Analistët politikë kanë vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes përbën një zhvillim me rëndësi strategjike për vendin, duke theksuar se kjo rrit qasjen e drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë, forcon garancitë e sigurisë dhe hap mundësi të reja për lobim ndërkombëtar dhe afrimin drejt anëtarësimit në NATO.
Sipas tyre, fakti që Kosova është ndër anëtaret themeluese të këtij mekanizmi dhe që konsiderohet partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një sinjal të fortë politik, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Analisti politik Afrim Kasolli ka theksuar se, pavarësisht peshës reale të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, është e rëndësishme që vendi të jetë në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe të konsiderohet partner në aranzhime globale. Sipas tij, ndonëse Kosova nuk ka kapacitete të jashtëzakonshme, ajo duhet të japë kontributin e saj modest – ushtarak, financiar dhe në misione paqeje – përfshirë misionin që po përgatitet të instalohet në Rripin e Gazës.
“Ne e dimë realisht peshën reale të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Nuk është që shteti i Kosovës ka kapacitete të jashtëzakonshme të jetë kontribuese e këtyre aranzhimeve globale, mirëpo është e rëndësishme, do të thotë, që vendi ynë është në të njëjtën linjë dhe është në të njëjtat binarë dhe konsiderohet si një partner nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të dhënë kontributin e tij modest, për aq sa ka mundësi, qoftë në aspektin ushtarak, financiar e të tjera e të tjera, do të thotë, në paqen, në misionin e paqes në vatra të ndryshme, me theks të veçantë atë që po përgatitet të instalohet në Rripin e Gazës”, tha ai.
Kasolli ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë dy prej vendeve të vetme në rajon që vazhdojnë të trajtohen me solidaritet të plotë nga SHBA-ja, duke nënvizuar se interesi shtetëror i Kosovës është të jetë në të njëjtën linjë me Uashingtonin dhe të ketë akses të drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë.
“Pra, do të thotë, është e rëndësishme, dhe jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, bota shqiptare, janë dy prej vendeve, janë dy shtete shqiptare, janë dy prej vendeve të vetme në rajon që vazhdojnë të trajtohen me solidaritet të plotë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo nuk është pak, pavarësisht dilemave juridike e ndërkombëtare që mund të ketë kjo iniciativë. Mirëpo interesi shtetëror i Kosovës është që të jetë në të njëjtën linjë dhe të ketë akses të drejtpërdrejtë në Washington, në Shtëpinë e Bardhë dhe në instanca të tjera të politikbërjes së superfuqisë së vetme planetare, për shkak se historia e shtetndërtimit të Kosovës nuk mund të paramendohet pa kontributin e jashtëzakonshëm të atij vendi”, tha ai.
Ai ka shtuar se krijimi i këtij aksesi të drejtpërdrejtë për institucionet e Kosovës përbën një garanci shtesë sigurie, pasi në raste tensionesh të ardhshme i kujtohet edhe Serbisë se Kosova ka mundësi të ndërhyjë drejtpërdrejt në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar ndihmë, gjë që, sipas tij, do ta bënte Beogradin të mirëkalkulojë përfshirjen në aventura të tilla, raporton Ekonomia Online.
“Fakti që tashmë Republikës së Kosovës, institucioneve të saj, përfaqësuesve të saj, i krijohet një akses i drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë nuk është pak. Pra, sepse eventualisht, do të thotë, në tensione të ardhshme i përkujtohet edhe Serbisë që i përkujtohet edhe Serbisë që ky vend, do të thotë, ka mundësi që drejtpërdrejt të intervenojë në Shtëpinë e Bardhë, të telefonojë, të kërkojë ndihmë, gjë që do ta bënte Serbinë disa herë të mirëmendohet, të mirëkalkulojë a vlen të përfshihet në aventura të tilla. Pra, fakti që Kosovës i krijohet kjo mundësi e jashtëzakonshme është një garanci tjetër shtesë sa i përket sigurisë së saj, si të jashtme ashtu edhe të brendshme. Prandaj, pavarësisht interpretimeve cinike që mund të jenë, që ky bord e kjo iniciativë mund të shihen me dyshim në aspektin ndërkombëtar, unë insistoj që kjo është interes strategjik i Kosovës dhe Kosova nuk e ka luksin, do të thotë, të ketë dilema aty ku ka ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket nevojës së ruajtjes dhe të konsolidimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve”, tha ai.
Analistja politike Afërdita Maliqi ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende nga Ballkani Perëndimor pjesë e këtij bordi, gjë që tregon se Kosova vazhdon të jetë në agjendën amerikane.
“Unë mendoj që kjo është një nga gjërat më të mira që i kanë ndodhur Kosovës viteve të fundit, për shkak se ne vazhdimisht kemi folur për një diplomaci neglizhente të Kosovës dhe ftesa e Presidentit Trump që Kosova të jetë edhe themeluese edhe anëtare e Bordit të Paqes, ishte një nga lajmet më të mira që ne kemi marrë domethënë si Kosovë. Duke pasur parasysh se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende nga Ballkani Perëndimor që janë pjesë e këtij bordi, edhe kjo ka rëndësi të veçantë se na tregon edhe njëherë që Kosova vazhdon të jetë në agjendën amerikane dhe vazhdon të jetë në agjendën e Presidentit Trump”, tha ajo.
