare të Karolinës së Veriut.

Lokalisht, reshjet e dëborës mund të arrijnë nivele që normalisht do të shiheshin gjatë një viti të tërë. Pas stuhisë, ajri i ftohtë arktik po përfshin sërish jugun. Deri sot në mëngjes, temperaturat do të shënojnë nën zero gradë Celcius, në disa pjesë të Floridës së Jugut.

“Këto nivele temperaturash u matën për herë të fundit në fund të viteve 1980”, sipas shërbimit të motit. Autoritetet po paralajmërojnë për temperatura të ftohta për shkak të erës – duke rritur rrezikun e hipotermisë dhe ngrirjes.

Dronët rusë godasin autobusin në Ukrainë, të paktën 12 viktima

Një sulm me dron nga forcat ruse ndaj një autobusi në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 12 viktima. Ndërsa shtatë persona të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi në rajonin juglindor të Dnipropetrovskit, tha guvernatori i rajonin Oleksandr Hanzha.

Kjo vjen pasi Rusia lëshoi ​​90 dronë sulmues gjatë natës, 14 prej të cilëve që goditën nëntë lokacione, sipas forcave ajrore të Ukrainës.

Granatimet ruse goditën gjithashtu Khersonin qendror në Ukrainën jugore.

/abcnews.al/

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, Rezarta Reci

Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, Rezarta Reci. Rezarta Reci ka qenë ideatorja dhe moderatorja e emisionit “Arratia e peshkut të kuq” për vite të tëra.

Prej kohësh Reçi ishte në luftë me një sëmundje të rëndë.

Rezarta Reçi ishte e njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin në fushën e medias, ku ndër vite kontribuoi me seriozitet dhe integritet.

 

Ukraina mbetet në terr pas ndërprerjeve masive të energjisë elektrike

Pavarësisht premtimeve për një armëpushim energjetik, Ukraina është zgjuar në një makth të vërtetë blackout-i që ka paralizuar kryeqytetin dhe qytete të tjera të mëdha, sipas “Kyiv Independent”.

Ajo që duhej të ishte një ditë e qetë, pas dakordësisë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, u kthye në një kaos total që në orët e para të mëngjesit – kur Kievi mbeti pa energji elektrike, pa semaforë dhe me metronë e bllokuar.

Situata u rëndua më tej kur u ndalën sistemet e ngrohjes qendrore në temperatura që shënojnë minus 15 gradë Celsius, ndërsa mungesa e ujit dhe energjisë përfshiu me shpejtësi qyetetes si, Kharkivi, Zhytomyri dhe Odesa.

Efekti zinxhir preku madje edhe Moldavinë e Rumaninë, duke nxjerrë jashtë funksionit sistemet kompjuterike në pikat kufitare.

Edhe pse gjatë natës Rusia lëshoi rreth 85 dronë pa goditur drejtpërdrejt rrjetin, autoritetet ukrainase sqaruan se bëhej fjalë për një defekt të rëndë teknik që kishte shkaktuar shkëputjen e linjave me vendet fqinje.

Inxhinierët vendas theksojnë se katër vite bombardime të vazhdueshme i kanë dobësuar aq shumë centralet dhe rrjetin e shpërndarjes, saqë kolapse të tilla janë tashmë të pashmangshme.

Ndërkohë që defektet u riparuan gjatë mbrëmjes, frika mbetet e madhe pasi në mesnatë përfundon afati i armëpushimit të premtuar dhe bombardimet mund të rifillojnë, ndërsa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëroi për rreziqe në centralet e dëmtuara nga lufta.

Tjetër aksident tragjik në Antalia, të paktën 7 viktima dhe 5 të plagosur

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Antalia.

Shtatë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pas një aksident tjetër që ndodhi në Burdur, në autostradën Antalya-Isparta në Turqinë jugore.

Kujtojmë se më herët të paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus turistik u aksidentua mëngjesin e kësaj të diele në Antalia, qytetin e Jugut të Turqisë.

