Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 January 2026Main stream

BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

By: V K
24 January 2026 at 15:51

Projektligji “Për censin e Bujqësisë”, ka kaluar të gjitha hallkat e konsultimit publik dhe institucional dhe pritet të nisë brenda këtij viti për të mbledhur të dhëna mbi tablonë e tokës bujqësore dhe blegtorisë në vend, të dhënat që sipas ekspertëve të pushtetit vendor do të krijojnë një pasqyrë të ekonomisë rurale.

Këshilli Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vendore, shqyrtoi në dhjetor projektligjin e qeverisë “Për censin e Bujqësisë”, një nismë që synon të mbledhë të dhënat bazë për tokat bujqësore dhe blegtorinë në territorin e vendit, që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 890 milionë lekë.

E parashikuar në strategjinë statistikore të INSTAT për periudhën 2022-2026, ky cens pritet të realizohet brenda këtij viti, katërmbëdhjetë vjet pas censit të fundit të situatës së bujqësisë dhe blegtorisë në Shqipëri.

Objektivat e censit synojnë të sigurojnë mbledhje të dhënash të hollësishme, të besueshme dhe statistikore për tokat bujqësore, pyjet, livadhet, kopshtet, bagëtitë, shpendët, etj.. për të gjithë individët apo fermat, që në projektligj identifikohen me termin “njësitë ekonomike bujqësore”.

Të dhënat do të shërbejnë, sipas relacionit, për planifikimin dhe vënien në zbatim të politikave të përgjithshme të zhvillimit ekonomik bujqësor dhe krijimin e një regjistri statistikor.

Relacioni i paraqitur në Këshill nga Ministria e Bujqësisë, që BIRN e disponon, tregon për një konsultim të nismës mes ministrive dhe institucioneve që do të kenë rol në realizimin e këtij projekti, si ajo Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si ministri përgjegjëse, e Drejtësisë, e Financave, Drejtoria e Kadastrës, etj..

Qeveria pretendon se, “regjistrimi i Bujqësisë”do të jetë një mjet kyç për të kuptuar thellësisht peizazhin bujqësor të vendit, është i përafruar me legjislacionin e BE-së dhe siguron që të dhënat bujqësore të Shqipërisë të jenë të krahasueshme dhe të përdorshme në nivel evropian.

Ministria e Financave arsyeton se kostoja totale e parashikuar për realizimin e këtij censi madhor vlerësohet në 890.91 milionë lekë dhe se këto shpenzime do të mbulohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera donatorësh.

Më shumë se gjysma e tyre do të shkojnë për pagesat e burimeve njerëzore, ndërsa pjesa tjetër për dieta udhëtimi, pajisje dhe fushatat e publicitetit.

Gjatë konsultimeve publike, janë pranuar dhe rekomandime nga organizata të shoqërisë civile, si përfshirja e komponentit gjinor në mbledhjen e statistikave që vjen si rekomandim i UN Women dhe një propozim nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare që pyjet dhe kullotat në pronësi publike të përfshihen në fushën e zbatimit të këtij censusi në rastet kur shfrytëzohen drejtpërdrejt nga ‘Njësitë ekonomike bujqësore” për aktivitetin e tyre bujqësor ose blegtoral.

Ekspertët e pushtetit vendor e shohin këtë nismë si një mundësi të mirë për rritjen e kapaciteteve planifikuese të njësive vendore për politikat rurale të mëtejshme.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive, anëtar i Këshillit Legjislativ mes qeverisë qendrore dhe vendore, i tha BIRN-it se “Censi i Bujqësisë është një mjet pune për 61 bashkitë dhe 12 qarqet, që i lejon të planifikojnë zhvillimin rural mbi nevojat reale të fermerëve, jo mbi hamendësime”.

Sipas tij, kjo do të rrisë aftësitë e politikëbërjes përmes përdorimit të makro-datave në politikat e zhvillimit.

