Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

08:00 Von der Leyen përballet sërish me mocion mosbesimi, si do të ‘mbijetojë’ kësaj here?

By: Klara
15 January 2026 at 08:00

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerët e grupeve parlamentare se Komisioni Evropian, i drejtuar nga Ursula von der Leyen, do të përballet me një tjetër mocion mosbesimi. Debati dhe votimi do të zhvillohen në seancën parlamentare javën e ardhshme nëStrasburg. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit kundër von der Leyen dhe ekipit të saj breda një gjysmë viti.

Mocioni i katërt i mosbesimit

Mocioni u paraqit nga grupi i djathtë “Patriotët për Evropën”, i cili kritikon von der Leyen dhe ekipin e saj kryesisht për marrëveshjen tregtare Mercosur me vendet e Amerikës së Jugut, Brazilin, Argjentinën, Uruguain dhe Paraguain. Grupi “Patriotët për Evropën” përfshin, ndër të tjerë, anëtarë të partisë Franceze të Marine Le Pen, Rassemblement National, si dhe anëtarë të partisë së kryeministrit hungarezViktor Orbán.

Që një mocion mosbesimi të debatohet dhe të hidhet në votim në Parlamentin e BE-së, ai duhet të mbështetet nga të paktën një e dhjeta e 719 anëtarëve aktualë të parlamentit.

Të djathtët kritikojnë shpërfilljen e parlamenteve të vendeve anëtare

Grupi parlamentar “Patriotët për Evropën” kritikoi në deklaratën lidhur me mocionin e mosbesimit “shpërfilljen flagrante të Parlamentit Evropian, të parlamenteve kombëtare dhe të miliona fermerëve evropianë” në rastin e nënshkrimit të marrëveshjes Mercosur. Marrëveshja përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë dhe sovranitetit ushqimor evropian dhe hap tregjet për produkte që nuk përmbushin standardet evropiane, thuhet në deklaratë.

Por mocioni i mosbesimit nuk do të arrijë ta pengojë nënshkrimin e marrëveshjes. Nënshkrimi i saj është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë në Paraguai, ku do të shkojnë edhe Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa.

Mocionet e mëparshme të mosbesimit pa sukses

Mocioni i mëparshëm i mosbesimiti grupit parlamentar “Patriotët për Evropën” kundër von der Leyen dhe komisionit të drejtuar prej saj dështoi në votimin e tetorit 2025 me 378 eurodeputetë që votuan kundër tij kundrejt 179 që votuan pro. Për miratimin e mocionit të mosbesimit është e nevojshme një shumicë prej dy të tretash e votave. Megjithatë, për herë të parë, në atë votim kundër von der Leyen dhe komisionit të saj votuan edhe eurodeputetë nga grupi PPE i partive demo-kristiane, së cilës i përket edhe von der Leyen si politikane e CDU-së.

Po në tetor 2025 Komisioni i mbijetoi gjithashtu një mocion mosbesimi nga grupi i partive të majta, që kishte si zanafillë ndër të tjera marrëveshjen doganore të BE-së me SHBA-në dhe qëndrimin ndaj katastrofës humanitare në Rripin e Gazës. Edhe një mocion i mëparshëm mosbesimi në korrik 2025 dështoi gjithashtu.

Mocionet e mosbesimit mund të kërkohen vetëm kundër të gjithë Komisionit. Nëse mocioni ka sukses atëhere i gjithë Komisioni duhet të japë dorëheqjen./K.M

07:50 Zelensky shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë në Ukrainë

By: Klara
15 January 2026 at 07:50

Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë së vendit, me një fokus të veçantë në Kiev, pasi sulmet e vazhdueshme ruse vazhdojnë të lënë mijëra banorë pa energji elektrike.

Presidenti Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shfrytëzim të qëllimshëm të kushteve të ashpra të dimrit si pjesë e strategjisë së saj të luftës, me temperaturat gjatë natës në Kiev që ranë së fundmi në rreth -20 gradë Celsius.

Deklarata vjen ndërsa homologu amerikan i Zelensky-t, Donald Trump, tha se po pengonte përpjekjet për të siguruar një marrëveshje paqeje që do t’i jepte fund gati katër viteve luftë me Rusinë.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se Ukraina “është më pak e gatshme për të bërë një marrëveshje” sesa presidenti rus Vladimir Putin.

Kur u pyet pse bisedimet e paqes nuk e kanë zgjidhur ende konfliktin, Trump u përgjigj: “Zelensky”.

Të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër javën e ardhshme, megjithëse Trump sugjeroi se nuk janë rregulluar plane zyrtare për t’u takuar.

Në javët e fundit, sulmet ruse ndaj Kievit kanë lënë mijëra shtëpi pa energji elektrike, ngrohje apo ujë të rrjedhshëm. Pas një nate veçanërisht të rëndë sulmesh me raketa dhe dronë javën e kaluar, 70% e kryeqytetit mbeti pa energji elektrike për disa orë.

