Këshilli Ekzekutiv themelues – me Trumpin si kryetar – është në krye të Bordit të Paqes.
Anëtarët e tij janë:
Tony Blair, ish-kryeministër britanik;
Jared Kushner, dhëndri i Trump;
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio;
I dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff;
Marc Rowan, Drejtor Ekzekutiv i firmës financiare Apollo Global Management;
Ajay Banga, president i Grupit të Bankës Botërore;
Robert Gabriel, zëvendëskëshilltar i sigurisë kombëtare i SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hapi ceremoninë kushtuar “Bordit të Paqes” ndërkombëtar duke u fokusuar në politikën e brendshme dhe duke u mburrur me rritjen ekonomike të SHBA-së, ndërsa e shikonin më shumë se një duzinë udhëheqësish botërorë.
“Ne kemi një mandat të shkëlqyer në vend, siç thashë dje, ekonomia amerikane po lulëzon”, tha ai.
“Kur Amerika lulëzon, e gjithë bota lulëzon”, shtoi ai. /Telegrafi/
Steve Witkoff, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë, theksoi sot se ka mbetur "vetëm një çështje" në to, e cila mund të zgjidhet nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë.
Witkoff mori pjesë në një panel mbi Ukrainën në Davos, duke thënë se negociatat ishin "në fund të procesit" dhe se ai ishte "optimist".
"Ne arritëm në një çështje, diskutuam versionet e saj të ndryshme, që do të thotë se është e zgjidhshme", theksoi i dërguari, i cili u emërua nga Donald Trump 11 muaj më parë.
"Nëse të dyja palët duan ta zgjidhin, ne do ta zgjidhim", tha ai.
Witkoff vlerësoi ekipin negociator ukrainas, me të cilin kishte “kaluar më shumë se njëqind orë” që nga takimet në Gjenevë.
Pas Davosit, Witkoff do të udhëtojë për në Moskë, ku është njoftuar një takim me presidentin rus Vladimir Putin, dhe më pas për në Abu Dhabi, ku ekipet e punës nga Ukraina dhe Rusia po punojnë për negociatat.
“Mendoj se do të kemi sukses”, përfundoi i dërguari. /Telegrafi/
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff – duke folur në emër të administratës Trump – tha se SHBA-ja nuk është në bisedime me Iranin tani për tani, megjithëse “kemi pasur kontakt me ta”.
Duke folur në një intervistë për CNBC, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Witkoff tha se “Irani është një marrëveshje që duhet të ndodhë”.
I pyetur për hollësi, ai e shmangu përgjigjen, por e përsëriti se ka mundësi për një marrëveshje.
Protestat në Iran nisën më 28 dhjetor 2025, në tregjet e kryeqytetit Teheran, nga tregtarë të zemëruar për kushtet e këqija ekonomike, përfshirë inflacionin e madh dhe rënien e lirë të monedhës.
Trazirat u përshkallëzuan me shpejtësi, duke u shndërruar në demonstrata të gjera kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardeve të jetesës dhe shtypjes të lirive themelore.
Tensionet SHBA–Iran
Tensionet e kahershme mes Uashingtonit dhe Teheranit po thuajse kanë arritur pikën kulmore gjatë kësaj krize.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara ishin “të gatshme dhe të armatosura” dhe të përgatitura për të vepruar nëse forcat iraniane të sigurisë do të vrisnin protestues.
Më vonë, ai u zotua për “veprime shumë të fuqishme”, nëse Irani do të vazhdonte me ekzekutimin e protestuesve.
Trump më pas tha se kishte zgjedhur personalisht të mos urdhëronte sulme ushtarake kundër Iranit, duke ia atribuuar këtë vendim anulimit të raportuar nga Teherani të qindra ekzekutimeve të planifikuara.
Në një tjetër intervistë në Davos, Witkoff i tha Arab News se Irani duhet të vijë dhe të ulet në tryezën diplomatike.
“Kjo duhet të ndodhë [që Irani të negociojë]”, tha ai. “Është e rëndësishme. Nëse shkon Irani, shkon edhe rajoni, ndaj duhet ta sqarojmë këtë”.
Witkoff këmbënguli se Lindja e Mesme po lëviz në drejtimin e duhur.
