Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Partners” dhe “Artikujt”, tre të arrestuar për vjedhje në Tiranë gjatë janarit

Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një disa vjedhjeve të kryera në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, gjatë muajit janar, 2026.

Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetasit që kryen vjedhje në subjekte, si dhe vodhën mjet dhe sende me vlerë.

Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve, për vjedhje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht:

-në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit V. C., 36 vjeç dhe O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet, në Rrugën e Kavajës, si dhe se kanë vjedhur sende me vlerë, në banesën e shtetasit K. Z.. Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-në kuadër të operacionit “Artikujt”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 markete, më datë 13.01.2026 dhe dje.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas./abcnews.al

Gjyqi i Ilir Metës/ Vijon paraqitja e akuzave dhe gjetjeve nga SPAK

Vijon këtë të enjte në GJKKO, seanca paraprake për ish Presidentin Ilir Meta dhe të pandehurit e tjerë. Prokuroria e Posacme Antikorrupsion ka bërë parashtrimet per dosjen hetimore ne ngarkim te Ilir Metes ndërsa pritet vendimi per kalimin e dosjes për gjykim në themel.

Prokurorëve të Posacëm iu është kërkuar të lexojnë të plotë parashtrimet për kërkesën për gjykim, 214 faqe në total.

SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim paraprak në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

Të pranishëm në seancë ishin Meta dhe Kryemadhi të cilët akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun.

Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me masën detyrim paraqitje./abcnews.al

Aksidenti në Rumani, 7 tifozë viktima/ Dëshmitari: Furgoni bëri manovra të rrezikshme

Hetimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut, kanë marrë një drejtim të ri pasi autoritetet zbuluan substanca narkotike në furgonin e aksidentuar.

Sipas mediave rumune, shoferi 29-vjeçar rezultoi pozitiv për drogë pas analizave toksikologjike.

Burime hetimore që citohen nga mediat rumune thonë se në automjet u gjetën edhe alkool, pije energjike dhe drogë, ndërsa një pasagjer ka deklaruar se shoferi kishte konsumuar kanabis pak para përplasjes me kamionin që vinte në kahun e kundërt.

Një dëshmitar okular i aksidentit tragjik rrugor në Rumani , me vdekjen e shtatë tifozëve të PAOK-ut , përshkroi për një media rumune momentin tragjik të përplasjes midis furgonit dhe kamionit.

Sipas dëshmitarit dhe drejtuesit të mjetit, të cilët arritën të shmangnin përplasjen, sjellja e drejtuesit të furgonit fatal ishte vendimtare për aksidentin.

Siç thekson dëshmitari okular, “shoferi i furgonit bëri manovra të rrezikshme para aksidentit”, ndërsa përpiqej të parakalonte një varg automjetesh.

/ abcnews.al /

“PS vijon punën, PD bllokimin”/ Bojkotimi i komisioneve, Meçe: Berisha kërkon konflikt. Këtë metodë do përdor për Reformën Zgjedhore

Socialistët iu përmbajtën paralajmërimeve të tyre për ndryshmin e formatit të Komisionit për Reformën Administartivo Territoriale. Ata kanë propozuara të marrin shumicën e anëtarëve, nga 8 deputetë aktualisht, e cojnë në 9, çka prish barazinë mazhorancë-opozitë.

Me ndryshimet e reja, numri i socialistëve shkon në 9, duke formuar shumicën aty. Në dokument ka dhe një propozim të dytë. Luciano Boci nuk do të jetë bashkëkryetar, pra nuk ka të drejtë vetoje. Këto dy ndryshime bëjnë të mundur që puna në Komision të mos pengohet, për shkak të mosprezencës së deputetëve demokratë. Ata edhe aktualisht i kanë bojkotuar dy komisionet e posacme, sipas porosisë së kryetarit Berisha.