Pas një takimi të posaçëm të kabinetit të mërkurën, Zelensky tha se do të ngrihet një grup pune 24 orë në ditë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse dhe përkeqësimi i kushteve të motit.

Ai tha se masat e reja do të përfshijnë sigurimin e pajisjeve dhe burimeve jetësore të energjisë nga jashtë për të zëvendësuar instalimet e dëmtuara.

“Zëvendëskryeministri i Parë – Ministri i Energjisë i Ukrainës është caktuar të mbikëqyrë punën në mbështetje të njerëzve dhe komuniteteve në këto kushte”, shkroi ai në X.

Ai urdhëroi gjithashtu një rritje të numrit të pikave të ndihmës emergjente rreth Kievit për të siguruar ngrohje dhe energji për banorët, një veprim që mund të çojë në lehtësimin e orës policore të mesnatës në kryeqytet.

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike nuk janë kufizuar vetëm në kryeqytet.

Javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thanë se më shumë se një milion njerëz në Ukrainën juglindore kaluan orë të tëra pa ngrohje dhe furnizim me ujë si rezultat i sulmeve ajrore ruse.//K.M

07:46 “Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

By: Kesjana
15 January 2026 at 07:46

Ish-komentatori sportiv Dritan Shakohoxha tregoi në “Opinion” një episod të çuditshëm, por dhe qesharak, me gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale. Edhe pse nuk komenton ndeshje prej tre vitesh, një tifoz i zemëruar  vendosi t’ia ‘numërojë’ të gjitha në Instagram: E nxore kokën, tifoz i Interit…

“Më ngrohen nervat, sa të duash. E di sa vetave u kam kthyer përgjigje?! U shkruaj, shpesh kam gjetur edhe kështu ironi. Kam historia nga më të ndryshmet. Unë nuk komentoj më ndeshje, kam tre vjet që nuk komnetoj më ndeshje dhe nuk kam më ndërmend që të komentoj më ndeshje. Dikush që punon në një televizion, ka një ngjashmëri me mua.

Vjet më shkruan dikush në Instagram, ti more që e nxore kokën që dole tifoz i Interit dhe nisi duke me sharë. Më shkruan, duke më sharë nga të gjitha anët: ‘ti more që e qite kokën, robt ku t’i kesh, e nxore që je tifoz i Interit’. Unë i shkruaj ‘ i nderuar zotëri unë kam tre vjet që nuk komentoj më ndeshje, por gjithsesi robt ku t’i kesh edhe ti’. Realisht njerëzit mendojnë se kanë të drejtë të të gjykojnë dhe të japin një mendim për ty”, tregoi Shakohoxha./kb

07:40 Prodhuesi i kukullave Labubu akuzohet se ka shfrytëzuar punëtorët

By: Klara
15 January 2026 at 07:40

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Një organizatë për të drejtat e punëtorëve pretendon se ka gjetur prova të shfrytëzimit të punëtorëve në një fabrikë kineze që prodhon kukullat Labubu, të cilat u bënë virale dhe shënuan një numër rekord shitjesh.

China Labor Watch (CLW), një organizatë joqeveritare me seli në SHBA, pretendon se hetimi i saj zbuloi se një nga furnizuesit e Pop Mart i detyronte punonjësit të punonin në turne të tepërta jashtë orarit, të nënshkruante kontrata bosh ose të paplota dhe nuk u jepte atyre leje të paguar.

Kukullat Labubu janë bërë shumë të njohura në të gjithë botën vitet e fundit dhe njihen më së miri për shitjen e lodrave në kuti misterioze, ku ngjyra e kukullws nuk dihet derisa tw hapet kutia.

Shitësi me pakicë i lodrave me seli në Pekin tha se i vlerësonte detajet nga shqyrtimi dhe se do t’u kërkojë kompanive që prodhojnë lodrat e saj të korrigjojnë praktikat e tyre nëse akuzat rezultojnë të vërteta.

Pop Mart shtoi se kryen auditime të rregullta të furnizuesve të saj, duke përfshirë rishikime vjetore të pavarura nga palë të treta të kryera nga inspektorë të njohur ndërkombëtarisht.

Organizata sinjalizoi probleme të punës në fabrikën e Shunjia Toys Co Ltd në Qarkun Xinfeng, duke përfshirë ato që i quajti orë shtesë të paligjshme, praktika të paqarta kontraktuale dhe mungesë trajnimi dhe mbrojtjeje për sigurinë.

Në fabrikë nuk u identifikua asnjë punë fëmijësh, por ajo kishte punësuar punëtorë 16-vjeçarë të cilët i nënshtroheshin të njëjtave kushte pune si të rriturit, pa kujdesin e veçantë që kërkohet sipas ligjit kinez, tha CLW.

