Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 January 2026Main stream

Moti sot: I vranët, me reshje të herëpashershme shiu

7 January 2026 at 06:59

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, të cilat lokalisht do të paraqiten në formë të rrebesheve.

Gjatë ditës do të nisë depërtimi gradual i masave të ftohta ajrore, fillimisht në verilindje të vendit, ku pritet të shfaqet shi i ngrirë, e më pas reshjet do të shndërrohen në borë.

Deri vonë në mbrëmje, përkatësisht rreth mesnatës, masat e ftohta polare do të shtrihen në të gjithë territorin, duke bërë që reshjet e shiut të shndërrohen në borë në gjithë vendin. Të reshurat herë pas here pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh në intervale të ndryshme kohore.

Era fillimisht do të fryjë nga juglindja, por me depërtimin e masave të ftohta do të zhvendoset nga veriu, ndërsa në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–57 km/h, njofton MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C. Në verilindje, temperaturat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, për të pësuar ulje të dukshme më vonë, duke hyrë në vlera negative gjatë pasditës. Në pjesët e tjera të vendit, rënia e temperaturave do të ndodhë gradualisht gjatë ditës e deri në mbrëmje, kur pritet të përfshijë edhe jugun e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot: I vranët, me reshje të herëpashershme shiu appeared first on Sinjali.

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

6 January 2026 at 23:51

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të niveleve të larta të turbullirës në burimet e furnizimit me ujë, impiantet për trajtimin e ujit të pijes nuk janë në gjendje të operojnë në mënyrë të sigurtë.

Rrjedhimisht, uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për pije.

Sipas njoftimit të KRU “Mitrovica”, gjatë orëve të mbrëmjes është shënuar një rënie e përkohshme e nivelit të turbullshmërisë dhe janë ndërmarrë përpjekje për rifillimin e trajtimit të ujit. Megjithatë, këto tentativa nuk kanë rezultuar të suksesshme, pasi niveli i turbullirës ka filluar sërish të rritet.

Konsumatorët duhet të kenë parasysh se edhe në rastet kur uji arrin në rrjet, ai NUK duhet të përdoret për pije, por vetëm për qëllime higjienike dhe teknike, deri në një njoftim të radhës. Ekipet tona janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do t’ju mbajnë të informuar me kohë për çdo ndryshim apo përmirësim të gjendjes”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”, i publikuar në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike appeared first on Sinjali.

Shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar për të gjitha shkollat për shkak të motit të keq

6 January 2026 at 23:38

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka njoftuar opinionin publik se, për shkak të reshjeve të fundit dhe kushteve të vështira në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor do të shtyhet deri më 12 janar 2026.

“Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme, të cilat sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke shkaktuar vërshime lokale, vështirësi në komunikacion, probleme në sistemet e kanalizimit dhe pengesa në trafik, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar”, thuhet në vendimin e MASHTI-t.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtyhet procesi mësimor deri më 12 janar për të gjitha shkollat për shkak të motit të keq appeared first on Sinjali.

BE: Të mos pengohen ndihmat humanitare që dërgohen në Rripin e Gazës

6 January 2026 at 23:16

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sot kundër çdo përpjekjeje për të penguar dërgimin e ndihmës humanitare në shkallën e nevojshme në Rripin e Gazës, pas vendimit të autoriteteve izraelite për të ndaluar 37 organizata ndërkombëtare të ndihmës nga puna në territoret palestineze.

Në një deklaratë të përbashkët nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, Komisionerja për Mesdheun Dubravka Šuica dhe Komisionerja për Krizë Hadja Lahbib (ose Helena Habib sipas disa burimeve), BE-ja theksoi nevojën absolute për të lejuar këto organizata të punojnë në mënyrë të qëndrueshme, duke siguruar shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe në vëllim të madh të ndihmave.

Deklarata vuri në dukje se situata humanitare në Gazë vazhdon të përkeqësohet, me qytetarët që përballen me shi të dendur dhe të ftohtë të ashpër dimëror pa strehë të sigurt.

Fëmijët ende nuk mund të shkojnë në shkollë, ndërsa spitalet funksionojnë në gjendje gati të paralizuar për shkak të mungesës së personelit dhe pajisjeve.