Maliqi ka nënvizuar se përfshirja e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse përbën lajm jashtëzakonisht të mirë, pasi, sipas saj, kjo e afron vendin me anëtarësimin në NATO dhe e vendos në një rang me shtete që janë pjesë e Aleancës ose kanë aleanca me të.
Ajo ka shtuar se prania e shteteve që nuk e njohin Kosovën në Bord krijon mundësi për lobim dhe sigurim të njohjeve të reja.
“Po ashtu, për shkak se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë pjesë e misioneve paqeruajtëse, kjo përbën një lajm jashtëzakonisht të mirë edhe për FSK-në edhe për ne si Kosovë, sepse kjo do të thotë që ne jemi shumë afër anëtarësimit në NATO kur jemi në një rang me shtete të cilat janë superfuqi botërore, të cilat janë pjesë e NATO-s dhe kanë aleanca me NATO-n. Pastaj, shto këtu se në Bordin e Paqes ka edhe shtete anëtare që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kjo do të thotë që, pavarësisht kësaj, ne si Kosovë mund ta shfrytëzojmë këtë bord paqeje për me lobu, për me siguru njohje të reja. Pra, është në njëfarë forme që Kosova në të gjitha mënyrat ka mundësi përfitimi. Presidenti Trump disa herë ka përmendur edhe Kosovën edhe Serbinë. Nëse ju kujtohet, ka thënë se i kam ndalur luftërat. Përmendi edhe luftën në Kosovë dhe edhe dje në fjalimin e tij ai e përmendi çështjen e Kosovës dhe Serbisë dhe në një moment tha që “nëse keni probleme ndërmjet vete, ju lutem ma bëni një telefonatë”. Kjo ishte një sinjal i madh për ne si Kosovë dhe për ne si shtet, për sigurinë tonë, që pavarësisht çfarëdo që bën Serbia ose çfarëdo që ka në plan Serbia të bëjë ndaj nesh, ne e kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë gjithmonë aty për ne. Domethënë, me vetë faktin që e tha troç, iu drejtua Presidentes Osmani që nëse ju keni ndonjëherë probleme, atëherë vetëm një telefonatë. Kjo tregon që Kosova është gjithmonë në agjendën mbështetëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se vendet aleate kanë kontribuuar me 7 miliardë dollarë për ta ndihmuar Gazën, ndërsa Kosova është zotuar për të ndihmuar me trupa ushtarake përmes Bordit të Paqes.
Duke folur në takimin e parë të Bordit të Paqes të enjten në Uashington, Trump tha pesë vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, janë zotuar se do të dërgojnë trupa në forcën ndërkombëtare të sigurisë në Gazë.
Trump gjithashtu njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë.
Në takimin inaugurues të Bordit të Paqes mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi Kosova është ndër anëtaret themeluese.
Bordi i Paqes, me 27 anëtarë, u themelua më 22 janar në Davos të Zvicrës, në prezencë të presidentit Trump.
Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij të enjen Trump tha gjithashtu se kishte ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, e vlerësoi presidenten Osmani, dhe tha se këto dy vende duhet ta telefonojnë nëse nuk kalojnë mirë, ndërsa Osmani iu përgjigj: “Do t’ju telefonojmë”.
Në një postim të shkurtër në Facebook të enjten natën, Osmani e falënderoi Trumpin, duke thënë se “Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane”.
Nga Emiratet e Bashkuara Arabe – vendi me një nga ekonomitë më të fuqishme dhe më dinamike në Lindjen e Mesme, i ndërtuar mbi investime afatgjate në infrastrukturë, teknologji dhe zhvillim të aftësive – presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e prezantoi Kosovën si një ekonomi të disiplinuar dhe të gjallë, të mbështetur në reforma dhe sundim të ligjit, mikpritëse për investitorët dhe të hapur ndaj partneriteteve globale.
Me 1.5 milion banorë dhe me një popullsi të re, Kosova ka parë zhvillim ekonomik në vitet e fundit, i cili është reflektuar në dyfishimin e prodhimit të brendshëm bruto brenda një dekade, si dhe në rritjen e punësimit dhe të investimeve.
Osmani, në fjalimin e saj në Samitin e Qeverive Botërore, që u mbajt në fillim të këtij muaji në Dubai, e përshkroi këtë rrugëtim si një transformim të jashtëzakonshëm nga një vend i shkatërruar nga lufta, dhe tha se Kosova tani është gati për “ekonominë e gjeneratës së ardhshme” – e hapur për bashkëpunim dhe e përkushtuar ndaj inovacionit dhe inteligjencës artificiale.
“Suksesi ekonomik i çdo vendi varet kryesisht nga kapitali i tij njerëzor. Nga perspektiva e Kosovës, rritja e ekonomisë së gjeneratës së ardhshme mbështetet në tri shtylla që forcojnë njëra-tjetrën: njerëz të fuqizuar, institucione të forta dhe sektor privat dinamik”, tha Osmani.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi gjithashtu se, gjatë mandatit të ri qeverisës, transformimi digjital i vendit nuk do të mbetet thjesht slogan, por do të shërbejë edhe si motor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Ai paralajmëroi mbështetje të re për të nxitur investimet dhe për të forcuar sektorin prodhues në vend.
“Përgjatë katër vjetëve në vazhdim, do të investojmë rreth 1 miliard euro në prodhim përmes garantimit të kredive për investitorët. Pra, do të vëmë në dispozicion 1 miliard euro garanci sovrane, të cilat shërbejnë si hipotekë për të garantuar investimet private në fabrika dhe në prodhim”, tha Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar më 11 shkurt.