Nga ana tjetër, Haxhimali thotë se censi do të japë një pasqyrë të ekonomisë rurale, “për të ditur kush prodhon, çfarë prodhon dhe në çfarë kushtesh, në mënyrë që politikat rurale të përshtaten sipas territorit dhe potencialit të çdo bashkie”.

Rezultatet e pritshme të të dhënave që do të mblidhen nga censi pritet të krijojnë, sipas tij, “një hartë të saktë të tokës bujqësore, fermave, blegtorisë dhe punësimit rural”, duke dalluar qartë prioritetet mes qarqeve dhe bashkive.

Nga pikëpamja e pushtetit vendor, Haxhimali beson se bashkitë do të përfitojnë nga të dhënat e censit, pasi ato do t’u shërbejnë bashkive për vendimmarrje më të mirë për investime, subvencione, infrastrukturë rurale dhe shërbime, sipas nevojave konkrete të zonave të tyre por dhe për konkurencë ekonomike ndërbashkiake dhe rajonale./ BIRN

The post BIRN: Censi i Bujqësisë, qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale appeared first on Albeu.com.

Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen

By: V K
24 January 2026 at 15:14

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh për qytetarët, në lidhje me protestën që mbahet para Kryeministrisë.

Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan Berisha.

 

The post Protesta kombëtare, Berisha mesazh qytetarëve: Sot është dita e guximit qytetar, e ngadhënjimit mbi të keqen appeared first on Albeu.com.

Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO)

By: V K
24 January 2026 at 15:05

Një debat i ashpër në kufijtë e konfrontimit fizik, është zhvilluar mes Rogertit dhe Mirit në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”.

Ka qenë gazetari i cili ka provokuar rëndë këngëtarin, duke i thënë se është “pro incestit”, duke nënkuptuar një ndjenjë të tij me Selinën, që është 23 vite më e vogël se Miri.

Shihni videon:

 

The post Debat i ashpër mes Rogertit dhe Mirit: Do t’i rregullosh në krevat punët me familjen tuaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht

By: V K
24 January 2026 at 15:00

Nuk bëhet fjalë për fitime të rastësishme, por për vendime të zgjuara, rregullime strategjike dhe hapa që krijojnë stabilitet.

Ja cilat janë 3 shenjat që kanë avantazh real në çështjet e parave sot:

Peshorja është një nga shenjat më të mbështetura në planin financiar falë ndikimit pozitiv të Venusit. Edhe pse dita mund të sjellë pak tension emocional ose diskutime me bashkëpunëtorë, në thelb ekziston një ekuilibër i favorshëm për paratë.

Sot është ditë e mirë për rinegociime, ndarje përgjegjësish financiare, marrëveshje ose sqarime që lidhen me pagesa, honorare apo bashkëpunime.

Nëse ruani qetësinë dhe përdorni dialogun, mund të zgjidhni një nyje ekonomike që ju ka bllokuar prej kohësh. Fitimi vjen nga diplomacia dhe zgjedhjet e balancuara.

Demi ka një avantazh të qartë në para falë aftësisë për të analizuar dhe për të mos vepruar me nxitim.

Edhe pse kjo është një periudhë rishikimi dhe jo shpenzimesh të mëdha, sot mund të merrni vendime të rëndësishme që mbrojnë të ardhurat tuaja.

Është një ditë shumë e mirë për të rregulluar buxhetin, për të ndalur humbjet e panevojshme ose për të rishikuar një ofertë pune apo bashkëpunimi nga ana financiare.

Paratë nuk vijnë nga rreziku, por nga kujdesi dhe strategjia afatgjatë. Çdo zgjedhje e bërë sot forcon sigurinë tuaj ekonomike.

Peshqit janë ndër shenjat më të favorizuara financiarisht sot, sidomos nëse ndjekin intuitën.

Periudha është pozitive dhe sjell sinjale të qarta për mundësi të reja ekonomike që po afrohen gradualisht.

Sot mund të merrni një ide, një informacion ose një kontakt që në javët në vijim mund të kthehet në fitim konkret.

Është moment i mirë për të menduar për projekte personale, punë të pavarura ose plane që lidhen me të ardhura alternative.