1 şubat yeni bir ay derken ayın ilk günü kaza haberleri peş peşe geldi
Bir kaza haberi de Burdur’dan.
İki araç kafa kafaya çarpıştı.
6 kişi hayatını kaybetti, 6 kişi yaralı.😢 #Burdur #Antalya #kaza pic.twitter.com/KgcAoSzBiX

— NİLÜFER (@nlf16) February 1, 2026

Seferi, gol për elitën/ Sulmuesi ka shënuar 12 herë në kategorinë e dytë turke

Rruga është ende e gjatë, por deri tani ka kaluar shkëlqyeshëm. Taulant Seferi po e tregon veten gjithnjë e më shumë në Turqi, e duket se nuk është aspak i kënaqur në Ligën e Parë, por synon Superligën.

Dëshiron ta arrijë me ekipin e tij, Bodrumspor, i cili ndodhet vetëm 4 pikë larg zonës që të ngjit direkt në elitë, ndërsa sulmuesi shqiptar nga Maqedonia ka një meritë të veçantë.

Ka shënuar 12 gola këtë sezon, dhe e fundit ishte në suksesin 3-0 në shtëpi ndaj rivalit Sherikspor. Seferi realizoi rrjetën e tretë, ndërsa për pak ishte autor edhe i së dytës.

Forma e tij është vërtet shumë e mirë, dhe në 22 ndeshje në kampionat ka 16 kontribute për gol, duke shtuar 4 asiste. Njëri nga më të mirët dhe kandidat për Këpucën e Artë bashkë me sulmuesin e Kosovës, Florent Hasani që ka shënuar 14 herë.

Bodrumspori është në vendin e pestë në Ligën e Parë të Turqisë, me 39 pikë, në zonën çerekfinaleve të plej ofit që të ngjit në elitë, por synon të jetë në ndeshjen finale, ose të ngjitet direkt tek më të mirët.

Futbollisti 29-vjeçar ka luajtur mbi 90 për qind të kohës dhe mbi 90 për qind ka qenë edhe titullar, ndërsa shpreson të rikthehet në kombëtare për të cilën nuk luan që nga nëntori i 2024-ës.

/abcnews.al/

Irani paralajmëron SHBA/ Lideri suprem: Çdo sulm ndaj vendit do sillte një luftë të gjerë rajonale

Lideri Suprem i Iranit, Ali Ajtollah Kamenei paralajmëroi këtë të diel Shtetet e Bashkuara të Amerikës se çdo sulm ndaj vendit të tij do të sillte një luftë të gjerë rajonale në një kokë kur Trump ka zhvendosur një prej aeroplanmbajtëseve më të madhe drejt lindjes se mesme si dhe disa luftë-anije të tjera.

Ata duhet ta dine mire se nëse do të nisin një luftë këtë here, ajo do të jetë një luftë rajonale deklaroi Khamenei .

Udhëheqësi 86-vjeçar i Iranit i bëri këto deklarata në përvjetorin e kthimit nga mërgimi të Ajatollah Ruhollah Khomeinit në vitin 1979, një moment kyç që çoi në Revolucionin Islamik dhe në rrëzimin e monarkisë së Mohammad Reza Shah Pahlavit.

Komentet e Khameneit vijnë ndërsa aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln, avionë luftarakë dhe shkatërrues detarë janë afruar në rajon, pas protestave të gjera antiqeveritare e në Iran, ku në janar u raportua se u vranë mijëra persona.

Protestat nisën në fund të dhjetorit për shkak të rënies së monedhës iraniane, rialit, dhe më pas u shndërruan në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të Khameneit. Autoritetet iraniane pretendojnë se protestuesit janë nxitur dhe drejtuar nga agjentë të huaj.

“Ngjarjet e fundit ishin të ngjashme me një grusht shteti. Sigurisht, grushti i shtetit u shtyp”, tha Khamenei gjatë ceremonisë përkujtimore. Ai shtoi se qëllimi i protestuesve ishte shkatërrimi i institucioneve shtetërore dhe se janë sulmuar policia, ndërtesat qeveritare, objektet e Gardës Revolucionare, bankat dhe xhamitë, si dhe janë djegur kopje të Kuranit.