BE-ja nënvizoi domosdoshmërinë e dërgimit të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë, pa pengesa, dhe shpërndarjen e saj të qëndrueshme.

“Pa këto organizata ndërkombëtare, ndihma humanitare nuk mund të dorëzohet në shkallën e nevojshme për të parandaluar humbje të mëtejshme jetësh në Gaza,” thuhet në deklaratë.

Nga ana tij, Izraeli ka justifikuar ndalimin duke thënë se organizatat – përfshirë Médecins Sans Frontières (MSF), Oxfam, Norwegian Refugee Council dhe të tjera – nuk respektuan kërkesat e reja për transparencë dhe siguri, duke refuzuar të dorëzojnë lista të plota të stafit palestinez.

Organizatat kundërshtojnë, duke e quajtur këtë shkelje të parimeve humanitare dhe rrezik për stafin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post BE: Të mos pengohen ndihmat humanitare që dërgohen në Rripin e Gazës appeared first on Sinjali.

Moti për nesër kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu

6 January 2026 at 23:07

Nesër parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu herë pas here, të cilat lokalisht do të paraqiten në formë të rrebesheve.

Gjatë ditës do të nisë depërtimi gradual i masave të ftohta ajrore, fillimisht në verilindje të vendit, ku pritet të shfaqet shi i ngrirë, e më pas reshjet do të shndërrohen në borë.

Deri vonë në mbrëmje, përkatësisht rreth mesnatës, masat e ftohta polare do të shtrihen në të gjithë territorin, duke bërë që reshjet e shiut të shndërrohen në borë në gjithë vendin. Të reshurat herë pas here pritet të shoqërohen me disa shkarkesa rrufesh në intervale të ndryshme kohore.

Si pasojë e gjendjes së rënduar nga përmbytjet, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, situata pritet të përkeqësohet edhe më tej.

Kujdes nga shiu i ngrirë, veçanërisht në verilindje të vendit. Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të ujit bien në tokë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë në momentin që prekin sipërfaqe nën 0°C. Ky fenomen formon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar rreziqe për qarkullim dhe mundësi dëmesh.

Era fillimisht do të fryjë nga juglindja, por me depërtimin e masave të ftohta do të zhvendoset nga veriu, ndërsa në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15–57 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 13°C. Në verilindje, temperaturat më të larta do të regjistrohen në orët e mëngjesit, për të pësuar ulje të dukshme më vonë, duke hyrë në vlera negative gjatë pasditës. Në pjesët e tjera të vendit, rënia e temperaturave do të ndodhë gradualisht gjatë ditës e deri në mbrëmje, kur pritet të përfshijë edhe jugun e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për nesër kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu appeared first on Sinjali.

Yesterday — 6 January 2026Main stream

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

By: Elva
6 January 2026 at 22:58

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë kohe. Në dashuri, kini kujdes të mos i thoni të gjitha menjëherë. Beqarët do të dëshirojnë emocione të forta, por duhet të jenë […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

23-vjeçarin e merr rrjedha e ujit në Gjirokastër

By: Elva
6 January 2026 at 22:51

Përmbytjet që kanë goditur Gjirokastrën këtë pasdite kanë sjellë momente paniku dhe rrezik për jetën e qytetarëve, ndërsa reshjet e dendura kanë mbushur rrugët me ujë të rrëmbyeshëm. Një 23-vjeçar u mor nga rrjedha e fuqishme e ujit në zonën e Bllokut të Furrave, lagjja Punëtori, duke rrezikuar të mbytej. Fatmirësisht, punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë […]

The post 23-vjeçarin e merr rrjedha e ujit në Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë

By: Elva
6 January 2026 at 22:42

Situata e përmbytjeve në Durrës vijon të jetë e vështirë, pasi reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të qytetit. Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, u konfirmua se rreth 800 banesa janë përmbytur dhe 180 banorë janë evakuuar. Zonat më të prekura raportohen të jenë: ish-Këneta Shkozet ish-Nishtulla Banorët […]

The post 800 banesa të përmbytura në Durrës, evakuohen 180 banorë appeared first on BoldNews.al.