Paratë për Peshqit sot lidhen me vizionin dhe besimin tek ajo që po ndërtoni, jo me presionin apo ngutjen.

The post Zbuloni tre shenjat e zodiakut që do avantazhohen financiarisht appeared first on Albeu.com.

Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë

By: V K
24 January 2026 at 14:44

Këtë të shtunë, Partia Demokratike, mban protestën e dytë kombetare përpara Kryeministrisë, ku kërkojnë largimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe ndalimin e bllokimit të drejtësisë prej tij në rastin “Balluku”.

Gazetari Osman Stafa, raporton për News24 se do të ketë fjalime, por përjashtohet mundësia që PD të qendrojë në shesh për një kohë të pacaktuar.

Sipas tij, PD po përgatitet për protetsa të qendrueshme, dhe në një priotestë tjertër mbase mund të vendoset qendrimi në sheshin përpara kryeministrisë deri në largimin e kreut të qeverisë.

“Ajo që dimë për sot, është që nuk do të mungojë edhe reagimi qytetar, duke përfshirë molotovët si në tubimin e kaluar”, ka deklaruar gazetari Stafa.

The post Molotovë dhe fjalime/ Çfarë pritet nga protesta e PD sot para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna

By: V K
24 January 2026 at 14:19

Në Kosovë vijon procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Në përditësimin e fundit të kësaj të shtune nga KQZ në faqen e saj, janë rinumëruar mbi 55.65 për qind e fletëvotimeve.

Në 21 komuna të Kosovës procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para me 46.81% të votave, e ndjekur nga PDK me 22.05%, LDK 10.48% dhe AAK me 5.92% të votave.

Rinumërimi i votave në Kosovë për 28 komuna, u vendos nga anëtarët e KQZ në 19 janar për shkak të manipulimit të rezultatit sa i takon votës për deputetët.

Rinumërimi iu shtua atij të 10 komunave ku po zhvillohej më herët, duke bërë që të gjitha votat e zgjedhjeve të parakohshme të rinumërohen.

Për rastin KQZ shkarkoi vëzhguesit partiakë në komunat ku u evidentuan shkelje, ndërsa prokuroria në Kosovë u ka kërkuar prokurorive komunale të nisin grumbullimin e provave në rastet e manipulimit.

Sipas KQZ rasti i Prizrenit ishte ai me shkeljet më të mëdha, ku ishin zbritur nga disa kandidatë mbi 20 mijë vota në regjistrimin e rezultatit.

The post Zgjedhjet në Kosovë/ Vijon rinumërimi i votave, përfundon vetëm në 21 komuna appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë

By: V K
24 January 2026 at 13:44

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Protesta kombëtare e opozitës pritet të zhvillohet sot e shtunë, në 24 janar 2025, në orën 17:00, në qendër të Tiranës, pranë godinës së Kryeministrisë.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që ndodhen në kryeqytet, që të shmangin zonën e protestës dhe të qëndrojnë vigjilentë për sigurinë e tyre personale.

Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Gjatë ditës së sotme, pritet prani e shtuar e policisë dhe ndërprerje të trafikut në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Policia e Shtetit ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzime dhe rrugë të ndryshme, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe shoferët që lëvizin në qendër të Tiranës.

Ambasada thekson gjithashtu se edhe pse tubimet shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i qëndrueshëm është të shmangen zonat e protestave. Nëse ndodheni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë suaj personale”.

Për të ruajtur sigurinë personale, Ambasada jep dhe disa këshilla konkrete:

Shtetasit amerikanë këshillohen të shmangin këtë protestë

Jini të vetëdijshëm për atë që po ndodh

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në ambiente publike.

Ndiqni mediat lokale

Gjithmonë kini një plan emergjence

Mbani një profil të ulët

Sot në 24 janar mbahet protesta kombëtare e Partisë Demokratike. Kreu demokrat Sali Berisha, ka paralajmëruar se kjo e sotmja do të jetë më e madhja që është mbajtur ndonjëherë në Tiranë.