Fillimisht, presidenti amerikan Donald Trump kishte kushtëzuar një sulm të mundshëm ndaj Teheranit me sjelljen e Iranit ndaj protestuesve, por më pas ndryshoi qëndrim, duke deklaruar se dëshironte që Irani të pranonte një marrëveshje për programin bërthamor.

Në qershor, zyrtarë iranianë dhe amerikanë zhvilluan bisedime indirekte në Oman, përpara se Izraeli të niste një luftë 12-ditore kundër Iranit. SHBA iu bashkua Izraelit dhe goditi objektet bërthamore iraniane.

Megjithatë, Khamenei mbajti një ton sfidues, duke akuzuar SHBA-në se synon të përvetësojë burimet natyrore të Iranit, përfshirë naftën dhe gazin natyror. “Kjo është arsyeja kryesore e armiqësisë së tyre, ndërsa pjesa tjetër e fjalëve, si të drejtat e njeriut, janë boshe”, tha ai.

Pavarësisht retorikës së ashpër, si Irani ashtu edhe SHBA kanë konfirmuar se kanë hapur kanale komunikimi për të shmangur një përballje ushtarake.

Të shtunën, Trump deklaroi se Teherani po zhvillon “bisedime serioze” me Uashingtonin, disa orë pasi kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Larijani, tha se vendi i tij është i gatshëm për dialog me SHBA-në.

Duke folur në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump u shpreh se beson se Irani duhet të pranojë një marrëveshje “pa armë bërthamore”, por shtoi se nuk është i sigurt nëse Teherani do ta nënshkruajë një marrëveshje të tillë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se Teherani është përfshirë në negociata serioze me Shtetet e Bashkuara.

“Pastrohet” stoku i dosjeve/ Ministri Lamallari: KLGJ shton ndihmës ligjore, hap pozitiv

41 ndihmës ligjor, pritet që t’i shtohen Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm. Së fundmi Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka miratuar vendimin që i hap rrugë plotësimit të 41 vakancave dhe do të ndihmojë në uljen e stokut të dosjeve.

Këtë vendim të KLGJ, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari e ka cilësuar si një hap konkret që i shërben përshpejtimit të dhënies së drejtësisë.

“Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, është një lajm i mirë. Një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të dhënies së drejtësisë. Shtimi i kapaciteteve dhe forcimi i burimeve njerëzore në sistemin tonë të drejtësisë nuk është thjesht një masë administrative, por një zgjedhje politike në funksion të qytetarëve, për një drejtësi më efikase, më të shpejtë dhe më të besueshme. Sigurisht edhe me standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Lamallari.

Ngarkesa më e madhe e stokut të dosjeve, vijon të jetë në Gjykatën e Apelit, por edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Procesi i vettingut nxori jashtë sistemit më shumë se gjysmën e trupës së magjistratëve. Për rrjedhojë, në gjykata u krijuan vakanca të shumta që vijojnë të mbeten të paplotësuara prej vitesh.

Sipas të dhënave nga KLGj, struktura organizative për të gjitha gjykatat parashikon 417 gjyqtarë. Organika faktike aktuale rezulton të ketë 308 gjyqtarë të emëruar, nga të cilët janë efektivisht në detyrë 265. Në situatë më dramatike shfaqet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, që duhet të ketë në përbërje 78 gjyqtarë. Aktualisht në këtë gjykatë janë të emëruar 33 gjyqtarë.

/abcnews.al/

Kosovë/ Ndalohen 34 persona nën dyshimet për manipulime me vota

Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta.

Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan – me raste deri në 6 mijë për një individ – ndërsa ato për partitë nuk u cenuan. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Për disa zyrtarë shtetërorë, ky ka qenë “procesi më i komprometuar zgjedhor” në Kosovë, pasi vendi është lavdëruar shpesh nga organizata vendore dhe ndërkombëtare për organizim të proceseve zgjedhore të drejta dhe transparente.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka përfunduar procesin e rinumërimit të premten në mbrëmje, ndërsa i ka publikuar rezultatet përfundimtare të nesërmen. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa partia serbe ka thënë se do të ushtrojë ankesë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës për 48 orë pas shpalljes së rezultateve.

