❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Lautaro Martinez bën dallimin, Interi triumfon ndaj Udineses



Interi ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Udinese në kuadër të xhiros së 21-të në Serie A.

“NeurazzurĂ«t” arkĂ«tuan pikĂ«t e plota falĂ« njĂ« fitore 0-1.

Lautaro Martinez rrezikoi pas vetëm katër minutave lojë megjithatë dështoi nga afërsia përballë portierit vendas.

MegjithatĂ«, argjentinasi pastaj pĂ«rmirĂ«soi gabimin pĂ«r tĂ« shĂ«nuar njĂ« gol fantastik pĂ«r tĂ« zhbllokuar epĂ«rsinĂ« (20’).

Interi nĂ« fakt shĂ«noi edhe njĂ« gol tjetĂ«r pĂ«rmes Federico DiMarcos sidoqoftĂ« goli iu anulua pĂ«r pozitĂ« jashtĂ« loje (61’).

Udinese gjithashtu rrezikoi në fund me disa aksione të shpejta, por mbrojtja zikaltër ishte e pathyeshme.

Interi vazhdon si lider i vetëm në Itali me 49 pikë ndërsa Udinese zë pozitën e 10-të me 26 sosh./Telegrafi/

Objektet pa leje në Tetovë, afati deri më 3 mars për legalizimin e tyre



Mbi 3000 shtëpi të ndërtuara pa leje në komunën e Tetovës, të cilëve përshka të mungesës të dokumentacionit ju është refuzuar lënda për legalizim, kanë mundësi që deri më 3 Mars ti dërzojn edhe një herë dokumentet e nevojshme për legalizim thoën nga komuna e Tetovës.
Ata thonë se bëhët fjalë për ndërtimet gjatë periudhës 2011-2018. Siaps tyre shumica e shtëpive të ndërtuara pa leje dhe pa dokumente janë në qytet, por ka edhe në fshatrat e Tetovës.
“Deri mĂ« 3 Mars Ă«shtĂ« thirrja qĂ« kemi bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« probleme pronaore juridike, mungesĂ« tĂ« dokumentacionit ti sjellin nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kĂ«ta lĂ«nd tĂ« pĂ«rfundohen.Nga gjithsej 14451 lĂ«nd qĂ« janĂ« numri pĂ«r momentin Ă«shtĂ« rreth 3000 lĂ«nd.Pra janĂ« 3000 lĂ«ndĂ« qĂ« kanĂ« probleme dokumentacioni ose probleme tĂ« ndryshme,dhe thirrja Ă«shtĂ« deri mĂ« 3 Mars tĂ« sjellin dokumentat se pas kĂ«tij afati nuk do mund tĂ« legalizohen tĂ« njejtat.BĂ«hĂ«t fjalĂ« pĂ«r objekte qĂ« kanĂ« mungesĂ« dokumentacioni. Thirrja vlene vetĂ«m pĂ«r ato ndĂ«rtime qĂ« janĂ« ndĂ«rtuar gjatĂ« periudhĂ«s 2011-2018-tĂ«,shumica e objekteve janĂ« nĂ« qytet por ka edhe nĂ« fshatrat e TetovĂ«s,por dokumentet qĂ« janĂ« pa dokumentacion tĂ« nevojshĂ«m janĂ« nĂ« qytet” deklaroi Alili, zĂ«dhĂ«nĂ«s i komunĂ«s sĂ« TetovĂ«s.
Por, mbetet në pikëpyetje shtëpit që janë ndërtuar në vakëf të BFI-së, të cilët nuk arrin të gjejn një zgjedhje ligjore. Nga komuna e Tetovës thonë se ky probleme është i kahëmotshëm.
“Ai Ă«shtĂ« si problem i mĂ« hershĂ«m. Shumica e shtĂ«pive aty janĂ« ndĂ«rtuar la leje dhe pa kriter ndĂ«rtimit, dhe Ă«shtĂ« pornlem i veçant dhe sigurisht qĂ« do merren masa”, u shpreh zĂ«dhĂ«nĂ«si i komunĂ«s se TetovĂ«s Albion Alili.
Ndërkohë, nga Myfteni e Tetovës, janë përgjigjur shkurt duke theksuar se kjo temë një herë duhet diskutuar në organet më të larta të BFI-së. Myftiu Selver Xhemaili, tha se ka gadishmëri për të diskutuar me institucione relevante.
Nga ana tjetër edhe shumë vikend shtëpiza presin legalizim në Kodër të Diellit, ndërsa gjatë vizitës së fundit në qendrën turistike Kodra e Diellit, kryeministri i vendit Hristijan Mickovski, është deklaraur i prer që as ka ligj për ta e as do ketë.

E jashtëzakonshme: Vedat Muriqi bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas



Ylli i KosovĂ«s Vedat Muriqi ka hyrĂ« nĂ« historinĂ« e Mallorcas, pĂ«r t’u bĂ«rĂ« golashĂ«nuesi i dytĂ« mĂ« i mirĂ«.

Sulmuesi nga Prizreni shënoi gol sërish në kampionatin spanjoll kundër Athletic Bilbaos, që ishte i 46-ti në fanellën e Mallorcas.

KĂ«sisoj, Muriqi ka tejkaluar legjendĂ«n Juan Arango me 45 sosh, ndĂ«rsa pĂ«r objektiv tani ka vetĂ«m Samuel Eto’o, i cili numĂ«ron plot 54 sosh.

Edhe vetĂ« faqja zyrtare e La Liga-s ka uruar “Piratin” pĂ«r kĂ«tĂ« arritje tĂ« jashtĂ«zakonshme.

“Historike. Vedat Muriqi tejkalon Juan Arangon dhe bĂ«het golashĂ«nuesi i dytĂ« mĂ« i mirĂ« nĂ« historinĂ« e Mallorcas”, thuhet ndĂ«r tĂ« tjera nĂ« komunikatĂ«.

Muriqi edhe vetĂ« e ka pranuar se po synon t’ia thyejĂ« edhe rekordin e Eto’o, kĂ«sisoj as nuk po e konsideron njĂ« largim nga Mallorca, aty ku Ă«shtĂ« i padiskutueshĂ«m nĂ« formacionin bazĂ«./Telegrafi/

“Skuadra mĂ« e mirĂ« fitoi”, Pep Guardiola flet pas humbjes befasuese nga Man City



Trajneri Pep Guardiola ka pranuar hapur se Manchester United ishte skuadra më e mirë në fitoren 2-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e qytetit.

Pas ndeshjes, trajneri i Cityt deklaroi për Sky Sports:

“Skuadra mĂ« e mirĂ« fitoi. Ata ishin mĂ« tĂ« mirĂ«. Kur njĂ« ekip Ă«shtĂ« mĂ« i mirĂ«, duhet ta pranosh. Ata kishin energjinĂ« qĂ« ne nuk e kishim, kĂ«shtu qĂ« urime pĂ«r ta”.

“Ata krijuan raste nĂ« fund dhe natyrisht golat qĂ« pĂ«suam ishin shumĂ« dobĂ«t. Nuk e kontrolluam lojĂ«n, por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si mund tĂ« flasim pĂ«r kĂ«tĂ« apo atĂ« aksion. Ne kemi detyrimin ta analizojmĂ« ndeshjen nĂ« tĂ«rĂ«si dhe ata ishin mĂ« tĂ« mirĂ«â€.

