Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 17 January 2026Main stream

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme

By: Brisi
17 January 2026 at 08:00

Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme . Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në lindje mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët […]

The post Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Ngrica në Dibër/ Fshatra të bllokuara dhe probleme me furnizimin me ujë

By: Elva
12 January 2026 at 17:50

Reshjet e dëborës dhe ulja e ndjeshme e temperaturave kanë krijuar situatë të vështirë në qarkun e Dibrës. Gjatë natës, termometri në disa zona malore ka shënuar deri në -10 gradë Celsius, duke sjellë ngrica të gjera dhe akull në rrugë. Në disa fshatra janë raportuar probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa reshjet […]

The post Ngrica në Dibër/ Fshatra të bllokuara dhe probleme me furnizimin me ujë appeared first on BoldNews.al.

I ftohti “mbërthen” qarkun Elbasan, temperatura deri në –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji

By: V K
12 January 2026 at 09:17

Qarku i Elbasanit, është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në zonat malore, ku termometri ka zbritur nën –10 gradë Celsius.

Në disa akse rrugore malore, temperaturat kanë arritur deri në –15 gradë Celsius, duke kërkuar ndërhyrje të vazhdueshme për garantimin e qarkullimit normal të mjeteve.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, janë regjistruar reshje dëbore, por rruga është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke qenë e hapur për qarkullim.

Ndërkohë, në akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Tiranë (aksi i vjetër nga Krraba), nuk ka pasur prezencë dëbore, ndërsa kriposja ka vijuar në pikat problematike për të shmangur ngricat.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, problematika janë evidentuar në fidrin që furnizon Njësinë Administrative Tunjë, si dhe zonat Kushovë e Skënderbegas të bashkisë Gramsh.

Sipas njoftimeve zyrtare, defektet janë në proces riparimi dhe pritet të zgjidhen në orët në vijim.

The post I ftohti “mbërthen” qarkun Elbasan, temperatura deri në –15 °C, disa zona probleme me furnizimin me energji appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius

By: V K
12 January 2026 at 07:40

Këtë të hënë, priten kushte të paqëndrueshme atmosferike në territorin e vendit. Do kemi reshje të dobëta shiu do të përfshijnë qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të pakta deri lokalisht të dobëta.

Në zonat e Veriut, Lindjes dhe Juglindjes, në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke sjellë kushte tipike dimërore, veçanërisht në zonat malore.

Sa i përket temperaturave, Instituti i Gjeoshkencavce thote se ato do të shënojnë vlera të ulëta. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale dhe maksimale do të luhaten nga 0 deri në 5 gradë Celsius.

Në zonat e ulëta pritet që temperaturat të zbresin deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5 gradë.

Në zonat malore, temperaturat do të jenë më të ulëta, me vlera minimale deri në -10 gradë dhe maksimale rreth -1 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të jetë mesatare deri e fortë.

The post Parashikimi i motit 12 Janar 2026, temperatura deri në -3 gradë Celsius appeared first on Albeu.com.

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

8 January 2026 at 12:53

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Ibishi ka bërë të ditur për KososvaPress se, si pasojë e përmbytjeve situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, tha Ibishi.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme.

/Kosovapress/

The post Evakuohen 15 familje në Mitrovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shiu i lë vendin borës, në mesjavë ulen ndjeshën temperaturat

By: armand
5 January 2026 at 13:38

Reshje shiu parashikohen në veri dhe jug të vendit deri në mes të javës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave më intensive dhe të shoqëruara me shtrëngata   ato pritet të jenë në kater qarqe. “Problematik do të mbetet qarku i Shkodrës ku reshjet pritet të jenë shumë intensive  përgjatë këtyre dy ditëve, ndërsa në qarqet Kukës, Vlorë […]

The post Shiu i lë vendin borës, në mesjavë ulen ndjeshën temperaturat appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C

By: V K
1 January 2026 at 08:56

Dita e parë e Vitit të Ri 2026, ka nisur me temperatura  të ulëta. I ftohti dhe acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë.

Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.

Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.

The post Parashikimi i motit 1 Janar 2026/ I ftohti dhe acari mbërthejnë vendin, temperaturat zbresin deri në -8°C appeared first on Albeu.com.

Masa ajrore të thata dhe të ftohta, moti në Shqipëri

28 December 2025 at 08:37


Shqipëria sot do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak bëhet e ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare.

“Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug dhe në lugina era pritet të arrijë shpejtësi deri 17m/s. Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot

By: Elva
21 December 2025 at 08:02

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në […]

The post Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot?

By: gaze tare
18 December 2025 at 09:05

Ditën e Enjte, territori i vendit tonë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë një situatë relativisht të qetë meteorologjike në pjesën më të madhe të rajoneve. Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri herë pas here të dendura, të cilat pritet të shfaqen përgjatë gjithë territorit. Megjithatë, nuk do të mungojnë intervale të shkurtra me kthjellime dhe diell, veçanërisht në zonat e ultësirës perëndimore, ku herë pas here do të ketë përmirësime të përkohshme të kushteve atmosferike.

Në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes, prania e mjegullës dhe mjegullinës do të jetë më e theksuar, kryesisht përgjatë zonave luginore dhe ultësirave, duke ndikuar përkohësisht në shikueshmëri. Këshillohet kujdes i shtuar për drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në akset rrugore që kalojnë nëpër lugina dhe zona pranë lumenjve.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i lindjes me një shpejtësi mesatare rreth 4 m/sek. Herë pas here, sidomos përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 6 m/sek, pa shkaktuar probleme të ndjeshme.

Kushtet detare do të mbeten të favorshme. Valëzimi në det parashikohet i ulët, i forcës 0–1 ballë, duke krijuar mundësi të mira për lundrim dhe aktivitete detare. Në përgjithësi, dita e Enjte do të ofrojë kushte të qëndrueshme dhe relativisht të qeta në të gjithë vendin.

The post Parashikimi i motit, si do të jenë temperaturat sot? appeared first on iconstyle.al.

Të enjten mot i kthjellët, me temperatura deri në 19 gradë Celsius

18 December 2025 at 07:30

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në Korçë dhe Dibër, përkatësisht -1 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa ultësira perëndimore do të vijojë me temperatura deri në 19 gradë Celsius.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, lokalisht të dendura në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim–verilindje dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa deti do të ketë valëzim të ulët, të forcës 1–2 ballë.

/a.f/

 

The post Të enjten mot i kthjellët, me temperatura deri në 19 gradë Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U tha se në fundvit priten temperatura -20°C, reagon Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

17 December 2025 at 10:03


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka reaguar pas parashikimit të motit që bëri një ditë më parë menaxheri i Departamentit meteorologjik në Ofruesi e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (KANS), Sherif Gosalci.

Sipas reagimit të bërë në rrjetin social në Facebook thuhet se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, është i vetmi institucion që mund të bëjë njoftime të tilla bazuar në ligjin Ligjin Nr. 06/L -035 për Veprimtarinë Hidrometeorologjike, Neni 13 Sistemi i paralajmërimit të hershëm për ngjarjet e jashtëzakonshme hidrometeorologjike, neni 28 Lëshimi i informacionit të përgjithshëm meteorologjik dhe hidrologjik.

“Neni 9, pika 2 mes tjerash thuhet: Parashikimi zyrtar i motit dhe paralajmërimi i hershëm i fatkeqësive të mundshme natyrore me origjinë hidrometeorologjike për Republikën e Kosovës jepet nga IHMK dhe janë ekskluzivitet i IHMK-së. Andaj çdo supjekt apo individ tjetër që bënë njoftim, parashikim apo paralajmërim për motin, fillimisht është i jashtëligjshëm e më pas jo preofesional dhe shkenctarisht i pa drejtë”, thuhet në reagim.