Alcaraz, “mbret” i Australisë/ Raketa numër një e botës mundi në finale 3-1 Novak Gjokoviç

E konfirmoi se është talenti më I madh I brezit të tij. Gjenerata e vjetër nuk dëshiron të largohet, por Karlos Alkaraz e tregoi sërish se, pavarësisht nga sfida, e ardhmja I përket rinisë.

Madje edhe e tashmja. Tenisti spajnoll mundi legjendën Novak Gjokoviçn e finalen e Grand Slemit të parë të vitit, Australian Open. Në Arenën “Rod Lejvër” të Melburnit, rreth 15 000 spektatorë ishin dëshmitarë të një sfide të fortë, që zgjati 3 orë e 4 minuta, të cilën serbi e nisi më mirë, por që I dha të drejtë favoritit.

Setet ishin 6-2 për Gjokoviçin, e pastaj 6-2, 6-3 e 7-5 për Alkarazin. Numri 1 I botës pati probleme me ngërçet në fillim, ndërsa Nole pati ritëm tepër të lartë. Ndoshta edhe emocionet vendosën jo pak.

Gjithsesi, kur një kampion 22-vjeçar hyn në ritmin e tij optimal, rivali 38-vjeçar e ka shumë të vështirë t’i përgjigjet. Kështu edhe ndodhi.

Gjokoviç do të mbushë shpejt 39 vjeç, dhe do ta ketë të vështirë të fitojë Grand Slemin e 25-të në karrierë, ndonëse ai nuk do të dorëzohet. Ky ishte titulli I parë për Alkarazin në Australian Open.

“Mbreti Karlos” realizoi atë që quhet “Grand Slemi I karrierës”, pra fitorja e 4 titujve të mëdhenj gjithsej, duke vendosur rekordin si tenisti më I ri që ia del, në moshën 22 vjeç e 272 ditë, ndërsa rekordmeni ishte australiani Rod Lejvër në moshën 24 vjeç e 32 ditë.

“Furia e Kuqe” ka që tani 7 Çmime të Mëdha në karrierë, diçka që nuk e ka bërë askush në histori pa mbushur 23 vjeç, pra I ka të gjitha mundësitë të thyejë rekordin që mban pikërisht Novak Gjokoviç. Ndoshta Melburni kurorëzoi më të mirin e tenisit sot për sot, e ndonëse Janik Siner nuk do ta pranojë kurrë, Alkaraz duket vërtet si numri 1 I botës në këtë sport.

Pezullohet ylli i NBA/ Paul George, 25 ndeshje jashtë, shkeli programin e drogës të Ligës

Ylli i Philadelphia, Paul George, është pezulluar me 25 ndeshje për shkelje të programit të drogës të NBA-së. Liga amerikane e basketbollit njoftoi ndëshkimin e rëndë, por nuk zbuloi substancën e gjetur në testet e lojtarit.

Kjo është shkelja e parë e George, sipas marrëveshjes midis NBA-së dhe Shoqatës së Lojtarëve. Pezullimi do t’i kushtojë atij afërsisht 11.7 milionë dollarë nga paga e tij. George pritet të kthehet më 25 mars, kur Philadelphia përballet me Çikagon.

Vetë, veterani i NBA ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për medikamente mjekësore.

“Në vitet e fundit, kam folur për rëndësinë e shëndetit mendor dhe, ndërsa kërkoja trajtim për një problem personal, bëra gabimin duke marrë ilaçe të papërshtatshme.

Marr përgjegjësi të plotë për veprimet e mia dhe kërkoj falje skuadrës, shokëve të mi të ekipit dhe tifozëve të Philadelphia për vendimin tim të gabuar gjatë këtij procesi”, ka thënë Pol George.

Pezullimi është një goditje e rëndë për yllin e Philadelphia, por edhe për skuadrën e tij që renditet në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore.