Organizata i kërkoi Pop Mart të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar problemet në zinxhirin e furnizimit. Organizata jofitimprurëse tha se firma duhet të kompensojë punëtorët e prekur dhe të sigurojë që linja e saj e prodhimit të jetë në përputhje me ligjet kineze të punës dhe standardet e punës të njohura ndërkombëtarisht.

Labubut – krijesat imagjinare të ngjashme me elfët me një rresht dhëmbësh të mëdha janë bërë jashtëzakonisht të njohura. Kjo çmenduri ka shkaktuar radhë të gjata në dyqane në të gjithë botën.

Mbështetjet e personazheve të famshëm si Kim Kardashian dhe Lisa nga grupi K-pop Blackpink e kanë ndihmuar Pop Mart të bëhet një shitës i madh me pakicë i lodrave. /K.M

07:30 Kursi i këmbimit valutor,15 janar 2026

By: Klara
15 January 2026 at 07:30

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Kursi i këmbimit, e enjte, 15 janar 2026/ Euro dhe dollari në

07:28 Kalifornia nis hetim ndaj Elon Musk për deepfake-t seksuale të Inteligjencës Artificiale

By: Kesjana
15 January 2026 at 07:28

Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, ka nisur një hetim mbi përhapjen e imazheve seksuale të krijuara nga modeli i inteligjencës artificiale Grok, i zhvilluar nga kompania e Elon Musk, xAI.

Bonta tha se materialet “që shfaqin gra dhe fëmijë në situata lakuriqe dhe seksuale” janë përdorur për të ngacmuar njerëz online, duke e cilësuar situatën “tronditëse”. Ai bëri thirrje që xAI të ndërmarrë masa të menjëhershme.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e quajti vendimin e xAI për “të krijuar një ambient të favorshëm për predatorë” si “të neveritshëm”.

Musk, në reagimin e tij, deklaroi se Grok nuk prodhon imazhe të personave të mitur pa kërkesë të përdoruesit dhe akuzoi kritikët për motivime politike.

Hetimi i Kalifornisë vjen ndërsa Britania po përgatit ligje për ndalimin e imazheve intime të krijuara pa pëlqim, dhe Ofcom ka nisur gjithashtu një hetim mbi Grok.

Tre senatorë demokratë amerikanë kanë kërkuar largimin e X dhe Grok nga dyqanet e aplikacioneve, ndërsa platforma ka kufizuar mjetin e gjenerimit të imazheve vetëm për abonentët që paguajnë.

Debati thekson pyetjen ligjore mbi përgjegjësinë e kompanive për përmbajtjen e krijuar nga AI, pasi Seksioni 230 i ligjit amerikan nuk mbulon imazhet e prodhuara nga vetë platformat./kb

07:20 Minneapolis sërish në qendër të kritikave/ Oficeri i emigracionit qëllon me armë zjarri një venezuelas

By: Klara
15 January 2026 at 07:20

Last Updated on 15/01/2026 by Klara

Një incident i ri, ku një agjent i Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), mbrëmjen e djeshme në Minneapolis, qëlloi me armë zjarri në këmbë një burrë venezuelian gjatë një arrestimi.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë pas vdekjes së 37-vjeçares Renee Nicole Good, nënë e tre fëmijëve, e cila u qëllua dhe u vra nga një agjent i ICE në të njëjtin qytet, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta.

Sipas një deklarate nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, incidenti i ri ndodhi pas një kontrolli të synuar të automjetit, si pjesë e një operacioni për të arrestuar një emigrant të paligjshëm nga Venezuela. Siç raportohet, ai u përpoq të ikte me makinën e tij, u përplas me një automjet të parkuar dhe më pas iku në këmbë.

Sipas autoriteteve, dy persona dolën nga një shtëpi aty pranë vendit të ngjarjes dhe sulmuan agjentin federal duke përdorur një lopatë bore dhe një fshesë. E njëjta deklaratë thoshte se ndërsa agjenti po sulmohej nga tre persona, i dyshuari venezuelas arriti të arratisej përkohësisht dhe filloi ta rrihte edhe atë.

“Duke pasur frikë për jetën dhe sigurinë e tij, agjenti hapi zjarr në vetëmbrojtje“, deklaruar autoritetet, duke shtuar se burri u plagos në këmbë.

Si agjenti ashtu edhe i plagosuri u dërguan në spital, ndërsa dy personat e tjerë që dyshohet se morën pjesë në sulm u morën në paraburgim. Kjo ngjarje ndodhi 7 kilometra në veri të vendit ku, të mërkurën, më 7 janar, Renee Nicole Good u qëllua dhe u vra në makinën e saj nga një agjent i ICE-së.