Në terren, realiteti mbetet ende larg këtyre ambicieve të deklaruara. Institucionet shpesh nuk arrijnë të mbajnë hapin as me sfidat e ekonomisë tradicionale, duke i lënë bizneset të përballen me çmime të larta të energjisë, mungesë infrastrukture dhe pengesa të tjera operative.
Kujtim Gjevori mbikëqyr çdo ditë linjat e prodhimit në fabrikën e tij të qeseve të najlonit, në Parkun e Biznesit në Drenas, ku rreth 100 punëtorë varen nga stabiliteti i këtij biznesi. Por, në vend që të fokusohet në zgjerim e rritje, ai thotë se gjithnjë e më shumë energji dhe burime i shkojnë për të përballuar kostot e larta të rrymës dhe problemet bazike infrastrukturore.
Kalimi i Kosovës në tregun e hapur të energjisë i ka rritur ndjeshëm shpenzimet e kompanisë së tij, duke e detyruar t’i shtyjë planet për investime për së paku dy vjet.
Për Gjevorin, kjo nuk është vetëm çështje biznesi, por një zinxhir mundësish të humbura – prodhim që nuk është rritur, vende pune që nuk janë hapur dhe eksporte që kanë mbetur vetëm në plan.
“Ne e dimë që Evropa ka një treg të liberalizuar të energjisë elektrike. Por, le ta shohim me numra: më parë, ne e paguanim energjinë elektrike 80 euro për megavat, ndërsa Evropa 110 euro. Sot, ne paguajmë 280 euro, ndërsa Evropa vazhdon të paguajë 110-120 euro. Kjo paraqet një sinjal të qartë paralajmërues për investitorët e huaj”, thotë Gjevori për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
Vitin e kaluar, bizneset e mëdha në Kosovë kaluan në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike, ku çmimet nuk vendosen më nga shteti, por nga oferta dhe kërkesa. Ky vendim u kundërshtua nga shumë kompani, të cilat paralajmëruan për rritje dramatike të faturave dhe kërkuan shtyrje për një vit, derisa tregu të përgatitej, por kjo nuk ndodhi.
Gjevori thotë se sfidat, përveçse me çmimin e lartë të energjisë, lidhen edhe me ndërprerjet e shpeshta të rrymës. Problemet infrastrukturore shtrihen, pastaj, edhe te furnizimi me ujë, pasi kyçjet ilegale në rrjet shkaktojnë ndërprerje që i lënë bizneset pa furnizim. Për rrjedhojë, kompania e Gjevorit është detyruar të improvizojë zgjidhje.
“Ne kemi marrë kazanë, i kemi mbushur, i kemi rimbushur… Pastaj kemi ndërtuar edhe bunar personal, të cilin e shfrytëzojmë kur ndalet uji”, thotë Gjevori.
Ujë dhe rrymë pamjaftueshëm, por edhe fuqi punëtore e papërgatitur, sipas Mejdi Bektashit. Eksperti i ekonomisë thotë se ky kombinim e bën të pamundur që Kosova të kapë hapin shpejt me ekonomitë e teknologjisë së lartë.
“Viteve të fundit, në testimet e ndryshme që i bëjnë organizatat kredibile ndërkombëtare si PISA, ne kemi rënë thuajse në fund të listës botërore. Është shumë problem që me këtë përgatitje, ose me investime thuajse minimale në sektorin e arsimit, ne të nxjerrim kuadro për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë informative”, thotë Bektashi.
Në fakt, sektori i teknologjisë informative në Kosovë është një nga pak fushat me bilanc tregtar pozitiv: eksportet e shërbimeve TIK arritën mbi 185 milionë euro vitin e kaluar, ndërsa importet ishin rreth 45 milionë.
Por, edhe sipas Arian Zekës, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ky sukses mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton gjendjen e përgjithshme të ekonomisë.
Viteve të fundit, rritja ekonomike në Kosovë ishte relativisht e qëndrueshme – midis 3 dhe 4 për qind, por Zeka thotë se ky ritëm nuk është i mjaftueshëm për të mbështetur ambiciet për transformim digjital dhe zhvillim të industrive të avancuara.
Ai shton se këtij potenciali i kundërvihen edhe faktorë të jashtëm, si marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, por edhe paqëndrueshmëria e brendshme politike, siç u pa gjatë vitit të kaluar.
“Unë, personalisht, di një rast nga viti i kaluar, kur një konsorcium vendor e ndërkombëtar në fushën e energjisë ka vendosur ta zhvendosë investimin në Shqipëri, në pamundësi që kërkesa e tij të trajtohej me pak më shumë seriozitet nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thotë Zeka për Exposenë.
Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ngre të njëjtin shqetësim për paqëndrueshmërinë politike dhe institucionale.
“Unë nuk besoj se ndonjë investitor i huaj do të investonte kapitalin e tij në një vend ku kemi lëshime apo jostabilitet institucional. Për të investuar këto kompani në teknologji të larta dhe inteligjencë artificiale, nevojiten subvencione që duhet t’i ofrojë shteti i Kosovës, duke nisur nga ulja e taksave, sigurimi i lokacionit e lehtësira të ndryshme fiskale”, thotë Bektashi.
Gjatë dekadës së fundit, investimet e huaja direkte në Kosovë janë më shumë se dyfishuar, duke kaluar 800 milionë euro në vit. Por, sipas ekspertëve, pjesa më e madhe vjen nga diaspora dhe përqendrohet në patundshmëri – një sektor që ka ndikim të kufizuar në zhvillimin ekonomik, thonë ata, pasi nuk krijon vende të qëndrueshme pune.
