Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 January 2026Main stream

Janevska: Fillojmë cikël të ri investimesh në 160 objekte të infrastrukturës arsimore

27 January 2026 at 15:45


"Fillojmë cikël të ri investimesh në objekte të infrastrukturës arsimore, të cilat janë një nga elementet themelore për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për zhvillimin e shëndetit mendor dhe fizik të nxënësve. Vitin e kaluar investuam 67 milionë për infrastrukturën. Këtë vit fillojmë me 160 investime të reja, prej të cilave 60 janë salla sportive".

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, pas vendosjes së gur - themelit të sallës së re sportive në ShF “Grigor Përliçev” në lagjen Zhelezara në Shkup, ku morri pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski.

“Atë që Qeveria, Ministria dhe komunat e premtuan, duke punuar së bashku i plotësuan. Fillojmë me ndërtimin e 30 sallave të reja sportive dhe 30 të tjera janë në proces rinovimi", tha ministrja Janevska.

Investimi i përgjithshëm në sallën sportive në ShF “Grigor Përliçev” arrin 39 milionë denarë, ndërsa sot fillon realizimi i fazës së parë në vlerën e përgjithshme prej 20 milionë denarë.

Salla do të ketë të gjitha shërbimet shoqëruese, me të cilët nxënësit dhe të rinjtë do të fitojnë kushte moderne për sport dhe rekreacion.

Yesterday — 26 January 2026Main stream

Arta Bilalli-Zendeli: BDI më e fortë se kurrë, VLEN-i është mashë në duart e OBRM-PDUKM-së

26 January 2026 at 15:39


Nënkryetarja e BDI-së Arta Bilalli-Zendeli, është e ftuara e radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilën kemi diskutuar për pozitën e saj të re në parti, VLEN-in, si dhe tema tjera.

Ajo tha se BDI-ja kërkon vazhdimisht zgjedhje të parakohshme, ndërsa tha se pas kongresit ato janë më të fortë se kurrë.

- YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: ...

"BDI është më e fortë se kurrë. BDI bëri një hap të guximshëm, me çka dëshmoi se është parti e fortë dhe e orientuar kah e ardhmja, pasi arriti të bëjë reforma në pjesën kadrovike, duke kyçur shumë të rinj. Poashtu bëri një ndryshim të madh pasi vendosi kuotën prej 30 përqind të pjesëmarrjes së gjinisë femërore dhe 10 përqind minimum të rinisë. Risi gjithashtu është se doli me katër rezoluta, e para për ruajtjen e karakterit unitar, e dyta marrëveshja kombëtare për përparim, rezoluta e tretë për pavarësinë e gjyqësorit dhe rezoluta e katërt për integrimin e RMV-së në Bashkimin Evropian".

"Uroj që zgjedhje të ketë sa më shpejt. Dëgjohet se ky vit do të jetë vit zgjedhor. Edhe në buxhetin që është hartuar në Kuvend, kam dëgjuar disa deputetë që merren me çështje ekonomike thonë se ky buxhet është buxhet për zgjedhje. BDI vazhdon të kërkojë zgjedhje parlamentare", tha nënkryetarja dhe deputetja e BDI-së.

Ajo foli edhe për pakënaqësitë pas kongresit të partisë, ndërsa rikujtoi atë që ka thënë Ali Ahmeti.

"Kishte disa pakënaqësi, por ata persona që shprehën pakënaqësi më pas edhe kërkuan falje. Ata persona që shprehën pakënaqësi nuk ka informacione se kanë lëvizur nga BDI. Ndërsa e tha edhe kryetari se ata që janë hidhëruar për funksione lirisht të largohen", tha Bilalli-Zendeli.

Sa i përket votimit të projektit Safe City dhe deputetëve të Frontit Evropian që i përkrahën ndryshimet ligjore, ajo tha se kjo duhet të mbetet në ndërgjegjen e deputetëve.

"Bejxhan Iljas ka më shumë se gjashtë muaj që është larguar nga Fronti, ndërsa Ilir Demiri pak më vonë. Le të ngelet në ndërgjegjen e tyre, të cilët votuan kundër pjesës dërmuese të deputetëve të Frontit Europian", tha nënkryetarja e BDI-së.

Kurse sa i përket VLEN-it, ajo theksoi se ata nuk e ngrisin zërin për asnjë të drejtë të shqiptarëve.

