Koha e shkëlqyer te “Aarau i shqiptarëve” – Avdyli tregon atmosferën te klubi zviceran
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Avdyli ka folur për përvojën e tij të parë te klubi zviceran Aarau, duke theksuar ndryshimet e dukshme midis ambientit profesional që kishte gjetur aty dhe asaj që kishte përjetuar më parë te Trepça ’89.
Futbollisti ka theksuar gjithashtu edhe atmosferën e ngrohtë që gjeti te Aarau, veçanërisht për praninë e shumë futbollistëve shqiptarë.
“Kur kam qenë të Trepça 89’ ne nuk kemi pasur as fizioterapeut kryesor. Kur kam shkuar atje i kam parë fiziot, fusha, lojtarët shumë më profesionistë kështu”.
“Domethënë kam gjetur shumë shqiptarë aty. Edhe me thënë të drejtën më kanë pritur shumë mirë”.
“Kemi qenë 8 shqiptarë aty. Domethënë, kur isha në zhveshtore më shumë kemi pasur muzikë shqip se sa gjuhë tjera”.
“Po e kemi pasur një gjeneratë shumë të mirë. Kanë qenë Shkëlzen Gashi, Liridon Balaj, Donat Rrudhani, Arian Çollaku”.
“Ka qenë ndjenjë shumë shumë e mirë dhe nuk e kam pasur fare problem që të ambientohem”, ka rrëfyer Avdyli mes tjerash.
Episodin e plotë me futbollistin Milot Avdyli mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
