❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin

Një moment dramatik ka ndodhur ditën e djeshme mbi malin Etna të Italisë ku vullkani më aktiv shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët, raporton Daily Mail.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnĂ« momentin e shpĂ«rthimit dhe hirin qĂ« ngritej lart nĂ« qiell, skena tĂ« ngjashme me ato tĂ« filmave “apokaliptik” tĂ« Hollywood-it.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/


The post Re të dendura hiri vullkanik në malin Etna të Italisë, shkakton paralajmërim për aviacionin appeared first on Sinjali.

Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë

Në orët vendimtare para takimit të shumëpritur mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, diplomacia evropiane është vënë në lëvizje, me fokus ruajtjen e unitetit perëndimor.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka bërë thirrje për kohezion të fortë mes aleatëve, duke e cilësuar atë si kusht të panegociueshëm për arritjen e paqes. Ajo, së bashku me liderë të tjerë të Bashkimit Evropian, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë telefonike me presidentin Zelensky, në kuadër të koordinimit të qëndrimeve përpara samitit që pritet të mbahet në Mar-a-Lago.

GjatĂ« bisedĂ«s, Meloni theksoi se fragmentimi i aleancĂ«s perĂ«ndimore do tĂ« ishte pĂ«rfitimi mĂ« i madh pĂ«r MoskĂ«n. Ajo ritheksoi se Ă«shtĂ« “e rĂ«ndĂ«sishme, tani mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, ruajtja e unitetit tĂ« vizionit midis partnerĂ«ve evropianĂ«, UkrainĂ«s dhe Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Sipas kryeministres italiane, ky koordinim trepalĂ«sh pĂ«rbĂ«n çelĂ«sin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund konfliktit tĂ« pĂ«rgjakshĂ«m, i cili po i afrohet vitit tĂ« katĂ«rt.

Mesazhi i RomĂ«s zyrtare ishte i qartĂ«: paqja nuk mund tĂ« ndĂ«rtohet mbi dobĂ«si, por mbi forcĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. “VetĂ«m pĂ«rmes kĂ«tij uniteti tĂ« fortĂ« vizioni,” citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Meloni, “Rusia mund tĂ« mbahet pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r veprimet e saj dhe tĂ« inkurajohet tĂ« demonstrojĂ« njĂ« gatishmĂ«ri tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r t’u ulur nĂ« tryezĂ«n e negociatave.”

Kjo lĂ«vizje diplomatike vjen nĂ« njĂ« moment tĂ« ndjeshĂ«m, kur Evropa synon tĂ« sigurojĂ« qĂ« çdo marrĂ«veshje e mundshme mes Uashingtonit dhe Kievit tĂ« pĂ«rfshijĂ« interesat e sigurisĂ« sĂ« kontinentit dhe tĂ« çojĂ« drejt njĂ« “paqjeje tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« qĂ«ndrueshme”.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Meloni: Aleanca SHBA-BE-Ukrainë, e vetmja rrugë për të ulur Rusinë në tryezë appeared first on Sinjali.

Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë

Ditën e sotme qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në vend. Të drejtën e votës e shfrytëzoi edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas votimit, në fjalën e saj për mediat, Osmani u shpreh se uron që të ketë zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje masive të qytetarëve, transmeton Sinjali.

“Shpresoj qĂ« rezultatet tĂ« rezultojnĂ« me krijimin sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« QeverisĂ« dhe institucioneve,” u shpreh e para e vendit.

Ajo përfundoi me urimin që të kemi institucione stabile, legjitime dhe në të mirën e qytetarëve të vendit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Voton Osmani: Shpresoj që rezultatet të rezultojnë me krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë

Një rast i dhunës në familje është raportuar orët e para të mëngjesit të 28.12.2025, rreth orës 01:20, në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ankuesja në këtë rast, F.M., ka raportuar se bashkëshorti i saj, E. M, ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike. Pas raportimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim në prani të avokatit mbrojtës.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF Kamenicë, ndërsa më pas është dërguar edhe në Emergjencën e Gjilanit, ku posedon raport mjekësor. Pas trajtimit, ajo është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “DhunĂ« nĂ« familje”, ndĂ«rsa i dyshuari tĂ« dĂ«rgohet nĂ« ndalim policor pĂ«r 48 orĂ«.

Rasti është nën hetime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Topanicë të Kamenicës, bashkëshorti dërgohet në ndalim 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | DhunĂ« nĂ« familje nĂ« GjakovĂ«, pĂ«rleshje mes anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes Guci – tre tĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«

NjĂ« incident i rĂ«ndĂ« i dhunĂ«s nĂ« familje Ă«shtĂ« regjistruar pasditen e 27.12.2025, rreth orĂ«s 17:30, nĂ« rrugĂ«n “Mit’hat FrashĂ«ri” nĂ« GjakovĂ«, ku njĂ« konflikt familjar ka eskaluar nĂ« pĂ«rleshje fizike, mĂ«son ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve, i dyshuari Shpëtim Guci dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia prindërit e tij, përkatësisht babain A.G. dhe nënën R.G.. Pas këtij veprimi, në shtëpinë e të dyshuarit kanë shkuar Q. G. (vëllai) dhe D. G. (nipi), ku ka shpërthyer një përleshje fizike mes tyre.