Sipas tij, regjimi do përmbyset dhe drejtuesit e tij do dërgohen përpara drejtësisë.

The post Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni vigjilentë appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në vendin tonë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

By: V K
24 January 2026 at 13:22

Kapiteneria e Portit në Vlorë, ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.

Sipas njoftimit zyrtar, lundrimi do të pezullohet duke nisur nga ora 12:00 të datës 24.01.2026 deri në datën 26.01.2026 në orën 06:00.

Kjo masë është marrë për të parandaluar çdo situatë të papritur, për shkak të kushteve atmosferike të këqija.

Ndërsa njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

The post Moti i keq në vendin tonë/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, zbardhen detaje, ra nga…

By: V K
24 January 2026 at 12:56

Ditën e sotme, Tirana u trondit për shkak se njëri nga futbollistët, Fredi Alvarez, humbi nga jeta vajzën e tij.

Nga burimet pranë policisë, dyshohet se fëmija i mitur ka rënë nga krevati 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje kritike për jetën.

I është dhënë ndihmë mjekësore e specializuar, por nuk ia ka dalë të shpëtojë.

Raportohet se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera.

The post Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës, zbardhen detaje, ra nga… appeared first on Albeu.com.

Murinjo e thumboi nga distanca, vjen kundërpërgjigja e Kivusë: Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë…

By: V K
24 January 2026 at 12:42

Zhoze Murinjo, deklaroi para dy ditësh se e habiste fakti që klubet më të mira në botë drejtohen nga trajnerë pa histori.

Kjo fjali e thënë prej tij u cilësua si thumbim për trajnerin aktual të Interit, Kristian Kivu. Kjo për shkak se ai mori drejtimin e zikaltërve pasi kishte drejtuar Parmën në 13 ndeshje në Seria A.

Por rumuni nuk e ka lënë me kaq thumbimin e portugezit teksa i është përgjigjur në distancë:

“Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë, ekipi vazhdon të punojë shumë, duke ndjekur ëndrrën për të qenë konkurrues”.

The post Murinjo e thumboi nga distanca, vjen kundërpërgjigja e Kivusë: Pavarësisht zhurmës nga miqtë dhe armiqtë… appeared first on Albeu.com.

Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e javës: Ja kur pritet të përmirësohet koha

By: V K
24 January 2026 at 12:30

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm.

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës.

“Kjo fundjavë do të vijojë të jetë e paqëndrueshme ku gjatë orëve të pasdites vranësirat do bëhen më të dukshme duke bërë që të kemi prezente reshjet e shiut. Në zonat e thella malore do ketë rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë.

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit.

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius“, – tha Osmani për euronews.

The post Meteorologu Hakil Osmani bën parashikimin e javës: Ja kur pritet të përmirësohet koha appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

By: V K
24 January 2026 at 12:22

Ditën e sotme, përmes një postimi në rrjete sociale, pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë,  ka reaguar edhe kryedemokrati, Sali Berisha.

Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’.

Protesta pritet të nisë në orën 17:00 te kryeministria, kundër qeverisë së Edi Ramës, pas skandaleve dhe aferave që përfshinë këtë të fundit.

 

The post Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës! appeared first on Albeu.com.

PD proteston sot në Tiranë përpara Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe masa të shtuara policore

By: V K
24 January 2026 at 12:07

Ditën e sotme 24 Janar 2026, Partia Demokratike, do të dalë sërish në protestë  në Tiranë, në një tubim që pritet të nisë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.

Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha, kjo protestë parashikohet të jetë më e madhja dhe vendimtarja, që do të bëjë bashkë qytetarët.

Ndërkohë Policia e Tiranës, ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës. Sot duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Berisha me të rinjtë e FRPD një ditë para protestës:

“Diktaturat autoritare kohërat provuan se antidoti është gjenerata juaj gjenerata Z. E përmbysën në Bangladesh, e përmbysi në Nepal regjimin, e përmbysi në Sri Lanka, që po i dridh themelet autokratit të Beogradit Vuçiç. Në nderin e tyre studentëve.