“Mendoj se është e jashtëzakonshme ajo që po ndodh. Të gjithë, mendoj, po punojnë së bashku drejt paqes”, tha ai. “Të gjithë janë angazhuar me idetë e presidentit Trump për paqen kufitare dhe jam kam shumë shpresa”./REL
Janë bërë publike emrat e personave që do të jenë pjesë e Komitetit Kombëtar për menaxhimin e Gazës, i formuar me propozim të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ekipi do të udhëhiqet nga Ali Shaath, ndërsa anëtarë të tij janë: Abdul Karim Ashour, Jaber Al-Daour, Bashir Al-Rais, Ali Barhoum, Aed Yaghi, Osama Al-Saadawi, Sami Nasman, Mohammad Bseiso, Arabi Abu Shaaban, Hana Tarzi, Rami Halas, Omar Shamali, Ayed Abu Ramadan dhe Husni Al-Mughni.
Secili prej tyre do të jetë përgjegjës për një sektor të veçantë, që përfshin fusha nga financat deri te arsimi, raporton reuters.
Përveç këtij ekipi, Trump ka emëruar edhe trupa këshillimore që do të veprojnë në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar për menaxhimin e Gazës, ku do të përfshihen emra të njohur të politikës ndërkombëtare.
Ndër ta janë ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, si dhe të dërguarit e Trump-it, Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Bordi do të përfshijë gjithashtu drejtuesin e fondeve private dhe miliarderin Marc Rowan, presidentin e Bankës Botërore Ajay Banga, si dhe Robert Gabriel, këshilltar i Trump-it, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Nickolay Mladenov, ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i lartë për Gazën.
Gjeneralmajori i ushtrisë Jasper Jeffers, komandant i operacioneve speciale të SHBA-së, është emëruar komandant i Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mes të nëntorit, autorizoi bordin dhe vendet që bashkëpunojnë me të të krijojnë këtë forcë në Gaza.
Me emërimin e këtyre strukturave ka nisur zyrtarisht zbatimi i fazës së dytë të armëpushimit në Gaza, gjatë së cilës synohet vendosja e një administrate në këtë territor palestinez pa përfshirjen e Hamasit.
Faza e parë e armëpushimit zgjati tre muaj, gjatë së cilës Izraeli e shkeli marrëveshjen disa herë dhe si pasojë u vranë qindra civilë palestinezë.
Ndryshe, sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, ka krijuar një krizë urie dhe ka zhvendosur brenda territorit të gjithë popullsinë e Gazës. Shumë ekspertë të të drejtave të njeriut, studiues dhe një hetim i OKB-së vlerësojnë se kjo përbën gjenocid.
Izraeli ka deklaruar se ka vepruar në vetëmbrojtje, pasi militantë të udhëhequr nga Hamasi vranë 1200 persona dhe morën më shumë se 250 pengje gjatë një sulmi në fund të vitit 2023. /Telegrafi/
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të zgjidhë tensionet me Iranin përmes dialogut diplomatik, jo me forcë ushtarake, ka deklaruar të martën i dërguari special amerikan, Steve Witkoff.
Ai theksoi se administrata amerikane synon të arrijë marrëveshje për çështje kyçe si programi bërthamor i Iranit, raketat dhe materialet bërthamore, duke shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, raportojnë mediat.
“Dialogu mbetet opsioni ynë kryesor”, tha ai, duke nënvizuar rrezikun e pasojave serioze nëse situata do të përshkallëzohej ushtarakisht.
Deklarata vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet indirekte përmes negociatave dhe ndërmjetësimit të vendeve të treta, me qëllim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët amerikanë përsërisin se rruga diplomatike është prioriteti për të shmangur një përplasje të hapur.
Ndryshe, qytetarët po protestojnë në shtetin iranian për shkaqe ekonomike dhe sociale.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të zgjidhë tensionet me Iranin përmes dialogut diplomatik, jo me forcë ushtarake, ka deklaruar të martën i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff.
Ai theksoi se administrata amerikane synon të arrijë marrëveshje për çështje kyçe si programi bërthamor i Iranit, raketat dhe materialet bërthamore, duke shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, raportojnë mediat.