Viktima R.G. ka deklaruar se djali i saj, Shqiprim Guci, e ka dëbuar nga shtëpia, ndërsa viktima R.Gj., bashkëshortja e të dyshuarit Shqiprim, ka deklaruar se është shtyrë dhe përplasur për muri nga D. G, teksa ajo po përpiqej të ndalonte përleshjen fizike mes bashkëshortit të saj dhe familjarëve të tij, thonë burimet e Sinjalit.

Të gjitha viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, Shqiprim Guci, Qamil Guci dhe Dardan Guci janë ndaluar për 48 orë, ndërsa A. G. është trajtuar në cilësinë e të përfshirë në rast.

Rasti është iniciuar zyrtarisht dhe mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | DhunĂ« nĂ« familje nĂ« GjakovĂ«, pĂ«rleshje mes anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes Guci – tre tĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« appeared first on Sinjali.

Tentim-vrasje nĂ« Sheshin “Ibrahim Rugova” nĂ« PrishtinĂ«, theret me thikĂ« njĂ« i mitur

NjĂ« incident tejet i rĂ«ndĂ« ka ndodhur mbrĂ«mjen e 27.12.2025 nĂ« Sheshin “Ibrahim Rugova” nĂ« PrishtinĂ«, ku njĂ« i mitur Ă«shtĂ« sulmuar me mjet tĂ« mprehtĂ«, rrethanĂ« kjo qĂ« ka alarmuar policinĂ« dhe shĂ«rbimet emergjente.

Rreth orës 22:40, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se i mituri A.G. është sulmuar nga një person tjetër me mjet të mprehtë, që dyshohet të ketë qenë thikë. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, konkretisht është therur në anën e djathtë të stomakut.

I mituri është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. Burime mjekësore bëjnë të ditur se gjendja e tij fillimisht ka qenë e rëndë, por pas ndërhyrjes mjekësore është stabilizuar dhe aktualisht vazhdon trajtimin nën përkujdesjen e mjekëve, i shoqëruar nga prindërit.

Ndërkohë, i dyshuari E.B., po ashtu i mitur, dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar hetuesi kujdestar, ndĂ«rsa pas konsultimit me prokurorin e departamentit pĂ«r tĂ« mitur, rasti Ă«shtĂ« kualifikuar dhe iniciuar si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€. Hetimet janĂ« nĂ« zhvillim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tentim-vrasje nĂ« Sheshin “Ibrahim Rugova” nĂ« PrishtinĂ«, theret me thikĂ« njĂ« i mitur appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« nĂ« Muradem tĂ« Prizrenit, kapen dy persona me armĂ« pa leje – ndalohen pĂ«r 48 orĂ« (EMRAT)

Një incident serioz me përdorim të armës së zjarrit ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Muradem të Prizrenit, ku policia ka arrestuar Isar Memaj dhe Ismet Memaj, të dyshuar për të shtëna me armë zjarri dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 27.12.2025, rreth orĂ«s 22:10, pasi policia ka pranuar informacion nga njĂ« qytetar se nĂ« vendin e quajtur “Livadhet e MurademĂ«s” kishte tĂ« shtĂ«na me armĂ« zjarri. Patrullat policore janĂ« angazhuar menjĂ«herĂ« dhe kanĂ« dalĂ« nĂ« lokacion.

Sipas informacioneve, policia ka arritur të ndalojë një veturë me targa të Shqipërisë, tip Skoda Octavia, në të cilën ndodheshin Isar Memaj, rreth 27-vjeçar dhe Ismet Memaj, rreth 26-vjeçar, të cilët po largoheshin nga vendi i ngjarje, mëson Sinjali.

Gjatë kontrollit të personave dhe veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri (revole), një pako me municion, gëzhoja në vendin e ngjarjes, si dhe veturën e përdorur nga të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe forenzika, të cilët kanë kryer fotografimin, ekzaminimin e vendit dhe sekuestrimin e provave materiale.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r “PĂ«rdorim tĂ« armĂ«s” dhe “Mbajtje pa leje tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa Isar dhe Ismet Memaj janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | TĂ« shtĂ«na me armĂ« nĂ« Muradem tĂ« Prizrenit, kapen dy persona me armĂ« pa leje – ndalohen pĂ«r 48 orĂ« (EMRAT) appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë të ndaluarit për 48 orë lidhur me vrasjen në tentativë në Duhël të Suharekës

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më 27.12.2025, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një përleshje fizike eskaloi në përdorim të armës së zjarrit, Prokuroria ka ndërmarrë masa konkrete ndaj personave të përfshirë.

Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë këta persona: Zenel Perteshi, Armend Shukolli, Baki Perteshi, Ukshin Shukolli dhe Shkelzen Shukolli.

NdĂ«rkohĂ«, njĂ« nga tĂ« pĂ«rfshirĂ«t Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r trajtim tĂ« mĂ«tutjeshĂ«m mjekĂ«sor nĂ« QKUK – PrishtinĂ«, por sipas mjekĂ«ve nuk ndodhet nĂ« rrezik pĂ«r jetĂ«.