Analisti Arben Meçe tha për News Line se ky nuk është një lajm i mirë dhe se PD nuk ka për qëllim të jetë bashkëpunuese dhe të drejtën e vetos e përdor për të bllokuar proceset. Më tej, Meçe shton se Berisha vijon me të njëjtin format, që konsiston në konflikt dhe agravim të situatës. Meçe thekson se Berisha bllokoi procesin, ndërsa PS vijon punën.

“Nuk është një lajm i mirë. Shqipëria duhet të vijë në normalitet dhe prishja e kompromisit është lajm negativ. Kushtet në të cilat bëhet një akt i tillë lidhen edhe me funksionalitetin e demokracisë. Prej kohësh kam thënë që PD nuk ka pasur asnjëherë mision që të jetë bashkëudhëtare në proceset e demokracisë dhe, përmes kompromisit në bashkëqeverisje, ka tentuar të marrë hapësira që kanë të bëjnë me të drejtën e vetos, të cilën e përdor për të bllokuar procese. Këtë metodikë do ta përdorë edhe për reformën zgjedhore.

Deklarimi i qartë i Berishës që nuk do të bëhej asnjë veprim me PS-në, ky propozim është zhbllokim i prishjes. Nuk u prish marrëveshja, u bllokua në mënyrë të njëanshme nga PD, e cila deklaroi se do të bënte reformën territoriale.

Tentativa dhe formati që Berisha kërkon është konflikti dhe agravimi i situatës. Është një konflikt që nuk ka sens. Berisha do ta mbajë Kuvendin, qeverinë dhe sheshet në gjendje destabilizimi, dhe kjo është strategjia e tij.

Në Shqipëri partitë janë parti kryetarësh. PD do ta kuptojë më vonë domosdoshmërinë për të qenë pjesë në komisione, duke parë që edhe PS është e vendosur të vijojë punën e saj.”

/ abcnews.al /

Britania i “shtrin dorën” Kinës/ Starmer takon XI: Bisedime produktive për partneritet afatgjatë

Britania e Madhe po i drejton sytë nga Kina, në një kohë kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, aleatin historik të vendit, nuk janë në momentin e vetë më të mirë.

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një vizitë në Kinë, ku u taklua me presidentin Xi Jinping. Starmer I cilësoi bisedimet shumë produktive dhe njoftoi se Pekini ka hequr vizat per qytetaret britanike, ndersa diskutime pati edhe ne liidhje me tarifat për uiskin dhe shkëmbimin e informacionit mbi emigracionin e parregullt.

Starmer, një laburist, ishte kryeministri I parë britanik që viziton Kinën në tetë vjet.

Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin tensionuar për shkak të akuzave për spiunazh kinez në Britaninë e Madhe, mbështetjes së Kinës për Rusinë në luftën e Ukrainës dhe shtypjes së lirive në Hong Kong, ish-kolonia britanike që iu kthye Kinës në vitin 1997.

Udhëheqësi i Mbretërisë së Bashkuar tha se do të mbrojë sigurinë kombëtare duke vazhduar dialogun diplomatik dhe bashkëpunimin ekonomik me Kinën.

Starmer njohu faktin se Kina është një lojtare e rëndësishme në skenën globale dhe është jetike ndërtimi I një marrëdhënieje më të sofistikuar ku mund të identifikohen mundësitë për të bashkëpunuar.

Lideri labursit theksoi se Kina, është e gatshme të zhvillojë një partneritet afatgjatë dhe shtoi se mund të arrihet një rezultat që mund t’i rezistojë provës së historisë.

Starmer është udhëheqësi i fundit perëndimor që ndërmerr angazhime të rëndësishme diplomatike me Kinën, ndërsa tarifat e presidentit amerikan Donald Trump kanë kërcënuar rendin global ekonomik.

Vizita e Starmer vjen menjëherë pas asaj të kryeministrit kanadez Mark Carney, i cili nënshkroi një marrëveshje ekonomike me Pekinin për të shembur barrierat tregtare, duke shkaktuar zemërimin e Trump, I cili kërcënoi me tarifa 100% për Otavën.  / abcnews.al /

Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po ndodhte, më thanë të shkoja në sulm

Portieri ukrainas Anatoliy Trubin e ka përjetuar një nga momentet më të pazakonta dhe emocionuese të karrierës së tij, duke u bërë protagonist në minutat vendimtare të një ndeshjeje dramatike.