Sot Shqipëria ka një opozitë që qëndron e vendosur në idealet e saj gjer në përmbysjen e kësaj diktature. Kjo betejë zhvillohet në dy rrethana, kushte të favorshme. Së pari, demaskimi që i bëmë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ky grabit zgjedhje. Ky për shqiptarët është autori i një farse elektorale.

Na jep të drejtën që çdo sekondë të punojmë kundër këtij armiku të votës së lirë. Ky duhet të ikë një minutë e më parë.

Kurrë ndonjë herë një qeveri e tillë nuk është kapur në flagrancë, në vjedhjen e mld të qytetarëve dhe përdor pushtetin për të mbrojtur. Është shkaku për të bërë gjithçka për përmbysjen e saj. Shpresa më e madhe jeni ju gjenerata juaj”./vizionplus

The post PD proteston sot në Tiranë përpara Kryeministrisë, bllokime rrugësh dhe masa të shtuara policore appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Elbasan/ Shoferi i dehur përplaset me pemën, humb jetën 21-vjeçari

By: V K
24 January 2026 at 11:13

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor me pasoja fatale ka ndodhur në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26-vjeç, pasi automjeti që ai drejtonte, duke qenë në gjendje të dehur, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë anësore.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri i automjetit, shtetasi Nehat Uruçi, 21-vjeç, gjithashtu banues në Elbasan.

Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

The post Aksident i rëndë në Elbasan/ Shoferi i dehur përplaset me pemën, humb jetën 21-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Apeli lë në burg anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit socialist (EMRAT)

By: V K
24 January 2026 at 10:50

Këtë të shtunë, Gjykata e Apelit, ka vendosur sot në 24 janar të lërë në fuqi masat e sigurisë për anëtarët e grupit “Rraja” të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal.

Mes të akuzuarve, është edhe djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja.

Shtetasit për të cilët u konfirmua masa e sigurisë janë:

-Islam Sefa

-Rexhep Rraja

Perparim Rraja

-Gazmir Rraja

-Aldo Gjini

-Zamir Aliaj

-Jani Cavo

-Marvin Bushati

Ndërkohë, Sokol Qaja dhe Agim Nina, persona të arrestuar nuk kanë bërë ankim.

Sipas organit të akuzës, anëtarët e grupit Rraja, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim” dhe “Organizim i grupit të strukturuar kriminal”.

Si funksiononte grupi dhe Çfarë zbuluan hetimet

Nga hetimet ka rezultuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova, se personat e dyshuar janë përfshirë në aktivitet të paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Europian. Gjatë veprimtarisë së tyre, të dyshuarit kanë komunikuar gjithashtu mes tyre përmes aplikacionit të enkriptuar “SkyECC”. Këto komunikime janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës së ndërsjellë juridike.

Nga këqyrja dhe analizimi i të dhënave të administruara është bërë e mundur identifikimi i 14 (katërmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë nën hetim: Rexhep Rraja, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, Jani Çavo, Islam Sefa alias Islam Xaka, Agim Nina alias Lorenc Selmani, Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, Sokol Qaja, Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku dhe Ervis Shuli, të dyshuar për përfshirje në aktivitet të paligjshëm kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, si dhe nga ekzekutimi i letërporosive nga autoritetet malazeze, holandeze dhe turke, janë zbardhur rrethana të rëndësishme të kryerjes së veprave penale, duke u evidentuar rolet e drejtuesve, financuesve dhe pjesëmarrësve në këtë veprimtari kriminale, sipas episodeve të paraqitura më poshtë.

Episodet e trafikut të drogës

Episodi i parë, i përket datës 3.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Malit të Zi, është sekuestruar sasia prej 1722 kg, bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Episodi i dytë, i përket datës 23.11.2020, gjatë të cilit nga autoritetet kompetente të Mbretërisë së Holandës, është sekuestruar sasia prej 475 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e dërguar nga Ekuadori në Portin Vlissingen, Holandë.