Rasti po trajtohet si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€ dhe “LĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor”, ndĂ«rsa njĂ«sitet e hetimeve rajonale janĂ« duke vazhduar veprimet procedurale pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave, rolit individual tĂ« secilit tĂ« dyshuar dhe pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« penale.

Hetimet janë në zhvillim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë të ndaluarit për 48 orë lidhur me vrasjen në tentativë në Duhël të Suharekës appeared first on Sinjali.

Vrasje nĂ« tentativĂ« dhe lĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor nĂ« DuhĂ«l tĂ« SuharekĂ«s – pesĂ« tĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«

Një ngjarje e rëndë penale është regjistruar më 27.12.2025, rreth orës 11:30, në fshatin Duhël të komunës së Suharekës, ku një përleshje fizike ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, pas njoftimit fillestar për konflikt fizik, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar plagosje me armë zjarri. Hetimet paraprake tregojnë se përleshja ka paraprirë të shtënat, si pasojë e të cilave i plagosur ka mbetur Armend Shukolli, ndërsa Zenel Perteshi ka pësuar lëndime nga përleshja fizike.

Në vendngjarje kanë qëndruar njësitet e hetimeve të Stacionit Policor Suharekë deri në arritjen e Sektorit të Hetimeve Rajonale, të cilët kanë marrë në dorë veprimet e mëtejme.

Pas pranimit të njoftimit, një ekip i hetimeve rajonale ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një ekip tjetër është angazhuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas burimeve nga stafi mjekĂ«sor, i dyshuari i dytĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« QKUK – PrishtinĂ« pĂ«r trajtim tĂ« mĂ«tutjeshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve nĂ« krahun e djathtĂ«, por qĂ« nuk Ă«shtĂ« nĂ« rrezik pĂ«r jetĂ«.

Me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit kujdestar, pesĂ« nga tĂ« dyshuarit janĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ«, ndĂ«rsa rasti po trajtohet si “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€ dhe “LĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor”. Hetimet janĂ« nĂ« vazhdim pĂ«r zbardhjen e plotĂ« tĂ« rrethanave dhe pĂ«rgjegjĂ«sive penale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vrasje nĂ« tentativĂ« dhe lĂ«ndim i rĂ«ndĂ« trupor nĂ« DuhĂ«l tĂ« SuharekĂ«s – pesĂ« tĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« appeared first on Sinjali.

Ankesa në Rahovec për shenja të dukshme në numrat e fletëvotimeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se KQZ-ja ka pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec lidhur me fletëvotimet.

Sipas tij, në këto qendra është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numrat e tyre, çka ka nxitur reagime dhe ankesa nga këshillat e vendvotimit.

“Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku nĂ« qendra tĂ« votimit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur se fletĂ«votimet kanĂ« shenja tĂ« dukshme nĂ« numra. Kjo ka shkaktuar ankesa nĂ« radhĂ«t e kĂ«shillave tĂ« vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi nĂ« konferencĂ«n pĂ«r media.  

Ai nuk ka sqaruar se për çfarë shenjash konkrete bëhet fjalë, ndërsa tha se rasti po trajtohet nga KQZ-ja.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ankesa në Rahovec për shenja të dukshme në numrat e fletëvotimeve appeared first on Sinjali.

Brenda laboratorit sekret të dizajnit të BMW-së



Mund të thoni që BMW ka qenë në një trend dizajni kohët e fundit. Nëse kjo seri ka qenë e mirë apo mesatarisht e tmerrshme, varet nga ju. Por nuk ka dyshim se dizajnet e BMW-së janë gurthemeli i shumë rasteve të entuziazmit ekstrem për makina.

Sa prej nesh u rritën duke adhuruar Serinë E46 3? Apo, më së fundmi, F87 M2? Për ata që i pëlqejnë makinat sportive, çfarë mendoni për E85 Z4? Mund të mendoni se ato makina erdhën nga selia qendrore e BMW-së në Mynih, por pothuajse të gjitha erdhën nga një kompani e quajtur Designworks, transmeton Telegrafi.

Me seli në Los Angeles, Designworks ka edhe më shumë makina të fuqishme përtej asaj që sapo rendita: E53 X5, I01 i3 dhe Serinë mahnitëse E31 8. Designworks ka bërë edhe gjëra të rastësishme, si ulëset M Carbon Bucket të gjeneratës aktuale, iDrive dhe një kabinë aeroplani të klasit të parë.

Gjithçka fillon me një konkurs dizajni midis tre studiove kryesore të dizajnit. Janë Designworks USA, Designworks Munich dhe Designworks Shanghai.

BMW gjithashtu ka një ekip të brendshëm dizajni, por zotëron shumicën e Designworks dhe përdor studiot si ekipin e saj kryesor të dizajnit.

Kur vjen koha për një dizajn të ri, kompania mëmë e Mynihut nis një konkurs dizajni midis të gjitha studiove. Fituesi i këtij konkursi arrin ta shohë dizajnin e tij deri në përfundim.