Protestat në Iran/ Vritet një oficer policie, përshkallëzohen tensionet

By: Elva
6 January 2026 at 22:20

Një oficer policie ka humbur jetën në Iranin perëndimor gjatë ditës së dhjetë të protestave anti-qeveritare në vend, njofton agjencia e lajmeve Fars. Ngjarja është shënuar në një zonë të banuar kryesisht nga komuniteti kurd, ku raportohen përleshje të vazhdueshme mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë. Sipas Fars-it, oficeri Ehsan Agajani u plagos nga të […]

The post Protestat në Iran/ Vritet një oficer policie, përshkallëzohen tensionet appeared first on BoldNews.al.

Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe

By: Elva
6 January 2026 at 21:57

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi se PD duhet të qëndrojë e bashkuar në betejën kundër qeverisë, duke refuzuar çdo ide për përjashtime të zërave kritikë brenda partisë. Në një intervistë në Studio 24 në News24, Tabaku reagoi për lëvizjet e Ervin Salianji, duke theksuar se mendimi ndryshe është i vlefshëm dhe nuk duhet […]

The post Salianji jashtë Kryesisë? Tabaku: S’kam dijeni, e vlerësoj mendimin ndryshe appeared first on BoldNews.al.

Pamje/ Shirat e rrëmbyeshëm pushtojnë edhe Gjirokastrën

6 January 2026 at 21:50

Nga Gazeta ‘SI’- Në orët e fundit krahas Shkodrës, Durrësit dhe Lezhës, edhe Gjirokastra po përballet me përmbytje masive, përrenj dhe lumenj të rrëmbyeshëm që kanë dalë nga shtrati. 

Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Ficos, është përmbytur lagjja e poshtme të qytetit ‘18 shtatori’, ndërsa niveli i ujit është rritur shumë edhe në zonën e njohur si Ura e Lumit.

Uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit, duke marrë përpara edhe makina, ndërsa janë përmbytur edhe biznese.

The post Pamje/ Shirat e rrëmbyeshëm pushtojnë edhe Gjirokastrën appeared first on Gazeta Si.

Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të po diskutojnë mundësitë për ta marrë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë

6 January 2026 at 22:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka qenë duke diskutuar “një varg opsionesh” për ta marrë nën kontroll Grenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë, thotë Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë i tha televizionit BBC të martën se marrja e Grenlandës është “prioritet i sigurisë kombëtare”.

Kjo deklaratë vjen pas komenteve të presidentit në fundjavë, kur tha se Shteteve të Bashkuara “u nevojitet” Grenlanda – rajon gjysmautonom si pjesë e Mbretërisë së Danimarkës – për arsye sigurie, raporton televizioni BBC.

Aleatët evropianë janë rreshtuar në mbështetje të Danimarkës pas këmbënguljes së përtërirë të Uashingtonit se duhet ta ketë nën kontroll ishullin gjigant. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, paralajmëroi të hënën se çfarëdo sulmi nga ShBA-ja do ta sillte fundin e NATO-s.

Shtëpia e Bardhë të martën tha: “Presidenti dhe ekipi i tij janë duke diskutuar një varg opsionesh për ta ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe, natyrisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit supreme [presidentit].”

Të martën, gjashtë vende aleate evropiane e mbështetën Danimarkën përmes një deklarate të përbashkët.

“Grenlanda i takon popullit të saj dhe vetëm Danimarka e Grenlanda mund të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e tyre” – thanë udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Polonisë dhe Danimarkës.

Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, e mirëpriti deklaratën dhe bëri thirrje për “dialog me respekt”.

“Dialogu duhet të zhvillohet duke e respektuar faktin se statusi i Grenlandës është i rrënjosur në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimin e integritetit territorial” – tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpia e Bardhë thotë se SHBA-të po diskutojnë mundësitë për ta marrë Groenlandën, përfshirë përdorimin e ushtrisë appeared first on Sinjali.

Numërimi i votave me kusht përfundon, këta janë më të votuarit nëpër parti

6 January 2026 at 22:50

Pas përfundimit të votave të personave me nevoja të veçanta, është mbyllur edhe numërimi i votave me kusht.

Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka marrë 50.98% të këtyre votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 19.75%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 10.79% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 5.88%.

Numri total i vendvotimeve ka qenë 57, ndërsa rreth 10 mijë qytetarë kanë dhënë votën e tyre.