“Ata e nisĂ«n shumĂ« fort, ne humbĂ«m njĂ« ose dy topa. Reagimi i tifozĂ«ve Ă«shtĂ« normal sepse Ă«shtĂ« derbi. PĂ«r shumĂ« vite ata kanĂ« qenĂ« pas skuadrĂ«s sĂ« tyre dhe me trajnerin e ri Ă«shtĂ« normale qĂ« ndodhin gjĂ«ra tĂ« tilla nĂ« lojĂ«â€.

“Ne nuk arritĂ«m as tĂ« rrezikonim, as tĂ« dĂ«rgonim krosime apo tĂ« bĂ«nim lĂ«vizje pĂ«r ta fituar ndeshjen. Kjo lidhet edhe me energjinĂ« – fitorja apo humbja varet nga ajo qĂ« bĂ«jmĂ« me topin, jo vetĂ«m pa tĂ«â€.

Guardiola gjithashtu refuzoi të ankohej për faktin që Diogo Dalot i shpëtoi kartonit të kuq.

“Mund ta thuash edhe kĂ«tĂ«, mund tĂ« thuash qĂ« po tĂ« jepej kartoni i kuq do tĂ« ishte tjetĂ«r ndeshje. ShumĂ« situata ndodhin”.

“ËshtĂ« e lehtĂ« pĂ«r mua tĂ« vij kĂ«tu dhe tĂ« them se duhej tĂ« ishte karton i kuq. Por nuk Ă«shtĂ« kjo arsyeja pĂ«r tĂ« fituar apo humbur njĂ« ndeshje. PĂ«r tĂ« fituar duhet tĂ« bĂ«sh mĂ« mirĂ« dhe ne sot nuk e bĂ«mĂ«â€.

Pas kësaj humbjeje, Manchester City mbetet gjashtë pikë prapa Arsenalit në garën për titull në Liga Premier, ndërsa londinezët kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi

Akademikët e Kosovës jashtë projektit, fjalori i madh i Gjuhës Shqipe shkakton debate



Pas 45 vitesh u publikua online fjalori i madh i gjuhĂ«s shqipe. GjuhĂ«tarja Anila Kananaj, njĂ«herĂ«sh edhe koordinatorja e projektit, thotĂ« se ai do t’i vijĂ« nĂ« ndihmĂ« drejtshkrimit tĂ« saktĂ« tĂ« gjuhĂ«s.

“Presim ndryshim nĂ« nivelin e drejtshkrimit nĂ« tĂ« gjitha nivelet. NĂ« shkollĂ«, nĂ« dokumentacion zyrtar, nĂ« legjislacion, nĂ« media. Ky fjalor do tĂ« jetĂ« shumĂ« ndihmues, duke filluar qĂ« nga fjalĂ«t android, fjala online
”

Fjalori, i cili ka rreth 125 mijë njësi leksikore, mund të përdoret nga të gjithë online.

“Ke tĂ« gjitha konceptet e reja qĂ« brezi i ri i njeh dhe i pĂ«rdor. Ke lĂ«vizje masive tĂ« popullsisĂ«, bashkĂ« me lĂ«vizjen e popullsisĂ« hyjnĂ« fjalĂ« tĂ« reja, koncepte tĂ« reja. Ke fjalĂ« tĂ« vjela nga dialektet. Fjala hajgara (shaka), pĂ«rdoret shumĂ« nĂ« KosovĂ«. Ne pĂ«rdorim variant tjetĂ«r, ama kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« nuk duhet ta fusim si fjalĂ«â€.

Por publikimi i këtij fjalori nga Akademia e Shkencave në Shqipëri ka nxitur reagime në Kosovë. Akademikët atje thonë se u lanë jashtë projektit për shkak të parimeve të diskutimit.

“NĂ« KĂ«shillin NdĂ«rakademik ishte paraparĂ« tĂ« diskutoheshin çështjet e leksikut. SĂ« pari, pra, do tĂ« pĂ«rcaktoheshin parimet e punĂ«s dhe do tĂ« zgjidheshin dilemat. Ne, nĂ« AkademinĂ« e KosovĂ«s, nuk e kemi parĂ« tĂ« arsyeshme tĂ« punojmĂ« pa ato parime dhe nuk kemi pranuar tĂ« pĂ«rfshihemi nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ«â€, tha Bardh Rugova.

Për këto rezerva, grupi i punës në Shqipëri thotë se ka bashkëpunuar me Institutin e Albanologjisë në Prishtinë.

“Kemi grup pune atje nĂ« KosovĂ«, tĂ« Institutit tĂ« AlbanologjisĂ«, qĂ« ka qenĂ« pjesĂ«marrĂ«s qĂ« nga fillimi. Mendimi i tyre nuk ka munguar kurrĂ« nĂ« fjalor. Ata na kanĂ« sjellĂ« vazhdimisht pasuri leksikore nga Kosova”, u shpreh Kananaj.

Për 9 muaj fjalori do të jetë i hapur për të marrë sugjerime nga publiku, të cilat do të reflektohen nga grupi i punës./Tv Klan


Shpërthejnë protesta në Danimarkë dhe Grenlandë kundër Trumpit



Mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagen, për të protestuar kundër përpjekjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të aneksuar Grenlandën.

Protesta pasoi paralajmërimin e Trumpit të premten se ai "mund të vendosë një tarifë" për vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë përsipër Grenlandën.

Ato përkuan gjithashtu me një vizitë në Kopenhagen nga një delegacion dypartiak nga Kongresi i SHBA-së, i cili e ka bërë të qartë kundërshtimin e shumë amerikanëve ndaj kërcënimeve të administratës Trump.


Thousands protested in Copenhagen against Trump’s threats to seize Greenland. pic.twitter.com/NbzdoZfCd8
— Clash Report (@clashreport) January 17, 2026


Mijëra njerëz kishin thënë se do të merrnin pjesë në marshime dhe tubime të organizuara nga shoqatat e Grenlandës në Kopenhagen, si dhe në Aarhus, Aalborg, Odense dhe kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« dĂ«rgohet njĂ« mesazh i qartĂ« dhe i unifikuar respekti pĂ«r demokracinĂ« dhe tĂ« drejtat themelore tĂ« njeriut nĂ« GrenlandĂ«â€, tha nĂ« faqen e saj tĂ« internetit Uagut, njĂ« shoqatĂ« e banorĂ«ve tĂ« GrenlandĂ«s nĂ« DanimarkĂ«.

Një protestë është planifikuar të mbahet në Nuuk, kryeqytetin e Grenlandës, për të protestuar kundër "planeve të SHBA-së për të marrë kontrollin e Grenlandës".