Duke folur pas takimit, Trubin pranoi se fillimisht ishte i hutuar nga ajo që po ndodhte në fushë, shkruan “Gazeta Express”.

“Para golit, nuk e kuptova çka po ndodhte. Më thanë ‘edhe 1 gol, edhe 1 gol’, por nuk dija për çfarë po flisnin bashkëlojtarët e mi”, u shpreh portieri.

Situata u bë edhe më e çuditshme për të kur e pa reagimin e të gjithëve rreth tij.

“Pastaj i pashë të gjithë duke më thënë të shkoja në sulm, e pashë trajnerin duke më bërë shenjë të nisem, kështu që dola në sulm”, shtoi Trubin.

Dalja e portierit në zonën kundërshtare e krijoi një skenë të rrallë dhe të jashtëzakonshme, duke i kthyer momentet e fundit të ndeshjes në spektakël të vërtetë.

“Ishte një moment i çmendur, i pabesueshëm për mua”, përfundoi ai, duke mos e fshehur emocionin.

Ky episod e dëshmon edhe një herë se futbolli vazhdon të dhurojë histori unike dhe momente që mbeten gjatë në kujtesën e tifozëve./Express

Përfundon seanca, Gjykata refuzon kërkesën e mbrojtjes/ Naim Murseli: As unë, as fëmijët nuk ishim në makinë atë natë!

Ka përfunduar seanca ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt më 2023.

Klan Kosova raporton se ekipet mbrojtëse kishin paraqitur disa kërkesa të veçanta.

“Kërkesa e mbrojtjes së Naim Murselit ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kërkoi të dëgjohej një dëshmitar shtesë, Tafil Kokalla. Ndërkohë, mbrojtja e Granit Plavës kërkoi një ekzaminim shtesë ndaj tij. Të gjitha këto kërkesa u refuzuan nga trupi gjykues,” tha Latifi.

Latifi raportoi gjithashtu se Naim Murseli para trupit gjykues u betua në fëmijët e tij, duke pohuar se në natën e vrasjes së Liridona Ademajt nuk ishte prezent në veturë.

Ai deklaroi po ashtu se kishte pasur një martesë të lumtur me të ndjerën dhe se nuk kishte ushtruar kurrë dhunë ndaj saj.  / abcnews.al /

Barcelona “luan me zjarrin”/ Katalanasit ia dolën me përmbysje ndaj rivalit danez Kopenhagen

Nuk dihet nëse do të heqin dorë nga ky lloj stili. Barcelona vërtet luan futboll të shkëlqyer, shënon shumë dhe më së shumti fiton, por e merr gjithnjë rrezikun në sy, madje pak si shumë.

Edhe pse shorti i Ligës së Kampionëve i kishte caktuar një ndeshje relativisht të lehtë në shtëpi për të siguruar kualifikimin, sërish tifozët vuajnë jo pak.

Kjo për një orë të plotë.

FC Kopenhagen nga Danimarka kaloi në epërsi papritur në “Kamp Nou” kur Dabason shfrytëzoi porozitetin e mbrojtjes “blaugrana” që në 4’. Më pas dialog I sulmit vendas me mbrojtjen daneze, por barazimi erdhi vetëm pas pushimit. Robert Levandovski e tregoi klasin dhe përvojën e tij.

Më pas, Lamin Jamal pati fat për të vazhduar me serinë e rrjetave apo asisteve këtë sezon, ndërsa suksesi u rrumbullakos nga kapiteni Rafinja me penallti dhe nga sulmuesi I rilindur anglez, Markush Rashford, që shënoi nga goditja e dënimit pesë minuta para fundit.