"Janë mashë në duart e OBRM-PDUKM-së, nuk e ngrisin zërin për asnjë të drejtë të shqiptarëve, në pushtet nuk kanë hyrë për ta kritikuar BDI-në, apo për t'i vazhduar ato procese për të cilat vazhdimisht na kanë kritikuar. Kanë mungesë të guximit dhe mundësisë", tha deputetja e BDI-së.

Katër kandidatë kanë aplikuar për pozicionin e Prokurorit Publik të Shtetit, afati skadon në mesnatë

26 January 2026 at 14:53


Sot në mesnatë përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për prokuror të ri publik të shtetit, ndërsa deri më tani janë paraqitur katër kandidatë. Nga Kuvendi nuk zbulojnë detaje për të gjitha emrat, por është konfirmuar dorëzimi i kandidaturave nga gjyqtari Nenad Saveski dhe prokurorja publike Lidia Raiçeviq.

Mes të paraqiturve përmendet edhe ish-kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski, si dhe Mustafa Hajrullahi, ish-prokuror i lartë publik dhe avokat.

Prokurori i ri publik i shtetit duhet të ketë së paku 10 vjet përvojë pune. Secili nga kandidatët do të vlerësohet nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, i cili më pas do t’i dërgojë Qeverisë një listë me emra.

Qeveria do të zgjedhë një kandidat që do ta pasojë Lupço Kocevskin, i cili paraqiti dorëheqje të parevokueshme në të njëjtën ditë kur në Kuvend duhej të debatohej për shkarkimin e tij. Ai e ushtroi funksionin për më pak se dy vjet, pasi u zgjodh më 13 shkurt 2024.

Ndërkohë, ushtruese e detyrës së prokurores publike të shtetit është Anita Topolova Isajllovska.

Sali: Maqedonia e Veriut e gatshme për reformat dhe integrimin evropian

26 January 2026 at 13:46


Zv.kryeministri Bekim Sali, sot në Kuvend në Këshillin Nacional për Eurointegrime dhe Komisionin për Çështje Europiane, mori pjesë në diskutimin mbi programin dhe strategjinë e kryesimit të Bashkimit Europian nga ana e Republikës së Qipros për periudhën janar–qershor 2026, të prezantuar nga ambasadori Andreas Fotiu.

Kryesimi i Qipros, me moton “Evropë autonome, e hapur ndaj botës”, sipas Sali, hap një debat të rëndësishëm mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij, ku Maqedonia e Veriut mbetet pjesë e pandashme e vizionit evropian.

“Integrimi evropian për ne nuk është një proces burokratik, por një zgjedhje strategjike dhe qytetare që bashkon pushtetin, opozitën, institucionet dhe qytetarët”, theksoi Sali, duke shtuar se ky proces kërkon transformim të thellë të institucioneve dhe shoqërisë.

Ai nënvizoi se reformat e ndërmarra tashmë sjellin përfitime konkrete për qytetarët, përfshirë pagesa më të lehta, qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe integrim gradual në Tregun e Vetëm Evropian.

Zëvendëskryeministri Sali theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të përmbushur obligimet e veta, për të zbatuar reformat dhe për të qenë pjesë e përgjigjeve evropiane ndaj sfidave të përbashkëta.

“Ky është një moment pjekurie politike që nuk duhet humbur, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri për një Maqedoni të integruar në Evropë”, përfundoi ai.

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

26 January 2026 at 13:15


KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit.

Me këtë vendim çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 1,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 67,50 den/kg.

çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 72,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 74,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), rritet për 0,50 denar/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 20.1.2026, kështu që, çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1), është 66,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,112 denarë/kilogram, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 20.1.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 33,099 den/kg.

Aksident mes tre makinave në rrugën Jazhincë - Tetovë, lëndohen pesë persona

26 January 2026 at 12:41


Tre persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në orën 22:50 në rrugën rajonale Jazhincë - Tetovë, pranë hyrjes së fshatit Neproshten.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, në aksident u përfshinë tre makina, një Volkswagen Golf me targa të Tetovës, e drejtuara nga E.S. (25) nga fshati Sllatinë, A.I. (55) nga fshati Dobrosht dhe A.J. (19) nga fshati Sllatinë.