Protestuesit do të marshojnë drejt konsullatës amerikane duke mbajtur flamuj të Grenlandës. /Telegrafi/



A massive #protest is underway in #Copenhagen against #US President Trump's #Greenland push. Thousands have gathered under the slogans "Hands off Greenland" and "Greenland for Greenlanders". #Denmark has announced plans to increase its #military presence on the #Arctic island. pic.twitter.com/DJsC2IFMqO
— Our World (@MeetOurWorld) January 17, 2026

I jashtëzakonshëm Vedat Muriqi, gjen rrjetën ndaj Athletic Bilbaos



Mallorca po luan ndaj Athletic Bilbaos në një ndeshje që i përket javës së 20-të në La Liga.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë, ku autor i këtij goli ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili realizoi në minutën e pestë për rezultatin 1-0 pas asistimit nga Sergi Darder.

Për Muriqin ky ishte goli i tij i 12-të deri më tani këtë sezon në La Liga, duke konfirmuar kështu formën spektakolare nëpër të cilën po kalon.

Megjithatë, i shpejtë ishte reagimi i mysafirëve, të cilët vetëm tre minuta më vonë ia dolën të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Unai Gomez.

Goal! A terrific long pass from Sergi Darder picks out an unmarked Vedat Muriqi inside the box. He has time and space to pick his spot and slams the ball into the bottom left corner. 1:0.

đŸ‡Ș🇾 Mallorca 1-0 Athletic Clubpic.twitter.com/WD7BctOKgZ
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 17, 2026


Mallorca po kalon në një formë jo aq të mirë pasi nuk ka asnjë fitore në tri takimet e fundit në kampionat.

NjĂ« fitore eventuale sot do tĂ« ishte njĂ« hap i madh pĂ«r t’u larguar edhe mĂ« shumĂ« nga zona e cila çon nĂ« kategorinĂ« e dytĂ« tĂ« futbollit spanjoll./Telegrafi/

Vazhdon aksioni për largimin e objekteve ilegale në hapësirat publike në Kumanovë



Në Kumanovë ka vazhduar aksioni për largimin e objekteve dhe paisjeve të përkohshme hotelerike, të vendosura ilegalisht në sipërfaqet publike në qytet.
Bëhet fjalë për aktivitet të filluar para festave të fundvitit në zonën qendrore të Kumanovës, e që nën mbykqyrjen e organeve kompetente komunale ka vazhduar këtë muaj.
“Aktualisht, pronarĂ«t po largojnĂ« teracĂ«n verore tĂ« objektit tĂ« hotelerisĂ« “La Vita”. Por vendime pĂ«r largimin e paisjeve tĂ« kĂ«tilla kanĂ« marrĂ« pronarĂ«t e objekteve nĂ« sheshin e qytetit dhe nĂ« ish-kazermĂ«n nĂ« BedinjĂ«. TĂ« gjitha objektet e hotelerisĂ« qĂ« zĂ«nĂ« zonat e trafikut publik dhe nuk kanĂ« leje pĂ«r instalimin e pajisjeve urbane nĂ« pĂ«rputhje me ligjin do tĂ« largohen”, thonĂ« nga Komuna e KumanovĂ«s.
Autoritetet komunale thonë se në Kumanovë ka rreth njëzet objekte hotelierike me pajisje urbane të vendosura ilegalisht, dhe largimi i tyre do të kryhet në bazë të prioritetit. Nëse pronarët nuk e bëjnë këtë, do të angazhohet një kompani nga ana e komunës. Për këtë qëllim, në buxhetin e vitit 2026, komuna ka parashikuar katër milionë denarë, ose rreth 65 mijë euro.
Qytetarët janë kryesisht të kënaqur me këtë vendim, pasiqë me vendosjen e objekteve apo paisjeve të këtilla, vështirësohej kalimi i tyre nëpër trotuare.

Ashton Kutcher pohon se humbi një rol në një fushatë të një brendi për shkak të peshës



Aktori amerikan Ashton Kutcher ka zbuluar se humbi një fushatë për Gucci në fillim të karrierës së tij sepse, sipas stilistit Tom Ford, ishte shumë i shëndoshë, edhe pse në atë kohë peshonte 78 kilogramë.

Përpara se të bëhej një nga fytyrat e njohura të Hollivudit, Kutcher punoi si model dhe eci në pasarelë.

Ai foli për atë periudhë të jetës së tij në një intervistë të kohëve të fundit me ET, në të cilën bashkë-aktorët e tij në "The Beauty", Jeremy Pope dhe Anthony Ramos, diskutuan presionin e standardeve jorealiste të përsosmërisë në industri.

Kutcher, i cili sot është 47 vjeç, theksoi se pasiguritë prekin të gjithë, pavarësisht pamjes apo statusit.

"Fillova të merresha me modelim kur isha rreth 19 vjeç dhe dilja me njerëz që i konsideroj ndër më të bukurit në botë. Ajo që kuptova shumë shpejt ishte se të gjithë kishin pasiguri", zbuloi ai.

Ai gjithashtu kujtoi përvojën e tij me fushatën e Gucci-t kur Tom Ford ishte drejtor krijues i shtëpisë së modës.

"Më kujtohet, mora një fushatë ekskluzive për Gucci-n kur ajo drejtohej nga Tom Ford. U paraqita, shkova në Itali për shfaqjen dhe ai më veshi ato rroba banje rozë Speedo. Në atë kohë peshoja saktësisht 78 kilogramë. Ford tha, 'Ai është shumë i shëndoshë' dhe pastaj më pushuan nga puna", kujtoi Kutcher.

Kutcher shtoi se Ford kishte një vizion shumë specifik për atë që donte të shihte dhe se kjo përvojë e mësoi të mos mbingarkohej nga mendimet e të tjerëve.

"Po qesh me të tani, dhe ai thotë: 'Ishe shumë i shëndoshë.' Unë i thashë: 'Vëlla, unë isha 80 kilogramë! Për çfarë po flet?'" tregoi Kutcher duke qeshur.

Ai theksoi se nuk e përjetoi refuzimin si një dështim personal. Duke folur më gjerësisht për presionet që lidhen me pamjen, Kutcher tha se pasiguritë ndikojnë tek të gjithë.

"Nëse shikohesh në pasqyrë mjaftueshëm gjatë, do të gjesh diçka që nuk të pëlqen ose që mendon se mund të jetë më mirë ose që mendon se mund të jetë ndryshe", tha ai.

Përvojat e Kutcher në botën e modës lidhen tematikisht me projektin e tij të fundit, serialin thriller të FX "The Beauty", i cili eksploron obsesionin e shoqërisë me pamjen dhe përsosmërinë.

Ky reagim ndaj gĂ«njeshtrĂ«s tregon inteligjencĂ« tĂ« lartĂ« – shumica njerĂ«zve e bĂ«jnĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n



Nëse nuk reagoni menjëherë, por vëzhgoni dhe dëgjoni, psikologët thonë se mendja juaj funksionon ndryshe nga e shumicës

TĂ« gjithĂ« kemi qenĂ« tĂ« paktĂ«n njĂ« herĂ« nĂ« situatĂ« kur dikush na ka gĂ«njyer. Disa njerĂ«z menjĂ«herĂ« dyshojnĂ« se diçka nuk shkon, tĂ« tjerĂ« zemĂ«rohen, ndĂ«rsa njĂ« grup i tretĂ« duket çuditĂ«risht i qetĂ« dhe i pĂ«rmbajtur – thuajse sikur e dinin qĂ« nĂ« fillim se e vĂ«rteta nuk u tha.