Episodi i tretë, i përket datës 26.1.2021, gjatë të cilit nga autoritetet të Turqisë, është sekuestruar sasia prej 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Turqinë.

Gjithashtu, të hetuarit Marvin Bushati, më datë 10.12.2025, iu sekuestrua, ndër të tjera, një armë zjarri model “Glock”, dhe është arrestuar në flagrancë për veprën penale;“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë (neni 278/4 i Kodit Penal), gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit personal.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave sa i përket implikimit të personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

The post Apeli lë në burg anëtarët e grupit Rraja, mes tyre djali i ish-deputetit socialist (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Fusnin lëndë narkotike në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT)

By: V K
24 January 2026 at 10:18

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kërkuar ‘Arrest në burg’ për tre shtetasit e arrestuar një ditë më parë në Elbasan, pasi akuzohen se fusnin drogë në qelitë e burgut.

Më konkretisht bëhet fjalë për:

Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan

Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri

Gerald Stamolla, i paraburgosur në IEVP Elbasan

Sipas organit të akuzës, nga hetimet ka rezultuar se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi Ndriçim Kroi i cili kryen shërbim në regjimin e brëndshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundraligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brëndshëm.

Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.

Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.

Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi Ndriçim Kroi këtë veprimtari të kundraligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë dhe të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen Esmeralda Komici, e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si Gerald Stamolla, shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.

The post Fusnin lëndë narkotike në qeli/ Prokuroria kërkon burg për policin dhe 2 të tjerë, zbardhet skema (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Mjegulla e dendur në aksin Korçë-Pogradec, autoritetet apelojnë kujdes në qarkullim (VIDEO)

By: V K
24 January 2026 at 10:04

Prej dy ditësh, mjegulla ka mbuluar aksin rrugor Korçë–Pogradec, duke kufizuar ndjeshëm dukshmërinë dhe vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Sipas raportimeve, përqendrimi më i madh i mjegullës vërehet në segmentet që kalojnë në territorin e Maliqit dhe zonat përreth fshatrave, ku dukshmëria në disa momente zbret në nivele të ulëta.

Autoritetet rrugore u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes.

Situata po monitorohet nga autoritetet, ndërsa qytetarët këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme dhe të ruajnë distancën e sigurisë për të parandaluar aksidentet.

 

The post Mjegulla e dendur në aksin Korçë-Pogradec, autoritetet apelojnë kujdes në qarkullim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 efektivë policie

By: V K
24 January 2026 at 09:42

Tre punonjës të Policisë Orikum, janë arrestuar pas akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe shefi i stacionit të policisë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum, A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum dhe A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum.

Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësve të policisë;

D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;

A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum;

A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum;
të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

Për ankesa me Whatsapp 0694151511
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post Akuza për korrupsion, arrestohen 3 efektivë policie appeared first on Albeu.com.

Operacion nën masa të rrepta sigurie/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot pasdite drejt burgut të Peqinit

By: V K
24 January 2026 at 09:32

Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin.

Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare.

Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin.

Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë.

Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion.

Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme.

The post Operacion nën masa të rrepta sigurie/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot pasdite drejt burgut të Peqinit appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Tirana tronditet para Flamurtarit, ndërron jetë vajza e njërit prej titullarëve

By: V K
24 January 2026 at 09:03

Tirana është tronditur para ndeshjes së sotme kundër Flamurtarit. Klubi bardheblu, njofton përmes një postimi në rrjetet sociale, se një nga afrimet e reja në merkato ka pësuar një humbje të madhe.

Lojtari nga Kosta Rika, Fredi Alvarez, ka humbur nga jeta vajzën e tij në mënyrë tragjike.

Nuk bëhen me dije detaje se çfarë ka ndodhur, ndërsa rikujtojmë se Alvarez i sapoardhur në janar ka marrë direkt rolin e titullarit te kryeqytetasit.

Njoftimi i Tiranës:

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

 

 

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe.

 

The post E rëndë/ Tirana tronditet para Flamurtarit, ndërron jetë vajza e njërit prej titullarëve appeared first on Albeu.com.

❌
❌