DASHI: Ju pret një periudhë më e qetë dhe pozitive. Në dashuri, çiftet gjejnë stabilitet, ndërsa beqarët mund të kenë më shumë fat pas mesit të gushtit. Data 14 gusht mund të sjellë diçka për t’u mbajtur mend. DEMI: Një periudhë shumë e favorshme si në dashuri, ashtu edhe në punë. Beqarët mund të kenë […]
Kriza rreth presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, po thellohet gjithnjë e më shumë, ndërsa federatat kombëtare janë ndarë në dy kampe: disa po kërkojnë largimin e tij, ndërsa të tjera vazhdojnë ta mbështesin.
Në qendër të përplasjes është FIFA Forward Enterprise (FFE), struktura e re komerciale përmes së cilës FIFA kishte planifikuar të përfshinte investitorë privatë në pronësi. Projekti, i cili sipas FIFA-s mund të gjeneronte deri në 4.2 miliardë dollarë, shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit.
Pas kritikave të shumta, FIFA e tërhoqi propozimin dhe kërkoi falje për mënyrën se si ishte menaxhuar situata. Megjithatë, tërheqja e projektit nuk e ka ndalur presionin ndaj Infantinos.
UEFA dhe disa prej federatave të saj anëtare janë pozicionuar kundër presidentit të FIFA-s. Uellsi, Finlanda, Suedia, Anglia, Jordania, Shqipëria dhe Norvegjia kanë tërhequr mbështetjen për rizgjedhjen e tij.
Norvegjia ka shkuar edhe më tej, duke kërkuar publikisht dorëheqjen e Infantinos.
“Besimi tashmë është humbur dhe FIFA ka nevojë për udhëheqje të re. Besojmë se koha e Gianni Infantinos si president i FIFA-s duhet të përfundojë dhe po i kërkojmë të japë dorëheqjen”, deklaroi presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lise Klaveness.
Megjithatë, Infantino nuk është i vetëm në këtë përballje. Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) e ka rikonfirmuar unanimisht mbështetjen për të, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e futbollit afrikan.
Në krah të presidentit të FIFA-s janë pozicionuar edhe Meksika, Paraguai dhe Argjentina. Federata Meksikane ka shprehur mbështetje për udhëheqjen e Infantinos, ndërsa Argjentina ka vlerësuar punën e tij që prej zgjedhjes në vitin 2016, si dhe faktin që ai pranoi gabimet e bëra lidhur me propozimin kontrovers.
Përplasja rreth Infantinos po shndërrohet kështu në një ndarje të madhe brenda futbollit botëror. Në njërën anë janë UEFA dhe disa federata që kërkojnë ndryshim të lidershipit, ndërsa në anën tjetër qëndrojnë CAF dhe federata të tjera që vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë presidentit të FIFA-s.
Zbulohet autori i ndezjes së zjarrit që vijon të jetë aktiv në zonën e Krujës dhe që ka vënë në rrezik banesat pranë fshatit Abaze. Në pranga ka rënë Qemal Berhami, 73 vjeç, banor i lagjes “Abaze”, një prej zonave më të rrezikuara nga përhapja e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, 73-vjeçari ka ndezur zjarrin […]
Një konflikt familjar për pronat ka përfunduar me përplasje fizike në Vorë, ku një grua është dërguar në spital pas një sherri me dy vëllezërit e saj. Në pamje, dy burrat i kërkojnë motrës së tyre të largohet nga një banesë, duke pretenduar se prona u përket atyre. Më pas debati degradon në përplasje fizike […]
Ka nisur evakuimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë, si pasojë e përhapjes së zjarrit.
Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, operacioni po zhvillohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Durrës, Bashkinë Krujë, Policinë e Shtetit, MZSH-në dhe Forcat e Armatosura.
Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara, ndërsa Bashkia Krujë do të garantojë strehimin e përkohshëm dhe asistencën e nevojshme për të evakuuarit. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të bashkëpunojnë gjatë gjithë procesit të evakuimit.
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije se ka nisur evaukimi i banorëve në zonën Barabit–Lluban, Bashkia Krujë si pasojë e zjarreve.
Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të zonës Barabit–Lluban, në Bashkinë Krujë.
Procesi i evakuimit po realizohet në koordinim të plotë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Durrës dhe strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Krujë.
Për realizimin e evakuimit do të angazhohen mjetet dhe strukturat e Bashkisë Krujë, MZSH-së, Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Prioritet në evakuim kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që ndodhen në zona të izoluara.
Bashkia Krujë, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse, do të garantojë strehimin e përkohshëm të qytetarëve të evakuuar, regjistrimin e tyre, sigurimin e nevojave bazë dhe asistencën shëndetësore.
U bëjmë thirrje banorëve të zonës Barabit–Lluban të ndjekin me përparësi udhëzimet e autoriteteve në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencave gjatë procesit të evakuimit.
Zjarri në Krujë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kërcënojnë një numër të madh banesash në disa zona të banuara. Vatrat e zjarrit kanë avancuar në drejtim të lagjeve Lluban dhe Barabit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Në kuadër të operacionit të evakuimit, prioritet u është dhënë…
Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 73-vjeçar, i dyshuar si autori i zjarrit që përfshiu malin e Krujës.
Sipas policisë, shtetasi Q. B., banues në lagjen “Abaze”, ka ndezur zjarr pranë banesës së tij për të djegur një sasi bari, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës së fortë, u përhapën në drejtim të malit, duke rrezikuar zonat e banuara.
Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur se: “Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara.”
Autoritetet shtojnë se, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave, u morën masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve që ndodheshin pranë vatrës së zjarrit, ndërsa operacioni për shuarjen e flakëve vijon me forca tokësore dhe mbështetje nga ajri.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha se SHBA-të kishin bërë përparim në negociatat me Iranin, por paralajmëroi se lufta është ende “në mes të lojës”, ndërsa administrata Trump i bën presion Teheranit për lëshime për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.
“Mendoj se kemi bërë disa përparime gjatë ditëve të fundit”, i tha Vance gazetares së Fox News, Kayleigh McEnany, duke iu referuar negociatave midis Iranit dhe Omanit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Por Vance paralajmëroi që bisedimet të mos shihen si një shenjë se fundi i luftës është i afërt.
“Kjo gjë nuk ka mbaruar. Padyshim që nuk është në fillim. Jemi në mes të lojës”, tha ai.
“Po aplikojmë një mori mjetesh, diplomatike, ekonomike, ushtarake, për të siguruar që të marrim rezultatin më të mirë për popullin amerikan”, shtoi Vance.
Komentet e tij vijnë pasi Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjenerali Dan Caine, u bëri thirrje zyrtarëve të lartë të administratës Trump të gjejnë një “dalje nga situata” nga lufta gati gjashtëmujore me Iranin, sipas një raporti të ri.
Familja e Lionel Messit po përjeton një nga momentet më të dhimbshme, pas ndarjes nga jeta të Jorge Messit, babait të yllit argjentinas.
Lajmi i hidhur është bërë i ditur ditën e sotëm, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë rreth betejës së gjatë të Jorge Messit me një sëmundje të rëndë.
Sipas raportimeve të mediave argjentinase, Jorge Messi u përball me probleme serioze shëndetësore gjatë dhe pas Botërorit, ndërsa gjendja e tij vijoi të mbetej e rëndë për një periudhë të gjatë.
Situata ishte aq e vështirë, sa Lionel Messi në një moment gjatë turneut kishte menduar edhe të largohej nga grumbullimi i kombëtares për t’u kthyer në Argjentinë dhe për të qëndruar pranë të atit.
“Në një moment gjatë turneut, Messi madje mendoi të largohej nga ekipi për të shkuar e për të parë babain e tij, Jorge”, raporton gazeta argjentinase Diario Olé.
Pas finales kundër Spanjës, Messi udhëtoi me urgjencë drejt Rosarios për të kaluar kohë me babain. Sipas raportimeve, ylli argjentinas nuk kishte mundur ta takonte Jorge për rreth dy muaj.
Edhe emocionet e forta të Messit gjatë Botërorit tashmë marrin një tjetër kuptim. Lotët e tij pas golit të parë ndaj Algjerisë u interpretuan si një moment emocional, ndërsa në prapaskenë ai po përballej me shqetësimin për gjendjen shëndetësore të të atit.