Administrata Trump argumentoi në atë kohë se agjenti veproi në vetëmbrojtje, duke pretenduar se gruaja e përdori automjetin e saj si armë. Ky version u kundërshtua nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë, të cilët thanë se videoja e një kalimtari tregonte makinën e gruas duke u larguar nga agjentët në kohën e të shtënave.

Pas kësaj ngjarje, disa protestues u mblodhën pranë vendit të ngjarjes, duke shprehur zemërimin e tyre ndaj operacioneve të ICE-së në Minneapolis. Prania e agjentëve federalë dhe oficerëve të policisë solli tensione të reja, me forcat e sigurisë që përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Minneapolis ka qenë në qendër të politikës së rreptë të imigracionit të administratës Trump, me qindra agjentë federalë shtesë të vendosur në zonë ditët e fundit, duke përkeqësuar më tej klimën tashmë të tensionuar./K.M

07:12 Nuk ka konsensus për Groenlandën

By: Kesjana
15 January 2026 at 07:12

Takimi i Shtëpisë së Bardhë për Groenlandën nuk arriti të sheshojë dallimet që ekzistojnë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës për ishullin më të madh në botë.

Pas takimit që patën me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës theksuan se mosmarrëveshjet mes palëve janë thelbësore.

“Nuk arritëm ta ndryshonim qëndrimin amerikan. Është e qartë se presidenti ka dëshirën për të pushtuar Groenlandën. Ne e bëmë shumë, shumë të qartë se kjo nuk është në interes të mbretërisë.”, tha Lars Løkke Rasmussen.

Sa i përket shqetësimeve të amerikanëve lidhur me sigurinë e Groenlandës, ministri i Jashtëm danez theksoi se kjo mund të adresohet përmes NATO-s, ndërsa hodhi edhe një herë poshtë çdo ide për blerjen e ishullit arktik.

Ndërsa ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, tha se vendi i saj dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, por nuk dëshiron të jetë pronë e SHBA-ve.

E ndërsa palët ishin në diskutime në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan nga Zyra Ovale theksoi gjithashtu se nuk do të heqë dorë nga Groenlanda, pasi ajo është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, Danimarka nuk mund ta mbrojë Groenlandën përballë një pushtimi të mundshëm nga Rusia ose Kina./kb

07:10 Interi cinik, zikaltërit shkëputen në krye të Serisë A

By: Klara
15 January 2026 at 07:10

Inter fitoi 1-0 ndaj Leçes në “San Siro”, duke u shkëputur në krye të Serie A.

Ndeshja u dominua nga zikaltërit, të cilët krijuan disa raste në pjesën e parë, por pa arritur të shënojnë.

Bonny dhe Zielinski u afruan pranë golit, ndërsa një penallti e dhënë fillimisht për Interin u anulua pas rishikimit në VAR.

Edhe në pjesën e dytë, Inter vazhdoi presionin, por u ndal disa herë nga ndërhyrjet e portierit Falcone.

Goli i vetëm i takimit erdhi 12 minuta nga fundi, kur Esposito shfrytëzoi rikthimin e topit pas goditjes së Lautaro Martinez.

Inter regjistroi fitoren e 12-të në 14 ndeshje kampionati. Me këtë sukses, zikaltërit kryesojnë me gjashtë pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë.

Lecce mbetet pranë zonës së rënies pas humbjes së tretë radhazi./K.M

07:05 Dossier/ Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht, si u vranë idhujt e së majtës gjermane

By: Leonard
15 January 2026 at 07:05

Luksemburgu dhe Liebknecht u vranë në mes të kryengritjes spartakiste, një seri grevash dhe demonstratash që filluan më 4 janar 1919

Përgatiti: Leonard Veizi

Sa herë që në Gjermani përmendet Rosa Luxemburg, nuk mungon as citimi i fjalive të saj të famshme: “Kush nuk lëviz, nuk i ndien prangat”. Por Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht, dy prej socialistëve më të shquar në Gjermani, u torturuan dhe u vranë në Berlin nga një grup veteranësh të Luftës së Parë  Botërore, pjesë e organizatave paraushtarake të krahut të djathë….

…Tashmë u mbushën 106 vjet nga vrasja e Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht. Luksemburgu dhe Libknehti u vranë në mes të kryengritjes spartakiste, një seri grevash dhe demonstratash që filluan më 4 janar 1919, kur socialisti i pavarur Emil Eichhorn u shkarkua nga posti i Shefit të Policisë së Berlinit. Pikërisht në janarin e vitit 1919, vetëm dy muaj pasi ishte liruar nga burgu, në moshën 48 vjeçare Roza Luksemburg vritet prej oficerëve pramilitarë radikalë të djathtë. Me vrasjen e saj heshti zëri për një Gjermani socialiste.