"Shoferi E.S. dhe pasagjeri i tij B.S. (36) pësuan lëndime të rënda në aksident. Pasi morën ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ata u transferuan në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tyre".

"Lëndime të rënda ka pësuar edhe Sh.V. (45) nga Dobroshti, bashkudhëtare në automjetin e dytë, kurse lëndime trupore kanë pësuar dy shoferët tjerë A.I. dhe A.J".

"Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në koordinim me Prokurorin Publik", thonë nga SPB Tetovë.

Sela dorëzon iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për "Safe City": Nuk është e drejtë që zbatohet vetëm në disa qytete

26 January 2026 at 12:04


Ziadin Sela, së bashku me Ilire Dautin dhe Elmi Azirin, sot ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, me të cilat finalizohet projekti "Safe City".

Sela para gazetarëve tha se ligji ka shumë dilema dhe nuk duhej të miratohej me procedurë të shpejtë. Sipas tij, për këto ndryshime ligjore dhe për këtë projekt duhej të kishte debat më të gjerë dhe të merrej edhe mendimi i ekspertëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Sot dorëzuam iniciativë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje nëpërmjet të cilëve po zbatohet projekti Safe City. Ky projekt ka shumë dilema. Assesi nuk duhej që procedura për këtë ligj të ishte me procedurë të shpejtë dhe pa debat publik, pa u dëgjuar zëri i ekspertëve. Ne jemi për siguri të qytetarëve, por jemi edhe për siguri në shumë dimensione, atë social, atë ekonomik dhe infrastrukturor".

"Nuk mund të ndahet zbatimi i këtij projekti në zona të caktuara, pasi kjo të bënë të dyshosh se ka për qëllim zhvatjen e disa qytetarëve. Edhe kamerat që janë vendosur në Shkup, më shumë janë në Çair. Vlerësuam që kjo iniciativë patjetër duhet të bëhet. Ligji ka plot dilema dhe gjëra që janë anti-kushtetuese", tha mes tjerash Sela.

Reagon Ilir Demiri: "Safe City" do të kalonte edhe pa votën time, do të kërkoj që të zbatohet edhe në qytetet tjera

26 January 2026 at 11:28


Deputeti i pavarur në Kuvend, Ilir Demiri, ka dalë me reagim pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për kundërvajtje, të cilat fuqizojnë projektin "Safe City" dhe akuzave që qarkulluan në drejtim të tij. Demiri shkruan se ai në Kuvend ka hyrë për të qenë urë lidhëse mes qytetarit dhe institucioneve.

Demiri gjithashtu shkruan se projekti "Safe City" kalonte pavarësisht votës së tij, pasi siç thotë, ligji do të miratohej edhe me shumicë të cilësuar.

"Ndjej obligim moral të sqaroj publikisht se: unë, Ilir Demiri, nuk kam hyrë në politikë kundër qytetarëve, as për t’u bërë pengesë e tyre. Jam këtu për të qenë urë lidhëse mes qytetarit dhe institucioneve. Në linjë me këtë, sa i përket votimit për funksionalizimin e projektit Safe City, si e para, duhet të jetë e qartë për publikun se kjo pikë e rendit të ditës do të kalonte pavarësisht votës sime, pasi ligji do të miratohej edhe me shumicë të cilësuar. Pavarësisht kësaj, qëndrimi im pro Safe City buron nga bindja ime se ky projekt nuk është në dëm të qytetarëve, por përkundrazi kontribuon në rritjen e rendit dhe sigurisë publike. Për këtë qëndrim timin, nuk ka pasur asnjë presion ndaj meje, sepse as nuk do ta kisha lejuar një gjë të këtillë kurrë dhe për asgjë".

"Ashtu siç jam deklaruar më herët, vazhdoj të veproj si deputet i pavarur. Askush nuk mund të më kërcënojë, bindë apo joshë për të vepruar kundër interesit të qytetarëve. Nuk bie pre e inxhinierive politike dhe përpjekjeve për njollosje, sepse jam i bindur se e vërteta gjithmonë del në dritë. Pretendimi se vota ime ka qenë kundër shqiptarëve është i pavërtetë, i pabazuar dhe shumë naiv. Statistikat zyrtare sipas të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë në vitin 2021, tregojnë qartë se ky projekt nuk targeton asnjë komunitet, por zbatohet në qytetet më të mëdha, për të gjithë qytetarët. Unë do jem Ai i cili do kërkoj që ky projekt të vazhdojë të instalohet, e të funksionojë edhe në qytetet tjera", shkruan mes tjerash Demiri.