Jorge Messi kaloi një periudhë në spital dhe më pas vijoi të qëndronte në shtëpinë e tij në Rosario, ku u shoqërua vazhdimisht nga bashkëshortja, Celia. Edhe ajo nuk udhëtoi gjatë kësaj periudhe, duke qëndruar pranë tij.
Fëmijët e tjerë të çiftit, Rodrigo, Matías dhe María Sol, shkonin dhe vinin vazhdimisht për t’i qëndruar pranë Jorge Messit. Ndërkohë, Lionel komunikonte shpesh me familjarët e tij për të marrë informacion mbi gjendjen e babait.
Gjendja e Jorge Messit pati momente ku dukej se po përmirësohej, por në muajt në vijim mbeti e rëndë, duke e kthyer këtë në një betejë të gjatë dhe të dhimbshme për të gjithë familjen.
Jorge Messi ishte një figurë shumë e rëndësishme në jetën dhe karrierën e Lionel Messit. Edhe pse nuk kërkonte të ishte në qendër të vëmendjes dhe përgjithësisht preferonte të qëndronte larg skenës mediatike, ai ishte një nga njerëzit më të afërt me djalin e tij gjatë gjithë rrugëtimit të tij në futboll.
Ai do të kujtohet jo vetëm si babai i një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë, por edhe si një njeri i thjeshtë dhe familjar, që i qëndroi pranë fëmijëve të tij në çdo hap të jetës./ad
DiJonai Carrington u përjashtua gjatë ndeshjes së së shtunës kundër Indiana Fever, pasi gjyqtari i akordoi një Flagrant 2 për një faull të fortë ndaj Sophi...
Përmeti u kthye mbrëmjen e 8 gushtit në një pikë takimi për muzikën, kulturën dhe traditat shqiptare, me nisjen e Festivalit NONA, një aktivitet i dedikuar figurës së gjyshes shqiptare dhe vlerave që përcillen ndër breza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndau pamje nga nata e parë e festivalit, duke e cilësuar atë si një festë kombëtare kushtuar gjysheve shqiptare, dashurisë dhe traditave familjare.
“Përmeti mirëpriti natën e parë të Festivalit NONA, festa kombëtare kushtuar gjysheve shqiptare, traditave, dashurisë dhe vlerave që ato përcjellin brez pas brezi”, shkroi Rama.
Festivali synon të sjellë në vëmendje rolin e gjysheve në ruajtjen e kujtesës, zakoneve dhe trashëgimisë kulturore, duke i ndërthurur këto vlera me muzikën dhe atmosferën festive.
Aktivitetet do të vijojnë edhe më 9 gusht, me një tjetër mbrëmje të konceptuar rreth muzikës, traditës dhe emocioneve, në qendër të Përmetit./KultPlus.com
Situata e zjarrit në Krujë ka detyruar autoritetet të marrin masa emergjente për mbrojtjen e banorëve. Bashkia Krujë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve. “Në zbatim të Ligjit nr. 45/2019, […]
Mbrojtësi i transmetimeve të New York Yankees, Michael Kay, mbrojti komentet që kishte bërë më 26 qershor, kur skuadra ishte 48-31 në vend të parë në Diviz...
Vijon operacioni për përballimin e situatës së zjarrit në zonën e Krujës, ndërsa strukturat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencave janë angazhuar për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka qenë sot pasdite në Krujë bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi. Në një reagim […]
Nën zë shpesh thuhej se biznesi i dherave të inceneratorit fillimisht drejtohej pikërisht nga Nallbani. Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Nallbani është lokalizuar dhe kapur në zonën e Palasës, pas një operacioni […]
Anthony Falcon, 36 vjeç, ishte ndër më shumë se 75 fëmijë dhe të rritur që morën pjesë në turneun e Street Hockey të zhvilluar të shtunën në San Juan — akt...
