Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 February 2026Main stream

Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i “videove të natës”, mes tyre edhe shqiptarë

By: Elva
4 February 2026 at 17:45

Një hetim i BBC ka zbuluar se disa persona, mes tyre edhe dy vëllezër shqiptarë, kanë filmuar fshehurazi gra dhe vajza gjatë daljeve të natës dhe më pas i kanë publikuar videot në rrjete sociale për të gjeneruar shikime dhe të ardhura financiare. Videot janë shpërndarë në platforma si YouTube, TikTok, Facebook dhe Instagram. Ato […]

The post Fitonin para duke filmuar fshehurazi vajzat, kush është grupi i “videove të natës”, mes tyre edhe shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Kontrabandonin ilaçe nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë, procedohet i biri

By: Elva
4 February 2026 at 17:24

Një 53-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij 26-vjeçar është proceduar penalisht, pasi dyshohen si të përfshirë në kontrabandë të medikamenteve mjekësore dhe celularëve nga Italia drejt Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, 53-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar me automjet medikamente dhe mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë sekuestruar medikamentet dhe sendet e […]

The post Kontrabandonin ilaçe nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë, procedohet i biri appeared first on BoldNews.al.

Një vit pa TikTok me vrasje, dhunë dhe mashtrime, për çfarë shërbeu urdhri i Ramës?

By: Elva
4 February 2026 at 17:01

Rrjeti social “TikTok” ka përfunduar “dënimin” e vendosur nga kryeministri, Edi Rama pas ngjarjeve tragjike që përfshinë adoleshentë. Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin,  i cili parashikonte masa të përkohshme për kufizimin e platformës “TikTok”. TikTok u mbyll dhe u shpall i paligjshëm rreth një vit më parë pas vrasjes së 14-vjeçarit […]

The post Një vit pa TikTok me vrasje, dhunë dhe mashtrime, për çfarë shërbeu urdhri i Ramës? appeared first on BoldNews.al.

“Mashtrues ordiner”/ Berisha: Rama gënjeu për takimin me studentët dhe kontratat e punës

By: Elva
4 February 2026 at 16:15

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer lidhur me eventin e organizuar sot për praktikat e punësimit për studentët ekselentë. Berisha ka shpërndarë mesazhin e një “qytetari digjital”, siç i quan ai, i cili informon se takimi nuk është zhvilluar live. Sipas postimit […]

The post “Mashtrues ordiner”/ Berisha: Rama gënjeu për takimin me studentët dhe kontratat e punës appeared first on BoldNews.al.

Trafiku “mollë sherri” edhe në Belgjikë, 23-vjeçari shqiptar dhunon një person në mes të rrugës

By: Elva
4 February 2026 at 15:58

Një debat për përparësinë në trafik ka përfunduar në dhunë fizike në qytetin e Gent, duke çuar para drejtësisë një 23-vjeçar shqiptar, i cili rrezikon deri në gjashtë muaj burg. Ngjarja ka ndodhur më 8 shkurt të vitit të kaluar në lagjen pranë stacionit hekurudhor. Sipas mediave belge, dy shoferë janë konfliktuar fillimisht verbalish për […]

The post Trafiku “mollë sherri” edhe në Belgjikë, 23-vjeçari shqiptar dhunon një person në mes të rrugës appeared first on BoldNews.al.

I doli emri në dosjen “Epstein”, Bill Gates: U tregova budalla

By: Elva
4 February 2026 at 15:37

Bill Gates ka reaguar pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein, duke deklaruar se është penduar që ka pasur kontakte me të dhe se ka qenë “budalla” që ka kaluar kohë në shoqërinë e tij. Miliarderi amerikan ka sqaruar se emaili i përfshirë në dosjet e publikuara së fundmi nuk i […]

The post I doli emri në dosjen “Epstein”, Bill Gates: U tregova budalla appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

By: Elva
3 February 2026 at 23:05

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso për të kuptuar se ku po shkon vërtet. Në punë, je i etur për shpengim, por ki kujdes nga shpërthimet nervore: jo të gjithë mund ta mbajnë ritmin tënd. Në dashuri, ata që janë në […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026 appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 3 February 2026Main stream