“Sixers” humbasin në këtë moment deçiziv të sezonit një prej lojtarëve më të mirë, pasi George ka një mesatare prej 16 pikësh në 27 ndeshje këtë sezon, duke u renditur në vendin e tretë të shënuesëve për ekipin e tij.

 

Bayern, krizë dhe sherr/ Bavarezët ndalen sërish në Bundesligë, barazim në Hamburg

Dëshirat mund të jenë për rekorde mbi rekorde. Gjithsesi, realiteti është që edhe një gjigand si Bajerni nuk është plotësisht I përgatitur për një sezon të gjatë dhe tepër të ngarkuar.

Barazimi 2-2 në Hamburg ishte ndeshja e dytë radhazi e Bundesligës pa fitore, pas disfatës në shtëpi me Augsburgun, e ndoshta në Champions gjithçka shkon mirë, sërish lodhja po ndihet.

Dueli në “Folksparkshtadion” ishte I ashpër, edhe pse kampionët e Gjermanisë dominuan me 70 për qind mbajtje topi.

Kjo nuk solli epërsi në lojë, dhe Hamburgu vendas bëri po aq gjuajtje sa miqtë, e thuajse njësoj edhe në kuadrat.

Vieira kaloi gjermanët e veriut në epërsi me penallti, Kejn dhe Diaz përmbysën shifrat, por Vushkoviç barazoi shpejt.

Mungesa e fitores për të dytën sfidë radhazi krijoi nervozizëm tek bavarezët që bënë diçka që nuk e bëjnë kurrë ndaj gjyqtarit.

E përditshmja tabloide “Bild” shkruan për sherrin e Bajernit me arbitrin Osmers në tunelin e stadiumit.

Sipas saj, yjet bavarezë e rrethuan gjyqtarin duke protestuar e bërë presion, dhe se Harri Kejn deklaroi se “nuk kam parë më të keq në karrierë”.

Të njëjtën gjë raporton revista “Shport Bild” që shton fjalët e drejtorit sportiv bavarez, Eberl, që gjithashtu kritikoi arbitrin.

Gjithsesi, revista tjetër gjermane “Kiker” shkruan se Hamburgu e meritoi barazimin, edhe pse zbriti në vendin e 16-të në renditje.

Bajerni kryeson Bundesligën me 51 pikë, por mbetet me diferencë me Dortmundin e Hofenhajmin.

Keqardhja e vetme është që ndoshta nuk mund të thyen rekordet e vendosura nga ekipi I Jup Hajnkesit, por ekziston edhe frika se ky sezon I ngarkuar, bashkë me Kupën e Botës për Klubet verën e kaluar, mund të rrezikojë suksesin në Champions.

Barça, më e fortë se “mallkimi”/ Katalanasit arrijnë fitoren e radhës në kampionatin spanjoll

Ishte e pabesueshme ajo që ndodhi. Ata që ndoqën ndeshjen e La Ligës në stadiumin “Martinez Valero” të Elçes nuk arrijnë ta kuptojnë sesi Barcelona e fitoi vetëm 3-1 sfidën e La Ligës.

Luhet java e 22-të e kampionatit spanjoll dhe katalanasit mund të thuhet se e bënë detyrën, por ajo që shpërdoruan ishte e dënueshme, dhe mund t’i kishte ndëshkuar.

Tre shtylla, raste deri edhe me portën e boshatisur, ndërsa patën 28 gjuajtje, gati një në çdo tre minuta, e 10 prej tyre në portë. Rreth 33 000 spektatorë në Arenën e futbollit padyshim që e shijuan lojën e katalanasve, edhe pse I kishin kundërshtarë, e sidomos të atij që ende është adoleshent, Lamin Jamalit. Talenti “blaugrana” shënoi golin e parë, krijoi të tretin, dhe u dha mundësi shokëve të tundnin edhe më shumë rrjetën, ndonëse ata gabuan.