Për të nxitur punësimin dhe për të përmirësuar mirëqenien, autoritetet kanë ndarë në disa raste subvencione, ose kanë krijuar platforma si “Superpuna”, përmes së cilës subvencionojnë pagën minimale të punonjësve për gjashtë muaj.
Ndër vite, shkalla e papunësisë ka rënë nga mbi 32 për qind më 2015 në rreth 10 për qind vitin e kaluar, por ekspertët paralajmërojnë se vetëm një rritje ekonomike dyshifrore – e mbështetur nga investimet e huaja në prodhim – mund të përkthehet në përmirësim real të mirëqenies së qytetarëve.
Bektashi thotë se për të çuar ekonominë përpara, Kosova duhet të krijojë fillimisht kushte më të sigurta për bizneset, dhe merr shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Shteti [në Maqedoninë e Veriut] ofron gjithë infrastrukturën. Investitorëve të huaj u jepen lehtësira të shumta duke filluar nga lirimi i pagesës së taksave të ndryshme për periudha 3-5 vjeçare; u ofrohet edhe 24h orë energji elektrike me çmime të subvencionuara. E, e njëjta po ndodh edhe në Shqipëri”, shpjegon Bektashi.
Për Zekën, tërheqja e investimeve të huaja kërkon koordinim të përpjekjeve mes qeverisë dhe aktorëve ekonomikë, si dhe hartimin e një strategjie të qartë zhvillimore që mbështetet në potencialet reale dhe shoqërohet me reforma ligjore.
“Le ta largojë nga mendja secili përfaqësues i cilitdo institucion të vendit se një deklaratë e tij në cilindo forum ndërkombëtar do të ketë peshë vendimtare para një investitori të huaj. Sepse, investitorët gjithmonë kanë tendencë të ndalen edhe tek asociacionet e bizneseve, që përfaqësojnë interesat komerciale, për të folur edhe një herë, për të matur edhe një herë edhe peshën, edhe saktësinë e atyre informative”, thotë Zeka.
Një shembull konkret i suksesit në ekonomi digjitale në Evropë është Estonia, vend me 1.3 milion banorë, në veri të kontinentit. Sipas Bankës Botërore, ky progres erdhi si rezultat i investimeve të hershme në arsim, digjitalizimit të shërbimeve publike dhe krijimit të një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset dhe investitorët.
Raporti i Komisionit Evropian “Dekada Digjitale e Estonisë 2024” tregon se ky vend kryeson në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe ka një përqindje të lartë specialistësh të teknologjisë informative, që e bëjnë atë një model suksesi.
E, derisa Kosova të arrijë të kapë ritmin, Gjevori dhe prodhuesit e tjerë kosovarë mbeten të detyruar të gjejnë zgjidhje të improvizuara për problemet bazike – nga bunari te gjeneratorët e rrymës – ndërsa investitorët e huaj qëndrojnë në pritje./REL
Policia ka publikuar raportin me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Në raport thuhet se gjatë kësaj kohe s’ka pasur aksident me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 19 aksidente me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Ndërkaq, për shkelësit e rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2021 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit, organet e rendit kanë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 9 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 person në ndalim policor. /Telegrafi/
Besohet të jetë një kohë kur Allahu u ofron mëshirë dhe dashuri të veçantë atyre që kanë agjëruar, me bekime të veçanta për individët që sigurojnë ushqim për të tjerët.
Një traditë e rrënjosur thellë, ose Sunet, i inkurajon myslimanët të çelin agjërimin me hurma para vaktit kryesor.
Kjo praktikë imiton Profetin, i cili i shijonte dhe i mbështeste hurmat, zakonisht duke përdorur të freskëta, pastaj të thata ose të ujitura nëse asnjëra nuk ishte e disponueshme.
Trupi i pajetë i alpinistit malazez Qazim Fetahoviq është gjetur në malin Hajla.
Trupi u gjet nga alpinisti me përvojë i Rozhajës, Semir Kardoviq, i cili e gjeti trupin pas dy orësh kërkimesh.
Fetahoviq u zhduk dje gjatë ngjitjes, kur, afër majës, ra nëpër një strehë dëbore të formuar për shkak të erës së fortë dhe akumulimit të borës mbi shpatin e pjerrët, raporton osvrt.me, përcjell Telegrafi.
Kërkimi u krye mbrëmë dhe këtë mëngjes në kushte jashtëzakonisht të vështira – me mjegull të dendur, erë të fortë dhe reshje të dendura dëbore, prandaj u ndal në një moment.
Në aksion morën pjesë anëtarë të Shërbimit të Shpëtimit Malor nga Kosova, alpinistë nga disa klube malazeze, Policia Kufitare, si dhe shpëtimtarë dhe zjarrfikës nga Rozhaja.
Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nuk ishte e mundur të merrej me qira një helikopter.
Shërbimet kompetente ndërmarrin aktivitete të mëtejshme në përputhje me procedurat. /Telegrafi/
Bllokimi i aksit Librazhd–Qafë Thanë ka shkaktuar kaos në qarkullim dhe ka izoluar dhjetëra fshatra përreth, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve drejt shërbimeve bazë.
Rrëshqitja masive e dheut ka izoluar plotësisht zonën, duke e bërë të pamundur kalimin jo vetëm për mjetet e transportit të rëndë dhe automjetet private, por edhe për autoambulancat dhe zjarrfikëset.
Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët, shumë prej të cilëve janë detyruar të kalojnë zonën e rrezikshme në këmbë.
Banorë të zonës – mes tyre fëmijë nën dy vjeç dhe të moshuar – kanë ecur rreth 2 kilometra në temperatura të ulëta për të kaluar në anën tjetër të aksit, ku i kanë pritur të afërmit me automjete.
Ndërkohë, deri më tani, aksi vijon të jetë i paralizuar dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi afatin e hapjes së tij. /euronews albania/
Banorët e fshatit Grabanicë dhe Zajm në komunën e Klinës kanë nisur protestë, duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë, në shenjë pakënaqësie lidhur me problemet e pronësisë.
Protestuesit kanë dalë me parulla dhe thirrje kundër asaj që e cilësojnë si padrejtësi pronësore, duke kërkuar ndërhyrje institucionale për zgjidhjen e rasteve të kontestuara.
Sipas tyre, pas kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre pas luftës, në disa raste janë regjistruar të drejta pronësie për më shumë se një person, çka ka krijuar konflikte juridike dhe paqartësi pronësore.
Banorët pretendojnë se disa prona të blera nga serbët në vitet ’70 janë përkthyer më pas në emër të personave të tjerë, duke u mohuar të drejtën ligjore të pronarëve aktualë.
Në vendin e ngjarjes janë angazhuar zyrtarë të shumtë policorë, të cilët po sigurojnë rendin publik dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/
Po vazhdon operacioni kërkim-shpëtimit për gjetjen e 42-vjeçarit të zhdukur në kanionet e Kanionet e Osumit, përgjatë rrjedhës së Lumi Osum.
Gjatë operacionit, një vullnetar 22-vjeçar, i angazhuar në kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit me inicialet I.K., mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys në zonën e kanioneve, shkruan Top Channel.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren të vështirë dhe me kushte të ndërlikuara, rreth orës 04:45 të mëngjesit të së dielës, 22-vjeçari u bë i mundur të shpëtohej.
Ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit vijon me kërkime intensive përgjatë lumit.
Banorët e fshatit Grabanicë e Klinës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie, duke bllokuar për qarkullim rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.
Protesta është paralajmëruar të nis në orën 12:00.
Ndërkohë, aty shihen një numër i madh i zyrtarëve policor. /kp/
Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur nga rënia e murit të një shtëpie brenda Qendrës Historike në Prizren. Qeveria e Kosovës- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit detyrohet se në emër të dëmit material dhe jomaterial t’ia kompensojë nënës së viktimës, Lirije Gashi 15 mijë euro, vëllait binjak të viktimës- të miturit D.G., 8 mijë euro, si dhe për shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores 2 mijë euro.
3-vjeçarja kishte humbur jetën pas shembjes së murit në rrugën “Marin Barleti” në Prizren më 6 qershor 2016, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit të marrë nga gjykatësi Shqipron Sedolli, në rigjykim, Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e Lirije Gashit dhe djalit të saj të mitur D.G (të cilin e përfaqëson e ëma), duke i kompensuar për dëm material në shumën prej 2 mijë, për dëm jomaterial– dhimbjet shpirtërore për Lirijen prej 15 mijë euro, kurse për D., 8 mijë euro dhe për shpenzime të procedurës prej 2 mijë e 550 euro, duke obliguar për pagim të këtyre shumave Qeverinë- Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për këto pagesa, Gjykata ka përcaktuar edhe kamatën ligjore prej 8%, ndërkaq ka refuzuar si të pabazuara shumat tjera të kërkuara me padi.
Sipas vendimit, paditësit Lirije Gashi (nëna e viktimës), Hajrije Gashi (gjyshja) dhe D.G (vëllai i mitur i viktimës) më 2 korrik 2020 kanë paditur Komunën e Prizrenit, ndërsa më tutje kanë zgjeruar padinë edhe ndaj Qeverisë së Kosovës– Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke kërkuar kompensim të dëmit material e jomaterial në shumë prej 132 mijë e 620 euro.
Rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit më 23 mars 2025.
Gjatë rigjykimit, paditësit kanë kërkuar që në emër të dëmit material për shpenzime të varrimit dhe ngritjes së përmendores të kompensohen me shumën prej 2 mijë e 620 euro, për dëmin jomaterial shumën prej 50 mijë euro për Lirijen, 40 mijë euro për Hajrijen si gjyshe e të ndjerës dhe 40 mijë euro për D.G., vëllanë e të ndjerës.
Gjithashtu, paditësit kanë kërkuar edhe shpenzimet e procedurës që u janë shkaktuar gjatë procesit gjyqësor.
Komuna e Prizrenit, përmes përgjigjes në padi edhe në rigjykim, ka theksuar se nuk është përgjegjëse për rastin tragjik, krejt kjo me arsyetimin që nga inspektimeve gjatë vitit 2015 ishte konstatuar se shtëpitë në pjesën historike të Prizrenit paraqesin rrezik për banorët dhe kalimtarët. Kurse, më 2016 është konstatuar se shtëpitë në atë pjesë të qytetit nuk janë për jetesë dhe paraqesin rrezik për qytetarët dhe kalimtarët.