“Drejtësia e kapur”/ Ish-prokurori: Balluku kontrollonte tenderat, motra e saj Vettingun

By: Elva
3 February 2026 at 22:50

Ish-prokurori Gentjan Tërnova tha se, politika ka ndikuar drejtpërdrejt në sistemin e drejtësisë. Tërnova e cilësoi procesin e vettingut si të politizuar që në fillim, duke thënë se komisionet e vlerësimit janë mbushur me përfaqësues politikë dhe se ndaj figurave të larta qeveritare nuk është kryer asnjë hetim real. Ai përmendi drejtpërdrejt edhe motrën e […]

The post “Drejtësia e kapur”/ Ish-prokurori: Balluku kontrollonte tenderat, motra e saj Vettingun appeared first on BoldNews.al.

Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale

By: Elva
3 February 2026 at 22:30

Në 8 janar transmetuam rastin e qytetares nga Korça, Zamira Kulla, e cila ka një vendim gjykate në dorë, por jo një zgjidhje. Në vitin 2013, Zamira ra pre e një skeme mashtrimi, pasi qytetari Andi Janko dhe përmbaruesi privat Andrea Katundi i premtuan banesë sociale nga Bashkia e Korçës, duke i marrë 10 milionë […]

The post Përmbaruesi mashtrues, i zhvati qytetares 10 milionë leke për banesë sociale appeared first on BoldNews.al.

Po arratisej nga policia, plagoset 33-vjeçari shqiptar në Itali

By: Elva
3 February 2026 at 22:20

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane, pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane raportojnë se tre persona, mes tyre dhe shqiptari tentuan të vidhnin një banesë me forcë. Brenda automjetit të braktisur nga ta, u gjetën mallra të vjedhura dhe mjete për vjedhje me thyerje. Pas ndjekjes nga policia të tre vrapuan për tu arratisur. Ndjekja […]

The post Po arratisej nga policia, plagoset 33-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on BoldNews.al.

Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos

By: Elva
3 February 2026 at 22:07

Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompaninë Bankers Petroleum që t’i paguante rreth 600 mijë dollarë paga, ish drejtorit të saj Leonidha Çobo për largimin e tij nga puna. Me vendimin e gjykatës në dorë dhe urdhrin përkatës të ekzekutimit, zoti Çobo kontraktoi një […]

The post Skema 1.2 mln euro në Bankers/ Skrapi i shtetit u shit për rrogën 600 mijë € të Leonidha Çobos appeared first on BoldNews.al.

“E ka mallkuar zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas deklaratës së Rogertit

By: Elva
3 February 2026 at 21:52

Debati i zhvilluar së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka shkaktuar reagime të forta jashtë saj, pas një deklarate të rëndë të bërë nga Rogerti ndaj Stenaldos. Gjatë përplasjes verbale, Rogerti u shpreh se Stenaldo “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së tij të kufizuar në shikim, një deklaratë që ka […]

The post “E ka mallkuar zoti”/ Familja e Stenaldos reagon pas deklaratës së Rogertit appeared first on BoldNews.al.

“Rama po kërcënon drejtësinë”/ Lapaj: Vendimi për Ballukun po zvarritet pa arsye

By: Elva
3 February 2026 at 20:38

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi edhe këtë të martë një protestë para Kryeministria e Shqipërisë, ku komentoi vendimin e Gjykata Kushtetuese për shtyrjen e çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Lapaj e cilësoi këtë shtyrje si të pajustifikuar dhe të pashpjegueshme, duke deklaruar se zvarritja e vendimit nuk ka asnjë arsye ligjore. “Shtyrja […]

The post “Rama po kërcënon drejtësinë”/ Lapaj: Vendimi për Ballukun po zvarritet pa arsye appeared first on BoldNews.al.