Ajo që është unike në lidhje me procesin e BMW është se vetë fituesit arrijnë ta përfundojnë dizajnin, pavarësisht se sa i ri është.

Në shumicën e studiove të dizajnit, detyra i dorëzohet një personi më të lartë.

Nëse je një dizajner i vitit të parë në BMW dhe shkruan dizajnin më të mirë, je i ngarkuar ta çosh atë në prodhim së bashku me ekipet e tjera të BMW.

Në rastin e Designworks USA, kështu arriti të prodhojë disa nga makinat më ikonike të BMW-së.

E46 u krijua nga shefat e atëhershëm të Designworks, Erik Goplen dhe Chris Bangle.

Designworks USA u kujdes për modelet prej balte, dizajnin e prodhimit dhe gjithçka tjetër të nevojshme për ta bërë makinën të gjallë.

Ndërsa studioja e vjetër në Newbury Park, ku u prodhua E46, nuk është studioja që pata mundësinë të vizitoja, studioja e re në Santa Monica mban shumë nga relikte të vjetra.

Ndërsa nuk dua të zbuloj shumë për shikuesit e videove, pjesa ime e preferuar ishte cepi i pasmë i zyrës. Në atë cep ndodheshin dekada të tëra informacioni të akumuluar rreth programit Individual.

Adhuruesit e BMW-së do ta dinë se çfarë është Individual, por për ata që nuk e dinë, është një program me porosi të veçantë për çdo klient që e kërkon.

Mund të zgjidhni nga një bibliotekë ngjyrash të jashtme dhe të brendshme, qepjesh, modelesh dhe zbukurimesh për ta bërë BMW-në tuaj sipas dëshirës.

Nëse mendonit se departamenti i Porsche-s nga bojërat deri te mostrat ishte unik, BMW ka një koleksion të jashtëzakonshëm.

Në disa rafte të parëndësishme ekzistojnë mijëra mostra ngjyrash dhe mostra materialesh të brendshme për klientët që të zgjedhin.

Çdo ngjyrĂ« popullore qĂ« na pĂ«lqen - Blu Laguna Seca, E Kuqe Imola, E Verdha Dakar - tĂ« gjitha ekzistojnĂ« nĂ« mostra origjinale nĂ« ato rafte.

Designworks madje ka mostrat origjinale kryesore për materialet e brendshme që datojnë që nga vitet e 90-ta.

Çdo gjĂ«, nga prerjet e pĂ«lhurĂ«s deri te katrorĂ«t e plastikĂ«s me madhĂ«sinĂ« e njĂ« libri, tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r tĂ« replikuar strukturĂ«n dhe ngjyrĂ«n e saktĂ« tĂ« çdo sipĂ«rfaqeje qĂ« mund tĂ« jetĂ« nĂ« njĂ« kabinĂ« BMW. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Dafina Zeqiri takohet me Kurtin: Shumë ma 'cool' qenke live



Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ishte e pranishme së fundmi për të takuar Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Një video e publikuar nga momenti i takimit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke u kthyer menjëherë në virale.

NĂ« video shihet Kryeministri Kurti duke i dhuruar njĂ« dhuratĂ« DafinĂ«s, ndĂ«rsa ajo i zgjat dorĂ«n dhe i thotĂ« me humor: "ShumĂ« ma cool qenke live”.

Ky moment i thjeshtë, por i ngrohtë, ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe komentuesve.

Kurti gjithashtu ishte i pranishëm në natën e parë të koncertit të Dafinës, duke treguar mbështetje për këngëtaren shqiptare në një nga performancat më të pritura të saj.

Ky takim ndërthur muzikën dhe politikën në një moment të veçantë, që ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, por mbi të gjitha ka treguar një atmosferë të relaksuar dhe miqësore mes yllit të muzikës dhe udhëheqësit të vendit. /Telegrafi/






Më shumë se 20% e videove që u shfaqen përdoruesve të rinj të YouTube janë 'mangësi të inteligjencës artificiale'



Më shumë se 20% e videove që algoritmi i YouTube u tregon përdoruesve të rinj, janë "probleme të inteligjencës artificiale" - përmbajtje me cilësi të ulët të gjeneruar nga inteligjenca artificiale e projektuar për të grumbulluar shikime, ka zbuluar një hulumtim.

Kompania e redaktimit të videove Kapwing anketoi 15,000 nga kanalet më të njohura të YouTube në botë - 100 më të mirat në çdo vend - dhe zbuloi se 278 prej tyre përmbajnë vetëm probleme të inteligjencës artificiale, transmeton Telegrafi.

Së bashku, këto kanale probleme të inteligjencës artificiale kanë grumbulluar më shumë se 63 miliardë shikime dhe 221 milion abonentë, duke gjeneruar rreth 117 milion dollarë të ardhura çdo vit, sipas vlerësimeve.

Studiuesit gjithashtu krijuan një llogari të re në YouTube dhe zbuluan se 104 nga 500 videot e para të rekomanduara në burimin e tyre ishin probleme të inteligjencës artificiale.