Sipas IHMK-së standardet e parashikimit të motit përfshijnë rregullat globale të Organizats Botrore Meteorologjike (OBM) për të dhënat, terminologjinë dhe saktësisë, me besueshmri të lartë (80%+) për parashikimet afatshkurtra (1-3 ditë) dhe saktësi në rënie për periudha më të gjata, duke përdorur kode dhe kritere të standardizuara.

“Shërbimet Hidrometeorologjike Nacionale janë institucionet kompetente për vrojtime dhe Paralajmërime të Hershme të motit. Matja e elementëve kryesorë atmosferikë si temperatura, presioni, era, lagështia, reshjet dhe mbulesa e reve, duke përdorur mjete si satelitë, radarë dhe sensorë tokësor. Parashikuesit më pas i analizojnë këto kushte aktuale me modele moti dhe modele historike për të parashikuar gjendjet e ardhshme, duke lëshuar alarme (vëzhgime, paralajmërime, këshilla) bazuar në nivelet e besimit dhe pragjet specifike të rrezikut”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

17 December 2025 at 08:28


Kjo e mërkurë do të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu.

Sot priten reshje të dobëta shiu, kryesisht në veri dhe në zonat e ulëta.

Temperaturat do të variojnë nga si më poshtë:

Era do të fryjë me shpejtësi 5 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 4 ballë. /Tch/

Moti të mërkurën, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

17 December 2025 at 07:30

TIRANË, 17 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu.

Sipas njoftimit, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në relievet malore në lindje gjatë orëve të mesditës, ndërsa prej orëve të pasdites reshjet do të lokalizohen kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2–4 ballë.

| Qytetet | Temperaturat (°C) | kushtet atmosferike |
| ———– | —————– | ————– |
| Shkodër | 4/19 | Diell, re, shi |
| Kukës | 0/7 | Diell, re, shi |
| Lezhë | -1/16 | Diell, re, shi |
| Dibër | -2/8 | Diell, re, shi |
| Durrës | 6/21 | Diell, re, shi |
| Tiranë | 6/22 | Diell, re, shi |
| Elbasan | 6/22 | Diell, re, shi |
| Berat | 2/19 | Diell, re |
| Vlorë | 6/18 | Diell, re |
| Korçë | -3/13 | Diell, re |
| Gjirokastër | -2/18 | Diell, re |
| Sarandë | 8/21 | Diell, re |

/a.f/r.e/

The post Moti të mërkurën, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

16 December 2025 at 22:42

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas një raporti të publikua sot nga Agjencia Amerikane për Vëzhgimin Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA), i cili paraqet një tablo alarmante për këtë rajon veçanërisht të ekspozuar ndaj pasojave të ngrohjes globale.

”Mes tetorit 2024 dhe shtatorit 2025, temperaturat ishin 1,6 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991–2020”, sipas raportit vjetor për Arktikun, i cili mbështetet në të dhëna që datojnë që nga viti 1900.

Tom Ballinger, bashkautor i studimit dhe studiues në Universitetin e Alaskës tha se ishte alarmante të shihej një ngrohje e tillë në një periudhë kaq të shkurtër, duke e cilësuar këtë prirje të paprecedent ndoshta edhe për mijëra vjet.

Viti i analizuar nga NOAA përfshin vjeshtën më të ngrohtë, dimrin e dytë më të ngrohtë dhe verën e tretë më të ngrohtë në Arktik që nga viti 1900.

Ky rajon, i cili përfshin Polin e Veriut, ndikohet nga një fenomen i quajtur ”amplifikim arktik”, që bën që ai të ngrohet më shpejt se gjerësitë gjeografike mesatare.

Ky mekanizëm lidhet me disa faktorë, përfshirë humbjen e dëborës dhe të akullit.

Të martën mot i kthjellët, me pak vranësira

16 December 2025 at 07:30

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Ditën e martë, moti në vendin tonë pritet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të mesme e të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se era do të fryjë me drejtim nga lindja, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, e shoqëruar me valëzim në det të forcës 1–3 ballë.