"Dhe po, unë jam deputet shqiptar, që mbroj mbi të gjitha interesat e komunitetit tim, e padyshim dhe të gjithë qytetarëve - pa dallime. Praktika e vjetër e shpifjeve dhe manipulimeve nuk i shërben askujt, madje as atyre që e prodhojnë atë. Qytetarët e dinë mirë se kush dhe si ka kontribuar në gjendjen aktuale të vendit, shpesh degraduese. Ju siguroj se unë do të vazhdoj të qëndroj në anën e qytetarit, me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë morale", ka shkruar Demiri.


Faton Selami merr detyrën: Prioritet është kthimi i besimit në institucionin e Avokatit të Popullit

26 January 2026 at 11:09


Avokati i ri i Popullit Faton Selami, sot ka dhënë deklaratën solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Selami tregoi disa nga top prioritetet e tij në krye të këtij institucioni.
“Në atë drejtim duhet të punohet, që të ekipohemi në mënyrë kadrovike, pasi që institucioni punon me kapacitet prej 40% të administratës, duhet të ketë punësime të reja. Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund të shqiptohen edhe gjoba”, tha Selami.
Selami vjen në vendin e ish Avokatit të Popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim.
Avokati i ri i Popullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës. Mandati i Avokatit të Popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit.

NP "Ujësjellësi dhe kanalizime": Uji në Shkup është i sigurt për pije

26 January 2026 at 10:26


NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Siç thonë nga NP, Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 20.01.2026 deri më 23.01.2026 mori 150 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 150 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

"Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm", thonë nga NP.

Vazhdon gjykimi për rastin "Pulse" me dëgjimin e dëshmitarëve

26 January 2026 at 09:45


Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesve ligjor të palëve të dëmtuara, në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Seanca paraprake u shty me kërkesë të mbrojtëses së ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, avokates Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila në ndërkohë u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Në sencën e fundit në dhjetor, familjet e viktimave në zjarrin në “Puls”, me lot, psherëtima të thella, dhe vajtime të dhimbshme, i dëgjuan dëshmitë e nënave zëri i të cilave u thye nga pikëllimi. Të pandehurit heshtën, me kokat ulur, ndërsa dëshmitarët, mes lotëve të mbushur me boshllëk dhe dhimbje të pafundme, porositën se pas 16 marsit jeta e tyre përgjithmonë ka ndryshuar.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev tha se gjykimi është një hap drejt vërtetimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën – se kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi të ndodhë tragjedia në “Puls”. Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ndezi zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta parandalojë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i piroteknikës, por edhe i lëshimeve shumëvjeçare të sistemit, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e kanë shndërruar diskotekën në një “kurth vdekjeje”.

Janev tha se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e mosndëshkimit dhe neglizhencës së detyrës. Shumica e të pandehurve, përmes avokatëve të tyre, e kontestuan vlefshmërinë e akuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të çonin në zjarr, se kanë poseduar dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale. Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve që, sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.

Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të pandehurit të parë në diskotekën “Puls”, Dejan Jovanov, tha se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe se si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i pandehuri i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes pohoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.

Të gjithë të pandehurit tjerë deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprën për të cilën akuzohen.

Bllokadë në disa pika kufitare, transportuesit e mallrave sot në protestë

26 January 2026 at 09:14


Për shkak të paralajmërimit të transportuesve për bllokadë, në vendin tonë do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve të rënda pikat kufitare: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllatë dhe Bllacë, ndërsa Tabanoc–Preshevë do të mbyllet vetëm nga ana serbe.

Për shkak të vendosjes së sistemit të ri të hyrje-daljeve (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia e Veriut, si dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se do të fillojnë një bllokadë shtatë ditore të pikave kufitare që çojnë drejt zonës Shengen. Kërkohet zgjidhje për problemin e evidentimit të qëndrimit në zonën Shengen, në përputhje me rregullin 90/180 ditë për shoferët profesionistë.