Më tutje, sipas Komunës, kryetari kishte marrë vendim që të bëhet pastrimi- largimi i materialeve të dheut nga objekt në rrënim e sipër. Po ashtu, është miratuar propozimi i Drejtorisë së Urbanizmit për restaurimin e fasadave në kuadër të Qendrës Historike të Prizrenit. Ndërsa, ishte urdhëruar familja e viktimës që të largohen nga ajo pjesë për shkak të ekzistimit të rrezikut, këtë fakt thuhet se e ka pranuar edhe pala paditëse duke thënë se e kishin liruar shtëpinë por janë kthyer përsëri në pamundësi të gjetjes së strehimit.
Ndërkaq e paditura e dytë, Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, gjatë rigjykimit nuk është paraqitur në proces, përkundër që ishte e ftuar nga gjykata, me ç’rast Gjykata ka vijuar me gjykim në mungesë ndaj të paditurës në fjalë.
Mirëpo, për këtë të paditur, Avokatura Shtetërore ka paraqitur dy parashtresa, duke përmendur se si gjykatë kompetente për gjykim të rastit është Gjykata Themelore në Prishtinë, ku edhe e ka selinë e paditura. Gjithashtu, Avokatura ka kontestuar edhe lartësinë e kërkuar të kompensimit të dëmit material e jomaterial dhe më tutje se nuk ka lidhje shkak-pasojë që Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ta ketë në rastin konkret. Po ashtu, ka pretenduar se përgjegjëse është Komuna e Prizrenit.
Më tutje, Gjykata ka vijuar me administrim të provave materiale, ndër të tjera skica e vendit të ngjarjes se si kishte ardhur deri te vdekja tragjike e 3-vjeçares për shkak të shembjes së murit në Qendrën Historike të Prizrenit e deri te fotografitë e lapidarit për të ndjerën.
Pas vlerësimit të provave, Gjykata në Suharekë gjeti se kërkesëpadia e paditësve Lirije Gashi dhe D.G., kundër të paditurës së dytë- Qeveria e Kosovës- MKRS, është pjesërisht e pabazuar, ndërsa kundër të paditurës së parë padia e Lirije Gashit, Hajrije Gashit dhe D.G., është tërërisht e pabazuar, si dhe kërkesëpadia e Hajrije Gashi ndaj të paditurës së dytë është e pabazuar.
Gjykata ka gjetur se nga dispozitat ligjore në fuqi, ka dalë se objektet brenda Qendrës Historike të Prizrenit nuk janë mirëmbajtur, sepse kanë paraqitur rrezik për jetën dhe pasurinë e qytetarëve, kjo duke sjellë për pasojë vdekjen e tani të ndjerës Xh.G.
Mbi këtë fakt të konstatuar, Gjykata vlerëson se këto objekte apo objekti i shembur, i cili i ka shkaktuar vdekjen e tani të ndjerës Xh.G., përbën send të rrezikshëm apo send me rrezik të shtuar për shkak të vjetërsisë së tij.
Prandaj, Gjykata ka ardhur në përfundimin se Qeveria e Kosovës– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse si administruese apo menaxhuese e trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës, pra kjo përgjegjësi është objektive dhe rrjedh në bazë të ligjit.
Sipas Gjykatës, Qeveria e Kosovës– MKRS nga baza e përgjegjësisë objektive është përgjegjëse për shkaktimin e dëmit ndaj Lirije dhe D.G., dhe kjo përgjegjësi rrjedh përmes ligjeve që rregullojnë fushën e kulturës, respektivisht trashëgiminë kulturore që menaxhon me to.
Gjykata, në këtë përfundim të përcaktimit të përgjegjësisë për të paditurën e dytë, ka ardhur bazuar në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore. Gjithashtu, Gjykata ka përmendur edhe nenin 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili nen njeh obligimin e evitimit të dëmeve eventuale që mund të shkaktohen nga rreziku i shembjes së tyre.
Shkalla e parë përfundimisht vlerëson se tek ky rast përmbushen elementet e lidhjes shkakore që paraqet raportin e ndërsjellë ndërmjet veprimit të dëmshëm dhe dëmit, në të cilin veprimi i dëmshëm paraqitet si shkak, kurse dëmi si pasojë e tij.
“Përfundimisht, në këtë proces kontestimor, e paditura e dytë nuk arriti të argumentojë s ka ndërmarrë masat preventive për të evituar shembjen e objekteve të mbrojtura brenda Qendrës Historike të Prizrenit të cilat janë nën përgjegjësinë e saj ligjore”, thuhet në vendimin e përpiluar më 17 nëntor 2025.
Sipas Gjykatës, paditësve Lirije Gashi dhe D.G., u takon e drejta në kompensim të dëmit material e jomaterial si rezultat i humbjes së jetës së anëtarit të ngushtë të familjes.
Për dëmin material lidhur me shpenzimet e varrimit dhe ngritjes së përmendores, Gjykata e ka gjetur bazën ligjore në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve (LMD) dhe vetë Ligjin për Procedurën Kontestimore sa i përket përcaktimit të lartësisë së kompensimit. Gjithashtu, edhe bazën ligjore për dëmin jomaterial, konkretisht dhimbjeve shpirtërore, Gjykata e ka gjetur bazuar në LMD.
Ndërsa për pjesën refuzuese të padisë për nënën dhe vëllain e viktimës, Gjykata thekson se me shumat e gjykuara, arrihet mjaftueshëm kompensimi i drejtë dhe i arsyeshëm në raport me rrethanat.
Për pjesën refuzuese kundër Komunës së Prizrenit, sipas vendimit, u refuzua në mungesë të legjitimitetit real pasiv, sepse me asnjë dispozitë ligjore nuk rezulton se mban përgjegjësi për administrimin e Qendrës Historike të Prizrenit në drejtim të marrjes së masave për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore.