Të përditshmet nga Katalonja, “El Mundo Deportivo’ dhe “Sport” theksuan suksesin me përmbysje, që për të parën ishte nivel maksimal, ndërsa e dyta bën një krahasim të Barçës dhe të Realit me titullin: Festë dhe kalvar!

Skuadra e trajnerit Hansi Fliks e meritoi triumfin duke pasur plot 28 gjuajtje, nga të cilat 12 në kuadrat dhe 71 për qind mbajtje topi.

FC Kopenhagen ishte dukshëm inferior. Tashmë, Barcelona do të pushojë deri në 10 apo 11 mars dhe mund të përqëndrohet në La Ligë ku vazhdon dueli i ashpër me Realin.

“Buxhet domethënës për çdo bashki”, Vengu: Përmbytjet, po ndihmojmë në dy drejtime

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh se qeveria do i vijë në ndihmë Bashkive lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, që prekën vendin ditët e para të këtij viti.

“Riparimet e argjinaturave po vijojnë, dhe nga ana tjetër kemi nisur punën e rehabilimit me disa bashki të vendit. Kemi një buxhet domethënës për cdo bashki në funksion të digave, pritave themelore. “ u shpreh Vengu, ndërsa shtoi se po i vihet në ndihmë bashkive, kryesisht atyre më të vogla lidhur me situatën e përmbytjeve.

“Nuk ngremë gishtin e akuzës, është një zinxhir reagimi i njëjtë me të gjitha vendet e BE. Po ndihmojmë bashkitë në dy drejtime, fondet e emergjencave civile po rriten ndjeshëm, bashkitë e vogla do marrin më shumë fonde, do rrisim edhe rrogat e personelit. E dyta, janë elementët e infrastrukturës, investime duke mos pranuar asnjë devijim nga objekte pa leje. Rinovimi i flotës së mjeteve tokësore, dhe investimi për 2 qendra rajonale nga katër që parashikohen, një në veri dhe një në jug.” -shtoi Vengu./abcnews.al

Njëri publikonte fotot e të miturve, tjetri llogari të ish të dashurës/ Lezhë, Krimi Kibernetik shpall në kërkim dy të rinj

Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim dy shtetas pas hetimeve të krimit kibernetik. Sipas policisë, një 36 vjeçar banues në Tiranë është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar pa autorizim, fotografi të fëmijëve të mitur të një shtetaseje.

Ndërsa një 29 vjeçar dyshohet se ka aktivizuar një llogari false në rrjet social, me kredencialet e ish të dashurës së tij.

” Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:

-E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar pa autorizim, fotografi të fëmijëve të mitur të një shtetaseje;

-V. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka aktivizuar një llogari false në rrjet social, me kredencialet e ish të dashurës së tij.

Punohet për kapjen e të dy shtetasve.”  / abcnews.al /

Hija “Makbethiane “ në jetën e Kadaresë/ Kuçuku: Mbi 2500 shkrime kritike dhe analiza për veprën e tij

Në 90 vjetorin e lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, Akademia e Shkencave boton veprën me 2500 shkrime  në kritikën botërore që nga vitet 70 deri në 2015.

Studiuesi Bashkim Kuçuku i cili ka përgatitur veprën rrëfen në emisionin  “Pas Mesnatë”  hijen makbethiane në jetën e Kadaresë.

“Ky vëllim është i treti, vjen pas dy të tjerëve dhe puna është bërë njëherësh për të gjithë bashkë, është një punë shumëvjecare, të paktën nga 1992-1993. Informacionet për botimet jashtë ishin shumë të pakta, të përzgjedhura dhe doja të dija deri ku shkonte. Pak nga pak doli shumë punë”, Kuçuku, ndërsa ndan bisedën me shkrimtarin e njohur në bibliotekën që ndodhej në shtëpinë e tij.

“Kam punuar për ditë të tëra, mbaja shënime cfarë kishte në bibliotekë Ismail Kadare, ishte një informacion i jashtëzakonshëm, një formim kulturor që më krijoi mundësinë ku mund të përqëndrohesha për të kapur nga vepra e tij. Nuk kishte shumë libra atje, kishte libra të përzgjedhur, shkrimtarë në gjuhën ruse dhe gjuhë të tjera”, shton më tej ai.