Gratë toksike të Rilindjes dhe “pikat e voçkla” të Kumbaros

By: Elva
3 February 2026 at 20:23

Nga Boldnews.al Kudo që vendosin këmbën mbetet gjurmë aferash, ndërsa mbyllin sytë dhe hapin xhepat në çmenduri që shkojnë tej çdo imagjinate, edhe kur bëhet fjalë për mbetje helmuese. Plot 102 kontejnerë gjenden në zonën e Porto Romanos prej shtatorit të vitit 2024 dhe së fundmi u vërtetua se ishin me mbetje toksike të rrezikshme. […]

The post Gratë toksike të Rilindjes dhe “pikat e voçkla” të Kumbaros appeared first on BoldNews.al.

Vizitat e nderit të Ramës dhe marrëveshjet që fshihen pas tyre

By: Elva
3 February 2026 at 20:11

Javën që lamë pas, Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni në Jerusalem dhe u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit, akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Nga entuziazmi i madh i medaljes dhe i fjalimit pompoz që mbajti, duke përsëritur shprehjen se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, Rama nuk […]

The post Vizitat e nderit të Ramës dhe marrëveshjet që fshihen pas tyre appeared first on BoldNews.al.

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri

By: Elva
3 February 2026 at 19:47

Një kompani izraelite e quajtur ADC do të ndërtojë Datacenterin e parë në Shqipëri. Investimi prej 100 milionë euro do të realizohet brenda Zonës së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA), që po ndërtohet në Kashar nga Bashkia e Tiranës. “Pas marrëdhënieve më të ngushta midis Izraelit dhe Shqipërisë, kompania izraelite ADC është përzgjedhur për të […]

The post Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Komisioni Evropian heton lidhjet e Peter Mandelson me Jeffrey Epstein

By: Elva
3 February 2026 at 19:30

Komisioni Evropian ka nisur një shqyrtim për të verifikuar nëse ish-politikani britanik Peter Mandelson ka shkelur rregullat e Bashkimit Evropian në lidhje me kontaktet e tij me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Edhe pse Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE-ja gjashtë vite më parë, hetimi lidhet me periudhën kur Mandelson ka shërbyer […]

The post Komisioni Evropian heton lidhjet e Peter Mandelson me Jeffrey Epstein appeared first on BoldNews.al.

Mbetjet e rrezikshme, analizat: Materialet nuk ishin “oksid hekuri”, por pluhur toksik

By: Elva
3 February 2026 at 19:10

Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë në Portin e Durrësit Sipas dosjes hetimore të bërë publike nga mediat, në total janë marrë 11 mostra nga 102 kontejnerët e ngarkuar në anijen Moliva me 2800 ton mbetje. Gjithashtu mësohet se mallrat ishin […]

The post Mbetjet e rrezikshme, analizat: Materialet nuk ishin “oksid hekuri”, por pluhur toksik appeared first on BoldNews.al.

Auron Tare/ Arta Dollani një shërbëtore pa dinjitet

By: Elva
3 February 2026 at 18:40

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka reaguar pas arrestimit të Arta Dollani në lidhje me çështjen e mbetjeve të rrezikshme të konfiskuara një vit më parë në Portin e Durrësit. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Tare e përshkruan Dollanin si një figurë të ngritur artificialisht në administratë, e cila nga një punonjëse […]

The post Auron Tare/ Arta Dollani një shërbëtore pa dinjitet appeared first on BoldNews.al.

Sherr i ashpër në BBV, Rogerti e ofendoi keq Stenaldo e pështyn në fytyrë

By: Elva
3 February 2026 at 18:16

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” kanë arritur kulmin gjatë ditës së sotme, ku debatet mes banorëve janë kthyer në përplasje të forta. Rogerti ka përdorur një gjuhë fyese, duke iu drejtuar Stenaldos me fjalë të rënda dhe duke iu referuar verbërisë së tij me shprehjen: “Ty të ka dënuar Zoti”. Kjo deklaratë […]

The post Sherr i ashpër në BBV, Rogerti e ofendoi keq Stenaldo e pështyn në fytyrë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