Sipas ekspertëve, mënyra se si reagojmë ndaj gënjeshtrës mund të tregojë shumë për nivelin e inteligjencës sonë, por jo në kuptimin klasik të IQ-së, por në kuptimin e aftësisë për të kuptuar njerëzit, motivet e tyre dhe për të menaxhuar emocionet tona.

Inteligjenca nuk është vetëm logjikë

Kur flasim pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si njerĂ«zit reagojnĂ« ndaj gĂ«njeshtrĂ«s, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« kuptojmĂ« se inteligjenca e vĂ«rtetĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m aftĂ«sia pĂ«r tĂ« zgjidhur probleme matematikore apo logjike. PsikologĂ«t theksojnĂ« se njerĂ«zit inteligjentĂ« shpesh kanĂ« tĂ« zhvilluar inteligjencĂ«n emocionale dhe sociale – pra, aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« dalluar emocionet e tĂ« tjerĂ«ve, por edhe pĂ«r tĂ« kontrolluar reagimet e veta nĂ« marrĂ«dhĂ«nie me njerĂ«zit.

Kjo do të thotë se ata nuk reagojnë impulsivisht, as vetëm mbi bazën e instinktit, por analizojnë situatën përpara se të nxjerrin përfundime.

Nuk panikosen dhe nuk reagojnë menjëherë

Një nga shenjat më tipike të njerëzve inteligjentë kur përballen me një gënjeshtër është se nuk akuzojnë menjëherë dhe nuk e mbyllin bisedën pa prova. Përkundrazi, ata:

  • ruajnĂ« qetĂ«sinĂ« dhe nuk e ndĂ«rpresin menjĂ«herĂ« personin,
  • dĂ«gjojnĂ« me kujdes gjithçka qĂ« thuhet,
  • i kushtojnĂ« vĂ«mendje kontekstit, jo vetĂ«m miteve tĂ« zakonshme, si ideja se “njerĂ«zit qĂ« shmangin kontaktin me sy gĂ«njejnĂ«â€.

Ekspertët theksojnë se ky është një nga mitet më të përhapura në psikologji: njerëzit që shmangin kontaktin me sy nuk gënjejnë domosdoshmërisht, ata mund të jenë nervozë, të turpshëm ose nën stres.

Kjo qasje e qetë dhe e menduar tregon aftësinë për të ndarë emocionet nga faktet, transmeton Telegrafi.

Kërkojnë shenja të holla, jo reagime sipërfaqësore

Njerëzit me inteligjencë më të zhvilluar nuk mjaftohen vetëm me gjuhën e trupit apo me gjeste të ngadalta. Ata i kushtojnë vëmendje asaj çfarë thuhet dhe si ndërtohet rrëfimi.

Psikologët theksojnë se çelësi shpesh qëndron te dinamika e të folurit: duhet vëzhguar hezitimi, vonesa midis pyetjes dhe përgjigjes, si dhe mungesa e detajeve konkrete.

Me fjalë të tjera, një përgjigje e sinqertë zakonisht vjen shpejt dhe natyrshëm, ndërsa një gënjeshtër kërkon më shumë përpjekje mendore për të tingëlluar bindëse.

Inteligjentët i dallojnë motivet, jo vetëm fjalët

Sigurisht, aftĂ«sia pĂ«r tĂ« zbuluar gĂ«njeshtrĂ«n nuk Ă«shtĂ« universale, madje as te njerĂ«zit shumĂ« tĂ« aftĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«nie shoqĂ«rore. NĂ« disa raste, empatia e lartĂ« mund ta vĂ«shtirĂ«sojĂ« zbulimin e gĂ«njeshtrĂ«s, sepse njerĂ«zit empatikĂ« priren t’u besojnĂ« tĂ« tjerĂ«ve.

Megjithatë, ajo që e dallon reagimin inteligjent është kombinimi i mendimit kritik dhe kontrollit emocional. Në vend që të gjykojnë menjëherë, këta njerëz bëjnë pyetje, vlerësojnë motivet dhe mbledhin informacion përpara se të nxjerrin përfundimin se janë mashtruar.

Ata nuk gjykojnĂ« shpejt – por veprojnĂ« me mend

Në praktikë, kjo do të thotë se kur një person inteligjent përballet me një gënjeshtër, ai nuk do:

  • tĂ« kthehet menjĂ«herĂ« me akuza,
  • tĂ« tĂ«rhiqet nĂ« mĂ«nyrĂ« dramatike,
  • ose tĂ« lejojĂ« qĂ« zemĂ«rimi ta marrĂ« situatĂ«n nĂ« dorĂ«.

Përkundrazi, ai zakonisht do:

  • tĂ« qĂ«ndrojĂ« i qetĂ« dhe tĂ« vĂ«zhgojĂ« sjelljen e personit qĂ« gĂ«njen,
  • tĂ« pĂ«rpiqet tĂ« kuptojĂ« pse Ă«shtĂ« shfaqur gĂ«njeshtra,
  • ta orientojĂ« bisedĂ«n drejt fakteve dhe logjikĂ«s dhe vetĂ«m atĂ«herĂ« tĂ« formojĂ« reagimin e tij.

Ky qĂ«ndrim i menduar jo vetĂ«m qĂ« ndihmon nĂ« zbulimin mĂ« tĂ« saktĂ« tĂ« gĂ«njeshtrĂ«s sesa reagimet impulsive, por tregon edhe pjekuri emocionale dhe kuptim tĂ« thellĂ« tĂ« njerĂ«zve – dy nga shtyllat kryesore tĂ« inteligjencĂ«s sĂ« vĂ«rtetĂ«. /Telegrafi/

“Florentino, jep dorĂ«heqje”, tifozĂ«t e Real Madridit i bĂ«n gjyqin edhe presidentit tĂ« klubit



Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Levantes në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll.

Kjo ndeshje u pĂ«rcoll me njĂ« atmosferĂ« tejet armiqĂ«sore pĂ«r lojtarĂ«t e ‘Los Blancos’, pas fishkĂ«llimave tĂ« shumta nga tifozĂ«t nĂ« stadium.

Disfata në finale e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës dhe eliminimi nga Kupa e Mbretit bëri që tifozët të shpërthejnë në protesta.

Të gjithë lojtarët e Real Madridit u fishkëllyen nga tifozët në përjashtim të Mbappes ku cak i tyre kryesor u duk se ishte Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.

Pañolada contra Florentino PĂ©rez 😳😳 y gritos de Florentino dimisiĂłn.

Parece ser que hoy han ido madridistas y no solo turistas al Bernabéu. pic.twitter.com/HkxQisLxsK
— Murcia con Limón (@MurciaConLimon) January 17, 2026

Megjithatë, kjo nuk mjaftoi pasi një pjesë e konsiderueshme e stadiumit nisi të kërkojë edhe dorëheqjen e Florentino Perez.

Brohoritja zgjati pak, por ishte qartësisht e dëgjueshme dhe aspak e izoluar, pasi shumë tifozë iu bashkuan.

Pas përfundimit të pjesës së parë, teksa skuadrat po drejtoheshin drejt tunelit, thirrjet kundër presidentit të Real Madridit u rikthyen, kësaj here me dukshëm më shumë zëra sesa në minutën e pestë./Telegrafi/

Real Madridi siguron fitoren ndaj Levantes mes atmosferĂ«s sĂ« tensionuar nĂ« ‘Santiago Bernabeu’



Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Levantes në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit spanjoll.