Nga VV, më të votuarit janë:

Albin Kurti – 4,181 vota

Glauk Konjufca – 3,328 vota

Albulena Haxhiu – 1,786 vota

Hekuran Murati – 1,717 vota

Hajrulla Çeko – 1,570 vota

Nga PDK, më të votuarit janë:

Bedri Hamza – 1,627 vota

Arian Tahiri – 774 vota

Përparim Gruda – 734 vota

Uran Ismaili – 681 vota

Vlora Çitaku – 534 vota

Nga LDK, më të votuarit janë:

Lumir Abdixhiku – 684 vota

Hykmete Bajrami – 533 vota

Doarsa Kica Xhelili – 390 vota

Ukë Rugova – 382 vota

Avdullah Hoti – 381 vota

Nga AAK, më të votuarit janë:

Ramush Haradinaj – 479 vota

Besnik Tahiri – 294 vota

Daut Haradinaj – 293 vota

Bekë Berisha – 242 vota

Agim Çeku – 226 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numërimi i votave me kusht përfundon, këta janë më të votuarit nëpër parti appeared first on Sinjali.

“Më të sigurt” – Krerët e shtetit mirëpresin dërgesën e sistemeve raketore anti-tank nga Turqia

6 January 2026 at 22:42

Kosova ka pranuar sot dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Me rastin e pranimit të kësaj dërgese, është deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Faleminderit, Turqi”, shkroi Osmani në një postim në Facebook në gjuhën turke.

Për këtë dërgesë të rëndësishme mbrojtëse ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Më të fortë, më të sigurt: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë”, tha Kurti në Facebook.

Ndërkohë, Maqedonci sqaroi se OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post “Më të sigurt” – Krerët e shtetit mirëpresin dërgesën e sistemeve raketore anti-tank nga Turqia appeared first on Sinjali.

Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, LVV merr mbi 36 për qind

6 January 2026 at 22:32

Numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta ka përfunduar, ndërsa deri në orën 22:00 të 6 janarit janë numëruar gjithsej 37 kuti votimi.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.96 për qind të votave të personave me nevoja të veçanta, Partia Demokratike e Kosovës 26.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 12.30 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.13 për qind.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta, LVV merr mbi 36 për qind appeared first on Sinjali.

JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros

6 January 2026 at 22:17

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se fillimisht kishte dyshime nëse Shtetet e Bashkuara do të mund ta realizonin operacionin për kapjen e udhëheqësit venezuelas, Nicolás Maduro, pa pasur viktima amerikane.

“Mendoj se të gjithë ne ishim disi skeptikë”, tha Vance në emisionin “The Scott Jennings Show”, duke kujtuar informimin që kishte marrë për planin disa javë më parë.

“A mund ta bësh vërtet këtë – të shkosh në një vend të huaj, të mos kthesh asnjë amerikan të vdekur dhe, në fakt, të marrësh këtë narkoterrorist të akuzuar”, shtoi ai.

Vance i tha Jennings se misioni u ekzekutua “në përsosmëri” dhe parashikoi se rrëzimi i Maduros do të çojë në gaz dhe energji më të lirë për amerikanët.

“Më e rëndësishmja, kjo do të thotë që ne kemi më shumë kontroll mbi burimet e energjisë që ekzistojnë në botë, për të arritur rezultate më të mira ekonomike për popullin tonë dhe për t’i përdorur ato burime energjie si levë për të arritur paqe dhe prosperitet më të madh”, tha ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post JD Vance ishte “skeptik” ndaj operacionit për kapjen e Maduros appeared first on Sinjali.

SHBA-të mund të ndalojnë dhe sekuestrojnë një cisternë nafte që po shkon drejt Evropës, thonë raportet

6 January 2026 at 22:00

SHBA-ja mund të veprojë për të sekuestruar një tanker nafte me flamur rus që po lundron nëpër Atlantik drejt Evropës, raporton CBS News, partneri mediatik i BBC-së në SHBA.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë transmetuesit se forcat amerikane planifikojnë të ndërhyjnë për të ndaluar anijen, e cila historikisht ka transportuar naftë bruto venezueliane dhe besohet të jetë midis Skocisë dhe Islandës.