Një e treta e 500 videove ishin "probleme të trurit", një kategori që përfshin probleme të inteligjencës artificiale dhe përmbajtje të tjera me cilësi të ulët të krijuara për të fituar para nga vëmendja.

Gjetjet janë një pamje e një industrie në zgjerim të shpejtë që po mbush platformat e mëdha të mediave sociale - nga X te Meta e deri te YouTube - dhe po përcakton një epokë të re përmbajtjeje: të dekontekstualizuar, varësisht dhe ndërkombëtare.

Një analizë e Guardian këtë vit zbuloi se gati 10% e kanaleve me rritjen më të shpejtë të YouTube ishin plehra të inteligjencës artificiale, duke grumbulluar miliona shikime pavarësisht përpjekjeve të platformës për të frenuar "përmbajtjen joautentike".

Kanalet e gjetura nga Kapwing janë të shpërndara globalisht dhe të shikuara globalisht. Ato kanë miliona abonentë: në Spanjë, 20 milionë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së vendit, ndjekin kanalet e inteligjencës artificiale në trend. Kanalet e inteligjencës artificiale kanë 18 milionë ndjekës në Egjipt, 14.5 milionë në SHBA dhe 13.5 milionë në Brazil.

Bandar Apna Dost, kanali më i shikuar në studim, është i bazuar në Indi dhe tani ka 2.4 miliardë shikime. Ai paraqet aventurat e një majmuni antropomorf rezus dhe një personazhi muskulor të modeluar nga Hulk i Pabesueshëm i cili lufton demonët dhe udhëton në një helikopter të bërë nga domate. Kapwing vlerësoi se kanali mund të fitonte deri në 4.25 milionë dollarë. Pronari i tij nuk iu përgjigj një pyetjeje nga Guardian.

Rohini Lakshané, një studiues mbi teknologjinë dhe të drejtat digjitale, tha se popullariteti i Bandar Apna Dost ka shumë të ngjarë të rrjedhë nga absurditeti i tij, tropet e tij hiper-mashkullore dhe fakti që i mungon një komplot, gjë që e bën atë të arritshëm për shikuesit e rinj.

Pouty Frenchie, me seli në Singapor, ka 2 miliardë shikime dhe duket se synon fëmijët. Ai kronikon aventurat e një buldogu francez - duke ngarë makinën në një pyll karamelesh, duke ngrënë sushi kristali - shumë prej tyre të shoqëruara me një kolonë zanore të qeshurave të fëmijëve.

Kapwing vlerëson se fiton gati 4 milionë dollarë në vit. Cuentos Facinantes, me seli në SHBA, gjithashtu duket se synon fëmijët me histori vizatimore dhe ka 6.65 milionë abonentë - duke e bërë atë kanalin më të abonuar në studim.

Ndërkohë, The AI World, me seli në Pakistan, përmban filma të shkurtër të gjeneruar nga AI për përmbytjet katastrofike në Pakistan, me tituj si Poor People, Poor Family dhe Flood Kitchen. Shumë nga këto video janë të shoqëruara me një kolonë zanore të quajtur Relaxing Rain, Thunder & Lightning Ambience for Sleep. Vetë kanali ka 1.3 miliardë shikime.

ËshtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« thuhet saktĂ«sisht se sa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« kĂ«to kanale krahasuar me detin e madh tĂ« pĂ«rmbajtjes qĂ« ekziston tashmĂ« nĂ« YouTube. Platforma nuk publikon informacion se sa shikime ka çdo vit, ose sa prej tyre janĂ« nga pĂ«rmbajtja e AI-sĂ«.

Por pas këtyre skenave të çuditshme të pyjeve të ëmbëlsirave dhe fatkeqësive është një industri gjysmë e strukturuar dhe në rritje e njerëzve që përpiqen të gjejnë mënyra të reja, për të fituar para nga platformat më të fuqishme në botë duke përdorur mjete të IA-së.

"Ka një numër të madh njerëzish në Telegram, WhatsApp, Discord dhe forume mesazhesh që shkëmbejnë këshilla dhe ide [dhe] shesin kurse se si të bëjnë mbeturina që do të jenë mjaftueshëm tërheqëse për të fituar para", tha Max Read, një gazetar që ka shkruar gjerësisht për mbeturinat e AI-së.

"Ata kanë atë që e quajnë kamare. Një që vura re kohët e fundit janë videot e AI-së të tenxhereve me presion të njerëzve që shpërthejnë në sobë", Read.

Ndërsa krijuesit e produkteve të inteligjencës artificiale janë kudo, Read tha se shumë prej tyre vijnë nga vende anglishtfolëse me lidhje relativisht të fortë interneti, ku paga mesatare është më e vogël se shuma që mund të fitojnë në YouTube.

"Kryesisht janë vende me të ardhura mesatare si Ukraina, shumë njerëz në Indi, Kenia, Nigeri, një numër i konsiderueshëm në Brazil. Shihni edhe Vietnamin. Vende me liri relative në internet për të aksesuar faqet e mediave sociale", tha ai. /Telegrafi/

Osmani: Rezultatet e zgjedhjeve duhet të sjellin parlament dhe qeveri të re sa më shpejt



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kryer obligimin e saj qytetar duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vendit.