Me këtë vendim është refuzuar edhe kërkesëpadia e paditëses Hajrije Gashi, në cilësi të gjyshes së të ndjerës Xh.G., me arsyetimin se nuk i takon e drejta e shpërblimit të dëmit jomaterial në emër të dhimbjeve shpirtërore për vdekjen e anëtarit të familjes, por kjo e drejtë iu takon familjes së ngushtë (bashkëshortit, fëmijëve dhe prindërve).
Lidhur me këtë vendim, përfaqësuesi i paditësve, Gentian Krasniqi, ka thënë se e kthen dinjitetin njerëzor dhe besimin në drejtësi.
“Një vendim që rikthen dinjitetin njerëzor dhe besimin në drejtësi”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në Facebook.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.
Të pandehurit janë:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela);
Mario Çela;
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja);
Xhino Roka;
Marsel Roka;
Prekë Kodra;
Ledio Zabeli;
Sergej Hasanpapaj;
Fuad Verzivolli;
Bruno Hazizolli;
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku);
Artan Hoxha;
Pajtime Fetah;
Metin Mehja;
Skënder Sufaj;
Marsel Shega (alias Bujar Shega);
Renato Hasani;
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa);
Blerina Beqiri;
Elton Qyno;
Dedan Gjoni.
Njoftimi i plotë i SPAK
Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.
Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.
Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.
Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal;
“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Organizatë kriminale”;
“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” , fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare); “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal; “Organizatë kriminale”; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”.
Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”.
Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.
Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.
Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.
Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:
“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.
Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:
“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.
Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:
“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.
Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.
Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:
“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:
“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.
Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:
“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.
Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:
“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale. /EuronewsAlbania/
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë në pritje të ftesës së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministrit Albin Kurti, për nisjen e konsultimeve lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ani pse Kurti ka shtatë ditë që kishte paralajmëruar nisjen e konsultimeve me partitë parlamentare për zgjedhjen e shefit të shtetit, në këto dy parti thonë se deri tani nuk ka pasur takime formale mes subjekteve politike. Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë treguar se kur Kurti do t’i ftojë partitë për konsultime.
Partia e Kurtit ka pushtetin në vend, derisa mazhoranca e udhëhequr nga ai ka 66 deputetë në Kuvend. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat deri më 4 prill 2026, mirëpo sipas Kushtetutës zgjedhja e presidentit duhet të bëhet një muaj para përfundimit të mandatit, në këtë rast më 4 mars. Në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Presidentja Osmani është e vetmja deri tani që ka shfaqur ambicie për të rikandiduar edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar, megjithatë e njëjta nuk ka siguruar 30 nënshkrime të deputetëve për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, thotë për KosovaPress, se subjekti i tij do të marrë pjesë në çdo takim që thirret për çështjen e presidentit, por ka theksuar se zgjedhja duhet të vijë si rezultat i një marrëveshjeje politike.
I pyetur nëse kanë votë për Vjosa Osmanin, Behrami tha se deri më tani nuk ka pasur kandidaturë zyrtare nga partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend. Sipas tij, figura e presidentit apo presidentes duhet të jetë personifikim i unitetit të qytetarëve.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë, qëndrimi ynë është i qartë, që për president duhet të ketë marrëveshje politike, duhet të ketë konsensus politik, duhet të ketë dialog dhe kompromis, i cili duhet të nxjerrë një president apo presidente që është përfytyrim dhe personifikim i unifikimit të popullit të Kosovës… Edhe më tutje nuk ka kandidaturë që ka ardhur nga partitë politike që kanë fituar në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Nuk janë bërë konsulta. Kur bëhen konsultat, do të ketë edhe qëndrim të PDK-së për këtë temë… Patjetër. Kryetari tashmë ka paralajmëruar që merr pjesë në çdo takim që thirret për presidentin”, thotë ai.
Në pritje të një ftese zyrtare janë edhe në LDK. Deputeti Armend Zemaj ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit u takon të gjitha subjekteve parlamentare, por mënyra e arritjes së konsensusit duhet të jetë produkt i negociatave politike. Ai ka konfirmuar se brenda LDK-së ende nuk ka një vendim për kandidat, përfshirë edhe Vjosa Osmanin.
“Sigurisht, i takon çdo subjekti politik parlamentar që është që të jetë pjesë e zgjedhjes së presidentit ose presidentes së re të Kosovës, por negociatat i takojnë subjekteve politike ose hapja e një teme se si do të zgjidhet, si do të mbarohet dhe a do ta ketë konsensusin një emër i cili propozohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit… Nuk është që është biseduar nëse do të kemi kandidat. Ajo çka është e ditur dhe e njohur, kemi potencial, gjithmonë kemi pasur potencial që të kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje dhe lidership, qoftë president, kryeministër apo pozita të tjera… Akoma nuk ka vendim politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ai.
Ndërkohë, politologu Melazim Koci vlerëson se vonesa në nisjen e konsultimeve mund të reflektojë në vështirësi gjatë procesit. Ai nuk përjashton mundësinë që zgjedhja e presidentit të shndërrohet në pikë përplasjeje politike, madje as skenarin e zgjedhjeve të parakohshme në rast të mungesës së konsensusit.