Kuçuku thekson se Kadareja e befasoi kritikën botërore që në vitet ’70, duke e vendosur letërsinë shqipe në hartën ndërkombëtare. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i përkthyer në 35 gjuhë, u kthye në një pikë referimi jo vetëm për autorin, por edhe për njohjen e Shqipërisë, gjuhës shqipe dhe letërsisë sonë në botë.

Rruga letrare e shkrimtarit nisi herët.

“ Kadareja që në moshën 12-vjeçare kopjonte ‘Makbethin’, duke treguar se ndikimi shekspirian do ta shoqëronte gjatë gjithë jetës krijuese. Thelbi i njeriut është fëmijëria dhe hija shekspiriane e shoqëroi deri në fund”, nënvizon kritiku.

Ndërkohë që jashtë Shqipërisë Kadareja pati jehonë të madhe në shtypin botëror, brenda vendit ai shpesh u cilësua si tradhtar. Kuçuku kujton se protestat studentore nisën me thirrjen “Kadare” në universitete dhe se ka pasur përpjekje për ta hequr nga programet shkollore. “Nëse do ta hiqnin nga kurrikulat, do hiqja dorë nga pedagogjia”, shprehet ai me vendosmëri.

Vepra e Kadaresë është analizuar nga akademikë, nobelistë dhe gazetarë nga e gjithë bota. Sipas Kuçukut, madhështia e tij qëndron edhe në faktin se Kadare është në qenien edhe të atyre që nuk e duan, por e pëlqejnë./abcnews.al

Reperja Nicki Minaj shpreh mbështetje publike për Trump gjatë një eventi në Washington

Reperja e njohur amerikane Nicki Minaj, e cilësuar shpesh si “Mbretëresha e repit”, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Deklarata u bë gjatë një eventi të mbajtur në Washington, i organizuar në kuadër të një nisme për fëmijët amerikanë. Gjatë fjalës së saj, Minaj vlerësoi angazhimin e presidentit për këtë kauzë dhe u zotua se do të kontribuojë edhe privatisht për realizimin e projektit.

Mbështetja e hapur e artistes për Trump ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, duke qenë se figurat e njohura të industrisë muzikore rrallë shprehin publikisht pozicione politike të tilla.

Ngjarja vjen në një moment kur administrata amerikane po përpiqet të forcojë nismat sociale të fokusuara tek fëmijët dhe familjet në nevojë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Vrasje e paramenduar?/ Mineapolis, 37 vjeçari ishte përplasur me agjentët e ICE 11 ditë më parë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e Alex Pretti në Minneapolis nga agjentët federalë të emigracionit. Një video e publikuar tregon 37 vjeçarin që përplaset me oficerët 11 ditë para të shtënave fatale.

Pretti shihet teksa rrëzohet me forcë përtokë nga agjentët e emigracionit, pasi pasi hoqi dritën e pasme të automjetit të tyre gjatë një proteste në Minneapolis.

Përplasja ndodhi më 13 janar dhe tregon fillimisht infermierin e ndjerë duke goditur dritën e pasme të një automjeti të përdorur nga agjentët federalë të imigracionit.

Një tjetër video tregon momentet menjëherë pasi Pretti goditi dritën e pasme dhe u rrëzua përtokë nga disa agjentë federalë.

Pretti dallohet në pamje duke u përlëshur me ofixerët, derisa ata e rrëzojnë përtokë dhe më pas ai ia del të largohet.

Kur ai i kthen shpinën kamerës, në brezin e tij është e dukshme një armë zjarri pistoletë, por në asnjë moment në pamje Pretti nuk përpiqet të kapë armën dhe është e paqartë nëse agjentët federalë e kanë parë atë.