“Dialogu mbetet opsioni ynë kryesor”, tha ai, duke nënvizuar rrezikun e pasojave serioze nëse situata do të përshkallëzohej ushtarakisht.
Deklarata vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet indirekte përmes negociatave dhe ndërmjetësimit të vendeve të treta, me qëllim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët amerikanë përsërisin se rruga diplomatike është prioriteti për të shmangur një përplasje të hapur.
Ndryshe, qytetarët po protestojnë në shtetin iranian për shkaqe ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua fshehurazi me princin iranian, Reza Pahlavi gjatë fundjavës për të diskutuar protestat në Iran, raportoi Axios, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.
Administrata Trump u habit kur gjatë shumë demonstratave protestuesit brohoritën emrin e princit, përsëri duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.
“Ka pasur një rritje të popullaritetit të Pahlavit. Ata po brohorasin emrin e tij në demonstrata në shumë qytete, dhe duket se kjo po ndodh organikisht”, u citua të ketë thënë zyrtari amerikan.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje protestuesve iranianë që të marrin nën kontroll institucionet e vendit.
Ai i quajti protestuesit “patriotë iranianë” dhe i inkurajoi ata të mos dorëzohen përballë represionit.
Trump u kërkoi gjithashtu që të dokumentohen dhe të ruhen emrat e atyre që janë përgjegjës për vrasjet dhe abuzimet ndaj protestuesve, duke theksuar se këto veprime nuk duhet të mbeten pa përgjegjësi.
Ndryshe, iranianët po protestojnë për shkaqe ekonomike dhe sociale. /Telegrafi/
Ndërsa protestat kundër regjimit në Iran u përshkallëzua, Steve Witkoff i dërguari i Donald Trump, ka zhvilluar një takim sekret me djalin në mërgim të shahut të fundit të Iranit.
Witkoff dhe Reza Pahlavi sipas mediave ndërkombëtare diskutuan trazirat që kanë përfshirë Iranin, ku janë raportuar për më shumë se 2 mijë viktima
Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis opozitës iraniane dhe administratës Trump që nga fillimi i protestave 15 ditë më parë.
Pahlavi po përpiqet të pozicionohet si një udhëheqës kalimtar në rast të rënies së regjimit, por ai nuk është veçanërisht popullor në mesin e iranianëve.
Më herët Presidenti Trump i bëri thirrje popullit iranian të “vazhdojë protestat” dhe të “pushtojë zyrat qeveritare”, ndërsa theksoi se “ndihma rrugës”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe konstruktiv me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konkretisht me Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Sipas tij, takimi ka pasur një atmosferë pozitive dhe është përqendruar në çështje thelbësore që lidhen me përpjekjet për arritjen e paqes.
Gjatë bisedimeve janë shkëmbyer “ide të mira” dhe janë trajtuar “shumë detaje”, përfshirë edhe propozime të reja nga pala ukrainase lidhur me procesin e paqes.
Këto propozime përfshijnë formatet e mundshme të negociatave, organizimin e takimeve të ardhshme dhe përcaktimin e afateve kohore për hapat e mëtejshëm diplomatikë.
— (@)
Zelensky theksoi se dokumentet paraprake janë pothuajse të përfunduara, megjithatë disa “çështje të ndjeshme” ende kërkojnë diskutime dhe punë të mëtejshme.
Ai shtoi se periudha në vijim pritet të jetë shumë intensive në aspektin diplomatik, me angazhime të shumta dhe përpjekje të shtuara për të çuar përpara procesin e paqes.
Në fund, lideri ukrainas shprehu mirënjohjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme dhe bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Rusisë.
Zelensky paralajmëroi se zvarritja e luftës do të sjellë pasoja të rënda, duke theksuar se vonesat vetëm sa e përkeqësojnë situatën dhe rrisin kostot njerëzore dhe politike të konfliktit. /Telegrafi/
Brenda administratës amerikane janë shfaqur tensione dhe mospërputhje të dukshme lidhur me qasjen diplomatike ndaj luftës Rusi–Ukrainë, sipas një raportimi të NBC News.