Lëvizja e majtë

Luksemburgu dhe Libkneht ishin udhëheqësit kryesorë të kryengritjes dhe për këtë arsye objektivat kryesore për njësitë paraushtarake Freikorps. Qeveria e përkohshme, e udhëhequr nga socialdemokrati Friedrih Ebert, kishte urdhëruar këto njësi të shuanin kryengritjen.

Para vdekjes së tyre, Luksemburgu dhe  Libkneht kishin qenë figura të rëndësishme në lëvizjen socialiste gjermane. Liebknecht ishte djali i Vilhelm Libkneht , bashkëthemeluesit të partisë social-demokrate gjermane (SPD) dhe kishte punuar si avokat mbrojtës për anëtarët e partisë, ndërsa ishte gjithashtu një anëtar aktiv i disa organizatave ndërkombëtare socialiste dhe një anëtar i parlamentit. për SPD-në.

Megjithëse Luksemburgu nuk kishte një histori familjare të anëtarësimit në parti si Liebknecht, ajo ishte aktive në organizatat socialiste që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare: fillimisht në Poloninë e kontrolluar nga Rusia, ku lindi, më vonë në Zvicër dhe më në fund në Gjermani, ku u transferua në në 1898. Luksemburgu u bë një anëtar aktiv i SPD-së dhe një kritik i fortë i kursit parlamentar të partisë, duke propozuar një mënyrë revolucionare drejt pushtetit. Ajo kontribuoi në shumë vepra të rëndësishme në teorinë marksiste, si Akumulimi i kapitalit në ekonomi dhe dialektika e spontanitetit dhe organizimi në filozofinë politike.

Lufta e Parë

Në vitin 1914, në fillimin e Luftës së Parë Botërore, çështja e mbështetjes së luftës ndau shumë socialistët gjermanë. Shumica e SPD-së mbështeti luftën, ndërsa ata kundër saj formuan Partinë e Pavarur Socialdemokrate (USPD). Luksemburgu dhe Libknehti, si avokatë të fortë për solidaritetin ndërkombëtar midis punëtorëve, themeluan Lidhjen Spartakus, së bashku me disa socialistë të tjerë gjermanë, për të protestuar kundër luftës dhe për të përhapur pamflete antimilitariste.

Me humbjen e Gjermanisë në luftë duke u bërë e pashmangshme pas verës së vitit 1918, trazirat u përhapën në të gjithë vendin. Duke filluar me një kryengritje të marinarëve në qytetin port verior të Kielit në ditët e fundit të tetorit, revolucioni kishte arritur shpejt në të gjitha qytetet kryesore gjermane, ku këshillat e punëtorëve dhe ushtarëve filluan të merrnin kontrollin e qeverisjes vendore. Socialdemokratët, të udhëhequr nga Ebert, arritën të fitonin kontrollin e qeverisë kombëtare dhe u përpoqën të konsolidonin pushtetin. Ushtarët po ktheheshin në shtëpi, ushqimi ishte në mungesë dhe trazirat politike çuan në trazira dhe përleshje në rrugë. Gjermania ishte në trazira.

Kryengritja spartakiste

Të shtyrë nga përvoja e fillimit të luftës, Socialistët e Pavarur dhe Spartakistët nuk u besuan socialdemokratëve dhe vendosën të formojnë partinë e tyre më radikale: Partinë Komuniste të Gjermanisë (KPD). Me revolucionin dhe ndryshimet shoqërore në ajër, falë përfundimit të luftës dhe abdikimit të perandorit, ata panë një mundësi për revolucionin e tyre. Kryengritja spartakiste ishte fillimisht shumë e suksesshme, me greva masive dhe demonstrata në rrugët e Berlinit. Meqenëse strukturat ushtarake ishin shembur, qeveria Ebert u kërkoi njësive paraushtarake Freikorps, kryesisht të përbëra nga veteranë të luftës, të shuanin kryengritjen.

Kjo rezultoi në dhunë masive në rrugë dhe, në fund të fundit, kapjen dhe vrasjen e Luksemburgut dhe Karl Libkneht-it. Rezultati i kryengritjes spartaciste do të vazhdonte të përçante të majtën gjermane gjatë Republikës së Vajmarit, me komunistët të ndiheshin të tradhtuar nga socialdemokratët. Socialdemokratët, nga ana tjetër, u ndjenë të kërcënuar nga mundësia e një kryengritjeje të re komuniste.

Epilogu

Më 1933 pushtetin e mori Adolf Hitleri. Përballë kishte një të majtë dhe partitë konservatore të paafta e të pafuqishme për t’iu kundërvënë.

Luksemburgu dhe Karl Libknehti do të mbeten martirë dhe ikona të rëndësishme të lëvizjes komuniste gjermane dhe deri më sot, vdekjet e tyre përkujtohen çdo vit.

 

 

27 vjet nga masakra e Reçakut, sot ora e parë mësimore i kushtohet 15 janarit të vitit 1999

15 January 2026 at 07:50


Sot në gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore do t’i kushtohet 15 janarit të vitit 1999, masakrës së Reçakut.