Pamjet e reja rindezën debatin në lidhje me vrasjen e 37-vjeçarit Pretti, teksa ekspertët ligjorë theksojnë se përplasjet e mëparshme nuk i justifikojnë në asnjë mënyrë të shtënat për vdekje nga oficerët federalë.

Departamenti i sigurisë kombëtare po shqyrton videot e incidentit, teksa deri tani nuk dihet nëse ndonjë nga oficerët ka qenë i përfshirë në të dyja rastet.

Ndërohë Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA tha se dy agjentë të përfshirë në të shtënat fatale në Minneapolis janë lënë në pushim administrativ.  / abcnews.al / 

Droni rus godet trenin me pasagjerë në Ukrainë, 5 viktima. Pasagjeri rrëfen momentet e panikut

Një ushtar ukrainas ka përshkruar momentin kur një tren pasagjerësh u shënjestrua nga dronët rusë, duke vrarë pesë persona. Kur një vagon në tren u godit në Ukrainën verilindore, pasagjerët u hodhën në dysheme nga paniku dhe oficeri ushtarak u tha atyre të dilnin menjëherë.

Pa udhëzimin e tij, të dhënë pak çaste para se vagoni të shpërthente në flakë, shumë pasagjerë të tjerë mund të kishin vdekur, shkruan BBC. Oficeri, i cili në ushtri njihet si Omar, është pjesë e brigadës së 93-të të Ukrainës. Ai ishte midis pasagjerëve që udhëtonin në një itinerar nga Chop, në kufirin me Sllovakinë, në Barvinkove, ndalesa e fundit para vijës së frontit në Ukrainën lindore.

I pari nga tre dronët rusë u ul pranë trenit, duke e detyruar atë të ndalonte.

“Pastaj dëgjuam gjëmimin e një droni tjetër dhe pastaj një shpërthim,” i thotë Omar BBC-së. “Shpërthimi ishte aq i fortë sa pjesë të vagonit u ndanë në copa.”

Si komandant i një njësie dronësh, ai e kuptoi shpejt se ai dhe pasagjerët e tjerë duhej të zbrisnin pasi treni mund të goditej përsëri. Gjithsej, 291 persona ishin në tren në atë kohë, thonë zyrtarët. “Pas goditjes së dytë, kuptova se operatori i dronit po vëzhgonte se çfarë lloj objektivi po godiste”, thotë Omar, dhe një tren i palëvizshëm ishte një objektiv i lehtë.

Vagoni që pësoi një goditje të drejtpërdrejtë u përfshi shpejt nga flakët. “Unë jam në ushtri dhe jam i përgatitur për sulme të tilla”, thotë Omar. “Por për të tjerët ishte një tronditje të ishin kaq afër vdekjes”.

Shumë pasagjerë u evakuuan nga tren në një gjendje ankthi të thellë, dhe videot nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz që bërtasin dhe qajnë ndërsa largohen nga rrënojat që digjeshin.

Ishte shumë e rrezikshme që një numër kaq i madh njerëzish të qëndronin pranë vagonëve që digjeshin, kështu që ai i nxiti ata të fillonin të lëviznin drejt një autostrade aty pranë./abcnews.al

Kina ekzekuton 11 anëtarë të familjes famëkeqe mafioze të Myanmarit

Kina ka ekzekutuar 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Myanmar përgjatë kufirit të saj verilindor, raportojnë mediat shtetërore.

Anëtarët e familjes Ming u dënuan në shtator për krime të ndryshme, duke përfshirë vrasje, ndalim të paligjshëm, mashtrim dhe drejtim kazinosh nga një gjykatë në provincën Zhejiang të Kinës.

Mings ishin një nga shumë klanet që drejtonin qytetin Laukkaing, duke transformuar një qytet të varfër të prapambetur në një qendër të shndritshme kazinosh dhe lagjesh me drita të kuqe.

Perandoria e tyre mashtruese u shemb në vitin 2023, kur ata u arrestuan dhe iu dorëzuan Kinës nga milicitë etnike që kishin marrë kontrollin e Laukkaing gjatë një përshkallëzimi në konfliktin e tyre me ushtrinë e Myanmarit, shkruan BBC.

