“Monologu i Metës për fshehur të vërtetën”/ 21 Janari, Beqiri: Berisha-Meta skenar për të vrarë protestuesit
Ilir Meta, nga qelia, ka reaguar sërish për ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke pretenduar se protesta ku humbën jetën katër persona nuk ishte një reagim spontan ndaj videos së publikuar më 11 janar, ku ai shfaqej duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, por një ngjarje e parapërgatitur.
Ndërkohë, në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Idajet Beqiri hodhi akuza të forta ndaj Metës, duke deklaruar se ai ka tentuar të justifikojë veten dhe të fshehë të vërtetën për rolin e tij në protestë, ndërsa paralajmëroi se hetimi për 21 Janarin do të jetë i plotë dhe mund të shkojë deri në gjykatat ndërkombëtare.
“Megjithëse se SPAK nuk e thirri si dëshmitar, Meta shkoi vetë dhe kjo tregon shumë. Nuk mjaftoi me aq, sepse faktikisht nuk tha gjë në SPAK, por shkoi për të justifikuar veten. Ilir Meta ndenji 15 pa folur për “21 Janar”. Ky monologu sot i Metës është një përpjekje për të fshehur të vërtetën. Meta e di shumë mirë se hetimi i plotë që po i bëhet “21 janarit” do të jetë i plotë dhe shterues. Ai e di shumë mirë që ai ishte shkaku. Meta për të fshehur rolin e tij në këtë krim, mundohet që të bënte të diturin, sikur protesta do të bëhej kohë më parë dhe do të ishte e dhunshme. Të gjitha këto i bien sepse nuk kishte asnjë armë në protestë.
Kjo nuk e justifikon faktin që Garda përdori armë ndaj protestuesve. Planin për ekzekutimet Meta e bëri bashkë me Sali Berishën, i nxitën protestuesit që të protesta të bëhej më e rëndë. Sepse ende pa nisur protesta ata përdorën gaz lotsjellës. Ky ishte një skenar. Me çdo kusht kërkonin që protestuesit të shkonin brenda gardhit dhe të justifikonin vrasjet, por nuk ia arritën dot. Kur ikën protestuesit, atëherë bënë vrasjet. Të gjitha ato që janë atje, janë për të mbuluar të vërtetën. Metës po i djeg miza nën kësulë, sepse e di shumë mirë që edhe po s’bëri gjë SPAK çështja do të shkojë në gjykatë, madje deri në Strasburg. E di shumë mirë që e vërteta do dalë. Meta është pjesë e urdhërimit të vrasjeve bashkë me Berishën dhe Bashën”, tha avokati./abcnews.al