Në qendër të debatit janë Steve Witkoff, emisar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Sipas burimeve zyrtare, Witkoff ka kryer udhëtime të papritura diplomatike dhe ka zhvilluar takime ndërkombëtare pa koordinim të plotë me Departamentin e Shtetit. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek disa zyrtarë amerikanë, të cilët kanë ngritur shqetësime për mungesë komunikimi dhe rreziqe të sigurisë.
Raporti thekson se përdorimi i aeroplanit privat dhe i mjeteve jo të standardizuara të komunikimit nga Witkoff ka alarmuar zyrtarët e sigurisë, të cilët druhen se komunikimet mund të jenë të cenueshme nga aktorë të huaj. Megjithatë, Departamenti i Shtetit ka ndërmarrë masa shtesë për të garantuar komunikime më të sigurta.
Një tjetër pikë përplasjeje lidhet me propozimet për një plan paqeje për Ukrainën. Disa elemente të propozuara nga Witkoff janë konsideruar nga kritikët si të favorshme për Rusinë. Si pasojë, Marco Rubio dhe diplomatë të tjerë amerikanë kanë ndërhyrë për të rishikuar dhe ndryshuar këto propozime, duke ruajtur një qëndrim më të fortë në mbështetje të Ukrainës.
Nga ana tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë mohuar ekzistencën e një përçarjeje serioze, duke deklaruar se të dy figurat po punojnë drejt të njëjtit qëllim: arritjen e një zgjidhjeje diplomatike për konfliktin.
Analistët vlerësojnë se kjo situatë nxjerr në pah sfidat e brendshme të politikës së jashtme amerikane, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/
Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet me palën amerikane mbi luftën e Rusisë kundër Ukrainës kanë qenë "konstruktive" dhe do të vazhdojnë të shtunën dhe të dielën.
Në një koment të shkurtër, Dmitriev i përshkroi diskutimet me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, si "konstruktive".
Ai shtoi se bisedimet në Miami kishin filluar dhe do të vazhdonin të shtunën dhe të dielën, transmeton Telegrafi.
Kremlini më parë konfirmoi raportet e medias se po bëheshin përgatitje për një takim me përfaqësuesit e SHBA-së për të shqyrtuar rezultatet e bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Evropës mbi një marrëveshje paqeje.
Në mbrëmjen e 19 dhjetorit, Rustem Umierov, Sekretari i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se një takim midis delegacionit negociator ukrainas dhe partnerëve amerikanë dhe evropianë kishte përfunduar.
Më 20 dhjetor, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me kryeministrin portugez Luís Montenegro në Kiev, se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar që të zhvillohen "bisedime paqeje" me përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë dhe ndoshta edhe të vendeve evropiane.
Zelensky tha gjithashtu gjatë një konference online me gazetarët të shtunën se ai e konsideron të rëndësishme ruajtjen e pjesëmarrjes së SHBA-së në "bisedimet e paqes", duke komentuar një propozim të presidentit Francez Emmanuel Macron për të rifilluar angazhimin me Rusinë. /Telegrafi/
Zyrtarët amerikanë dhe rusë pritet të takohen në Miami këtë fundjavë, si pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për t'i dhënë fund gati katër viteve të luftës midis Kievit dhe Moskës, sipas dy personave të njohur me çështjen, shkruan Politico.
Ndërsa përpjekjet e presidentit Donald Trump për t'i dhënë fund luftimeve kanë dështuar, SHBA-të kanë shtuar presionin mbi Ukrainën për të bërë lëshime që do t'i jepnin fund luftës, transmeton Telegrafi.
Planet mbeten në ndryshim e sipër, por nëse ato zhvillohen këtë fundjavë, administrata do t'ua paraqesë rezultatin e raundit më të fundit të diskutimeve zyrtarëve rusë, të cilët nuk kanë ndryshuar shumë në kërkesat e tyre.
Delegacioni rus pritet të përfshijë kreun e fondit sovran të pasurisë së Rusisë, Kirill Dmitriev, sipas njërit prej personave të njohur me çështjen.
Të dy personave iu dha anonimiteti për të diskutuar planet për raundet e ardhshme të bisedimeve të ndjeshme. I dërguari special i administratës Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, pritet të përfaqësojnë palën amerikane.