Me këto ekzekutime, Pekini po u dërgon një mesazh frenimi mashtruesve të mundshëm. Por biznesi tani është zhvendosur në kufirin e Myanmarit me Tajlandën dhe në Kamboxhia dhe Laos, ku Kina ka shumë më pak ndikim.

Qindra mijëra njerëz janë trafikuar për të kryer mashtrime online në Mianmar dhe gjetkë në Azinë Juglindore, sipas vlerësimeve të OKB-së. Midis tyre janë mijëra kinezë, dhe viktimat e tyre nga të cilët ata kanë përvetësuar miliarda dollarë janë kryesisht kinezë gjithashtu.

I frustruar nga refuzimi i ushtrisë së Mianmarit për të ndaluar biznesin e mashtrimeve, nga i cili pothuajse me siguri po përfitonte, Pekini mbështeti në heshtje një ofensivë nga një aleancë etnike kryengritëse në shtetin Shan në fund të vitit 2023. Aleanca pushtoi territor të konsiderueshëm nga ushtria dhe pushtoi Laukkaing, një qytet kyç kufitar.

Kush janë familja Ming?
Njëmbëdhjetë anëtarët e familjes Ming janë të parët nga shefat e mashtrimeve të Mianmarit që ekzekutohen nga Kina.

Por ata nuk do të jenë të fundit. Pesë anëtarë të familjes Bai u dënuan gjithashtu me vdekje në nëntor, dhe gjyqet e dy grupeve të tjera të të pandehurve nga familjet Wei dhe Liu nuk kanë përfunduar ende.

Gjyqi i familjes Ming u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithëse më shumë se 160 persona u lejuan të merrnin pjesë në seancën e dënimit vitin e kaluar, përfshirë familjet e viktimave.

Operacionet mashtruese dhe strofullat e lojërave të fatit të mafias Ming sollën më shumë se 10 miliardë juanë (1.4 miliardë dollarë; 1 miliard paund) midis viteve 2015 dhe 2023, sipas gjykatës më të lartë të Kinës, e cila hodhi poshtë apelet e tyre në nëntor. Krimet e tyre rezultuan në vdekjen e 14 qytetarëve kinezë dhe plagosjen e shumë të tjerëve, tha gjykata.

Më shumë se 20 të tjerë nga familja Ming u dënuan me burgim në shtator duke filluar nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm. Ming Xuechang, patriarku i klanit, vrau veten në vitin 2023 ndërsa përpiqej të shmangte paraburgimin, kishte thënë ushtria e Myanmarit atëherë.

Rrëfimet e atyre që u arrestuan u transmetuan në dokumentarë të mediave shtetërore, për të theksuar vendosmërinë e autoriteteve kineze për të zhdukur rrjetet mashtruese.

Familja Ming ishte midis një grushti familjesh të ngjashme me “Kumbarin” që erdhën në pushtet në Laukkaing në fillim të viteve 2000. Kjo ndodhi pasi kryekomandanti i qytetit u rrëzua në një operacion ushtarak të udhëhequr nga Min Aung Hlaing, i cili u bë udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Myanmarit pas grushtit të shtetit të vitit 2021.

Kryefamiljari, Ming Xuechang, drejtonte një nga qendrat më famëkeqe të mashtrimit në Laukkaing, Crouching Tiger Villa.

Në fillim, bixhozi dhe prostitucioni ishin burimet kryesore të të ardhurave për këto familje, por ato përfundimisht filluan mashtrimet online, të përbëra kryesisht nga njerëz që ishin rrëmbyer dhe ishin detyruar të kryenin këto mashtrime.

Brenda mureve të kompleksit të gjerë dhe të ruajtur mirë, mbizotëronte një kulturë dhune. Rrahjet dhe torturat ishin rutinë, sipas dëshmive të mbledhura nga punëtorët e liruar./abcnews.al

❌