Po ashtu, do të ketë homazhe nga niveli komunal dhe shtetëror në varrezat e dëshmorëve dhe në kompleksin memorial në Reçak.

27 vjet më parë në Reçak të Shtimes, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë të paarmatosur, në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore për Kosovën.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ish-ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Ndryshe, në dhjetor të 2025, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 21 personave, me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, lidhur me masakrën e kryer më 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Komunës së Shtimes.

Sipas aktakuzës, të pandehurit O.S., R.M., K.J., G.R., Ž.T., B.J., M.L., R.M., D.DJ., B.M., D.J., M.Š., D.A., S.V., B.M., Z.S., M.J., G.P., D.N., Č.A. dhe Z.J., akuzohen se gjatë një operacioni të forcave policore dhe ushtarake serbe kanë vrarë 42 civilë shqiptarë.

“Sipas aktakuzës, në periudhën 1998 – 1999, të pandehurit, në bashkëkryerje, si pjesëtarë të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë, Brigadës ‘’243 të Mekanizuar ’’, Armatës së III- të, e njohur si ‘’Korpusi i Prishtinës’’, si dhe pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP), kanë kryer edhe trajtim çnjerëzor, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas hetimeve të prokurorisë forcat serbe fillimisht e rrethuan fshatin Reçak nga zonat e njohura si “Pishat”, “Gështenjat” dhe “Çesta”, për ta granatuar më pas nga distanca me mjete ushtarake. Ata kanë hyrë shtëpi më shtëpi, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i detyruar këta të fundit të largohen nga fshati, ndërsa burrat e ndaluar janë ekzekutuar.

Prokuroria tutje thotë se hetimet kanë vërtetuar gjithashtu se civilët janë rrahur brutalisht me kondakë armësh, shqelma, dru, zinxhirë dhe mjete të tjera të forta.

Si pasojë e këtyre operacioneve, rreth 20 mijë civilë nga fshatrat Reçak, Topillë, Petrovë, Kraisht, Mullapolc dhe Dremjak janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Prokuroria Speciale ka propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit ndodhen jashtë Kosovës dhe janë të paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Moti në Shqipëri, përgjatë zonave luginore në mëngjes dhe mbrëmje mjegull

15 January 2026 at 07:22


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Edhe për sot parashikohet që përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/




Rockstar Games ndalon misionet në GTA Online që lidhen me atentatin ndaj Charlie Kirk

15 January 2026 at 07:20


Pas një përditësimi në dhjetor 2025 që u dha lojtarëve mundësinë të krijojnë vetë misione, Grand Theft Auto Online dhe Rockstar Games kanë ndaluar misionet që simulonin atentatin ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk.

Kirk u vra në shtator 2025 gjatë një paraqitjeje publike në Universitetin Utah Valley (UVU).

Rockstar Games ka shtuar emrin e tij në listën e termave të cenzuruar në lojë, që do të thotë se lojtarët tani nuk mund të krijojnë misione me emrin e tij të plotë apo të kërkojnë për to.

Megjithatë, ende ka përmbajtje që shfaqet kur kërkohet për fjalët “Charlie” ose “Kirk” veç e veç.

Një prej misioneve të krijuara nga lojtarët quhej “Mi smo Charlie Kirk”, ku loja përshkruante një snajperist të vendosur në një çati që duhej të qëllonte një personazh me emrin Charlie Kirk, duke përdorur një pushkë snajper.

Rockstar e hoqi këtë mision nga serverët e GTA Online dhe nuk është më i disponueshëm. /Telegrafi/

Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit

By: V K
15 January 2026 at 07:56

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 15 janar 2026, një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar ku 15 të burgosur me rrezikshmëri tepër të lartë, janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, institucioni i konsideruar aktualisht si më i sigurti në vend.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore, me masa të shtuara sigurie dhe protokolle të rrepta, ndërsa kolona mbërriti në ambientet e burgut të Peqinit rreth orës 00:15.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ky grup përbëhet nga eksponentët më të rrezikshëm të botës së krimit, mes tyre edhe emra të njohur, si Lul Berisha.

Vendimi për zhvendosjen masive të burgosurve me rrezikshmëri të lartë, erdhi menjëherë pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, një ngjarje që tronditi sistemin e sigurisë së burgjeve shqiptare dhe që nxori në pah nevojën për riorganizim të menjëhershëm të burgjeve.

Në fokus të operacionit ishin personat me rrezikshmëri të lartë, të cilët deri më tani qëndronin në Burgun e Durrësit, institucion i njohur ndryshe edhe si “burgu i VIP-ave”, për shkak të kushteve dhe profilit të disa të dënuarve.