“Protesta në të katër shtetet do të fillojë në ora 12:00 për të gjitha automjetet që dalin nga vendi, ndërsa për automjetet që hyjnë në vend pikat kufitare do të mbyllen në ora 00:00, me qëllim që të gjithë ata që kthehen në shtëpi të mund të hyjnë dhe t’i bashkohen protestës. Kërkesa kryesore e transportuesve është të gjendet një zgjidhje që qëndrimi i shoferëve në zonën Shengen të mos evidentohet në ditë, ose t’u jepen viza të posaçme që nuk janë të kufizuara me numër ditësh”, deklaroi Biljana Muratovska, sekretare e përgjithshme e Shoqatës së shoqërive transportuese tregtare të Republikës së Maqedonisë “Makam-trans”.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi më herët se prej një viti po alarmojnë për problemin me transportuesit dhe evidencën elektronike në BE, duke theksuar se bëhet fjalë për një problem të madh ekonomik që mund të kolapsojë plotësisht ekonominë e Maqedonisë dhe atë rajonale.

“Edhe pse pata shkëmbime të ashpra argumentesh me përfaqësuesit e BE-së drejtpërdrejt në Bruksel, fatkeqësisht nuk hasa në mirëkuptim. Problemi është shumë serioz sepse do të ndikojë në sektorin e transportit në gjithë rajonin, si dhe te kompanitë eksportuese. Për momentin nuk ka zgjidhje, ndërsa Qeveria i kupton plotësisht transportuesit dhe bllokadat e paralajmëruara të pikave kufitare drejt vendeve Shengen”, tha Nikolloski.

Ai paralajmëroi se aktiviteti ekonomik do të ndalet nëse kompanitë eksportuese vendore nuk mund të eksportojnë dhe se ato do të bëhen jokonkurruese në tregun evropian nëse transporti shtrenjtohet për 3 deri në 5 për qind.

Nikolloski theksoi se në bisedimet në Bruksel ka përmendur si shembull rritjen e mundshme të çmimit të transportit për 5 për qind, gjë që do t’i bënte produktet vendore jokonkurruese në tregun evropian.

– Sistemi i hyrje-daljes (EES) i BE-së nuk sjell kërkesa të reja lidhur me qëndrimin afatshkurtër në zonën Shengen, deklaroi më 19 të këtij muaji zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështje të brendshme, Markus Lammert, në lidhje me pretendimet e shoqatave të transportuesve nga Ballkani Perëndimor se EES “në thelb i lë punëtorët dhe shoferët e tyre pa punë”.

Lammert theksoi se EES synon vetëm zbatimin më të mirë të rregullave ekzistuese dhe zbulimin sistematik të parregullsive, duke shtuar se Komisioni Evropian po e ndjek nga afër çështjen dhe është në kontakt me partnerët nga Ballkani Perëndimor.
Ai nënvizoi se me EES nuk ka ndryshime në rregullat ekzistuese për qëndrimin në zonën Shengen.

“Sipas rregullave, shtetasit e vendeve të treta pa vizë kanë të drejtë të qëndrojnë në zonën Shengen gjithsej 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore. Çdo qëndrim përtej kësaj duhet të mbulohet me vizë afatgjatë ose leje qëndrimi të lëshuar nga një shtet anëtar”, tha Lammert.

Ai shtoi se rregullat e Shengenit tashmë ofrojnë fleksibilitet për transportuesit, veçanërisht për ata që e kalojnë shpesh kufirin në të njëjtën pikë.

“Personat që kanë leje lokale nuk janë të detyruar të regjistrohen në sistemin EES gjatë hyrjes. Nëse kjo bëhet gjatë kontrolleve të rastësishme kufitare varet nga shtetet anëtare në kufijtë e jashtëm, jo nga Komisioni. Rregullat për qëndrimin në zonën Shengen janë të qarta, nuk janë ndryshuar dhe përmbajnë një shkallë fleksibiliteti”, shtoi Lammert.

Dhunë në familje në Kavadar, gruaja e dehur nga Kroacia sulmoi me thikë bashkëshortin e saj

26 January 2026 at 08:47


Prokuroria Themelore Publike në Kavadar nisi procedurë kundër një shtetaseje kroate 30-vjeçare me qëndrim të përkohshëm në Kavadar, e cila dyshohet se ka kryer vepër penale "Lëndim trupor".