Pas votimit, Osmani u shpreh se shpreson për një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve.

Presidentja gjithashtu shtoi se rezultatet e zgjedhjeve duhet të çojnë drejt krijimit sa më të shpejtë të parlamentit dhe zgjedhjes së qeverisë së re, të cilat janë të domosdoshme për proceset e brendshme dhe ato ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

“Uroj qĂ« sot Republika jonĂ« tĂ« ketĂ« zgjedhje tĂ« qeta, tĂ« rregullta e demokratike. Uroj qĂ« tĂ« kemi zgjedhje me pjesĂ«marrje sa mĂ« masive tĂ« qytetarĂ«ve me tĂ« drejtĂ« vote. Zgjedhjet janĂ« njĂ« proces i rĂ«ndĂ«sishĂ«m ku vendimmarrja kthehet tek qytetarĂ«t tanĂ«. Shpresoj qĂ« nĂ« rezultatet e kĂ«tyre zgjedhjeve tĂ« rezultojnĂ« me krijim sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« parlamentit dhe zgjedhjes sĂ« qeverisĂ« tĂ« KosovĂ«s tĂ« cilat janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r procese tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe tĂ« brendshme dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r RepublikĂ«n tonĂ«. Dua t’i falĂ«nderoj tĂ« gjitha institucionet qĂ« janĂ« angazhuar dhe qĂ« angazhohen edhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme qĂ« ky proces zgjedhor tĂ« jetĂ« sa i mĂ« rregullt nga KQZ-ja tek institucionet tona tĂ« sigurisĂ« dhe ato tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Osmani. /Telegrafi/

Dy aeroplanë luftarak pa pilot Bayraktar përfunduan fluturimin autonom të formacionit



Gjatë fluturimit provë të aftësisë së autonomisë së flotës inteligjente Bayraktar KIZILELMA, për herë të parë në historinë e aviacionit, dy aeroplanë luftarakë pa pilot kryen fluturime autonome në formacion të afërt.

Sipas një deklarate nga Baykar në Turqi, procesi i zhvillimit të aeroplanit të parë luftarak pa pilot të Turqisë, Bayraktar KIZILELMA, vazhdon me integrimin e aftësive të reja, transmeton Telegrafi.

Si pjesĂ« e punĂ«s sĂ« kryer nĂ« QendrĂ«n e Trajnimit dhe Testimit tĂ« Fluturimit AKINCI nĂ« Çorlu, dy prototipa tĂ« ndryshĂ«m Bayraktar KIZILELMA kryen njĂ«kohĂ«sisht misione nĂ« qiell.

Në provën e kryer, prototipi i tretë PT3 dhe prototipi i pestë PT5 i Bayraktar KIZILELMA u ngritën në ajër njëra pas tjetrës.

Dy aeroplanët luftarakë pa pilot, falë algoritmeve inteligjente të autonomisë së flotës të zhvilluara nga ekipi Baykar, lëvizën në koordinim me njëri-tjetrin dhe kryen fluturime në formacion (fluturim krahësh) me një pilot luftarak autonom.

Kështu, për herë të parë në historinë e aviacionit, dy aeroplanë luftarakë pa pilot kryen fluturime autonome në formacion të afërt.

Me këtë përparim teknologjik, misionet ajrore komplekse të kryera nga aeroplanë luftarakë të pilotuar po transferohen në sisteme autonome.

Kjo aftësi u lejon platformave të shumta pa pilot të rregullojnë në mënyrë autonome pozicionet e tyre në raport me njëra-tjetrën, nën komandën e një udhëheqësi për të kryer misione të përbashkëta.

Gjatë provës së fluturimit, u testua edhe një nga elementët kryesorë të luftimit modern ajror, misioni CAP (Patrullimi Ajror i Luftimit).

Prototipet Bayraktar KIZILELMA kryen fluturime patrullimi përgjatë një rruge të paracaktuar me softuer autonomie të flotës.

Kështu, u konfirmua mundësia e kryerjes së misioneve të mbrojtjes ajrore në formacion nga avionët luftarakë kombëtarë pa pilot.

Misionet e patrullimit dhe parandalimit të kryera nga aeroplanët luftarakë për të mbrojtur zona specifike, mund të kryhen në mënyrë autonome nga flotat e Bayraktar KIZILELMA në të ardhmen.

Gjatë gjithë procesit të testimit, sistemet autonome të avionëve luftarakë pa pilot dhe proceset e tyre të operimit të përbashkët u monitoruan nga afër.

Bayraktar KIZILELMA, e zhvilluar tërësisht me burimet e veta të Baykar, do të vazhdojë të rrisë aftësinë e saj për të kryer operacione të koordinuara me platforma të shumta falë infrastrukturës së saj inteligjente të autonomisë së flotës. /Telegrafi/

Bayraktar #KIZILELMA âœˆïžđŸš€đŸŽ

✅ World’s First: Autonomous Close-Formation Flight by Two Unmanned Fighter Aircraft#NationalTechnologyInitiative 🌍đŸ‡čđŸ‡· pic.twitter.com/p8smO5gaM4
— BAYKAR (@BaykarTech) December 28, 2025

Ylli i Bayernit vendos largimin në dimër, agjenti i tij në bisedime me klube të ndryshme



A do të largohet Leon Goretzka nga Bayern Munich këtë dimër? Agjenti i mesfushorit duket se po shqyrton mundësi të ndryshme transferimi.