“Këtu shoh probleme dhe nuk e përjashtoj mundësinë që Kosova, pas konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për liferim të mjeteve nga BE-ja, të ketë probleme tek zgjedhja e presidentit apo presidentes dhe nuk e përjashtoj mundësinë që edhe të shkohet në zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme nga mesi i prillit… Për momentin ne nuk kemi një emër, pos kandidaturës së Osmanit, e cila nuk ka ndonjë mbështetje në këtë rast të forcave politike, së paku publike, madje as të Vetëvendosjes, sepse nuk ka deklarim të VV-së as pro as kundër”, thotë ai.
Fjala përmbyllëse e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë është mbuluar nga një numër i madh i mediave ndërkombëtare.
Kështu ka shkruar Lirim Greiçevci, analist i mbrojtjes për Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Holandë.
Ndërkohë, Washington Post shkruan se ish-presidenti i Kosovës e paraqiti veten të mërkurën si një burrë shteti dhe paqebërës, ndërsa u kërkoi gjyqtarëve ndërkombëtarë ta lironin nga ato që ai i quajti akuza të pabaza, duke përfshirë vrasje, torturë dhe persekutim që datojnë që nga lufta e kombit të tij për pavarësi.
Ai dhe tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) separatiste kanë qenë në paraburgim që nga nëntori 2020 në gjykatën në Hagë, e cila zyrtarisht është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ata tani duhet të presin me shumë mundësi për muaj derisa gjyqtarët të arrijnë vendimet.
Në deklaratën e tij përfundimtare para gjykatës, Thaçi, i cili gjithmonë ka këmbëngulur se është i pafajshëm, tha se “i vetmi vendim i drejtë do të ishte lirimi im i plotë nga akuzat”, raporton KosovaPress.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për ngjarjet më të rëndësishme të javës në podkastin “Flasim”, duke theksuar pjesëmarrjen e tij në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes në Washington dhe duke komentuar situatën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Vizita në Washington për mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes ishte padyshim momenti më i veçantë i kësaj jave. Shqipëria u ul me krenari në një tryezë ku po hapet një kapitull i ri në arkitekturën globale, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes”, tha Rama, duke vlerësuar rolin e vendit tonë në iniciativat ndërkombëtare.
Kryeministri gjithashtu u ndal tek situata në Hagë, ku sipas tij, Drejtësia Ndërkombëtare ka vepruar në mënyrë të padrejtë ndaj ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare.
“Më vjen mirë për jehonën e fjalës që mbajta në emër të Shqipërisë, ku konfirmova pjesëmarrjen tonë në forcën ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, po mbi të gjitha përcolla shqetësimin tonë për maskaradën e pabesueshme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe çlirimtarëve të Kosovës”, theksoi Rama.
Ai shtoi se niveli i ri i sensibilizimit për këtë gjykatë, ku sipas tij akuza dështoi të provojë se UÇK ishte një sipërmarrje kriminale, mund të ndikojë në përgjegjshmërinë e trupës gjykuese.
“Trupa gjykuese duhet të zgjedhë mes drejtësisë për Kosovën dhe turpit të njollosësve të saj, midis pafajësisë së çlirimtarëve dhe poshtërsisë së përndjekësve të tyre”, deklaroi Rama, duke theksuar rëndësinë e dinjitetit të gjykatës.
Në këtë intervistë, kryeministri e ka përmbledhur javën duke theksuar si prioritet angazhimet e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. /Telegrafi/
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar është duke u zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas informatave fillestare nga terreni, një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta dhe ka humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit.
Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të këtij shteti, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja palët janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar për lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar.
Kushtet e pafavorshme atmosferike, me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, po e vështirësojnë zhvillimin e operacionit në terren.
Nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës është bërë e ditur se publiku do të informohet në vazhdimësi për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast. /Telegrafi/
Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për veprën penale fajde, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas policisë, rasti është regjistruar më 21 shkurt rreth orës 13:00, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime mashkull kosovar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka raportuar dy raste të kalimit të paautorizuar të kufirit nga shtetas të Serbisë, të regjistruara më 21 shkurt, në Kamenicë dhe Leposaviq.
Sipas raportit 24-orësh, rasti i parë është regjistruar rreth orës 12:30 në Novosellë të Kamenicës, ku njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas serb, me një pasagjer po ashtu mashkull.
Të dyshuarit dyshohet se kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare. Në automjet janë gjetur katër fellne me goma, pa dokumentacion për prejardhjen e mallit, i cili është dorëzuar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për kundërvajtje për kalim ilegal të kufirit, ndërsa pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti i dytë është regjistruar rreth orës 15:15 në Koshuticë të Leposaviqit, ku policia ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga një mashkull shtetas serb, i dyshuar se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve dytësore jashtë vendkalimeve kufitare.
Edhe në këtë rast, i dyshuari pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi. /Telegrafi/
Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për veprën penale dhunim, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin shtesë 24-orësh.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 19 shkurt rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar më 21 shkurt, nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e viktimës, femër kosovare.
Dy persona janë arrestuar në Podujevë nën dyshimin se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 00:09 në rrugën Met Podujeva, ku dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë kundërshtuar kontrollin policor derisa ndodheshin në veturë, në prani të tre dëshmitarëve.
Gjatë incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa edhe të dyshuarve u është ofruar ndihmë mjekësore në stacion policor.
Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Telegrafi/
Një i mitur është arrestuar nën dyshimin për vrasje në tentativë, pas një incidenti të ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Shalë të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shkurt rreth orës 19:20, kur i dyshuari mashkull kosovar ka therur me thikë një tjetër mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/