"Mëngjesin e 25 janarit, në gjendje të dehur me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.61 promilësh, e dyshuara kreu dhunë në familje dhe lëndoi fizikisht bashkëshortin e saj. Pas një grindjeje verbale, ajo mori një thikë nga kuzhina dhe e goditi të dëmtuarën në shpatullat e majta dhe të djathta, dhe më pas ia gërvishti qafën dhe trupin".

"Prokurorja publike, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, vlerësoi se bazat ligjore ishin përmbushur dhe i paraqiti propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kavadar për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën", thonë nga Prokuroria.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

26 January 2026 at 08:08


Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në vend të kësaj do të jenë më të bollshme (mbi 30l/m2) të ndjekura nga bubullima të rralla. Në male, reshjet do të jenë borë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja
Temperaturat ditore do të variojnë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup, kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu.
Nesër në mëngjes moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me temperatura ditore nga 5 deri në 12 gradë.

Before yesterdayMain stream

MPB: Nga e hëna janë paralajmëruar protesta në pikat kufitare, do të ndërpritet trafiku për mallrat

23 January 2026 at 15:44


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga e hëna është paralajmëruar pezullimi i trafikut të mallrave në pikat kufitare, ndërsa siç thonë nga MPB, ata do të sigurojnë trafik të pandërprerë për automjetet e pasagjerëve dhe autobusët.

Ministria e Brendshme - Departamenti për Çështje Kufitare dhe Migracion njofton publikun se MPB është njoftuar për një protestë publike nga shoqata "Makam-trans", e cila është planifikuar të fillojë më 26 janar 2026 në orën 12:00. Sipas njoftimit, protesta është planifikuar të mbahet në pikat kufitare vijuese: Deve Bair, Dellçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafë Thanë, Bllacë dhe Bllatë".

Protesta do të manifestohet me kufizimin e trafikut për automjetet e mallrave, përkatësisht me mbylljen e korsive dhe terminaleve të destinuara për trafik mallrash, ndërsa trafiku i pasagjerëve do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha pikat kufitare".

"Sipas njoftimit të organizatorit, protesta është planifikuar të zgjasë deri në shtatë ditë, me mundësi ndërprerjeje më herët, nëse ndërkohë tejkalohen arsyet për të cilat është organizuar. MPB, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, si dhe për të siguruar trafik të sigurt dhe të pandërprerë, me theks të veçantë në lëvizjen e automjeteve të pasagjerëve, autobusëve dhe automjeteve që transportojnë ilaçe, bagëti, mallra të rrezikshme dhe dërgesa të tjera prioritare", thonë nga MPB.

MPB u bën apel qytetarëve dhe transportuesve që të informohen menjëherë për situatën në pikat kufitare, të ndjekin komunikimin zyrtar dhe nëse është e nevojshme, të përdorin pika alternative kufitare.

Qoku: Projekti "Safe City" mbron qytetarët, Ali Ahmeti nuk e ka në kontroll grupin parlamentar

23 January 2026 at 14:53


Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, pas votimit të Ligjit për kundërvajtje në Kuvend, tha se me këto ndryshime nga 1 shkurti do të nis zbatimi i projektit "Safe City".

Qoku tha se ky projekt mbron qytetarët dhe se për VLEN-in jeta e njerëzve nuk ka çmim, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Ligji për kundërvajtje, u miratua sot në Kuvend me dy të tretat e votave, që do të thotë se nga 1 shkurti projekti Safe City do të fillojë të zbatohet. Ky projekt mbron qytetarët. Për VLEN jeta e njerëzve nuk ka çmim dhe nuk mund të bëhet matematike për pazare politike".

"Megjithatë, nuk mund të mos theksojmë tradhtinë e BDI-së. Ata premtuan se do ta mbështesin këtë ligj, ndërsa sot dolën kundër. Ky qëndrim i tyre tregon se Ali Ahmeti nuk ka në kontroll grupin e vet parlamentar dhe se vendimmarrja e tyre nuk ka lidhje me interesin publik. BDI tentoi ta kushtëzojë këtë vendim me Badenter dhe nuk i ecën këto pazare", tha Qoku./Telegrafi/

Kalon Ligji për kundërvajtje, "Safe City" nis zbatimin nga shkurti

23 January 2026 at 13:44


Me 81 vota “për” dhe 19 “kundër, në Kuvend kaloi Ligji për kundërvajtje, me të cilin do të finalizohet projekti "Safe City" dhe i njëjti do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur.