Sipas raportimeve, Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e mesfushorit 30-vjeçar në janar, edhe pse kontrata e tij skadon brenda gjashtë muajve. Megjithatë, kampi i lojtarit dëshiron të jetë i përgatitur për çdo zhvillim të papritur.

Yagiz Sabuncuoglu raporton se agjenti i Goretzkës është duke eksploruar mundësinë e një transferimi dhe është tashmë në bisedime me Tottenham Hotspur për një marrëveshje dimërore.

Me cilësitë e tij, forcë në ndërhyrje dhe kërcënim për të shënuar gola, mesfushori 67 herë ndërkombëtar gjerman shihet si një përforcim ideal për stilin e shpejtë dhe fizik të futbollit anglez.

Spurs nuk janë të vetmit që e ndjekin lojtarin. Eksperti turk i industrisë shton se Fenerbahce, konkretisht trajneri Domenico Tedesco, është gjithashtu shumë i interesuar për Goretzkën.

Përveç tyre, edhe Atlético Madrid dhe SSC Napoli janë lidhur së fundmi me ish-lojtarin e Schalke.

Pyetja kryesore pĂ«r GoretzkĂ«n Ă«shtĂ« se cili klub do t’i ofrojĂ« mundĂ«sinĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r t’u treguar dhe pĂ«r tĂ« konsoliduar vendin e tij nĂ« KombĂ«taren Gjermane para KupĂ«s sĂ« BotĂ«s tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m. /Telegrafi/

Moment dramatik, mali Etna i Italisë nxjerr re të dendura hiri vullkanik duke shkaktuar paralajmërim për aviacionin



Ky është momenti kur re të dendura hiri vullkanik u ngritën në qiell mbi malin Etna të shtunën, ndërsa vullkani më aktiv i Italisë shkaktoi nivelin më të lartë të paralajmërimit për aviacionin.

Aktiviteti shpërthyes në krateret e majës së Etnës u intensifikua, duke prodhuar emetime të vazhdueshme të hirit, transmeton Telegrafi.

Ndryshimi i shtyu shkencëtarët të lëshonin një njoftim të kuq të Observatorit të Vullkaneve për Aviacionin (VONA), duke sinjalizuar një rrezik potencial për avionët.

Duke u ngritur më shumë se 3,300 metra mbi nivelin e detit, Etna dominon Sicilinë lindore dhe monitorohet 24 orë në ditë për shkak të shpërthimeve të saj të shpeshta.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnĂ« momentin e shpĂ«rthimit dhe hirin qĂ« ngritej lart nĂ« qiell, skena tĂ« ngjashme me ato tĂ« filmave “apokaliptik” tĂ« Hollywood-it. /Telegrafi/


BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon



"Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre. Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra që fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe më pas u shndërruan në objekt linçimi publik" kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI shtojnë se ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u lejua një praktikë e papranueshme e mobingut institucional dhe diskriminimit etnik.

"Mungesa e dorĂ«heqjes dhe mungesa e faljes nuk janĂ« rastĂ«si. Ato janĂ« dĂ«shmi e njĂ« qeverisjeje qĂ« nuk njeh pĂ«rgjegjĂ«si politike dhe qĂ« e konsideron poshtĂ«rimin e punonjĂ«sve shqiptarĂ« si çështje dytĂ«sore. NdĂ«rkohĂ«, VLEN jetojnĂ« nĂ« njĂ« univers paralel, tĂ« zhytur nĂ« debate pĂ«r rotacione vjetore tĂ« lidershipit dhe pazare pĂ«r rregullimin e karrikeve tĂ« tyre, sikur asgjĂ« tĂ« mos ndodhĂ« nĂ« institucionet e shtetit e ndĂ«rsa ata merren me “akuariumin” e rotacioneve, administratorĂ«t shqiptarĂ« pĂ«rjashtohen, nĂ«nçmohen dhe etiketohen nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore, pa mbrojtje, pa dinjitet dhe pa zĂ«. Kjo Ă«shtĂ« politikĂ« e qĂ«llimshme e pĂ«rjashtimit dhe frikĂ«simit, e shoqĂ«ruar me arrogancĂ«. BDI kĂ«rkon sĂ«rish dhe pa ekuivok: falje publike nga Kryeministri pĂ«r shpifjet dhe ofendimin ndaj punonjĂ«sve dhe familjeve tĂ« tyre, dorĂ«heqje tĂ« menjĂ«hershme tĂ« ministrit pĂ«rgjegjĂ«s dhe ndalje tĂ« menjĂ«hershme tĂ« praktikave diskriminuese ndaj shqiptarĂ«ve nĂ« institucionet shtetĂ«rore. Çdo ditĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si e zhyt edhe mĂ« thellĂ« kĂ«tĂ« qeveri nĂ« krizĂ« morale dhe politike. Dinjiteti njerĂ«zor nuk Ă«shtĂ« temĂ« pĂ«r rotacion, por vijĂ« e kuqe qĂ« nuk guxon tĂ« shkelet", thuhet nĂ« reagimin e BDI-sĂ«.