Presidenti Donald Trump tha muajin e kaluar se po urdhëronte një “bllokadë” të tankerëve të naftës të sanksionuar që hynin dhe dilnin nga Venezuela, një veprim që qeveria atje e përshkroi si “vjedhje”.

Para se të sekuestronte ish-udhëheqësin e vendit, Nicolás Maduro, të shtunën, Trump e kishte akuzuar me herë qeverinë e Venezuelës se po përdorte anije për të sjellë droga në brigjet amerikane.

Rojtarët bregdetarë të SHBA-së tentuan të hipnin në Bella 1 muajin e kaluar në Karaibe, kur besohej se po drejtohej drejt Venezuelës, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Ata kishin marrë një urdhër për të sekuestruar anijen, e akuzuar për shkelje të sanksioneve amerikane dhe për transport të naftës iraniane.

Më pas, ajo ndryshoi rrugën në mënyrë dramatike, si dhe emrin në Marinera, duke u riblerë nga një anije me flamur guianas në një anije me flamur rus.

Arritja e saj drejt Evropës ka shënuar paralelisht ardhjen e rreth 10 avionëve ushtarakë transportues amerikanë në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe helikopterëve.

Rusia thotë se po “monitoron me shqetësim” situatën rreth anijes.

CBS News raportoi se dy zyrtarët amerikanë thanë se forcat amerikane preferojnë të sekuestroni anijen sesa ta fundosin atë.

Besohen se Marinera ndodhet midis Skocisë dhe Islandës, me distancën dhe motin që e bëjnë hipjen në bord të vështirë.

Nëse ndonjë operacion ushtarak amerikan do të nisë nga Mbretëria e Bashkuar, atëherë pritet që Uashingtoni ta informojë aleatin e tij.

Për momentin, Ministria e Mbrojtjes së MB-së thotë se nuk do të komentojë mbi aktivitetet ushtarake të vendeve të tjera.

Zyrtarët amerikanë të cituar nga CBS sugjeruan se Amerika mund të kryejë një operacion si ai i kryer muajin e kaluar, kur Marinës dhe forcat speciale amerikane, duke punuar me Rojet Bregdetare të SHBA-së, sekuestruan The Skipper, një tanker të madh nafte me flamur të Guianës, pasi lëvizi nga porti në Venezuelë.

Të dhënat e sistemit automatik të identifikimit (AIS) për tankerët, të cilat mund të manipulohet ose falsifikohet, sugjerojnë se ai ishte në Atlantikun Verior rreth 2,000 km (1,200 milje) perëndim të Evropës kontinentale të martën.

Sipas ligjit ndërkombëtar, anijet që valëviten me flamur të një shteti janë nën mbrojtjen e atij vendi, por Dimitris Ampatzidis, analist i lartë për rrezikun dhe përputhshmërinë në firmën e inteligjencës detare Kpler, i tha BBC Verify se ndryshimi i emrit dhe flamurit të anijes mund të mos ndikojë shumë.

“Veprimi i SHBA-së udhëhiqet nga identiteti themelor i anijes [numri IMO], rrjetet e pronësisë/ kontrollit dhe historia e sanksioneve, jo nga shenjat e pikturuara apo flamuri i pretenduar,” tha ai.

Ampatzidis shtoi se ndryshimi në regjistrin rus mund të shkaktojë “frikë diplomatike”, por nuk do të ndalojë asnjë veprim ekzekutiv amerikan.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se po “monitoron me shqetësim të afërt situatën e pazakontë rreth tankerit rus Marinera”.

“Aktualisht, anija jonë po lundron në ujërat ndërkombëtare të Atlantikut Verior nën flamurin e Shtetit të Federatës Ruse dhe në përputhje të plotë me normat e së drejtës ndërkombëtare detare,” shtoi ajo.

“Për arsye të paqarta për ne, anija ruse po i jepet vëmendje e shtuar dhe qartë e tepruar nga ushtria amerikane dhe NATO, pavarësisht statusit të saj paqësor,” thuhet më tej.

“Ne presim që vendet perëndimore, të cilat deklarojnë angazhimin e tyre për lirinë e lundrimit në detet e hapura, të fillojnë t’i respektojnë vetë këto parime.”

Ky përplasje e mundshme rreth tankerit të naftës vjen disa ditë pasi SHBA-ja tronditi botën duke përdorur forcë ushtarake për të sekuestruar Presidentin venezuelian Nicolás Maduro, aleat i Rusisë, nga kryeqyteti Karakas.