Fluturimi me avion mund të jetë mënyra më e shpejtë për të udhëtuar në botë, por për shumë pasagjerë eksperienca mbetet e lidhur me pritjet e gjata, hapësirat e kufizuara dhe mungesën e rehatisë, veçanërisht në fluturimet me distanca të gjata. Megjithatë, kompanitë e aviacionit po punojnë për një vizion të ri të udhëtimit ajror, ku teknologjia dhe dizajni pritet të transformojnë mënyrën se si kalojmë kohën në ajër.
Sipas Euronews Travel, disa nga konceptet më të reja të prezantuara në industrinë e aviacionit tregojnë se kabinat e së ardhmes mund të përfshijnë hapësira më personale, argëtim më të avancuar dhe nivele komoditeti që deri tani janë parë vetëm në hotele luksoze.
Një prej risive më të diskutuara është koncepti “Origin”, i zhvilluar nga RAVE Aerospace dhe Safran Seats, i prezantuar në panairin ndërkombëtar Aircraft Interiors Expo në Hamburg. Ky koncept parashikon një ulëse premium të pajisur me ekran mikro-LED në formë U-je, që krijon një eksperiencë më zhytëse për pasagjerin. Përveç argëtimit, dizajni përfshin ndriçim të personalizueshëm, kontroll të klimës personale dhe elementë që synojnë përmirësimin e gjumit dhe mirëqenies gjatë fluturimeve të gjata.
Një tjetër ide që po tërheq vëmendjen është ridizenjimi i klasës ekonomike përmes përdorimit të hapësirës vertikale. Startup-i spanjoll Chaise Longue ka propozuar sedilje në dy nivele, të cilat synojnë të ofrojnë më shumë hapësirë për këmbët dhe privatësi pa rritur ndjeshëm numrin e vendeve në avion.
Sipas krijuesve të këtij koncepti, qëllimi është që pasagjerët e klasës ekonomike të kenë një eksperiencë më afër asaj të ekonomisë premium, duke shmangur ndjesinë e ngjeshjes që karakterizon shumë fluturime moderne.
Ndërkohë, linjat ajrore luksoze po shkojnë edhe më tej. Emirates po shqyrton mundësinë e krijimit të suitave të klasit të parë me ambiente private të pajisura edhe me banjo personale, duke synuar një standard të ri në udhëtimet premium.
Këto ide tregojnë një ndryshim të madh në industrinë e aviacionit: fokusi nuk është më vetëm te transporti nga një destinacion në tjetrin, por te krijimi i një eksperience të plotë gjatë gjithë udhëtimit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se shumë prej këtyre teknologjive do të kërkojnë kohë për t’u zbatuar gjerësisht, pasi linjat ajrore duhet të balancojnë inovacionin me kostot, sigurinë dhe efikasitetin operacional.
E ardhmja e fluturimit mund të mos jetë vetëm më e shpejtë, por edhe shumë më komode, më personale dhe më afër një eksperience luksoze në ajër./ad
Zjarri që ka përfshirë Malin e Krujës që prej mesditës së sotme, 8 gusht, vijon të jetë aktiv, ndërsa situata është përkeqësuar pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri.
Pas largimit të helikopterëve të emergjencave civile, flakët kanë dalë sërish jashtë kontrollit dhe po përhapen në drejtim të zonave më të ulëta. Situata ka rritur shqetësimin për objektet e banuara dhe lokalet që ndodhen në afërsi të vatrës së zjarrit.
Ndërhyrja nga ajri është konsideruar e nevojshme për shkak të terrenit të vështirë, ndërsa pas largimit të helikopterëve flakët kanë vijuar të përhapen.
Banorët dhe personat që ndodhen në zonë kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, me qëllim frenimin e zjarrit dhe shmangien e afrimit të flakëve drejt zonave të banuara.
Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme Forcat Operacionale dhe Forcat e Armatosura.
Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 73-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur në drejtim të malit të Krujës. I arrestuari është shtetasi Q. B., 73 vjeç, banues në këtë zonë. Nga veprimet hetimore dyshohet se […]
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij zyrtare në Beograd. Gjatë fjalës së tij Zelensky ka deklaruar se Ukraina nuk ka ndryshuar qendrim për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Sipas tij Ukraina respekton integritetin territorial të Serbisë. “Ne respektojmë integritetin […]