Temperaturat pritet të jenë në rritje, ku minimalet do të zbresin në -1 dhe -2 gradë Celsius në Dibër dhe Korçë, ndërsa maksimalet do të regjistrohen në ultësirën perëndimore, ku temperatura pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 2/15 Diell re
Kukës 1/6 Diell re
Lezhë 1/14 Diell re
Dibër -1/4 Diell re
Durrës 6/18 Diell re
Tiranë 6/18 Diell re
Elbasan 7/18 Diell re
Berat 3/19 Diell re
Vlorë 7/20 Diell re
Korçë -2/9 Diell re
Gjirokastër 3/19 Diell re
Sarandë 8/19 Diell re

/r.e/

The post Të martën mot i kthjellët, me pak vranësira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti në Shqipëri i vranët dhe me diell, temperaturat deri në 20 gradë Celsius

10 December 2025 at 07:24


Moti në Shqipëri do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Metereologjik Ushtarak orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.

“Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek. Deti - Valëzimi forcës 1-3 ballë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të jenë 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet deri në 20 gradë Celsius. /Telegrafi/



Mot me vranësira dhe me diell, temperatura deri në 12 gradë Celsius

10 December 2025 at 07:06


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se temperaturat minimale do të jenë nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë nga 9-12 gradë Celsius”

“Moti i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale: -1 deri 1 °C. Temperaturat maksimale: 9-12°C”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se era kryesisht do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/


A i keni duart dhe këmbët vazhdimisht të ftohta në dimër? Ky ushqim mund t'ju ndihmojë

2 December 2025 at 18:29


Me ardhjen e dimrit, shumë prej nesh po kërkojnë mënyra për t'u ngrohur, shpesh duke u mbështetur në veshje me shumë shtresa dhe pije të nxehta.

Por a e dinit se zgjidhja mund të qëndrojë edhe në dietën tonë? Një përbërës i thjeshtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut dhe kështu të ngrohë trupin natyrshëm.

Ndjenja e të ftohtit në duar dhe këmbë shpesh lidhet drejtpërdrejt me qarkullimin e gjakut. Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, të gjitha indet e trupit kanë nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen dhe lëndë ushqyese për të funksionuar siç duhet, dhe rrjedha e kufizuar e gjakut mund të çojë në gjymtyrë të ftohta.

Trupi ynë e rregullon temperaturën në mënyrë inteligjente: kur jemi të nxehtë, enët e gjakut pranë lëkurës zgjerohen (vazodilatacion) për të çliruar nxehtësinë e tepërt. Anasjelltas, kur jemi të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen (vazokonstriksion) për të ruajtur nxehtësinë më thellë në trup dhe për të parandaluar humbjen e saj.

Zgjidhja e natyrës për qarkullim më të mirë të gjakut

Për të mbajtur duart dhe këmbët ngrohtë, është thelbësore të përmirësoni funksionin e enëve të gjakut. Një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është të hani një dietë të pasur me nitrate. Trupi i shndërron nitratet nga ushqimi në oksid nitrik, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut. Ky proces rrit rrjedhjen e gjakut dhe përmirëson furnizimin me oksigjen të indeve, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.

Panxhari si një aleat i shëndetit në dimër

Panxhari është një ushqim që shquhet për përmbajtjen e tij të jashtëzakonshme të nitrateve. Ai është gjithashtu një burim i vlefshëm kaliumi dhe hekuri - minerale që së bashku mbështesin rrjedhën e shëndetshme të gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Kjo perime rrënjore është në sezon gjatë dimrit dhe përfitimet e saj shëndetësore janë të disponueshme gjatë gjithë vitit. Shoqata Amerikane e Zemrës gjithashtu thekson se panxhari është plot me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e ADN-së dhe ruajtjen e shëndetit të qelizave.

Temperaturat deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

By: Elva
1 December 2025 at 08:02

Të hënën, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohet që gjatë ditës të ketë edhe alternime të lehta vranësirash, por pa reshje. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi deri në 7 m/sek, ndërsa deti në të dy basenet, […]

The post Temperaturat deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

❌
❌