KEK: Pesë njësi gjeneruese në operim për të përballuar rritjen e konsumit



Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është në gatishmëri të plotë operative, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet e disponueshme prodhuese për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për qytetarët, në kushtet e rënies së temperaturave dhe rritjes së konsumit.

Sipas njoftimit zyrtar të KEK-ut, që nga data 19 dhjetor 2025, korporata ka rritur angazhimin operacional në nivel maksimal, duke operuar aktualisht me pesë njësi gjeneruese.

Si rezultat i këtij angazhimi, prodhimi ditor i energjisë elektrike po arrin rreth 20,640 MWh, duke kontribuar ndjeshëm në stabilitetin e furnizimit dhe në qëndrueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.

KEK sqaron se në kushte normale operimi, zakonisht funksionon me katër njësi gjeneruese, ndërsa një njësi mbahet si rezervë e nxehtë për nevoja teknike dhe mirëmbajtje periodike.

Megjithatë, pavarësisht moshës së avancuar të stabilimenteve, falë angazhimit të vazhdueshëm të stafit teknik dhe përkushtimit të menaxhmentit, është bërë e mundur operimi paralel me pesë njësi, me përjashtim të dy ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një nga njësitë.

Nga KEK theksojnë se korporata mbetet e përkushtuar që të mbajë në operim sa më shumë kapacitete prodhuese që është e mundur, gjithmonë duke respektuar standardet e sigurisë teknike dhe stabilitetit operacional.

“QĂ«llimi ynĂ« kryesor Ă«shtĂ« garantimi i njĂ« prodhimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« energjisĂ« elektrike dhe siguria energjetike e qytetarĂ«ve, veçanĂ«risht nĂ« periudhat me kĂ«rkesĂ« tĂ« rritur”, thuhet nĂ« njoftimin e KEK-ut. /Telegrafi/

"Nuk luajta 16 xhiro, kur u futa shkëlqeva", Albin Krasniqi flet për kohën te Drita



I ftuari i radhĂ«s nĂ« podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbĂ«shtetjen e sponsorĂ«ve zyrtarĂ« Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.

Albin Krasniqi ka folur hapur edhe për periudhën më të vështirë të karrierës së tij, atë të mungesës së minutave nën drejtimin e trajnerit Adrian Nuhiu sa ishte pjesë e Dritës, duke zbuluar se për një kohë të gjatë ishte jashtë planeve të skuadrës.

Ai rrëfen se sezoni ishte i paqëndrueshëm dhe pa vazhdimësi, ku herë luante e herë mbetej jashtë.

“E luaja njĂ« ndeshje ndoshta nuk luaja mirĂ«, tjetrĂ«n nuk luaja. ËshtĂ« njĂ« sezon para se tĂ« largohet Nuhiu nĂ«se nuk gaboj, nuk luaj 16 xhiro rend, nuk e luaj asnjĂ« minutĂ«â€.

“Xhiron e 16-tĂ« e kena kundĂ«r Dukagjinit nĂ« Gjilan, e bĂ«n formacionin dhe mĂ« fut nĂ« formacion dhe me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n nuk besoja qĂ« do tĂ« luajĂ« dhe mĂ« thirr nĂ« zyre pas stĂ«rvitjes trajneri Nuhiu dhe ma bĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« ndeshje do tĂ« luash ja ku e ke pancirin, urdhĂ«ro luaj dhe nuk ka kush tĂ« largon”.



“Edhe okej nĂ« ndeshjen me Dukagjinin mĂ« fut dhe unĂ« fitojĂ« njĂ« penallti nĂ« pjesĂ«n e parĂ«. PĂ«rfundon pjesa e parĂ« 0-0 pasi Almiri e humb penalltinĂ«â€.

“NĂ« pjesĂ« tĂ« dytĂ«, asistoj pĂ«r MujĂ«n dhe e bĂ«jmĂ« 1-0 dhe luajĂ« tĂ«rĂ« ndeshjen mirĂ« dhe bile atĂ« javĂ« kam qenĂ« te ju nĂ« formacionin e javĂ«s dhe pastaj e kisha njĂ« bindje qĂ« do tĂ« luajĂ«â€.

“Ishte ndeshja nĂ« fundjavĂ« me PrishtinĂ«n, edhe nuk bĂ«n trajneri shumĂ« nĂ« atĂ« javĂ« formacion, kur e bĂ«n formacionin nuk e shoh veten nĂ« formacion. UnĂ« nuk kam bĂ«rĂ« problem tĂ« kĂ«rkojĂ« largim nĂ« gjysmĂ« tĂ« sezonit, por çdo 6 muaj i kam kĂ«rkuar tĂ« largohem”, ka rrĂ«fyer Krasniqi.

Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