Fillimisht ishte paralajmëruar që një pjesë e të burgosurve të transferoheshin drejt burgut të Fierit apo institucioneve të tjera, por më të rrezikshmit janë përzgjedhur të sistemohen në Peqin, burg që ka seksion të posaçëm të sigurisë së lartë dhe kontroll maksimal.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 206 të dënuar dhe paraburgosur të Burgut të Durrësit janë kaluar në “sitë”, për të vlerësuar nivelin e rrezikshmërisë së secilit.

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, urdhëroi hartimin e një plani të ri kombëtar rishpërndarjeje, duke i ndarë të burgosurit sipas rrezikut shoqëror.

Pika kyçe e urdhrit ishte largimi i të gjithë personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit, i cilësuar shpesh për kushtet e tij më komode, dhe sistemimi i tyre në një nga 7 burgjet e sigurisë së lartë që funksionojnë në Shqipëri.

Deri para këtij vendimi, në një seksion të veçantë në Burgun e Durrësit ndodheshin 27 persona me rrezikshmëri të lartë, pjesë e një total prej 54 të dënuarve dhe 152 paraburgosurve.

Arratisja e Altin Ndocit, i akuzuar për disa krime të rënda, u bë katalizatori që vuri në lëvizje këtë operacion të gjerë.

Operacioni i transferimit drejt Peqinit shihet si një sinjal i fortë i shtetit, për rikthimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar, veçanërisht pas rasteve të përsëritura të shkeljeve dhe gjetjes së telefonave celularë të fshehur gjatë kontrolleve në Burgun e Durrësit.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 20 institucione të vuajtjes së dënimit, nga të cilat 7 kanë seksione të sigurisë së lartë, ku tashmë po përqendrohen elementët më problematikë të botës së krimit.

The post Operacion i jashtëzakonshëm në mesnatë / 15 të burgosur me rrezikshmëri të lartë transferohen nga “burgu i VIP-ave” në Durrës drejt Peqinit appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
15 January 2026 at 07:40

Sot, 15 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro, blihet me 96.2 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.8 lekë, ndërsa në shitje me 103.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre

By: V K
15 January 2026 at 07:22

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash kalimatre.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 1-2 ballë.

 

The post Parashikimi i motit 15 Janar 2026, alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimatre appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

By: 27
15 January 2026 at 07:39

DASHI

Pas muajsh të tërë që ju është dashur të frenoni impulset dhe iniciativat tuaja, tani ndjeni se diçka po fillon të lëvizë sërish. Yjet flasin për veprim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të bëhet me nxitim. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë një bisedë të shtyrë, ndërsa ata që jetojnë vetëm mund të përjetojnë një takim intensiv, por të papritur. Në punë, ekziston një dëshirë për ndryshim, për të provuar vlerën tuaj: por kini kujdes të mos nxitoni gjërat. Energjia fizike po rritet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet shpërblejnë durimin dhe konkretësinë, dy cilësi që zotëroni. Në dashuri, keni nevojë për siguri: ata që janë në një marrëdhënie të qëndrueshme forcojnë lidhjet e tyre, ndërsa ata që kanë dyshime nuk mund t’i injorojnë më ato. Në punë, po mbillni fara: rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të vijnë. Kjo është koha e duhur për të investuar në veten tuaj, madje edhe brenda vetes. Kujdes nga stresi i akumuluar: trupi juaj kërkon vëmendje.

BINJAKËT

Mendja juaj është në garë dhe yjet favorizojnë komunikimin, takimet dhe idetë e reja. Në dashuri, ekziston dëshira për qetësi, por edhe rreziku për të thënë shumë ose shumë pak: zgjidhni fjalët me kujdes. Në punë, mund të merrni një propozim interesant ose të rizbuloni një projekt të vjetër në një dritë të re. Ky është një qiell që ju fton të lëvizni, të udhëtoni dhe të eksploroni. Energjia është e mirë, por jo e tepërt.

GAFORRJA

Po përjetoni një kohë vetëanalize që po ju çon drejt rivlerësimit të marrëdhënieve, zgjedhjeve dhe prioriteteve. Në dashuri, është një kohë e së vërtetës: ajo që është autentike forcohet, ajo që nuk është dobësohet. Në punë, mund të ndiheni të nënvlerësuar, por kini kujdes: shpesh jeni ju ai që nuk e njeh vlerën tuaj. Kjo është një kohë e mirë për të shëruar plagët e vjetra. Mbrojeni hapësirën tuaj emocionale.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), pas një periudhe pasigurie, tani po rifitoni vetëbesimin dhe karizmën. Në dashuri, jeni në qendër të vëmendjes: pasione të forta, sqarime të rëndësishme dhe kthime të mundshme. Në punë, yjet sugjerojnë njohje, por vetëm nëse shmangni krenarinë e tepërt. Është koha për të udhëhequr, jo për të imponuar. Energjia juaj po rritet dhe jeni të etur të përfshiheni. Vetëm kini kujdes të mos e teproni.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshë e dashur, po pastroni veten, nga brenda dhe nga jashtë. Në dashuri, keni nevojë për stabilitet dhe veprime konkrete në vend të fjalëve. Në punë, jeni të saktë dhe të besueshëm, por mund të ndiheni të mbingarkuar: mësoni të delegoni. Yjet ju inkurajojnë të kujdeseni për veten, madje edhe në detajet e vogla dhe të përditshme. Kjo është një kohë e shkëlqyer për vendime praktike dhe afatgjata.