Padyshim që Rafinja është lideri I Barçës, edhe pse konsiderohet kapiteni I tretë, ndërsa golat e tjerë në Elçe I shënuan Ferran Torres dhe Markus Rashford. Trajneri Hansi Flik po ia del në një ekip me shumë probleme, me Pedrin e Gavin të dëmtuar, por të paktën Ronald Arauho u kthye në fushë.

“El Mundo Deportivo”, që kremton 120 vjetorin e themelimit me formatin klasik, titullon: Me tre mjafton! Lideri nuk gaboi, fali një goleadë! E përditshmja tjetër e Katalonjës, “Sport”, mjaftohet me titull lakonik: Më shumë lider, dhe me foton e madhe të Lamin Jamalit! “Marka” e Madridit thekson pikërisht se Barça e meritoi fitoren, se humbi raste pa fund dhe se nuk ka qetësi në një sezon të vështirë.

Barcelona kryeson me 55 pikë, ndonëse Reali nuk është larg dhe lufta për titull duket se do të vazhdojë deri në fund.

Akuza të reja ndaj ish-princit Andrew/ Një tjetër grua lidh emrin e tij me çështjen e Jeffrey Epstein

Një tjetër grua e cila bëhet kështu e dyta në listë ka pretenduar se është dërguar në Mbretërinë e Bashkuar nga Jeffrey Epstein për të kryer  marrëdhënie seksuale me ish princin Andrew, vëllain e Mbretit Karli I Tretë, i cili në fund të vitit të shkuar humbi titujt e tij mbretërorë.

Sipas Brad Edwards, nga firma amerikane ligjore Edwards Henderson, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Royal Lodge, rezidenca e atëhershme e ish-princit.

Avokati tha se gruaja,  e cila nuk është shtetase  britanike dhe ishte rreth 20 vjeçe në atë kohë – pretendon se kaloi natën në Royal Lodge dhe më pas mori pjesë në një vizitë zyrtare në Pallatin Buckingham, ku, sipas saj, iu ofrua edhe çaj.
“Bëhet fjalë për të paktën një grua që u dërgua nga Jeffrey Epstein te princi Andrew. Pas një nate me princin Andrew, ajo mori pjesë edhe në një vizitë në Pallatin Buckingham,” deklaroi Edwards.

BBC njoftoi se i ka kërkuar koment nga ish princi Andrew , por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Pallati Buckingham zakonisht mban regjistra për vizitorët që marrin pjesë në ture brenda pallatiti ,  por identiteti I kesaj gruaje nuk eshte zbuluar deri me tani.

Kjo është hera e parë që një e mbijetuar e çështjes Epstein pretendon se marrëdhënia seksuale ka ndodhur brenda një rezidence mbretërore. Brad Edwards përfaqëson mbi 200 viktima të Jeffrey Epstein në mbarë botën dhe më parë kishte përfaqësuar edhe Virginia Giuffre e cila kreu vetevrasje dhe kishte deklaruar se kishte pasur marredhenie seksuale me ish princin Andrew.

Andrew u privua nga titujt mbretërorë në tetor të vitit të kaluar, pas publikimit të te librit te kujtimeve kujtimeve të Virginia  Giuffre, ndërsa u njoftua edhe largimi i tij nga Royal Lodge në pronën e Windsor, ku kishte jetuar që nga viti 2004. Në deklaratën e Pallatit atëherë thuhej: “Këto masa konsiderohen të nevojshme, pavarësisht faktit se ai vazhdon t’i mohojë akuzat ndaj tij”.

Nderkohe Kryeministri Britanik Keir Starmes pas publikimit te dosjeve te tjera mbi Jeffry Epstain ka deklaruar se ish Princi Andrew duhet te deshmoje perballe kongresit Amerikan sa I perket lidhjeve te tij me Jeffrey Epstain.

Aksidentohet autobusi me turistë/ Antalia, 9 viktima dhe 25 të plagosur, mjeti doli nga rruga

Të paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus turistik u aksidentua mëngjesin e kësaj të diele në Antalia, qytetin e Jugut të Turqisë.

Pamjet e publikuara nga mediat Turke tregojnë autobusin e rënë në anë të autostradës, pasi shkak për akisdentin u bë lagështia në rrugë dhe mjegulla duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.