Witkoff dhe Kushner më herët këtë javë zhvilluan bisedime maratonë në Berlin me zyrtarë ukrainas dhe evropianë për të rënë dakord mbi garancitë e sigurisë amerikane për Kievin, lëshimet territoriale dhe çështje të tjera, ndërsa Uashingtoni vazhdoi të ushtronte presion mbi Kievin në përpjekjet e tij për t'i dhënë fund luftës.
SHBA-të kanë ofruar një premtim të ndërsjellë mbrojtjeje të ngjashëm me premtimin që u ka bërë anëtarëve të NATO-s, ndërsa Ukraina është tërhequr nga kërkesa e saj për t'u bashkuar menjëherë me aleancën transatlantike.
Zyrtarët e administratës Trump besojnë se Rusia do të pranojë garancitë perëndimore të sigurisë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në një marrëveshje përfundimtare.
Por presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën nuk dha shenja se ishte tërhequr nga dëshira e tij për t'i dhënë fund ekzistencës së Ukrainës si shtet sovran.
Duke folur me zyrtarë të lartë të mbrojtjes në Moskë, ai tha se Rusia nuk do të tërhiqej nga misioni i saj për të "çliruar tokat e saj historike" dhe parashikoi se "derri" evropian që mbështet Kievin përfundimisht do të humbiste pushtetin.
SHBA-të kanë thënë se presin që së shpejti të mbledhin një grup zyrtarësh ushtarakë që mbështesin Ukrainën në SHBA, për të përcaktuar më tej detajet teknike mbi sigurinë dhe territorin. Bisedimet SHBA-Rusi në Miami dukeshin të ishin një përpjekje e veçantë.
Këshilltari ukrainas i sigurisë kombëtare, Rustem Umerov, pritet gjithashtu të takohet me delegacionin amerikan përpara takimit SHBA-Rusi, tha personi i parë i njohur me çështjen, duke shtuar se planet mbeten të paqarta.
Udhëheqësit evropianë kanë kaluar pjesën më të madhe të dy javëve të fundit duke u përpjekur të hartojnë plane specifike për garancitë e sigurisë për Kievin, duke përfshirë një zonë të çmilitarizuar përgjatë vijave aktuale të frontit dhe premtimet për trupa për trajnimin e forcave ukrainase dhe monitorimin e çdo armëpushimi.
Një zyrtar evropian, i cili gjithashtu mbeti anonim për të diskutuar diplomacinë delikate, tha se trupat e koalicionit ka të ngjarë të ngarkohen me detyrën e operimit të avionëve dhe dronëve për të mbikëqyrur vijat e frontit, ndërsa disa trupa do të stacionohen në Ukrainën perëndimore "për të ndihmuar në rindërtimin e forcave ukrainase - jo për të shërbyer në vijën e frontit". /Telegrafi/
Bisedimet diplomatike të paqes me pasojat më të mëdha të 80 viteve të fundit kanë ecur përpara me një ritëm jashtëzakonisht të ngadaltë. Por oferta e fundit e Ukrainës për të hequr dorë nga përpjekja e saj për t’iu bashkuar NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë mund ta ndryshojë këtë. Presidenti ukrainas Volodymyr […]
Samiti i Berlinit ka hapur një fazë të re diplomatike për luftën në Ukrainë. Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se për herë të parë që nga viti 2022 një armëpushim është realisht i mundshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë vënë në tryezë një ofertë që përfshin garanci sigurie për Ukrainën. Këto garanci janë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s dhe parashikojnë reagim në rast sulmi të ri. Angazhimi amerikan është përfshirë me shkrim në marrëveshje.
Oferta është prezantuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner në emër të Donald Trump. Presidenti Trump deklaroi se palët janë më afër paqes se kurrë më parë. Ai konfirmoi se ka pasur disa biseda me presidentin rus Vladimir Putin.
Dokumenti i Berlinit parashikon edhe një prani ushtarake evropiane në Ukrainë. Kjo prani do të realizohet përmes një force shumëkombëshe të udhëhequr nga Europa, raporton Corriere Della Sera.