Pjesa e parë u karakterizua nga lojë e kujdesshme dhe ndërhyrje të forta, me të dyja skuadrat që patën vështirësi të krijonin raste të pastra. Levante rrezikoi në minutën e 42-të, kur Pablo Martinez ekzekutoi një goditje të rrezikshme nga distanca, por topi kaloi shumë pranë shtyllës së djathtë.

Në pjesën e dytë, Real Madridi rriti presionin dhe në minutën e 56-të fitoi një penallti, pas një ndërhyrjeje të palejuar nga Dela.

Vendimi u konfirmua edhe pas rishikimit nga VAR-i, ndërsa Kylian Mbappé u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 58-të, duke mposhtur portierin Matheë Ryan për rezultatin 1-0.

Pas golit, madrilenët vazhduan të dominojnë dhe në minutën e 65-të dyfishuan epërsinë. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Arda Guler, Raul Asencio u ngrit më lart se të gjithë në zonë dhe me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Real Madridi ishte pranë golit të tretë në disa raste. Në minutën e 76-të, Franco Mastantuono goditi fuqishëm nga distanca, por topi u ndal nga traversa.

Vetëm dy minuta më pas, Jude Bellingham ishte shumë pranë golit, por portieri Matheë Ryan bëri një pritje spektakolare ndaj goditjes me kokë të anglezit.

Edhe Levante pati momentet e saj, me Ivan Romero që në minutën e 71-të lëshoi një goditje të rrezikshme nga skaji i zonës, por topi kaloi pak mbi traversë.

Në fund, Real Madridi menaxhoi qetësisht avantazhin dhe siguroi fitoren 2-0, duke treguar efikasitet në momentet vendimtare dhe kontroll të plotë në pjesën e dytë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Gjermania po ndërton ushtrinë më të fuqishme në Evropë - pse po shqetësohen francezët?



Franca po shqetësohet gjithnjë e më shumë për shkak të rritjes së shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Gjermanisë, nga frika se kjo mund të ndryshojë jo vetëm ekuilibrin strategjik dhe politik brenda Evropës, por edhe të dobësojë ndikimin tradicional të Parisit në kontinent evropian.

Sipas njĂ« raporti tĂ« Bloomberg, zyrtarĂ«t francezĂ« po ndjekin nga afĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« nismĂ« “historike” e riarmatimit tĂ« GjermanisĂ«, me njĂ« pĂ«rzierje admirimi dhe shqetĂ«simi.

GjatĂ« dy viteve tĂ« fundit, Berlini ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« forcim tĂ« paparĂ« tĂ« mbrojtjes, shkaku i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, Zeitenwende, ose “pikĂ«s sĂ« kthesĂ«s”. Gjermania planifikon tĂ« shpenzojĂ« mbi 500 miliardĂ« euro pĂ«r mbrojtje deri nĂ« vitin 2029.

Vetëm për vitin 2026, buxheti i saj ushtarak pritet të arrijë rreth 127 miliardë dollarë, duke e bërë një nga shpenzuesit më të mëdhenj të mbrojtjes në nivel global.

Në të njëjtën kohë, Gjermania ka lehtësuar kufijtë kushtetues të huamarrjes, duke i mundësuar të financojë riarmatim me një ritëm që shumë vende evropiane, të kufizuara nga borxhi dhe rregullat fiskale, nuk mund ta arrijnë.

Ndërsa aleatët e NATO-s kanë mirëpritur gjerësisht rikthimin e fokusit të Gjermanisë te mbrojtja, atmosfera në Paris është më e ndërlikuar, transmeton Telegrafi.

Franca prej kohësh i ka kërkuar Gjermanisë të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e Evropës.

MegjithatĂ«, zyrtarĂ«t francezĂ« tani shqetĂ«sohen se shkalla dhe shpejtĂ«sia e veprimeve tĂ« Berlinit mund ta lĂ«nĂ« FrancĂ«n strategjikisht pas. KatĂ«r zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« francezĂ« i thanĂ« Bloomberg se ekziston njĂ« “shqetĂ«sim i pĂ«rgjithshĂ«m” lidhur me fuqinĂ« nĂ« rritje ushtarake tĂ« GjermanisĂ« dhe ndikimin politik qĂ« vjen me tĂ«.

Ky shqetĂ«sim u shpreh edhe nga ligjvĂ«nĂ«si francez François-Xavier Bellamy, i cili paralajmĂ«roi se Franca rrezikon tĂ« mbetet pas. “Franca Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« situatĂ« tĂ« brishtĂ«, dhe fakti qĂ« Gjermania po angazhohet me njĂ« vendosmĂ«ri tĂ« tillĂ« sigurisht krijon njĂ« dinamikĂ« qĂ« mund tĂ« na lĂ«rĂ« anash”, tha ai.

Për më tepër, janë shfaqur tensione në disa projekte kyçe të mbrojtjes evropiane. Franca ka shprehur zhgënjim ndaj Iniciativës së Gjermanisë për Mburojat e Qiellit Evropian, një plan mbrojtjeje nga raketat që mbështetet shumë në sistemet amerikane dhe izraelite, dhe i cili u prezantua pa një përfshirje të fortë franceze. Parisi e sheh këtë iniciativë si një minimizim të përpjekjeve për të ndërtuar një arkitekturë më autonome të mbrojtjes evropiane.

Përveç kësaj, vendimi i Gjermanisë për të blerë aeroplanë luftarakë F-35 të prodhuar në SHBA, në vend të alternativave evropiane, ka tensionuar më tej marrëdhëniet.

Franca ka ngritur gjithashtu shqetësime për të ardhmen e Sistemit të Ajrit të Luftimit të Ardhshëm Franko-Gjermano-Spanjoll (FCAS), një projekt i gjeneratës së gjashtë.

Mosmarrëveshjet e zgjatura midis kompanive franceze dhe gjermane mbi ndarjen e punës dhe lidershipin vazhdojnë të rrezikojnë vonesa dhe tejkalime të kostove.

Politika e brendshme në Gjermani shton një shtresë tjetër shqetësimi. Partia e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka një mbështetje prej rreth 26 për qind në sondazhet e INSA-s në dhjetor. Edhe pse partia mbetet jashtë pushtetit, rritja e saj ka shqetësuar aleatët gjermanë dhe fqinjët, duke pasur parasysh qëndrimin e saj kritik ndaj BE-së dhe NATO-s.

NdĂ«rkohĂ«, Rusia ka reaguar ashpĂ«r ndaj riarmatimit tĂ« GjermanisĂ«. ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Berlinin se po lĂ«viz “nĂ« rrugĂ«n e konfrontimit” dhe paralajmĂ«roi se Gjermania “po bĂ«het pĂ«rsĂ«ri e rrezikshme”.

Moska gjithashtu i ka hedhur poshtĂ« pretendimet perĂ«ndimore se Rusia synon tĂ« sulmojĂ« NATO-n si “marrĂ«zi”, duke argumentuar se narrativĂ« e tillĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« justifikuar shpenzimet ushtarake masive nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n.