Pro votuan deputetët e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it, ZNAM-it, "Të Majtës" dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri.

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari u shpreh kundër “Safe Cityt”, ashtu sikurse edhe Rijad Shaqiri dhe Ilire Dauti. Pasi ndryshimet e Ligjit u votuan me 81 vota, deputetja e BDI-së, Rina Jadari kërkoi votim veçmas dhe të hapur, ndërkohë që sërish dolën 81 vota “për”.

Me këto ndryshime, projekti "Safe City" do të mund të zbatohet nga 1 shkurti./Telegrafi/

BDI vendos: Nuk do ta votojmë ligjin për "Safe City"

23 January 2026 at 13:01


Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që mos ata votojë sot propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, ligj ky që duhet të hyjë në fuqi, që të mund të fillojë funksionimi i sistemi “Safe City” nga 1 shkurti.

Koordinatorja e grupit parlamentar të Frontit Evropian (BDI), Rina Ajdari për TV21 tha se nuk do të votojnë, ndërsa adresoi disa kërkesa për ndryshime.

Kujtojmë se ligji në fjalë kërkon mbështetja me shumicë prej dy të tretash në Kuvend. Paraprakisht, edhe LSDM ka paralajmëruar se nuk do të votojë për ndryshimet e Ligjit.

BDI: Politikat tatimore të qeverisë po rrjepin qytetarët dhe po krijojnë pasiguri juridike

23 January 2026 at 12:34


Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim pas protestave të qytetarëve, të cilët shprehën revoltën ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila u kërkon të paguajnë tatim për rrogat që i kanë marrë jashtë vendit, gjegjësisht gjatë punës në vendet ku ka pasur konflikte.

Nga BDI thonë se "politikat e padrejta dhe represive tatimore të qeverisë aktuale, po godasin drejtpërdrejt qytetarët tanë, veçanërisht ata që kanë punuar jashtë vendit në kushte të rënda dhe të rrezikshme. Protestat para Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë dëshmi e qartë e dështimit institucional dhe e një politike tatimore të verbër, që përmes tatimeve retroaktive po u vendos barrë të padrejtë financiare qytetarëve që për vite me radhë kanë siguruar ekzistencën e familjeve të tyre dhe kanë kontribuar në ekonominë e vendit".

"Është e papranueshme që qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare në Irak, Afganistan, si dhe në vendet e tjera, shpesh duke rrezikuar jetën, sot të trajtohen si objekt për mbushjen e arkës shtetërore. Edhe më skandaloze është mosnjohja e statusit të jorezidentit tatimor, pavarësisht dëshmive të qarta ligjore dhe faktit se shumica e tyre kanë qëndruar mbi 183 ditë jashtë vendit".
"Kjo qeveri, përmes DAP-it, po krijon pasiguri juridike, po injoron ligjin dhe po e shndërron tatimin në mjet ndëshkimi. Qytetarët nuk janë kundër tatimeve, por janë kundër grabitjes, padrejtësisë dhe vendimeve retroaktive që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e tyre ekonomike", thonë nga BDI.

BDI kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje të plotë të dokumentacionit për statusin e jorezidentit dhe transparencë dhe qartësi institucionale.

"Qeveria duhet të ndalë politikat që rrjepin qytetarët dhe ta kuptojë se shteti nuk ndërtohet duke ndëshkuar ata që kanë sakrifikuar. BDI do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të kundërshtojë çdo politikë që cenon drejtësinë sociale dhe dinjitetin njerëzor", thonë nga BDI.

Aliu: Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore në zhvillimin e mjekësisë kardiovaskulare

23 January 2026 at 11:42


Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, mori pjesë sot në mëngjes në një simpozium profesional, të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev”, i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike.

"Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare", deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Ministri, ndër të tjera, rikujtoi edhe risitë e projektligjit për mbrojtje nga duhani, qëllimi i të cilit është pikërisht mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të pacientëve, duke pasur parasysh se duhanpirja shkakton sëmundje kardiovaskulare, të cilat janë në rritje si në vendin tonë, ashtu edhe në nivel global.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndjekjen e qasjeve më bashkëkohore dhe, në vazhdimësi, po përmirëson kushtet në institucionet publike shëndetësore si dhe po realizon furnizimin me pajisje moderne, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të sistemit shëndetësor në vend.

❌
❌