Forca ushtarake do të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Negociatorët amerikanë thanë se rreth 90 për qind e çështjeve janë dakordësuar. Pika kryesore e hapur mbetet çështja e territoreve në lindje të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se ka ende dallime për këtë temë. Samiti u mbyll me një thirrje ndaj Rusisë për të pranuar një armëpushim, të paktën për Krishtlindje.
Nëse Rusia sulmon përsëri Ukrainën, Shtetet e Bashkuara do t'i përgjigjen ushtarakisht agresorit, tha kryeministri polak Donald Tusk, i cili mori pjesë në samitin e Berlinit për paqen në Ukrainë.
"Për herë të parë, dëgjova negociatorët amerikanë të thoshin, dhe Steve Witkoff ishte i prerë këtu: Amerika do të përfshihet në garancitë e sigurisë për Ukrainën në një mënyrë të tillë që rusët të mos kenë dyshime, se në rast të shkeljes së armëpushimit përgjigja e SHBA-së do të jetë ushtarake", tha kryeministri polak, transmeton Telegrafi.
Tusk e quajti një fakt që "ndoshta për herë të parë ishte kaq qartë e dukshme që amerikanët, evropianët dhe Ukraina janë të gjithë në të njëjtën anë."
Kryeministri polak theksoi gjithashtu se e vetmja mënyrë e vërtetë për ta detyruar Rusinë të hyjë në bisedime serioze për t'i dhënë fund luftës, ose të paktën për të rënë dakord për një armëpushim, është që i gjithë Perëndimi të veprojë së bashku.
"Ne duhet të veprojmë si aleatë përkrah amerikanëve dhe ukrainasve në mënyrë që rusët dhe Putini të shohin se është e pamundur të fusim një pykë midis këtyre tre palëve", vuri në dukje Tusk. /Telegrafi/
Kanë filluar të zbulohen detaje nga ekipi ukrainas pas bisedimeve të tij me zyrtarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Negociatori kryesor i Ukrainës i përshkroi bisedimet me ekipin amerikan në Berlin si konstruktive dhe produktive, transmeton Telegrafi.
Rustem Umerov shtoi se është arritur "përparim i vërtetë" dhe ai shpreson të arrijë një marrëveshje "që do të na afrojë me paqen deri në fund të ditës".
"Ekipi amerikan i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punon jashtëzakonisht në mënyrë konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshjeje paqeje që zgjat", shkroi ai në një postim në X.
"Ekipi ukrainas është jashtëzakonisht mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe ekipit të tij për të gjitha përpjekjet që po bëjnë", shtoi ai.
Kjo vjen pasi Kievi i dorëzoi Uashingtonit një propozim të përditësuar për paqe javën e kaluar, i përbërë nga 20 pika në vend të planit fillestar prej 28 pikash që kishte propozuar ekipi i Donald Trump. /Telegrafi/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të rifillojë bisedimet me të dërguarit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Berlin të hënën, pasi pala amerikane tha se ishte bërë "shumë përparim" në përfundimin e konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zelensky do të takohet përsëri me të dërguarin e SHBA-së, Steve Witkoff dhe dhëndrin e Trump, Jared Kushner, pas pesë orësh bisedimesh të dielën, me udhëheqës të tjerë evropianë që gjithashtu do të zhvillojnë takime në kryeqytetin gjerman gjatë gjithë ditës.
Ukraina tha të dielën se ishte e gatshme të hiqte dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë.
Por nuk ishte menjëherë e qartë se sa larg kishin përparuar bisedimet për këtë ose çështje të tjera jetësore, siç është e ardhmja e territorit ukrainas, dhe sa shumë bisedimet në Berlin mund ta bindnin Rusinë të binte dakord për një armëpushim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bisedimet vijnë në fillim të një jave vendimtare për Evropën, me një samit të BE-së të enjten që do të vendosë nëse mund të mbështesë një kredi masive për Ukrainën me asete të ngrira të bankës qendrore ruse.
Evropa është kritikuar ashpër nga administrata Trump në javët e fundit për shkak të politikave të saj mbi migracionin, sigurinë dhe rregullimin e kompanive të mëdha të teknologjisë.
E në anën tjetër, Bashkimi Evropian dhe qeveritë kombëtare kanë luftuar për të gjetur një përgjigje të unifikuar ndaj kritikave të SHBA-së.
Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen në Bruksel të hënën për të rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë, megjithëse mundësia e një pengese të menjëhershme për të rënë dakord për një marrëveshje tregtare të BE-së me Amerikën Latine kërcënon të minojë më tej përpjekjet e tyre për të treguar forcë.
"Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që Ukraina të arrijë pozicionin më të mirë të mundshëm negociues dhe, në rast dështimi, që të ketë të gjitha mjetet e nevojshme për t'u hakmarrë kundër kësaj lufte agresioni", tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul për radion Deutschlandfunk.
Presidenti finlandez Alexander Stubb, i cili ka qenë i përfshirë ngushtë në bisedimet për Ukrainën dhe po takohej me Zelenskyn të hënën në mëngjes përpara negociatave të SHBA-së, shprehu një notë shpresëdhënëse.
"Mendoj se jemi në një moment kritik në negociatat për paqe", tha ai për programin televiziv holandez Buitenhof të transmetuar të dielën.
“Dhe në të njëjtën kohë, ndoshta jemi më afër një marrëveshjeje paqeje sesa kemi qenë në çdo kohë gjatë këtyre katër viteve”, tha Stubb, i cili u takua gjithashtu me Kushnerin në Berlin të dielën në mbrëmje. /Telegrafi/
Bisedimet për paqe mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, kanë përfunduar pas më shumë se 5 orësh, ndërsa palët kanë rënë dakord t’i rinisin negociatat të hënën në mëngjes, 15 dhjetor.
Lajmi u konfirmua nga këshilltari i presidentit ukrainas, Dmytro Lytvyn, i cili tha se Zelensky do të komentojë mbi përmbajtjen e bisedimeve vetëm pasi ato të përfundojnë plotësisht.
Zelensky mbërriti në Berlin të dielën në mëngjes, 14 dhjetor, ku u takua me Witkoff dhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz, në raundin më të fundit të përpjekjeve diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
Deklaratat vijnë vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas sinjalizoi se është i gatshëm të heqë dorë nga ambicia për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, në këmbim të një marrëveshjeje paqeje.
Ai e cilësoi këtë lëvizje si një kompromis, duke theksuar se garancitë e sigurisë mbeten thelbësore në çdo marrëveshje.
Ndërkohë, marina ukrainase akuzoi Rusinë se ka sulmuar qëllimisht me dron një anije civile turke, e cila transportonte vaj luledielli drejt Egjiptit. Sipas Kievit, sulmi ndodhi dje, 13 dhjetor.
Negociatorët po shqyrtojnë aktualisht draft-dokumente që lidhen me zgjidhjen e konfliktit, ndërsa bisedimet pritet të vijojnë…
Bisedimet midis zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë mbi propozimet për një zgjidhje të luftës në Ukrainë përfunduan pas më shumë se pesë orësh të dielën dhe do të rifillojnë të hënën, tha një këshilltar presidencial ukrainas.
"Ato vazhduan për më shumë se pesë orë dhe përfunduan sot me një marrëveshje për të rifilluar nesër në mëngjes", u tha këshilltari Dmytro Lytvyn gazetarëve në një bisedë në WhatsApp.
Lytvyn tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të komentojë mbi bisedimet të hënën pasi ato të përfundojnë.
Zyrtarët, tha Lytvyn, po shqyrtonin draft-dokumentet, transmeton Telegrafi.
Ndryshe negociatat filluan pasdite dhe në takim morën pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në bisedime mori pjesë edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz. /Telegrafi/
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, kanë mbërritur në Berlin për të udhëhequr delegacionin amerikan në bisedimet për një armëpushim në Ukrainë.
Bisedimet pritet të zhvillohen midis delegacionit amerikan, përfaqësuesve ukrainas dhe përfaqësuesve të fuqive të mëdha evropiane.
Detajet mbi kohën e bisedimeve nuk dihen ende.
Bisedimet fillestare do të zhvillohen në nivel këshilltarësh me dyer të mbyllura.
Witkoff u takua me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të këtij muaji.
Gjatë bisedimeve, Putin theksoi se Rusia do të ndjekë qëllimet e saj të luftës në mungesë të një marrëveshjeje. /Telegrafi/