Pavarësisht këtyre tensioneve, analistët vërejnë se përforcimi i Gjermanisë pasqyron ndryshime më të gjera në mjedisin e sigurisë së Evropës pas luftës së Rusisë në Ukrainë.

Megjithatë, sfida për Evropën do të jetë menaxhimi i këtij transformimi pa thelluar rivalitetet e brendshme. Ndërsa Gjermania ripohon veten ushtarakisht, Franca përballet me detyrën e ripërcaktimit të rolit të saj në një peizazh mbrojtës evropian që ndryshon me shpejtësi. /Telegrafi/

Talenti i madh i Barcelonës zgjedh PSG-në para klubeve tjera



Talenti 18-vjeçar i Barcelonës, Dro Fernandez pritet të nënshkruaj me Paris Saint-Germain pasi ka vendosur të shfrytëzoj klauzolën e lirimit.

Gazetari Loic Tanzi mbështet më tej raportet për transferimin e afërt të mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, te Paris Saint-Germain.

Sipas tij, mesfushori 18-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë me gjigantët francezë deri në vitin 2030.

Transferts : Dro Fernandez (Barça) devrait s'engager avec le PSG jusqu'en 2030 https://t.co/xpTTtC5Q0B
— Loïc Tanzi (@Tanziloic) January 17, 2026


Pavarësisht interesit nga gjigantët evropianë si Manchester City, Borussia Dortmund dhe Chelsea, PSG është favorit për të siguruar nënshkrimin e spanjollit, pasi thuhet se ka arritur një marrëveshje në parim me të.

Paris Saint-Germain do të duhet të shfrytëzojë klauzolën e lirimit prej 6 milionë eurosh. /Telegrafi/

VLEN: Pas ndarjes rezident–jorezident, BDI dhe Taravari duan ta zhdukin diasporĂ«n edhe nga votimi



Deklaratat e Arben Taravarit dhe bashkëpartiakut të tij, Isen Shabanit, për dështimin e censusit në Gostivar dhe Vrapçisht janë hipokrizi e pastër dhe tentativë për të fshehur fajtorin e vërtetë, Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kryetarin e saj, Ali Ahmetin.
TĂ« flasĂ«sh sot pĂ«r “lista tĂ« papastruara” dhe pĂ«r “5–6 mijĂ« tĂ« vdekur nĂ« lista zgjedhore”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« BDI pĂ«r 20 vite ka fituar zgjedhje pikĂ«risht me kĂ«to lista, Ă«shtĂ« mashtrim i qĂ«llimshĂ«m i opinionit. NĂ«se listat janĂ« problem, atĂ«herĂ« fajin ta kĂ«rkojnĂ« te partneri i tyre politik, BDI-ja, e cila kurrĂ« nuk kishte interes t’i pastronte.Por problemi Ă«shtĂ« edhe mĂ« i thellĂ« dhe mĂ« i rrezikshĂ«m.
Pas regjistrimit të fundit të popullsisë, BDI e ndau popullatën në rezidentë dhe jorezidentë, duke zhvlerësuar numrat realë të shqiptarëve dhe duke nxjerrë jashtë loje qindra mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Ishte pikërisht BDI ajo që propozoi dhe votoi metodologjinë skandaloze të regjistrimit, e cila goditi drejtpërdrejt përfaqësimin e shqiptarëve në institucione.
Sot, Taravari dhe Isen Shabani po shkojnĂ« edhe njĂ« hap mĂ« tej: pas pĂ«rjashtimit tĂ« diasporĂ«s nga regjistrimi real, tani duan ta heqin edhe nga lista e votuesve. Kjo Ă«shtĂ« vazhdimĂ«si e sĂ« njĂ«jtĂ«s politikĂ« antishqiptare, e paketuar me retorikĂ« tĂ« rreme pĂ«r “pastrim listash”.
VLEN e bëri të qartë në takimin e fundit të liderëve:Diaspora nuk është problem, diaspora është zgjidhje.Përjashtimi i saj nga votimi është grusht ndaj demokracisë dhe vullnetit të shqiptarëve, kudo që jetojnë.
Censusi nuk u arrit sepse BDI për dy dekada i detyroi qytetarët të largohen nga vendi, me korrupsion, kapje institucionesh dhe politikë të mbyllur klanore. Sot, të njëjtët njerëz kanë paturpësinë ta përdorin mërgimin si alibi për dështimet e tyre.
Problemi nuk ra nga qielli, por BDI e krijoi atë, Taravari e mbron këtë problem, ndërsa neve si VLEN na mbet që ti rregullojmë gabimet e tyre.

Chelsea gati të transferojë tre lojtarë, këta janë objektivat kryesorë



Chelsea raportohet se është gati ta mbështesë trajnerin e ri, Liam Rosenior, duke realizuar deri në tre përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

“BlutĂ«â€ synojnĂ« tĂ« forcohen nĂ« disa reparte, si njĂ« shenjĂ« e qartĂ« mbĂ«shtetjeje pĂ«r trajnerin e tyre, i cili kĂ«tĂ« muaj zĂ«vendĂ«soi Enzo Marescan nĂ« stolin e Stamford Bridge.

Sipas njĂ« raporti nga The Telegraph, Chelsea dĂ«shiron t’i japĂ« Roseniorit mjetet e nevojshme pĂ«r ta riformuar skuadrĂ«n sipas vizionit tĂ« tij.

Thuhet se klubi nga perëndimi i Londrës po i jep përparësi transferimit të një mbrojtësi qendror, diçka që ishte planifikuar edhe nën drejtimin e Marescas, por Chelsea humbi garën ndaj Real Madridit për nënshkrimin e Dean Huijsen verën e kaluar.

Chelsea besohet gjithashtu se po monitoron objektiva në mesfushë dhe në sulm në prag të afatit kalimtar veror, megjithatë bashkëpronarët Todd Boehly dhe Clearlake Capital janë të gatshëm të veprojnë edhe në tregun e dimrit, nëse paraqiten mundësitë e duhura.

Një nga lojtarët që Chelsea po e ndjek me vëmendje të veçantë është mbrojtësi shumë i vlerësuar i Rennes, Jeremy Jacquet.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se dy klubet kanë zhvilluar bisedime gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa Jacquet mbetet objektivi kryesor i Chelseat për përforcimin e mbrojtjes, Daily Mail shkruan se klubi ka përgatitur edhe një listë alternative në rast se nuk arrihet marrëveshje me Rennes këtë muaj.

Sipas raportit, Chelsea është gjithashtu admirues i Jacobo Ramon, 21 vjeç, i cili aktualisht luan për Como të drejtuar nga Cesc Fabregas në Serie A, si dhe i mbrojtësit të Bournemouth, Marcos Senesi, 28 vjeç, i cili mund të jetë i disponueshëm për një çmim të ulët për shkak se kontrata e tij skadon në verë./Telegrafi/

Limuzina Honda 0 Series do të del në tregun e shitjes në vitin 2027



Limuzina Honda 0 Series nuk do të dalë në treg këtë vit dhe është shtyrë për vitin 2027, është konfirmuar nga kompania japoneze.