PESHORJA

Në dashuri je i thirrur të zgjedhësh: të qëndrosh në zonën tënde të rehatisë apo të dëgjosh atë që dëshiron vërtet. Marrëdhëniet janë çelësi, por nuk duhet të harrosh veten. Bashkëpunime interesante mund të lindin në punë, por ki kujdes të mos i kënaqësh të gjithë. Kjo është një kohë e favorshme për sqarime dhe marrëveshje të reja. Energjia luhatet, prandaj kujdesu të pushosh.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet flasin për ndryshime të thella. Në dashuri, asgjë nuk është sipërfaqësore: ose gjithçka ose asgjë. Pasionet janë të forta, por edhe xhelozitë janë të forta. Në punë, po përgatitni një lëvizje të madhe, edhe nëse është ende e fshehtë. Është koha të dëgjoni intuitën tuaj, e cila është forca juaj e vërtetë. Kujdes nga stresi emocional: mos e mbani gjithçka të fshehur.

SHIGJETARI

Yjet ju nxisin të shikoni përpara me entuziazëm, duke lënë mënjanë atë që ju ka rënduar. Në dashuri, dëshira për liri kthehet, por kini kujdes të mos e ngatërroni pavarësinë me distancën. Në punë, ju presin mundësi të reja, kontakte ndërkombëtare ose projekte të ardhshme. Ky është një qiell që favorizon ëndrrat, por gjithashtu kërkon konkretësi. Energji e mirë, një frymë pozitive.

BRICJAPI

Po përballeni me vendime të rëndësishme, veçanërisht në punë, ku puna juaj e palodhur po fillon të japë fryte. Në dashuri, jeni më të menduar se zakonisht: keni nevojë për kohë, për të ndërtuar ngadalë. Kjo është një kohë e mirë për t’u konsoliduar, jo për të marrë rreziqe. Kini kujdes të mos jeni të ngurtë: lini vend edhe për emocione. Energjia juaj është e qëndrueshme, por mos u sforconi shumë.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 janar 2026), yjet ju ftojnë të thyeni modelin dhe të mendoni jashtë kornizave, siç dini ju. Në dashuri, ka nevojë për dialog dhe liri: marrëdhëniet jokonvencionale favorizohen. Në punë, do të keni ide të shkëlqyera, por keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë t’i realizoni ato. Është një kohë krijuese, por edhe pak shpërqendruese. Kujdesuni për gjumin dhe sistemin tuaj nervor.

PESHQIT

Yjet rrisin ndjeshmërinë tuaj: në dashuri, jeni romantikë, por rrezikoni të idealizoni tepër. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë. Në punë, mund të ndiheni të hutuar, por një përgjigje do të vijë nëse dëgjoni intuitën tuaj. Ky është një qiell që flet për shërimin e brendshëm, ëndrrat dhe spiritualitetin. Energjia është e ndryshueshme, prandaj jepini vetes pushim.

 

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

By: 27
15 January 2026 at 07:27

Moti për ditën e sotme, parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare.

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë mjegull.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– juglindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën

15 January 2026 at 07:52

Sot bëhen 27 vjet nga Masakra e Reçakut, një nga krimet më të tmerrshme të kryera gjatë luftës në Kosovë, e cila mbetet një plagë e hapur në kujtesën kolektive të vendit.

Më 15 janar 1999, forcat policore serbe, njësitë ushtarake dhe grupet paramilitare serbe hynë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Viktimat, u ekzekutuan në rrethana që tronditën opinionin vendor dhe ndërkombëtar.

Masakra u bë e njohur për botën pas reagimit të menjëhershëm të atëhershëm të shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili, pasi pa nga afër trupat e pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krime të rënda kundër njerëzimit që po kryheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Reçaku u shndërrua në simbol të vuajtjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, por edhe në një moment kyç që ndikoi në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për realitetin e luftës, duke hapur rrugën për zhvillime vendimtare në fundin e saj

Ndryshe, sot në kuadër të kësaj masakre, homazhe do të bëjnë krerët e shtetit si presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Pos tyre, homazhe do të bëjë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Masakrës së Reçakut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 27 vjet nga Masakra e Reçakut: Krimi që tronditi botën appeared first on Sinjali.

❌
❌