Guvernatori i Antalias, i cili zbuloi se në mesin e 25 personave të plagosur ka dhe prej tyre në gjendje të rëndë zbuloi se shkaqet kryesore për aksidentin tragjik dyshohet të jetë hyrja me shpejtësi të lartë në kthesë nga ana e shoferit.

Autoritetet turke nuk kane zbuluar deri me tani kombësinë e viktimave dhe personave të plagosur dhe nëse behet fjale për pasagjere shtetas te huaj brenda autobusit.

Antalia, një destinacion turistik i njohur i Mesdheut është përfshirë në ditët e fundit nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar në disa zona përmbytje të mëdha si dhe rrëshqitje dheu në disa prej akseve brenda këtij qyteti.

Talenti i vogël i shahut/ 8-vjeçari fiton kampionate dhe synon arenën ndërkombëtare

TIRANË- Eden Begotaraj është nxënës në klasën e dytë. Vetëm 8 vjeç, ai është një vogëlush i apasionuar pas lojës së shahut. Që në moshë të vogël, Eden ka kuptuar se ky sport, i njohur ndryshe si sporti i të zgjuarve, stërvit mendjen dhe zhvillon të menduarin logjik.

Pas vetëm një viti stërvitje, 8-vjeçari ka marrë pjesë në 5 kampionate kombëtare. Në një prej tyre, ku konkurruan rreth 120 fëmijë nga mosha 8 deri në 18 vjeç, Eden arriti të rrëmbejë vendin e parë, duke spikatur mes bashkëmoshatarëve dhe më të rriturve.

Ai shprehet se kjo fitore ka bërë krenare gjithë familjen e tij, ndërsa thekson se rezultati është fryt i një pune të gjatë, përkushtimi dhe disipline. Për vogëlushin, shahu nuk është thjesht një sport. Ai tregon se falë këtij pasioni ka arritur rezultate shumë të mira edhe në mësime, veçanërisht në lëndët që kërkojnë logjikë dhe përqendrim.

Eden e përshkruan veten si një shpirt luftarak, por shahu i ka mësuar edhe një nga mësimet më të rëndësishme të jetës: të pranosh humbjen dhe të mësosh prej saj.

Sporti është pjesë e përditshmërisë së Edenit, ndërsa ëndrrat për të ardhmen janë të mëdha. Përveç dëshirës për t’u bërë arkitekt, ëndrra e tij më e madhe është të përfaqësojë Shqipërinë në kampionatet ndërkombëtare të shahut.

Ndërkohë, për shumë prindër, shahu po shihet gjithnjë e më tepër si një mënyrë efektive për të ndihmuar fëmijët të arrijnë rezultate më të mira në mësime. Vogëlushi 4-vjeçar, Tian Ndou, është një prej shembujve, i cili prej 5 muajsh ka nisur kursin e shahut, duke hedhur hapat e parë në këtë sport të mendjes.

Eden dhe Tian janë shembulli se shahu nuk njeh moshë dhe se pasioni për lojën e mendjes lind që në fëmijëri. Me përkushtim dhe mbështetje, këta vogëlushë po hedhin sot hapat e parë drejt suksesit të nesërm.

Tentoi të kontrabandonte mallra, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të kontrabandonte mallra të padeklaruara.

Kontrollet e imtësishme të ushtruara në hyrje-dalje, të bazuara në informacione policore dhe analizën e riskut, kanë çuar në kapjen e tij.

Gjatë kontrollit, në kamionin që drejtonte u gjetën qindra shishe verë dhe pjesë të ndryshme këmbimi automjetesh, të cilat nuk shoqëroheshin me faturë origjinale dhe nuk ishin deklaruar për import.

Sipas hetimeve, 37-vjeçari dyshohet se ka tentuar të shmangë kontrollin doganor dhe kufitar duke mos deklaruar mallrat para autoriteteve përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 360 shishe verë, pjesë këmbimi automjetesh të përdorura, aparati celular dhe kamioni që përdorej për transportin e mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

❌