Honda fillimisht kishte njoftuar se do të prezantonte këtë vit tre modele mbi platformën e re Series 0: Acura RSX, Honda 0 Series SUV dhe Honda 0 Series Saloon.

Dy prej tyre janë në rrugë, por pas një viti ndryshimesh rregullatore, doganash dhe heqjes së kredive tatimore, Honda ka shtyrë pak kalendarin.

- YouTube www.youtube.com

RSX do tĂ« dalĂ« i pari, nĂ« “gjysmĂ«n e dytĂ« tĂ« vitit 2026”, tha pĂ«r gazetarĂ«t Jessica Fini, ndihmĂ«se e zv/presidentit pĂ«r komunikim nĂ« American Honda.

MĂ« pas, mĂ« vonĂ« gjatĂ« vitit do tĂ« vijĂ« Honda 0 Series SUV, ndĂ«rsa limuzina Ă«shtĂ« “shtyrĂ« pĂ«r vitin 2027”.

Ajo shtoi se Honda kishte ndarë lajmin për këtë vonesë me gazetarët gjatë panairit të mobilitetit në Japoni, por lajmi nuk u shpërnda gjerësisht.

Faqja fillestare e Honda-s pĂ«r 0 Series ende tregon se “modelet e prodhimit” SUV dhe limuzina do tĂ« dalin nĂ« 2026, kĂ«shtu qĂ« kompania nuk ka publikuar zyrtarisht informacionin pĂ«r kĂ«tĂ« vonesĂ«. /Telegrafi/

Man Utd e fiton me dominim derbin ndaj Man Cityt



Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt në kuadër të javës së 22-të të Ligës Premier.

Micheal Carrick ka vazhduar me rezultate pozitive që nga marrja e përkohshme e drejtimit të skuadrës pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët arritën të krijojnë edhe shumë raste për gol dhe ta gjejnë rrjetën në dy raste.

MegjithatĂ«, goli i Amad Diallo (34’) dhe ai i Bruno Fernandes (41’) u anuluan tĂ« dytĂ« shkaku i pozitave jashtĂ« loje duke shkuar nĂ« pushim me rezultat tĂ« barabartĂ« 0-0.

Big second half coming up ✊
— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026

Në pjesën e dytë, Unitedi vazhdoi me lojë më të mirë, por kësaj radhe edhe më konkrete pasi përveç rasteve, arritën të shënojnë edhe tre gola të rregullt.

Goli i parĂ« i ndeshjes erdhi nĂ« minutĂ«n e 65-tĂ« me anĂ« tĂ« Bryan Mbeumos, i cili shĂ«noi pĂ«r 1-0, ndĂ«rsa Patrick Dorgu (76’) shĂ«noi pĂ«r epĂ«rsinĂ« 2-0.

Unitedi shënoi edhe me Mason Mount (90+2), por edhe ky gol ishte i parregullt shkaku i pozitës jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-0 të Djajve të Kuq.

MANCHESTER. IS. REDDDDD! đŸ€©â€ïž
— Manchester United (@ManUtd) January 17, 2026


Pas kësaj fitore, United ngjitet në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa City mbetet i dyti me 43 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin Wolverhamptonin, teksa Djajtë e Kuq udhëtojnë te Arsenali. /Telegrafi/


Një nënë iraniane qan mbi trupin e djalit të vrarë nga regjimi brutal



Prej fillimit të protestave në Iran, regjimi ka nisur një shtypje brutale ndaj demonstruesve, duke përdorur snajperë, armë zjarri, plumba metalikë, gaz lotsjellës dhe ndërhyje të dhunshme, për të shpërndarë turmat paqësore dhe për të frikësuar qytetarët që kërkojnë ndryshim demokratik. Arrestimet masive dhe dhuna sistematike ndaj protestuesve kanë shënuar një nga periudhat më të ashpra të represionit në dekada në Iran.

Së fundi janë shfaqur shumë video të të vdekurve në qeze të zeza të najlonit. Një skenë e tillë është edhe e një nëne iraniane, e cila shihet teksa rënkon mbi trupin e të birit të saj të vrarë.

Ai u ekzekutua nga regjimi islamik ndërsa dilte në rrugë, duke kërkuar liri dhe drejtësi për një Iran të lirë, vetëm për të përballuar urrejtjen dhe dhunën e autoriteteve.

Iranian mom crying over her son’s body. He was murdered by the Islamic regime while out on the streets protesting for a free Iran

The butchers in Tehran murdered thousands of people in just a few days

Where are there mass protests in front of the regime’s embassies in the West? pic.twitter.com/Fl0rxKBnbC
— Visegrád 24 (@visegrad24) January 17, 2026

Organizata të të drejtave të njeriut dhe agjenci për mbikëqyrje të krimeve tregojnë se numri i të vrarëve është shumë i lartë dhe vazhdon të rritet. Sipas disa vlerësimeve të pavarura dhe të grupimeve aktiviste, mijëra njerëz janë vrarë në dhunën shtetërore që ka shpërthyer përtej kryeqytetit dhe në qytete të tjera.

Agjencia e të drejtave të njeriut HRANA raporton se më shumë se 3000 persona janë vrarë deri më tani, përfshirë mijëra protestues që dolën në rrugë kundër regjimit.

VlerĂ«sime tĂ« tjera, pĂ«rfshirĂ« disa burime brenda Iranit, flasin pĂ«r shifra shumĂ« mĂ« tĂ« larta, deri nĂ« dhjetĂ«ra mijĂ«ra viktima, megjithĂ«se kĂ«to shifra janĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u verifikuar pĂ«r shkak tĂ« bllokimit tĂ« komunikimit nga autoritetet.

Gjatë këtij shtypje brutale, autoritetet vendosën edhe bllokimin e internetit dhe komunikimit, duke e bërë të vështirë dokumentimin e ngjarjeve dhe raportimin e vërtetë të viktimave dhe arrestimeve dhe duke penguar komunitetin ndërkombëtar të marrë informacion të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë media ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut po ndjekin me shqetësim zhvillimet, duke bërë thirrje për respektim të të drejtave themelore dhe për një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi përdorimin e dhunës ndaj protestuesve. /Telegrafi/

Antonela Roccuzzo, gruaja që e fitoi Messin para se ta fitonte bota



Magjistre e stomatologjisë, modele dhe nënë e tre djemve, ajo është dashuria e parë e Lionel Messit dhe shtylla emocionale e familjes që qëndron pas një prej historive më të bukura të futbollit botëror

Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, shpesh përshkruhet si një nga gratë më të arsimuara dhe më të bukura në botën e sportit. Ajo është rritur në Rosario, qytetin e tretë më të madh të Argjentinës, pikërisht në të njëjtën lagje ku Lionel Messi kaloi fëmijërinë e tij. Historia e tyre është shumë më tepër sesa një përrallë dashurie, është një tregim për miqësinë, dashurinë që zgjat me dekada dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Antonela dhe Messi njihen qĂ« nga fĂ«mijĂ«ria, ndĂ«rsa rrugĂ«t e tyre u kryqĂ«zuan pĂ«rmes mikut tĂ« Messit, Lucas Scaglia, i cili ishte edhe kushĂ«riri i AntonelĂ«s dhe luante me Messin nĂ« ekipet e reja tĂ« Newell’s Old Boys. Thuhet se qĂ« nĂ« fillim ata ishin miq shumĂ« tĂ« afĂ«rt, ndĂ«rsa dashuria u zhvillua natyrshĂ«m, hap pas hapi, teksa rriteshin sĂ« bashku nĂ« qytetin e tyre tĂ« lindjes. MiqtĂ« e familjes shpesh tregojnĂ« se lidhja e tyre ka qenĂ« gjithmonĂ« e qetĂ«, larg skandaleve dhe vĂ«mendjes sĂ« panevojshme publike, transmeton Telegrafi.