Gjatë operacionit, ishin bombarduar disa objekte në qytet për të nxjerrë atë dhe gruan e tij nën dyshimin për armë dhe droga.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-të mund të ndalojnë dhe sekuestrojnë një cisternë nafte që po shkon drejt Evropës, thonë raportet appeared first on Sinjali.

Witkoff thotë se negociatat mbi protokollet e sigurisë “kryesisht kanë përfunduar”

6 January 2026 at 21:42

I dërguari special i SHBA-ve, Steve Witkoff, tha se Presidenti amerikan Donald Trump dëshiron paqe në Ukrainë.

“Ne jemi të vendosur në emër të tij të bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur atë paqe”, thotë ai.

Witkoff citon përparimin në takimet e mëparshme, duke përfshirë ato në Berlin dhe në resortin e Trumpit në Mar-a-Lago në Florida.

“Ne mendojmë se kemi përfunduar kryesisht me protokollet e sigurisë”, vazhdon ai.

“Por ne gjithashtu mendojmë, në mënyrë kritike, se jemi shumë afër përfundimit të një marrëveshjeje prosperiteti aq të fortë sa çdo vend ka parë ndonjëherë duke dalë nga konflikte të tilla.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Witkoff thotë se negociatat mbi protokollet e sigurisë “kryesisht kanë përfunduar” appeared first on Sinjali.

IHMK paralajmëron: Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme

6 January 2026 at 21:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë periudhës 05–06 janar 2026, në territorin e Republikës së Kosovës ka pasur reshje mesatarisht 43 mm/lm².

Sasia e reshjeve sipas pellgjeve lumore ka qenë: Drini Bardhë: 76.2 mm, Ibri: 27.8 mm, Morava e Binçës: 19.9 mm, Lepenci: 47.9 mm.

Sipas IHMK-së, shumica e lumenjve në Kosovë, sidomos ata në pjesë perëndimore dhe qendrore të vendit, kanë shënuar ngritje gjatë këtyre dy ditëve. Disa prej tyre, në segmente të caktuara, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje lokale.

Situata më e vështirësuar paraqitet në lumenjtë: Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Deçanit, Toplluha, Klina, Mirusha, Lumi Drenica, Lumi i Istogut, sidomos në degët e tyre me karakter malor.

Ndërsa, lumenjtë në lindje dhe jug të vendit si: Ibri, Sitnica, Morava e Binçës, Lepenci dhe Nerodimja, aktualisht kanë ngritje të lehtë të niveleve dhe nuk paraqesin probleme.

“Reshje, pritet edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme, të cilat do ta vështirësojnë edhe më shumë situatën e krijuar”, thuhet tutje në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post IHMK paralajmëron: Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme appeared first on Sinjali.

Situata e vërshimeve në vend, AME: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve

6 January 2026 at 21:20

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se situata me vërshimet në vend paraqitet e menaxhueshme, me raste të lokalizuara në disa komuna.

Informacionet janë siguruar nga Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Drejtoritë për Shërbime Publike dhe Emergjenca (DSHPE), të koordinuara nga Qendrat Operative Emergjente 112.

Sipas AMK-së, rajonet më të prekura janë Fushë Kosova, Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skenderaji dhe Gjakova, ku janë shënuar vërshime në oborre, bodrume dhe rrugë të caktuara.

Në Gjakovë, është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve, në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Ndërsa, në shumicën e komunave të tjera, gjendja mbetet relativisht e qetë dhe stabile, nën monitorim të vazhdueshëm.

“Të gjitha ekipet e forcave të Mbrojtjes dhe Shpëtimit janë në terren dhe situata po monitorohet vazhdimisht nga sistemi i komunikimit emergjent i Agjencisë Menaxhimit Emergjent”, njofton AMK.

Agjencia apelon tek qytetarët që të mos kalojnë në zona të vërshuara, të raportojnë çdo rrezik në numrin unik emergjent 112 dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare.

AMK thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioritet kryesor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Situata e vërshimeve në vend, AME: Në Gjakovë është kërkuar ndihmë për evakuimin e mbi 20 familjeve appeared first on Sinjali.

❌
❌