Dashuri që zgjat me dekada

Çifti e bĂ«ri publike lidhjen e tyre pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2009, pas ndeshjes Barcelona – Espanyol, kur u shfaqĂ«n sĂ« bashku nĂ« njĂ« festival nĂ« Sitges. Vite mĂ« vonĂ«, nĂ« intervista tĂ« ndryshme, ata kanĂ« treguar se ndjenjat e tyre u ndĂ«rtuan ngadalĂ«, mbi themelet e miqĂ«sisĂ« dhe respektit tĂ« ndĂ«rsjellĂ«.

NĂ« vitin 2017, Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo u martuan nĂ« njĂ« ceremoni madhĂ«shtore nĂ« Rosario, e cila nga mediat u quajt “dasma argjentinase e shekullit”. Mes tĂ« ftuarve ishin shumĂ« yje tĂ« njohur botĂ«rorĂ«, pĂ«rfshirĂ« ShakirĂ«n dhe Gerard PiquĂ©, ish-bashkĂ«lojtarin e Messit. Sot, çifti ka tre djem: Thiago (lindur mĂ« 2012), Mateo (2015) dhe Ciro (2018). TĂ« tre djemtĂ« duket se e kanĂ« trashĂ«guar pasionin pĂ«r futbollin nga i ati, ndĂ«rsa mĂ« i madhi, Thiago, tashmĂ« stĂ«rvitet me ekipet e reja tĂ« Inter Miami. Ata qĂ« i njohin nga afĂ«r tregojnĂ« se Thiago Ă«shtĂ« mĂ« i qetĂ« dhe i matur, Mateo mĂ« energjiku dhe shakaxhiu i familjes, ndĂ«rsa Ciro Ă«shtĂ« “i vogli i pĂ«rkĂ«dhelur”, qĂ« sjell gjithmonĂ« gjallĂ«ri nĂ« shtĂ«pi.

gettyimages

Antonela Ă«shtĂ« e njohur pĂ«r pĂ«rkushtimin e saj tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m ndaj rolit tĂ« nĂ«nĂ«s dhe shpesh ka theksuar se prioriteti i saj absolut janĂ« fĂ«mijĂ«t. Ajo dhe Messi pĂ«rpiqen t’u ofrojnĂ« atyre njĂ« fĂ«mijĂ«ri sa mĂ« normale, larg presionit tĂ« famĂ«s dhe kamerave, duke ruajtur njĂ« stil jetese tĂ« thjeshtĂ« dhe familjar, pavarĂ«sisht pasurisĂ« dhe statusit qĂ« kanĂ«.

Antonela Roccuzzo – e arsimuar, e suksesshme dhe e pĂ«rkushtuar

Antonela nuk është vetëm partnerja e një legjende të futbollit, ajo është edhe një grua shumë e arsimuar. Pas përfundimit të studimeve bazë në fushën e shkencave humane dhe shoqërore, ajo vendosi të vazhdojë studimet pasuniversitare në stomatologji dhe u diplomua si magjistre e stomatologjisë.

Edhe pse nĂ« njĂ« moment vendosi t’i vĂ«rĂ« ambiciet akademike nĂ« plan tĂ« dytĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« pranĂ« Messit, Antonela arriti tĂ« ndĂ«rthurĂ« jetĂ«n profesionale me atĂ« familjare. Ajo u shpĂ«rngul nga Argjentina nĂ« BarcelonĂ«, ku ishte pranĂ« Lionel Messit gjatĂ« viteve tĂ« tij mĂ« tĂ« suksesshme, por njĂ«kohĂ«sisht ndĂ«rtoi edhe profilin e saj profesional dhe publik. PĂ«r shumĂ« vite ajo ka refuzuar ta pĂ«rdorĂ« famĂ«n e bashkĂ«shortit pĂ«r publicitet personal, duke pranuar vetĂ«m mĂ« vonĂ« bashkĂ«punime tĂ« zgjedhura me marka tĂ« mĂ«dha ndĂ«rkombĂ«tare.

Modele, influencuese dhe entuziaste e fitness-it

Antonela është gjithashtu një modele e njohur, që ka bashkëpunuar me shumë marka të mëdha ndërkombëtare. Në Instagram ajo numëron mbi 40 milionë ndjekës, ndërsa popullariteti i saj nuk lidhet vetëm me pamjen, por edhe me stilin e shëndetshëm të jetesës dhe përkushtimin ndaj aktivitetit fizik. Ajo shpesh publikon fotografi nga palestra, shumë herë edhe së bashku me Messin, duke promovuar disiplinën, këmbënguljen dhe kujdesin për trupin.

Miqtë e përshkruajnë si një person shumë të thjeshtë, jo snob, dhe si njeriun që arrin ta mbajë familjen të bashkuar dhe jetën e Messit të balancuar, larg kaosit të famës dhe presionit të vazhdueshëm mediatik.

Krenari dhe mbështetje në sukseset e Messit

Kur Lionel Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të kampionit të botës në vitin 2022 në Katar, Antonela ishte pranë tij, duke e mbështetur nga tribunat. Pas finales dramatike kundër Francës, që përfundoi 3-3 dhe më pas me fitoren e Argjentinës 4-2 me penallti, Antonela i dërgoi një mesazh emocional bashkëshortit të saj, duke theksuar këmbënguljen, përpjekjen dhe luftën e tij frymëzuese deri në fund.

PĂ«r AntonelĂ«n, suksesi i Messit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« fitore sportive, Ă«shtĂ« dĂ«shmi e mbĂ«shtetjes sĂ« ndĂ«rsjellĂ«, e dashurisĂ« dhe e forcĂ«s pĂ«r t’i kapĂ«rcyer sĂ« bashku tĂ« gjitha sfidat e jetĂ«s. MiqtĂ« e çiftit shpesh thonĂ« se Messi e konsideron AntonelĂ«n personin e vetĂ«m qĂ« e qetĂ«son vĂ«rtet para ndeshjeve tĂ« mĂ«dha dhe vendimeve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.

Kombinimi perfekt i bukurisë, inteligjencës dhe dashurisë

Sot, Antonela Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r sesa “gruaja e njĂ« legjende tĂ« futbollit”, ajo Ă«shtĂ« simbol i gruas moderne qĂ« arrin tĂ« balancojĂ« familjen, karrierĂ«n dhe jetĂ«n publike. Historia e saj tregon se Ă«shtĂ« e mundur tĂ« bashkohen arsimi, disiplina personale, familja dhe dashuria, dhe se mbĂ«shtetja e vĂ«rtetĂ« mund t’i bĂ«jĂ« edhe Ă«ndrrat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« realizueshme. /Telegrafi/

❌